Të reagojmë apo të reflektojmë?
Duke kërkuar për fajtorët e shtrembërimit të gjuhës shqipe?
Nga Agim Basha
Pak dite me pare, nje kronike televizive, emetoi lajmin e hidhur te denatyrimit dhe deformimit te gjuhes shqipe. Per kete kronika televizive fajesonte komunitetet shqipfolese, me se shumti emigrantet qe jetojne ne perendim.
Emigrantet qe kthehen me pushime ne Shqiperi shpesh komunikojne ne gjuhe te huaj, shpesh here pa qene e domosdoshme (ndonjehere duke futur ne bela edhe vete bashkebiseduesin)-e keqja me e mire... Por ata flasin edhe shqip, duke futur ne mes te ligjerates apo edhe te shprehjes me te thjeshte gjuhesore, fjale te nje gjuhe tjeter, te huaj, zakonisht folje, ndajfolje, lidheza etj... e keqja me e keqe, qe mund t’i ndodhe nje gjuhe, barbarizem, e cila njekohshem sulmon vete bartesit e saj, qe ne shumicen me te madhe jane vete shqiptaret. Barbarizmat jane fenomeni me i keq i nje gjuhe, (prerja e organit fiziologjik te gjuhes tek njeriu), sepse ato gradualisht por sigurueshem, çojne ne degradim, deformim dhe me ne fund, ne asimilim te plote te nje gjuhe te caktuar. Historikisht kjo ka ndodhur ne shume popuj, te cilet me pas kane humbur edhe vete identitetin e tyre kombetar, dhe jane zhdukur nga kujtesa historike.
Diku ne Afrike nje fis ishte zhdukur prej kohesh , jetonte vetem nje plake e moçme qe dinte vetem gjuhen e folur. Ajo nuk shkruhej dhe e mbajten ne jete mjeket perderisa dikush te mesonte kete gjuhe se paku ta fliste.
Pa u futur as ne histori dhe as ne teori te ndryshme linguistike, le ta shikojme problemin si fenomen shoqeror:
Dikur pati reaguar edhe ana emigrante. Reagimi perfshinte nje pjese te se vertetes, por nuk i shkonte problemit ne thelb. Mendoj se emigrantet vete jane pjese e rendesishme e problemit qe trajtonte reagimi i tyre. Edhe une e respektoj ndjeshmerine e tyre (edhe vete jam emigrant). Shpesh here, te pakten gjuhes, te gjithe i jemi borxhlinje. Se paku ne piken per pastertine e saj, reagimi duhej te ishte krejt ndryshe. Eshte e vertete se keto vitet e fundit sidomos me fillimin e procesit te legalizimit te emigranteve, tek-tuk, njerez te nderuar te fushave te ndryshme, intelektuale apo krijues, edhe individe te ndryshem, madje kane folur e shkruar neper media te ndryshme, por fjala e tyre, per hir te se vertetes, me shume ka shqetesuar veshet e shurdhit... Perderisa kurset e mesimit te gjuhes shqipe ne gjithe Greqine nuk arrijne as gjysma e gishtave te njeres dore. Cilin duhet te fajesoje prindi emigrant? Shtetin? Shoqerine? Femijen e tij? Vertete, problemi nuk eshte vetem shoqeror, eshte madje kombetare. Dhe duke qene i tille, me se pari mos eshte problem individual, i prindit dhe i familjes karshi detyrimeve ndaj femijes se vet? Personalisht njoh shume raste kur ne familje emigrantesh behet nje pune e lavderueshme ne kete drejtim. Vertet, ishte madje edhe vazhdon te jete herezi bisedimi ne gjuhen shqipe ne rruge, ne pune, ne linjat e ndryshme te udhetimit, etj., te pakten ketu ne Greqi, gje qe s’ndodh ne shtetet e tjera te botes ku ka emigrante shqiptare. Por organizimi i kurseve per mesimin e gjuhes shqipe, me pare kerkon mirekuptimin e gjithesecilit prind, familje, individ etj. Ky mirekuptim kerkohet gjithandej.
Te fyer dhe te poshteruar ndjehemi ne aspekte te tjera te jetes. Por megjithate vonojme ose mungojme fare te reagojme. Kur lejet e kalimit të kufirit per te udhetuar per ne Shqiperi, jepen vetem me raste festash, dhe me nje te drejte kalimi, a thua se po marrim fleteleje ushtrie apo burgu! Ne vetem i lutemi traut kufitar se mos po na ze poshte tij, kur po dalim apo hyjme! Kur na dalin perpara gjithe ato pengesa ne plotesimin e dokumentacionit per te marre apo rinovuar lejet e qendrimit! Ne vetem urojme, vente dore vete perendia, e te na i ruaj, si tollonin e mishit dikur, se mos na humb, na digjet , laget a prishet... Kur ne, megjithese plotesojme ne kohe kerkesat e ligjit, prape rralle ose edhe s’e marrim fare ne dore lejen e qendrimit. Per keto dhe te tjera te sterthena ne duket se nuk fyhemi; reagimet jane te rralla ose mungojne fare.
Ishte kjo nje paranteze e cila megjithese nuk duket se ka lidhje me problemin qe po trajtojme, ne thelb eshte teresisht e lidhur me te.
Sepse gjuha eshte mjet komunikimi. Ruajtjen dhe pasurimin e saj e bejne komunitetet dhe bashkesite gjuhesore. Ashtu sikurse pajisjet, aparaturat motorat dhe çdo detaj tjeter ka nje funksion te rendesishem ne aeroplan, edhe ne gjuhe çdo individ-foles i saj ka pergjegjesine e te mbrojturit dhe te zhvillimit te gjuhes.
Eshte fakt se ne çdo gjuhe te folur dhe te shkruar ka gjithnje nje norme letrare, te detyrueshme per t’u zbatuar. Madje me ligje specifike sanksionohet ne kushtetute. Gjuha eshte veç te tjerash edhe nje nga gjerat e pakta qe kemi me te cilat mund te mburremi. Por nese ne reagojme dhe fyhemi, pse dikush edhe pse vone, paçka pse shkarazi, na qorton, per nje gabim qe te pakten ndjehemi te ndergjegjshem se e bejme perdite, kjo do te thote se dicka duhet rishikuar. Me se shumti ata qe duhet te kishin reaguar, duhet te ishin arsimtaret, qe i kane kontribuar ketij problemi duke hapur edhe shtepite e tyre apo dhomat me qera i pershtaten ne klasa mesimi. Gjithashtu edhe familjet qe i çojne femijet ne keto kurse te mesimit te gjuhes shqipe. Per me teper ata femije qe frekuentojne keto kurse dhe çdo rast tjeter e qe shqipen e njohin apo bejne perpjekje ta njohin si edhe gjuhen e vendit ku jetojne apo edhe gjuhe te tjera te huaja. “Çelesi i burgut te popujve te roberuar eshte gjuha”-thote nje fjale e urte popullore. Ndersa nje tjeter thote: “Çdo gjuhe eshte nje dritare per ta pare dhe njohur me mire jeten”. Edhe per gjuhen shqipe funksionojne te njejtat vlera. Shoqata te ndryshme te emigranteve shqiptare kudo neper bote, si ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Angli, ne Itali, edhe ne Greqi e gjetke i kontribuojne çeshtjes se mesimit te gjuhes shqipe, qofte edhe duke shpenzuar, njesoj si edhe per gjuhet e tjera te huaja. Ka ardhur koha qe edhe ne ketu ne Greqi te llogarisim ca para me teper shpenzime edhe per kete çeshtje. Jo gjithcka duhet te pritet nga shteti. Jo se shteti eshte i shkarkuar nga keto pergjegjesi, perkundrazi, por kur ky nuk merr asnje lloj pergjegjesie, ose ne rastin me te mire, mbetet vetem ne kuader te premtimeve, atehere ne kete situate çfare duhet bere? Ata qe e pesojne jane brezat e rinj, femijet tane.
E dime shume mire te gjithe ne, se sa e shemtojme (pa dashje natyrisht) gjuhen shqipe qofte edhe neper bisedat e zakonshme. Qemtimet me lupe per rastin e aksidenteve si dhe per rastin e keqperdorimit te gjuhes shqipe, nuk eshte gjeja me e mire qe mund te bejme, as ndihma me e madhe qe mund t’i japim asaj. Pse popujt e tjere nuk kane pse te shohin ne gjuhet e tyre, elemente krenarie me teper nga ç’mund te shohim edhe ne në gjuhen tone. Presidenti i Frances e leshoi sallen e takimit, kur degjoi nje nga ministrat e qeverise se tij te fliste ne anglisht dhe jo ne frengjisht. Nje shembull tjeter, rreth 250.000 fjale te huazuara nga fondi themelor i leksikut te greqishtes, ne gjuhe te tjera te huaja. Huazimet jane nje element i domosdoshem ne gjuhe. Edhe gjuha shqipe ka nevoje gjithnje per to. Por marrja e tyre behet me kritere shkencore dhe nga struktura te caktuara te institucioneve shkencore e akademike te gjuhes ne Shqiperi. Them se do te ishte mire qe bashkatdhetaret tane, ne udhetimet per ne Shqiperi, te kujdesen me mire qe te kene, po te mundin, me vete edhe fjalen e fundit te shkences dhe te teknikes, dhe jo fjalet e gjuhes se vendit ku jetojne, per t’i futur pastaj tinez, si nje thike e pabese e nxjerre nga menga. Ne rrethe te ngushta miqsh dhe shokesh, te gjithe biem dakord, qe per mesimin e gjuhes shqipe, duhet te bejme me shume. Por kur vjen puna ne realitet bejme aq pak ose asgje. Pervoja ka dhe ato mund te pershtaten lehte. Ne nje emision televiziv, te nje kanali shqiptar, keto dite ndiqja nje te tille. Bashkatdhetaret tane diku ne kufirin italo-zviceran, afariste e biznesmene, por edhe qytetare e familjare emigrante, paguanin dhe ne disa kantone shkollat funksiononin dy ose tre here ne jave. Ministria per Arsim, Shkence dhe Kulture e shtetit me te ri te Kosoves, ndihmonte nepermjet koordinatorit te saj, me programe, tekste dhe me baze materiale-didaktike. Vend ka per te pershtatur pervoja te tilla te suksesshme. Por kjo kerkon pak me shume pragmatizem nga ana jone. A do te jemi te gatshem te reagojme edhe per kete?
Krijoni Kontakt