Kryeministri karagjoz dje lavderoi Seament, në 2004 e quajti kompani të Nanos
Ja çka thënë për Fabrikën e Fushës Krujës të Seament
Sali Berisha më 13/9/2004
"Ne nuk kemi asnjë kundërshtim që kompanitë private të gjejnë financimet që duhen. Por që taksapaguesit më të varfër të Europës të marrin kredi, për kompanitë private të Nanos, kjo nuk mund të ndodhë. Ndërsa shpreh mirënjohjen time për ndihmën, që organizatat ndërkombëtare kanë dhënë për ndërtimin e TEC të Vlorës, në mënyrë absolute nuk do të mund të pranohen financimet për kompaninë e Nanos. Ndaj në Kuvend të merret me urgjencë ky akt prej 60 milionë eurosh me të cilën Nano kërkon të financojë monopolin e tij të çimentos. Kjo është një betejë shumë e egër, është betejë të cilën opozita duhet ta zhvillojë me vendosmëri të palëkundur ndaj dhe duhet të krijohet komisioni hetimor për të gjitha prokurimet publike të firmosura nga qeveria", - tha Berisha.
PS:
Sa njeri burracak është, kjo shihet nga këto që ka vjellë 2 vjet më parë!!
Sali Berisha më 5/10/2006
Zoti president, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për presidentin e grupit, familjes dhe bashkëpunëtorëve tuaj për vendimet shumë të rëndësishme që morët për të investuar në Shqipëri. Projektet janë ëndrrat më të bukur të njeriut, sepse ato janë ëndrrat e ditës. Ju vendosët në Shqipëri ëndrrat tuaja, besimin tuaj. Dua t'ju siguroj se keni mirënjohje të madhe nga ne si dhe vendosmërinë tonë të plotë për t'ju mbështetur dhe lehtësuar në të gjithë veprimtarinë tuaj dhe në projektet tuaja të ardhshshme. Së bashku diskutuam për edhe për projekte të reja. Kam mirëpritur angazhimin tuaj për të investuar në fushën e energjisë. Vizioni juaj për zhvillimin është jashtëzakonisht i vyer. Dua, gjithashtu, të falenderoj me mirënjohje të gjitha bankat, të cilat ju ndihmuan ju për të realizuar këtë projekt madhështor
Tiranë
- Karagjozllëku i Kryeministrit tonë Sali Berisha nuk ka të sosur. Dje Berisha mori pjesë në përurimin e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, një nga investimet e mëdha të huaja në vend. Fabrika, me kapacitet 1.4 milion ton çimento në vit dhe me teknologji nga më bashkohoret, është një investim prej 150 milion dollarë i grupit "Seament Holding". Kryeministri e vlerësoi projektin si më të madhin e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjërë. Qeveria shqiptare, theksoi Kryeministri, synon ta shndërrojë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet dhe për këtë do të aplikohen standartet më liberale për to. Gjithashtu, Kryeministri vuri gurin e parë të themelit për fillimin e punimeve për pjesën e dytë të fabrikës, e cila do të rrisë më tej kapacitetin e saj prodhues.
Presidenti i grupit "Seament" falenderoi Kryeministrin për inkurajimin dhe mbështetjen për realizimin e këtij projekti ambicioz, duke synuar konkurimin edhe në tregjet ndërkombëtare. Duke përshëndetur drejtuesit e grupit "Seament", specialistët dhe punonjësit e fabrikës, Kryeministri, ndër të tjera, theksoi:
"Sot është një ngjarje e madhe jo vetëm për ju dhe Fushë Krujës, por realisht është një ngjarje e madhe për të gjithë Shqipërinë. Sot inagurohet fabrika nga më modernet në kontinent, me teknologjinë më të avancuar. Kjo fabrikë inagurohet në një kohë kur Shqipëria ka nevoja të mëdha dhe në rritje për çimento. Në këtë kontekst, kjo fabrikë është një katalist i madh i zhvillimit të vendit në tërësi. Ne inagurojmë, sot, edhe fillimin e punimeve për pjesën e dytë të saj, me të cilën grupi "Seament" dyfishion prodhimin e çimentos në Shqipëri. Zoti president, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për presidentin e grupit, familjes dhe bashkëpunëtorëve tuaj për vendimet shumë të rëndësishme që morët për të investuar në Shqipëri. Projektet janë ëndrrat më të bukur të njeriut, sepse ato janë ëndrrat e ditës. Ju vendosët në Shqipëri ëndrrat tuaja, besimin tuaj. Dua t'ju siguroj se keni mirënjohje të madhe nga ne si dhe vendosmërinë tonë të plotë për t'ju mbështetur dhe lehtësuar në të gjithë veprimtarinë tuaj dhe në projektet tuaja të ardhshshme. Sëbashku diskutuam për edhe për projekte të reja. Kam mirëpritur angazhimin tuaj për të investuar në fushën e energjisë. Vizioni juaj për zhvillimin është jashtëzakonisht i vyer. Dua, gjithashtu, të falenderoj me mirënjohje të gjitha bankat, të cilat ju ndihmuan ju për të realizuar këtë projekt madhështor. Por pikërisht Sali Berisha më 13 shtator 2004, urdhëroi Grupin parlamentar i Partisë Demokratike që të mbledhë firmat për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për marrëveshjen e firmosur mes kryeministrit Fatos Nano dhe Bankës Europiane për Zhvillim për fabrikën e çimentos të Seament prej 60 million Euro. Sali Berisha atë ditë deklaroi: "Ne nuk kemi asnjë kundërshtim që kompanitë private të gjejnë financimet që duhen. Por që taksapaguesit më të varfër të Europës të marrin kredi, për kompanitë private të Nanos, kjo nuk mund të ndodhë. Ndërsa shpreh mirënjohjen time për ndihmën, që organizatat ndërkombëtare kanë dhënë për ndërtimin e TEC të Vlorës, në mënyrë absolute nuk do të mund të pranohen financimet për kompaninë e Nanos. Ndaj në Kuvend të merret me urgjencë ky akt prej 60 milionë eurosh me të cilën Nano kërkon të financojë monopolin e tij të çimentos. Kjo është një betejë shumë e egër, është betejë të cilën opozita duhet ta zhvillojë me vendosmëri të palëkundur ndaj dhe duhet të krijohet komisioni hetimor për të gjitha prokurimet publike të firmosura nga qeveria. Mendoj se është e domosdoshme, që Kuvendi të përqëndrohet në çështjet, që kanë interes publik, si prokurimet. Njeriu që deklaroi një vit më parë se do të ndalojë prokurimet direkte së bashku me ministrat e tij aplikon vetëm prokurime të tilla. Kurrë ndonjëherë nuk ka ekzistuar një grup kaq i inkriminuar në krye të qeverisë, sikurse është sot. Po ashtu të gjitha interesat e klaneve kriminale mbrohen me fanatizëm nga Fatos Nano, Anastas Angjeli dhe Arben Malaj. Kontrabanda vazhdon me furi, magazinat doganore të ministrave përdoren vetëm për të bërë kontrabandë për të magazinuar mallra të cilat gjoja janë tranzit për Kosovë, por në të vërtetë shiten në Shqipëri",- tha ai.
05/10/06
Z.P.
Krijoni Kontakt