PREZANTIM I KOMUNITETIT TE ITALISE![]()
Komuniteti i shqiptareve te Italise lindi dhe u krijua si nje levizje intelektuale ne emigracion.
Me 21.4.2002 ne Rome nen hymnin kombetar te dy vendeve ,me pjesmarrjen e personaliteteve nga Shqiperia dhe deputete te parlamenntit Italiane,kryetari i bashkise etj me pjesmarrjen e 250 shqiptareve nga disa qytete te italise u be e mundur te prezantohet nje imazh i ri ai qe ne kemi dhe meritojme ndryshe nga ai i disa mediave.
Veshtiresite e para dihen,nje pjse e opinionit kishin frike se mos shqiptaret mund te djegin sallen apo te dalin ne qytet te demtojne qytetin.
E verteta eshte se i treguam qytetarine dhe ne perbejme shumice absolute qe punon,jeton,dhe jemi njerez qe nderojme veten dhe kombin.
Ndoshta ne amerike eshte tjeter opinion per ne shqiptaret,por dhe ketu koha ben te veten.
Ne i jemi mirenjohes Forumit Shqiptar pasi informon nje bote shqiptare e ciloa eshte ne kerkim te vetes.
Ne i dhame mundesine lexuesve tane qe ne fjalen forum te hyjne tek ky forum i mrekullueshem.
Se shpejti ne do te inagurojme faqen tone dhe do te hapim shkollen shqipe dhe sigurisht nje publicitet i madh eshte menduar ketu dhe ne shqiperi.
Ju falenderoj te gjitheve qe mund te lexojne keto rreshta dhe qe mund te vizitojne faqen tone www.comunitaalbanese.it
Falenderoj stafin e forumit shqiptar per vizionin dhe vullnetin e tyre.Bota eshte e vogel prandaj do te flasim shqip.
Ing.Fatjon Softa
Krijoni Kontakt