Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Pedagogët grekë ftohen të emigrojnë në Shqipëri

    Me premtimin për akomodim, ushqim, makinë dhe bileta udhëtimi, profesorët grekë ftohen të emigrojnë në Shqipëri, për të dhënë mësim në universitetet shqiptare.



    Oferta përfshin sigurimin e udhëtimit, pagën dhe të gjitha shpenzimet për ushqim dhe akomodim. Propozimi parashikon gjithashtu kthimin e profesorëve grekë nga Tirana deri në Kakavijë. Sipas gazetës greke "Kathimerini", "universitetet shqiptare po kërkojnë “trurin” e fqinjëve të tyre grekë".

    Rektori i Universitetit të Janinës Triantafilos Albanis thotë se ftesa i është bërë zyrtarisht edhe gjatë vizitës që bënë në Janinë disa përfaqësues të universiteteve private në Tiranë. Albanis thotë për gazetën: “Për herë të parë i takova në një konferencë në Shqipëri, e cila ishte pjesë e disa hulumtimeve tona. Më kërkuan të vizitojnë Universitetin e Janinës dhe natyrisht pranova. Mendova se takimi ynë do të mbulojë çështjet e bashkëpunimit, por ata folën për qëllimin e tyre".

    Sipas "Kathimerini", përfaqësuesit e institucioneve shqiptare me vizitën e tyre në Janinë donin të shqyrtonin mënyrën, sesi mësuesit grekë mund të japin mësim për disa ditë në javë në universitetet e Shqipërisë. Ai profesor që do të pranojë propozimin, duhet sigurisht të adresojë programin në universitet greke. Legjislacioni vendas kërkon që akademikët të kenë të paktën 3 ditë prani fizike në institucionin ku punojnë, prandaj mbetet që në mes të institucionit grek dhe atij shqiptar, të arrihet në marrëveshje për 3 ditë mësimdhënie në Greqi dhe 2 në Shqipëri.

    Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar që dikush nga Universiteti i Janinës apo ndonjë universitet tjetër e ka pranuar ofertën, askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. “Me shkurtimet që kanë prekur thellë edhe pagat e akademikëve, asgjë nuk përjashtohet", thotë për gazetën një profesor në Universitetin e Athinës.

    Anila Jole
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo eshte bukuria e liberalizimit te tregut te dijes ne Shqiperi: universitetet private, do te bejne te pamunduren qe te terheqin profesoret me te mire ne Shqiperi, qe te diferencojne institucionin e tyre nga shkollat e tjera private. Shteti shqiptar apo shkollat publike shqiptare nuk marrin nisma te tilla.

    Ajo qe do te ishte me me interes ishte hapja e filialeve te universiteteve me te mira ne vendet fqinje, Greqi e Itali, edhe ne Shqiperi. Ajo qe mungon ne Shqiperi eshte tradita e universiteve private, jemi ende ne fillimet e para dhe do te duhet kohe qe keto universitete private te arrijne potencialin e tyre te plote.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-09-2012 më 21:05

  3. #3
    Shume mire

    Ndersa pedagoget tane te shkojne dhe te vjelin ullit e Grekut

    o po kemi shtet ne
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Shume mire

    Ndersa pedagoget tane te shkojne dhe te vjelin ullit e Grekut

    o po kemi shtet ne
    Mire e ke. Keta behen mesuesa e profesora ne Shqiperi pa ditur nje fjale shqip, ndersa shqiptarit te shkrete i duhet te rrobtohet per ta mesuar sa me shpejt dhe sa me mire te mundet gjuhen e vendit, ndryshe do i ngelen vetem punet e pastrimit e ndertimit. Me kujtohet ne shkolle te mesme kishim nje mesuese Angleze qe jepte Anglisht. Asnje fjale shqip s'dinte ajo. Perkthyese kishte kolegen shqiptare. Sa me fat me qene Shqiptar!!!
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Mire e ke. Keta behen mesuesa e profesora ne Shqiperi pa ditur nje fjale shqip, ndersa shqiptarit te shkrete i duhet te rrobtohet per ta mesuar sa me shpejt dhe sa me mire te mundet gjuhen e vendit, ndryshe do i ngelen vetem punet e pastrimit e ndertimit. Me kujtohet ne shkolle te mesme kishim nje mesuese Angleze qe jepte Anglisht. Asnje fjale shqip s'dinte ajo. Perkthyese kishte kolegen shqiptare. Sa me fat me qene Shqiptar!!!
    na mbyten anglezet ne shqiperi.
    profesoret shqiptare jane disa pijanec injorante qe nuk e meritojne te punesohen per edukimin e brezit te ri.
    ne na duhen profesore nga greqia, italia, kroacia, edhe nga amerika

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    na mbyten anglezet ne shqiperi.
    profesoret shqiptare jane disa pijanec injorante qe nuk e meritojne te punesohen per edukimin e brezit te ri.
    ne na duhen profesore nga greqia, italia, kroacia, edhe nga amerika
    Ata pijanecet injorante kishin pergatitur e shkolluar nje brez qe kur ky brez shkoi ne ato vendet qe keni permendur ishin me te miret.....keshtu qe pro fat e ketyre vendeve nuk kane brire..... edhe ata i japin shpirtit uje te bekuar the pothuaj jane njerez te zakonshem.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    na mbyten anglezet ne shqiperi.
    profesoret shqiptare jane disa pijanec injorante qe nuk e meritojne te punesohen per edukimin e brezit te ri.
    ne na duhen profesore nga greqia, italia, kroacia, edhe nga amerika
    Po patjeter nga greqia na duhen sepse si shume te zgjuar qe jane vet e ndricuan vendin e tyre ahahah. Shqiperia ka me mijra intelektuale shqiptare qe jane diplomuar jashte ti ofroj atyre vende pune por instead i bejne te japin 1000 provime shtese edhe ne fund nuk i siguron pune.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Na duhen, sidomos ata pedagoget e Historise, ne kuader te rikonceptimit te Historise se Shqiperise. Greqia ka dhene kontribut te çmuar ne ngritjen, themelimin dhe modernizimin e shtetit Shqiptar, dhe tani pedagoget greke duhet te na i tregojne te gjitha keto. Gjithashtu, duhet te na mbushin mendjen se Janina, Preveza, e Çameria nuk kane qene kurre toka Shqiptare, ne Shqiptareve vetem sa na eshte fiksuar keshtu.

    E siç e tha dhe loneeagle, vendin e tyre e ndriten, e kane bere fanar ndriçues dhe lokomotiven ekonomike te te gjithe evropes se modernizuar. Tani duhet ti sjellin edhe tek ne buzukhit, tranvestitet, lesbiket dhe pederastat e mykonosit. Prandaj e therriten dhe Klodin e Big Bradherit ne mykonos, per te diskutuar mbi keto çeshtje e mjaft te tjera.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •