Close
Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 281
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga
    Te kerkosh falje publike ne sy te botes ,do te thote te pranosh gafen qe ke bere!!prandaj duke pranuar gafen qe ka bere papa benedict XVI njehkosisht ai vet pas disa luhatjeve kerkoj dhe falje publike ndaj muslimanvet ne mbar Boten.prandaj kjo nuk ka qene e lehte per papen meqense me te veshtire e ka pas me kerku falje se sa kur ka bere ate gafen!megjithate deshiroj qe te kete ndiku mosha ne momentin kur ai ka bere ate gafen!Mase me muslimanet papa e mbylli ket incident duke kerku ndjes,por problemi eshte a do kete kurrajon papa qe tu kerkoje ndjese te gjithe kristianizmit ne mbar boten per nervozizmin qe pa dyshim ata kan pesuar pas komenteve dhe reagimeve te papes?Prandaj une mendoj qe muslimanet nuk duhet te shfrytezojne nje gafe qe papa beri,por mjafton falja qe ai kerkoj,dhe te mbyllet kjo ndolli me kaqe,duke respektuar te gjitha sektet fetare musliman, katolik,ortodoks juwish hindu,a po cfar do qofshin ato duke jetuar ne harmoni te plote dhe ne paqe.ndersa ne shqiptaret duhet te keme me respekt kur bejme komente per probleme te tilla,sepse neve jemi kombi qe shquhemi per tolerance fetare ne bote.e them kete se shof se sa dikush i del ne mbrojtje muslimanvet ,direkt nga disa persona te pa pergjegjshem i tiketojne si terroriste!po nga ana tjeter dalin ne mbrojtje te kristjanvet direkt po persona te pa pergjegjshem abuzojne duke cituar lere se ju jeni phedopile!prandaj njerzit e ndershem duhet distancohen nga ofendime apo shprehje te tilla.
    harroje se nuk ka tolerance ne fe,
    nuk ekziston toleranca se eshte vetem nje llaf goje.
    disa fe tolerojne fete e tjera dhe nuk ja ndjen shume se ça thone,
    disa te tjera duan me çdo kusht qe te kthehen te gjithe ne fene e tyre, qofte edhe me dhune.

    njerezit e ndershem nuk presin rastin per te nisur luften e shenjte qe muho e ka predikuar me aq pasion.

  2. #92
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    njerezit e ndershem nuk presin rastin per te nisur luften e shenjte
    Qarte; kjo nuk ka të bejë fare me 'fyerjen' por me gatishmerinë e njeriut që të shfrytëzojë si pretekst cdo gjë, madje edhe një fjale të pa-menduar mirë për të justifikuar ekzistencen e tij prej frymori të padobishem me vënien e zjarrit Kishave apo me ulërim të pa-artikuluar rrugve para kameres.

    Mirpo, mos gjyko gatishMërinë\instinktin e frymorve për të luftuar pa gjykuar ngacmimin. Pa-Pa, mëkëmbesi i Zotit në toke është dashur dhe është imperativ të përmbahet sepse pozita e tijë nuk ia lejon privilegjin e gabimit. Fatkeqsisht, ka njerez që marrin seriozisht fjalet e tijë, ende. Pa-Pa duhet të dije se po ia jap budallait gurin, do të ia thej koken.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #93
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    po te pakten ne natyre kafshet jane pak me te ndershme se nuk vrasin ne emer te zotit por ne emer te urise dhe mbijeteses.
    Edhe keto kafshet njerezore,si te perendimit ashtu te arabeve kane te njejtin qellim vrasjeje, urine e tyre!Vetem fjalet ndryshojne se Zotin s`e njohin asnjera pale por Zoti per ta eshte nje Strumbullar i imagjinuar,qe s`kapet dot nga asnjera pale te pyetet ne eshte keshtu apo ashtu e verteta, ku keta i kamuflojne rrenat per qellimet e tyre vrasese dhe pushtuese si nga dobiçizmi(krishterizmi) si nga Islamizmi.

    iluzion apo jo nuk kam ndermend ti perulem ketyre te vetquajturve rob te allahut qe duan ta kthejne njerezimin ne nje tufe bagetish te veshura njesoj qe ngrene ****** nga mengjesi deri ne darke nga frika se do digjen ne zjarr
    .
    Si u perule si jo,ata te vetquajturit e "allahut" ty s`te njohin fare,njohin vetem interesin e tyre,interes ky i fese se tyre qe nuk dallon fare nga interesat e feve tjera ku edhe ato kerkojne te krijojne kope qe falen dhe luten dhe qe punojne per to pa u bere probleme fare udheheqesve fetare nga frika se do digjen ne "ferr".Eshte krejtesisht e njejta kjo lufte e "allaheve" me ata te "dobiçeve",vetem ngjyrat jane tjera.

    Sa te kem fuqi do flas e do i kundershtoj jo si avokat i perendimit por si njeri i lire me mendime te lira
    Eh per kete te uroj sukses...por mos haro se ka edhe te tjere qe punojne kunder teje,psh une vet qe i hedhi ne plehra te dyja,se pari dobiçizmin e pastaj edhe allahizmin!

  4. #94
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085


    Nga komentet e anti-islamistëve shifet qartë se ku ka qenë qëllimi i papës dhe sa në të vërtetë kanë efekt fjalët e tij dhe roli i tij në hudhje benzinë zjarrit... delet normalisht se shkojnë pas bariut, kopeja mbetet kope, asgjë më tepër...

    Në njërën anë muslimanët ngriten peshë, në tjetrën të krishterët dhe anti-islamistët gjejnë justifikim për të vazhduar të luftojnë global evil...

    suma-sumarum, action-reaction... on&on

    bravo valla... aj tipi shaj, kta gjyko muslimanët!
    çfarë mileti

  5. #95
    1123581321 Maska e DjJ
    Anëtarësuar
    06-06-2006
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    njerezit e ndershem nuk presin rastin per te nisur luften e shenjte qe muho e ka predikuar me aq pasion.
    Normalisht njerezit e ndershem nuk presin cdo rast per te luftuar. madje e urrejne luften.

    P.sh Feja islame e urren luften dhe e ka vetem si zgjidhje te padeshiruar por te detyruar nga rrethanat.

    P.s. me fal po kush ishte ky muho kaq luftedashes?!
    Harroi dheu se ishte dhe`

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga DjJ
    Normalisht njerezit e ndershem nuk presin cdo rast per te luftuar. madje e urrejne luften.

    P.sh Feja islame e urren luften dhe e ka vetem si zgjidhje te padeshiruar por te detyruar nga rrethanat.

    P.s. me fal po kush ishte ky muho kaq luftedashes?!
    pejgamber yt i dashur me jahu,
    a nuk ke studiu histori islame ti apo jo,
    e qun vehten mysliman.

    Po pra lufta juaj eshte e detyruar nga fjalet e papes,
    foli papa dhe ju tani jeni te detyruar te nisni luften kunder perendimit megjithese vellezrit tuaj myslo jetojne dhe fitojne buken e gojes ne perendim.

  7. #97
    1123581321 Maska e DjJ
    Anëtarësuar
    06-06-2006
    Postime
    58
    O api mua me lindi dyshimi qe ishte profeti a.s. por pershkriumi yt i personazhit nuk u perputhte me personazhin prandaj. pasi nqs ka njerez paqedashes ai eshte Muhammedi me vellezerit e tij profete te meperparshem.

    Me vjen keq se shpesh po mundohem ta spjegoj dhe nuk po e kupton.
    Ne nuk jemi te parimit ktheje faqen tjeter por as nuk e deshirojme luften. (Ne jemi populli qe gjithmone merr zgjidhjen e mesme)
    Tash vertet fjalet e papes nuk duhet me u ba shkak per me fillu me vra njerez (megjithse edhe ai shoqi kot ja hini atij muhabet e me u pendu prapa), por kine parasysh se muslimaneve te dhunuar tash sa shekuj u ka ardh shpirti me dale nga presionet, dhuna, fyerjet, mashtrimet e shteteve perendimore prandaj edhe ndonje vepim ekstrem i tyre nuk duhet te cudise.
    Harroi dheu se ishte dhe`

  8. #98
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Fjolleza, nqs di anglisht lexo kete artikull teper shpjegues te botuar ne New York Times. Po se more vesh po ta parafrazoj:

    1.ky Pape nuk eshte nga ata qe le lexuesin te hamendesoje per ate c'ka do te thote. Nqs e thote dicka nuk ka frike ta thote troc.

    2. ky Pape kerkon 'reciprocitet'. Nqs Shurrabia Saudite nderton xhami ne mes te Evropes, te pakten le te mos persekutohet ne mes te rruges ne Riad prifti prej the MUTawa police.


    kapish?


    September 19, 2006
    Op-Ed Contributor
    A Challenge, Not a Crusade
    By JOHN L. ALLEN Jr.

    SEEN in context, Pope Benedict XVI’s citation last week of a 14th-century Byzantine emperor who claimed that the Prophet Muhammad brought “things only evil and inhuman” to the world was not intended as an anti-Islamic broadside. The pope’s real target in his lecture at the University of Regensburg, in Germany, was not Islam but the West, especially its tendency to separate reason and faith. He also denounced religious violence, hardly a crusader’s sentiment.

    The uproar in the Muslim world over the comments is thus to some extent a case of “German professor meets sound-bite culture,” with a phrase from a tightly wrapped academic argument shot into global circulation, provoking an unintended firestorm.

    In fact, had Benedict wanted to make a point about Islam, he wouldn’t have left us guessing about what he meant. He’s spoken and written on the subject before and since his election as pope, and a clear stance has emerged in the first 18 months of his pontificate. Benedict wants to be good neighbors, but he’s definitely more of a hawk on Islam than was his predecessor, John Paul II.

    The new pope is tougher both on terrorism and on what the Vatican calls “reciprocity” — the demand that Islamic states grant the same rights and freedoms to Christians and other religious minorities that Muslims receive in the West. When Benedict said in his apology on Sunday that he wants a “frank and sincere dialogue,” the word “frank” was not an accident. He wants dialogue with teeth.

    Roman Catholicism under Benedict is moving into a more critical posture toward Islamic fundamentalism. That could either push Islam toward reform, or set off a global “clash of civilizations” — or, perhaps, both.

    Personally, Benedict’s graciousness toward Muslims is clear. For example, when Ayatollah Mohammad Emami Kashani, a member of the powerful Guardian Council in Iran, wrote a book comparing Islamic and Christian eschatological themes in the 1990’s, Benedict, then Cardinal Joseph Ratzinger, swapped theological ideas with him in the Vatican.

    Immediately after his installation Mass last year, Benedict thanked Muslims for attending an inter-faith meeting. “I express my appreciation for the growth of dialogue between Muslims and Christians,” he said. “I assure you that the church wants to continue building bridges of friendship with the followers of all religions.”

    Yet Benedict has also challenged what he sees as Islam’s potential for extremism, grounded in a literal reading of the Koran. In a 1997 interview with me, he said of Islam, “One has to have a clear understanding that it is not simply a denomination that can be included in the free realm of pluralistic society.”

    In the same interview, he accused some Muslims of fomenting a radical “liberation theology,” meaning a belief that God approves of violence to achieve liberation from Israel. He also said he opposed Turkey’s candidacy to enter the European Union, arguing that it is “in permanent contrast to Europe” and suggesting that it play a leadership role among Islamic states instead.

    Thus it’s no surprise that Benedict has struck a different tone from his predecessor. John Paul met with Muslims more than 60 times, and during a 2001 trip to Syria became the first pope to enter a mosque. He reached out to Islamic moderates. He talked of Muslims and Jews along with Christians as the three “sons of Abraham.” And he condemned injustices thought to be at the root of Islamic terrorism.

    Desire for a more muscular stance, however, has been building among Catholics around the world for some time. In part, it has been driven by persecution of Christians in the Islamic world, like the murder of an Italian missionary, the Rev. Andrea Santoro, in Trabzon, Turkey, in February. A 16-year-old Turk fired two bullets into Father Santoro, shouting “God is great.” But perhaps the greatest driving force has been the frustrations over reciprocity. To take one oft-cited example, while Saudis contributed tens of millions of dollars to build Europe’s largest mosque in Rome, Christians cannot build churches in Saudi Arabia. Priests in Saudi Arabia cannot leave oil-industry compounds or embassy grounds without fear of reprisals from the mutawa, the religious police. The bishop of the region recently described the situation as “reminiscent of the catacombs.”

    The pope is sympathetic to these concerns, as several developments at the Vatican have made clear.

    At a meeting with Muslims in Cologne, Germany, last summer, Benedict urged joint efforts to “turn back the wave of cruel fanaticism that endangers the lives of so many people and hinders progress toward world peace.”

    On Feb. 15, he removed Archbishop Michael Fitzgerald, who had been John Paul’s expert on Islam, as the president of the Pontifical Council for Interreligious Dialogue, sending him to a diplomatic post in Egypt. Archbishop Fitzgerald was seen as the Vatican’s leading dove in its relationship with Muslims.

    That same month, Bishop Rino Fisichella, the rector of Rome’s Lateran University and a close papal confidant, announced it was time to “drop the diplomatic silence” about anti-Christian persecution, and called on the United Nations to “remind the societies and governments of countries with a Muslim majority of their responsibilities.”

    In March, Cardinal Camillo Ruini, the pope’s vicar for Rome, voiced doubts about calls to teach Islam in Italian schools, saying he wanted assurance that doing so “would not give way to a socially dangerous kind of indoctrination.”

    And on March 23, Benedict summoned his 179 cardinals for a closed-doors business session. Much conversation turned on Islam, according to participants, and there was agreement over taking a tougher stance on reciprocity.Through his statements and those of his proxies, Benedict clearly hopes to stimulate Islamic leaders to express their faith effectively in a pluralistic world. The big question is whether it will be received that way, or whether it simply reinforces the conviction of jihadists about eternal struggle with the Christian West.

    John L. Allen Jr. is the Vatican correspondent for The National Catholic Reporter.

    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #99
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nga komentet e anti-islamistëve shifet qartë se ku ka qenë qëllimi i papës dhe sa në të vërtetë kanë efekt fjalët e tij dhe roli i tij në hudhje benzinë zjarrit... delet normalisht se shkojnë pas bariut, kopeja mbetet kope, asgjë më tepër...

    Në njërën anë muslimanët ngriten peshë, në tjetrën të krishterët dhe anti-islamistët gjejnë justifikim për të vazhduar të luftojnë global evil...

    suma-sumarum, action-reaction... on&on

    bravo valla... aj tipi shaj, kta gjyko muslimanët!
    çfarë mileti
    Aj tipi nuk ka shajtë, aj vetëm ka thanë se Muhamedi ka sjellë në këtë botë shumë aso, që në gjuhën e krishtere quhen mëkate, duke aluduar në përdorimin e dhunës dhe luftërat për përhapjen e islamizmit.

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=32163&lang=



    Zgjedhja e gabuar e Benediktit të XVI

    Nga Redi Shehu

    - Me keqardhje dhe me shqetësim dëgjuam fjalimin e Papa Benediktit të XVI-të, jo vetëm për faktin se citimet apo komentet e bëra i kalonin caqet e naivitetit apo rastësisë,por edhe për atë se ky fjalim vulosi shmangien tashmë të paralajmëruar nga linja e paraardhësit të tij Papa Gjon Palit të II-të, të linjës së bashkëpunimit të ndërsjellët apo të njohjes së të drejtave reciproke në themelet e besimit të individit. Ky padyshim ishte kurorëzimi apo bekimi i një fushate të thekur antimuslimane e cila kishte cekur cepat e globit dhe që për më tepër u provua edhe këtu në Shqipëri e paraprirë nga fjalimi i Presidentit të Republikës në Universitetin e Oxfordit apo së fundmi me paçavuren cituese të A.Lukës në një gjoja gazetë lokale ku rëndë fyhej figura e profetit Muhamed dhe si rrjedhojë e tërë feja islame. Të jetë vallë një keqkuptim apo rastësi fjalimi i liderit të botës katolike ? Duke parë pozicionin por edhe formimin e tij vështirë të besohet se ai të paktën nuk do të kishte menduar se qoftë edhe një citim i gabuar apo një koment i cekët nuk do të shkaktonin një reperkusion tek besimtarët muslimanë që në më shumë se një rast kishin treguar se janë tepër të ndjeshëm nëse u cënohet sadopak dinjiteti fetar i tyre i mishëruar në figurën e profetit të fundit të gjithë njerëzimit. Nëse një apo disa karikatura të promovuara nga një gazetë që nuk shquhej për ndonjë “tingëllimë” të fortë në mediat botërore, si rasti i gazetës daneze “Jullanden Posten”, apo tallja e ndonjë gazete nigeriane me profetin e Islamit duke i veshur atij miset e “Mis Univers”, shkaktuan trazira të përmasave shqetësuese që kushtuan edhe viktima, çfarë do të ndodhte nëse lideri i botës katolike apo mishërimi i Krishtit në tokë do të bënte të njëjtën gjë? Natyrisht që ishte lehtë e parashikueshme që reagimi do të ishte i paevitueshëm. Ajo që asnjëri nuk e dinte përfshirë edhe vetë Papën, është se sa dhe si do të ishte ky reagim. Por atëherë përse Papa iu fut një sipërmarrjeje të tillë? Përse ai zgjodhi këtë rrugë kur padyshim shembulli i rrugës së paraardhësit të tij kishte rezultuar mëse i suksesshëm në ndërtimin e një strukture të qëndrueshme ndërfetare në botë? Arsyet mund të jenë të shumta. Ringjallja e një epoke konfliktuale në marrëdhëniet në mes të dy feve më të mëdha monoteiste në botë, për më tepër kur bota muslimane ndryshe nga Mesjeta po kalonte vështirësi pas vështirësish si nga ana politike edhe nga ajo ekonomike, ku terrorizmi, me forcë po imponohej si emri i dytë i Islamit, ku luftërat sfilitëse kishin dërrmuar jo vetëm kapacitetin ushtarako-ekonomik të disa vendeve muslimane, por më e keqja kishin ndikuar në shterimin e kapacitetit intelektual të tyre. E gjithë kjo përbënte një atmosferë të përshtatshme për të nisur një fushatë që ishte pluhurosur dhe mykur nga historia, kjo edhe për faktin se boshti ideor i Papa Benediktit të XVI-të shkonte paralel me “boshtin e së keqes” të formuluar nga ana tjetër e Atlantikut. Frika se zgjerimi Bashkimit Evropian kishte cekur tashme vendet muslimane, përbënte një ëndërr të keqe për Papën . Deklarata e ashpër e tij në vigjilje të ardhjes në fronin papal në lidhje me futjen e Turqisë në Bashkimin Evropian e zhveshi atë nga petku i mëshirës kristiane duke shfaqur nota shqetësimi dhe frike. Rritja e popullsisë muslimane në Evropë si nga emigrantët por mbi të gjitha nga konvertimet e evropianëve në fenë islame pa përdorimin e “shpatës” së Muhamedit, zgjerimi i institucioneve të kultit dhe atyre arsimore muslimane në Evropë, por mbi të gjitha abstenimi dhe në shumë raste divorci i evropianëve me kishën duke bërë që shumë të tilla të mbylleshin apo të shiteshin sidomos në Evropën Veriore, janë arsye të vlefshme për të shqetësuar Papën. Mos pajtimi i shumë qeverive evropiane me gjoja luftën ndaj terrorit në vende të tilla si Irak, Iran etj, laicizmi dhe objektiviteti fetar i BE-së e cila detyroi Athinën zyrtare të hapte xhami në qendër të kryeqytetit helen, apo deklarata e komisionerit të Bashkimit Evropian, Rehn, se BE është e hapur për futjen e Turqisë dhe e vendeve te Ballkanit Perëndimor në gjirin e familjeve evropiane, se diversiteti kulturor nuk përbën pengesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mund ta kenë shqetësuar Papën. Simpatia mbarëbotërore për rezistencën 50 vjeçare të palestinezëve ndaj okupatorit hebre, blofet me armët kimike në Irak, standardet e dyfishta të SH.B.A-së ku në disa vende muslimane pajtohet me rezultate votimesh diktatoriale dhe në vende të tjera po muslimane gjoja lufton për të sjellë demokraci, humbja e turpshme e Izraelit përballë rezistencës legjitime të popullit libanez të përfaqësuar nga Hezbollah, grupime të tëra shtetesh të radhitura kundra presioneve që po i bëhen Iranit, jo vetëm që kishin shkaktuar efektin e kundërt ndaj qëllimeve të atyre që i kishin ndërmarrë ato, por kishin zgjuar kureshtje dhe në shumë raste simpati për Islamin dhe besimtarët e shumtë të tij. Në këtë situatë çfarë i mbetej të bënte Vatikanit dhe përfaqësuesit të tij Papa Benediktit të XVI-të? Kishte dy alternativa. Ose të radhitej në mbrojtjen e dialogut, bashkëpunimit dhe të drejtave të një besimi tjetër monoteist, Islamit, ose të pozicionohej në krahun e kundërt duke shpresuar që ky pozicionim do të ndiqej nga i gjithë oqeani i krishterë duke e ndarë globin në dy kampe gjigande dhe duke e bërë të paevitueshme përplasjen. Papa bëri zgjidhjen e gabuar. Zgjodhi konfliktualitetin në vend të bashkëpunimit, zgjodhi përbuzjen në vend të mëshirës, zgjodhi atë që nuk mund të zgjidhej nga një papë, bari shpirtëror. Por surpriza më e madhe ishte për vetë atë kur u përball më një ngurrim apo edhe kundërshtim nga vetë “grigja” (kopeja) e vet, që duhet thënë në disa raste për nga influenca ia kalonte edhe atyre të muslimanëve. Kjo bëri që shpejtësia me të cilën ai kërkoi ndjesë t’ia kalonte parashikimit të më të mirit. Pavarësisht rehabilitimit, çarja u bë dhe Papa papritur u kthye në njeriun e vetmisë së madhe duke marrë një mësim të fortë historik se shekulli në të cilin jetojmë është krejt ndryshe nga shekulli i kryqëzatave, se edhe vetë të krishterët me Rilindjen Evropiane i dhanë shuplakën më të fortë, kryqëzatave dhe inkuizicionit. Është gjithashtu për t’u përgëzuar Raporti i Departamentit të Shtetit të Sh.B.A-ve në lidhje me liritë fetare në Shqipëri i vitit 2005, që krejt kundër nga linja që ka ndjekur shteti dhe qeveria shqiptare në raport me fetë, konstaton sidomos se, besimtarëve muslimanë si mazhoranca e popullsisë shqiptare i është bërë padrejtësi në kthimin e pronave por edhe në ndërtimin e objekteve të kultit. Projekti për vendosjen e figurës thellësisht fetare katolike (murgeshë) si ajo e Nënë Terezës, sado e nderuar qoftë ajo, në kartat e reja të identitetit të çdo shqiptari, përbën jo vetëm një provokim por edhe fyerje të besimtarëve muslimanë. Karta e identitetit të individit përbën identitetin zyrtar të tij në raport me shtetin por edhe me shtetet e tjera dhe nëse do të duhej të vendosej një figurë e tillë gjë që nuk më rezulton e praktikuar në vende të tjera, atëherë minimalja e standardit demokratik do të ishte të merrej mendimi i individit shqiptar për mënyrën se si ai do të identifikohej zyrtarisht. Mësimi i fundit me Papën Benediktin e XVI -të duhet të jetë një shembull shumë i gjallë në mendjet e pushtetarëve të sotëm që kur bie fjala për ndjenja fetare i trajtojnë votuesit e tyre si qenie prej kartoni që sipër tyre mund të shkruash gjithçka. E kemi theksuar edhe më parë që loja me figurat fetare duke bërë marketing me to për gjoja synime integruese evropiane, së pari do të irritonte vetë ato po të ishin gjallë por do të jepte një përfaqësim jo dinjitoz për shqiptarin në sytë e vendeve të cilave aspirojmë t’i bashkangjitemi.

Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  3. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  4. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  5. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •