Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dilemat pėr monumentin e Azemit

    Dilemat pėr monumentin e Azemit


    Nga Marjan GRYKA*

    Pushteti i sotėm duket se ka nevojė tė mbahet e vetėmotivohet, ndėrmjet tė tjerash, edhe nėpėrmjet figurės mė emblematike tė pluralizmit politik, themeluesit tė PD-sė dhe liderit tė dhjetorit, Azem Hajdari. Vendimi i fundit i pushtetit aktual pėr pėrjetėsimin e kujtimit tė Azemit, nė kuadėr tė pėrvjetorit tė vrasjes sė tij, nėpėrmjet ngritjes sė njė monumenti nė parkun “Rinia” tė kryeqytetit, ka nxitur debate tė natyrshme midis miqve tė heroit, krijuesve dhe sidomos midis anėtarėve tė shoqatės qė mban emrin “Azem Hajdari”.
    Nxitimi pėr krijimin e njė komisioni apo bordi drejtues qė do tė merret me ndjekjen e kėtij problemi, miratimi i fondeve pėrkatėse dhe sidomos emėrimi im arbitrar (pa mė pyetur fare), nė postin e nėnkryetarit tė kėsaj krijese tė urdhrave administrativė, ma shton detyrimin tė shprehem nė emėr tė anėtarėsisė sė shoqatės dhe si njė nga bashkėluftėtarėt mė tė afėrt tė Azemit, lidhur me rezervat dhe objeksionet ndaj vendimit mbi kėtė projekt.
    Pas konsultimeve tė zgjeruara me anėtarėsinė e shoqatės, forumet drejtuese, specialistė tė fushės sė arteve figurative, arkitektė dhe urbanistė, njėzėri kemi vendosur dhe deklarojmė se kemi qenė dhe do tė jemi kategorikisht kundėr vendosjes sė monumentit tė Azem Hajdarit nė parkun “Rinia”, sikundėr ėshtė paravendosur dhe pėr kėtė do tė mundohem tė parashtroj arsyet e kėtij vendimi ekstrem, por qė e gjykojmė tė drejtė.
    Nė praktikėn mbarėbotėrore, lidhur me raste tė tilla, janė jetėsuar dhe respektohen me rigorozitet parime dhe ligjėsi morale e profesionale, qė diktojnė domosdoshmėrinė e lidhjes biunivoke, logjike e konceptuale midis personalitetit, grupimit, ngjarjes (apo mesazhit qė bart njė dukuri me konotacion tė fortė politik e shoqėror, e tė cilėve u kushtohet vepra e artit) - me mjedisin urban apo sfondin ku do tė qėndrojė bashkėlidhur dhe ku do tė ekspozohet kjo vepėr.
    Sepse, nė tė kundėrt, kjo mospėrputhje, nė njė kohė mė tė largėt, mund tė diktojė parimisht e pėr qėllime madhore apo edhe pėr shkak tė dashakeqėsisė, zhvendosjen e veprės sė artit nga ky mjedis apo ndryshimin e kėtij tė fundit pėr arsye utilitare, ēka do tė shkaktonte njė dėm tė madh e tė parikuperueshėm, pėrfshirė denigrimin e figurės sė cilės i ėshtė kushtuar. Shembull unikal i kėsaj mynxyre publike, kur turresh vetėm e vetėm tė realizosh synime politike nė funksion tė pushtetit, pa pyetur pėr ligjėsitė universale tė sipėrcituara - ėshtė masakrimi i sheshit mė tė madh tė Shqipėrisė (atij midis Bankės sė Shtetit dhe Muzeut Historik Kombėtar) nga ish-diktatura, me zellin pėr tė vendosur nė kėtė shesh doemos shtatoren e E. Hoxhės. Sheshi u deformua e u shkatėrrua pėrfundimisht nga njė bazament dhe kompozicion qė e ka shndėrruar nė njė gėrmadhe arkitektonike tė cilėn nuk po e merr askush guximin ta rehabilitojė, qė pas 20 shkurtit 1991. Sipas specialistėve, po i njėjti gabim ėshtė bėrė edhe nė vendosjen e shtatores sė Mustafa Pashė Bargjinit nė mes tė kryqėzimit pranė ish-kinema “Partizanit”, duke e shndėrruar themeluesin e madh tė Tiranės nė njė polic trafiku nė mes tė rotondės dhe duke e asfiksuar veprėn artistike nė tri anė tė saj.
    Mė pas, gafat e nxitimit dhe mosrespektimi i parimit tė shenjtė tė korrelacionit midis monumentit dhe mjedisit urban, nxorėn jashtė funksionit dhe vėmendjes edhe monumentin kushtuar sė madhes Nėnė Terezė, nė sheshin qė mban emrin e saj, teksa jo vetėm i dhanė pamjen e njė “lypsareje”, sikundėr shprehet njė artist i njohur, por e kanė spostuar nė njė skutė tė padenjė pėr kėtė personazh me pėrmasa botėrore, dhe tashmė ne shqiptarėt kemi humbur funksionin komemorativ tė sheshit tė pagėzuar me emrin e saj. I njėjti krim i dhunshėm, shkaktuar nga politikanė qė bėjnė urbanistin e arkitektin apo pseudoartistė tė politizuar, ėshtė bėrė edhe ndaj njėrės nga kryeveprat e trashėguara nga i madhi Odhise Paskali nė Korēė, gjegjėsisht ndaj statujės sė “Luftėtarit kombėtar”, vlerat e sė cilės tashmė janė dėmtuar rėndė, teksa sfondi urban i mrekullueshėm i tij dhe i arreduar nga mjeshtra tė mėdhenj, u dhunua nga ngritja e njė kishe tė stėrmadhe nė vendin mė tė papėrshtatshėm. Dhe pėr ta mbyllur me gafat e sė kaluarės e tė cilat nuk duhen pėrsėritur mė, po sjellim mospėrputhjen logjike dhe tė mesazhit ideor midis veprės arkitektonike dhe emėrtimit, qė dikur komunizmi imponoi teksa i dha stadiumit kombėtar emrin e tė ndjerit Qemal Stafa, ēka edhe sot pėrfaqėson paradoksin mė unikal.

    ***
    Duke pėrqasur shembujt e mėsipėrm, mendojmė se, fillimisht, komisioni i ngarkuar me realizimin e monumentit tė Azem Hjadarit, nė bashkėpunim me njė grup tė specializuar skulptorėsh, arkitektėsh dhe urbanistėsh, duhet tė pėrzgjedhė dhe tė arredojė njė mjedis urban dhe shesh qė minimalisht tė garantojnė se sfondi i monumentit nuk do tė preket dhe nuk do tė ndryshohet mė, pėr asnjė arsye. Ky shesh njėkohėsisht duhet ta ketė fituar tė “drejtėn e qytetarisė” nė planin arkitekturor, social dhe funksional.
    Grupi i punės (komisioni apo bordi), duhet tė ketė parasysh faktin se Azem Hajdari, sė pari, ia ngriti monumentin vetvetes me veprėn e tij dhe se mbetet vetėm tė gjendet njė shesh qė t’i pėrshtatet mesazheve shumėdimensionale qė figura e Azemit na la. Njėkohėsisht, lipset qė pėrmasat, zgjidhja kompozicionale dhe realizimi plastik i veprės, - jo tė paracaktohen dhe tė bėhen tė pėrshtatshme pėr interierat, sikundėr ka ndodhur me shtatoren e Nėnė Terezės, - por tė jenė nė harmoni me sheshin, ambientin e pėrgjithshėm dhe sfondin urban, si dhe tė pėrfaqėsojnė njė vepėr arti eksterierė, me kuptim dhe me mesazh kompozicional tė lexueshėm nga tė gjitha pikat e shikimit, pėr tė mos na e dhėnė me kurriz dhe me kapota e pardesyra heroin, qė kurrė nuk ua ktheu shpinėn bashkatdhetarėve.
    Nė lidhje me pėrzgjedhjen nga politika tė parkut “Rinia”, ne si shoqatė qė mban emrin e Azemit, nuk jemi aspak dakord, pėr arsyet e poshtėshėnuara: Duke u vendosur nė kėtė park, monumenti i Azemit do tė kishte si sfond njė objekt tregtar, i cili nuk mund tė luajė dot funksionin e njė sfondi pėr shkak tė defekteve fatale arkitektonike (ky ėshtė mendimi i specialistėve). Ky objekt nuk ėshtė tė paktėn kulturor, por ėshtė thjesht kafehane e stėrmadhe e kombinuar me lokale bixhozi e lojėrash fati. Veē kėsaj, pėr shqiptarin e madh Azem Hajdari dhe thelbin e bindjeve e tė aksionit tė tij politik, ishin tė huaja konvencionet qė tė kujtojnė komunizmin. (emri i kėtij kompleksi). Njėkohėsisht, ky ėshtė njė objekt biznesi dhe si sfond ėshtė vazhdimisht i rrezikuar tė ndryshohet konform interesave tė kuptueshme komerciale, ēka rrezikon pėrfundimisht edhe korrelacionin midis tij dhe monumentit.
    Pėrsėrisim se shoqata qė mban emrin e Azemit, sigurisht qė nuk lakmon sheshin mė tė “mirė” e mė tė madh qė mund tė gjendet nė Tiranė pėr vendosjen e monumentit, por ambientin mė tė pėrshtatshėm nga pikėpamja morale, profesionale dhe e brendisė ideore. Si tė tillė, ne propozojmė mjedisin urban dhe sheshin para parlamentit aktual.
    Ky mjedis pėrmbush funksionin hapėsinor e plotėsisht tė pėrshtatshėm nga pikėpamja arkitekturore dhe funksionale, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ky mjedis pranė parlamentit pėrmbush komponentėt moralė e ideorė e qė lidhen me thelbin e mesazhit tė jetės dhe veprės sė Azemit - parlamentarizmin, ngaqė ai ishte hero i shembjes sė diktaturės moniste dhe themelues i pluralizmit parlamentar. Por si ambient me fizionomi tė pėrshtatshme morale dhe konceptuale, mund tė shėrbejė edhe pėrzgjedhja e kompleksit tė ri parlamentar qė do tė ndėrtohet nė tė ardhmen, ēka do tė mundėsonte fitimin e kohės dhe evitimin e ngutjes sė pashpjegueshme aktuale. Kjo do tė na jepte kohėn e mjaftueshme pėr t’i pjekur gjėrat para realizimit tė kėsaj sipėrmarrjeje madhore pėr nga qėllimi edukativ, detyrimi moral, dhe funksioni i pėrjetshėm qytetar.
    Gjithsesi, ne si shoqatė kėrkojmė hapjen e njė debati publik pėr kėtė problem, debat nė tė cilin fjalėn ta thonė dhe vendimin ta marrin pėrfundimisht artistėt, arkitektėt, urbanistėt, sociologėt dhe filozofėt, dhe kurrsesi politika, e cila gjithmonė paragjykon e paravendos duke na vėnė para faktit tė kryer, duke i paraprirė dėshtimit, pavarėsisht qėllimit tė mirė apo interesave pragmatiste. Madje, duke i qėndruar besnikė filozofisė politike dhe vizionit prej shtetari tė Azemit, do tė dėshironim qė njė zgjidhje e tillė nėpėrmjet debatit publik (qė respekton ligjėsitė kulturore e profesionalizmin), tė shėrbente si precedent dhe shembull i pėrhershėm i debateve tė gjera pėr tė gjitha problemet e rėndėsishme. Pėr pasojė, tė shėrbejė edhe si fillesa e zgjidhjeve optimale qė kėrkon zhvillimi ynė spontan, viktimė e pėrjetshme e vullneteve tė tė gjithėfuqishmėve qė vendoskan pėr ēdo gjė. Dhe kjo sepse ne synojmė qė fati i monumentit tė Azemit tė mos ndjekė fatin e hidhur tė monumenteve tė injoruar apo tė flakur nga kohėrat dhe zhvillimi, pavarėsisht kahjeve tė politikės qė alternohen aktualisht nė pushtet, apo qė do tė shfaqen mė vonė. Pėr kėtė arsye, ne si shoqatė kėrkojmė qė pėr kėtė problem tė prononcohet publikisht skulptori i pėrzgjedhur si fitues i konkursit tė organizuar, dhe ai tė na njohė me projektin e tij kompozicional dhe stafin e urbanistėve e arkitektėve me tė cilėt bashkėpunon pėr njė vepėr sa mė cilėsore, e denjė pėr formatin e figurės dhe kontributet politike e atdhetare tė Azem Hajdarit.

    (Autori ėshtė kryetar i shoqatės qė mban emrin e Heroit tė Demokracisė, Azem Hajdari)




    16/09/2006

    shekulli

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Nuk diskutohet qe Azemi eshte "hero i demokracise" ka qene nga te rrallet qe shante figuren e Ramiz Alise e kompani

    Ne fillim duhet te zbardhet kush ishin ideatoret e vrasjes , pse u hoq qafe , cfare pune prishte?? dihet qe kishte armiq nga e majta por edhe nga njerez nga demokratikja

    Neqoftese e kan bere krimin komunistet , pse te vrasin Ademin e jo Berishen???
    apo,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, pastaj u vra nga bodiguardet r Berishes me makine me targa te Vlores (fallsifikuar me qellim djallzor)

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    alamet pas atije ku eshte ce zini ne goj me ????
    Partizoni

  4. #4
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga evertet
    Nuk diskutohet qe Azemi eshte "hero i demokracise" ka qene nga te rrallet qe shante figuren e Ramiz Alise e kompani
    Sa per fyerje kjo dihet.Demokracia eshte ajo qe fillon me fyerje,thyerje,djegeje,vrasje,dhune,permbysje te shtepise sate ne dobi te hasmit tend i cili te ka premtuar ndihme materiale dhe dhurata te ndertimit posa ta shkaterrosh ti shtepine tende teresisht ... Keto jane A-ja e saj!

    Ne fillim duhet te zbardhet kush ishin ideatoret e vrasjes , pse u hoq qafe , cfare pune prishte?? dihet qe kishte armiq nga e majta por edhe nga njerez nga demokratikja

    Neqoftese e kan bere krimin komunistet , pse te vrasin Ademin e jo Berishen???
    apo,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, pastaj u vra nga bodiguardet r Berishes me makine me targa te Vlores (fallsifikuar me qellim djallzor)
    [/QUOTE]
    Ketu qenke pergjigjur vet dhe per mua s`paska asgje te shtoj!
    Kjo fjala "hero i demokracise" eshte njesoj sikurse ajo e vjetra Hero i Spanjes,Vullnetar i Spanjes apo iinternacionalist qe ne shqip do te thot:
    Vetvrasje personale ne dobi te atyre qe s`i njoh se kush jane,por qe e dij se s`jane keta qe i shoh dhe i njoh!

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga evertet
    Nuk diskutohet qe Azemi eshte "hero i demokracise" ka qene nga te rrallet qe shante figuren e Ramiz Alise e kompani
    ai nuk dinte te kritikonte, bente debat si nje ne politike por dinte vetem te shante sic the vete ti. sharje, sharje, sharje. vajti deri diku u ndesh me nje qe sduroi sharjen dhe e hengri.

    ai ka share dike sa s'mban me qe e hoqen qafe. eshte ofenduar jaho salihum, mendo temperamentin e "nje maloku" dhe e hoqi qafe ate idiot.

    per cfare monumenti e keni fjalen juve?

Tema tė Ngjashme

  1. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  2. Si e rrėzuam monumentin e Enver Hoxhės
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44
  3. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58
  4. Lufta Dhe Dilemat Shqiptare
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 00:30
  5. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •