Po hap kete teme rreth nje statuje qe eshte gjetur shume kohe me pare ne Vlore. Ugolini eshte marre me te dhe disa Italiane ne kohen e Zogut. Koka e kesaj Vajze fatkeqsisht mungon, por flitet per nje statuje shume te vjeter qe tregon veshjen e vajzes Ilire. Un do sjell ne ditet qe vijojne(shpresoj qe koha te me kursej) disa informata me te shkoqitura me studime te bere ne kohen e Zogut. Kushdo qe ka informacion me teper rreth kesaj bukurie te rralle qe na ka trasheguar toka e te pareve eshte mire te na e sjelli.
Kjo eshte dhe nje fotografi e marre nga libri ne fjale. Libri eshte perkthim i nje botimi italisht i cili kuptohet eshte shkruar sipas qejfit te tyre. Megjithate eshte fatkeqsisht i vetmi burim qe kemi, te pakten une tjeter nuk kam gjetur.
Kjo bukuri e rralle arkeologjike e popullit Ilir rezulton e zhdukur mbas ekspedites se Pellegrinit, dhe si rrjedhoje mbetet e pamundur qe te behet nje datim i sakte i saj.
Krijoni Kontakt