I ka politika keto. Ne cdo vend te botes, aty ku ke mundesi te marresh voten do flasesh sipas midese se atij qe te degjon. A ka qejf pezaku te degjoje per babe myslymin se ashtu i rritet pelqimi per veten? Ka. Atehere beja qejfin se ai te jep voten.
I ka politika keto. Ne cdo vend te botes, aty ku ke mundesi te marresh voten do flasesh sipas midese se atij qe te degjon. A ka qejf pezaku te degjoje per babe myslymin se ashtu i rritet pelqimi per veten? Ka. Atehere beja qejfin se ai te jep voten.
Ti me duket s`ke fare nje tru qe i site gjerat.Njeriu me mikun e vertete s`prishet asnjehere.Pra Enveri kishte mik vetem Shqiperine etnike dhe askend tjeter,as vatikanin as athinen ,as beogradin as mosken as parisin as londren as pekingun etj.Ai kishte mik vetem shqiptarine!Pike!karaburuni]Serbo-sllavet Enver Hoxha i kishte miq per koke dhe nese u prish me ta kishte vetem nje aresye: sepse ata deshen ta zevendesonin me Koçi Xoxen.
Atehere u be "patriot" Enveri, kur e pa se deshen ta hiqnin qafe me gjithe "nderet" qe u kishte bere si p.sh falja e Kosoves Serbise dhe shtypja e kryengritjes kosovare me ane te partizaneve shqiptare te Haxhi Lleshit e Shefqet Peçit.
Ai patriot s`u be fare por ishte qe nga krijimi i vetedijes se tij,si gjimnazist qe nga aktivizimi i tij politik ne rinine shkollore anti romako-dobiçiane dhe gjithnje gjer ne ditet e fundit te tij . Profeti Enver s`ia fali askujt asnje pellembe toke shqiptare por perkundrazi Formoi shtetin shqiptar dhe e pavaresoi,e zhvilloi dhe forcoi,krijoi kuadra dhe pregaditje materiale dhe njerezore per ti çliruar edhe trojet tjera te pushtuara nga Evropa dobiçiane (katolike,protestane,ortodokse)Apo "nderet" e tjera si bashkimi doganor qe desh e kthyen Shqiperine ne republike te 7-te te Jugosllavise
Askush nga shqiperia e Enverit nuk mori pjese ne shtypjen e kryengritjes se kosovareve sepse ne kosove nuk pati fare kryengritje.Ishte nje konflikt ne mes te Shaban Polluzhes dhe Fadil Hoxhes e Ali Shukriut qe ishin : Fadil Hoxha komandant batalionit,Shaban Polluzha zevendeskomandant e Ali Shukriu komesar politik i batalionit!
Kjo zenke ne mes shqiptareve te cilet gjer ne at dite kishin luftuar se bashku kunder okupatorit gjerman per ta çliruar jugosllavine e Evropes me emrin e Shkijeve, ate kohe u prishen n`mes vedi per shkak se pas luftes filloi prap te vendoset pushteti jugosllav siq ishte para fillimit te saj,pra para se te vije Enveri ne krye te shtetit shqiptar ende te pa formuar.Shqiperia u formua me 24 maj 1944 ne kongresin e Permetit.Pavaresine ia njohu Stalini i pari me 1949 dhe pastaj i detyroi te gjithe te tjeret ,me hater apo zor ta pranojne sepse atij s`i prishte pune ta njihte nje shtet te dobet si te pavarur vetem qe ta kete per vehte me vone! Por siq dihet Enveri ishte superdiplomat dhe e dinte qe Shqiperia do ishte me Stalinin e jo kurre me Rusine.Pas vdekjes se Tij Shqiperia apo Enveri ia futi ...k.rin Rusise dhe te tjereve me radhe.
Sa per bashkimin doganor,ketu duhesh prap te merresh pak me trurin.Sot keto mareveshjet doganore per tregeti te lire ne mes shteteve te ashtuquajtura demokratike,valle çka jane keto per tye?
Republika e shtete as ajo e Konfederates ballkanike qe deshen ta formojne franca dhe anglia ku shqiptaret do shkriheshin me dobiçistet ortodokse sllave dhe greke,kishte perfunduar me JO-ne e Stalinit me 1948!Ne at kohe forca nga e tere evropa dobiçiste kishin ardhur ne serbosllavi e bulgari qe ti gjuhen shqiperise e ta fusnin nen kthetra te shkijeve -sllaveve-grekeve ortodokse,por Stalini ua prishi planin sepse ate Profeti ENVER e sillte nga donte vet me diturine e tij te paarrijtshme gjer me sot ende!
Po kjo eshte e vertete ,por lumturisht qe ka qene dhe eshte keshtu.Po te kishte dhe nje tjeter vetem edhe 50 vite pas vdekjes se tij,shqiptare s`do kishte me ne bote se do ishin zhdukur -asimiluar ne Dobiçiste Vatikaniane,sllave dhe greke!Skenderbeg ka patur vetem nje dhe deri me sot nuk ka dale njeri qe t'i zere vendin. Enver Hoxha ka qene me shume nivelin e Ali Pashes.
Ali Pashe Tepelena,ka qene njeqind here me i suksesshem dhe luftetar per shqiptarin se sa ky i ashtuquajturi "skenderbeg",qe koken e kishte ne Vatikan dhe beograd e by**en ne Stamboll!
.Tani a mund te justifikohen me mijera te ekzekutuar ne Shqiperi? Nuk besoj.
A mund te justifikohet nje diktature? Nuk besoj
Po diktatura eshte e justifikueshme.Ajo eshte e pashmangshme gjithhere dhe çdokund.Edhe ekzekutimet shumica prej tyre justifikohen,krejte jo.Ne Amerike ekzekutohen te pafajshem perdite dhe tek pas ekzekutimit i "zbulon" shteti=drejtesia se ishte gabim apo fare jo!
E dij qe jane ekzekutuar shume njerez por ata njerez ishin te padijtur edhe nese kishin kryer ndonje shkolle te huaj.Ata,ndoshta jo te gjithe por shumica absolute ishin kunder vendosjes se sistemit monist ne shqiperi,kjo jo pse e dinin se ç`eshte ai por pse propaganda evropiane-Dobiçiane i paguante nxenesit e saj qe kishin studjuar neper evropen (dobiçiste) ta shkaterronin shtetin shqiptar qe e formoi Enveri,sepse ata kishin premtuar dhe nenshkruar qe nga 1878-ta e Berlinit qe Shtet shqiptar s`do te kete asnjehere,dhe se keto troje turke siq i quanin ata, ende te pa qartesuara do tu ndahen elementeve sllave dhe greke ,qe te dy ortodokse dobiçiste! (Dobiç d.m.th kopil, femije i seksit te meshehte apo bir Kurve, lavireje.prostitute)
Ketu ke te drejte plotesisht,do thoja qe eshte e vetmja fjali qe me pelqeu!Liria nga i huaji nuk do te thot roberi nga i yti
Por,di ti se ne ç`vend,cilin shtet te botes njeriu jeton i lire dhe s`eshte i roberuar as nga i veti as nga i huaji!
Per Ameriken mos fol se atje shkoj se paku nje here ne vit dhe asnjeher s`me ka shkuar mendja qe aty te ndalem te jetoj!
Do ishte mire qe kjo leter te kishte ketu edhe daten kur u shkrua...qe te vazhdojme me tutje debatin!Postuar më parë nga karaburuni
Shume mire do beje more Qazim,vetem mos me kerko honorar! Nese te duhen une i kam dhuruar dhe per kete i kam bere publike neper forume!Me gjith qejf do te te quaja zagar timin qe mi mbledhe gjerat e shperndara qe une i haroj neper forume!Qazim RUDI]Kurkushi (Nobody se edhe kete e perdor ne nje forum),
Njehere mendova qe ti permbledh te gjitha shkrimet tuaja ne forume te ndryshme dhe ti sillja ne kete teme.
Edhe per kete te kisha falenderuar se me te vertete vetem disa ,dhe keta shume pak jane qe i lexojne shkrimet e mia biles 90 % s`u interesojne fare temat e mia!Do te ishte mire qe te lexonin anetaret ketu se kush je ti!
Krejte keto jane ne regull vetem fjalen Urrejtje hiqe! Une s`urrej askend ,vetem vleresoj,notoj( jo ne bazen apo pishine) por jap nota per personat qe ti permende dhe jo vetem per keta!Ti e quan Skenderbeun 3% shqiptar, ti ofendon Nene Terezen, ti perbuz Anton Ceten, ti urren Rugoven, ti mburresh me Enver Hoxhen, ti mburresh me LPK-ne, ti e mban veten si nje komisar te kuq qe i ushqeu luftetaret e UCK-se me fryme kombetare por ne te vertete i ke mesuar disa prej tyre te vrasin shqiptare, ti urren Tahir Zemen e Ahmet Krasniqin, ti urren Vatikanin dhe e quan ate si udherrefyese te Hitlerit, ti urren Ameriken sepse ajo eshte imperialiste por per momentin nuk shprehesh dot kunder sepse eshte "hasmi i hasmit tend", ti krenohesh me vrasjet politike te ndodhura ne trojet kombetare etj etj.
Te te lutem s`dua,sepse s`i lutem askujt asnjehere vetem "Zotit TIM".Po te duash te besh nje gje te mire dhe t`me ndihmosh edhe mua qe t`mos perseris meshkrimet e mia neper forume tjera,silli ti per mua ne kete forum,por pa honorar.Une dua sherbetor besnike dhe te gatshem qe me kryejne urdherat pa i paguar fare,asi qe mjaftojne te me fshiejne kepucet dhe te kenaqen se m`i kane fshier Mua Kurkushit!Nese i kerkon keto shkrime, atehere nuk do te pertoj qe ti sjell!
Gjer ne mars 2003 ne Zvicer kam qene i vendosur pergjithnje.Tani jam me pak ne Zvicer edhe pse jam gjithnje kur dua te jem i papenguar, me shume ne Shkoder, Tropoje, Kukes, Vlore, Tirane, Dallas, Njujork, Hjuston, Florida, Milano, Venedik, Munih, Dortmund, Bochum...Tetove, Prishtine, Prizren, Prekaz, Gllogjan,Tuz, Arbnesh, Plave, Guci, Hot, Martinaj...Ti vegjeton ne Zvicer, ne cerdhen e enverizmit te shqiptareve te Kosoves e te Maqedonise dhe prej aty merresh me "politike", qe ne shqip perkthehet me vellavrasje.
Keshtu them edhe une ne shkrimet e mia gjithnje!Eshte nje gje shume e keqe per kombin shqiptar kur ka ne perberje persona te tille, te cilet me fjale kujtojne se ja duan te miren kombit a me vepra jane armiqte me te medhenj te tij.
Jo kete s`e benj dot se jam i betuar ti sherbej shtetit tim dhe kombit shqiptar per tere jeten time!Me fal kete s`e benj dot!Eshte koha qe te reformoheni dhe te braktisni ushqimin me te cilin jeni ushqyer gjate gjithe jetes - instruksionet e agjenteve te Sigurimit te Shtetit.
Nje i dijtur para meje ka shkruar: Mos pyet kush por çka?Bejeni kete per te miren tuaj njehere e pastaj per te miren e kombit, qe te shpetoni nga mundimi i te qenurit gjate gjithe jetes ilegal, anonim, kerkushi!
Nje pergjigjje tjeter me te mire jo qe s`e jap dot por s`ka! M le ti mua Ilegal keshtu siq jam dhe degjo e bej ate qe duhet te besh,nese te shkon mendje te besh diç te mire per vetvehten,shtetin dhe kombin tend!
Une s`dal dot ne legalitet se perdite tregoj kriminalitetin e Zotit te botes se sotme,Kryekriminelin Pape,jo si person por si kryetar i shteit te pare kryekriminel dhe kryeterrorist Vatikanit.Pse te merzitem une se kush çka mendon per mua... Une them ato qe e ndiej te nevojshme ti them per te miren e popullit dhe vendit tim ,po te tjeret le te veprojne si te duan.Nese takohemi diku me bindjet dhe mendimet tona mire,nese jo edhe kjo,s`eshte mire por as keq.Nese na bashkojne idete dhe qendrimet e njejta,ne do bashkohemi dhe do bejme ndonje hap perpara per te miren tone shqiptare,nese jo,prapa s`do shkojme se une jam i padukshem dhe askuuuuujt s`ia ze rrugen !
Per momentin une jam Kurkushi por kjo s`do te thote se s`jam dikushi si keta dikushat legale te sotem qe ndyejne (ca nga ta 98%)politiken shqiptare dhe Shqiperine si shtet.
Enveri nuk e ka vene daten ne leter, por jane nje grup letrash te nisura nga antaret e KQ PKSH ne prill-maj 1944 pas largimit te Dushan Mugoshes per ne Jugosllavi. Te gjitha letrat mund te gjenden tek:Postuar më parë nga kurkushi
http://historia.balli-kombetar.org/?...&what=artikull
Burimi i ketyre letrave eshte libri "Gjaku i tradhëtuar" (botimi italisht) botuar nga vetë jugosllavët (1948) pas prishjes me komunistët shqiptarë.
E drejta vonon, por nuk harron!
Prandaj puthej me jugosllavet, ruset kinezet?Postuar më parë nga kurkushi
Shiko pak videot e epokes, si putheshin e ndukeshin udheheqesit shqiptare me vellezerit komuniste.
Prandaj e prishi marreveshjen e Mukjes?
Prandaj i shoi te gjithe nacionalistet jo vetem ne formacionet kundershtare por edhe ne radhet e komunisteve?
Shtetin e pare shqiptare e pavaresoi Ismail Qemali.Postuar më parë nga kurkushi
Kjo eshte nje teze serbo-sllave per te mohuar faktin se pati nje kryengritje çlirimtare ne Kosove ne vitet 1944-1945 dhe per te mbuluar krimet monstruoze qe u bene kunder shqiptareve te Kosoves. Po dergoj me poshte nje artikull qe flet per kete.Postuar më parë nga kurkushi
Bashkim doganor dhe monetar cfare pavaresie ishte kjo sidomos ne ate kohe?Postuar më parë nga kurkushi
Ky eshte sulm kunder bazave te kombit shqiptar.Postuar më parë nga kurkushi
Asnje parti politike shqiptare ne Kosove nuk besoj se e perkrah nje qendrim te tille, vetem Serbia mund ta perkrah nje qendrim te tille.
Kurkush, ty te qan syri per nej diktature sepse mendon se mund te jesh ne anen e te privilegjuarve te saj. Por ne nje diktature nga sot me neser kalon nga hero ne armik. Sa e sa raste ka patur keshtu ne Shqiperi me shoket e Enver Hoxhes. Po te bej nje liste te shkurter te fateve te bashkepunetoreve:Postuar më parë nga kurkushi
Mehmet Shehu - "i vetevrare"
Nako Spiru - "i vetevrare"
Tuk Jakova - burgoset dhe vdes 2 vjet me pas
Kadri Hazbiu - "mbytur ne det" pas torturash te egra
Bedri Spahiu - ne burg
etj. etj. etj.
Nuk kam kohe por lista eshte shume e gjate dhe fatet shume interesante.
E drejta vonon, por nuk harron!
Ajo që nuk mund të evitohej ndodhi më në fund gjatë Luftës II Botërore : shqiptarët dhe fqinjët e tyre sllavë luftuan midis tyre me urrejtje dhe sollën vdekje dhe shkatërrime nga të dy anët. U bë qartë se, përsa kohë që luftimet vazhdonin, pushtuesit fashistë nuk do të bënin asgjë për të vendosur paqen ose diçka tê ngjashme në këtë anë të Ballkanit. Përkundrazi, kërkime të reja konfirmojnë operacione sekrete naziste për të nxitur urrejtjen etnike: anëtarë të grupit special (gjerman), seksioni 9, të regjimentit Brandenburg, visheshin me uniforma partizane, ose sipas natyrës së operacionit, me veshjen e fshatarëve shqiptarë të zonës. Kjo taktikë iu shërbente për të fshehur krimet e kryera ndaj popullsisë së zonës dhe të akuzonin partizanët ose shqiptarët si ekzekutuesit e atyre krimeve. Kjo ka qenë një nga metodat e tyre për të nxitur urrejtjen midis grupeve të ndryshme etnike në zonën e Mitrovicës (shih: Milan Obradovic, "Operacione të fshehta naziste kundër Lëvizjes Nacional-Clirimtare në Mitrovicë", Rilindja, Prishtinë, 5 nëntor 1978, fq. 16).
Ndërsa lufta i afrohej fundit dhe fitorja e komunistëve po konturohej në horizont, ishin të shumtë ata që shpresuan se partia komuniste jugosllave do t'i mbante premtimet dhe do ta ndërpriste gjakderdhjen de mostolerancën etnike në rajon. Por kjo nuk ndodhi. Shumë ëndrra të ushqyera nga komunistët e rinj shqiptarë dhe të tjerë u shuan edhe më parë se administrata e re komuniste të vendosej në Jugosllavi. Kështu filloi cikli i katërt. Si rrjedhim pozitat e komunistëve nuk qenë kurrë krejt të sigurta në krahinën e Kosovës; popullata ishte armiqësore ndaj regjimit të ri ndërsa rezistenca vazhdonte në fshehtësi dhe komunistët nuk mundën kurrë ta shuanin tërësisht. (shih Paul Shoup . Communism and the Yugoslav National Question.(N. Y.olumbia University Press,1968), fq.104)
Zhvillimet e pasluftës
Administrata e re komuniste jugosllave ishte një sajesë politike që e mbante kombësinë shqiptare brenda një organizate forma dhe funksioni i së cilës përcaktohej tërësisht nga vendimet e organeve të partisë. Organizata e re politike konfirmoi vendosmërinë e komunistëve për të futur kundra dëshirës së saj kombësinë shqiptare në konceptin komunist të një Jugosllavie të madhe. Si pasojë, shqiptarët në Jugosllavi, individualisht dhe kolektivisht, u ndërgjegjësuan se diçka artificiale u ishte imponuar dhe luftën kundër saj. Dhe më në fund u tërhoqën në një botë të tyren. Rezistenca që pasoi i bashkoi shqiptarët në qëllimin e mbijetesës fizike dhe kombëtare. Gjatë këtij procesi, zbulimi nga shumë individë shqiptarë i qëllimeve të përbashkëta, i nevojës së një përkatësie dhe aspiratave për një shoqëri të lirë të tyren, çoi në krijimin e një shpirti të përbashkët dhe të një solidariteti dhe më pas në aksione të përbashkëta, që u bënë burimi i kohezionit dhe i rezistencës së pasluftës.
Ri-aneksimi i territoreve të banuara nga shqiptarët u arrit me forcë ushtarake. Rezistenca e ashpër nga popullata lokale ishte e vetmja kryengritje e armatosur kundër qeverisë komuniste në Jugosllavi (Shoup, po aty). Vetëm në betejat e zonës së Drenicës morën pjesë mbi 30.000 shqiptarë. (Shih: Jedinstvo (Prishtine) 21 jan. 1946, cituar nga Prof. Shoup, fq. 105). Më 8 shkurt 1945 mareshalli Tito e deklaroi krahinën "zonë lufte" dhe një Direktorat Ushtarak mori komptencat e administrimit në të gjitha nivelet. (Shih: A.Hadri. Përmbledhje e Historisë së Shqipërisë - Prishtinë:Rilindja,1966, fq.103-104).
Një kamp përqendrimi për më shumë se 8.000 shqiptarë u hap pranë Prishtinës, jo larg nga kampi si-vëlla nazist, ku me mijëra luftëtarë shqiptarë të lirisë u zhdukën nga nazistët disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit 1944. Shumë shqiptarë të Kosovës humbën atje jetën, ose të rrahur për vdekje, ose me ekzekutime masive të fshehta gjatë natës. Për shkak të strukturës gjysmë-fisnore të shoqërisë shqiptare në Kosovë më 1944, ekzekutimet masive prekën thuajse çdo fshat, për të mos thënë çdo familje të madhe shqiptare, duke përhapur urrejtje të madhe ndaj autoriteteve të reja komuniste.
Menjëherë pas tërheqjes së gjermanëve, shqiptarët u ndien në përgjithësi të tradhëtuar nga komunistët. Që nga 8 nëntori deri në mesin e dhjetorit 1944, e gjithë krahina ra nën komunistët. Në disa raste njësitë ushtarake ngritën flamurin shqiptar për të treguar karakterin shqiptar të saj. Shumë shqiptarë besuan në fillim se premtimet e bëra gjatë kohës së luftës do të mbaheshin, përfshirë këtu edhe të drejtën për vetëvendosje.
Të dhënat për datën e saktë të fillimit të kryengritjes së përgjithëshme janë kontradiktore. Një dëshmitar okular jep datën 13 dhjetor 1944 si ditën kur autoritetet ushtarake ndaluan ngritjen e flamurit shqiptar, sepse "ka shumë kombësi të tjera në Jugosllavi dhe do të ketë keqkuptime" (Shih: S. Bashota. Letër Komisionit të Lartë të Refugjatëve, Gjenevë,Zvicër"Besa (Stamboll) 28 nëntor 1964, fq. 3). Ajo që është e sigurt është që e gjithë krahina shpërtheu në flakë. Për gjashtë muaj rresht pati luftime dhe gjakderdhje të tmerrëshme ndërsa Direktorati Ushtarak përdori grushtin e hekurt. Gjyqet ushtarake jepnin dënime me vdekje për shkelje të vogla kurse arrestimet në masë i mbushën burgjet plot. Të plagosurit ishin të destinuar të mos shëroheshin.
Heqja e flamurit shqiptar nuk u harrua kurrë sepse përbënte një fyerje kombëtare dhe një disfatë në luftën për identitetin kombëtar shqiptar.
Informatat mbi ekspeditat ndëshkuese ushtarake të atyre ditëve janë të pakta dhe të kufizuara. Ka të paktën dy konfirmime zyrtare të vrasjes në masë nga brigadat komuniste. (Shih: A.Rankovic. Artikuj dhe fjalime të zgjedhura (Beograd: Kultura, 1951) fq.46; gjithashtu: M.Randobrava, "U nisën për sulm nga Krumja", Rilindja (Prishtine) 9 tetor 1979, fq. 8). Më shumë se 14.000 shqiptarë u mobilizuan me nxitim dhe u dërguan në frontin e luftës, fare të pa stërvitur, dhe "u detyruan të ndërmerrnin një sulm të pakuptimtë dhe të padobishëm kundër linjave të fortifikuara gjermane". (Shih: .Morina: Varreza e Sremit. (Rilindja (Prishtine) 19 maj 1979, fq. 11; gjithashtu : M.Mihajlov, "E vërteta mbi Jugosllavinë", New York Review of Books 28 tetor 1978, fq. 3).
Shumica e tyre gjetën vdekjen, ashtu siç pritej. Vlerësime zyrtare botuar tek Rilindja (5 gusht 1978) japin një shifër totale prej 50.000 shqiptarësh të mobilizuar në ditët e para të vitit 1945.
Gjatë tre viteve rresht, 1945-1948, deri sa Tito u prish me Stalinin në vitin 1948, Jugosllavia ishte vendi më policor në Europë (Shih: Y.Blumenthal. "Yugoslavia in Flux", Editorial Research Report, I,21 , 6 qershor 1973, fq. 429). Ndërkohë kombësia shqiptare mbetej "elementi më armiqësor, dhe ndaj tyre komunistët përdorën metoda ekstreme, të cilat nuk ndryshonin shumë nga metodat e përdorura gjatë luftës". (Shih: Shoup, "Communism", fq. 104).
Burime të ndryshme shqiptare vlerësojnë se, gjatë viteve 1944-1946, nga 36.000 deri 47.000 viktima shqiptare gjetën vdekjen prej ekzekutimeve sistematike masive të kryera nga komunistët gjatë ditëve të etheve revolucionare dhe më vonë nëpërmjet programeve të "çarmatosjes" dhe "rehabilitimit", torturave policore, përhapjes së etheve të tifos në njësitë ushtarake dhe formave të tjera vdekjeprurëse.
(Fatkeqësisht, dy viktima të pafajshme të atyre ditëve ishin edhe babai dhe gjyshi i të ndjerit President Ibrahim Rugova).
Këto ngjarje nxorrën në shesh një mungesë vizioni të udhëheqjes së re komuniste jugosllave dhe një tradhëti të shpresave për trajtimin e kombësisë shqiptare. Elita komuniste vazhdoi thjesht politikën e së kaluarës, shtetin e egër ushtarak të monarkive të mëparëshme, ku çdo mizori dhe shtypje justikohej nga siguria e shtetit, imorale në parim dhe perverse në praktikë. Liria për të gjitha kombësitë, e shpallur në Jajce në nëntor 1943, ishte marrë nga shumë shqiptarë në kuptimin fjalë për fjalë, se Jugosllavia e re nuk do të pranonte asnjë ligj që do të ndihmonte një kombësi më shumë se një tjetër, por do të njihte dhe ndihmonte njësoj të gjitha kombësitë përbërëse qofshin ato sllave ose jo-sllave. Në parim Jugosllavia e re nuk do të detyronte ose të influenconte asnjë kombësi të ngatërrohej hapur apo fshehtas me punët e një kombësie tjetër dhe të pengonte ushtrimin e lirive individuale apo kombëtare. Me njohjen e kombësisë si një e drejtë e patjetërsueshme, askush nuk mund të ndëshkohej për shkak të përkatësisë kombëtare.
Shumë shqiptarë vullnet-mirë u zhgënjyen në mënyrë tragjike. Kjo nuk ishte linja e propaganduar nga partia komuniste jugosllave, supremacia e së cilës mbetej një kërcënim direkt i lirive politike. Përkundrazi, partia i kërkoi antarëve të saj pranim të plotë të programit dhe të pikëpamjeve të saj. Duke e shpallur partinë burimin e vetëm të vërtetë të vlerave sociale dhe civike, duke shpallur se ato vlera ishin të vetmet në harmoni me interesat e shtetit jugosllav, partia automatikisht i përcaktoi si të dyshimta dhe armiqësore idetë e jo-antarëve dhe disidentëve, duke hedhur dyshimin mbi ta.
Kombësia shqiptare ra viktimë e një diskriminimi të dyfishtë: kombëtare dhe ideologjike. Si rrjedhojë, shqiptarët e ish-Jugosllavisë komuniste u bënë kombëtarisht të padëshirueshëm dhe politikisht të pasigurt.
30 January 2006 Baldwin, New York
Sami Repishti, Ph.D.
Ish i burgosur politik (1946-56)
Aktivist i të drejtave të njeriut
Artikulli i plote:
http://ballikombit.albanet.net/modul...rticle&sid=255
E drejta vonon, por nuk harron!
kerkush po na trego pak.. cfar roli apo qendrimi ke mbajt ne 96-97.. ne punet e shqiperise..?
a di gje per listat ( e likujdimeve) qe LPK i kish pas ba moti sikur thone?
meqe edhe ameriken po e shetitshe.. a mos ke gisht ne punt e vdekjes se Bilal Xhaferrit.. atij Poetit me origjin Came?
Su bete njerez o njerez..Vetem qe i zini qoftelargut emrin ne goje keni bere mekat...jo me ti thurrin ca e ca lavdi.Jazek...
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Enver Hoxha është i gjallë për çdo shqiptar, që e ndien veten shqiptar ndërsa ti dhe grupi yt neofashist jeni të gjallët e vdekur o Bujar Nishani!
Shkruajnë:
Xhemil Zeqiri - Fadil Shyti
Sipas të përditshmes së Shkupit ” Fakti” të datës 19 shtator 2006 ( faqe 8) e botoi
një kumtesë – reagim të zëdhënësit të grupit parlamentar së Partisë Demokratike,
Bujar Nishani. Përkitazi me manifestimin e Partisë Socialiste me rastin e
përvjetorit të Konferencës së Pezës heroike, ku qytetarët shqiptarë dalën në atë
vend të shenjtë, atje ku ishte bërë betimi për çlirimin e Shqipërisë! Me atë rast
historiani guximtar, kryetari i partisë Socilademokrate, e bëri një ftesë të
arsyeshme dhe të kthjelluar që : “të nderohen organizatorët kryesorë të asaj
Konference nga Myslim Peza deri te Enver Hoxha”!
Kërkesa e tij e drejtë u prit me eufori sulmesh foshnjore, në veçanti në
parlamentin e zhurmshëm shqiptar!
Zotërinjtë deputetë harruan se: nga ajo Konferencë u dhanë direktiva të mëdha
lufte, që pastaj ajo luftë e lavdishme e solli lirinë dhe Shqipërinë e radhiti me
fitimtarët-aleatët sovjetikë-dhe anglo-amerikanë, kundër bishave të egra të
nazizmit dhe fashizmit.
Me dashje ose pa te edhe nga partitë që quhen socialiste në Shqipëri por që nuk e
dëshirojnë përmendin emrin e strategut të asaj lufte antifashiste, harruan se
merita kryesore i takon të madhit e të pavdekshmit përjetë, Enver Hoxha.
Ne, si veprimtarë shqiptarë që përpiqemi ta ndijojmë kombin tonë nga Skandinavia
çështjen shqiptare dhe kauzën e saj. Ne, nuk reaguam kur ju e manifestuat
përvjetorin e heroit tuaj që vet e keni vrarë, Azem Hajdarin për t´i mbuluar turpet
dhe krimet tuaja, e shpallët ”hero i shekullit”, po as opozita nuk pati deklaratë të
tillë kundër jush!!!
Ne, nuk habitemi hiq se ju i bëni këto komplimente atij heroit tuaj të
“demokracisë”, sepse ishte po ky Azem Hajdari ia i cili në kohën kur po digjej
Kosova në shtatorin e vitit 1998, doli atje në veri e jepte kushtrimin famëkeq me
armë në dorë: “ja vdekje ja liri o burra të nisemi drejt Tiranës”! Pra, të niseshin
nga veriu grupet e armatosura drejt Tiranës që ta rrëzonin me armë, qeverinë
Nanos!!!
Tani, ju të nderuar lexues, paramendojeni vetëm për një çast: a do të kishte
shpërblim më i madh për Serbinë dhe goditje më e madhe për shqiptarinë se të
përsëritej gjëma e madhe që ju ia sollët Shqipërisë në vitin 1997?!!!
Ju, jeni ata që pas “demokracisë suaj të ndritur” po i përkujtoni dhe nderoni
profashistët dhe neonazistët më të urryer, ju po e përkujtoni dhe dështakun e
historisë shqiptare, ikanakun mbretin Zogolli i cili kur u okupua Shqipëria më 7
prill 1939 , bashkë me suitën e tij iku nga sytë këmbët për më keq e mori me vete
arin e shtetit duke e bërë atje në perëndim lesh e li...
Ndërsa, ju tani në vend se ta kërkoni pasurinë e humbur të kombit, familjen e tij e
shpërbleni me prona të mëdha në qendër të Tiranës!!!
Ju jeni të prirë për konflikte brenda kombëtare, ashtu si gjyshërit tuaj që luftuan
përkrahë fashistëve të huaj, pas ferrave në frontet e tyre të ulëta, kundër
partizanëve çlirimtarë.
Ju, sërësh po i fryni zjarrit! E kjo është shumë e rrezikshme për ardhmërinë e
Shqipërisë! Atëherë, zotëri oficer pse reaguat kur mbahej manifestimi i epopesë së
madhe kombëtare. Me sa dimë ne, ti je kuadër ushtarak i përgatitur në shkollën e
lartë të oficerëve “Skënderbeu”, në Tiranë, dhe dihet që betimi që keni dhënë si
ushtarak; por, ti paturpësisht shkele mbi betimin tënd dhe më 1991 u radhite me
grupin e huliganëve që ishte i ndihmuar nga titistët shqipfolës me “strategun”
kundër shqiptarin e mjerë Ibrahim Rugova; natyrisht, ju të ndihmuar edhe nga
lobistët serbë siç ishte ish-ambasadori i amerikan Lorenc Igelbereger dhe një
ministër anglez, Lordi Karikton ata të cilët më vonë do jenë edhe iniciuesit
“strategët” e mbledhjes së dytë te Londrës më 1992, që dy presidentëve ”shqiptarë”
Sali Berisha ai kërkuesi i azilit politik tek S. Millosheviqi, Ibrahim Rugova, që
kënaqeshin me konferenca shtypi dhe klithnin si papagajtë pas çdo takimi me
ndërkombëtarët se ramë
dakord që me dialog do ta zgjidhim çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi dhe atë të
Kosovës në veçanti,dhe natyrisht kjo ishte dhe politika nacional-shoviniste e
udhëhequr nga kasapi serb i Ballkanit, S.Millosheviqi të cilit ju i keni bërë një
shërbim të madh. Por, ju prapë po e vazhdoni avazin e vjetër: herë direkt herë
nëpërmjet miqve të vet ndërkombëtar e impononte politikën serbe në instuticionet
shqiptare.
Këtë politikë ua prishi i madhi Adem Jashari i cili pasi e kishte menduar mirë se me
lutjet e së premtes së Rugovës së ndjerë titist, nuk zgjidhen hallet shqiptare me
shokët e tij i krijoi celulat ushtarake prej së cilës erdhi e lavdishmja Ushtri
Çlirimtare e Kosovës dhe pikërisht këtë hero kombëtar së bashku me shokët të tjerë
ju e burgosët me direktivat e titistëve nga Prishtina dhe Beogradi,
Ju, or Bujar Nishani kur ishit në pushtet nuk kemi dëgjuar të reagosh për këto
burgosje të heronjve të gjallë në atë kohë. Por, as tani kur shefi i juaj ishte në
Prishtinë dhe Drenicë para varrit të legjendarit, Adem Jashari tha; se shtëpia ime
ka qenë shtab i UÇK, pse ti nuk reagove se ajo ishte e pavërtetë, kur dihet se e
gjithë banda juaj “demokratike”, e mbështetnin FARK-un, e qeverisë toptaniste alias
(bukoshiste) që e mashtronte popullin në perëndim dhe mblidhte ndihma në emër të
luftës, dhe e sabotonte me të gjitha mjetet atë.
Ti, or oficer Nishani, i nishangjinjve të këqij, tani mundoheni të merrni mundimin
që me bandën tuaj të dënoni pushtetin popullor, të diktaturës së proletariatit,
kinse ajo paska qenë diktatura më e egër por, këtu ju e keni ndihmën e dhe nga
shumë puthadorë të mjerë që për interesat e tyre personale po hedhin baltë mbi të
kaluarën, njëri nga ata që tani po çirret në perëndim se kjo paska qenë diktatura
më e egër në botë është edhe Ismail Kadare, i cili kur e thotë këtë qëllimisht e
harron faktin se ishte kjo “diktaturë” me në krye “diktatorin” e saj Enver Hoxha që
këtij shkrimtari vërtetë të madh dhe njëkohësisht këtij njeriu vërtetë me karakter
shumë të vogël; i dha shumë përkrahje, për më tepër si mund të ishte i rrezikuar ky
“martir” i imagjinatave të tij larg Shqipërisë, kur atëbotë ishte edhe Nënkryetar i
Frontit Demokratik?!
Krejtësisht është e pavërtetë se në Shqipëri, ishte diktatura më e egër në botë!
Kujtojmë këtu krimet e Tito-Rankoviqit ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi; vrasjet
internimet, burgosjet e ndjekjet policore të UDB-s. A e di apo nuk donë ta dijë
Ismail Kadare dhe kompania zhurmëmadhe kundër enveriste se : Titoja pas luftës së
dytë botërore sipas gjurmimeve historike të historianit, Hakif Bajrami i ka vrarë
më shumë se 4900.500 shqiptarë?!
Pastaj, ende nuk dihet numri i saktë sa të internuar, sa të burgosur, sa të ndjekur
politikisht kanë qenë në ato vite të errëta?!
Po, a nuk u zhvilluan në Jugosllavinë titiste, me dhjetëra e dhjetëra gjyqe
politike edhe kundër popujve të tjerë liridashës të ish-federatës së imponuar me
dhunë, kundër çlirimtarëve që kërkonin pavarësi për vendet e tyre si: boshnjakë,
kroatë, sllovenë e të tjerë, proceset politike i kanë kapur jo rrallë edhe majat e
larta në ushtrinë jugosllave...
Po, pastaj pse ky zotëri puthador i francezëve i “harron” krimet e mëdha që janë
bërë në shtetet tjera të Ballkanit dhe të Evropës, pikërisht gjatë këtyre viteve,
kur sundonte despotizmi, më i egër mbi popujt, kur Gjermania ishte e ndarë
padrejtësisht, kur Çekosllovakia, Hungaria e të tjera shtete sovrane po sulmoheshin
nga kolonialistët, revizionistët sovjetikë, - siç i quante me të drejtë i madhi
Enver Hoxha; ishte koha kur Rusia po sundohej dhe po i sulmonte vendet sovrane me në
krye kundër njerëzorin dhe kundër shqiptarin më të madh rus, Nikita Hrushqovi.
Fatkeqësisht, kjo valle e djallit mbi popujt liridashës, luhej edhe në perëndim;
lufta e ftohtë kishte marrë përmasa të egra; kujtojmë këtu sulmet amerikane mbi
shtetet sovrane si: Vietnami, Koreja, Kamboxhia, Laosi, Nikaragua e të tjera shtete
të cilat nuk e përfillnin “demokracinë” e atëhershme amerikane.
Tani, shtrohet pyetja: sa gjak i njerëzve të pafajshëm u derdh në këto vende?!
Sa të drejta elementare njerëzore u shkelën në ato vite kur sundonte “”socializmi”
në lindje dhe “demokracia” në perëndim kur përhapej zjarri dhe përdridhej litari mbi
popujt liridashës?!
Jo, zotëri të verbuar nga epshet për pushtet dhe për interesa personale; nuk ishte
Shqipëria Socialiste as populli shqiptar, populli më i persekutuar nga regjimi i
Enver Hoxhës!
Pastaj, shtrojmë logjikisht a ka kuptim kjo histeri sulmesh mbi udhëheqësin e
lavdishëm , Enver Hoxha kur dihet historikisht se kurrë gjatë “sundimit të egër”,
Enver Hoxha, nuk i përkrahu por, kurdoherë me guxim i dënoi këto sulme, apo më
saktë këto luftëra reaksionare mbi shtetet sovrane.
Mbase, pikërisht për këtë Shqipëria për popujt liridashës, ishte fanar i ndritur në
Ballkanin e trazuar dhe populli shqiptar kishte respekt të padiskutueshëm në botë.
Ne, që jetojmë jashtë atdheut, jo rrallë na ka ngjarë të takojmë njerëz nga vende të
ndryshme që flasin hapur me respekt të madh për Shqipërinë Socialiste dhe për
strategun e madh, Enver Hoxha. Ngjanë kjo sepse popujt nuk mashtrohen nga
gënjeshtrat tuaja shterpe politike e jo politike që i hidhni si pluhur e hi në
erë...
Ju, kujtojeni vetëm një fakt: për 50 vjet populli shqiptar nuk e pati asnjë konflikt
të llojit të vitit 1997, ku me sa dihet: së paku 3000 veta u vranë, qindra të tjerë
u plagosën, shumë prej tyre përfunduan në çmendinë, sipas të dhënave statistikore,
thuhet ky numër ka arritur deri në 400 veta, ata fatzinj si përballuan dot
psiqikisht tmerret e fillim luftës civile.
Ju, me politikën e përçarjes të hurit e të litarit: e shumëfishuat tragjedinë kur
dhe mbi 1 milion shqiptar i detyruat të largohen nga sytë këmbët duke marrë rreziqe
të rënda mbi shpatulla: deti shqiptar u kthye nga një det freskues, u bë një det i
përvëlues – vdekjeprurës për shqiptarët, duke ikur me drejt vendit “mik” Italisë e
cila vetëm në një aksion famëkeq me anijen luftarake “Sibila” i vrau më shumë se
80-të shqiptarë. Ne, ende nuk e dimë a është dënuar dikush nga ata kriminelë, që e
shkaktuan atë tragjedi të rëndë, në detin Jon, në brigjet e Vlorës sonë heroike.
Fatkeqësisht, sot Shqipëria ka një emër të keq në botë, sepse po lëngon nga plagë të
rënda që ju ia keni shkaktuar me drejtimin tuaj të pa mend: prostitucioni dhe
narkomania kanë marrë hov si mos më keq, krimi i organizuar edhe deri në kupolat e
brishta të shtetit, ia ka vënë kulminacionin e së keqes; vëllavrasja po e sakatojë
çdo ditë Shqipërinë; ju që ankoheni për burgjet e enveriste , tani ato kullat e
krenarisë shqiptare i keni kthyer në burgje familjare në malësitë tona!!! Ata,
qindra fëmijë të cilët sot i ka burgosur kanuni i maleve, nesër do t´ju akuzojnë ju
e jo Enver Hoxhën i cili i varrosi ato kode të egra; ku kërkohej hapja e varreve të
reja!...
Unë, Fadil Shyti dora vet kam qenë në vitin 1979 për 15 ditë në Shqipërinë
Socialiste, gjatë atyre ditëve kam qenë shumë i lumtur se po e vizitoja shtetin Amë,
dhe ju them me sinqeritet se për ato 15 ditë i kam vizituar shumë qytete e katunde
të atdheut tonë të dashur, por asnjëherë s´më ka ngjarë të lexoj për ndonjë krim,
vëllavrasje ndër shqiptarët, pastaj asnjëherë nuk më ka ngjarë që të shoh ndonjë
nënë shamizezë se djali apo e bija ju ka vrarë në det apo në prostitucion, në
konflikt me grupet mafioze e gjetiu, në hajni apo raste të tilla të panjerëzishme.
Ndërsa, pas viteve “të ndritura” të udhëheqjes suaj kam qenë 3 herë tjera ju them
me sinqeritet për ato ditë sa qëndroja në Shqipëri me përjashtim se kënaqesha në
vendin tim, për ato sa i theksova më lart, jam tronditur si mos më keq!!!
Mua më dhimbset populli shqiptar që po heq të zitë e ullirit nën kthetrat
konfliktuoze të “demo( n) kroatëve si ju!
Populli shqiptar duhet të ndërgjegjësohet, që t´ju shporrë sa më parë nga pushteti
juaj i hurit dhe i litarit!
Përndryshe, do të vuan pambarimisht deri në ferrin e Dante Aligerit, sepse po e
duron shpatën e Domekleut mbi kokë!
Pra, plagë të tilla e krime të tmerrshme që po ngjajnë sot, nuk kishte kriminelët e
të gjitha ngjyrave as që guxonin t´i ëndërronin në epokën e ndritur të Enver
Shqiptarit.
Ndërsa, sa i përket problemit të shtruar të çështjes shqiptare në kohën e të madhit
Enver Hoxha, politika shqiptare në Ballkan dhe në botë, në atë kohë kishte zërin e
vet dhe fliste shqip me miqtë dhe armiqtë qofshin këta të vegjël apo të mëdhenj.
Shteti me sigurimin shqiptar, u bëri ballë atyre qindra grupeve diversante dhe jo më
pak se 400 grupe gjakatare u futën nga brigjet detare, nga malet , disa zbritën nga
qielli shqiptar por, ato u shpartalluan pamëshirë nga pushteti popullor që ju tani
o mjeranë, e quani diktaturë e hitleriane!!!
Enver Hoxha e ka mbajtur gjallë dhe e ka forcuar gjenin shqiptar!
Në kohën e “diktaturës” së Enver Hoxhës, kjo Shqipëria londineze që e quani
kështu ju politikanët modernistë, kishte dinjitet: nuk ishte koloni e askujt,
sepse në ato vite kishte uzina, fabrika, hidrocentrale, të cilat i fuqizonte me
forcat e veta, shteteve të huaja mike as armike nuk ua kishte asnjë lekë borxh,
ushtrinë e kishte më të fortë se sot.
Enver Hoxha, e ka zhvilluar shkencën shqiptare për ato vite deri në atë masë sa që
radhitej me vendet më të zhvilluara të botës, e zhduku analfabetizmin, e bëri
Shqipërinë me art dhe kulturë të përparuar dhe vërtetë kombëtare.
Enver Hoxha, e dha nismën për mbajtjen e Kongresit të drejtshkrimit më 1972 në
Tiranë, i cili e arriti njësimin e gjuhës shqipe, kurse sot disa mjeranë po hedhin
baltë mbi ato përpjekje madhështore nga shkencëtarët tanë.
Enver Hoxha, i bëri shqiptarët ta duan Shqipërinë, sepse kishte shoqëri të
shëndoshë me një moral të fortë kombëtar, kurse sot fatkeqësisht shumë shqipfolës
mendjeshkurtër po e fyejnë Shqipërinë, pikërisht nga dobësimi i këtij morali që ju
ia keni sjellë NËNËLOKES sonë hallemadhe!
Këto janë fakte të pamohueshme, që s´mund t´i heq nga mendja populli ynë, sado që
ju hidhni vrerë kundër këtij burri të madh të kombit i cili bëri që të gjitha
përpjekjet e fuqive të mëdha për ta bërë koloni e lesharapi Shqipërinë, dështuan
me turp!
Këtë e ka pranuar hapur edhe politikani anglez, Toni Bleri, kur deklaroi pa
dorashka: “ne nuk kemi pasur sukses në përpjekjet tona, kundër Enver Hoxhës”! Kur
ishte në vizitë Peres De Kuelari, qe mahnitur nga përparimi e Shqipërisë, me atë
rast pati deklaruar: “Jam i mahnitur nga këto zhvillime në një shtet kaq të
vogël, që e drejton ekonominë kombëtare vetëm me forcat e veta”!
Po kështu me pietet është shprehur edhe politikani gjerman, Shtrausi, me rastin e
vizitës që ia bëri Shqipërisë, në vitet 80-ta.
Ju thoni se Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës paska qenë e izoliuar nga diktatura
komuniste kurse ne ju themi: kjo s´është hiq e vërtetë! Shqipëria, atëbotë kishte
marrëdhënie reciproke me më tepër se 100 shtete kurse, tani bota dinakërisht po
izolon Shqipërinë nga maskarallëqet tuaja , nga shumë plagë të shoqërisë që e
keni katandisur ju Shqipërinë dhe në veçanti nga frika e rikthimit të
neofashistëve në pushtet!
Ju, po çirreni deri në qiell se doni të bashkoheni me Evropën, kurse pikërisht kjo
Evropë dinake me politikën e saj kundër shqiptare, ne shqiptarët po na katandisë
si mos më keq!
Shul shqip: Shqipëria se ka më identitetin dhe krenarinë në botë, siç e kishte
dikur!...
Ju po u çoni çdo ditë ujë në mulli armiqve tanë, kur çirreni se diktatura më egër
paska qenë në Shqipëri, gjatë “sundimit të diktatorit”, me politikën tuaj të
tallavave...
Ju s´jeni në gjendje ta kuptoni apo nuk doni ta kuptoni se: kjo, më së shumti i
shkon përshtati Serbisë!
Mos harroni ju z. të fantaksur, ju që aq shumë jeni alergjik kundër emrit të
ndritur të Enver Shqiptarit; se si Enveri ka vepruar për Shqipërinë po ua
kujtojmë edhe këto raste: së pari gjatë Luftës Nacionalçlirimtare i dërgoi dy
divizione në trojet etnike kundër fashizmit, së dyti, Letrën dërguar BS, Josif
V.Stalinit më 12 shtator 1949, ku i kërkonte që Kosova duhet çliruar me pushkë dhe
me gjak nga okupatorët titistë, së treti, detyrën që ia ka dhënë Shtabit të
Përgjithshëm në vitet 1980-1981, për të bërë planin e ndërhyrjes në Kosovë, në
kushte të favorshme të situatës politike dhe asaj ushtarake.
Enver Hoxha asnjëherë nuk i ka tradhtuar interesat e shqiptarëve që jetonin jashtë
kufijve të padrejtë të vitit 1913.
Kurse ju pushtetarët e sotëm nuk keni bërë asgjë, përkundrazi ju me udhëzimet e
Sali Berishës, keni qenë kundër UÇK-së, e keni përkrahur me të gjitha mjetet
FARK-un e B. Bukoshit dhe të I. Rugovës.
Enver Hoxha, tërë jetën punoi dhe na mësoi për bashkimin kombëtar!
Ti z. Nishani e din mirë faktin e pamohueshëm se ky burrë i madh i kombit me
shokë, bëri plane ushtarake për çlirimin e trojeve shqiptare të cilat u pushtuan
nga titistët jugosllavë, dhe për tradhti historike të Titos me kompani, këtë
Enver Hoxha nuk u pajtua kurrë!...
Por, ti nuk bëhesh i sinqertë, ta përkujtosh e ta pranosh këtë!
Por, ti ke rënë kurthet e partisë tënde -mafioze e kundër kombëtare.
Ne, fort mirë e dimë se ju me programin e partisë suaj po veproni për kaq vite
kundër popullit shqiptar! Ju, e keni vërtetuar këtë me veprimtarinë tuaj kundër
shqiptare që prej se keni ardhur në pushtet me zhurma dhe jo rrallë herë me krisma
dhen me hunj në krah!
Lidhur me Kosovën qëndrimin tuaj e paraqitët pa dorashka dhe pa turp edhe gjatë
vizitës së Sali Berishës në Kosovë, kur hapur ju premtoi serbëve: “kishat serbe do
të rregullohen (harroi i shkreti se shumë nga ato kisha janë shqiptare), pra, do të
rregullohen e dhe me mjetet e Shqipërisë, dhe pastaj vijoi: “ ne, e përkrahim
pavarësinë e Kosovës, nën dirigjimin e Brukselit e të Strasburgut...
Kjo, vlerësohet nga ne dhe jemi të bindur edhe nga të gjithë atdhetarët e vërtetë,
hiq më pak se tradhti kombëtare!
Enver Hoxha thoshte me plot logjikë dhe guxim: “Populli i Kosovës është autokton në
trojet e veta dhe është ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha”!
Tani, çdo ditë këto fuqi armike po tallen me shqiptarët “demokratë”, këto po ua
bëjnë kulaçin e pastaj edhe po ua japin kërbaçin! Sot,
Shqipëria e ka humbur pavarësinë që e kishte para vitit 1991, ju e shkatërruat
egërsisht nga këshillimet e lobit serb, sepse serbët e din se duke e
destabilizuar Shqipërinë, në ketë mënyrë më lehtë mbahet e pushtuar Kosova me vise
të tjera shqiptare dhe ashtu sipas tyre, stabilizohet Ballkani.
Enver Hoxha është i gjallë në zemrat e atdhetarëve, tek ata që e konsiderojnë veten
shqiptar, ndërsa ju dhe banda e juaj, jeni të gjallët e vdekur: politikisht,
ekonomikisht pastaj edhe nga të gjitha fushat jetësore të vdekjes morale dhe etike
shqiptare. Ju, kënaqeni boll, për interesat e juaja personale, jetoni si sheikët,
bile biologjikisht...
Prandaj, pushoni nga zhurmat dhe trillimet me fjalorin tuaj të kundër njerëzishëm që
e shprehni hapur gjarprisht, lërini të qetë heronjtë kombëtarë, sepse atje nën varre
ku pushojnë, ata janë më krenarë dhe më të ndershëm se ju!
Kujdes se:
Heronjtë janë si ajri,
Heronjtë janë si buka,
Mos i fyeni zotërinj,
Se mund të kërcet pushka!
(Këto vargje i kam shkruar në
vitin 1991, F.SH).
Ju, mjerisht vargjet që japin mesazhe madhore nuk i lexoni, pastaj e pësuat në vitin
1997!
Kujdes:
Sepse, zemërimi i popullit nuk mbytet pafundësisht; por, po të
shpërthej sërish do jetë vullkan më i stuhishëm se ai i vitit 1997
pastaj, ju zor e keni të mos lageni...
Danimarkë-Suedi, 26 shtator 2006
Krijoni Kontakt