Close
Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 281
  1. #111
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Papa tha te verteten, pale se nuk ju pelqen shpellareve. Muslimanet jane bere si femijet e vegjel qe qajne sa here ju bie biberoni. Duhet te mesohen ti pergjigjen dialogut me dialog, jo me dhune dhe terror.

    Nuk ju thote gje evropa atyre kur tere diten rrine e shajne dhe mallkojne evropen, qafirat, te pafete dhe homoseksualet, modernizmin etj etjjjj. Shihni pa cbejne kur evropa ju permend realitetitn. Dyfytyresi.

  2. #112
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    harroje se nuk ka tolerance ne fe,
    nuk ekziston toleranca se eshte vetem nje llaf goje.
    disa fe tolerojne fete e tjera dhe nuk ja ndjen shume se ça thone,
    disa te tjera duan me çdo kusht qe te kthehen te gjithe ne fene e tyre, qofte edhe me dhune.

    njerezit e ndershem nuk presin rastin per te nisur luften e shenjte qe muho e ka predikuar me aq pasion.
    ( 1) Ne rradhe te pare njeriu duhet te jete besimtare per vehte ndaj zotit,qe te tregoj vlerat e veta personale aq me teper te besimit fetar qe ai praktikon,te thuash nuk ka tolerance ne fe nuk me duket shume sakte,te thuash se ndonje fe a po person nuk jane tolerant eshte tjeter gje.(2)vertete toleranca eshte nje dhaf goje por sduhet harru se njerzit jane te ndryshem dhe nga gojet e tyre dalin dhe dhafet qe nxisin tolerancen apo iintolerancen fetare,(3)kjo mbetet per tu pare se cilat fe jane me tolerante,me gjithate historia ka tregu dhe do tregoje se cila nga fete eshte tolerante,(4)secili ka te drejten e vet qe te besojne ate fe qe ai deshiron,ne raste se kohet e fundit vihen re besimtare qe me deshiren e tyre te plote nderrojne religon (fe)duke perqafuar ate fe qe ju duket me e mire,atehere askush nuk duhet inatoset se pse nga ketu fillon dhe toleranca.(5)ndersa ne piken e fundit bashkohem deri dikun me ty!se njerzit e ndershem sic e pranon dhe ti vete nuk duhet te fillojn luften,por nuk duhet harru se te ndershmit nuk lejojne qe te okupohen apo te pordhunohen nga te pa fete,besoj qe dhe ti vete bie dakort me mua ne ket pike>respekt.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Provokimi Papes eshte i shume anshem, nuk e di kush firme nderkombetare i ben menaxhimin e imazhit por mund te them qe Papa me ate fjalim hapi nje epoke te re, nje vatikan me te ashper per ata te krishtere qe akoma jane indiferent ndaj realiteit musliman. "me harbutin duhet fltet harbutshe"
    Papa nuk kerkoi falje sepse mbas 2-3 muajsh do vi ne Turqi dhe me kte provokon me shume urrejtje ne boten muslimane, ktu ne Turqi librat mbi atentatin e papes kane 2 dite qe thyejne rrekorde shitje, Vatikani shpreson ti tregoje Europes qe Turqia eshte dhe do mbetet nje kale troje per europen perjetsisht te krishtere, dhe kjo vizite e tij po u realizua besoj do ja arrine qellimit.
    Money Makes Man act Funny

  4. #114
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga amaro
    Provokimi Papes eshte i shume anshem, nuk e di kush firme nderkombetare i ben menaxhimin e imazhit por mund te them qe Papa me ate fjalim hapi nje epoke te re, nje vatikan me te ashper per ata te krishtere qe akoma jane indiferent ndaj realiteit musliman. "me harbutin duhet fltet harbutshe"
    Papa nuk kerkoi falje sepse mbas 2-3 muajsh do vi ne Turqi dhe me kte provokon me shume urrejtje ne boten muslimane, ktu ne Turqi librat mbi atentatin e papes kane 2 dite qe thyejne rrekorde shitje, Vatikani shpreson ti tregoje Europes qe Turqia eshte dhe do mbetet nje kale troje per europen perjetsisht te krishtere, dhe kjo vizite e tij po u realizua besoj do ja arrine qellimit.
    Po dhe sigurisht qe mund t'ia organizojne edhe nje atentat cionistet cifuto krishter ne Turqi.
    Te me degjonte mua,do e anulonte viziten fare.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #115
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    ...
    Por myslimanat , qe nga a deri tek z jane injorantet me te medhenj mbi globin tokesor .........
    Nje bujk duke leruar aren kishte dy qe.Njeri ishte me i madh dhe me i vjeter se tjetri.duke leruar me parmende i vogli gjithnje e therte te madhin me brijena por arari gjithnje e qellonte te madhin me hosten.Atypari kalon nje fqinj i tij dhe e sheh ararin prap duke e qelluar kaun e madh edhe pse ai s`e vriste fare te voglin dhe s`u durua pa i thene: Pse bre burre po i bjen vetem te madhit kurse i vogli po e there ate?
    Eh iu pergjigj bujku: vertete i vogli po e there me brijena por ky i madhi po ia len tere barren e parmendes dhe keshtu po e ngacmon me shume se brijenat!Ky i shkreti i vogel dhe tere parmenden vetem...s`ka qare pa e therur ose te pelcase ne are!

  6. #116
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga iliria e para



    "Nje fotografi flet me shume se 100 fjale"
    Atyre qe te tregojne hapur dhe s`fshehen fare te mire apo te ligj,u qofte aferim (lavdi) po ç`djall me keta dobiçistet qe lyhen e sterlyhen e te tille te afrohen me parfume e çka jo,e te bejne te hapesh zemren...e pastaj shigjete si gjarperi te kafshojne dhe helmojne per vdekje?

  7. #117
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    FireSoul]Shum thjesht . Pergjigjen kerkoje tek thenia e shkrimtarit te madh Bernard Shou . I cili ka thene : Citim" Nqs europes i kanoset ndonje rezik, atehere ai rezik i vjen nga besimi i perkryer islam"
    Duket se Europa po e kupton kete....pra per kete shkrimi ne NY Times flet....nuk do mundet ne po shkojm ne Europe te ndertojme xhamia ...por te ndertosh kishe ne Arabi eshte e ndaluar.....mos harro vrasja e Theo Van Gogh ne Holande, terrorizmi ne Angli e bene edhe Europen liberale se Islamizmi eshte me te vertete rrezik dhe duhet nje mekanizem per tu mbrojtur.......


    E di pse e ka thene kete ?!!! Sepse qe ne kohen e tij njerezit kane ndruar fene dhe jane bere muslimane edhe ate pa dhune .
    Nje gje po te thom....ne Amerike konvertohen vec zezaket...edhe ata bile te burgosurit...atje egziston "Muslim Brotherhood"......

    Edhe ku eshte gjith ky konvertim...Europa ka 23 miljon musliman tue perfshi Shqiptaret, boshnjaket, turqit e Bullgarise...pra ku eshte gjith ky konvertim?

    Edhe mos harro sa me shume te kete keso far marrinash qe vijne nga bota muslimane - aq me pak do te kete konvertime..........


    Sot krejt bota e pranon faktin qe feja MUSLIMANE eshte feja qe perhapet me shpejt ne bote , dhe ja , ky eshte fakti pse bota krishtere po mundohet ne cfar do lloj menyre te degjeneroj fenen MUSLIMANE.
    Sepse kane nga 10 femij....por shih shteti me i madh musliman ne bote eshte Indonezija - te pyes cfar faktori eshte ky shtet ne bote. Po Bangladeshi, Egjypti, shtet arabe......

    Krejt kjo qe ndodh sot ata jene vepra te vet kristianeve , dhe pastaj fajin ai hudhin muslimaneve , si psh rasti i 11/9 ne amerike oki.
    Nese ke kunder kesaj qe e shkruaj ateher benu ti ai i pari ne bote e na trego se cfar i ra "Pentagonit" po jo me pallavra , me fakte , na sjell filmime. Sepse 5 vite jane be nga ai akt terrorist te cilen vet kristianet e bene dhe sot e kesaj dite nuk dihet se cfar i ra "Pentagonit"
    Gjithkush qe don te shpekulloj- mund te bej kete. Por cfar rendesie ka kjo.....

  8. #118
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Vazhdojnë protestat kundër Papës në vendet islamike

    Al Qaeda i përgjigjet Papës me kërcënim. “Luftë e shenjtë, deri në fitore. Mesazhi është shpërndarë në internet nga celula irakiane e Al Qaedës pas deklaratave të Papa Benediktit në lidhje me islamin.

    Al Qaeda kërcënon me vazhdimin e luftës së Shenjtë. Një ditë pas fjalimit të Papa Benediktit përpara mijëra pelegrinëve ku shprehu keqardhjen e thellë për reagimet që shkaktoi fjalimi i tij në Gjermani, celula irakiane e Al Qaedës reagon duke kërcënuar pushtimin e Romës. Duket se fjalimi i Papës nuk ka qetësuar botën islame. Ndërkohë që në vende të ndryshme islamike vazhdojnë protestat, Al Qaeda ka kërcënuar se lufta e shenjtë do të vazhdojë deri në fitore. Mesazhi kërcënues është shpërndarë në një faqe interneti i lëshuar nga Këshilli Mujahedin, e cila është celula irakiane e Al Qaedës. “Do të pushtojmë Romën në shenjë premtimi ndaj profetit”, - thuhet në komunikatën e shpërndarë në internet, ku bëhet thirrje për të vazhduar luftën e shenjtë deri në mundjen e perëndimit.

    Mesazhi

    “Ju themi shërbëtorëve të kryqëzatave: Prisni humbjen. Ne ju themi të pafeve edhe tiranëve: prisni atë çfarë do të meritoni. Do të vazhdojmë luftën tonë të shenjtë. Do të ndalojmë vetëm atëherë kur flamuri ynë do të valëvitet në të gjithë botën”, - thuhet në deklaratën e lëshuar në internet nga Këshilli Mujaheddin.
    Sipas celulës terroriste irakiane, ekziston një lidhje ndërmjet luftës amerikane në Irak dhe pozicionit të mbajtur Vatikanit. “Pasi Bushi nisi kryqëzatën e re në Afganistan dhe në Irak, tashmë shërbëtori i të kryqëzuarve, Papa i Vatikanit ka vazhduar rrugën e Bushit në sulme flagrante kundër islamit dhe profetit Muhamed”, -thuhet në mesazhin e mbiquajtur komunikatë denigruese e papës kundër profetit.

    Ndërsa mesazhi i celulës irachiene shpall luftën e shenjtë deri në fitore në disa vende islamike vazhdojnë protestat kundër fjalimit të Benediktit XVI. Protestuesit madje kanë djegur edhe fotografitë e papës në Pakistan dhe në Irak. Qindra protestues kanë dalë nëpër rrugët e qytetit të Basorës, në Irak ku më zë të lartë kanë kërkuar që Papa të përgjigjet për deklaratat e tij përpara një gjykate ndërkombëtare. Protestuesit i kanë dhënë fjalën fotografike të Benediktit XVI. Protestuesit të udhëhequr nga Mahmud al-Hassani kanë djegur edhe flamurin gjerman dhe atë amerikan. Po kështu, edhe në Pakistan ka pasur protesta në rrugët e qytetit, ku përveç djegies së fotografive protestuesit kanë kërkuar që papa të kërkojë sërish fjale për deklaratat ndaj islamit.

    Pas deklaratave kërcënuese të një prej celulave më ekstremiste të Irakut në Vatikan janë marrë masa të larta të sigurisë. Gjatë gjithë ditës së djeshme sheshi i San Pietros, që gjatë gjithë kohës është i mbushur nga miliona turistë, ka qenë nën mbikëqyrje të rreptë nga forcat e policisë që mbikëqyrin jo vetëm sheshin e bazilikës, por edhe pelegrinët, në radhë për të parë, muzetë e Vatikanit. Masa të rrepta sigurie janë marrë edhe në Castelgandolfo, ku papa Ratzinger do të qëndrojë gjatë gjithë javës. Ndërkohë që burime zyrtare të Vatikanit thonë se bëhet fjalë më masa normale të sigurisë, të cilat ndërmerren rëndomë në vendet ku papa i shenjtë kalon pushimet.

    Në sfondin e indinjatës ndaj deklarimeve të Papa Benediktit XVI, Vatikani ka shpallur një iniciativë diplomatike në botën islame. Ambasadorët e Vatikanit në vendet islamike janë udhëzuar të kontaktojnë udhëheqësit politikë dhe shpirtërorë për t´u shpjeguar atyre përmbajtjen e tekstit të ligjëratës së papës, - tha sekretari i shtetit në Vatikan, kardinali Tarcisio Bertone. Kreu i kishës katolike të dielën, për herë të parë, shpjegoi personalisht deklaratat e diskutueshme të tij mbi fenë islame. Fjalimi i tij ishte menduar si një ftesë për dialog të hapur midis besimeve për të mohuar dhunën.
    Megjithëse papa dhe zyrtarët e Vatikanit kanë bërë të pamundurën për të shpjeguar se nuk kishte si synim të ofendonte ndjenjat e myslimanëve, konfliktet kanë nisur të martën e kaluar pas një fjalimi që Papa Benedikti mbajti para akademikëve në universitetin e Regensburgut. Papa citoi një perandor bizantin të shekullit të 14-të, që thotë, “më tregoni çfarë të re solli Muhamedi dhe do të gjesh vetëm gjëra të këqija dhe çnjerëzore si urdhri i tij për të përhapur përmes shpatës besimin që ai predikonte”.
    Papa foli gjithashtu për xhihadin, duke thënë se dhuna nuk i përshtatet natyrës së Zotit.

    IRAN: Keqardhja e Papës nuk mjafton

    Keqardhja që Papa Benedikti VXI shprehu ndaj deklaratave të dhëna në Gjermani, duket se nuk mjaftojnë për qeverinë iraniane. Zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar dje se fjalimi i papës i dy ditëve më parë, ku shprehte keqardhjen e tij është “Një gjest i mirë”, por nuk mjafton. “Kthesa që bëri papa, duke thënë se fjalimi i tij ishte keqkuptuar, ishte një gjest i mirë dhe një shpjegim që duhej bërë, por kjo nuk mjafton”, -tha dje zëdhënësi Gholamhossein Elham gjatë në konference për shtyp, duke kërkuar nga Vatikani falje më të drejtpërdrejta ndaj islamit. “Është e domosdoshme që papa të shpjegojë qartë që fjalimi i tij është keqkuptuar dhe të korrigjojë deklaratat e tij të thëna në Gjermani sa më shpejt të jetë e mundur”, - tha dje zëdhënësi i qeverisë iraniane. Ndërsa një tjetër grup ushtarak i Irakut, Ansar al-Sunnah, ka premtuar se do të hakmerret kundër të krishterëve.

    Ndërkohë që falja që ka kërkuar papa është konsideruar e pamjaftueshme edhe në Turqi. Myftiu i madh i Turqisë, Ali Bardakoglu, që kishte deklaruar ashpër pas fjalimit të Papa Benediktit XVI ndaj islamit, tha dje se papa ende nuk kishte kërkuar fjale për fjalët e tij por thjesht shpjegoi se ishte keqkuptuar. “Ishte e vështirë për papën të kërkonte falje direkt, kështu që ka bërë një falje të shkallës së tretë. Nuk ka kërkuar falje për fjalët e tij, por thjesht shpjegoi që ishte ndjerë keq për shakk të reagimit që pati fjalimi i tij”, -tha Bardakglu. Po kështu, edhe media turke është treguar e kritike ndaj fjalimit të papës të dy ditëve më parë.

    Shirak: Kujdes me fjalët

    Presidenti francez, Shak Shirak, ka refuzuar të kritikojë fjalimin e papës, por ka kërkuar që të përdoret një gjuhë më diplomatike kur bëhet fjalë për besimet fetare. “Nuk është roli apo qëllimi im të komentoj deklaratat e papës. Thjeshtë dua të them, në mënyrë të përgjithshme, që duhet të evitojmë çfarëdolloj gjëje që shkakton tension ndërmjet popujve apo ndërmjet besimeve”, - ka deklaruar presidenti francez. “Kurrsesi nuk mund të bëjmë paralele ndërmjet islamit që është një fe e madhe dhe e respektueshme dhe radikalëve islamikë që është një aktivitet krejtësisht i ndryshëm dhe që ka motive politike”, - shtoi më tej në deklaratën e tij Zhak Shirak. Ndërsa arkipeshkvi Canterbury Roëan Williams, ka marrë në mbrojtje Papa Benediktin XVI, duke thënë se në realitet papa ka folur shumë pozitivisht për frymën e dialogut.

    Ndërsa presidenti i shoqatës islamike në Kinë, Chen Guangyuan, është shprehur i indinjuar ndaj komenteve të bëra nga papa për fjalimin e tij. “Në fjalimin e tij Benedikti VXI ka fyer rëndë si islamin, ashtu edhe profetin Muhamed. Ka fyer rëndë besimin dhe ndjenjat e myslimanëve në të gjithë botën, përfshi këtu edhe besimtarëve” .

  9. #119
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mahmoud Ahmadinejad (presidenti iranian), tha ne kryeqytetin e Venezueles se ka respekt per Papen dhe per gjithe njerzit qe duan paqen!!!!
    Poashtu tha se Papa eshte keqinterpretuar ne media!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #120
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    E dini i eshte puna per kete xhaxhi Papen.
    Per mendimin tim eshte si puna e asaj historise ku;
    hedh nje i marr nje gur ne uje dhe cohen te gjithe te mecmit ta gjejne po nuk e gjejn dot.

    Keto fjalet e Pepes si te thohenin si te mos thoheshin nuk do te ndrydhonin aspak imazhin qe muslimanet kane per kristianet. Mjaftojne shekujt me luftra e kryqezata, masakrime e shkaterrime per te kyptuar misjonin e objektivat e vatikanit, qofte ky apo ndonje Pap tjter.
    Per mendimin tim, fjalimi i Papes eshte nje konkretizim haptas i punes dhe mafjas se fshehte sekrate qe eshte VATIKANI.

    PS. Per moderatoret ...Pse is keni ndryshuar emrin temes. Pse nuk e keni lene titullin origjinal? Ashtu sic e ke edhe vete artikulli qe une kam rreferuar : PAPA NAZIST FYEN ISLAMIN

Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  3. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  4. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  5. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •