Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post LDD kërkon dorëheqjen e parevokueshme të presidentit dhe kryeministrit.

    LDD kërkon dorëheqjen e parevokueshme të presidentit dhe kryeministrit
    Lidhja Demokratike e Dardanisë ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të presidentit dhe kryeministrit të Kosovës duke i kritikuar ata për “paaftësinë dhe dobësinë e institucioneve të Kosovës për të drejtuar vendin, për të garantuar integritetin dhe sovranitetin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.



    Në një konferencë për media, të mbajtur të enjten, zyrtarët e kësaj partie, sekretari i përgjithshëm Lulzim Zeneli, njëherësh shef i grupit parlamentar të LDD-së, Berim Ramosaj nënkryetar i LDD-së, Gani Geci, deputet nga radhët e LDD-së në Kuvendin e Kosovës, si dhe Armend Baloku, zëdhënës i LDD-së, kanë shprehur shqetësimin e tyre me gjendjen e krijuar në Kosovë dhe kanë potencuar se LDD-ja kundërshton në tërësi përmbajtjen 6 pikëshe të Raportit të KS mbi vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

    “Për LDD-në vendosja e EULEX-it jashtë pakos së presidentit Ahtisari është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

    Kjo parti vlerëson se “është për keqardhje që kryetari dhe kryeministri i vendit dhe partitë në pushtet vazhdojnë me sjellje tejet injorante duke mos u treguar të përgjegjshëm ndaj obligimeve kushtetuese edhe në këto momente delikate për perspektiven dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës”.

    LDD po ashtu ka vlerësuar se paraqitja e Zannierit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka qenë në kundërshtim të plotë me raportet e gjertanishme periodike të UNMIK-ut mbi progresin e arritur të Republikës së Kosovës.

    “Duke marrë parasysh gjithë këtë që u tha më lartë, LDD-ja kërkon dorëheqjen e parevokueshme nga postet shtetërore të presidentit dhe kryeministrit të vendit duke konsideruar si përgjegjësi politike dhe akt moral të krerëve institucional të Kosovës", thuhet ndër të tjera në deklaratën e LDD-së.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe skenderbeun me e ngrit nga varri e me e vnue ne vend te sejdiut apo hashimit.. ska cka ben.. me shume..

    kjo situate.. asht dasht kap moti..
    po te kishin lexu forum vite ma pare dacet e gecet e lulzimat.. por dhe vet rugova me sejdi.. do kishin msu dicka..

    vetem ne kte forum ..e perseris vetem ketu.. eshte ngritur zeri kunder revanshit enverist ne kosove..qe me daljen e corapzive.. te cilet ndollen armaten serbe..e cila per pak jav cfarosi elementin shqiptar nga kosova.. e kjo cfarosje.. solli nevojen urgjente te nderhyrjes ushtarake te natos..e cila nuk e kish te leht diplomatikisht kte nderhyrje.. perpos sajimit te kartes se rambujese..e cila e kishte nje pik shum te rende per shqiptaret..por qe perfaqsusit shqiptar ishin te detyruar ta firmosin.. per te shpetuar.. ate me kryesoren ato dit te tmerrshem.. qe kosova te mbetej me shqiptar.. e kjo do ti kishte dhe pasojat si kjo e sotmja..

    kush i ka ndjek punet..e kupton cka po thot brari..

    prandaj.. as dorheqjet skan efekt..
    edhe me vnu dacin.. kurgja ska cka ban..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    haaaa po qysh nuk kerkon daci-maci dorheqie
    ai njiher e shkatrroi ldk-ne e tash mendon i shkreti se do te shkatrron qeverine me von do te kerko qe edhe shtetin e kosoves ta shkatrroi
    ky eshte daci-maci
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    LDD kërkon dorëheqjen e parevokueshme të presidentit dhe kryeministrit
    Lidhja Demokratike e Dardanisë ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të presidentit dhe kryeministrit të Kosovës duke i kritikuar ata për “paaftësinë dhe dobësinë e institucioneve të Kosovës për të drejtuar vendin, për të garantuar integritetin dhe sovranitetin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.



    Në një konferencë për media, të mbajtur të enjten, zyrtarët e kësaj partie, sekretari i përgjithshëm Lulzim Zeneli, njëherësh shef i grupit parlamentar të LDD-së, Berim Ramosaj nënkryetar i LDD-së, Gani Geci, deputet nga radhët e LDD-së në Kuvendin e Kosovës, si dhe Armend Baloku, zëdhënës i LDD-së, kanë shprehur shqetësimin e tyre me gjendjen e krijuar në Kosovë dhe kanë potencuar se LDD-ja kundërshton në tërësi përmbajtjen 6 pikëshe të Raportit të KS mbi vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

    “Për LDD-në vendosja e EULEX-it jashtë pakos së presidentit Ahtisari është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

    Kjo parti vlerëson se “është për keqardhje që kryetari dhe kryeministri i vendit dhe partitë në pushtet vazhdojnë me sjellje tejet injorante duke mos u treguar të përgjegjshëm ndaj obligimeve kushtetuese edhe në këto momente delikate për perspektiven dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës”.

    LDD po ashtu ka vlerësuar se paraqitja e Zannierit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka qenë në kundërshtim të plotë me raportet e gjertanishme periodike të UNMIK-ut mbi progresin e arritur të Republikës së Kosovës.

    “Duke marrë parasysh gjithë këtë që u tha më lartë, LDD-ja kërkon dorëheqjen e parevokueshme nga postet shtetërore të presidentit dhe kryeministrit të vendit duke konsideruar si përgjegjësi politike dhe akt moral të krerëve institucional të Kosovës", thuhet ndër të tjera në deklaratën e LDD-së.
    Thaçi: PO shtrirjes së EULEX-it, JO 6-pikëshit

    Nga Express më 27.11.2008 21:26 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur të enjten se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i pandryshueshëm lidhur me planin 6-pikësh të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, megjithëse ai është miratuar nga Këshilli i Sigurimit.

    “Plani 6-pikësh është i papranueshëm... Institucionet kanë qëndrim shumë unik dhe të palëkundur. Plani 6-pikësh i papranueshëm. Nuk do të lejohet në asnjë rrethanë dhe asnjë çmim cenimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi, në një intervistë për radiotelevizionin publik të Kosovës. Madje, sipas tij, Prishtina për këtë e ka mbështetjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

    Të mërkurën në mbrëmje, KS i OKB-së nëpërmes një deklarate presidenciale i dha “dritën e gjelbër” vendosjes së EULEX-it në Kosovë, duke rikonfirmuar edhe një herë Rezolutën 1244 të vitit 1999.

    Por Thaçi u shpreh se EULEX-i e ka mandatin nga Brukseli. “E mbështesim EULEX-in, që ka mandatin e plotë të BE-së dhe assesi nuk duhet të lejuar që në asnjë rrethanë që EULEX të shihet si kundërshtar i Kosovës. E ardhmja jonë është në familjen evropiane”.

    Ndërsa deklaratën presidenciale të OKB-së, ai e quajti “një deklaratë domethënëse që prezanton aspiratat për të ardhmen dhe paqen e stabilitetin në rajon”.

    Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, e cila sot ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të presidentit Sejdiu, për shkak të dështimit për të ruajtur interesat e vendit, kryeministri Thaçi bëri thirrje që të ruhet uniteti në këto çaste. “Për interesat madhore duhet të jemi të gjithë së bashku. Ata mund ta kritikojnë qeverinë. Unë edhe vet kam qenë në opozitë, por askush nuk është votuar që të konfrontohet as me SHBA-të, as me NATO-n, as me BE’në. ‘Jo’ e jonë ka qenë shumë e fortë më e fortë se zërat komentues të thatë që dalin sot. Unë do të vazhdojë politiken integruese dhe jokonfrontuese”.

    Sipas Thaçit, qëndrimi i Kosovës mbetet i palëkundur. “Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës është shumë i qartë: Jo 6-Pikëshit, Po shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën”.

    Kryeministri gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se EULEX-i kurrsesi nuk duhet të konsiderohet si armik i Kosovës. Me përjashtim të planit 6-pikësh, ai shtoi se vendosja e EULEX-it ka qenë një proces i paraparë të ndodhë edhe me Planin e Ahtisaarit, prandaj qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen lidhur me këto zhvillime të reja. “EULEX-i do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës dhe vetëm kjo e parandalon më të keqen”, tha Thaçi, duke aluduar në mundësinë e ndarjes së veriut.

    Ai gjithashtu ka mohuar deklarimet e ndryshme se drejtuesit e institucioneve kanë qenë në dijeni për planin 6-pikësh qe më se 6 muaj. Sipas tij, ky plan ka dalë vetëm para dy javësh.

    “Gjashtë pikat nuk kanë ardhur para 6 muajsh. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Ato i kemi refuzuar menjëherë”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Edhe pse jam simpatizues i LDD ... nuk kisha than qe Hashimi me dhan dorheqje.. sic e tha edhe Brari.. i ka vdek nana ksaj pune.. Mitrovica eshte nda edhe pikë.!!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Idiotat Kerkojn Dorheqjen E Idiotav Kjo Esht Skandal Pushteti Me Gjdo Kusht Po Jo Klas Politike Esht E Katandisur
    Pote Ishin Aq Te Zeshem Per Kosoven Kta Ldd Apo Aak Apo Te Tjerat Pati Siq Jan Per Pushtet Punet Dote Shkonin Memir

    Kosova U Nda Edhe Ska Fjal Tash Duhet Nje Mobilizim Kombetar Per Destabilizim Te Shteteve Fqinje Republika E Ilirides Duhet Mbeshtet Dhe Kosova Lindore Aty Esht Shpetimi Ejo Te Ngajm Pas Partive Si Shtazet Pas Bariut

  7. #7
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Nuk mendoj se eshte koha per dorheqje e ndarje,po duhet te ofrohemi nese na ka mbet ofrim.Tani me se paku na duhen perqarjet!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Hashim Thaqi Veq Munet Me Pa Adrra Me Sy Qel
    Hashimi Paska Kerku Unitet Me Kend Dhe Per Qka A Din Me Dregu Aj
    Hashimi I Tha Po 6 Pikshit Ket Esht Shum E Sigurt Pash Me Dostin E Ti Fatmir Seijdiu
    Edhe Diqka Un Jam Kunder Shkarkimit Te Thaqit Pse Ska Ne Voj Edhe Me Keq Dote Behet Edhe Nje Kriz Qeveritare Jo Jo
    Ska Nevoj Per Qfar Arsye Kush Te Behet Kryeminister Njejt Dota Kemi Per Ket Sdueht Te Kemi Iluzione As Pak
    Jan Qkerdhata Te Gjith
    Ne Duhet Te Merremi Si Te Vetorganizohemi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ta lejm sejdiun te punoje kto dite.. sepse ai di dicka.. dhe e ka nji eksperience..
    duket qarte se punet i udheheq sejdiu dhe se cobani thaq.. po meson pi sejdiut dhe po e kupton se pa sejdiun ai as dy fjall ska pas dit me i lidh ne kto ceshtje delikate..
    nuk ka rendsi fare se eshte thaqi kryeminister a jo..
    pra te mbahet uniteti rreth sejdiut..
    veton surronat flasin kot..
    kto vite vetoni ska qen gje tjeter vec vegel e thaq lim kupave..ne lojen e tyre me rrzu rugov e kosov e me ba me pushtet hajnat.. sepse hajnat merren vesh me njeri tjetrin..
    biznis ka ba vetoni me uck.. biznis lima e jakupa thaqa.. biznis dhe majkot e nanot e metot e milaim zekot me kompani..
    biznisi ne ceshtje kombetare sjell pasoja qe nji dit dalin perpara si tabelat e trafikut.. e je i detyrum me i zbatue ndryshe ha gjob..e gjob te rand qe sdim sa e ka cmimin..
    edhe daci kot po fol.. daci te kish dit..e kish pas tregue moti diturin..
    e dituri do te thot mos me ta hjedh cobani.. lim kup thaq.. sic ja hodhen.. dhe e rrezun brenda nates..
    u vun ne gare ldk-ucat kush po i bahet ma shum mik drejtorave politik te uck-es.. e ja pasojat..
    uck-ashet nuk eshte dasht me dal ne krye te pushteteve ne kosove sepse ata kishin probleme hag-oiste.. qe don te thote se..kishin.. njolla te biografi.. njolla llapushnikiste komunikato mashtruso-pallavroiste.. vrasje pabeso-iste etj.. te cilat perbenin.. nje minus per kosoven.. me ardhjen e tyre ne kryepostet e koseves..

    sepse sa me shum pun me hag me pas nje politikan i pasluftes ne kosov aq me i dobet detyrohej me u tregue ne bisedimet me nderkombetaret..

    moti i kam trajtu kto probleme ktu..mbasi vend tjeter skam ku flas..

    nji politikan pa hag.. ne bakround,, pra ne biografi personale.. e ka ma te lehte me i than qe ne embrion jooo.. nje paqartesie.. nji trubullie.. ne tezat qe sugjerron europa.. per te ardhmen e kosoves.. ne dialogjet me nderkombetaret..
    kurse nji hago-ist nuk e ka te lehte sepse ky lloj tipi.. e vuan psiqikisht.. hagen.. friken mos haga e thrret.. dhe idea se.. ai europiani qe vjen me fol me te per pun kosove.. e din dhe punen e hages..e ben kte politikan nervoz e te pa koncentrum ne ceshtjen e kosoves..e krejt energjin e harxhon ne.. mbyllje te punve hago-iste.. si psh ne zhdukje deshmitaresh.. ne fabrkim legjendash ne media e ne shantazhime ndaj kundershtarve.. ne parti tjera ose brenda vet partis vet.. keshtu qe ky tip.. nuk e ka problem qe me marr nji buzqeshje nga nderkombetari.. te bej shurdhin e qorrin ne ceshtjet thelbesore.. qe i interesojn kosoves..
    pra hago-isti.. punon me dy kode.. nji me u duk se po punon per kosov.. e tjetra me ju kriju pershtypje nderkombetareve se.. ma mir me mue kuptoheni.. vec me hag mos me ngatrroni..

    jo me kot tek nderkombetaret asht vu re se.. ( nga un te pakten) se kishin nje preferenc qe punet ti kryejn jo me rugovistat e pa njollosur ne ceshtje llapushnkiste hagoiste.. zolleriste tahir xhem ahmet krasniqiste.. por me uck-ashat enveroiste.. dhe ka qen e hapur perkrahja neper raste te votimeve.. e ne paraqitjen e minutazheve ne rtk.. e figurave.. enveriste.. qe si e si faktori rugovist te dobsohet e te dalin ne krye te pushteteve.. uck-ashet hago-iste..

    dihet se.. me shkums gelqereje.. shkruhet ma leht se me tullen e forte..
    pra kur dikujt jasht i duhet..me ja zbeh.. pamvaresine kosoves..e ka ma leht me pas partner ne bisedime hago-istat se rugovistat.. sepse ma leht e kan me i than hagoistit.. pranoje qat pik.. se e themi per ty nji fjal te mir tek karla..
    kurse rugovistave nuk kishin cka me i than.. pra dhe rugovisti ma leht e kish me than-- jo shoki..kjo pik spo me pelqen..
    tash cka iku iku..
    te ruhet qetsia.. e te vazhdoj sejdiu.. qashtu si e ka mendue..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    se kuptoj pse del nga tema pd o brari se ty une po ti lexoj te gjitha shkrimet qe kane lidhje me kosoven dhe nuk po te mar vesh ku don te dalesh me kete patriotizem ndaj rrugoves dhe LD (PD Kosoves).kosova kurre nuk do ishte ketu ku eshte sot po mos plaste lufta kurse sa per vendimet e tanishme jane gabime historike te politikes se kosoves pranimi i tyre.
    LD dHE PD njera po leshon mitrovicen kurse tjetra po shet jugun ke greku.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 10:29
  3. Demaçi jep dorëheqjen nga bordi i RTK-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32
  4. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42
  5. Majko apo Nano si kryeminister i vendit ?
    Nga Eni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •