Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 232
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Do t'iu pëlqente të jetonit në një shtet islamik?

    Gjitmone kam pyetur besimtare te ndryshem myslimnae rreth kesaj pyetje , te cilen po e them me poshte, por pergjigje te sakte nuk kam mare ndonjehere, mbase ju ketu ne kete forum do te mund te me jepni nje pergjigje te drejtperdrejte.
    Pyetja eshte:
    A do te ishit te lumtur qe te jetonit ne nje vend 100% mysliman , ku shteti ne te cilin do te jetonit te ishte plotesisht i drejtuar simbas rregullave te kuranit, dhe nese ka nje vend te tille perse nuk shlkoni te jetoni atje por beni ceshte e mundur qe te shkoni dhe te jetoni ne perendinm?
    Ne kete forom verje se shume myslimane te cilet jane me te vertete myslimane te zjarrte , vendodhjen e tyre e kane o ne USA, o ne Danimarke, O ne gjermani , o ne Itali, o ne Londer, dhe percudi asnje prej tyrer nuk eshte ne Avganistan, Iran , Irak e tjera. Vajtja ne keteo vende eshte FREE, nuk ka nevoje se perse te shpenzosh pare per vize e te tjera. Pra perse ju , nuk bashkoheni me komunitetin tuaj dhe te jetoni vertet simbas kuranit , ne menryre qe te jeni me konkret ne ato qe deshmoni.
    Nuk e kuptoj se, perse kini zgjedhur Perendinim si vendin tuaj per te jetuar, i cili eshte kunder besimit tuaj, dhe kini perjashtuar vendet ku kryhet plotesisht kurani dhe ushtrohet ploteisht besimi islam? A deshironi te jetoni si ilsamista, ja ku i kini kushtet, Allau ja u ka dhene plotesisht mundesite , perse i refuzoni dhe vini kunder tij? Une si i krishtere kur nuk do ta ndroja nje gje te tille, qofte dhe me arin e gjith botes. Mos valle jeni bukeshkale ndaj ISlamit? Po Allau e pelqen nje gje te tille? Nje nga ceshtjet qe kurani parashtron eshte :Mos jetoni me qafiret dhe ata qenuk besojn ne Alla. Ju pra mendoj se jeni kunder ketij koncepti te Allaut, sepse ju kini erdhur ne perendim , ku cdo gje eshte e keqe.
    Jam duke pritur pergjigjen dhe prononcimin tuaj, sidomos te atyre qe jetojne ne Perendim, sepse besimi eshte VEPER dhe jo vetem fjale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 21-10-2002 më 21:46

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    I nderuari deshmuesi
    Megjithëse me plot paragjykime ke shtruar pyetje për ne shqiptarët e besimit musliman. Unë jetoj qëmoti në Perëndim. Për herë të parë e kam shkelur perëndimin më 1980. Në atë kohë ka gjasa që t'i as nuk ke pasur rast për ta imagjinuar atë. Të mos flas duke bërë krahasime mbi favoret e disfavoret e t'i përgjigjem pyetjes sate.

    Po të kishte diku në botë, qoftë ai shtet, krahinë, ujdhesë, shpellë, ndonjë thellësi në tokë a oqean ku jetohet, si thua ti, 100% me ligjet muslimane, gjë të cilën unë e kuptoj sipas 100% të Ligjeve Hyjnore, unë...në këtë moment sa jam duke e shkruar këtë letër... e ndërprej dhe nisem përmenjëherë për atje.

    Lind pastaj pyetja jote: "Pse nuk e bën pra atë?"

    Kurse unë të përgjigjem: "Meqenëse nuk ekziston askund në planetin e tokës një jetë e tillë". Qind për qind jo se jo, por as 50%.

    Natyrisht, unë nuk i hyra asaj se çka ke menduar ti me këtë pyetje. Këtë e them duke u nisur nga mendimi yt se neve, të cilët
    i takojmë besimit musliman na quan "popull të arabizuar" dhe, gjithnjë sipas teje, sipas paragjykimeve, botëkuptimeve tua neve automatikisht e paskemi vendin atje e jo këtu ku jetojmë.

    No respekt!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Per deshmuesin: E di ti pse nuk shkojne neper keto vende?
    Sepse po te shkonin andej do t'i neveritej aq shume ajo fe e ato principe saqe nuk e di se c'do te benin me to.
    ...me qe ra fjala kete nuk e kam me te degjuar por me te jetuar, kam jetuar per nje fare kohe ne nje nga keto vende ku sundon feja myslimane, vite me pare kur fondamentalistet nuk ishin kaq te fuqishem sa c'jane sot, dhe jam zhgenjyer aq shume, aq shume....nuk dua te flas me teper sepse s'dua te vras ndenjat e besimtareve....
    edhe ju lutem mos m'u hidhni ne fyt, se s'kam ndermend te replikoj me askend...doja vetem t'i jepja nje opinion Deshmuesit...that's all.

  4. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    waaau!

    Pyetje grandioze, hallal te koft bre djal. Eshte shum thjesht, ne perendim shkojm se ketu ka me shume para dhe se kemi deshire te mbajm nje mobil, nje laptop, nje veture te bukur e te shpejt, nje shtepi dy ose me mire tri kateshe, ben edhe me swimingpool brenda e jasht, etjjj. Besoj se edhe ty si jomusliman po do te doje nje gje te tille, apo?

    pyetje, a do te shkoje ty ne sudanin jugore?, apo te ata zezaket buzllapushka?, edhe atje ka vende kristiane ku mund me mire se ne europe te jetosh sipas parimeve kristiane, natyrisht nese e din se cfare parimesh te ka vendos feja jote. Te eshte ty burre dheu e qarte se bota aktualisht eshte nje konglomerat shtetesh NACIONALE ku ne ndarjen FE/SHTET eshte e bazuar e tere politika?

    Po te kish thane allahi se mos te jetojm me qafirat, si mendon do ta kishe ty sot hallin?, ku de qendrojshe?, diku ne perendim, apo nuk do te ekzistoje dot?

    Shpresoj se se pari here ne jeten tende e gjete pergjigjen qe e kerkon!

    Flm

    PS: kush jane "JU"?, cfaredo shqiptari e ka zgjedh perendimin per shkaqe ekonomike, dhe pasiqe shumica e shqiptareve jane musliman, natyrisht se po kjo shumice takohet edhe ne perendim. Me vjen KEQ per teje, se nuk ke vend ASKUND mbi rruzull te paraqitesh si shqiptare i krishtere. Ah sa keq me vjen pe e ditur, kuku mor cfar halli te paska zan.
    albanish by nature

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk duhet te jet njeriu agresiv nese nuk i pershtatet pyetja, kshtu mendoj une e nuk di cka mendojne te tjeret?

    Une do ta kompletoja ate pyetje me nje nennpyetjeun qendron faji qe nuk ka mirqenje, pasuri etj ne keto shtete megjithse shume nga keto kan pasuri natyrore spsh naften?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 22-10-2002 më 17:58
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    DESHMUESI SIMBAS TEJE NUK KE MARR PERGJIGJJE POR UN JAM ME SE I SIGURT SE VELLEZERIT E MIJ TE CILET I KE PYET ME SIGURI TE KAN DHEN PERGJIGJJEN PO NEJSE DO TE MUNDOHEM QE EDHE UN TE BASHKANGJITEM.TI PYET PSE NE NUK SHKOJM TE JETOJM NE NJE VEND KU PRAKTIKOHET ISLAMI PER 100% TREGOM NESE TI DI NJE VEND TE TILL POR MOS MERR SHEMBULL ATO VENDE SI MA PAR PO PO TE TREGOJ UN SE NUK EGZISTON AI VEND DHE E DYTA NE ATO VENDE TE CILAT TI KE CEKUR NUK ESHTE VAJTJA FREE POR EDHE ATY KAN SHTIR DUART PERSONA TE PA DESHIRUAR PER ISLAM DHE BENU MA SE I SIGURT SE JETA E JON KETU NEPER PERENDIM NUK ASHTE ZGJEDHJA JON POR ESHTE PERCAKTIMI I ALLAHUT s.w.t. PER TE GJITH NE TE BESIMIT ISLAM PO TE MOS ISHIM NE NEPER KETO VENDE SI DO TA PRANOJSHIN SHUM NGA KETA POPUJ ISLAMIN.TJETRA NE NUK JEMI BUKSHKAL SI THUA TI PO MOS TE ZGJAS SE DUA TE PYES EDHE UN TY NJE PYETJE TE THJESHT TREGOM TI MUA KU KA SHTET TE CILET E PRAKTIKOJN FEN SIQ E KA PRAKTIKUE ISAI a.s.(JEZU KRISHTI) DHE NESE GJEN DIKU ME THIRR DHE MUA TE LUS SI BASHKEVENDAS SE DO TE VIJ ME TY PO TA DHO BESEN E ZOTIT SE PO.PER KET PJES SE THE JEMI BUKSHKELES NE NUK MUND TE JEMI KURR VET PERCAKTIMIN TON E KA BER SUNDUESI YN KESHTU QE NUK ME DUHET TE HYJ NE DETALE.SHPRESOJ SE KE GJET SADOPAK PERGJIGJJEN QE KE KERKUE.
    PERSHENDETJE TE MIJA TE PERZEMERTA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Sipas meje.

    Secili ka arsyet e veta se pse ka shkuar aty ku ndodhet, si my(u)slimane ashtu edhe te krishtere, apo bahai e ateiste.

    Psh, lexoj Nuhen dhe thote se ka vajtur per veture dhe kompjuter, pra aresye ekonomike,

    Lexoj, Shuaibin dhe mesoj se ka shkuar per te perhapur fene islame.

    Kujtoj 11 Shtatorin dhe mesoj se ata kishin shkuar per terrorizem.

    Prandaj nuk duhet pergjithesuar.

    Gjithnje sipas meje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Nuk mund te jepni dot pergjigje...

    Ju te dashur myslimane mendoni se kini dhene pergjigje, por ju kini dhen justifikime dhe azgje tjeter.
    Lulja e dimrit ka te drejte kur thote se nuk ka pare asnje pergjigje te sakte.
    Le ti leme fjalet dhe te shohim besimin ne thelb. Nje njeri qe eshte besimtar ne Perendi ,pranon te vuaje per Perendine. Psh. Apostulli Pal thote se kam vualtur per Krishtitn nga tortura cnjerzore , jam rrahur me shkopinj, jam hequr zvarre jam peshtyre , jam burgosur, kam fjetur pa buke e pa ngrene , pra Pali reshton te gjitha keto , dhe ne fund thote se te gjitha keto vuajtej i kam pranuar per Emrin e Krishtit, sepse ai eshte Zoti te cilit une i sherbej, dhe ky fakt beri qe te gjithe apsotujt te pranonin tortura nga me cnjerezoret duke u therur dhe u kryqezuar per Zotin Jezus Krisht.
    Dikush ketu tha se ne Perendim shkojme per nje makin , apo lukse te tjera. Ketu ke te drejte, dhe une jam plotsiht dakort, por te lutem pyete njehere veten: Perese ketu ne perendim ka te tilla kushte dhe atje ku islamizmi zbatohet plotesisht simabas kuranit Allau nuk i bekon ato vende?
    Po keshtu pyete Allaun dhe thoi : une o Alla kam zgjedhur te mirat e vendeve qe jane kunder kuranit, qe ti alla i quan qafira. Mua me perlqjne qe te jetoj ne mes te qafirave se sa ne mes te vellezerve te mij arabe te cilet vuajne per nje kafshite buke. Pra mua me pelqejne te gjithe gjerat e mira te qafireve, qe do te thote: me pelqejne te gjitha gjerat e mira te atyre qe jane armiqte e tu. Mendon se Allu eshte dakort me kete mendimin tend? Ai thote lum ai qe vritet per Allaun, kurse ti i dashur mysliman ben kokren e qejfit ne Perendim, dhe jeton tamam si nje qafir,dhe per ti bere qejfin vetes dhe allaut thert e ciresh per allaun. Allau eshte ne arabi , ne avganistan, ne Irak , ne Iran, , indonezi e tjera, atje jetojen ata qe bejen vullnetin e Allaut Ngrehu dhe shko atje sepse atje ta do vendi. Ne perendim jeta eshte e shthurur, dhe eshte plotesisht kunder menyres kuranore. Pra e kutponi te dashur myslimane se me vepra jeni kunder kuranit dhe me fjale jeni pro Allaut. Pra jeni thejsht besimtare HIPOKRITE ne sy te Allaut. Ju e shisni Allaun me nje veture e laptop, me nje shtepi luksoze apo me nje ushqim te bollshem. Kete fakt e tregon perzgjedhje qe ju beni , qe ne vend te vuajtejes per emrin e allut , zgjidhni perendimin vendin e qafirave. Allau ja u ka dhen mundesine qe ta jetoni simbas kuranit , por ju doni te jetoni simbas qafireve Perendimit. Ja pra ky eshte besimi juaj i zhveshur lakuriq.
    Dikush tjeter thote se, nuk ka asnje vend qindperqind mysliman dhe qe udhehiqet simbas regullave te kuranit, se po te kete do te ngihem qe tani e te vete te jetoj atje. Te si guroj se i ke vetem fjale dhe demagogji, por allaun se ginjen dot. Me lejo te te bej nje pyejte zoteri mysliman: Perendimi eshte me qindperqind mysliman dhe udhehiqet simbas regullave te kuranit, apo Irani dhe iraku???? Perendimi nuk ka asnje 0000000,0perqind te udheheqjes se kuranit , e ndersa Irani (sic vete ata deshmojne) eshte nje shtet nen regullat kuranore. Pra perpara ketyre dy alternativave i nderuar zoteri mysliman , perse ju perzgjodhet pikerisht Perendimin dhe e abandonuat iranin? Kush eshte me e rendesishme Makina dhe dollaret apo Allau? Nga keto te dyja ti ke perzgjedhur te paren makinen dhe dollaret , dhe pastaj kuranin dhe Allaun.
    Une si i krishtere, kure nuk do te perzgjidhja qe te jetoja ne ate vend (pervec rastit nese do te kisha lindur atje) qe eshte kunder krishterizmit dhe udhehiqet nga parime qe bijen ndesh me biblen dhe vullnetin e Perendise Jehovah. Besimi eshte Veper dhe jo vetem fjale.
    Dikush tjeter permend vendet afrikane ku ka te krishtere, po eshte e vertete , qindra e qindra Amerikane dhe te krishtere Perendimore , i lane makinat dhe shkuan ne ato vende dhe predikuan Ungjillin e Perendise. Qinda e qindra perendimore e lane rehatine e tyre makinat shtepite mireqenien dhe erdhen e jetojne ne Shqiperine e fatkepsur dhe te varfer, ku ska drita, uje dhe leri pasaj te tjerat. Perse ata e bene kete veperim? Ke perzgjodhen ata: Makinat dhe dollaret apo te vuanin per emrin e Krishtit?
    Ja pra besimi eshte veper dhe jo fjale..
    Pegjigje jo vetem qe nuk kam mare prej jush, por ju treguat me vepra se sa besimtare jeni, si dhe sa te vendosur jeni qe te vuani per Allaun. No coment.
    Ps. me vepra ju tregoni se nuk jeni ne thelb myslimane sepse nuk mund ti ndaheni dote gjenezes se krishtere te popullit tone, por thjesht ju jeni te indoktrinuar.
    Po keshtu Norca te siguroj se je shume i vonshem ne Perendim.
    Deshmuesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 23-10-2002 më 00:49

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Re: Nuk mund te jepni dot pergjigje...

    [QUOTE]Postuar më parë nga deshmuesi
    --------------
    dëshmuesi:
    --------------
    Ju te dashur myslimane mendoni se kini dhene pergjigje, por ju kini dhen justifikime dhe azgje tjeter.
    ---------------
    Norça.li:
    ---------------
    Ti i dashur dëshmues ose po i ditke përgjigjet e pyetjeve tua të shtruara paraprakisht ose nuk të paska mbetur vend për të inçizuar në kokën tënde.
    ---------------
    deshmuesi:
    ---------------

    Dikush ketu tha se ne Perendim shkojme per nje makin , apo lukse te tjera. Ketu ke te drejte, dhe une jam plotsiht dakort, por te lutem pyete njehere veten: Perese ketu ne perendim ka te tilla kushte dhe atje ku islamizmi zbatohet plotesisht simabas kuranit Allau nuk i bekon ato vende?
    ----------------
    Norça.li:
    ----------------
    Unë mund të përgjigjem edhe me kundïr pyetje, përse këtu ku jam unë, vend me mbi 80 milion banorë për çdo vit e lëshojnë (ndahen nga ajo) kishën 250 000 - 300 000 vetë.? Për çfarë arsye , athua, të njëjtit e përqafojnë një religjion tjetër nga ai të cilin e propagon ti, si në rrugë (me ato fletushkat tuaja propaganduese) ashtu edhe nëpër forume? Athua për cilin mision tëndin paguhesh më mirë...?
    ---------------
    deshmuesi:
    ---------------

    Po keshtu pyete Allaun dhe thoi : une o Alla kam zgjedhur te mirat e vendeve qe jane kunder kuranit, qe ti alla i quan qafira. Mua me perlqjne qe te jetoj ne mes te qafirave se sa ne mes te vellezerve te mij arabe te cilet vuajne per nje kafshite buke. Pra mua me pelqejne te gjithe gjerat e mira te qafireve, qe do te thote: me pelqejne te gjitha gjerat e mira te atyre qe jane armiqte e tu.
    ---------------
    Norça. li:
    ---------------
    Lëri ti o i mjerë punët e Zotit. Ti na qenke ose fare i krisur ose nuk po kuptoje dot. Kur përmënd Allahun duhet ta dish se ke të bësh me Zotin. E ti, nëse beson në Zot, nëse je besimtar, nëse je edhe dëshmues i Jehovas ashtu edhe siç propagon , atëherë duhet ta dish se ekziston vetëmse Një, I Vetmi, I Gjithëpushtetshmi... e s'ka zotëra që jetojnë (sipas teje) në Arabi apo Perëndim.

    -------------
    deshmuesi:
    -------------
    Mendon se Allu eshte dakort me kete mendimin tend? Ai thote lum ai qe vritet per Allaun, kurse ti i dashur mysliman ben kokren e qejfit ne Perendim, dhe jeton tamam si nje qafir,dhe per ti bere qejfin vetes dhe allaut thert e ciresh per allaun. Allau eshte ne arabi , ne avganistan, ne Irak , ne Iran, , indonezi e tjera, atje jetojen ata qe bejen vullnetin e Allaut Ngrehu dhe shko atje sepse atje ta do vendi.
    -------------
    Norça.li:
    -------------
    Sipas pyetjes që ke shtruar në këtë forum tash po shihet qartë se ti po bën me paramendim përçarje ndërshqiptare. Meqë sipas logjikës sate , më duhet të them shumë të ulët, ti po na quake të gjithë neve njerëz të arabizuar. Meqenëse ne qenkemi, gjithnjë sipas logjikës sate jashtëzakonisht të ultë, arab, në këtë rast ne nuk e paskemi vendin as në perëndim, as në trojet e sotme shqiptare (meqë kjo pjesë gjindet në Europë) por do duhej të shkonim që të gjithë (hiç më pak se nja 6 milion shqiptarë "të arabizuar". Sa i krisur na qenke. Sikur të veproja sipas logjikës sate, edhe më tutje jashtëzakonisht të ulët, unë pra po dashkam t'ia bëj vendit çdo besimtari tjetër, pos musliman, çdo shqiptari të religjionit tjetër - shko në Vatikan e gjetiu se atje e paske vendin.
    Unë, në rend të parë si njeri, pastaj si njeri që ende ka gjak shqiptari në damarët e vet por as si besimtar, pa marrë parasysh se su besoj unë në Zot - nuk më lë ndërgjegja, p.sh. shokut tim më të ngushtë katolik t'i them: "Shtjefën, pasi që ti ma paske Zotin në Vatikan, ti nuk ke vend këtu. Mblidhi plaçkat e shporru nga këtu! Këtu ka vetëm xhamija e unë nuk mund të toleroj ty në këtë vend".
    Ja dëshmues logjika jote jashtëzakonisht e ulët. Ndoshta nuk e nje fjalën "e ulët". Ja përkthimi: "i poshtër"!

    -------------
    deshmuesi:
    -------------
    Ne perendim jeta eshte e shthurur, dhe eshte plotesisht kunder menyres kuranore. Pra e kutponi te dashur myslimane se me vepra jeni kunder kuranit dhe me fjale jeni pro Allaut.
    --------------
    Norça.li:
    --------------
    Lëri ti njerëzit rehat e shikoj punët tua. S'ke nevojë të na mbash ligjërata për jetë në perëndim. Pastaj, ajo se në ç'masë është perëndimi kundër Kur'anit nuk e ke fare idenë. Ti vetëm imagjinon e sheh ëndërra në pikë të ditës. Kush se si është me fjalë e si me vepra mban përgjegjësi vetëmse personale e s'ka të bëjë fare me kolektiv. Ndaj mos i gjeneralizo gjërat.
    --------------
    dëshmuesi:
    --------------
    Pra jeni thejsht besimtare HIPOKRITE ne sy te Allaut. Ju e shisni Allaun me nje veture e laptop, me nje shtepi luksoze apo me nje ushqim te bollshem. Kete fakt e tregon perzgjedhje qe ju beni , qe ne vend te vuajtejes per emrin e allut , zgjidhni perendimin vendin e qafirave. Allau ja u ka dhen mundesine qe ta jetoni simbas kuranit , por ju doni te jetoni simbas qafireve Perendimit. Ja pra ky eshte besimi juaj i zhveshur lakuriq.
    -------------
    Norça.li:
    -------------
    Hipokritë, shqip: shtinjakë ka sa të duash e nga të duash. Ai që e ka shitur Zotin për llaptop e pallavra tjera, thash edhe një herë, mban përgjegjësi vetëm personale e jo edhe kolektive. E ti, nëse e njeh ndonjërin nga ata shtinjakë nuk ke kurrfarë të drejte ti gjeneralizosh gjërat. Sepse, po ta kthejmë të kundërtën, pra, po të logjikoja sipas "logjikës" sate, do më duhej t'i cilësoja të gjithë pjesëtarët e religjionit tënd sipas ndonjë shtinjaku nga "taborri" juaj.[/b]
    -------------
    dëshmuesi:
    -------------
    Dikush tjeter thote se, nuk ka asnje vend qindperqind mysliman dhe qe udhehiqet simbas regullave te kuranit, se po te kete do te ngihem qe tani e te vete te jetoj atje. Te si guroj se i ke vetem fjale dhe demagogji, por allaun se ginjen dot. Me lejo te te bej nje pyejte zoteri mysliman: Perendimi eshte me qindperqind mysliman dhe udhehiqet simbas regullave te kuranit, apo Irani dhe iraku????
    --------------
    Fjala musliman e ka domethënien në shqipe: përqafues i devotshëm i Zotit. Kur thuhet kështu, kjo kuptohet se musliman me plot kuptimin e fjalës është vetëmse ai që i shërben 100% Zotit, është 100% shërbyes (apo siç e quajnë disa, rob i Zotit), i pëmbahet 100% Urdhëresave të Zotit, Ligjeve Hyjnore. Nëse ty të duket kjo ndonjë lloj demagogjie...?! Ashtu siç mund të ketë thuajse fare 100% njeri të krishterë, gjithashtu qëndron puna edhe te të tjerët.
    Pasi na qenke ti aq i zgjuar, tregoma pra një shembull ku na paska 100% mirëqenie, 100% demokraci, 100 % krishterizëm, 100%...
    E kush po na flitka neve këtu fjalë boshe o dëshmues?

    --------------
    dëshmuesi:
    --------------
    Perendimi nuk ka asnje 0000000,0perqind te udheheqjes se kuranit , e ndersa Irani (sic vete ata deshmojne) eshte nje shtet nen regullat kuranore. Pra perpara ketyre dy alternativave i nderuar zoteri mysliman , perse ju perzgjodhet pikerisht Perendimin dhe e abandonuat iranin? Kush eshte me e rendesishme Makina dhe dollaret apo Allau? Nga keto te dyja ti ke perzgjedhur te paren makinen dhe dollaret , dhe pastaj kuranin dhe Allaun.
    ---------------
    Norça.li:
    ---------------
    Ti rregullat kur'anore jo që nuk i njeh por edhe i nënçmon, i përqesh, e dredhon, u kupton aq sa ke logjikë. Sa për logjikën tënde të tregova...Dhe, pasi që as nuk e njeh, nuk don ta njohësh, e injoron një gjë, si mundesh atëherë ta japësh gjykimin mbi gjëra të panjohura?
    -------------
    dëshmuesi;
    -------------

    Une si i krishtere, kure nuk do te perzgjidhja qe te jetoja ne ate vend (pervec rastit nese do te kisha lindur atje) qe eshte kunder krishterizmit dhe udhehiqet nga parime qe bijen ndesh me biblen dhe vullnetin e Perendise Jehovah. Besimi eshte Veper dhe jo vetem fjale.
    --------------
    Norça.li:
    --------------
    Ti prap ndërhyn në çështjet private të njerëzve. Madje shkon edhe më larg dhe ua prek intimen. Kush se ç'përzgjedh është punë e çdi individi veç e veç ashtu siç është edhe punë dhe e drejtë jotja.
    ------------
    deshmuesi:
    ------------
    Dikush tjeter permend vendet afrikane ku ka te krishtere, po eshte e vertete , qindra e qindra Amerikane dhe te krishtere Perendimore , i lane makinat dhe shkuan ne ato vende dhe predikuan Ungjillin e Perendise. Qinda e qindra perendimore e lane rehatine e tyre makinat shtepite mireqenien dhe erdhen e jetojne ne Shqiperine e fatkepsur dhe te varfer, ku ska drita, uje dhe leri pasaj te tjerat. Perse ata e bene kete veperim? Ke perzgjodhen ata: Makinat dhe dollaret apo te vuanin per emrin e Krishtit?
    --------------
    Norça.li
    --------------
    Qe sa mirë. Qindra perëndimore i paskan lënë pasuritë e veta dhe paskan ardhur në Shqipëri për të vuajtur urie. Sidomos nga taborri i "dëshmitarëve" kur dihet se sa bukur mbledhin të holla rrugës duke bërë propagandë (upps gabova: "predikim" bëjnë ata) dhe ngrisin salla të kongreseve si këpurdhat e shiut. Dhe, ti pastaj pse e bënë ata këtë veprim? A nuk e paskan bërë këtë për lekë. Edhe lekët, po të jenë grumbull i madh bëjnë shumë dollarë??!![/b]
    -------------
    dëshmuesi:
    -------------
    Ja pra besimi eshte veper dhe jo fjale..
    Pegjigje jo vetem qe nuk kam mare prej jush, por ju treguat me vepra se sa besimtare jeni, si dhe sa te vendosur jeni qe te vuani per Allaun. No coment.
    Ps. me vepra ju tregoni se nuk jeni ne thelb myslimane sepse nuk mund ti ndaheni dote gjenezes se krishtere te popullit tone, por thjesht ju jeni te indoktrinuar.
    Po keshtu Norca te siguroj se je shume i vonshem ne Perendim.
    Deshmuesi.
    ------------
    Norça.li:
    ------------
    Athua cilat vepra na i tregove ti? Ne nuk paskemi vepra të mira por vetëm ti. Na ke "dëshmuar" se jo mahi.

    Athua cilët na qenkan më të shumtë nga këta misionarët tuaj, pardon "predikuesit", të cilët e paskan lënë "gjithë atë pasuri" e na paskan ardhur "në vuajtje" për hir të Krishtit (pardon: për hirë të lekëve që i marrin nga propagimi i gazetave të tyre nëpër rrugë së bashku me misionet e paguar majmë që i bëjnë nëpër forume):
    a) Nga ata 300 000 nga 80 milionë banorë, që e braktisin për çdo vit religjionin që e propagon ti, apo
    b) Nga ai vend ku për një kohë shumë të shkurtër u zbuluan më shumë se 600 raste pedofilie nga priftërinj të po të njëjtit religjion që e propagon ti.( Natyrisht, kjo është temë shumë e nxehtë, ndaj edhe po flasim vetëmse për rastet e zbuluara se të pazbuluarat nuk po i fusim fare në llogari)?

  10. #10
    alvi
    i/e ftuar

    Re: Re: Nuk mund te jepni dot pergjigje...

    [QUOTE]Postuar më parë nga Norça.li
    [i]Norça.li:
    -------------
    Sipas pyetjes që ke shtruar në këtë forum tash po shihet qartë se ti po bën me paramendim përçarje ndërshqiptare. Meqë sipas logjikës sate , më duhet të them shumë të ulët, ti po na quake të gjithë neve njerëz të arabizuar. Meqenëse ne qenkemi, gjithnjë sipas logjikës sate jashtëzakonisht të ultë, arab, në këtë rast ne nuk e paskemi vendin as në perëndim, as në trojet e sotme shqiptare (meqë kjo pjesë gjindet në Europë) por do duhej të shkonim që të gjithë (hiç më pak se nja 6 milion shqiptarë "të arabizuar". Sa i krisur na qenke. Sikur të veproja sipas logjikës sate, edhe më tutje jashtëzakonisht të ulët, unë pra po dashkam t'ia bëj vendit çdo besimtari tjetër, pos musliman, çdo shqiptari të religjionit tjetër - shko në Vatikan e gjetiu se atje e paske vendin.
    Unë, në rend të parë si njeri, pastaj si njeri që ende ka gjak shqiptari në damarët e vet por as si besimtar, pa marrë parasysh se su besoj unë në Zot - nuk më lë ndërgjegja, p.sh. shokut tim më të ngushtë katolik t'i them: "Shtjefën, pasi që ti ma paske Zotin në Vatikan, ti nuk ke vend këtu. Mblidhi plaçkat e shporru nga këtu! Këtu ka vetëm xhamija e unë nuk mund të toleroj ty në këtë vend".
    Ja dëshmues logjika jote jashtëzakonisht e ulët. Ndoshta nuk e nje fjalën "e ulët". Ja përkthimi: "i poshtër"!

    -------------
    ]

    Amon se kur diskutojne disa nga viset ne kufijte veriore te Shqiperise, sa here qe ngelen ngushte, nxjerrin karten e percarjes mbarekombetare.
    Ore pse nuk i pergjigjesh pyetjes qe te ka bere deshmuesi drejtperdrejt?
    Pse nuk shkon te jetosh atje ku shtetet udhehiqen nga feja, si p.sh. Irani?
    Atje ku perdoret ligji ISlamik?
    Cne ketu mes te pafeve?
    Nuk po flitet per vendin ku ke lindur, se atje ke lindur, ajo eshte vendlindja jote, po pse shkon ne Amerike, ose Gjermani ose France etj?
    Pse nuk shkon ta kerkosh fatin e mire dhe qetesine shpirterore ne Afganistan?
    Kjo ishte pyetja, mos ja dridh tjetrit kot temen, dhe i ve fjale ne goje.
    S'ka asnje fare lidhje me percarje apo komb
    Feja eshte ndryshe nga Kombi.
    Ti po deshe boheu dhe budist ose beso ne UFO, prap je shqiptar, ashtu si dhe Deshmuesi ose deshmitari sido tea kete nickun.
    Epo dhe ktu e futet ceshtjen e percarjes mbarekombtare?
    Te forte jeni per zotin!
    O Deshmitaro, po pse nuk e di ti, qe feja jone na meson te perpiqemi te konvertojme, madje e kemi per detyre te konvertojme besimtaret e feve te tjera ne ate ISlame?
    Si Mormonet, qe rrin rrin e fillojn e predikojn, po ky muhabet dhe me muslimanet.
    C'e kishte mire ai Enveri qe imylli me kisha e me xhamija, dhe simas llogjikes se siperfolesit, ai do kete qene hero se nuk lejoi percarjen mbareshqiptare!
    Nuk di njeriu te qaje apo te qeshi!

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 09:04
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 20:18
  5. Taksa e Xhizihase: Barazi edhe dinjitet nen ligjin islamik?
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •