Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 65
  1. #21
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42
    nuk eshte veshtire te kuptosh se nga buron gjithe kjo varferi gjithe keto te keqija qe ka ky vend !! kam pershtypjen se gjeja kryesore eshte edukimi shkollimi! kur them shkollim nuk e kam fjalen per universitetin qe ne matematik fizike ose mjeksi ka per lende kryesore marksizim e usharaken po per shkolle te vertet qe te meson si te hapesh syte si te marresh nje vendim dhe si te vleresosh historine! nuk eshte turp te pranosh qe populli yne eshte drejtuar nga nje paranoid schiso per 50 vjet ! kjo shfajson edhe personin ne fjale e dhe popullin edhe i jep mudnesi tyre qe duan ta perkujtojne te mos ndjehen fajtore!
    gjithe te mirat !!!
    ZGJOHUNI

  2. #22
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ali bub..e shikon si te iku maska..

    ja dy tre pytje dhe zbulohesh qe je kanibal..enverist.. shok e mik me vrasesit..

    nejse..
    Jo unë nuk jam aspak enverist.Biles kohëve të fundit edhe nuk merrem fort me politikë.
    Po ti shiko çfarë gallate është shkrimi yt më lart, ke shkruar paçavure sa një fletë gazete dhe nuk të shkon mendja se askush nuk lodhet të i lexoj ato shkrime të lodhshme.
    Ta përsëris edhe njëherë 7000 postimet e tua kanë të njëjtin kuptim, vetëm vjellje vreri.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ju enveristet..dhe ti kerkush me ta.. keni vec nji keq ardhje..
    kini pas nje enderr me e pa kosoven pa shqiptar "titista" pa shqiptar rugovista.. pa demokrata.. shkurt Kosoven pa shqiptar.. dhe kte enderr ishit gati ne realizim.. me e krye plotsisht por qaj klintoni jua prishi planin..
    kosova nen udheheqjen tuaj te lavdishme dhe ne bashkpunim me milloshin per 3-4 jave u zbraz.. kjo ka qen fitorja me e madhe historike e LPK-se qysh nga lindja e saje si aneks i sigurimit te enverit ne diaspore.. e kosove..
    mirpo do miq te atij shallit..do blera e do klinton frajera.. ja lshune do misile millos ne shpi e pastaj i than xheksonit.. merri pi zverku qata kapterrat e sllobos e qata enveristat e qati m.ut shtabit e thuj.. zhdukuni .. dhe u prish endrra juaj per Kosove pa revizionista e titista e rugovista..
    pra pa shqiptare..
    sot qe pra ka Shqiptar Kosova.. per inat tuaj..

    --




    bub.. te doli maska..

    vec 3 pytje ta nxorren plehun qe ke ne bark..
    nejse do behesh njeri dhe ti.. e nuk besoj se do ecesh deri ne ngordhje ne gjurmet e polpotistit Kerkush..

  4. #24
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Kisha degjuar per "tradheti kombetare", por per "tradheti nderkombetare" hera e pare qe degjoj.... ndoshta bashkpunëtor i klingonëve
    Trathtia nderkombetare eshte more i mjere kjo e sotmja qe te imponohet me dhune te behesh aleat i luftes kunder terrorizmit edhe pse terroristet jane ata qe e kerkojne kete!


    Emrin "demokraci popullore" e kishin, por po te provoje te mos votoje per kandidatin e vetem te Frontit Demokratik ne Shqiperi p.sh, te nesermen ne mengjes te çonin ne burg.
    Po eshte e vertete por atehere burgoseshe e tani likuidohesh pa burg as padi!
    Shtetet komuniste kane qene nga diktaturat me te egra qe mund te kene ekzistuar dhe kane ekzekutuar me miliona te pafajshem. Tani nese ka njeri ta quaj kete "demokratike" le ta quaje, por mendoj se pa e provuar vete nje diktature, eshte e kote qe te flasesh.
    Ajo diktature e eger nuk erdhi nga shqiperia,se shqiperia s`ishte ende shtet i pavarur kur u formuan shtetet komuniste!Njerez te pafajshem kane ekzekutuar dhe ekzekutohen edhe sot perdite.Ishte varferia shume shekullore ajo qe ndikoi ne diktaruren e jo sistemi.Shtetet komuniste nuk kishin patur ne te kaluaren koloni sikurse perendimoret kriminele dhe pushtues e çfrytezes te pasurive te huaja.Lindja e blokut te lindjes u be si reagim i tyre ndaj pushtuesve dobiçiste per t`u mbrojtur nga invazioni pushtimi dhe roberia .Dhe kur dihet qe i varferi e ka me te veshtire te mbroje pavaresine se ai qe ka(rrembyer)domosdo qe popullsia vuan me shume.
    Vrasjet,torturat,likuidimet e fshehta jane evidente edhe sot ne tera shtetet "demo-dobiçiane" por duke patur mjete me te mira ekzekutimi ato behen si vrasje demokratike.Une ne Shqiperi e kam provuar me tutje s`dij.Kam qene dhe ne Bulgari gjate asaj kohe dhe njesoj ishte,por me ndryshim qe ne Bulgari shihej qe s`kane patur lufte shkaterruese asnjehere,gjersa ne shqiperi per çdo vit e me shpesh gjer me 1944!
    Demokraci ka patur dhe ka perhere,varet se ç`demokraci eshte ajo!Askush s`thot se jam hajn por vjedhe edhe thot jam njeri i ndershem!Sistemi monist quente vedin Demokratik,ky tani i Xhunglles demo-dobiçiane e quan vedin prap demokrat,uji po shteret,njerezit po vriten me mija ne dite ne forma te ndryshme,gjeje se cili eshte demokratik e cili jo!



    Aleateve Enveri u vuri minat dhe perfaqesuesit e tyre i arrestoi dhe perzuri. I tregon vete keto tek "Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine"
    Por Enveri zbatoi nje me nje urdherat e "vellezerve jugosllave", Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës dhe Vukmanoviç Tempos.
    Enveri u vuri minat aleateve dhe me plot te drejte,pas darsmes,krushqit neper shpija te veta.Anglezet s`e deshen terheqjen nga shqiperia pas perfundimit te luftes dhe ja i gjeti 2000 ushtare dhe flota ne det,pa asnje te shpetuar!Enveri te njejten gje ua beri edhe sllavoserbeve me vone,nje nga nje i perzuri me hu ne b*** deri te Kina ne fund!Ketu ,jo qe s`eshte per tu ankuar por duhet ti kendojme lavdi nje strategjije te tille dhe strategut Te pagabueshem ENVER HOXHA

    Prit, prit njehere se eshte Skenderbeu me pare.
    Apo ia merr edhe Skenderbeut?
    Kush ka jetuar ne Shqiperi nuk i mbetet veç te buzeqesh me kete thirrje mazokiste.
    Kane qene shume Skenderbega para Tij por ate qe beri ai,s`e bene dot njemije Skendera as Gjergja! Fitorja e Tij eshte aq e pastert sa s`ka se ç`ti gjendet verejtje.Ia futi vatikanit-Italise, Gjermanise, Anglise,Serbosllavise,Greqise,Frances,Rusise,Kines .I hudhi ne plehera me priftera,popa,hoxhe,shehlere,e kriminele te tjere dhe ua beri Fene Shqiptareve Enverizmin.Asnje grindje per fe as mexhe,asnje hakmarrje,asnje i pashkolle,asnje i papune,pa sigurim shendetsor dhe banesor...
    Po ç`ti besh dhenderri i Miloshit i dogji te gjitha rrafsh me toke me 1992!

    Lavdi te perjetshme O Diell ENVER HOXHA

  5. #25
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ali bubsi.. kto kohet e fundit kishe vene maske ti.. po me kohe ta kam ven lakmusin ty.. je nje kanibal.. nga ata te liret.. si puna atij ningjes..qe per 5 marka vrasin ke tu thote kupola polpotiste..

    brari me ca shoke ketu.. gjithsej sa gishtat e dores jemi por po .. i mbrojme shqiptaret ktej dhe andej kufirit nga soji i xhingiskanve te siberise si puna jote.. me kta kerkushat..
    Sa kam verejtur une per ty bari(çoban) ti s`i ke syte ne regull se ata qe s`ua duron dot fjalet te duken me maska!Por pse ti si sheh dot mos i quaj me maska.Maskat i ke ne syte tuaj te verber qe s`sheh me large nga hunda!
    Se si po i mbroni ju shqiptaret kendej dhe andej...nuk e dij,po shoh qe ju jeni vet te deshtuar dhe keni nevoje per mbrojtje dhe ndihme nga dikush se po pelcitni nga meria...barinj dje,barinj sot.Llomi gjithnje mbetet llom,pleh le te nderrohen ujerat (sistemet) sa te duan!
    Sa lehte na ben ti neve Xhingiskane more bari i mjere kur dihet qe ,qe nga shekulli i 11 e gjer me sot s`ka patur nje te dyte ende...Do mburresha vertete po t`isha nje i tille!
    Ah koke bagetie kjo...!

    http://www.lajmet.com.Index.php
    Ndryshuar për herë të fundit nga kurkushi : 18-09-2006 më 17:53

  6. #26
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ju enveristet..dhe ti kerkush me ta.. keni vec nji keq ardhje..
    kini pas nje enderr me e pa kosoven pa shqiptar "titista" pa shqiptar rugovista.. pa demokrata.. shkurt Kosoven pa shqiptar.. dhe kte enderr ishit gati ne realizim.. me e krye plotsisht por qaj klintoni jua prishi planin..
    kosova nen udheheqjen tuaj te lavdishme dhe ne bashkpunim me milloshin per 3-4 jave u zbraz.. kjo ka qen fitorja me e madhe historike e LPK-se qysh nga lindja e saje si aneks i sigurimit te enverit ne diaspore.. e kosove..
    mirpo do miq te atij shallit..do blera e do klinton frajera.. ja lshune do misile millos ne shpi e pastaj i than xheksonit.. merri pi zverku qata kapterrat e sllobos e qata enveristat e qati m.ut shtabit e thuj.. zhdukuni .. dhe u prish endrra juaj per Kosove pa revizionista e titista e rugovista..
    pra pa shqiptare..
    sot qe pra ka Shqiptar Kosova.. per inat tuaj..
    --
    Jo more çoban,jo.Ata klintona blera,nuk erdhen per Pjeter Rugoviqin por werdhen se ua hapi udhen UçK.ja te shkyejne nje cope me shume ne planet e tyre ekspansioniste.Rugoviqi ai shkoi ne beograd e dhe shkoi e u shekerdhye te papa me gjith lopet e tija qe i shkonin pas.
    Kam une kohe te argetohem me barsaletat tuaja sa te duash!Qelbesira qe ngordhi sivjet ai duhej te ngordhte qe me 1992 kur u Formua UçK-ja,por e mbajti Miloshi dhe Vatikani-Papa Gjon Kali,dy armiqt kryesore te shqiptareve.
    Kosova sot sa dij une ka me shume Enverista se sa lope te Rugoviqit,po mendoj brenda Kosoves se ti e te tjeret qe jeni jashte...ju jeni shum me shume bageti se ata ne kosove,por ajo qe dihet nga une e ti dhe çobenjte tjere ...s`prishe pune ne e dini apo jo,qe nga ngordhja e Rugoviqit po udhehiqet nga Enveristet.Tera pikat qe diskutohen dhe pergjigjjet qe dalin nga Parlamenti sot jane vendime te Enveristeve!
    Ne e dijme se Lopet shkojne dhe vijne dhe numri i tyre edhe po te jete sa i banoreve te Kines,ato lope jane ,njerez s`behen!Enveristet asnjehere s`kane patur mendim ta zbrazin Kosoven nga lopet Rugoviqiane se na duhen gjanem edhe ato!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Kuvendi, debat për Enver Hoxhën


    A.Rama

    Përmendja e emrit të diktatorit në festën e Pezës nga Milo ka shkaktuar dje debate të ashpra mes deputetëve
    Milo: Ai do kujtohet në histori edhe pas 200 vjetësh. Topalli: Turp për ju që e mbroni, ka vrarë dhe ka prerë

    TIRANË- Rehabilitimi historik i figurës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ka rikthyer debatet politike në sallën e Parlamentit. Si shkak për këtë debat shërbeu, deklarata e bërë nga deputeti dhe historiani Paskal Milo gjatë përkujtimeve të Konferencës së Pezës, i cili tha se për shkak të logjikës së shkencës së historisë, duhet të nderohen figurat që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje historike që nga Myslym Peza deri tek Enver Hoxha. Deputetja Majlinda Bregu, ishte e para që ngriti shqetësimin për deklaratën e bërë nga Milo në Pezë. Sipas saj, ky popull nuk është aq i pavëmendshëm ndaj historisë së diktaturës, sa të pranojë rehabilitimin e ideatorit dhe zbatuesit të saj. Sipas Bregut, gjatë regjimit të Hoxhës vetëm gra janë burgosur, vrarë e internuar gati 5000. Ndërsa sipas deputetit të PD-së Ylli Pango, përmendja e emrit të diktatorit Hoxha rrezikon të indoktrinojë brezin e ri, i cili nuk e ka jetuar periudhën e diktaturës. “Nostalgjia ndaj kësaj figure është e pabazuar, ajo duhet të vdesë dhe të rilindë shkenca historike, e cila të rivlerësojë edhe njëherë figurat e historisë tonë. Nëse duhet përmendur Enver Hoxha, duhet përmendur Abaz Kupi. Hoxha nuk ka luajtur atë rol që i jepet në këtë konferencë e cila më shumë sesa për bashkimin shërbeu për përçarjen e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore”, - tha Pango. Por duke replikuar me dy deputetët demokratë, historiani Paskal Milo, tha se ai priste të dëgjonte argumentime nga profesionistë për debate të natyrës historike. “Do të pranoja vërejtjet me vëmendje, nëse ato do të bëheshin nga persona që kanë një kulturë historike të mirëfilltë. Klasifikime të tilla quhen infantile. Edhe sot e kësaj dite perandori i Romës Neroni, përmendet, edhe pse ai e dogji Romën. Por ju nuk ju shqetëson e vërteta historike, pasi ajo është e prekshme dhe mund të ballafaqohen faktet. Pse ju shqetëson përmendja e emrit të tij 21 vjet, pasi ai ka vdekur? Ai do kujtohet në histori edhe pas 200 vjetësh, kur asnjë nga ne nuk do të kujtohet, vetëm nëse do të ketë qenë shumë burrë i mirë”,- tha Milo. Por deklarata e Milos, u shoqërua edhe me reagimin e kryetares Topalli, e cila e konsideroi një turp përpjekjen për rehabilitimin e Enver Hoxhës. “Ai, ka vrarë e ka prerë për 50 vjet dhe ju dilni edhe e mbroni. Është turp”, - tha Topalli duke i ndërprerë menjëherë fjalën Milos. Pas kësaj për minuta të tëra Milo ka kërkuar që t’i jepej fjala për të vazhduar replikën e nisur. “Ju ka mbaruar koha zotëri, ashtu siç ka mbaruar edhe koha e Enverit”, - tha më tej Topalli. Më tej deputeti Bujar Nishani theksoi se tentativa për të ringritur figurën e diktatorit poshtëron memorjen historike të kombit, kujtimin e dhjetëra mijërave viktima të pafajshme që u vranë pa gjyqe vetëm se mbronin lirinë dhe vlerat e saj. Me ironi deputeti Frrok Gjini, ka falënderuar kryetarin e PSD-së Skënder Gjinushi që nxori jashtë partisë për mendime enveriste Paskal Milon. Debatet dhe batutat nga vendi për këtë çështje janë mbyllur, vetëm as ndërprerjes së seancës për disa minuta.




    19/09/2006

    --

    shekulli

    Historia majë tribune


    Ardian Klosi

    Zakonisht fushat e veprimtarisë njerëzore janë të lidhura me mjedise të caktuara. Shkencat bëhen në dhoma studimi, në laboratore dhe auditore; edhe këtu kemi diferencime, sepse një shkencë si historia bëhet në mënyrë ideale në një dhomë a sallë të pasur me literaturën e kërkuar, ose nëpër arkiva; eksperimentet kimike zhvillohen në laboratore, astronomia në observatore etj. Edhe krijimi kërkon mjedise të posaçme, sikurse piktura ose skulptura atelietë, letërsia një vend të vetmuar e të qetë. Politika shkon në sallonet e veçuara dhe prapaskenat; propaganda e saj përdor, sot sidomos mediat, e prej kohësh që s’mbahen mend tribunat.
    Po të përzihen disa nga këto ambiente, qoftë dhe për një minutë në përfytyrimin tonë, veprimtaria përkatëse ngec. Nuk mund të nxjerrim kompozim të mirë në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare, por nuk mund të bëjmë as një bocet të goditur prej balte në Arkivin e Shtetit. Një konferencë shkencore e vret piktorin ashtu sikurse edhe një koktej zyrtar poetin.
    Këto kombinime të pamundura më shkonin ndër mend tek lexoja një intervistë të Paskal Milos që përligjte ose orvatej të përligjte respektin që kërkoi ai në tribunën e Pezës më 16 shtator për Enver Hoxhën. „Unë përmenda një fakt historik. Është shumë e vërtetë që Enver Hoxha ka qenë në atë mbledhje së bashku me zogistin Abaz Kupi, Halim Begeja, klerikun e lartë Baba Faja Martaneshi etj.... Nuk është fjala këtu që të mburrim Enver Hoxhën. Unë thashë një fakt historik si historian dhe flas vetëm për të vërtetën historike... U takon historianëve që të rishikojnë historinë. Unë thjeshtë kam folur për një ngjarje historike dhe për një fakt historik.“
    Logjizimi kështu siç është mund të pranohet e të quhet logjizëm; po ta rrëmosh pak më thellë dhe të mendosh atë punën e vendit, del se ke të bësh me një silogjizëm.
    Historiani nuk mund të flasë ose të shkruajë nga tribuna. Të folurën ai e bën në forume shkencore, dhe punën e vërtetë, sikurse e thamë, në biblioteka, arkiva, në terren, para kompjuterit të tij etj. Tribunat janë për politikanët, veteranët, sindikalistët, demagogët, sipas rastit. Një tribunë si ajo e Pezës, para 80-vjeçarëve që mbajnë në duar një portret të E.Hoxhës, mund ta përdorësh e shumta si një propagandist, më e mira si një politikan i zgjuar, aq më tepër kur e di se po flet para kamerave.
    Të kërkosh sot respekt për Enver Hoxhën, qoftë edhe kur e vë atë në një radhë me Babë Myslymin, para kamerash që e shumëfishojnë pohimin tënd për qindra mijëra familje shqiptare, do të thotë të ngacmosh plagët e hapura të një pjese të madhe syresh, të sa mijëra e mijëra vetëve që, edhe kur nuk patën qenë vetë burgjeve ose internimeve patën aty njerëz shumë të afërt, të sa dhjetëra mijëra që vuajnë edhe sot pasojat fizike dhe psiqike të një regjimi që u mishërua më fort se tek askush te kryearkitekti kandidat për respekt. Por jo thjesht kaq: sepse ndonjë mendje e mbrapshtë mund të vërë në balancë ata që vuajtën me ata që nuk vuajtën keq, e kaluan madje mirë, të respektuar etj. (këtu bënte pjesë padyshim Milo, sikurse 99% e politikanëve tanë sot, sikur fundja edhe i nënshkruari) dhe të gjejë se balanca anon nga ata që nuk vuajtën aq shumë. Por them se ky do të ishte një të menduar të mbrapshtë, pasi kryesorja është: ne sot e gjithë ditën vazhdojmë të vuajmë pasojat e regjimit që projektoi dhe udhëhoqi Ai, për të cilin kërkoi respekt P. Milo. Pronat shtetërore e private i kemi lëmsh, sepse regjimi i tij konfiskoi dhe shtetëzoi gjithçka; por kemi lëmsh edhe kokat, sepse ai regjim me superkolektivizimin e tij, u ka hequr shqiptarëve çdo ndjenjë pozitive për kolektiven, publiken të përbashkëtën, ua ka bërë atë që s’është personale, pre për t’u grabitur dhe shpërdoruar. U ka hequr iniciativën për të përmirësuar shoqërinë e tyre, ua ka lënë dëshirën për përmirësim deri te hunda vetjake. Deri dhe në tekstet e shkollave dhe në mendësinë e mësuesve kemi reflekset e sistemit paranojak pseudosocialist që frymëzoi Enveri dhe që e shumëfishuan shkruesit e tij ku hynte edhe... në fjalë. Pikërisht në këtë kohë, kur e kemi ende shumë të vështirë të ndahemi nga e kaluara (kur nuk ka dalë ende një monografi për të Respektuarin! sepse aq e rëndë është trauma sa autorët e mundshëm duket kanë nevojë për një konvaleshencë të gjatë), kur i vuajmë pasojat e saj ngadoqë kthejmë sytë, drejtuesi i një partie të vogël, që mund të jetë vërtetë e vogël, albuminale, porse bën pjesë sidoqoftë në një koalicion të rëndësishëm opozite, kërkon respektin, vetëm pse pa përballë një grup të mallëngjyer flokëbardhësh. E thotë madje në krah të kryetarit të sotëm të PS, i cili qysh në 1990/91 fitoi zemrat e shqiptarëve që donin ndryshim, pse ishte nga të parët që akuzoi publikisht të Respektuarin.
    Sikur të ishte vërtet kështu, që Milon e hante shqetësimi i së vërtetës historike, të cilën duhej ta thoshte troç si historian në tribunë, atëherë na lind pyetja: përse nuk e përmendi edhe Mehdi Frashërin? Po po, Mehdi Frashëri, aso kohe i internuar në Itali, më pas bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë, në qeverinë që këta lejuan, u zgjodh në Pezë më 16 shtator 1942 kryetar nderi i LNÇ.
    Pra hiqet mundësia që Milo deshi të bënte drejtësi historike nga tribuna e Pezës. Mbeten dy mundësi të tjera: ose vërtet u mallëngjye nga grupi i mallëngjyer i flokëbardhëve dhe tha „hajt se po ua jap Enverin me mikrofon“, duke bërë kështu një gafë politike spontane, ose ndërhyrjen e tij e kish menduar gjatë. Në këtë mundësi të dytë ka dy nënmundësi: ose e tha nga vetja, pra ka një enverizëm latent të pashërueshëm, ose thënia e tij është pjesë e një programi partiak që kërkon vërtet rehabilitimin e të Respektuarit. Mos o Zot të jetë kjo e dyta, sepse si mund të rehabilitohet dikush, e keqja e të cilit vazhdon të bëjë sot e gjithë ditën dëm në popull? Mbetet vetëm të urojmë, po qe kështu, që të jetë pjesë e programit të partizës së tij dhe jo e krejt koalicionit.




    19/09/2006

    ----------

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Enveri te njejten gje ua beri edhe sllavoserbeve me vone,nje nga nje i perzuri me hu ne b*** deri te Kina ne fund!Ketu ,jo qe s`eshte per tu ankuar por duhet ti kendojme lavdi nje strategjije te tille dhe strategut Te pagabueshem ENVER HOXHA
    Serbo-sllavet Enver Hoxha i kishte miq per koke dhe nese u prish me ta kishte vetem nje aresye: sepse ata deshen ta zevendesonin me Koçi Xoxen.
    Atehere u be "patriot" Enveri, kur e pa se deshen ta hiqnin qafe me gjithe "nderet" qe u kishte bere si p.sh falja e Kosoves Serbise dhe shtypja e kryengritjes kosovare me ane te partizaneve shqiptare te Haxhi Lleshit e Shefqet Peçit. Apo "nderet" e tjera si bashkimi doganor qe desh e kthyen Shqiperine ne republike te 7-te te Jugosllavise.



    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Kane qene shume Skenderbega para Tij por ate qe beri ai,s`e bene dot njemije Skendera as Gjergja! Fitorja e Tij eshte aq e pastert sa s`ka se ç`ti gjendet verejtje.Ia futi vatikanit-Italise, Gjermanise, Anglise,Serbosllavise,Greqise,Frances,Rusise,Kines .I hudhi ne plehera me priftera,popa,hoxhe,shehlere,e kriminele te tjere dhe ua beri Fene Shqiptareve Enverizmin.Asnje grindje per fe as mexhe,asnje hakmarrje,asnje i pashkolle,asnje i papune,pa sigurim shendetsor dhe banesor...
    Po ç`ti besh dhenderri i Miloshit i dogji te gjitha rrafsh me toke me 1992!

    Lavdi te perjetshme O Diell ENVER HOXHA
    Skenderbeg ka patur vetem nje dhe deri me sot nuk ka dale njeri qe t'i zere vendin. Enver Hoxha ka qene me shume nivelin e Ali Pashes.

    Tani a mund te justifikohen me mijera te ekzekutuar ne Shqiperi? Nuk besoj.
    A mund te justifikohet nje diktature? Nuk besoj.
    Liria nga i huaji nuk do te thote roberi nga i yti.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Letra e meposhteme e Enver Hoxhes derguar Dushan Mugoshes tregon se cilat ishin marredheniet e tyre:

    "Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)
    Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?.

    Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.


    Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.
    Partia në Ushtri.
    Organizimi i pushtetit.
    Lufta Nacional-çlirimtare.
    Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të ¤¤¤. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm.

    Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.

    Të përqafoj me shumë mall

    Taras "
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 19-09-2006 më 05:51
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Ju Kafshet e ndyera mund te bisedoni dhe ta thithni njera tjetren ne PM e jo ne forum.Se ç`flisni ju me njera tjetren kjo nuk do duhej te del ne Forum.
    Eshte e vertete qe kafshet e lepijne njera tjetren dhe pa e bere nje gje te tille ato s`rrijne dot sikurse ju,por pse i tregoni opinionit se si e thithni dhe lepini ju njera tjetren?
    Une more plehera askund s`kam deklaruar se jam kosovar,nga juve kjo aftesi t`me caktoni nje emer te cilin une s`e kam?Po s`eshte çudi jo...funderrinat si ju s`qesin gje tjeter veqse lym, plehera e ujra te zeza nga goja.
    Ora ime ka ecur para pesembedhjete vite para planit evropian dhe 30 vite e me shume para jush qelbesirave te mbaresuara me italiane,greke e sllave dhe tani po merrem me punet qe do duhej ti beja pas pesembedhjete vitesh!
    Shkerdhehuni mesvedi ju sa te doni dhe lepihuni e thithni njera tjetren por jashta forumit !
    Kurkushi (Nobody se edhe kete e perdor ne nje forum),

    Njehere mendova qe ti permbledh te gjitha shkrimet tuaja ne forume te ndryshme dhe ti sillja ne kete teme.
    Do te ishte mire qe te lexonin anetaret ketu se kush je ti!
    Ti e quan Skenderbeun 3% shqiptar, ti ofendon Nene Terezen, ti perbuz Anton Ceten, ti urren Rugoven, ti mburresh me Enver Hoxhen, ti mburresh me LPK-ne, ti e mban veten si nje komisar te kuq qe i ushqeu luftetaret e UCK-se me fryme kombetare por ne te vertete i ke mesuar disa prej tyre te vrasin shqiptare, ti urren Tahir Zemen e Ahmet Krasniqin, ti urren Vatikanin dhe e quan ate si udherrefyese te Hitlerit, ti urren Ameriken sepse ajo eshte imperialiste por per momentin nuk shprehesh dot kunder sepse eshte "hasmi i hasmit tend", ti krenohesh me vrasjet politike te ndodhura ne trojet kombetare etj etj.
    Nese i kerkon keto shkrime, atehere nuk do te pertoj qe ti sjell!
    Ti vegjeton ne Zvicer, ne cerdhen e enverizmit te shqiptareve te Kosoves e te Maqedonise dhe prej aty merresh me "politike", qe ne shqip perkthehet me vellavrasje.
    Eshte nje gje shume e keqe per kombin shqiptar kur ka ne perberje persona te tille, te cilet me fjale kujtojne se ja duan te miren kombit a me vepra jane armiqte me te medhenj te tij.

    Eshte koha qe te reformoheni dhe te braktisni ushqimin me te cilin jeni ushqyer gjate gjithe jetes - instruksionet e agjenteve te Sigurimit te Shtetit.
    Bejeni kete per te miren tuaj njehere e pastaj per te miren e kombit, qe te shpetoni nga mundimi i te qenurit gjate gjithe jetes ilegal, anonim, kerkushi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-09-2006 më 08:02

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr Isuf Kalo per Dr Fejzi Hoxhën
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 05:35
  2. Agjenti 91-vjeçar i CIA: Misioni për të rrëzuar Hoxhën
    Nga REALIST në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 21:55
  3. Deçan, tubim për Enver Hoxhën
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 10:50
  4. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28
  5. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •