Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Exclamation Pushteti dhe masat ne Shqiperi

    Dy popuj “miq”

    (Marre nga Shekulli, Virion Graci)

    Sqarojmė paraprakisht se “Dy popuj miq” nuk ka tė bėjė me marrėdhėniet shqiptaro-greke, sikurse bėn fjalė njė libėr i shquar me po kėtė titull. Objekti ėshtė mė modest: marrėdhėniet midis pushtetit dhe masės nė Shqipėri. Gjithmonė e mė shpesh dėgjojmė nga VIP-at tanė zėvendėsime tė tilla si “ata” ose “shqiptarėt” ose “nė Shqipėri” nė vend qė tė thonė: “ne”ose, “nė vendin tonė”.

    Nuk ėshtė njė zėvendėsim formal, sa pėr tė krijuar njė distancė objektive me njė problem madhor, me njė dukuri pėr tė cilėn je i shtrėnguar tė japėsh gjykime. Nė themel, kjo “ata” e pėrdorur rregullisht nė vend tė vetės sė parė, numri shumės “ne”, pra, nė vend tė: “ne shqiptarėt”, tregon tėhuajėsimin frikėsues qė njė pjesė e privilegjuar e shoqėrisė sonė ka prej pjesės tjetėr, distancimin arrogant prej shumicės dėrrmuese nė shpinėn e sė cilės majmet, lartėsohet, lėmohet e stėrhollohet nė turli snobizmash e bufonadash tė shpėlara.

    Te ne, si nė Londrėn e Dikensit, po ravijėzohen dy popuj brenda njė populli, dy popuj aspak tė prirur e tė gatshėm pėr ta mirėkuptuar sadopak njėri-tjetrin: tė pasurit dhe tė varfrit. Absolutisht mungon vullneti e dėshira e mirė pėr ndėrveprim, pėr harmonizim tė interesave, energjive, aftėsive. Praktikisht mungojnė mekanizmat rregullues e ndėrmjetės.
    Edhe disa shfaqe arkaike tė humanizmit qė kishin mbijetuar gjer para do kohėsh si “sevapi”, “lėmosha”, “gjynahqarja”, “bukė e kripė e zemėr”, po u nėnshtrohen pamėshirshėm ligjeve tė egėrsisė pseudokapitaliste.

    Rėndom shikon njerėz me autovetura luksoze, me dyqane e mejhane qė marrin ndihma ekonomike pėr fėmijėt e tyre qė shkojnė njė copė herė nė shkollėn pėrballė shtėpisė, po kėta njerėz, tė mullosur e tė rrumbullakosur paq nxitojnė tė marrin qyl edhe mishin a hashuren e sevapit qė shpėrndan teqeja pėr tė varfrit pėr nevruz a kurban bajram; po kėta njerėz tė kollarisur e tė kapardisur shik pėrfitojnė shėrbime falas nė farmaci, nė urbanėt e bashkive, nė shtėpitė shtetėrore tė pushimit; po kėta njerėz rrumbullakė, qė kanė njohur vetėm komandėn e kamxhikun dhe jo punėn e mirėfilltė mbijnė si nga dheu, kudo ku mund tė nxirret dhjamė nga balena e nga pleshti, cilido qoftė, mjafton tė zhvatėsh, byrazer, mjafton qė tė zhysėsh tė tjerėt edhe mė poshtė nė batakun e skamjes.

    Nė tė njėjtėn kornizė pėr tablo natyraliste-njė skėterrė e shpallur sociale, uri, mjerim, depresion, humbėtirė, kthim nė stadin natyror tė jetesės. Hemorragjia po e plak, po e rrėnon kėtė vend. Mijėra tė rinj e tė reja, gati gjysma e popullsisė aktive e aftė pėr punė jeton, rraskapitet, tjetėrsohet kulturalisht e shpirtėrisht, gjymtohet e vyshket para kohe larg prej kėtu, matanė kufijve.

    Pėr rrjedhojė: krime, trafiqe, shit-blerje fėmijėsh e vajzash tė vogla, vrasje nga xhelozia, nga dėshpėrimi, nga zhgėnjimet a keqkuptimet qė krijon jetesa nė dy botė tė ndryshme, larg njėra- tjetrės, pa komunikim. Dhe ne, “tė ngelurit kėtu”, japim mendime e opinione cinike pėr “shqiptarėt”, -kur kemi siguruar pėr vete ndonjė vrimė miu plot bereqet, ose bėjmė hesap “tė jesh a tė mos jesh”, kur kemi mbetur “popull”, larg tė mirave materiale, pa mundėsi pėr tė bėrė pazar e prokopi me fatet e tė tjerėve.

    Vijon ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 07-09-2006 mė 22:14

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Megjithatė toka rrotullohet, jeta vazhdon, VIP-at tanė shpalosin brengat e tyre pėr “lukun”, pėr “menytė”, pėr “enigmat astronomike”, kurse “ata”, “shqiptarėt” hedhin kartat e fallit: emigracion klandestin, keqbėrės rruge, vetėvrasės a ēfarė mund tė bėhem, kujt mund ti duhem, kush mund tė mė shfrytėzojė mė mirė dhe si?! As dreqi vetė se di. Me mijėra tė porsadiplomuar s’kanė as mundėsi teorike punėsimi, me dhjetėra tė tjerė, pėr shkaqe objektive po humbasin vendet e punės nė sektorin shtetėror: ushtri, shėndetėsi, arsim. Pas dyzet vitesh karrierė, me njė sirtar plot me dekorata e fletė-nderi vjen edhe urdhri i largimit tė parakohshėm nga puna. “Reformė”, “shkurtohet vendi i punės”, “ristrukturim”, “modernizim” si dhe motivacione mė tė individualizuar artistikisht pėr secilėn viktimė sipas rastit.

    Nė korridoret e njė drejtorie rajonale arsimore ku jam gjendur jorastėsisht kėto ditė, vėrehej lehtė njė stinė mortore, disa dhjetėra mėsues tė pushuar sepse nuk plotėsojnė normėn e re, sepse u mbyllen shkollat, sepse shkrihen klasat, sepse ishin punėsuar pėrkohėsisht nė prag fushatash zgjedhore nga titullarėt e mėparshėm etj., etj. Edhe mė i madh ėshtė numri i atyre qė s’kanė arritur tė punojnė asnjė ditė nė arsim, megjithėse prej vitesh kanė shkruar emrat me germa kapitale nė listat e pritjes.

    Natyrisht, drejtoritė arsimore kanė udhėzimet e duhura, natyrisht udhėzimet kanė dalė nė bazė tė studimeve e vėzhgimeve pėrkatėse, natyrisht edhe ai qė detyrohet tė pushojė dikė nga puna e bėn kėtė nė rrethana shtrėnguese, pa asnjė grimcė kėnaqėsie. E megjithatė, a nuk duhet qė dikush tė mendojė pėr kėta tė pafajshėm tė viktimizuar, tė dėshpėruar; a nuk duhet tė mendojė dikush pėr kėta tė pushuar nga puna nė prag tė vitit tė ri shkollor, pėr kėta mėsues tė vuajtur, heronj tė panjohur qė pėr tre-katėr dhjetėvjeēarė e kanė lidhur jetėn dhe personalitetin e tyre me nxėnėsit dhe vetėm me nxėnėsit?!

    Pse nuk ėshtė menduar paraprakisht pėr forma tė tjera punėsimi, pėr shėrbime qė ata mund tė bėjnė nė tė mirė shoqėrisė brenda profilit tė tyre profesional; pse nuk ka rrugėzgjidhje alternative pėr mbijetesėn e tyre ekonomike, pse nuk ka programe ripėrfshirėse, pse nuk shqetėson askėnd padrejtėsia qė bie fatalisht mbi ta?!

    “Nuk gjej dot punė as krahu” ,mė tha njė ish oficer-major, pak i vjetėr pėr tė mėsuar njė zanat tė ri, tepėr i ri pėr tė dalė nė pension. “Nuk di ku tė vete tani”, mė tha ish- mėsuesja ime e porsapushuar nga puna; “s’kam asnjė mjet jetese, as prona, as tokė, as shtėpi timen, as shėndet normal”, - mė tha ajo, duke fshehur lotėt. Natyrisht, si ēdo i vetėkėnaqur nga luga e vogėl qė ka ngjeshur nė brez, edhe unė diēka i kėshillova ish- mėsueses sime, kuptohet, diēka tė palogjikshme, diēka hipokrite, diēka irrituese. E kėshtu loja me nervat e atyre qė rrokullisen nė tė tatėpjtėn e fatit merr pėrmasa katastrofike, tallja me mė tė “vegjlit”, engledisja me ata qė s’kanė asgjė nė dorė bėhet normė shoqėrore, institucionalizohet e ngrihet nė sistem “vlerash”, “hierarkish”.

    Ata, “shqiptarėt”, populli tjetėr midis nesh, gjatė ditės shesin gjak pėr tė blerė bukėn e fėmijėve, kurse nė mbrėmje ulen nė divanė pėr tė parė nė emisionet live se si gatuajnė VIP-at tanė nė njė restorant buzė detit, se si pėrtypen e mbllaēiten VIP-at e panginjur nė njė tavolinė veresie, se sa mallėngjyeshėm i tjerrin lėtyrat e kujtesės sė tyre ata para VIP-it picirruk qė ka ideuar emisionin nėn mbėshtetjen mjaft bujare tė sposorėve tė pėrhershėm. Kėshtu, askush nuk krenohet mė punėn qė bėn, sepse nė fakt puna s’ėshtė mė nder e lavdi, por me paret e zhvatura nėpėrmjet punėsimit nė zyrat e shtetit, me miliardat e rrėmbyera nga hisja e “shqiptarėve”.

    Mandej, nė intervalin midis lėnies sė karriges qeverisėse dhe rifitimit tė saj nė ndeshjen e ardhshme, shesin me lekė nė dorė leksione morali, intervista tė ilustruara me foto nė disa numra gazete, biseda gromėsitėse nė studio televizionesh me tematika: “si mund tė bėhet ky vend”; “si e do ky popull”; “si mund tė luftohet korrupsioni, keqqeverisja, keqadministrimi i pasurive tė pėrbashkėta” etj., etj. Nė tė njėjtėn akuarium suksesi notojnė edhe sivėllezėrit e tyre nė pushtet….

    Ndarja midis nesh bėhet ē’do ditė e mė e pashpirt. Jo pabarazia nė pasuri, sikurse ėshtė quajtur qysh herėt kapitalizmi, por pabarazia nė ndarjen e asaj qė ėshtė e pėrbashkėt po vret ē’do shpresė. Tė tjerėt e kanė bėrė zakon tė mendojnė se ku mund tė ēlodhen mė mirė pas pune, ne mendojmė se kur e si mund tė gjejmė punė, kudo qoftė, me kazmė a lopatė, tė jetė si tė jetė, sa pėr tė mos vdekur urie. Tė tjerėt integrohen globalisht, ne thėrmohemi dėshpėrimisht, tė satanizuar edhe prej vetvetes, duke u pjesėtuar nė “popuj” mė tė vegjėl, skllevėr tė skllevėrve, tė huaj e tė pėrbuzur nė shtėpinė tonė.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Migjeni ...

    Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
    nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
    Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Titulli I Temes,tuaj Eshte Totalisht Terme Bollshevizmi.

    Bollshevizmi Eshte Sistem Shoqeror Qe Pjelle Varfri Shpirtrore E Ekonomike ,imoralitet, Pabarazi Shoqerore Dhe Pashtrim Q'jerzor Per Njeriun, Qofte Ky Edhe Vlonjat.

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga AAAA
    Bollshevizmi Eshte Sistem Shoqeror Qe Pjelle Varfri Shpirtrore E Ekonomike ,imoralitet, Pabarazi Shoqerore Dhe Pashtrim Q'jerzor Per Njeriun, Qofte Ky Edhe Vlonjat.
    A ne fuqi te katert:

    Titullin nuk e kam shkruar une, por eshte ekstrat nga artikulli. Mgjth ai term, ajo marredhenie "pushteti dhe masat" ekziston ne cdo sistem; feudalist, kapitalist, socialist etj, ne nje forme apo ne tjetren. "Elita politike dhe masat", "oligarket dhe populli" apo terma te tjere.

    Me duket thjeshtezim dhe naivitet te merresh me terma, kur artikulli flet per shume dukuri, apo per nje realitet te ashper shqiptar. Nuk flitet per ndarje klasore, per mendimin tim ne kuptimin "bolshevik" te fjales. Nqs e more mundimin te lexoje se per cfare behet fjale atehere do komentoje kete realitet, dhe jo titullin.

    PS: Nga bindjet politike, personalisht nuk anoj aspak nga e majta, perkundrazi. Por nqs veme lente "politike" per te gjykuar zhvillimet ne Shqiperi, atehere zbehim realitetin dhe largohemi artificialisht prej tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •