Makina taksi me targa shqiptare është përplasur me një kamion duke shuar dy familje. Nga aksidenti tragjik kanë mbetur të vdekur 2 fëmijë, dy gra dhe dy burra.
Nje tragjedi shqiptare eshte shenuar sot ne mengjes ne rruget e Greqise. Gjashte shqiptare kane mbetur te vdekur ne nje aksident ne autostraden Athine-Patra ne kilometrin e 108. Rreth ores 03:20 e mengjesit, makina taksi me targa shqiptare FR 9285 C eshte perplasur me nje kamion duke shuar dy familje. Nga aksidenti tragjik kane mbetur ne vdekur, 2 femije, dy gra dhe dy burra.
Viktimat jane identifikuar dhe quhen Albert Zhivani shofer, Jen Bylisa e Violeta Bylisa si dhe femijet e tyre Anita dhe Ibrahimi. E vdekur ka mbetur dhe pasagjerja e gjashte, Elvira Konomi. Sic ben te ditur korrespondenti yne ne Greqi, Aleksander Marku, makina e aksidentit kishte kaluar ne oret e para te mengjesit doganen e Kakavijes duke iu drejtuar shtetit fqinj. Pasi kane kaluar ne token helene, pikerisht ne autostraden Patra-Korinth ka ndodhur dhe aksidenti me pasoje vdekjen e 6 shtetasve shqiptare.
Makina e emigranteve shqiptare u perplas me nje kamion frigorifer i cili u perfshi nga flaket, si te mos mjaftonte kjo nje makine e trete perplaset me 2 mjetet e aksidentuara duke mos lene keshtu asnje mundesi shpetimi per 2 familjet shqiptare. Policia greke po heton shkaqet e aksidentit fatal per jeten e 6 shqiptareve. (Balkanweb)
Krijoni Kontakt