Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1

    Thumbs down Mal i Zi: Policia arreston 20 shqiptarë të dyshimtë për “aktivitete terroriste”

    Policia speciale malazeze, gjatë një aksioni në Malësi, ka arrestuar rreth 20 shqiptarë. Partia e re, Alternativa shqiptare, ka reaguar te të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke thënë se gjatë këtij aksioni policor, është shkelur ligji dhe të drejtat qytetare. Ndryshe, zyrtarët malazezë thonë se janë arrestuar 14 persona nga rrethina e Tuzit, nga të cilët edhe tre shtetas amerikanë.


    Policia thotë se te arrestuarit ka disa muaj që gjenden nën vëzhgim policor dhe se arrestimet janë bërë atëherë kur është bërë e qartë se jetët e qytetarëve do të mund të rrezikoheshin në ndonjë “aksion terrorist”. Njoftohet po ashtu se në shtëpitë e të arrestuarve është gjetur një sasi e vogël armësh, ndërsa një “arsenal i tërë” është gjetur në “tri shpella dhe lokacione tjera”.
    Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se aksioni policor në Tuz, pikërisht në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne atë vend - të krijuar me përkrahjen mjaft vendimtare të shqiptarëve- ka qenë i domosdoshëm "për shkak të sigurisë së qytetarëve në rajonin e Malësisë".
    Sipas disa njoftimeve, arrestimet janë bërë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë.


    RTK 10/09/2006 13:04:17

  2. #2
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    per cfare "terrorizmi" behet fjale?

    A eshte kjo vetem nje pretekst per tu "shtypur koken" shqiptareve qe ne fillim, apo ???
    Koordinimi me autoritetet shqiptare me huton pak.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #3
    Mali i Zi ushtron "demokracinë"

    Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm, përmbi 300 policë të armadës malazeze, të armatosur deri në dhëmbë, të veshur me antiplumë dhe me maska të zeza mbi fytyrë, hynë në Malësi, bastisën afër 20 shtëpi malësore, maltretuan pleq e fëmijë, madje edhe të sëmurë dhe arrestuan mbi një 20 persona prej të cilëve 5 janë me shtetësi amerikane.

    E gjithë kjo u bë vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet e ditës së diel e që për herë të parë organizohen edhe për pushtetin lokal të Tuzit.
    Koalicioni i vetëm proshqiptar që synon të marrë pushtetin lokal në këtë mjedis, i formuar nga Lidhja demokratike dhe Iniciativa qytetare, mbrëmë pati konvetntën përfundimtare, ku Malësia haptas i dha besimi këtij koalicioni, çka si duket e ka tërbuar pa masë regjimin e Millo Gjukanoviqit

    Edhe pse pushtetarët e Malit të Zi, si preteks për këtë bastisje paraqesin gjoja shtirjen me armë në tubimin e mbramshëm, që nuk ishte as edhe një, si dhe çarmatimin e malësorëve që sipas inforamtave që gjoja paskan, po pergadisnin akte teroriste, arsyen e vërtetë për këtë sjellje bruatle ne e shohim në faktin se pushtetmbajtësit në Mal të Zi, së bashku me partinë e Ferhat Dinoshës që janë në koalicion, nuk mund të pajtohen me humbjen e votave malësore.

    Përndryshe nga shtëpitë e bastisuar deri më tani kan marrë 20 flamuj, disa libra e videokaseta me kujtime familjare dhe disa eksponate armësh-trofe, nga fillimi i shekullit të kaluar por askund armë për të cilat ata bënin fjalë.

    Ajo që shqetëson pa masë është fakti se pleq mbi 80 vjeçarë janë mbajtur lidhur me duar pas shpine, e të shtruar me fytyrë në dhe, kurse nënave nuk u është lejuar që të kujdesën për foshnjat që me sjelljen e tyre, xhandarët malazez i kishin trishtuar.

    Ne kemi kontaktuar organet kompetente dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare në Mal të Zi dhe edhe pse kemi fituar garanci se kjo ekspeditë ndëshkimi në Malësi do të marrë fund, maskat e zeza ende po ushtrojnë forcën nëpër Malësi, si duket, për meritë që me votën shqiptare formuan edhe shtetin e vet.

    Ne këtu në Malësi jemi para një natë plotë ankth, por shpresojmë se ndërkombëtarët do të ndërmarrin masa që në Malësi të sigurojnë paqën e sigurinë, pasiqe revolta popullore tek malësorët është ngritur deri në atë nivel sa situata mund të shkallëzojnë edhe më keq.
    ___________
    Burimi: MekuliPress

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anëtarësuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    Sa për kët që kan bastisur dhe kan arrestuar disa dhjetra persona nuk na habit fare sepse kështu u veprote edhe në Kosovë gjat kohës së Millosheviçit por edhe në Maqedoni që nga janari i vitit 2001 ku dhe nga bastisjet dhe arrestimet që u bashin erdhi deri tek lufta e cila shpertheu në shkurt të po atij viti kështu që edhe organet e rendit dhe instucionet e shtetit të sapo formuar malayey e ndjek të njejtën metod shiq e ndogji Millosgheviçi dhe Trajkofski mua personalisht më habit fakti se si ata marin një aksion ku dhe në at shtet ishte shpallur heshtje parazgjedhore nga krejt kjo mua vetëm ki i fundit më habit dhe më brengos se çfar duan ata vall mos duan që ti ndjek i njejtui fat siç e ndogji Serbin dhe Maqedonin po ta kërkoin kët shum shpejt do ta ken........
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Pershendes kete akcion te organeve te shtetit Malazez!
    Qytetaret e Malesise ,edhe ata duhet te jene vigjilente kunder Terrorizmit dhe duhet ta mbrojne shtetin dhe popullin e Malit te Zi meqe per kete edhe kane votuar...dhe jo vetem kaq!
    E Mira e shtetit malazez po edhe e shqiptareve do ishte qe keto bastisje dhe arrestime te "terroristeve"tani e tutje t`mos pushonin gjersa te kapen te gjithe terroristet e malesise dhe trojeve shqiptare te okupuara nga "Cerna Serbia" (Mali i Zi)
    He... ju lumte forcave " te rendit" apo Policise ...

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pershendes kete akcion te organeve te shtetit Malazez!
    Qytetaret e Malesise ,edhe ata duhet te jene vigjilente kunder Terrorizmit dhe duhet ta mbrojne shtetin dhe popullin e Malit te Zi meqe per kete edhe kane votuar...dhe jo vetem kaq!
    E Mira e shtetit malazez po edhe e shqiptareve do ishte qe keto bastisje dhe arrestime te "terroristeve"tani e tutje t`mos pushonin gjersa te kapen te gjithe terroristet e malesise dhe trojeve shqiptare te okupuara nga "Cerna Serbia" (Mali i Zi)
    He... ju lumte forcave " te rendit" apo Policise ...
    Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Këtu është i njëjti skenar sikur i Shkinisë qysh ja bajke në Kosovë, të gjithë i quante terroristë pasi që i vriste ose i burgoste.
    Për kah ana luftarake Mali i Zi mund të jetë një pre e lehtë për Shqipërinë, pasi mjaftojnë banorët e Shkodrës që t'i shkojnë deri në Durmitor, por problemi është për kah ana politike pasiqë Ndërkombëtarët nuk po tolerojnë kryengritjet e shqipëtarëve kohëve të fundit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Cebesa, skenar apo dicka tjetër nuk po di, këtu era po vjenë luftë?

    Thot një fjalë e vjetër popullore së "asaj sorre që i jep bukë, ajo edhe ti nxjerr syt..." pra malaziasi(ë)t i cliruam nga thundra sërbe, dhe tani ata na këthejnë më arrestime, duke mos hezituar edhe të na cuajn terrorist, skenare të nxhashme si ato të Milo(xhukak...)shevicit. Vëllezer, ketu nuk don shumë mend së shkjau sepatën e vjetër e mban nen kokë të re për ti prer MALSORET AUTOKTON.
    ...Diaspora e gatshme, pret KUSHTRIMIN.
    Përkrah iden tuaj, duke shpresuar së ashtu siq shkran edhe mëndon.
    Përshëndetje vëllëzërore.

    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Këtu është i njëjti skenar sikur i Shkinisë qysh ja bajke në Kosovë, të gjithë i quante terroristë pasi që i vriste ose i burgoste.
    Për kah ana luftarake Mali i Zi mund të jetë një pre e lehtë për Shqipërinë, pasi mjaftojnë banorët e Shkodrës që t'i shkojnë deri në Durmitor, por problemi është për kah ana politike pasiqë Ndërkombëtarët nuk po tolerojnë kryengritjet e shqipëtarëve kohëve të fundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toni Malsori : 10-09-2006 më 18:38

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Toni Malsori
    Anëtarësuar
    27-03-2006
    Postime
    16

    Cebesa, skenar apo dicka tjetër nuk po di, këtu era po vjenë luftë?

    Thot një fjalë e vjetër popullore së "asaj sorre që i jep bukë, ajo edhe ti nxjerr syt..." pra malaziasi(ë)t i cliruam nga thundra sërbe, dhe tani ata na këthejnë më arrestime, duke mos hezituar edhe të na cuajn terrorist, skenare të nxhashme si ato të Milo(xhukak...)shevicit. Vëllezer, ketu nuk don shumë mend së shkjau sepatën e vjetër e mban nen kokë të re për ti prer MALSORET AUTOKTON.
    ...Diaspora e gatshme, pret KUSHTRIMIN.

    [QUOTE=alibaba]Në të vërtetë nuk qenke në rrjedha e as që paske qenë në rrjedha ndonjiherë.
    Këtu është i njëjti skenar sikur i Shkinisë qysh ja bajke në Kosovë, të gjithë i quante terroristë pasi që i vriste ose i burgoste.
    Për kah ana luftarake Mali i Zi mund të jetë një pre e lehtë për Shqipërinë, pasi mjaftojnë banorët e Shkodrës që t'i shkojnë deri në Durmitor, por problemi është për kah ana politike pasiqë Ndërkombëtarët nuk po tolerojnë kryengritjet e shqipëtarëve kohëve të fundit.

  9. #9
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Cool

    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Pershendes kete akcion te organeve te shtetit Malazez!
    Qytetaret e Malesise ,edhe ata duhet te jene vigjilente kunder Terrorizmit dhe duhet ta mbrojne shtetin dhe popullin e Malit te Zi meqe per kete edhe kane votuar...dhe jo vetem kaq!
    E Mira e shtetit malazez po edhe e shqiptareve do ishte qe keto bastisje dhe arrestime te "terroristeve"tani e tutje t`mos pushonin gjersa te kapen te gjithe terroristet e malesise dhe trojeve shqiptare te okupuara nga "Cerna Serbia" (Mali i Zi)
    He... ju lumte forcave " te rendit" apo Policise ...

    Po mir bre njeri po qysh bre po ta ze goja a ti nuk shiqon hiq a veq shkrun a lexon ndojher apo kurr ti paske hecen bre bac ma more njeri se shqiptar jan ata qe jan burgosur nga ish regjimi deri dje i serbies se nuk jan tjer edhe ta edhe pse jan panvarsuar nga serbia te njejtit jan qe na kan burgosur neve ne kosov ,keshtu ma more kurkushi se pernjime kurkushi ishe ama bash kerkushi hiq ,,.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Mos paragjykoni lajmin, por mire-informohuni dhe mesoni me shume mbi arrestimet, arsenalet e armeve te kapura, zbulimet e policise malazeze, emrat e te arrestuarve, dhe pastaj jepni mendim per temen.

    Ceshtjet e sigurise ne kohen qe jetojne meritojne vemendjen maksimale.

    Albo

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •