2. Pali dhe bijtė e tij
Kjo letėr tregon edhe njė anė tjetėr me tė cilėn ia vlen tė merret njė zemėr besimtare e qė i shėrben Zotit tė saj. Cila ėshtė lidhja jonė si shėrbyes tė Krishtit me shpirtrat qė u shėrbejmė? A e kemi frymėzuar vallė kėtė respekt tė thellė e tė shenjtė nė shpirtrat qė na fali Krishti?
A ekziston ky familjaritet i ėmbėl si ai midis atit dhe birit? Nga njėra anė dashuria, toleranca, thjeshtėsia, zemra e madhe e shėrbėtorit qė di tė ēojė pranė Krishtit shpirtra, nga ana tjetėr shpirti i cili u shėrbye, tė cilit Perėndia i ka zbuluar madhėsinė e detyrimit ndaj njeriut qė Perėndia pėrdori ta sillte pranė vetes sė Tij.
Kostė Metalinoja kishte njė dobėsi fizike. I ishte e pamundur tė flinte, tė paktėn netėve tė para kur ndėrronte vend. Mbaj mend ishim tė rinj atėherė kur luteshim pėr gjumin e xhaxhait, sa herė qė Zoti e ftonte pėr tė shėrbyer nė ndonjė qytet ose jashtė shtetit.
Nė njė rast tė tillė ishte i ftuar, mė duket, nga Instituti Biblik i Katerinit. Dhe natyrisht me gjithė mundimet e pėrgatitjes dhe rrugės me tren - pėr shumė orė asokohe - u shtua edhe pagjumėsia.
Dhe mėngjesin e ardhshėm do t'i duhej tė vazhdonte shėrbesėn nė Katerini. Ndenji duke u rrotulluar herė kėtej e herė andej me lutje gjatė gjithė natės nė shtrat.
Duket se nė tė gdhirė mori njė sy gjumė. Kur befas ngrihet nga disa trokitje nė derėn e dhomės, me takt por tė paafta pėr t'i kthyer gjumin e shtrenjtė. E hap. Njė plakushe duke buzėqeshur, nxjerr nga poshtė pėrparėses dy franxholla qė nxirrnin avull.
- Ndeza furrėn qė herėt e thashė t'i sjell vėllait dy bukė tė ngrohta…
Njė dashuri e vėrtetė e ditėve tė para tė Kishės...
Kostė Metalinoja lidhej me shpirtrat qė Zoti i jepte hir t'u shėrbente.
Sa shumė i nevojiten kishės sot shėrbyes tė tillė, njė frymė e tillė. Madje dhe zemra si e plakushes nga Katerini. Jeta e kishės nuk ėshtė plane dhe skema retorike por ėshtė dashuri Krishti dhe ngrohtėsi marrėdhėniesh.
.........................................
Krijoni Kontakt