Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 65
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    [B]
    Ju, kujtojeni vetëm një fakt: për 50 vjet populli shqiptar nuk e pati asnjë konflikt
    të llojit të vitit 1997, ku me sa dihet: së paku 3000 veta u vranë, qindra të tjerë
    u plagosën, shumë prej tyre përfunduan në çmendinë, sipas të dhënave statistikore,
    thuhet ky numër ka arritur deri në 400 veta, ata fatzinj si përballuan dot
    psiqikisht tmerret e fillim luftës civile.
    Ju, me politikën e përçarjes të hurit e të litarit: e shumëfishuat tragjedinë kur
    dhe mbi 1 milion shqiptar i detyruat të largohen nga sytë këmbët duke marrë rreziqe
    të rënda mbi shpatulla:
    Këta zotërinjtë këtu sipër, pa jetuar asnjë ditë në Shqipëri, duan të na thonë që ne për 50 vjet paskemi jetuar në parajsë dhe nuk e paskemi ditur???!!!
    Dhe na kerkojne te mos ankohemi sepse Enver Hoxha na paska qenë burrë i madh shteti??!!
    Por një burrë i madh shteti nuk vret popullin e tij, nuk e burgos popullin e tij dhe nuk e lë të vdesë urie.
    A e dinë këta zotërinj se ka patur 800 000 të presekutuar në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës komuniste?

    Sa për ikjen nga Shqipëria, ikja ka filluar që në vitin 1990 dhe jo në vitin 1997 siç mundohen të na thonë këta zotërinj. Ishte komunizmi që i bënte njerëzit të iknin, ishte mungesa e lirisë, mungesa e së ardhmes.

    Kujdes:
    Sepse, zemërimi i popullit nuk mbytet pafundësisht; por, po të
    shpërthej sërish do jetë vullkan më i stuhishëm se ai i vitit 1997
    pastaj, ju zor e keni të mos lageni
    ...

    Danimarkë-Suedi, 26 shtator 2006
    Nga Danimarkë-Suedia është pak e vështirë t'i kuptosh ngjarjet në Shqipëri.
    1997-a nuk ishte një "revolucion komunist", por ishte një protestë popullore që PS-ja e shfrytëzoi për të marrë pushtetin. 1997-a ishte direkt e lidhur me skemat piramidale dhe pa keto skema nuk do te kishte ndodhur kurre.
    Natyrisht e ndihmuan 1997-en gafat e Sali Berishes si dhe zgjedhjet e manipuluara te majit 1996. Por faktori vendimtar ishin skemat piramidale.
    Nuk besoj se do te kete "Zemerim të popullit" që do të shpërthejë në Shqipëri, por edhe nese ndodh nuk do te jete sigurisht ne mbrojtje te Enver Hoxhes, por kunder nxenesve te tij qe e kane marre dhe e mbajne peng Shqiperine.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha u dërgojnë telegram përshëndetës enveristëve kosovarë

    Deçan, tubim për Enver Hoxhën


    Bashkim Shala

    Deçan-Kosovë- Qyteti i Deçanit në Kosovë nderon ish-diktatorin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha në 98-vjetorin e lindjes. Ndërkohë që oratorët që e kanë marrë fjalën para fansave të ekzaltuar të Enver Hoxhës e kanë cilësuar atë si “kapedanin më të madh të historisë shqiptare”. Të hënën pasdite dhjetra simpatizantë të Enver Hoxhës dhe adhurues të idevë komuniste dhe kureshtarë të shumtë, kanë brohoritur gjatë për Enver Hoxhën në sallën e pallatit të kulturës që mban emrin e Jusuf Gërvallës. Gjatë gjithë kohës në sallën kryesore të këtij pallati të mbushur plot kanë jehuar këngët kushtuar diktatorit, ndërkohë që fotografitë e shumta të tij kishin mbuluar hapësirat ku po organizohej manifestimi. Për kosovarët të cilët po kujtonin Hoxhën janë lexuar telegramet përshëndetëse drejtuar këtij tubimi edhe nga ish presidenti i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia dhe e veja e Hoxhës, Nexhmie Hoxha. Një nga organizatorët e këtij përvjetori, kryetari i Shoqatave të Dala nga Lufta të UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj gjatë fjalës së tij ka përdorur një fjalor mjaft të zgjedhur për ish-diktatorin e Shqipërisë. “Enver Hoxha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në 50 vjetët e fundit të historisë kombëtare. Ishte emri dhe vizioni i tij, politika e shtetit shqiptar nën udhëheqjen e tij që në momente shumë kritike për trojet e okupuara jashtë shtetit amë, ka mbajtur gjallë frymën dhe ndjenjën e atdhedashurisë”, ka thënë mes tjerash veterani i luftës së fundit të UÇK-së, Abdyl Mushkolaj. Në manifestimin që kishte mbledhur qytetarë të shumtë pasdite e hënë, janë parë edhe “enveristë” nga Shqipëria, si Musli Rama nga Tropoja si dhe anëtari i kryesisë së LPK-së, Remzi Hasanaj. I fundit i ka thurur lavde ish- liderit komunist duke e quajtur atë mbrojtës të kauzës kombëtare përballë presioneve të jashtme politike që i janë bërë asokohe shtetit shqiptar. Hasanaj ka thënë se vepra e Enver Hoxhës ka qenë frymëzim për breza të tërë dhe se manifestimi i Deçanit është tregues i guximit të njerëzve për të kujtuar veprën e tij. Ditëlindja e 98-të e Enver Hoxhës është shoqëruar edhe me një dokumentar televiziv ku është folur për jetën dhe veprën e tij në krye të shtetit stalinist. Qyteti i Deçanit në Kosovë, i cili shtrihet në jugperendim të këtij vendi në kufi me Shqipërinë është i dyti, pas atij të Ferizajve që përkujton dhe vlerëson figurën e Enver Hoxhës. Qyteti i Ferizajve në Kosovë ka nderuar tre herë radhazi, ish-diktatorin komunist Enver Hoxha. Madje në 21-vjetorin e vdekjes së tij në prill të këtij viti, fansat e Enver Hoxhes në Ferizaj kanë vendosur një pllakatë në njerin nga sheshet e këtij qyteti me emrin e Enver Hoxhës. Ndërkohë që autoritetet vendore të këtij qyteti e kanë cilësuar si të dhunshëm dhe antiligjor vendosjen e kësaj pllakate.






    18/10/2006

    shekulli

  3. #43
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Mbi kuvendin, Ramizin dhe enveristët në Kosovë

    Mare nga Shekulli
    Pëllumb Kulla


    Në ditën që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë u mblodh të dënonte krimet e komunizmit, përgjegjësi numër një i të kaluarës komuniste, Ramiz Alia, kapërceu kufirin dhe u hodh në Kosovë. Nuk ishte arratisje, nga ato klasiket apo si i thonë, zhdukje nga vendi i krimit! Jo, jo,jo! Ishte thjesht koincidencë. “Shoku i armëve” i Enver Hoxhës, ai më i ngushti, filloi një vizitë në Kosovë, ku, sipas shtypit, u prit me të gjitha nderet e kryetarit të shtetit amë.

    Në Tiranë përfaqësuesit e popullit, ashtu si ishin, ca të zgjedhur e shumica të caktuar, i mprehën shpatat. Edhe pse të gjithë në një mendje, u ndeshën me zjarr, aty ku nuk kish asgjë për t’u ndeshur. Ish një nga rastet më të rralla, ku të tërë janë të ndezur dhe mikrofoni kryesor merr pështymat më emocionale të të gjithë legjislaturës. Ata u zotuan t’u japin nga një fytyrë publike tërë emrave të kodifikuar të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, - Cigares, Tavllës, Çakmakut, Nepërkës, Luleshtrydhes, Raketës… Unë kam frikë se ata edhe këtë herë nuk do ta mbajnë fjalën, nga që po i dhanë fund kësaj mjegulle, nuk do kenë mundësi të akuzojnë për bashkëpunëtorë Sigurimi tërë ata që do t’u prishin qefin në të ardhmen. Siç edhe kanë bërë deri tani.

    Pra, si zor të shpërndahet kjo mjegull në të cilën kanë bërë tym, sipas qejfit, me listat e tyre, nëpër kafenetë moderne të Shqipërisë, tërë kuadrot e vjetra të Sigurimit të Shtetit, nga zëvendësministrat e poshtë. Një mori me emra e nofka qarkullojnë nëpër gazeta dhe internet. Emra të besueshëm dhe të pabesueshëm. Lista të shumta që mbushin kutitë elektronike për të ndarë habinë dhe kureshtjen, duke zbuluar se kush fshihet pas Çakmakut e kush pas Luleshtrydhes! Janë qindra bujq e punëtorë fermash, mjekë, mësues, shkrimtarë, artistë, deputetë, me emra të koduar, që mbajtën në këmbë një nga diktaturat më të egra të historisë botërore! Këta, Çakmaku a Raketa, kanë dhënë në Sigurim informacionin se f. v., “Bashkim Jonuzi ka thënë se tek ne nuk ka as bukë as liri”, gjë që e shpuri Bashkimin para skuadrës së pushkatimit. Asnjëri në parlament nuk u zotua të nxirrte në dritë edhe emrat e ushtarëve të skuadrave të pushkatimit. Për mendimin tim, do të duhet. Kështu do të dalë e plotë diktatura dhe do të shfaqet i kompletuar kuadri i fajeve në komunizëm. Aty u tha se duhet filluar nga njerëzit me nofka.

    Por për hir të së vërtetës, duhet thënë se në mes të këtyre emrave që fshihen prapa termave Pijaneci, Diplomati e Fiku i Thatë, asnjëherë, në asnjë listë, nuk është gjendur emri i shokut Ramiz. Dhe, në fakt, asnjë nga deputetët nuk e zuri në gojë se ai nuk bën pjesë në bashkëpunëtorët e sigurimit. E meqë, me shumë gjasë, nuk ka qenë as pjesëmarrës në skuadrat e pushkatimit, Alia nisi një vizitë protokollare, disaditore si kryetar shteti, në shtetin në formim e sipër të Kosovës, ku ca vite më parë nuk hyje dot. Se të vrisnin! Të vrisnin jo ata andej! Këta, këtej! Jo serbët! Tonët! Spiunonte f. v., Çakmaku që Bashkim Jonuzi po ikte drejt Kosovës: ushtari i kufirit qëllonte Bashkimin me automatik dhe e shtrinte përdhe.

    Vinte pastaj një zetorist, që e lidhte Bashkimin e vrarë pas ganxhës së zetorit dhe e hiqte zvarrë nëpër fshatra e qytete, që ta shihnin të gjithë se ç’i priste ata që ëndërronin të kapërcenin kufirin dhe të futeshin në Kosovë!

    Por autoritetet e shtetit të ri të Kosovës dhe sidomos kontigjentët e enveristëve që gjenden me shumicë atje, mendojnë se zoti Ramiz Alia, në vrasjet që përmenda më sipër nuk ka dorë, pasi nuk ka qenë as çakmak, as kufitar edhe as zetorist. Prandaj e pritën me nderimet që i takon një burri shteti.

    * * *

    Është fort e habitshme se si në Kosovë vazhdojnë të mos e dinë të plotë historinë tragjike të vëllezërve të tyre matanë atij kufiri që pat vijëzuar Jugosllavia. Por ama, për ta duhet të jetë tashmë e kuptueshme, se përse në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u bë ç’ishte e mundur, që për Kosovën të mos dihej asgjë. Si dëshmi për këtë është e mjaftë ajo, që emri Kosovë, nuk gjendet në asnjë abetare dhe në asnjë libër këndimi të fillores, botuar nga ’45 deri në vitet ’90! Dhe jo romanet dhe poemat, por abetaret dhe librat e fillores janë librat më të rëndësishëm të një kombi. E përmbajtja e tyre, me mungesën e plotë kriminale të emrit të Kosovës, nuk orientohej në Prishtinë e Beograd, por bash në Tiranë, në zyrën e Ministrit të Arsimit Ramiz Alia, në zyrën e Sekretarit të KQ-së së Partisë, shefit të përjetshëm të propagandës, Ramiz Alia dhe në kabinetin e kryetarit të shtetit shqiptar (’82-’90) Ramiz Alia, që thonë se ka origjinë kosovare, por që për fat të mirë, nga punimet e fundit të parlamentit në Tiranë, do të dalë se nuk ka bashkëpunuar me Sigurimin, pasi nuk figuron me nofka! As si Cigare, as si Raketë!

    Ama, të gjithë janë të bindur se për kosovarët nuk është ky parlamenti shqiptar, që do t’u mësojë historinë e Shqipërisë londineze nën pushtimin gjenocidal - shumë më të egër e më të pandershëm se ai serb - të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi. Ramiz Alia mund të shkojë për vizitë në Kosovë, një të tillë vizitë ai e ka bërë edhe në Shkodër në vitin 1991. Në atë rast, bile, masakra e urdhëruar prej tij ishte shumë më e freskët, por vëllezërit tanë të dashur kosovarë janë të detyruar ta dinë se ai nuk ka qenë asnjëherë kryetar i një shteti demokratik në liri. Ramiz Alia u vetëzgjodh president, siç mund të zgjidhej edhe tani po të donte dhe po t’ia përballonte mosha. Edhe në Shqipërinë e pas ’90 ai i ka të gjitha mundësitë të vetëzgjidhet, të vetëdekorohet dhe të vetëburgoset, kur të dojë e si të dojë.

    Me vizitën e tij në Kosovë ai tallet me popullin shqiptar dhe autoritetet e nderuara të Kosovës e ndihmojnë në këtë tallje. E ndihmojnë që ai kurrë të mos rrëfehet, që kurrë të mos kërkojë ndjesë dhe kurrë të mos pranojë burrërisht që harxhoi katër të pestat e vjetëve të tij duke propaganduar e aplikuar e dështuar në komunizmin e tij enverist vrastar dhe shkatërrimtar.

    Dhe as nuk e besoj se është nevoja që t’u mësohen vëllezërve tanë që nga Prishtina e deri në Melburn të Australisë, hollësitë e marrëdhënieve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë me çështjen kosovare, që kur ata morën role kryesore në historinë e gjithë kombit, që kur dërguan brigadat e tyre partizane në qytetet përmbi Kukës dhe deri kur zbatuan marrëveshjen me serbët për dorëzimin e të arratisurve kosovarë në kthetrat e UDB-së. Por marrëdhënia e tyre me ne, me ne, shqiptarët e tjerë, ka qenë një histori gjaku dhe krimesh të panumërta.
    Të gjitha këto do t’i zbehë fuqia shëruese e kohës, por ajo që është më shqetësuesja është një ndjenjë provokative, që ruhet e fortë dhe shfaqet paturpësisht në disa qarqe kosovare.

    Në vitin 1995, në një takim me emigrantët shqiptarë të Nju Jorkut, një pejan i bëri të ndjerit Azem Hajdari një pyetje mjaft delikate: “Përse ju, shqiptarët e Shqipërisë, na, shqiptarët e Kosovës, na quani enveristë?!” Azemi, që gjatë gjithë takimit pat ruajtur një të vetëndjerë gazndjellës, befas u murrtye në fytyrë dhe pasi u mundua ta formulonte përgjigjen në një heshtje të thellë të krijuar nga pyetja, tha: “As ti që pyet, or mik, nuk përfaqëson kosovarët dhe as unë nuk dua të përfaqësoj ata, për të cilët ankohesh ti. Por një përgjigje që duhet për ty është kjo: ne shqiptarët e Shqipërisë, për sa kohë kemi qenë të ndarë dhe veçuar, duhet t’ju falënderojmë, që në mes Titos dhe Enverit, ju dashurinë ia dhatë Enverit. Por tani që u bashkuam e i treguam vuajtjet njëri tjetrit e kur i zbuluam të vërtetat e ju treguam Enverin lakuriq, me enveristët kosovarë nuk duam të kemi të bëjmë më!”

    Adhurimi për Enver Hoxhën, që u shfaq nga Paskal Miloja në Pezë, bëri një përshtypje të ndyrë, por në Ferizaj ai adhurim është i neveritshëm, i papranueshëm dhe mjaft revoltues. E tillë, e papranueshme, do të ishte edhe dashuria e fshehur për të, por sidomos, emërtimi i një rruge apo i një sheshi me emrin e tij famëkeq, është një skërmitje përqeshëse, që bëhet mbi terrorin që mbajti gjallë dhe gjakun shqiptar që derdhi lumë ai dhe shoku i tij Alia, vijues i veprës së tij. As marrëdhënia hipokrite e Hoxhës dhe Alisë me çështjen kosovare dhe me luftën për liri të djemve të Kosovës, nuk lejohet të nëpërkëmbet nga kosovarët, por mali me krimet e tyre në Shqipëri, urdhëron për një qëndrim kosovar më të përmbajtur. Të gjithë shqiptarët, kudo që janë, duhet ta bëjnë pjesë të kulturës së tyre historike ruajtjen shembullore të virtyteve e të vlerave kombëtare nga vëllezërit që mbetën nën Jugosllavi. Por këto proklamata dashurie, festat e ditëlindjes për Hoxhën në Ferizaj, Dortmund, Zyrih e në ndonjë qoshe tjetër, sjellin një dëm tronditës. Në tëra rrënimet që sollën në Shqipëri në fushën e vlerave morale kombëtare, me gjithë tradhtinë evidente të çështjes shqiptare të përtej kufijve Hoxha dhe Alia, nuk mundën dot ta shuajnë tek të nënshtruarit e tyre, dashurinë për Kosovën dhe dhimbjen për fatin e banorëve të saj nën Serbi. Kaq i fortë kish pasë qenë zjarri i dashurisë që patën ndezur rilindësit, luftëtarët dhe mësuesit në breza. Kaq të fuqishme ishin ende gacat e pashuara.

    Pra, me gjithë degradimin e llahtarshëm, unë siguroj se, as hapur, as fshehur, te ne nuk u shfaq kurrë moskokëçarja për tragjeditë kosovare.Krimet shumë më të mëdha në numër që bënë regjimi dhe urrejtja serbomadhe në viset tona shqiptare, megjithatë vinin nga njerëz që i takonin një kombi tjetër në dëm të një kombi tjetër. Prandaj, sado e papranueshme të duket, krimet e komunistëve të udhëhequr nga Hoxha dhe Alia, janë shumëfish më të dënueshme se ato që na bënë serbët. Shqiptarë apo grekë, serbë a italianë, kriminelët i përkasin një gjeografie më vete. Masakrat, torturat dhe përdhunimet nuk lenë asnjë shenjë tolerance, kur bëhen nga ai që flet të njëjtën gjuhë me viktimat.

    Megjithatë, në ndërmendjen për t’i ndriçuar edhe ca, ata të cilët kanë dëshirë t’i nderojnë akoma, nuk do le pa vënë në dukje një hollësi interesante të ndryshimit mes këtyre dy diktatorëve, që i mbajtën shqiptarët të ndarë me tela, për 45 vjet. Pas vdekjes së Enverit, Alia nuk arriti të kuptojë, se komunistët dhe antikomunistët, të gjithë bashkë, po e shikonin atë në dritë të syrit. Nuk arriti të kuptojë se në ato vite, me gjithë fajet që e rëndonin, ai çuditërisht e pati tërë popullin me vete. Por më shumë se squllan dhe i paaftë, ai paskej qenë i mbrapshtë, aq i mbrapshtë sa kundërthëniet që përmbanin përditë lëvizjet dhe dekretet e tij, bëheshin edhe më kriminale se të Enver Hoxhës vetë. Le të kujtojmë një nga dekretet e tij, atë që u duk aq shpresëdhënës: kalimin e kufirit. Në kohën e shefit të tij ndodhte tepër rrallë, që dikush të tentonte të hidhej matanë kufirit. Ishte e qartë, se po të bëje këtë, të priste plumbi, ose më e lumja zgjidhje, ishte kalbja në burg, me akuzën e tradhtisë. E në këtë pikë, ironikisht, Enveri doli që i paska dashur shqiptarët më shumë se Ramizi!.. Pasi duke e trajtuar Alia si shkelje ordinere kapërcimin e kufirit dhe duke kanunizuar se dënimi më i ashpër për këtë faj do të ishin 5 vjet burgim, u mashtruan me mijëra të rinj, që llogaritën si të keqen më të madhe humbjen e këtyre “pak” viteve nga jeta e gjatë që kishin përpara. E iu vërsulën në masë telave e ujërave, që rrethonin kufirin. Pjesa më e madhe u vra, u masakrua, u hoq zvarrë e lidhur me tela gjembaçë.

    Ky është thelbi i këtyre dy figurave të zeza në historinë e kombit, me gjithë përpjekjet e tyre për të ruajtur rëndësinë e kryetarëve të shtetit.
    Të dashur vëllezër, - do t’u drejtohesha atyre për të cilët shkruaj, - ju lutem, që të mos i mbani sytë te karafilat e Kosovës, që tundnin nga tribunat e festës Hoxha me Alinë, por tek ato qindra dekrete dënimesh me vdekje, që shpunë nën dhe shqiptarë patriotë me motivacionin “se kanë bërë propagandë për Shqipërinë etnike”, e që prof. Zekirja Canës për pak i ra të fikët kur pa të tilla dokumente arkivale, shkruar e zeza mbi të bardhë me vula të asaj kohe. Juve, për fat të keq, ende ju mjafton ajo tundje e ëmbël e karafilave nga tribunat e 29 nëntorëve shqiptarë! Shumë nga ju as nuk do të duan të dinë emrat e këtyre martirëve, që u bënë fli për dashurinë ndaj Kosovës.


    Ky shkrimi im i varfër është tepër i padenjë të krahasohet me sakrificën e tyre, por unë do të isha i lumtur sikur edhe njëri nga enveristët pas kësaj, të fillojë të pyesë më hollësisht për listën e bëmave të idhujve të tij që mbretëruan në Tiranën komuniste.

    Unë sjell ndërmend përgjigjen e mençur të Azem Hajdarit dhe trishtohem e prapë buzëqesh, kur edhe pas kaq vitesh pas Azemit, takoj në mes të Prishtinës një kamerier fytyrëmbël, rreth të dyzetave, që më shërben dhe meqë nuk ka klientë të tjerë në lokal, duket sikur sodit me ëndje përtypjet e mia, ashtu i mbështetur te dera që të shpie në kuzhinë. Më sodit dhe më heton me shikimin e tij kureshtar.
    “Prej nga ju kemi, zotni?”, më pyet, më në fund. Ia them. “Për çfarë keni studjue
    në Universitetin e Tiranës? Me se jeni marrë atje?” Ia them dhe atë. Ia them të gjitha. Ai më heq e ve përpara pjatat me shumë mirësjellje. Unë i lavdëroi gatimin e restorantit dhe ai më tregon, se atë restorant e pëlqejnë mjaft shqiptarët e shumtë që vijnë nga Tirana.

    Pastaj befas më bën një pyetje tjetër: “A e dini se si e kam emrin unë?” “Jo”, i them. “Si mund ta dij?!” “Më quejnë Enver”, thotë dhe mundohet të lexojë sa më shumë efekte në muskujt e fytyrës sime. “Ta gëzosh”, i them unë me ngrohtësi të sinqertë. Ai buzëqesh dhe prêt që unë të hap ndonjë bisedë për Enver Hoxhën. E sheh që e ka kot dhe vendos të vazhdojë pyetjet: “A ma dini mbiemrin?” “Jo. Natyrisht, nuk e di”, ia kthej qetësisht. “Ramizi…”, ma zgjidh ai gjëegjëzën. “Më quejnë Enver Ramizi!”
    Është një djalë i ëmbël dhe mua vërtet më hyn në zemër ai djalë. Është i lumtur dhe krenar që e quajnë Enver Ramizi. Emrin ia ka vënë i ati, mbiemri i ka qëlluar ashtu, lumturisht. Edhe unë i bëj pyetjen e parë e të vetme: “Babën, a mos ju a quajnë Mehmet?” “Jo”, thotë ai. “Pse?” “Kot pyes”, ia bëj unë, “sepse tingëllon bukur Enver Mehmet Ramizi!”
    Pendohem që u shtyva në këtë hamendje, se druaj që mund të preket, por jo. Ai
    vetëm më shikon me krenari dhe fytyrën ia ndrit një buzëqeshje e hijshme.
    Është një enverist i dashur, i zakonshëm, që mesa duket ende nuk ka ndonjë mendim të vetin, për hapësira të historisë. Ai nuk më urren, thjesht më provokon pa të keq, si vëlla i një gjaku dhe i një gjuhe!..

  4. #44
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [QUOTE=Lioness]Mare nga Shekulli
    Pëllumb Kulla



    Në vitin 1995, në një takim me emigrantët shqiptarë të Nju Jorkut, një pejan i bëri të ndjerit Azem Hajdari një pyetje mjaft delikate: “Përse ju, shqiptarët e Shqipërisë, na, shqiptarët e Kosovës, na quani enveristë?!” Azemi, që gjatë gjithë takimit pat ruajtur një të vetëndjerë gazndjellës, befas u murrtye në fytyrë dhe pasi u mundua ta formulonte përgjigjen në një heshtje të thellë të krijuar nga pyetja, tha: “As ti që pyet, or mik, nuk përfaqëson kosovarët dhe as unë nuk dua të përfaqësoj ata, për të cilët ankohesh ti.
    Por një përgjigje që duhet për ty është kjo: ne shqiptarët e Shqipërisë, për sa kohë kemi qenë të ndarë dhe veçuar, duhet t’ju falënderojmë, që në mes Titos dhe Enverit, ju dashurinë ia dhatë Enverit. Por tani që u bashkuam e i treguam vuajtjet njëri tjetrit e kur i zbuluam të vërtetat e ju treguam Enverin lakuriq, me enveristët kosovarë nuk duam të kemi të bëjmë më!”
    Per dike qe ka me teper se koken kjo deklarate tregon 100 % se sa i marre ka qene Azem Hajdari dhe sa te marre jane ata qe i takojne ende partise dhe vijes se tij gomareske dhe kaubojiste internacionaliste antishqiptare!
    E dij qe keto fjale te miat s`kuptohen nga 99 % te opinionit Forumist apo intelektual" demodobiçist" te sotem por...s`kam se ç`benj...Dituria s`plotesohet e kompletohet vetem duke degjuar,lexuar dhe shkruar...ketyre u mungon me e madhja...kryesorja...


    Ky shkrimi im i varfër është tepër i padenjë të krahasohet me sakrificën e tyre, por unë do të isha i lumtur sikur edhe njëri nga enveristët pas kësaj, të fillojë të pyesë më hollësisht për listën e bëmave të idhujve të tij që mbretëruan në Tiranën komuniste.
    Ketu s`paska njeriu(enveristi) nevoje fare te pyese spo kerkoje lista te te berave se po shihet me ty,qe ne vend se te kritikosh,me shkrimin tend ti po lavderon Enverizmin dhe vehten po e qet hapur KRIMINEL antishqiptar...apo ndoshta e kam gabim!!!!Se ti s`di as ç`ke shkruar ketu...po shihet!Gomari Azem,thyesi i kiosqeve dhe shitoreve te Tropojes dhe Bajram Currit e me gjere,e tha me larte budallallekun e tij ne Amerike..po ti...ti pse tani ne mediat e sotme more hajvan?
    Ai
    vetëm më shikon me krenari dhe fytyrën ia ndrit një buzëqeshje e hijshme.
    Është një enverist i dashur, i zakonshëm, që mesa duket ende nuk ka ndonjë mendim të vetin, për hapësira të historisë. Ai nuk më urren, thjesht më provokon pa të keq, si vëlla i një gjaku dhe i një gjuhe!..[/I]
    E kunderta e asaj qe ke shkruar ti...Ai paska qartesuar bukur mendimin e tij duke te treguar tye se s`te njeh fare si njeri por si nje shqipfoles te cilit i jep per te ngrene dhe hiq me shume...

  5. #45

    Si e vleresonte Edi Rama Konferecen e Pezes ne vitin 1992.

    Nga Edi Rama, Ardian Klosi

    Disa herë kemi shprehur mendimet tona politike në publik, qoftë në takimet me studentë, me intelektualë ose në biseda apo shkrime për shtypin e huaj.Megjithatë këta 9 muaj, qyshkurse në Shqipëri u përvijua një lëvizje masive antikomuniste, shumë gjëra u kthjelluan më tej dhe këtu na jepet rasti të shprehim thjesht dhe drejtpërdrejt mendimet tona për opozitën shqiptare. Jemi lidhur natyrshëm me lëvizjen e studentëve, demonstratat, refleksionet, më vonë me kërkesat e sindikatave të pavarura. Gjatë këtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjë nga partitë e reja politike, për arsyen e thjeshtë që nuk arritëm të identifikoheshim me to. Nuk e gjetëm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmë se deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, meqë diçka e ngjashme u ka ndodhur edhe të tjerëve, shumë njerëzve me mentalitet antikomunist, që nuk janë pajtuar me pika të ndryshme të veprimtarive ose programeve të partive që përmendëm apo të ndonjë partie tjetër kësodore. Nga ana tjetër është ndoshta edhe natyra e krijuesit që e bën të vështirë disiplinimin në një parti të caktuar. Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, në publik, kur kemi mundur, në kushtet e një censure të pashpallur që ekziston- në forma të reja- sot e gjithë ditën. Kemi menduar se kështu pasurohet dhe jo dëmtohet një lëvizje e gjerë opozite kundërkomuniste, ashtu si çdo lidhje demokratike ka kudo në botën e zhvilluar edhe fraksionet e saj. Ka vlerë pra të theksohet sot, në muajin gusht, ajo që duhej thënë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Skuadra e opozitës zyrtare (në të vërtetë është e çuditshme që një forcë e cila merr pjesë në koalicionin qeveritar dhe në pushtet lokale të vazhdojë të quhet gjithë ditën opozitë) dhe trajnerët e saj e ndërlikojnë shumë në rrjetën e paragjykimeve komuniste atë që ishte e thjeshtë që në fillim: -Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës , ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist. Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’ u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhnjimtari ose të munduri. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë socialiste ose Ekologjike, por në rradhë të parë pajtimi midis ish-palëve në Luftën Civile (dhe trashëgimia e tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhëtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonëshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci. Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik. Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik. Mendojmë se shkak për këtë ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist që i drejtohej vizionit të ngushtë për demokracinë të intelektualëve të establishmentit, shumica disidentë të dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtë për partinë e drejtuar nga ish-komunistët është me sa duket i pashmangshëm, sepse është fryma kolektiviste ajo që ka infiltruar tashmë dhe ka zënë vend në inkoshientin e gjithë komunistëve. (Do të mjaftonte si provë e vetme për këtë sektarizëm jo-demokratik, edhe vetëm fakti që organet opozitare të shtypit deri më tani kanë botuar deri në lodhje dhe ekskluzivisht kujtimet e figurave të njohura komuniste. Vetëm komunistë ka pasur Shqipëria? Humanizmi ndaj bashkëpunëtorëve të pafat të Enver Hoxhës e nderon demokracinë shqiptare, por kurrsesi nuk mund ta përfaqësojë atë.) Gjithë ata që diktatura komuniste i detyroi të braktisnin atdheun që në orët e para të vendosjes së saj, ata që i detyroi të kapnin pushkën e të rezistonin nëpër male, aty që i ndryu në burgje e internime- që nga figurat e ndritura të kombit e deri te anonimët- si dhe më të rinjtë që shpresonin një kthesë rrënjësore, prisnin një akt të madh patriotik nga liderët e rinj: hapjen e dyerve të partisë së tyre për të gjithë opozitarët brenda dhe jashtë vendit dhe jo ngutjen për të dalë në krye e për të kultivuar unitetin partiak- këtë çelës të ndryshkur fitorjesh. Pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, jodemokratike, shuarja e lëvizjes punëtore në shkurt, braktisja që shqiptarët i bënë në masë atdheut, premtimet për fitore në zgjedhje dhe zhgënjimi që shkaktoi humbja, e mbi të gjitha ndalimi i krijimit të partive të reja (PD në bashkëpunim me PPSh) në maj janë rrjedhimet logjike të dobësive të opozitës zyrtare. Le të ndalemi pak te pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, pa dashur të luajmë pjesën e atij që jep gjykimin pasi njihet rezultati, por për hir të një analize që mund të na ndihmojë në vlerësimin e së ardhmes: Ç’ përfaqësonin Partia e Punës, presidenti i saj Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit përpara zgjedhjeve? Nga ato që njiheshin pak a shumë prej të gjithëve, dilte se kishim të bënim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- në kohën kur lëvizja komuniste nga poshtë kërkonte shtetin ligjor- duhej të luftohej me të gjitha mjetet demokratike për nxjerrjen e dy të parëve jashtë ligjit dhe për pezullimin e menjëhershëm të Sigurimit të Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi më 21 shkurt një grusht shteti që i dha fund shpërthimit demokratik të një dite më parë dhe vendosi në fuqi Këshillin Presidencial, ose më saktë Këshillin e Regjencës. Megjithëse regjentët nxorrën tanket në rrugët e Tiranës (u dhanë ndoshta frymëzimin edhe puçistëve mediokër të Kremlinit), ata përsëri morën miratimin e opozitës zyrtare që vetiu e njohu “ligjshmërinë“ e tyre. Tani që pamë se ç’ ndodhi në rrugët e Moskës pyesim: A nuk do të kishte qenë burrëria e vërtetë e liderëve të opozitës që të hipnin në tanke ashtu siç kërkonte populli dhe jo t’ i dërgonin njerëzit e zhgënjyer nëpër shtëpi? Në tribunat që u takonin qytetarëve hipën, hipën për pasojë vullnetarët e Milloshit. Edhe një herë fitoi psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile, psikozë që e ushqeu muaj me rradhë Partia e Punës me papagallin e vet “Zërin e Popullit“. Demokracia nuk lufton komunistët, por komunizmin; duke hyrë në zgjedhje (pavarësisht nga fitorja apo jo në to), opozita demokratike zyrtare i dha legalitet komunizmit në Shqipëri, legalizoi një president, prania e të cilit është nënqeshja cinike e Enver Hoxhës mbi demokracinë, dhe njohu organizatën ilegale të Sigurimit të Shtetit- Çetën Plakë të Koçi Xoxes. Ngjarjet e shkurt-marsit duhet të na japin shumë mësime për gjendjen aktuale, sepse përsëri “opozita“ gjendet përpara disa udhëkryqeve parimore. Përsëri në Shqipëri drejton një forcë antidemokratike që nuk lejon të hyjë ligjshmëria në jetën tonë të përditshme. Ngjarjet e Shkodrës nuk kanë gjetur asnjë lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanë për të gjetur në klimën e procedurave antidemokratike që po ndiqen. Farsa juridike hyri në të gjitha ekranet tona për t’ u këmbyer me rubrikën “Sot në Kuvendin Popullor“. Amnisti apo pafajësi? (është fjala për debatin parlamentar i vitit 1991 për amnistinë apo pafajsinë e ish-të persekutuarëve politikë- K. M.)- Parlamenti mbeti i mbërthyer në këtë gozhdë që e ngul gjithmonë ajo forcë që kërkon t’ i japë ligjshmëri një të kaluare anti-ligjore. Duhet të pranosh që ka pasur procese juridike për të kërkuar amnisti ose pafajësi- kur dihet se ka pasur vetëm despotizëm dhe mafia shtetërore. Eksodi- provoi edhe një herë që qeveria e koalicionit nuk e ka gjendjen në dorë dhe se turbullirat në Shqipëri i krijojnë forca jashtëligjore. Partia Demokratike, Republikane etj., edhe njëherë bënë zhurmën e rastit dhe gjithçka u kthye atje ku ishte, gati për shpërthimin tjetër. Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme. Edhe fakti që Socialistë dhe Demokratë bashkarisht po i kthehen me një rreptësi të paparë kujtimit të monarkisë dhe disa zgjatimeve të saj sot, po e shtrijnë periudhën e diktaturës në Shqipëri nga 47 në 65 vjet, tregon se mungon dëshira për të folur hapur mbi të gjitha çështjet e historisë dhe të sotshmes sonë. Tregon njëkohësisht njohje të përciptë të historisë dhe inkoshientin e birërisë komuniste. Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji. Në qoftë se deklarohemi për demokracinë pa kufij, atëherë sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishëm të së drejtës. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike. Në regjimin despotik të Enver Hoxhës nuk njohëm se ç’ ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo çështje na lë të ftohtë. Por për arsyet që përmendëm, nuk lejohet t’ i heqësh askujt të drejtën, që pas një regjimi të dhunshëm të vendosë në mënyrë demokratike për formën e shtetit të tij. Një referendum i tillë është mbajtur edhe në shtetet fqinje më të vjetra në demokraci sesa ne, si në Itali e në Greqi. Mendojmë se referendumi nuk e kërcënon spektrin e demokracisë, por përkundrazi prezumon në vetvete rritjen e spektrit të demokracisë; sepse demokraci do të thotë që secila shtresë sociale, çdo grup individësh, bile edhe çdo individ i veçantë duhet të ketë të drejtë për të gjetur te fryma demokratike mendësinë e tij. Si intelektualë të pavarur, të prirur vetvetiu të përkrahim forcat më përparimtare, këmbëngulim në idenë e debatit të hapur demokratik dhe e përsërisim me keqardhje që në Shqipëri ende nuk është krijuar mundësia për një debat të tillë. Për këtë qëllim mendojmë të hedhim në këtë artikull idenë e krijimit të një Forumi të gjerë demokratik në të cilin duhet të marrin pjesë të gjitha forcat antikomuniste, përkatësisht antikolektiviste, duke përfshirë këtu partitë ekzistuese politike dhe ato që do të krijohen, shoqata, grupe dhe individë të veçantë që kanë këtë tendencë; sepse vetëm kështu bëhet e mundur që lufta kundër komunizmit, e cila s’ është e thjeshtë, të organizohet në mënyrë radikale. Asnjeri s’ duhet të harrojë se ende janë të gjitha mundësitë që PSSh të marrë sërish pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Ose edhe më keq, që Çeta Plakë të provojë një grusht tjetër shteti. Prandaj kjo e bën detyrë imperative krijimin e Forumit të gjerë antikomunist, i cili do të zgjeronte kufijtë gjithnjë e më të ngushtë të opozitës zyrtare.

    (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 179-185)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    ky eshte kulmi i hipokrizise..
    thx qazim..

  7. #47
    Kur u kthie Ed Rama pri France (heren e pare) kujtoi se do ta gjente pershesh, e kishte marre lugen ne brez, por levizja demokratike kishte marre pak a shume forme, e nuk kishte nevoje per udheheqese - kini parasysh se tek ne shumica derrmuese jane udheheqesa, dhe kur nuk ia arrijne te behen te atile, sipas oportunitetit, ose behen ndjekesa (ne rastin me te mire per udheheqjen) ose behen oponenta (per nje oportunitet ne krahun tjater).

    Edi Rames i erdhi rasti ne krahun tjeter, kur shoki Fatos e pat gjetur me thonj te palare, dhe u vu ne krie te PPSH, alias PSSH, packa kishte shkrojtur per kete.

    Sic duket, thenia e latinit,
    Verba volant, Scripta manent
    nuk ka asnje vlere per politikanet Shqiptare.

    Rrofte oportuniteti i oportunitetit te oportunitetit te Informbyrose, te Lidhjeve sllavo kudo-skajore, deri tek Zonat Operative dhe ato aktuale !

  8. #48
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Akrobacite politike te Ed basketobollisto-piktorit,duke lepire sot peshtymen e vet te viteve te para post komuniste e kane shendrruarr ne nje klloun ne cirkun e socialisteve te rinj(nga emri).

    Dashurine per Partine dhe Enverin e ka pasur te mekuar nga baba Kristaqi kur me daltat e tij mbushi dhomen e te voglit Edi,lulishtet,dhe shumicat e shtepive te shqiptare me buste te Enverit.

    Sa per keta 900 lekeshit tip Kerkush,dhe Kerkushet e Decanit dhe ferizajt,propozoj tu dergohen gjithe veprat kopertin-kuqe te Enverit,ato qe kane shpetuar perdorimit te fshirjes se mendereve .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Dy martirë të Radio Tiranës - Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho
    30 Tetor 2006
    Nga Skifter Këlliçi

    Atë pasdite përvëluese të së dielës së 13 korrikut të vitit 1963, i bëmë një vizitë urimi në shtëpi një shokut tonë të redaksisë së kulturës në Radio.Dhe jo pa arsye:ai martohej.Çuditërisht, Fadil Kokomani dhe shoku i tij i ngushtë, Vangjel Lezho, që punonin në këtë redaksi, shumë të vëmendshëm në kësi rastesh, munguan.

    Merreni me mend habinë tonë e, mbi të gjitha timen, kur të nesërmen në mëngjes, sapo filluam punë, mësuam se Vangjeli ishte arrestuar në një orvatje të tij dhe të disa shokëve të tjerë për t'u arratisur nga liqeni i Pogradecit për në Jugosllavi.

    Me Fadilin isha lidhur me një miqësi të madhe.Dhe për këtë miqësi isha krenar. Me të mbaruar studimet e larta për gazetari në Lenigrad, duke punuar menjherë në Radio Tirana, Fadili ishte bërë, pa dyshim, gazetari mi i mirë në fushën e reportazheve dhe emisioneve me nivel shumë të lartë për kulturën, artin dhe madje muzikën.Thuajse i këtij niveli ishte dhe Vangjeli, që edhe ai kishte mbaruar studimet e larta për gazetari, por në Moskë.
    Me Fadilin kisha bërë jo rrallë biseda me "zarar". Besimi që pati tek unë duke u shprehur hapur për shumë e shumë gjëra që lidheshin me rregjimin e atëhershëm,më bëri ta doja dhe më shumë.
    Dhe ja, shoku i tij më i ngushtë, Vangjel Lezho, ishte tashmë në burg. Atë pasdite, kur dolëm nga zyra në ballkonin e katit të tretë të Radios, e pyeta me shumë frikë se si kishte ndodhur kjo gjëmë."As unë nuk e di,"-m'u përgjigj.-Për këtë çeshtje më thiri dhe më pyeti edhe sekretari i partisë,"-dhe përmendi emrin e tij.M'u duk kaq i shpenguar në këtë bisedë tepër të shkurtër, sa njëmend e besova..
    Kaluan ditë.Erdhi dhe pasditja e 5 gushtit,një pasdite çuditërisht e flladitur, me një diell që tek shkiste nga perëndimi , i jepte vezullime të purpurta zyrës sonë,duke na krijuar një gjendje humori.Na e shtoi dhe më tepër këtë humor Fadili,me barceletat e tij që i rrëfente me një mjeshtri që do t'ia kishin zili dhe aktorët e estradës.
    "Në parkun "Gorki" të Moskës,-po tregonte kur po vinte koha të linim punën,- një grua e bukur iu afrua një djaloshi thatim që kishte dalë aty të lypte gjëkafshë se po ngordhte urie, dhe i tha me zë lutës:"A do të kishit mirësinë të vinit në shtëpinë tim?.E si të mos pranonte djaloshi këtë propozim!Iu vu pas gruas që tundte vithet sikur t'i thoshte;"Ja, bëj gajret, se pas pak do të jemi në shtëpi dhe atje...".Dhe, njëmend,me t'u futur në korridor, e ftoi djaloshin thatim që mezi mbahej më këmbë , që të shkonte në dhomën pranë dhe atje të zhvishej. Djaloshi, pa e bërë të gjatë, hoqi fët e fët pantallonat e këmishëm duke zbuluar trupin si ciragë e thatë, në pritje të ethshme të këasj zonje që kishtë rënë siç duket ne sevda me të.Dhe merreni me mend se, pa kaluar as disa dekika, zonja me një buzëqëeshje të mirakandshme, u fut në dhomë dhe kur po i afrohej duke nazetuar, tha;"Fëmijë, pa ejani këtu në dhomë.!"Djaloshi që ashtu siç i ngriheshin zorrët përpjetë, po i ngrihej dhe ai mjeti i perëndisë nën brekët e zhubravitura në pritje për të bërë hyxhym aty ku duhej,mbeti i shkordhur kur pa t'ia behnin në dhomë dy fëmijë të vegjël."Po këta,ç'duan këtu,"-tha me vete.Dhe gati sa nuk u shastis kur dëgjoi që bukuroshja shtoi me rreptësi:"Siç është si karthi ky xhaxhi, kështu do të bëheni dhe ju, po të mos hani."Doemos, pas kësaj barcelete të bukur, ne qeshëm me të madhe.Mirëpo ishte e qeshura e fundit.
    Me të zbritur poshtë, nga kabina e oficerit të rojës u dëgjua zëri i dezhurit:"Fadil., a nuk vjen një çikë këtu?"U ndamë aty, për t'u takuar përsëri të nesërmen në mëngjes. Dhe ja, aty nga ora dhjetë e mëngjesit, përgjegjësi i redaksisë, edhe ai i diplomuar për gazetari në Leningrad, por që vuante nga smira dhe nakari që Fadili ishte shumë më i zoti se ai, pa e fshehur fare gëzimin që i gëlonte në shpirt, na kumtoi:"Siç e dini, para tri javësh Sigurimi i Shtetit arrestoi Vangjelin. Mbrëmë, duke dalë nga Radio, u arrestua dhe Fadili. Edhe ai është përpjekur të arratisej me shokun e tij të ngushtë."Nuk di se si përmbajta një klithmë që ishte gati të më shpërthente nga buzët që më dridheshin.
    Ishte e martë e të enjten në mbrëmje do të transmetohej emisioni "Universiteti Popullor i Radios", krijuar nga vetë Fadili, një emision që ishtë bërë kaq i pëlqyer nga radiodëgjuesit.Pa humbur kohë, përgjegjësi i redaksisë më porositi që të përfundoja emisionin e nisur nga ai.Me duar që më dridheshin, hapa sirtarin e tryezës së tij dhe në një fletë të bardhë më ranë së sy këto radhë:"Sonte në emisionin "Universiteti popullor i Radios, në vazhdim të ciklit kushtuar pikturës së periudhës së klasicizmit francez, do t'ju flasim për krijimtarinë e piktorit të shquar, Nikola Pusen..."Kaq kishte mundur të shkruante Fadili.Dhë në vazhdën e atyre shkronjave të rrumbullakta të shkrimit të tij të qartë, unë duhej të përfundoja atë që duhej ta kishte përfunduar ai...
    Çdo gjë më shkoi ndër mend: Fadili i arrestuar, hetuesi që e pyeste me kë kishte biseduar,përgjigja e Fadilit se midis të tjerëvë kishte biseduar dhe me mua...Arrestimi im...ballafaqimi me Fadilin...dënimi im për agjtacion dhe propagandë...Asnjë nga këto nuk ndodhi.Fadili mund të ishte kërcënuar, por emrin tim dhe të të tjerëve me të cilët mund të kishte biseduar, nuk e kishte zënë me gojë.Pas disa muajsh, kur u binda se nuk do të arrestohesha, e falenderova me vete.
    Kishte tek-tuk ndonjë keqdashës që gjatë atyre ditëvë thoshte se një pjesë të barceletave Fadili i rrëfente me nëntekst.Një e tillë ishte dhe barceleta e mësipërme.Në fakt ajo nuk ishte ruse, por italiane.Por Fadili qëllimisht e zhvendoste ngjarjen në Rusinë revizioniste, që " vuante për bukë", duke nënkuptuar se edhe në Shqipëri ndodhte e njëjta gjë.Dhë kështu ishte.
    Gjyqi i tij dhe Vangjelit u bë në nëntor-dhjetor të atij viti. Ata u dënuan me 25 vjet heqje lirie, sipas vendimit të gjykatës së lartë, datë 6.12.1963, për krimin e tradhtisë, vepra terroriste, agjtacion e propagandë,armëmbajtje pa leje....
    ..Kalonin vite por unë kurrë nuk mund t'i harroja ata dy shokë nga të cilët kisha mësuar shumë. Në sallën e shtypit të huaj të Bibliotekës Kombëtare jo rrallë takoja të motrën. Nuk guxoja ta pyesja.Po, më së fundi një herë e theva akullin.Me zë të ulët dhe plot frikë m'u përgjigj se atë e kishin lëvizur sa në një kamp në tjetrin dhe se tani nuk e dinte se ku e vuante dënimin.
    Dhe ja, më 1979,pas 13 vjet jete në burg, mora vesh lajmin tragjik të pushkatimit të tij dhe Vangjelit. Pikërisht atëhërë kur ata me uljen e dënimit, siç ndodhte në raste festash, edhe mund të ishin liruar.
    Pas shëmbjes së diktaturës kumuniste nga publicisti Robert Vullkani, i cili kishte kaluar vitet e dënimit mizor se bashku me ta në të ashuqujturat kampe të riedukimit në Fushë Krujë,Elbasan,Shrovotinë,Spaç, Burrel,, mësova të vërtetën.Pikërisht në gusht të vitit 1978 , Vangjeli dhe Fadili i kishin dërguar një lëtër anëtarëvë të Byrosë Politike, në të cilën theksonin se në rast se ata nuk dot të ndalnin diktatorin Enver Hoxha, ai do ta shpinte Shqipërinë, tashmë të izoluar nga bota, në greminë."Para se ta shkruanin atë letër,- më thoshte një ditë Roberti ,- i këshillova se me këtë veprim do të përfundonin në togën e pushkatimit.Por ata kishin marrë parasysh gjithçka."
    Në librin e tij "Ridënimi" publicisti i njohur Fatos Lubonja, përshkruan me ngjyra tragjike se ç'ndodhi më pas.Në një sallë të Burgut të Ri të Tiranës, ku ndodheshin dhe shumë të burgosur të tjerë, midis të cilëve edhe Robert Vullkani dhe vetë Fatos Lubonja, u zhvillua procesi gjyqësor. Dhe gjatë atij procesi Fadili dhe Vangjeli, u dënuan me pushkatim për krimin e krijimit të një organizate kundërrevolucionare, revizioniste për të kryer krime kundër shtetit. Kurse Fatosi dhe Roberti u dënuan edhe me dhjetë vjet të tjera burgim të rëndë. Si Fadili, ashtu dhe Vangjeli, siç kujton Fatosi ,e pritën dënimin me gjakftohtsësi. Dhe jo vetëm kaq. Në fjalën e tyre të fundit prej 30 faqesh ata, midis të tjerash, shqiptuan plot siguri:
    "Në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror më 1973,vetë sekretari i parë, Enver Hoxha,ndër të tjera thotë:''Burgu është forma e fundit e edukimit.Bukur fort!Po ç'del nga kjo procedurë e fundit e nënshtrimit, torturës dhe vdekjes së ngadalshme? Akuzantët na propozojnë;"O mangi questa minestra,o salti fuori dalla finestra!"Jo, zotërinj akuzantë,ne nuk do ta hamë këtë çorbë helmatisëse dhe as do të hidhemi nga dritarja, por do të kërkojmë energjikisht që përgatitësit e kësaj kornize ...të kësaj hakmarrjeje pa doreza,(dhe kjo ,sipas mendimit tonë kryesisht për letrat e dërguara),të vinë këtu dhe të japin llogari...Ne , Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho...jemi muzikantë dhe gazetarë në muzikën e nëndhëshme të asaj aperture njerëzore që quhet jetë-liri-luftë-revolucion-patriotizëm.Pra, disa nga aperturat e aktakuzës dhe procedurës hetimore u përpoqëm t'ia paraqesim kolegjit gjyqësor të këtij procesi..."
    Më 29 maj 1979 ata u pushkatuan."Disa ditë më pas,-siç kujton Abdulla Sallaku, edhe ai gazetar në Radio Tirana, i dënuar me 30 vjet për tentativë arratisje,-një oficer madhor na mblodhi në Burgun e Spaçit dhe na tregoi dy fotrografi; në njërën shihej Fadili dhe Vangjeli para gropës së varrit të tyre të përbashkët dhe në të dytën të dy të masakruar brenda në varr."Kështu do ta pësoni edhe ju,në rast se do të bëni si ata"- na u kërcënua ai duke skërmitur dhëmbët"
    Ky qe fundi tragjik i këtyre dy martirëvë të Radio Tiranës, të cilët, ndonëse e dinin që do të pushkatohëshin, mbajtën një qëndrim të paparë deri atëherë,para xhelatëve të diktaturës enverhoxhiane.

    http://www.ballikombit.org/index.php...id=47&Itemid=9
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me kete verrejm se ende ka Simpatizues te enver hoxhes edhe pse nuk eshte nje figur pozitive ne mitologjin shqiptare

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr Isuf Kalo per Dr Fejzi Hoxhën
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 05:35
  2. Agjenti 91-vjeçar i CIA: Misioni për të rrëzuar Hoxhën
    Nga REALIST në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 21:55
  3. Deçan, tubim për Enver Hoxhën
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 10:50
  4. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28
  5. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •