Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Me shpjegoni se si mund te fitojne Partizani me Dinamon kampionate nese regjimi nuk eshte komunist.

    Une s'e perceptoj dot. Me ndihmoni ju.

    Linden bashke me ardhjen e komunizmit e po shuhen me ikjen e tij. Kjo eshte elementare.

    Kur ju thoni Partizani eshte skuader historike, keni te drejte: i perket nje pjese te caktuar te historise, dhe si e tille do vije nje dite qe s'do permendet me.

    O nderrojini emrin dhe vazhdoni traditen, ose do mbeteni te urryer. Si nuk ju vjen turp te therrisni "partizani, partizani". Nuk ju duket thirrje staliniste?

    Ata partizanet vrane e prene dhe e shnderruan luften e dyte boterore ne lufte civile. Me vone ne lufte klasash. Ju akoma therrisni "partizani".

    Arben Minga ka kancer te pasherueshem dhe thoni te gjithe nje lutje per te. Nuk eshte mire te flisni keshtu. Sa per karakteristikat e tij futbollistike flasin shifrat. Eshte golashenuesi i Tiranes me i mire ne te gjitha koherat. Dhe nuk dua te diskutoj me per te.

    Per sa i perket mbeshtetjes qe ka pasur Tirana ne komunizem, po kujtoj vetem dy fakte:

    1. Kampionatin 1967-68 qe iu dha Dinamos me nje vjedhje KOLOSALE.
    2. Nese s'e keni idene, te gjithe lojtaret e Tiranes ne vitet '80 ishin me universitet, vetem e vetem qe te mos i merrte Partizani me Dinamon. Ishte e vetmja menyre per te mos shkuar ushtare.
    3. Tiranes iu vu nje date ne vend te emrit, pasi te ishin tallur me emrin "Puna".
    4. Dinamo e Partizani kane pasur gjithmone kushte stervitore 100 here me te mira se ato te Tiranes ne te gjitha sportet, po sidomos ne futboll.
    5. Gjygjtaret kane qene aq ekstrem pro Partizanit sa s'kishte ***** ku te rrinte. Perlat Musta hengri gol dy here nga mesi i fushes (nje here nga Kushta i Flamurtarit, nje here nga Muca i Tiranes). Po pse hante gol partizani nga mesi i fushes? Atij s'i beri gje gjermani, do i bente Kushta me Mucen. Hic, u anullonin, me keq se golat e Spanjes ne Kore.

    Qofshi mire. Tulipan, edhe nje here komplimente per risine e idese sende per Bashkimin e Tiranes. Une akoma mendoj qe eshte ide e shkelqyeshme.

    Per t'ju hequr ate merzine qe te therrisni "partizan, partizan, o, o, o", nje pellitje e vertete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 04-10-2006 mė 22:09

  2. #22
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    O nderrojini emrin dhe vazhdoni traditen, ose do mbeteni te urryer. Si nuk ju vjen turp te therrisni "partizani, partizani". Nuk ju duket thirrje staliniste?
    Zombie sipas llogjikes tende, qe fatkeqesisht ngjason shume me ate Enveriste, Puna dhe 17-Nentori ishin ekipe komuniste. SK Tirana pre-1939' ishte ekip Zogist. SK Tirana post-90' eshte ekip PD-ist. Dmth sa here qe nderrojme rregjimet do nderrojme ekipet dhe emrat e tyre. Shqiperia nuk ishte oaz me vete po thjesht nje satelit komunist qe ndoqi shembullin e Lindjes. Kur u ndane ato na rane.

    Rumania per 3 muaj futet ne EU dhe akoma ne kampionatin e saj militon Dinamo E Bukureshtit. Nqs Rumania do e asgjesonte ate ekip qe dikur Tirona e Cim Muces e rrahu ne fushen e saj cfare do shkruhet pastaj ne analet e historise se Tirones qe ka rraf nje ekip fantazme? Po Flamurtari me Partizanin e Beogradit?

    Historia per fat te keq kjo ishte. Po kapesh me kampionatin qe ka marre Dinamo ne 68'. Jemi ne 2006. E kupton qe ka qene para 40 vjetesh ai muhabet?
    Edhe sa per Tironen qe ka qene e privilegjuar ajo dihet nag te gjithe. Pyet tifozet nga rrethet. Tirona u be pjese e troikes kryeqytetase qe beri zap futbollin Shqiptar.

    Flasim pak me statistika per kampionet nder dekada:
    Vitet 30: Tirona 6, Skenderbeu 1
    Vitet 40: Partizani 3, Vllaznia 2
    Vitet 50: Dinamo 6, Partizani 4
    Vitet 60: Tirana 3, Partizani 3, Dinamo 2
    Vitet 70: Dinamo 4, Vllaznia 3, Partizani 2, Tirana 1
    Vitet 80: Tirana 4, Partizani 2, Dinamo 2, Vllaznia 1, Labinoti 1
    Vitet 90: Tirana 4, Vllaznia 2, Dinamo 1, Flamurtari 1, Partizani 1, Teuta 1
    Vitet 2000: Tirana 4, Vllaznia 1, Elbasani 1, Dinamo 1

    Sipas ketij bilanci i bie qe Tirana nuk ka qene pretendente vetem per nje periudhe 15 vjecare nga 45-59. Nga vitet 1960-90 Tirona ka fituar 8 kampionate dhe Partizani 7. Ma shpjego pak ku qenkan keto padrejtesite ndaj Tirones. Nje padrejtesi qe iu be Tirones ishte qe nuk ju quajten titujt ne kohen e Zogut po tani ato po quhen.

    Nqs ti doje qe Tirona ti fitonte te gjitha kampionatet dhe te luante vetem me veten e saj athere ne rregull.

    Ndryshe nga juve Zombie une nuk po i futem fare se c'po ben Tironma tani me futbollin tone qe e ka bere zap. S'besoj te jesh aq naiv e te besosh se po i fiton me forcat e veta. Sot nuk behet me fjale as per Troike kryeqytetase por vetem per Tironen ashtu si e doni ju.

    Edhe dicka te fundit. Mos e njeheso Partizoni me Dinamon megjithese e di qe ju leverdis. Partizoni ishte edhe eshte ekipi me popullor ne Tirane dhe Shqiperi packa se ne fushe ka 15 vjet qe deshton. Per Dinamon flet vete tifozeria inekzistente. Populli ka votuar me zemren e vet.

    Gjithe te mirat.


    P.S. Ben Minges te shkuara dhe nqs kanceri eshte i pasherueshem sic thua ti i kalofte pa dhimbje ditet e fundit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 05-10-2006 mė 00:51
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Dmth sa here qe nderrojme rregjimet do nderrojme ekipet dhe emrat e tyre. Shqiperia nuk ishte oaz me vete po thjesht nje satelit komunist qe ndoqi shembullin e Lindjes. Kur u ndane ato na rane.
    Propozimin per ndryshimin e emrit nga Partizan-Dinamo ne Bashkimi e solle ti, jo une.

    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Historia per fat te keq kjo ishte. Po kapesh me kampionatin qe ka marre Dinamo ne 68'. Jemi ne 2006. E kupton qe ka qene para 40 vjetesh ai muhabet?
    E pse duhet ta harroj historine? Meqe ra fjala, Tiranes duhet t'i njihen edhe dy kampionate te kohes se luftes se dyte boterore kur eshte luajtur kampionat i rregullt per 3 vjet.

    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Edhe sa per Tironen qe ka qene e privilegjuar ajo dihet nag te gjithe. Pyet tifozet nga rrethet. Tirona u be pjese e troikes kryeqytetase qe beri zap futbollin Shqiptar.
    Tirana ishte e njerkes ne Tirane ne krahasim me Dinamon e Partizanin. Nuk di c'te them per trajtimin qe u benin komitetet ekzekutive respektive skuadrave te rretheve, po di te them qe atyre skuadrave juve u merrshit lojtaret me te mire ushtare.

    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Flasim pak me statistika per kampionet nder dekada:
    Vitet 30: Tirona 6, Skenderbeu 1
    Vitet 40: Partizani 3, Vllaznia 2
    Vitet 50: Dinamo 6, Partizani 4
    Vitet 60: Tirana 3, Partizani 3, Dinamo 2
    Vitet 70: Dinamo 4, Vllaznia 3, Partizani 2, Tirana 1
    Vitet 80: Tirana 4, Partizani 2, Dinamo 2, Vllaznia 1, Labinoti 1
    Vitet 90: Tirana 4, Vllaznia 2, Dinamo 1, Flamurtari 1, Partizani 1, Teuta 1
    Vitet 2000: Tirana 4, Vllaznia 1, Elbasani 1, Dinamo 1

    Sipas ketij bilanci i bie qe Tirana nuk ka qene pretendente vetem per nje periudhe 15 vjecare nga 45-59. Nga vitet 1960-90 Tirona ka fituar 8 kampionate dhe Partizani 7. Ma shpjego pak ku qenkan keto padrejtesite ndaj Tirones. Nje padrejtesi qe iu be Tirones ishte qe nuk ju quajten titujt ne kohen e Zogut po tani ato po quhen.
    Tirana i ka fituar kampionatet ne fushe megjithe padrejtesite.

    Edhe nje here: FSHF duhet t'i njohe Tiranes edhe dy tituj, dhe Vllaznise nje. Te tre kampionatet jane luajtur me 1939-1943.

    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Nqs ti doje qe Tirona ti fitonte te gjitha kampionatet dhe te luante vetem me veten e saj athere ne rregull.
    Une do doja te kishte kampionat te forte kombetar, magari me pjesemarrjen e skuadrave me te forta te Kosoves. Ideja ime per futbollin ne nje komb te vogel si Shqiperia eshte qe te kete 3-4 superskuadra me klube te pasura qe te jene te denja te konkurojne ne Evrope.

    Mendoj se Prishtina, Tirana, Vllaznia, Flamurtari (ndoshta dhe Bashkimi-Shprefeja) mund te kene bazen e tifozerise dhe gjendjen financiare qe pas 10-15 vjetesh te mund te shprehen me ndonje skuader ne Champions League.

    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Edhe dicka te fundit. Mos e njeheso Partizoni me Dinamon megjithese e di qe ju leverdis. Partizoni ishte edhe eshte ekipi me popullor ne Tirane dhe Shqiperi packa se ne fushe ka 15 vjet qe deshton. Per Dinamon flet vete tifozeria inekzistente. Populli ka votuar me zemren e vet.
    Krahasimin mes te dyve dhe hipotezen e bashkimit e bere ti, jo une. Dhe une thashe qe eshte ide e shkelqyer e do vazhdoj ta mendoj. Nje bashkim mes Partizanit dhe Dinamos do ishte e frikshme per Tiranen, pasi kane nje kapital sportiv, njerezor dhe financiar shume te madh. Megjithate eshte mire per sportin dhe per cfare perfaqeson sporti. Gjithashtu eshte mire per perspektivat e futbollit ne Shqiperi (shih baza inekzistente e tifozave dinamovite).

    Krahasimi qe bere me siper me skuadrat e tjera te Lindjes nuk qendron, pasi lufta e klasave ne Shqiperi ka qene shume me e thelle se ne vendet e tjera dhe ka sjelle nje mjerim te jashtezakonshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 05-10-2006 mė 06:28

  4. #24
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Propozimin per ndryshimin e emrit nga Partizan-Dinamo ne Bashkimi e solle ti, jo une.
    Une nuk propozova si tifoz i Partizanit po si tifoz i futbollit Shqiptar ne pergjithesi. Edhe politiken nuk e futa fare ne kete mes. Ishte thjesht nje ide per permiresimin e futbollit tone.

    Qejfi ma ka te pergjigjem pike per pike po do jete thjesht nje persertije e debateve qe kemi bere dikur. Eshte e kote. Ti e urren Partizanin per arsyet e tua dhe une nuk e ndryshoj dot ate. Zoti ta shtofte urrejtjen.

    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    E pse duhet ta harroj historine? Meqe ra fjala, Tiranes duhet t'i njihen edhe dy kampionate te kohes se luftes se dyte boterore kur eshte luajtur kampionat i rregullt per 3 vjet.
    Po per kete kush ta ka fajin Partizani me Dinamon? Federaten e keni juve ne xhep tani. Beni kerkese dhe futni mik Bamir Topin.

    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Tirana i ka fituar kampionatet ne fushe megjithe padrejtesite.
    Le te pyesim tifoze asnjanes nga rrethet se c'mendojne per Tironen. Kur jam rrit une ne vitet 80-te dihej qe Tirona favorizohej nga gjithe arbitrat dhe Partizonit ja kishin vetem me te futme.

    Per te tashmen nuk ja vlen fare te flasesh pasi Tirona e ka ne xhep FSHF-ne. Shyqyr ama se tani qe po fitoni te gjitha kampionatet do ankoheni me pak, megjithese ankesat nuk keni per ti lene ndonjehere se e keni bere art me vete.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Me kot merreni me statistike e histori. Doktori te pyet si je sot e jo si ke qene dje. Sot Tirana eshte ne krye te tabeles me 11 pike ndersa Partizani ne vend te dyte me 10 pike. Ne perballjet direkte Tirana ka fituar 2-0 duke e poshteruar Partizanin. Kjo eshte ajo cka merret per baze, e jo kur luante Ducja me Hitlerin, apo Enveri me Mehmetin.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    E.T. une po mundoj t'i bej tifozave te Partizanit pikerisht ate qe u beri Partizani tifozave te Tiranes: mohimin e te tashmes dhe te shkuares.

    Tulipani eshte aq i deshperuar saqe do t'i mohoje vetes edhe te ardhmen: Nga kjo doli hipoteza e tij per bashkimin me Dinamon ne nje skuader "Bashkimi". Po sapo une pohova qe eshte ide e mire per te miren e vete futbollit shqiptar, ai nderroi mendje dhe tha "jo, jo, derisa e mendon edhe ti qe je tifoz i Tiranes, qe m'a ke me t'futme, s'e besoje te jete gje kjo ide".

    Megjithate une jam i sinqerte qe mendoj qe hipoteza e Bashkimit te Partizanit me Dinamon, dhe ndryshimi i emrit te te dyjave si rrjedhe e shkrirjes se klube, do formonte nje superklub te jashtezakonshem. Vetem po te mendosh fushat qe kane ne pronesi dy klubet mund te kuptohet qe njeri mund te perdoret vetem per ekipet e te rriturve dhe tjetri per ekipet zinxhir.

    Fushat e klubit Dinamo mund te kthehen ne nje akademi futbolli te vogel qe te rrisi lojtare, akademi te ngjashme me ate te Ajaksit, ku merren qe 8-9 vjec dhe ndiqen edhe si shkojne ne shkolle. Duke luajtur gjithmone me njeri tjetrin formojne nje skuader te jashtezakonshme qe kur jane 16-17 vjec.

    Kaq eshte ideja ime e pervuajtur.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Me kot merreni me statistike e histori. Doktori te pyet si je sot e jo si ke qene dje. Sot Tirana eshte ne krye te tabeles me 11 pike ndersa Partizani ne vend te dyte me 10 pike. Ne perballjet direkte Tirana ka fituar 2-0 duke e poshteruar Partizanin. Kjo eshte ajo cka merret per baze, e jo kur luante Ducja me Hitlerin, apo Enveri me Mehmetin.
    E.T. me fal, kush esht doktori ne kte rast se spo kuptojm, ti ?
    Ktu nuk po diskutojme per cfar esht sot Tirona apo Partizoni, ktu po diskutojme se a ja vlen te bashkohen Partizani me Dinamon apo jo. Pergjigjia ime per kte eshte JO, sepse Partizoni nuk e duron dot ngjyren e shemtuar BLU, Partizoni eshte i kuq si gjaku, i kuq si flamuri i Gjergj Kastriotit, kjo pra esht ngjyra e Partizonit dhe Partizonsave.
    Po e them edhe njehere qe nese duhej te bashkoheshin 2 skuadra te kryeqytetit do ishte perfekte bashkimi i Tirones me Dinamon per te mbushur vakumin e tifozeris, por edhe nga vet ngjyra e fanellave qe kan kto skuadra (ngjyra super te shemtuara).
    Pra :
    SK Tirana + SK Dinamo = BASHKIMI TIRANES (perfeksion)

    Dhe sa per historine, me thuaj nje ekip Shqiptar qe eshte me superior se Partizoni ne lidhje me ndeshjet direkte me skuadrat e kampionatit Shqiptar... Ma thuaj ti E.T. me qe hiqesh si ekspert dhe une do e qep gojen !
    Partizoni or ti zotni e ka bilancin pozitiv ndaj cdo skuadre Shqiptare ne ndeshje direkte.., e solla kte argument sepse kta te Tirones jan mesuar ti ken te gjitha te mirat per vete, por jo kte, Partizoni i`a ka ulur koken persa i perket ksaj qe thash.
    Tirones bravo se ka me shume kampionate dhe kupa sesa cdo ekip tjeter dhe per kte i heq kapelen sepse jan fakte... por kta te tirones nuk i pranojn faktet e tjera qe favorizojn Partizonin.

    Forca Partizoni ekipi Kampion, Legjenda futbollit Shqiptar.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    007 ti me duket se ke ngjashmeri me kuajt pasi keta shohin bardhe e zi dhe nuk ia kane idene ngjyrave.

    Nese ngjyrat e Partizanit jane te kuqe, kjo nuk i dedikohet ngjyres se flamurit kombetar. I dedikohet ngjyres se Ushtrise se Kuqe sovjetike e cila u imitiua nga gjithe vendet e lindjes te mbushura me partizane te udhehequra nga komuniste.

    Nese duam te harrojme historine, e bejme, po le te mos themi qe partizani ka ngjyrat kombetare se eshte gjynah: Ngjyrat e kombit jane kuq e zi, kurse partizani jot eshte i kuq flake per te emuluar idete e Moskes.

  9. #29
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Po sapo une pohova qe eshte ide e mire per te miren e vete futbollit shqiptar, ai nderroi mendje dhe tha "jo, jo, derisa e mendon edhe ti qe je tifoz i Tiranes, qe m'a ke me t'futme, s'e besoje te jete gje kjo ide".
    E ke gabim Zombie nqs shkon mbrapsht edhe lezon me kujdes citimin e pare qe te kam do e kesh te qarte pse ndryshova mendim. Une u futa ne kete debat dhe fola JO si tifoz i Partizonit po si nje adhurues i futbollit Shqiptar qe i eshte shpifur gjendja mjerane ku jemi katandisur.

    Ju erdhet dhe si i programuar qe je nga regjimi komunist fillove te flasesh per historira gjaktare. Aty une e mbylla muhabetin pasi nuk dua te behem papagall.

    Une jam i interesuar se si futbolli yne te ece perpara ti perkundrazi je i interesuar se si ta shkaterrosh ate. Si gjithmone zoti ta shtofte urrejtjen.

    Une kaq e kisha me kete teme.
    Po te duan moderatoret mund ta kycin.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Aha, paskesh qene koincidence postimi im me terheqjen e pozites sende. Te paska mjaftuar te shohesh videon dhe nga nje humbje fatkeqe e partizanit te frymezohesh dhe te kesh vizionin e paster te kuq te se ardhshmes?

    Une kujtoja se thirrja jote per Bashkimin e Tiranes kishte rrenje te thella e te menduara e jo nje deshperim vetmitar.

    Mua me duket e qarte qe postimi yt #1 bie ne kontradikte me postimin tend #17. Aresyet qenkan dy: Video-ja revolucionare qe te la pa fjale per madheshtine e tifozave partizanas, dhe inati ndaj tifozave te tiranes. Inat per te cilin ti uron qe partizani te jete makthi i tifozave te Tiranes.

    Pra dashuria per sportin (postimi #1), u mbyt nga urrejtra per tifozat e tiranes e qe ketu del postimi yt #17 (per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhine).

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 1990-2007, 100 vrasjet mė tė bujshme nė Shqipėri
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 17:30
  2. Bashkimi Bėn Fuqinė!
    Nga biligoa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 16:04
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Mbi 4 Shkurtin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •