Close
Faqja 25 prej 29 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 281
  1. #241
    Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin .(EL BEKARE 2:17)

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Malsori Kumanov
    Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin .(EL BEKARE 2:17)
    po pse ua shuan driten allahu?
    se ne çdo vers ne kuran thuhet se allahu ben kete , ben ate,
    po nuk mund tua linte ndezur driten allahu qe ti ndihmonte?
    apo mund te themi se allahu eshte shembulli me i mire i hipokrizise.

  3. #243
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    po pse ua shuan driten allahu?
    Ti mos u brengos sepse kurre nuk e ke pasur te ndezur, keshtu qe s'ke cfare te humbasesh.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Shiu
    Ti mos u brengos sepse kurre nuk e ke pasur te ndezur, keshtu qe s'ke cfare te humbasesh.
    e pra e sheh,
    ma ka bere allahu me hile,
    ty te ka ndriçuar mendjen,
    e mua jo.

  5. #245
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    e pra e sheh,
    ma ka bere allahu me hile,
    ty te ka ndriçuar mendjen,
    e mua jo.
    C'te bej une?! Ky eshte fati i hipokriteve te sojit tend...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #246
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    E beri nje gafe edhe ky Qazoja,por nuk duket njeri i keq i shkreti.

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e IXIXIXI
    Anëtarësuar
    20-08-2006
    Postime
    10
    E ka humbur fare Papa,s'ka faj mosha ben te veten

  8. #248
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Karen Armstrong flet mbi fjalimin e Papes

    Ne nuk mund të vazhdojmë të mbajmë paragjykimet e lashta kundrejt islamit
    Karen Armstrong, autore e librave “Islam, a short introduction”, “Holy war” etj..
    Përktheu Ammar Ardit Kraja

    Në shekullin 12, Peter the Venerable, Abbot i Klunit, ndërmori një dialog me botën islame. “Unë nuk do t’ju afrohem me armë por me fjalë”, ai i shkroi myslimanëve të cilët ai mendonte se mund ta lexonin librin e tij, “jo me forcë por me arsye jo me urrejtje por me dashuri”. Ndryshe libri i tij u titullua Përmbledhja e tërë herezive diabolike të sektit të saraçenëve (myslimanëve) dhe vazhdon duke përsëritur mospajtimin.
    Fjalët e Peter-it dështuan kur përfundoi “kafshërinë mizore” të islamit, të cilën, ai tha, se është vendosur me shpatë. A ishte Muhammedi një profet i vërtetë? “Unë do të isha më keq se një gomar nëse do të bieja dakord”, ai tha “më keq sesa një lopë nëse e pranoi!”

    Peter-i po e shkruante këtë në kohëne Kryqzatave. Madje kur të krishterët ishin duke u përpjekur të ishin të drejtë, urrejtja e tyre për islamin i bër ata të pamundhsmë për t’ju afruar në mënyrë objektive. Për Peter-in Islami ishte vetvetiu i keq dhe nuk e paramendonte që muslimanët që ai donte t’ju afrohej me aq “dashuri” mund të ofendoheshin nga fjalët e tija. Ky mendim mesjetarë është ende i gjallë dhe aktiv.

    Javën e kaluar, Papa Benedikti XVI citoi pa ndonjë kualifikim dhe me një aprovim të dukshëm, fjalët e Perandorit Bizantin Manueli i II: “Më trego çfarë solli Muhammedi që ishte e re dhe ti do të shohësh vetëm gjëra të këqija dhe ç’njerëzore, të tilla si urdhri i tij për ta përhapur me shpatë fenë që predikoi”.
    Vatikani dukej shumë i çuditur nga zemërimi i muslimanëve pas fjalëve tëPapës, duke thënë që Ati i Shejtë vetëm pati për qëllim “të kultivojë një sjellje respekti dhe dialogu drejt feve dhe kulturave të tjera dhe natyrisht drejt islamit”.

    Por qëllimet e mira të Papës duken shumë larg qartësisë. Urrejtja e ndaj islamit është kaq e dukshme dhe kaq e thellë e rrënjosur në kulturën Perëndimore. As karikaturistët danez, të cilët botuan karikaturat ofenduese të Profetit Muhammed shkurtin e kaluar, as fondamentalistët e krishterë të cilët e kanë quajtur atë si pedofil dhe një terrorist, janë në të njëjtën kauzë ne Papën, mbi subjektin e islamit ata janë të gjithë të një mendimi.

    Islamofobia jonë daton që nga koha e kryqëzatave dhe është binjakëzuar me anti-semitizmin tonë kronik. Disa nga kryqëtarët e parë filluan udhëtimet e tyre për në Vendin e Shenjtë duke masakruar komunitet çifute përreth luginës së Rinës, kryqtarët e përfunduan fushatën e tyre në 1099 duke vrarë 30.000 myslimanë dhe çifutë në Jeruzalem. Është gjithmonë e vështirë të falësh njerëzit që ne e dimë se i kemi bërë keq. Kështu çifutët dhe myslimanët u bënë vetë hija e Krishterimit, pasqyra imazh e cdogjëje që ne kishim shpresuar të mos ishte apo frikësuar që të ishte.

    Fantazitë e frikshme të krijuara nga europianët në këtë kohë vazhduan për shekuj me rrallë dhe tregojnë një ankth të varrosur rreth identitetit dhe sjelljes së krishterë. Kur Papa thirri për një kryqëzatë ndaj vendit të shenjtë, të krishterët shpesh persekutuan komunitet cifute, marshuan 3000 milje drejt Palestinës për të çliruar varrin e Krishtit dhe i asgjësuan njerëzit të cilët kishin ose kështu besonin kryqtarët se kishin vrarë Jezusin. Çifutët besohej se vritnin fëmijë të vegjël dhe e përzienin gjakun e tyre me bukë.

    Ishte koha kur të krishterët e Evropës po luftonin brutalisht në lufta të shenjta kundrejt myslimanëve në Lindjen e Mesme që islami u bë së pari i njohur në Perëndim si feja e shpatës. Në këtë kohë, kur papallarët ishin duke imponuar mugjërimin mbi klerikët e vetë, Muhammedi portretizohej nga klerikët e krishterë si një njeri i pa moral dhe islami u dënua , me zili të sëmurë, si feja që inkurajonte muslimanët të shfrynin instinktet e tyre seksuale. Në një kohë kur rregulli social evropian ishte thellësisht hirerakik......islami u dënua se u dha shumë respekt grave ....

    Në një gjendje të një mohimi të pashëndoshë, të krishterët ishin duke projektuar aktivitetet e tyre mbi viktimat e kryqtarëve, duke krijuar armiq fantastik in imazhin e tyre. Ky zakon përsëritet. Myslimanët të cilët e kundërshtuan aq ashpër denigrimin e islamit nga Papa e akuzuan atë për hipokrizi duke treguar që Kisha katolike nuk ka vend të dënojë xhihadin e “dhunshëm” kur vetë ka qenë fajtore e dhunës së pa shenjtë në Kryqëzata, persekutime dhe inkuizicione dhe nën Papa Pius XII, i cili fali Holokaustin nazist.

    Papa Benedikti mbajti fjalimin e tij në Gjermani pesë ditë pas përvjetorit të 11 shtatorit. Është vështirë të besohet se referenca e tij për një njollë të trashëguar ne islam të jetë krejtësisht aksidentale. Ai fatkeqësisht është tërhequr nga dialogu ndërfetarë që u inagurua nga paraardhësi i tij, John Pali II, në një kohë kur ata janw dëshpërimisht më në nevojë se kurrë. Duke dalë përsëri tek kriza e karikaturave daneze, fjalët e tij janë tmerrësisht të rrezikshme. Ata do t’i bindin muslimanët që Perëndimi është islamofobik i pa shërueshëm dhe që është duke ndërmarrë një kryqëzatë të re.

    Ne thjeshtë nuk mund të mbajmë kësi lloj fobirash. Reziku është që shumë njerëz në botën e perëndimore me pavetë dije e ndajnë këtë paragjykim, të bindur se islami dhe Kur’ani janë të prirur për dhunë. Ne fakt, terroristët e 11 shtatorit dhunuan principet themelore të islamit kanë konfirmuar këtë koncept të rrënjosur thellë perëndimorë dhe janë të shikuar si myslimanë tipik dhe jo si devijues nga çfarë me të vërtetë janë.

    Kjo bindje mesjetare sundon ne çdo kohë kur ka ngatërresa në Lindjen e Mesme. Deri në shekullin e njëzet islami ishte shumë më tolerante dhe paqësore sesa krishterimi. Kur’ani në mënyrë strikte ndalon dhunën në fe ......dhe përkundër besimit perëndimorë, myslimanët nuk imponuan dhunën për përhapjen e fesë së tyre me shpatë.

    Ekstremizmi dhe intoleranca që mbizotërojnë në botën myslimane në ditët tona janë një përgjigje ndaj problemeve politike, naftës, Palestinës pushtimit të tokave myslimane, regjimet autoritare në Lindjen e Mesme dhe “standardet e dyfishta” të Perëndimit...

    Por miti i vjetër i islamit si besim i dhunshëm vazhdon dhe ngrihet në sipërfaqe në momentet më të papërshtatshme. ...duket shumë e vështirë që të zhduket. Me të vërtetë, ne mund madje mund ta forconim duke u kthyer mbrapa në zakonet tona të vjetra. Ashtu siç po shohim dhunën, në Irak, Palestinë, Liban për të cilat kemi një masë përgjegjësie, është një fiksim, ndoshta, ta fajësojmë “islamin”. Por nëse ne e ushqejmë këtë paragjykim në këtë mënyrë ne veprojmë në rrezikun tonë.

  9. #249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga DEN_Bossi
    [B]
    Fjalët e Peter-it dështuan kur përfundoi “kafshërinë mizore” të islamit, të cilën, ai tha, se është vendosur me shpatë. A ishte Muhammedi një profet i vërtetë? “Unë do të isha më keq se një gomar nëse do të bieja dakord”, ai tha “më keq sesa një lopë nëse e pranoi!”
    a ishte muhamedi nje profet i vertete?

    nese po çfare provash ka?

  10. #250
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    a ishte muhamedi nje profet i vertete?

    nese po çfare provash ka?
    Nuk ka prova as qe ekziston ti. Ma merr mendja se je ndonje virus sepse:
    - i ngjitesh cdo postimi
    - ben te njejte gje gjithe kohen
    - je i merzitshem
    ...

    Po pres ndonje update te ri te antivirusit mos po te heq!!!

Faqja 25 prej 29 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  3. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  4. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  5. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •