Ka vlonjate ketu?

Cfar e ka ky Grabova ate gruan demokrate Gerten apo Greten Grabova.. qe e vrane caushet kanibale cupoiste zabitoiste luizoiste.. ne 97-ten?

------------

Shekulli

--

Krenar Grabova dhe dhe Kreshnik Rakipi janë vrarë nga një person i maskuar para një pike bastesh sportive

Atentat në Vlorë, 2 viktima

Automatiku me silenciator i është bllokuar. Qëlloi në kokë viktimat me një pistoletë rezervë

Anila Peçi

Vlorë- Dy persona janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës nga një person i armatosur, i cili është larguar më pas dhe nuk është identifikuar ende nga policia. Krenar Grabova dhe Kreshnik Rakipi, që të dy me banim në qytetin e Vlorës, janë vrarë para një pike bastesh sportive, tek shkallët e “Kuz Babasë”, në qytetin e Vlorës. Vrasësi i maskuar ka shtënë me pistoletë mbi ta dhe më pas është larguar duke u fshehur nga policia. Në vendngjarje ka shkuar drejtori i policisë, prokurori i rrethit, dhe në lokalet afër, janë ndaluar të gjithë personat për të dhënë dëshmi rreth ngjarjes. Policia në versionin e saj të parë thotë se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, ndërkohë që nuk jepen informacione të mëtejshme, pasi ende nuk ishte identifikuar autori i vrasjes.
Ngjarja
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohuan për gazetën Shekulli se vrasësi ka qenë i maskuar dhe ka zënë pozicion përballë pikës së basteve sportive para shkallëve të “Kuz Babasë”. Dy viktimat po rrinin përpara pikës së basteve, ndërsa autori i ngjarjes ka nxjerrë një automatik të vogël me silenciator. Ai është drejtuar nga viktimat dhe ka tentuar të qëllojë me të. Automatiku është bllokuar duke mos qëlluar. Personi i maskuar ka lëshuar në tokë armën dhe më pas ka nxjerrë një pistoletë që e kishte rezervë. Është afruar edhe më shumë tek viktimat dhe njërin e ka qëlluar në kokë, ndërsa tjetrin në pjesë të tjera të trupit. Dy viktimat kanë vdekur në vend nga plumbat e marrë, ndërsa vrasësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Hetimet
Policia ka rrethuar menjëherë vendin ku ndodhi krimi, ndërsa aty kanë mbërritur menjëherë, drejtori i policisë së Vlorës, Astrit Mehja dhe prokurori i rrethit, Petrit Çano. E gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Lokali që ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes është bllokuar nga policia dhe të gjithë personat që ndodheshin në të, janë pyetur për ngjarjen dhe drejtimin që kishte marrë vrasësi pas kryerjes së krimit. Policia nuk ka lënë asnjë njeri që të ngjitet në lokal për të pyetur dëshmitarët, dhe nuk ka lejuar këta të fundit që të largohen. Ngjarja ka tronditur qytetin e Vloës dhe strukturat e luftës kundër krimit, pasi atentati ka qenë i sofistikuar. Burime pranë policisë thanë se ishte shumë e vështirë që gjatë natës së djeshme të identifikohej dhe lokalizohej autori i ngjarjes.




11/09/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet
shekulli