Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do jete piloti me i sukseshem per Ferrarin

Votues
26. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Kimi Raikonen

    18 69.23%
  • Felipe Massa

    8 30.77%
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #-9
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    FERRARI - sezoni 2007

    Ftoj ketu te gjithe tifozat e Ferrari-t te diskutojne rreth ketij ekip te madh qe ka shkruar dhe vazhdon te shkruaje historine e Formula 1.

    Ne ditet ne vijim do perpiqem te sjell informacione me te plota rreth kesaj skuadre dhe sezonit te ri te Formula 1.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  2. #-8
    massa do ja fuse

  3. #-7
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Provat e dimrit ne Bahrain

    Shoferat e Ferrarit Massa dhe Raikkonen zune 2 vendet e para per xhirot me te shpejta ne diten e pare te testeve per kete jave me 27 shkurt ne Bahrain.

    Massa mbuloi me shume xhiro gjate dites (102) me kohen me te shpejte 1:31:260. Ai ja kaloi ne provat shokut te skuadres Raikkonen qe pati kohen me te shpejte 1:31:590 (Kimi mbuloi 95 xhiro). Makina e Raikkonen kishte disa ndryshime aerodinamike ne krahasim me Massan. Sot Massa do zbrese ne piste me te njejtin modifikim qe kishte Ferrari i Raikkonen.

    Shoferat e Ferrarit lane prapa Alonson (koha e trete me e mire) qe ishte 0.591 sec prapa Massas me nje kohe me te mire 1:31.851 me 96 xhiro. Hamilton (55 xhiro) ishte i pesti dhe dy RENAULT ishin ne vend te 6 dhe te 7. Fisichella me 82 xhiro dhe Heiki me 19. Renoja ishte plot nje sekonde me e ngadalte se Ferrari.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  4. #-6
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Todt, Alonso dhe Ferrari

    Alonso para disa kohesh ka thene qe nuk i pelqente Ferrari dhe nuk ka pasur deshire te garoje per makinen e kuqe. Ne nje interviste dhene gazetes gjermane Auto, Motor und Sport Jean Todt jep mendimet e tij rreth Alonsos.

    "Une mendoj qe Michael, Kimi dhe Alonso ishin tre shoferet me te mire sezonin e shkuar...


    ...Ne rastin tone une duhet te vendosja midis Raikkonen and Alonso. Ferrari nuk foli asnjehere me Alonson. Une zgjodha Kimin...

    ...Te dy pilotat jane ne te njejtin nivel, por Kimi shkon me mire me Ferrarin dhe me mua..."

    Todt, tha se kane patur nje plan per ta marre Alonso-n per shofer provash por jo per shofer gare.

    "Kemi folur me menaxherin e Alonson vite me pare dhe ishim afer nje kontrate per shofer provash, megjithate kjo kontrate nuk u nenshkrua. Kjo eshte dicka nga e kaluara..."
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #-5
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Ferrari vazhdon dominimin ne Bahrain

    Massa dhe Kimi bene 100 dhe 94 xhiro respektivisht dje ne pisten e Sakhir. Massa qe kishte makinen me modifikimet me te fundit aerodinamike ishte me i shpejti per te dyten dite rradhazi.

    Vendi...... Piloti (Makina)------------ Koha____(Xhirot)
    01....... F. Massa (Ferrari) ------ 1:30.640____ (100)
    02....... L. Hamilton (McLaren)------ 1:31.178___ (55)
    03....... K. Räikkönen (Ferrari)------ 1:31.490__ (94)
    04....... G. Fisichella (Renault) ------ 1:31.967___ (109)
    05....... P. de la Rosa McLaren ------1:31.971___ (52)
    06....... H. Kovalainen (Renault)------ 1:32.068__(30)

    Ferrarit mbuluan xhirot pa asnje lloj problemi teknik. Nder pilotet e tjere qe mbuluan shume xhiro ishin Sato me 100 dhe Ralf Shumaker me 85.

    Kovalainen kish makinen te demtuar qe te marte dhe hyri me vonese ne piste. Hamilton pati probleme hidraulike dhe nisi me vonese sesionin e mengjesit.

    Forma fantastike e FERRARIT ben Alonson te ndryshoje planet. Alonso do largohej nga Bahrain dje dhe ish planifikuar te zbriste ne piste vetem te marte; shenjat jane qe Alonso do zbrese ne piste sot qe te tregoje se dhe McLaren eshte ne forme.

    FORZA FERRARI!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 01-03-2007 mė 10:24
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  6. #-4
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    BRAWN: Ferrari do jete pretendente

    Ferrari do mbijetoje pas largimit te Shumakerit. Brawn ka thene se dizenjatoret dhe inxhinieret e Ferrari jane te njejte. Skuadra ka aq shume burime sa te fute ne piste nje makine konkurruese.

    Brawn tha se kishte 2 pilote qe mund te zevendesonin Shumaker Alonso dhe Kimi. Alonso ishte i marre nga McLaren keshtu qe moren zgjidhjen tjeter me te mire.

    Nje triumf i Ferrarit ne Melburn do i mbylle gojen Alonsos.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  7. #-3
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    SHUMAKER do mungoje ne Australi

    Per here te pare qe nga debutimi ne GP te Australise ne 1992, Shumaker nuk do marre pjese ne pilotet qe do garojne. Shumaker gjithashtu nuk do udhetoje ne Australi per te qene prane Ferrarit sipas zedheneses te tij Sabine Kehm.

    Shumaker do shikoje garen nga rehati i shtepise se tij ne Zvicer. Roli i tij me Ferrarin nuk kerkon qe Shumaker te jete prezent. Pritet qe Shumaker te jete prezent ne garat e pjeses se dyte dhe ndoshta me shpejt.

    Ky ndoshta eshte nje lajm i mire dhe per Kimin. Tifozat ferrarriste do t'i kushtojne vemendje piloteve te rinj por gjithmone do kene ne zemer SHUMIN. Ne kete menyre nuk do kete dyndje drejt Shumit dhe mungese tifozash per Massan dhe Kimin.

    Te enjte me oren australiane do jete konferenca per shtyp e piloteve.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  8. #-2
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Kimi strategji apo veshtiresi

    Nderkohe qe ne Forumin Shqiptar shumica mendon qe Kimi eshte me i mire se Massa shtypi dhe tifozat Ferrariste kane disa pyetje ne mendjen e tyre 4 dite para GP te pare ne Australi.

    E panjohura e madhe, pak ore para fillimit te boterorit quhet Kimi Raikkonen. Ne garazhet te gjitha shenjat jane qe Ferrari eshte makina me e mire dhe kundershtari qe duhet mposhtur, te pakten ne garen e pare te sezonit. Ferrari ka treguar shpejtesi dhe ka qene konsistente (shume pak defekte mekanike) gjate provave te dimrit. Per momentin piloti favorit per te fituar kete gare eshte Massa. Massa ka xhiruar dhe ka kohet me te shpejta ne shumicen e provave te dimrit perballe shokut te skuadres qe mendohej te ishte me superior. Ishte nje suprize e vertete kur Kimi konsiderohet si piloti i vetem qe mund te konkurroje me Alonson, pasi rivali i vitit te shkuar SHUMI nuk eshte me.

    MENDIM
    "Une mendoj qe Kimi e Felipe kane 50 % mundesi per t’u bere piloti numer 1 brenda skuadres dhe nuk jam aspak i cuditur per Massan. Massa u rrit shume gjate sezonit 2006 dhe gjate provave dimerore ishte shume i forte ", eshte ideja e Alonsos. Po perse Kimi Raikkonen gjate provave te dimrit pati veshtiresi te arrije kohe te shpejta? Ka dy hipoteza rreth gjendjes te Kimit gjate provave dimerore.

    1. ZGJIDHJE
    Hipoteza e pare eshte qe finlandezi me qellim eshte fshehur dhe kjo eshte bere per te ruajtur sekret vlerat e F2007. Mesazhet ne radio mendohet te mbeshtesin faktin qe Kimi eshte merzitur dhe nuk eshte aspak i kenaqur qe Massa u entuziazmua dhe nuk e permbajti dot gezimin dhe tregoji kufijte e makines se kuqe. Forma fantastike e Ferrarit e pare ne kohet e Masses sigurisht ndezi alarmin ne dy rivalet kryesore te ketij sezoni McLaren dhe Renault. Kjo teze perforcohet akoma me shume nga komentet e Kimit pas provave te Bahrain. Kur gazetaret e pyeten per diferencen e madhe ne kohe mes tij dhe Masses ai u pergjigj: “ Presim garen e pare dhe pastaj te shohim se cfare do ndodhe. Ajo do jete situata ideale per te bere nje ballafaqim....”

    2. ADAPTIMI
    Teza e dyte ngrihet mbi dyshimin qe Kimit do t’i duhet pak kohe qe te mesohet me Ferrarin. Finlandezit i desh te ri-mesohej me gomat e reja Bridgestone, qe i kish perdorur kur ngiste Sauber. Atij iu desh te mesohej dhe me nje metode te re pune ne Ferrari dhe me detaje te tjera te vogla si puna e komandave ne timon.

    AVANTAZH
    Fakti qe nuk nisi te punoje deri ne janar me makinen nderkohe qe Masa zhvillonte makinen e vjeter 248 F1 me pjese te reja mund te jete nje avantazh per brazilianin ne garat e para. Garat e para do jene vendimtare per kush do jete NUMRI 1 brenda skuadres dhe Massa ka vertet nje avantazh ne kete drejtim. Massa mori shume zemer pas 2 fitoreve ne 2006, vendosmeria dhe vetbesimi u shfaqen qarte gjate sezonit dimeror. Massa eshte i qeshur dhe bisedon pa problem me gazetaret dhe nuk ka frike ta fshehe optimizmin.

    BILANCI

    Nderkohe qe Massa flet hapur per suksesin e mundshem ne Melburn, finlandezi i mbyllur shfaqet serish me shprehjen e tij “duhet te presim qe te shikojme” («wait and see»), mgjse nuk e fsheh faktin qe F2007 e kenaqen. "Jam i kenaqur me menyren si ecen makina dhe shpresoj qe te jete e shpejte sac duhet. Sigurisht qe ecuria gjate gares eshte e mire (shumica e provave dimerore ishin simulime garash), persa i perket kualifikimit nuk e di se nuk e kam provuar. Do ta zbulojme ne Australi. Jam i kenqaur me menyren si kane rrjedhur gjerat."

    Marre kryesisht nga Gazzetta dello Sport.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 13-03-2007 mė 16:03
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Alonso apo Rajkonen? Apo Masa mund tu pervidhet te dyve dhe te beje ndonje surprize? A ishte Rajkonen i para dy viteve thjesht viktime e (pa)besueshmerise se Meklarenit apo ai i para tre viteve perfitues i rregullave te FIA-s? Kjo jane pyetjet kryesore qe presin pergjigje kete te diele, nderkohe qe emrat e rinj si Hamilton, Kovalainen dhe Kubika do perpiqen te afirmohen si brezi i ri i ketij sporti.

    Do zgjohemi kete te diele pa gdhire (te pakten ata qe preferojne emocionin e drejtperdrejte dhe jo regjistrimin) dhe nuk do shohim ne radhet e para Majkell Shumakerin, legjenda e ketyre 15 vjeteve te Formula 1-shit. Rrallehere nje sport eshte dominuar nga nje njeri i vetem, Majkell Xhordan, Pele
    , Maradona e te tjere te vijne ne mendje por (te pakten) per mua prape dicka do mbetet e zbrazet ne startin e se dieles. Te pakten per ata qe per nje arsye apo tjeter e paten lidhur emrin e F1 me emrin e Shumakerit do duhen vite qe emocioni te rikthehet ne te njejtin nivel.

    Nje karriere qe fillon me nje vend te peste ne renditjen ne '91 dhe mbaron me nje parakalim per vend te katert ne xhiron e fundit ne '06. Shfaqja duhet te vazhdoje ...
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    F. Massa ndoshta
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ferrari braktis Formula 1
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:07
  2. FORMULA 1, sezoni 2007! - Shpallen kampionė Ferrari dhe Kimi Räikkönen
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-11-2007, 03:08
  3. Barrichello largohet nga Ferrari !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:53
  4. Ferrari
    Nga ice_storm nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 08:31
  5. Fokusi i sezonit 2004 tė Formulės 1
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •