Serbi, Nje gjykate e Beogradit denon me 13 vjet burg nje ish-pjestar te UCK-se
Ora: 16:15
Nga D.B.
BEOGRAD (18 Shtator)- Nje gjykate serbe per krime te luftes ne Beograd ka shpallur fajtor Anton Lekajn dhe e ka denuar me 13 vjet burgim. Lekaj, ish-pjesetar i UCK-se, eshte shpallur fajtor per krimet e luftes mbi popullsine civile me akuzen “pjesemarrje ne vrasjen e kater joshqiptareve te rrembyer me 1999.”
Prokurori nga ana e tij ka kerkuar denimin maksimal prej 20 vjetesh burgim. Paraprakisht mbrojtja ka kerkuar lirimin e Lekaj dhe qe ceshtja te transferohet ne gjykatat e Kosoves. Nderkaq Anton Lekaj ne fillim te procesit ne tetor te vitit te kaluar ka thene se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e njeh gjykaten e Beogradit si vend kompetent per te vendosur per fajesine apo pafajesine e tij. Por sipas gjykates serbe, Lekaj eshte fajtor pasi bashke me disa bashkeluftetar nga UCK, kane vrare Bajram Krasniqin, me 14 qershor 1999, ndersa te nesermen kane pushkatuar Zvezdan Lushajn, Rade Gagiqin dhe Rexhe Shalen.
(Balkanweb)
Krijoni Kontakt