Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Paragrafi I fundit eshte shum I goditur

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Fjalimi i mbajtur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) nga Kryeministri Sali Berisha ishte një kopje perfekte e propagandës së dikurshme enveriste që mburrte arritjet e shoqërisë socialiste duke krahasuar gjendjen e Shqipërisë në vitet '70 të shekullit të kaluar, me statistikat e vitit 1938. Edhe Berisha u përpoq të propagandonte arritjet e Shqipërisë në vitin 2010 duke bërë një krahasim me vitin 1990. Përse ky recidivizëm enverist në fjalimin e një kryeministri të supozuar si demokrat? Sepse vetëm duke u krahasuar me kuotat më të ulta të historisë së Shqipërisë, Berisha mund të sajojë diçka nga ato "suksese" të Shqipërisë që "mahnitnin" botën dikur nën udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha dhe që sot, duhet ta "mahnitin" nën udhëheqjen e autoritaristit, Sali Berisha. Por e vërteta e mjeruar është se 20 vjet pas shembjes së komunizmit Shqipëria nuk ka mundur të tejkalojë deri edhe disa tregues të ekonomisë së centralizuar socialiste për të dëshmuar epërsinë e sistemit të ri. Dhe kjo jo për faj të ekonomisë së tregut por për faj të politikanëve dhe qeveritarëve të kallëpit Berisha që me paaftësinë, aventurizmin, korrupsionin dhe gjakimin e tyre për pushtet, nuk kanë lejuar që ekonomia shqiptare të shfrytëzonte siç duhej avantazhet e lirisë.
    ***
    Nuk mund të mos të bjerë në sy fakti që në fjalën e tij Berisha i është shmangur me kujdes rrafshit politik, krizës politike që po vuan prej më se një viti vendi dhe problemeve të shumta që pushteti i tij ka me institucionet e pavarura. Në diskurin e tij përmendet vetëm njëherë kalimthi fjala "liri". Sali Berisha nuk mund të pohonte dot me plot gojë dhe krenarisht se pas 20 vjet tranzicion, në vendin e tij është instaluar sistemi i demokracisë liberale me institucione të pavarura, me barazi të të gjithëve para ligjit, dhe me të drejta dhe liri plotësisht të mbrojtura për qytetarët. Po të guxonte ta shpallte një gënjeshtër të tillë të parët që do ta përgënjeshtronin botërisht, do të ishin pronarët e ligjshëm që sapo u dhunuan përsëri në të drejtën e tyre historike nga një ligj i miratuar prej shumicës berishiste në Parlamentin Shqiptar. Kryeministri e filloi tiradën e tij duke bërë një krahasim mes asaj që kish shprehur shumë vite më parë (në sesionin e OKB në vitin 1992) dhe asaj që po shpaloste këtë herë në vitin 2010. Eshtë e pamundur që shumë nga përfaqësuesit e vendeve demokratike në sallë, të mos jenë brejtur heshturazi nga enigma: Si është e mundur që një lider ti mbijetojë kaq gjatë një rotacioni të lidershipit që është i natyrshëm në një demokraci? E megjithatë me këmbët në vitin 1990 dhe kokën në mileniumin e ri, Berisha ka mundësinë të bëjë edhe krahasimin e dy Shqipërive. Ai tha se në vitin 1992 i ishte drejtuar sallës së OKB si përfaqësuesi i njërit prej vendeve më të varfra të planetit. Por çka ndryshuar 20 vjet e këtej? Vallë nuk është Shqipëria akoma një nga vendet më të varfra në planet dhe pa dyshim, më i varfëri në Europë përjashtuar Kosovën? Dhe ky klasifikim poshtërues për kombin, këmbëngul edhe sot si shekuj më parë, kryesisht për shkak të qeverisjeve të dobëta të tranzicionit që nuk kanë ditur të vënë në përdorim me efiçiencë të lartë burimet e shumta pasurore të vendit. Vetë Berisha dhe epshi i tij shkatërrues për pushtet, është kryeshkaktar i rrënimit të buxheteve të shumicës së shqiptarëve nga kriza e firmave piramidale që sponsorizuan pushtetin e tij dhe u sponsorizuan nga pushteti i tij. Ai është përgjegjës edhe për shkatërrimin e shtetit në vitin 1997 si dhe humnerimin e ekonomisë, humnerë nga e cila u deshën nja 5 vjet që të rimerreshin kuotat e humbura. Nuk është e vështirë të llogaritësh miliardat e humbjeve që ka patur ekonomia shqiptare nga kolapsi ekonomiko-politik i vitit ' 97. Po, sot Shqipëria dhe ekonomia e saj do ishin shumë më përpara pa atë tragjedi të shkaktuar kryesisht nga fakti që Berisha është një maniak i pushtetit, i aftë të shkatërrojë shtetin për pushtetin. Dhe për të ardhur te statistikat. Berisha u mburr se vendi ka rritur me dhjetëra herë të ardhurat për frymë! Edhe ai vetë e di fare mirë se në një statistikë të tillë nominale ka shumë pak të vërtetë reale. Pa u ndalur te diferencimi i tmerrshëm pasuror në të pasur (ku hyn edhe kryeministri) dhe të varfër duhet thënë se sot, janë me dhjetramijra pensionistë që jetojnë më keq se në kohën e monizmit. Ata vërtet sot marrin afërsisht nga 13 -16 mijë lekë në muaj ndërsa në monizëm merrnin vetëm 4 apo 6 mijë lekë. Por për shkak të zhvlerësimit drastik të lekut në këto 20 vjet, kjo rritje është vetëm nominale. Mund të thuash pa frikë se gabon, se një pensionist që merrte 4 mijë lekë në kohën e socializmit, i plotësonte më mirë hallet e ës sesa një pensionist që sot merr qoftë edhe 200 mijë lekë. Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për shumë shtresa të punëtorisë. Të mos flasim për qindra mijë të papunë që Berisha i reduktoi me elegancë në vetëm 11 për qind dhe në "disa mijra". E ku është këtu "suksesi" kur qindra mijë vetë të një shteti vetëm prej 3 milionësh, jetojnë më keq se atëherë kur ishim vërtet keq? Të flasësh për "sukses" përballë të tilla fakteve të trishta, është cinizëm politik dhe antihumanizëm, mungesë dhimbjeje për jetët e të tjerëve. Dhe kryeministri shqiptar sapo e manifestoi një cinizëm të tillë.
    ***
    Kryeministri Berisha u mburr se janë rritur shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin. Mund të jetë e vërtetë. Por sekreti i qeverisjes së mirë nuk është sasia e shpenzimeve por cilësia e tyre. Dhe ne shikojmë se pikërisht sektori publik i shëndetësisë vuan nga mangësi tragjike për jetën e qytetarëve, mangësi që vijnë jo vetëm nga varfëria e shtetit, por edhe nga abuzimi me fondet publike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për arsimin ku rendja drejt sasisë po mbyt cilësinë e dijes me pasoja të rënda për të ardhmen. Gënjeshtra dhe mburrja ka qenë tipike e propagandës enveriste. Ishin me bollëk edhe këtë herë në fjalimin e Kryeministrit para OKB. Një nga konstantet e pandryshueshme të regjimeve në Shqipëri ka qenë dhe mbetet të mashtrosh Botën. Edhe Berisha bëri të njëjtën përpjekje në OKB. Ai deklaroi ndër të tjera se fusha e mbrojtjes së mjedisit ka njohur një progres thelbësor! E kundërta është e vërteta, regresi thelbësor. Nuk ka shqiptar që nuk ka parë dhe nuk shikon plojën që është bërë në mjedisin urban dhe atë rural shqiptar. Pyje të tërë janë shfarosur, detrat janë qelbur ndërsa qytetet i janë nënshtruar kaosit të ndërtimeve. Ndotja e ajrit dhe e ujërave është nga më të lartat dhe mjaft problematike për shëndetin e popullatës. Forca që "qeveris" sot mjedisin shqiptar është shkatërrimi. Berisha ja dedikoi "sukseset" luftës së paepur të qeverisë së tij kundër korrupsionit. Por gjithkush që percepton ato "suksese" ashtu sikundër ato në të vërtetë janë, pra si dështime, vë në themel të gjithë këtyre prapambetjeve dhe shkatërrimeve, keq-qeverisjen, korrupsionin dhe mungesën e shtetit ligjor. Berisha u mburr se lufta kundër korrupsionit kish bërë që të dyfishoheshin të ardhurat buxhetore. Kryeministri ngatërron korrupsioni me evazionin. Pa mohuar ekzistencën edhe të elementëve korruptivë në strukturën e evazionit, duhet të themi se korrupsioni ka të bëjë më shumë me shpenzimin e parave të mbledhura në buxhet. Dhe është korrupsioni ai që e bën një qeveri të shpenzojë mbi 1 miliard euro për një autostradë si ajo Durrës-Kukës (që mund të bëhej jo aq megallomane dhe me më pak shpenzime) duke injoruar sektorë si shëndetësia që vuajnë nga një varfëri ende të skajshme financimi. Shpenzimet aventureske të qeverisë Berisha, me një prapavijë të dukshme korruptive, janë sot një nga shkaqet e thellimit tepër kërcënues të borxhit publik. Nëse vërtet në Shqipëri korrupsioni do ishte luftuar në mënyrë të vendosur, nuk do kishim patur as tragjedira si ato të Gërdecit. Por që të luftohet korrupsioni, duhet që të ekzistojë një pushtet drejtësie i pavarur nga qeveria. Mbi 6 vjet pasi u rikthye në pushtet duke u shitur si kalorës i antikorrupsionit, Berisha kërkon t'i mbushë mendjen edhe OKB dhe Botës se antikorrupsioni është përsëri motoja e tij politike. Por bota e di se nuk janë kryeministrat (aq më pak ata të korruptuarit) që e luftojnë korrupsionin, por drejtësia që qëndron mbi kryeministrat. Ajo drejtësi të cilën Berisha ka vite që po e gropos. Ktheji përmbys frazat e Berishës për "sukseset" dhe do të gjesh të vërtetën e hidhur të Shqipërisë sot.
    Në fjalën e Berishës në OKB u tha vetëm një e vërtetë: Që arritjet e Shqipërisë në këto 20 vjet kanë në bazë iniciativën e lirë të qytetarëve, lumenjtë e tyre të djersës. Eshtë plotësisht e vërtetë. Ashtu sikundër është plotësisht e vërtetë se me qeverisje më të mira këto lumenj djerse do kishin prodhuar më shumë dritë dhe begati për shqiptarët duke e nxjerrë nga statusi i turpshëm i vendit më të varfër në Europë. Mund të qëmtosh edhe një tjetër "të vërtetë" në thënien e Berishës se "në vendin tim e paimagjinueshmja ndodhi në më pak se 20 vjet". Tamam, 20 vjet më parë nuk kishte shqiptar të besonte se pas 20 vjetësh, do kishte në krye prapë Berishën dhe se vendi do ishte në këtë gjendje ende të mjeruar, krahasuar jo me vitin 1938, por me ëndrrën europiane. Berisha ka të drejtë, në më pak se 20 vjet ka ndodhur vërtet e paimagjinueshmja!

    Andrea Stefani
    Gazeta Shekulli
    Ndersa Andrea Stefani nuk ka te krahasuar as me analistet e vendeve me te prapambetura te botes, per nivelin qe shpreh ne shkrimet e tij! Niveli i shkrimeve te tij nuk ka asnje dallim nga niveli i thashethemeve te kafeve te periferise se Tiranes!

    Shkrim i vjeteruar pa ide!

    Andrea e di shume mire se Shqiperia ka ndryshuar! Dhe se krahasimi i jetes se pensionisteve me pensionet e diktatures jane nje shprehje budallalleku, sepse ai merr si baze pensionet e atyre pensionisteve qe ka njohur dhe qe kane qene oficere, sigurimsa, drejtore, sekretare partie etj.

    Po sic duket sms e Rames kane bere pune, qe te kete unison ne thenjet e tij dhe ne shkrimet e Stefanit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •