Sinodi i VIII Ekumenik dhe denimi i Filioque-s, nje permbledhje e praktikave te Sinodit

Ketu do paraqes ne menyre permbledhese praktikat dhe aktet e Sinodit te VIII Ekumenik e cila denoi shtesen e Filioque-s ne Simbolin e Besimit. Per ata qe nuk kane shume njohuri nga doktrina mund te mesojne te pakten aspektin historik te ceshtjes.

Praktikat e Sinodit te 879-880 jane botuar nga dy doreshkrime, te cilat bien dakord njeri me tjetrin, nje nga biblioteka e Vatikanit dhe tjetri nga Monastiri Iberik i Malit te Shenjte. datat e shenuara dhe ditet e javes te shtate takimeve, te cilat jane te njejtat ne te dy doreshkrimet, jane edhe origjinale sipas verifikimit qe u be me ane te Planetariumit te Athines, dhe te gjitha shenohen me menyren e datimit grek. Njera nga datat mungon plotesisht, nga njera mungon vetem dita e javes, kurse pese te tjerat jane te plota. Dhe po jap gjendjen e meposhtme.



Akti i II, 17 Nendor, e Marte

Akti i III, 19 Nendor, e Enjte

Akti i IV, 24 Dhjetor, e Enjte

Akti i V, 26 Janar, e Marte

Akti i VI, 3 Mars,

Akti i VII, 13 Mars, e Diel


Shtate Aktet midis tyre kane kete analogji (perqindje teksti). Akti I 13% te gjithe tekstit, Akti II 37%, Akti III 17%, Akti IV 12%, Akti V 12%, Akti VI 5% dhe Akti VII 4%. Fillimisht beheshin presinode vendore ne cdo Patriarkane, dhe me pas perfaqesuesit e ketyre presinodeve u derguan ne Konstandinopol ku u mblodh Sinodi Ekumenik. Nga keto referohen ne praktikat presinodet qe u mblodhen ne Patriarkanat e Romes, Aleksandrise dhe Jeruzalemit. Te Romes bile permblidhen ne keto Praktika edhe firmat. Sinodi mblidhej here ne Sekretin e Madh (sekretariati i Patriarkanes) dhe here ne katekumenite e Shen Sofise, prandaj dhe shpesh quhet dhe <>. Vetem mbledhja e parafundit u mbajt ne sallen e madhe te pallatit, te quajturen 'hrisotriklinon'.

Pjesemarresit ishin te gjithe klerike, rreth 400. Me konkretisht:

  • A. 1. Foti, kryetari
  • B. Perfaqesuesit e Romes
  • 2. Pjetri, kardinali, ne kryesi
  • 3. Pavli, peshkop i Angones
  • 4. Eugjeni, peshkop i Ostias
  • C. 5. Kosmai, presbiter, perfaqesues i Aleksandrise
  • D. 6. Ilia kryepeshkop Martirupolit, perfaqesues i Antiokise per tre Aktet e para.
  • 7. Vasili, kryepeshkop i Martirupolit, perfaqesues i Antiokise per kater Aktet e tjera, qe trashegoi Ilian pasi ky vdiq.
  • E. 8. Ilia presbiteri, perfaqesues i Jeruzalemit
  • F. 9-391. Mitropolite (=kryepeshkope), kryepeshkope (=mitropolite), dhe peshkope te Patriarkanes se Konstandinopolit. Ne katalog nenshkruhen 383, por mund te ishin me pak.
  • G. 392-4. Tre mitropolite dhe kryepeshkope te po asaj Patriarkane, qe u paraqiten me pas, mund te kete pasur edhe te tjere qe me sa duket u vonuan.
  • H. 395-6. Nepermjet letrave personale merrnin pjese ne Sinod (nga larg) dy pjesetare, mitropoliti (=kryepeshkopi) Amides dhe Samosates, Avrami (2,122-130), dhe i Tiros, Thomai (2,103).
  • I. Pa qene pjesetare ne Sinod emerohen tek praktikat dhe kater te tjere. Tre dhjake, Pjetri, protonotar (1,22; 2,41; 2,89; 3,3; 3,27; 3,46; 4,8; 4,17; 4,33; 5,15; 5,28; 6,8; 7,4; 7,10), Fotinos, karte-mbajtesi (2,78; 2,102; 2,108; 2,115; 2,121) dhe Theofani, vizitor (6,18), te cilet perdoren si lexues te letrave, te komonitorit, te kanoneve etj dhe nje laik qe dinte latinisht <> i cili sherbente si perkthyes i perfaqesuesve te Romes dhe si lexues i letres te Papes se Romes Gjonit drejtuar perandorit Vasil (2,4; 2,6; 3,46).
  • J. Dhe nje, Mitrofani i Smirnit, qe edhe pse rrinte ne Konstandinopol dhe u ftua ne Sinod, nuk vajti. Ky ishte kryetari i armiqeve te Fotit ne Lindje.



vazhdon....vazhdon....vazhdon....