Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Maj 1919, shqiptarë që kërkonin bashkim me Greqinë!?

    Deklarate e banoreve te "Vorio Epirit" te zones se Korces dhe Kolonjes (emigrante ne Amerike), permes se ciles ata desheronin bashkimin me Greqine!?

    Boston
    Maj 1919


    http://www.helleniccomserve.com/pdf/Declaration%20of%20Northern%20Epirotes%20in%2019%5 B1%5D...pdf



    E pata futur si shkrim ne nje teme qe eshte hapur per kete qellim, mirepo sot kur desha ta hapja per ta lexuar, pashe se dikush me qellim e kishte ndryshuar adresen dhe nga ky shkak ajo nuk hapej.
    Ndaj mendova qe ta paraqes si teme ne vete dhe se e siguroj autorin e ndryshimit te adreses, se nuk ka nevoje te besh nderhyrje ne te, sepse adresa do te rivendoset menjehere sapo te verehet ndryshimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-08-2006 më 11:53

  2. #2
    Politika antikombetare e financuar dhe e nxitur nga megaloidheja qe gjate shekujve te kaluar, vazhdon edhe sot e kesaj dite.
    Arrihet deri atje sa shqiptare te nxitur dhe te paguar nga qarqet ekstremiste greke, publikojne ne internet faqe ne te cilat shtremberohet teresisht e verteta historike.

    Lexoni per me teper tek: www.grazhdan.com
    "Grazhdan my village in North Epirus".
    (Grazhdan eshte nje fshat ne rrethin e Vlores).

    Po tek kjo faqe jane vendosur paturpesisht te dhena krejtesisht te paverteta dhe te qellimta me synim keqinformimin e opinionit dhe shtremberimin e realitetit te sotem shqiptar.


    http://www.geocities.com/northepirus/

  3. #3

    Instituti Helenik Amerikan - pakica greke e diskriminuar ne Shqiperi.

    WASHINGTON, DC—Themeluesi i The American Hellenic Institute, Gene Rossides, njoftoi se organizatat kryesore greko-amerikane miratuan deklaraten politike per Shqiperine te pergatitur nga the American Hellenic Institute ne bashkeveprim me the Panepirotic Federation of America.
    Organizatat e tjera pervec the American Hellenic Institute jane: the Order of AHEPA, the Hellenic American National Council, the Cyprus Federation of America, the Panepirotic Federation of America, the Pan-Macedonian Association of America and the Evrytanian Association of America. Deklarata e miratuar per Shqiperine, e cila eshte pjese e deklaratave te organizatave greko-amerikane te vitit 2004 thote:

    Shqiperia


    Aktet e vazhdueshme te diskriminimit dhe te persekutimit te toleruara nga qeveria shqiptare kunder pakices etnike perbejne nje forme te sterholluar te spastrimit etnik me synim qe greket etnike te ndjehen sa me te izoluar, te pafuqishem dhe ne menyre vullnetare at ate braktisin shtepite e tyre dhe te levizin nga jugu per ne Greqi. Siguria personale e grekeve etnike ne Shqiperi eshte gjithashtu e rrezikuar nga kercenimet direkte te forcave te sigurise dhe nga djegja e shkollave, kishave dhe bizneseve nga banda kriminelesh, te cilet policia I lejon te veprojne pa asnje pengese. Ne asnje vend nuk jane greket etnike kaq te pasigurte dhe kaq te paperfillshem. Megjithese Shqiperia ka arritur me sukses te siguroje masa mbrojtese per pakicen shqiptare ne FYROM, ajo vete nuk i ploteson kerkesat e Bashkimit Europian per pakicat, duke pretenduar ne te njejten kohe se pakica greke eshte e vogel, kur ajo (sipas the America Hellenic Institute) eshte 10% e nje popullsie prej 3.5 milione banoresh.

    Ne i bejme thirrje qeverise se SHBA-se, se eshte ne interesin e perbashket dhe ne interesin e ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne jug te Ballkanit, qe te ndermarre nje dialog intensive diplomatik me qeverine shqiptare, qe ajo te siguroje respektimin e zbatimit te ligjit dhe te mbroje te drejtat themelore te pakicave. SHBA-ja duhet ta beje te qarte se Shqiperia duhet te trajtoje pakicat e saj ne menyre te ndershme dhe humane, njejte ashtu sic desheron ajo per pakicat e saj ne vendet fqinje.

    Greek News Agency 2005

  4. #4
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    sikur greqia te respektoj te pakten 1% ete drejtave te njeriut tek camet do te ishte mire
    mirpo greqia ka mbetur si ajo buca e vjeter pa dhembe qe leh nen stelin e dikujt tjetter dhe leshon nje gure diku larg per te krijuar trazira me qellim qe ti largoje te gjith nga e verteta por iku ajo koh ku pak njerez ishin te shkolluar dhe te njohur me historine sot cdo person cdo individ i 1 kombi ( qofte evropian aziatik apo amerikan) enjohin historine dhe pabesite dhe planet e greqise dhe te grekeve
    Greqia shikon se po troket ora e drejtesise dhe i ka hyre frika ne palce .Ajo do kete te njejtin fund me jugosllavine
    Te gjith e dime se greqia nuk eshte nje republike por nje federate me shume republika
    ku nder to eshte edhe ajo came
    TE JETE E SIGURTE GREQIA SE NJE DITE JO E LARGET CAMERIA DO TE JETE NJE SHTET NE VETE ME PERKRAHJE TE MADHE
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Kur lehin greket, zakonisht me perzihet.. sidomos keto "shtypjet sistematike te te drejtave te tyre themelore" te bejne te vesh duart ne koke.. Sinqerisht, qe nuk do te ishte keq qe aq pak sa jane realisht, te kapeshin me dru e me zjarr e te perziheshin njehere e mire..

    Kush eshte ky diskriminimi dhe persekutimi qe thone keta?! Nuk ka hapur shteti ndonje kishe ku ka gjithe-gjithe 3 banore greke, apo nuk ka hapur klasa ne gjuhe greke aty ku ka mesatarisht 4 nxenes e gjysem per fshat.. Ankohen keto specie per tolerance?!

    Per ate 10 % e popullsise greke qe thone, nuk e kane fort keq.. e kane kete te drejte po te marresh per baze transmetimet e disa televizioneve ne Shqiperi, te cilat per mendimin tim jo vetem qe duhen mbyllur urgjentisht, por kjo mbyllje nuk duhet shoqeruar me proces dryni, por me proces ekplozivi..

    ah, c'duheshin dhe njehere ato vitet 40 per keta "epirotet veriore".. qe te perceptonin realisht cdo te thoshte fjala tolerance, se shqiptaret e kane tepruar realisht duke ia dhene kete tolerance per vite e vite me rradhe.

    Kjo "deklarata e ketyre grekofileve emigrante" (se nuk kam as 1% besim se e kane bere vete keta), nuk duhet te cudise asnjeri.. qe ne ate kohe, madje dhe brenda Shqiperise kemi patur njerez qe deshironin nje copetim te trojeve shqiptare, dhe bashkimin e tyre me Greqine.. edhe komisioni nderkombetar qe ka percaktuar kufinjte e Shqiperise (kufinjte e copetuar, te sotmit), ka patur ca veshtiresi me keto lloj mostrash.. megjithse, kur vazhdojne qe ekzistojne te tille sot e kesaj dite, s'kemi pse kapemi me ata qe kane ngordhur ne te kaluaren..

    Ketyre te sotmeve (grekeve ne Greqi e ne bote), duhet tu fusim ne koke se realisht jane apo nuk jane disa mijera bashkekombas ne Shqiperi, te cilet dallohen dhe per nga ngjyra sidomos (Cac Angjeli eshte nje reference e spikatur)dhe keta te tjeret jane thjesht autosugjestionuar nga politika e ndyre me rrenje bizantine qe i regjistronte ortodokset per greke.

    Kurse "greket" ketu te ne, duhet t'i vene gishtin kokes e te punojne per atdheun, se eshte e turpshme dhe e lodhshme te degjosh per keto numra, ku Jugu i shqiperise na del grek, duke u nisur nga aksioma "po e pate katragjyshin ortodoks, ke njefare prejardhje greke".. duhet te marrin shembuj nga rilindasit kombetar me fe ortodokse, si Jani Vreto ose Konstandin Kristoforidhi, emrat tipike greke te te cileve nuk do te thone aspak per perkatesine e tyre kombetare, por thjesht per nje trysni kulturore te kishes ortodokse bizantine, e cila po te kishte pushtetin qe ka patur atehere, rrezik dhe eskimezet do t'i nxirrte nga planeti Mars.

    ("Greket bionde" qe ka ne fshatrat e Delvines apo Dropullit, jane race e paster dinarike, ilirike.. si zor te hasen ne Greqi "njolla" te tilla antropollogjike ne harten e Greqise, pervec se ndonje zone me prejardhje arvanitase..)
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 08-08-2006 më 09:30
    Prektora

  6. #6
    "...shenjti Fillaret ka dashur t'i mbajë shqiptarët të fundosur në errësirën e padijes, të robëruar nën shkatërrimtaren Megalidhea të grekërve, që i ka munduar e prishur prej shumë vjetësh disa shqiptarë ortodoksë...

    Kleri... e tund fenë si këmbanë frikësonjëse kundër cilitdo shqiptar që dashuron shkronjat e tij dhe do t'i trëmbëjë më tepër dhe t'i bëj robër të mendimit grek dhe e dënon me shkishërimin duke i lënë atij një rrugë shpëtimi: pendimin, d.m.th. të mohuarit e gjuhës amtare shqipe dhe kthimin në elenizmë".

    P.N.Luarasi - "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit", 1911

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Me mire se kushdo tjeter Petro Nini Luarasi na qarteson per kete periudhe te historise.Sot e kesaj dite nuk ekziston asnje fshat grek ne rethin e Korces apo ne Devoll.Perpara pavaresise ne qytetin e Korces ka pasur disa familje greke te vendosura aty prej kohesh per arsye te ndryshme,por numri i tyre ishte i paperfillshem.Por eshte e vertete qe ka pasur dhe ka fshatra maqedone dhe vllehe ne keto rethe(Korce,Devoll,Erseke).
    Keta vllehe dhe maqedone kur pane se Shqiperia po pavaresohej shpejtuan te deklarohen si greke me shpresen se do te mbeteshin nen nje shtet grek ortodoks dhe shume me te zhvilluar se Shqiperia,pra ata nuk deshironin te jetonin nen nje Shqiperi te varfer,pa asnje kulture veteqeverisese,me shumice myslimane,dhe me nje infrastrukture qe mund te krahasohej me vendet e sapo zbuluara ne Afrike apo Azi.Kjo eshte piktura pak a shume.Por midis tyre ka pasur edhe shqiptare ortodokse te influencuar nga kultura greke ose thjesh oportunista qe u perpoqen te fitojne ndonje thele per vete.Te tille ka edhe sot,bile me me shumice se atehere qe per nje vize a per pese dhrahmi nga Skender ne mbremje gdhihen Stefan apo Kosta ne mengjes,bile ke edhe nga ata qe nuk kane frike fare nga Zoti,dhe shkojne deri atje sa te hapin edhe varre si hienat qe kerkojne per kerrma.
    Sidoqofte keto shoqata te ashtuquajtura vorio-epirote dhe "pasardhes" te Georgios Kastriotis Skenterbeis,do te vazhdojne propaganden e tyre per aq kohe sa Greqia e sheh te nevojshe dhe ju hedh ndonje thele.
    Kuptohet qe sot edhe Greqia vete nuk ka me asnje qellim per te aneksuar jugun e Shqiperise,por eshte thjesht nje ofensive per dominim ekonomik,ideologjik dhe fetar,gje te cilen ata po e arrijne me sukses ne saj edhe te ndihmes tone here nga naiviteti dhe here per interesa personale.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Qazim ke bërë një punë shumë të mirë që ke sjellur në këtë forum shkrime, dokumenta dhe materiale të ndryshme, që synojnë sado pak, të hedhin dritë mbi një periudhë të errët dhe të pa studiuar mirë të historisë të popullit shqiptar dhe shtetit shqiptar.
    ..... klerik politikan apo politikan klerik?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Te pergezoj per temen por Greqia nuk do te njohi keto te drejta.As nuk ka per ti njohur sepse interesat e cdo shteti si Greqia e cila eshte me Komitetin Europian nuk po njet e drejtat e emigranteve ketu qe jetojne ne Greqi jo ato qe jane shkruajtur ne Historine e popullit tone.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Propagande e qarqeve nacionaliste greke. Keto i perkasin se kaluares. Eshte dicka pozitive te njohim te kaluaren por eshte e domosdoshme qe te perballemi me realitetin e sotem.
    Kohet kane ndryshuar, tashme nuk perdoret me forca ushtarake por nenshtrimi ekonomik, fakt eshte qe Shqiperia tani per tani deri diku varet ekonomikisht nga Grreqia dhe per pasoje ne disa raste i neneshtrohet interesave apo presioneve greke. Mjafton t'ju permend emigrantet ekonomike ne Greqi si dhe importet qe ben Shqiperia nga Greqia.
    Po nuk pate nje shtet ekonomik te forte nuk mund te besh nje politike kombetare te forte.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •