Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 65 prej 65
  1. #61
    O le le le le le le ...

    O le le le le le le ...

    O le le le le le le ...

    O le le le le le le ...

    Po ku jane mo tosi, edveri, salihi, milo, namiku, skendo, sabrija ... ?

    O le le le le le le ...

    O le le le le le le ...

    O le le le le le le ... !

  2. #62
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Te Keqen E Gojes O Renea88 Po Ka Akoma Enverista Ropmoterqima Qe Vine Verdalle Me Shpresen Se Do Lindi Ndonje Enver *** Tjeter,por Akoma Me Keq I Gjen Edhe Ktu Ne Forum Ne Moshe Te Re Qe Bejne Sikur Prinderit E Tyre Nuk E Kane Vujtur Per Faj Te Atij Moterqimi
    Poshte Enveri Si Dhe Rraca E Tij E Perdhosur
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  3. #63

    Si u zhduk inteligjenca e Tiranës nga komunizmi

    Si u zhduk inteligjenca e Tiranës nga komunizmi



    Orhan Sakiqi



    62 vjet më parë, natën, të adresuar dhe të mësuar mirë nga shefat e tyre më të lartë komunistë, në vazhdim të masakrës së Libohovës së Lushnjës etj, kryen terrorin tashmë në kryeqytet, duke vrarë nëpunës e punëtorë, ushtarakë, civilë e intelektualë, të gjithë të pafajshëm dhe me prejardhje nga gjithë Shqipëria: nga Tirana, Durrësi, Shijaku, Shkodra, Gjirokastra, Saranda, Elbasani, Mallakastra, Dibra e Kosova. Ata ishin nga familje që përfaqësonin dinjitetin shqiptar si: Petrela, Kokalari, Liku, Mema, Stërmasi, Blloshmi, Grëblleshi, Lleshi, Cika, Deliallisi etj.

    Listat e tyre, siç do ta them më vonë, ishin hartuar jashtë Tiranës, në Berat dhe gjetkë. Në periudhën kohore të mësipërme, të gjitha viktimat u morën nga shtëpitë ose puna e tyre për sqarime në komandë dhe sipas të gjitha të dhënave, janë vrarë pa gjyq, brenda natës. Disave ju gjetën trupat pas disa ditësh, si atyre në hotel “Bristol”, kurse shumica është pa varr edhe sot, bilé deri vonë, të paçregjistruar nga gjendja civile. Ata pa varr u kërkuan nga familjet e tyre, por u përcollën nga komanda në komandë, nga Tirana në Shkodër e më tej, por gjithmonë përgjigjja ishte: Partia nuk vret njerëz të pafajshëm,… derisa pas disa kohësh, e vërteta logjike doli. Por, edhe atëherë nuk kërkuan falje për familjet. Kjo falje nuk është kërkuar kurrë as nga ata, as nga vazhduesit e tyre. Në vend të faljes ata vazhduan me refrenin: Partizanët nuk vrasin njerëz të pafajshëm e pa gjyq. Kjo për të vazhduar teorinë enveriane të luftës së klasave.

    Vrasjet e Tiranës janë bërë direkt me urdhër të E. Hoxhës, siç vërtetohet nga shumë dëshmi e shkrime të asaj kohe e më vonë:

    Hamid Keçi, ish-komandant i brigadës së 3-të, shkruante në gazetën “Republika” nr.39 dt 30-06-1991: “Mihali (Prifti) bën një mbledhje me kuadrot e brigadës, ku mua nuk më thërret. Mora vesh se kishte thënë: “Urdhëri i E.Hoxhës është që të gjithë ata elementë që i konsideroni se do t’i keni kundërshtarë, vritini”. Në bazë të këtij urdhri, janë vrarë: Selim Kelmendi, Kup e Kapllan Deliallisi, Fahri Dabulla, Ismail Petrela etj. Në bazë të këtij urdhri famëkeq të “Komandantit” janë zhdukur me qindra qytetarë të pafajshëm.

    Gogo Nushi në pleniumin e II, në Berat, më 23-27 Nëntor 1944-tër, (libri, “Politika antikombëtare e E.Hoxhës”): “Këto gjëra duhet të diskutohen mirë këtu. Këtë shpirt kriminaliteti e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona në Tiranë janë vrarë 60 vetë, e kemi listën e tyre.Unë i njoh këta emra dhe asnjëri prej tyre nuk e meritonte të vritej. Kjo është rrjedhojë e vijës tonë. Jemi të sigurt se do të ketë edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar 100. Unë nuk kam qenë dakord. Kjo tregon pazotësinë tonë”.

    Kristo Themelko, në të njëjtin libër, f. 96: “Kur unë kam biseduar me Enverin, ai më ka këshilluar se, kur të hynim në qytet, do të spastronim elementët e rrezikshëm”.

    Sesa të rrezikshëm ishin, shikoni diskutimin e Nushit më sipër.

    Nga lista e të pushkatuarve jo pak, por 14 ishin oficerë të Ushtrisë Mbretërore. Vrasja e tyre kishte filluar që gjatë luftës. Mësimet për këtë Enveri i kishte marrë nga babai i tij shpirtëror, Stalini, i cili vrau 5 000 oficerë polakë në Katin. Por, këtu ka një ndryshim, ndërsa Stalini vrasjen e polakëve ia ngjeshi gjermanëve (e vërteta u mor vesh vetëm kohët e fundit). E.Hoxha e mori përsipër vrasjen e oficerëve shqiptarë, të gjithë akademistë, duke ia kaluar kështu edhe mësuesit të tij.

    Tre prej akademistëve të vrarë pa gjyq në Tiranë, ishin bashkënxënës të Hoxhës në Liceun e Korçës: Nazmi Uruçi, Akil Sakiqi dhe Fari Dabulla, e për më tepër, në një klasë me të. Këto ai i vërteton vetë në librin “Vite të rinisë”, ku nuk kursen fjalët “e mira” për ta. Nuk ka si shpjegohet zhdukja e tyre në të njëjtën natë. Kështu veproi ai me të gjithë ata që e njihnin me rrënjë dhe mendimet e tyre për të i kishin shfaqur hapur.

    Po çfarë përfaqësonin viktimat? Ata ishin profesionistë dhe intelektualë të shquar të të gjitha fushave: Avokatë, agrononomë, oficerë të karrierës, shkrimtarë dhe botues, profesorë të shkollave të mesme, sipërmarrës dhe tregtarë të suksesshëm. Shumica me shkollë të lartë,perëndimore. Ndershmëria dhe patriotizmi ishte veti e tyre, që buronte nga kultura e tyre dhe traditat familjare. Zhdukja e inteligjencës për ta zëvendësuar me mediokritetin sllavo-komunist ishte qëllimi i diktatorit.

    Sa herë mblidhemi për të kujtuar prindërit dhe të afërmit tanë, më kujtohen vargjet e poetit Ded Miri:

    Im bir

    Pastromë dheun që më ka mbuluar

    Më fshih pluhurin e harresës

    Kujdes! Vrasësit i ke pas shpine

    Mos i beso buzëqeshjeve të tyre




    Dhe demokracia nuk i harroi. Ajo ngriti pranë shoqatës së të përndjekurve politikë monumentin përkujtimor me pllakën me emrat e tyre. Ata janë përfaqësues të mbi 5000 viktimave të komunizmit në Shqipëri. Ata të gjithë akuzojnë:

    Vëllavrasja nuk ishte e jona.

    Ajo ishte e juaja

    Ne deshëm vetëm jetën.

    Ne i shkruajmë këto radhë për prindërit tanë, në të tilla përvjetore dhe kjo jo për t’u mburrur me sakrificën e tyre sublime. Jeta jonë në atë kohë të vështirë, por edhe sot, është bazuar në punën tonë dhe vlerat e trashëguara. Këto radhë janë përgjigje dhe akuzë për qindra faqe që shtypen përditë në përkujtim të diktaturës dhe përfaqësuesve më tipikë të saj.

    Gazeta Tema

  4. #64

    Shqiperia e Martirizuar

    O bijt e bijat fatzez te Shqipnis te martirizueme!

    -Ju me kockat e gjunjeve te thyeme me cekan para ekzekutimit, qe te mos tentoni ikjen nga burgu;
    -ju te mjere, qe ju shkulen dhambet e gojes e thonjte e duerve, e u prene gjuhen me gershane qe te mos tregoni te verteten qe keni deshmue ne qelite e Sigurimit;
    -ju te rrahunit egersisht ne dru te pagdhendun deri ne vdekje, e me gjenitale te shkatrrueme, qe te mos lindni "femij reaksionare";
    -ju me syte e djegun me cigare, trupin e preme me thike e plaget te mbushuna me kripe;
    -ju qe u varet me litar pe dite e jave te tana ne deget e pemeve, dritaret e qelive e tavanet e qendrave te izolimit;
    -ju qe u hodhet nga dritaret e kateve te nalta, me i shpetue tortures se padurueshme;
    -ju qe vdiqet nga uria e pagjumsia, nga dhimbja, deshprimi, e vetmia, ne qelite e errta;
    -ju, te rij e te reja qytetare, qe vuejtet per dekada te gjata ne fshatra malore, pa drite e pa ngrohje, dimen e vere ne pune te randa krahu, vetem sepse me guxim, perbuzet degjenerimin qe kerkojshin nga ju pashallaret e kuq te haremeve komuniste;
    -ju te rij e te reja, malsore e fshatare, qe u detyruet me krruse kurrizin ne projekte te cmenduna te pushtetit te pashpirt;
    -ju klerike, paqesore e martire, qe para vdekjes mbajtet besen e dhane Krijuesit qe adhuronit;
    -ju nana, qe akoma ne te zeza vajtoni djalin e vrame e te zhdukun pa gjurme, bashkeshorte te veja me burrat gjalle ne burgje e kampe shfarosese;
    -ju, bija,motra e vllazen te familjeve te perndjekuna, qe u rrahet, u demaskuet, u perbuzet, u ndrydhet ne kantieret e puneve ma te randa, me qellim qe te perkuleshit nen presionin e tiranise se kuqe te "Nanes Parti" qe kerkonte poshtnimin moral e shkatrrimin tuej fizik;
    -ju, qyterare shqiptare ne te gjithe vendin, qe u shfrytezuet me keq se skllavet e piramidave ne kampet e puneve te detyrueshme, ne kantieret e "punes vullnetare", ne minierat e pasigurueme e ne mocalishte malarike, pa meshire e pa mbrojtje;
    -ju, te gjithe ju, o krijesa fisnike, qe nga Vermoshi deri ne Konsispol, qe u persekutuet ne kambengulje e egersi per dekakda me radhe, vetem sepse deshet jeten e lire;
    -e, ju, o luftetare te lirise, qe dhate jeten me arme ne dore per çlirimin e nji populli te shtypun e pavarsine e atdheut te tradhtuem.


    Mare nga Nen Hijen e Rozafes e Sami Repishtit, Shtepia Botuese Onufri, 2004, Narrative e Jetueme, kushtuar mendjeve fisnike qe transformojne tragjedine tone kolektive, ne nji kryqezate kunder Tortures, ne çdo vend e ne çdo kohe, me mirenjohjen me te thelle.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po skan hall enveri kta jo.. fle lepuri te paraja se te talloni dulles nuk kthehen duk zemun pandush meto milo gjinush edvinet..

    http://www.youtube.com/watch?v=njdXW...elated&search=

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Dr Isuf Kalo per Dr Fejzi Hoxhën
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 05:35
  2. Agjenti 91-vjeçar i CIA: Misioni për të rrëzuar Hoxhën
    Nga REALIST në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 21:55
  3. Deçan, tubim për Enver Hoxhën
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 10:50
  4. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28
  5. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •