Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Misteri I Mesnatės

    MISTERI I MESNATĖS


    Dal nė korridorin e aeroportit, pres nė heshtje bagazhin tim e kur e terheq drejt daljes, ndjej njė drithėrimė tė lehtė qė mė kalon gjithė trupin. Njė mori kokash tė panjohura qė kontrollojnė errėsirėn kur t’iu dalin tė afėrmit, mė buzeqeshin, e ja ku pak me larg qėndron babai im. E shoh tė lodhur nga ajo pritje e gjatė. Kėto momente ai po pi nga nje shishe e vogėl, mė sheh mua dhe harron te flasė. Fjalėt i mbyll nė fund tė shpirtit. Unė tėrheq dy valixhe te rėnda, ai mundohet tė mė bindė t’i lėshoj njėrėn, por dhimbja dhe lodhja qė ndiej, mė detyrojnė tė mos kuptoj pėrpjekjet e tij.
    E shtyj te beje para, sa mberrijme tek makina. I sistemojne te gjitha, e pa u futur brenda, ndiej pellemben e tim eti qe me rreh shpatullat:
    -Si je bir?
    Kurse une tund vetem koken, shohim drejt njeri - tjetrit, nisemi e gjithe rruges arrijme te shkembejme ca fjale.
    -Nuk jane pak tre vjet heshtje,-mendoj i lodhur.
    I mbyll syte, keshtu kalojne momentet e para, kur njerezit s’kane c’te thone, kur ngjajne te huaj e qofte dhe nje ngacmim i vogel mund t’i prishe gjerat.
    -Mberritem!
    Eshte fjala e dhjete qe kemi shkembyer rruges, zbres nga makina kur ndjej ca duar malli qe me veshin fytyren me lote. Degjoj zerin e nenes sime, pastaj Klaudian, qe me kap duart, mundohet te thote nje gje, e flet e cuditur:
    -Sa ndryshe eshte bere !
    Tim ate e lene menjane, gjithe vemendjen e kane mbi mua e per kete me perkedhlet sedra. Qeshim te gjithe, me kot dua te flas a t’iu mbush mendjen te me lene te marr valixhet. Im ate na ndjek nga pas, vetem nena dhe motra kujdesen qe te rrehatohem ne ngjitjen e shkalleve, futemi brenda, levizim duke bere nje zhurme te bukur, sa cdo gje qe themi perkthehet ne shkronja te embla.
    Prape ne shtepine time. E njoh, por me ngjan si nje kutize e vogel shkrepseje. Tre vjet me vone, tani jam njezet e kater ne listat e qiellit.
    Si perballe nje urdheri te detyruar, me shoqerojne neper te gjitha dhomat. Im ate nuk flet. Ato te dyja me flasin per gjerat e reja qe kane bere, me kerkojne te shprehem per ngjyren e mureve te sapolyera, kur flas me habi iu behet qejfi e me tregojne akoma. Te tjera akoma.
    Une i shoh me nje shperfillje qe s’kerkon t’i merzite per asgje. Pastaj terhiqem ne veten time. Iu them qe duhet te fle. Jam i lodhur, nuk kam fuqi te qendroj akoma zgjuar, me mire t’i leme per me vone gjerat qe kemi per te thene.
    E shpejte si nuk e mbaja mend asnjehere, Klaudja terheq deren e dhomes ku kishin shtruar darken. Bej te pendohem, pastaj me nje ecje te vendosur, gjej dhomen time te dikurshme. Tre vjet me pare kisha marre rruget e botes per te gjetur nje vend per veten time.
    -Serish ketu!-peshperis, shuaj driten e bie ne nje gjume te embel shtepije.
    Me 4.25 te mengjesit, zgjohem si i mbytur ne nje ankth nga i cili s’kam mundesi te shpetoj. Rrotulloj veten sa te marr vesh ku jam. Cohem ne maje te gishtave, me behet te kem degjuar nje zhurme por nuk jam i sigurt. Akoma ndiej lodhjen qe me rreh shpatullat gjithe kercenim. Njehere them te futem serish ne shtrat, kur degjoj nje tingull te dobet, e mendja me shkon per keq!
    -Hajdutet!-peshperit, e vetem ideja qe kam per te bere dicka te guximshme per familjen time me jep force. Gjej njeren nga kepucet e mia qe e fsheh pas vetes e bej perpara. Ndaloj e duke e kuptuar sa qesharak po behem, tentoj te gjej nje mjet te forte vetmbrojtjeje. Kaloj neper korridorin e erret ne maje e gishtave. Nuk pipetin fryme njeriu.
    Ja ku degjohet prape zhurme. Qendroj ne vend me zemren qe e mbaj ne duar.
    -Kush te jete?-flas me ze te ulet, sikur te kem qejf e me degjojne e te zgjohen nga gjumi prinderit.
    I hedh hapat me vemendje drejt rruges nga vijne zerat. Shume shpejt, e njoh itinerarin ku po caloj prej dhjete minutash. Te shpie ne qilarin e shtepise, kur isha i vogel mbyllesha aty brenda t’iu shpetoja ndeshkimeve te te rriturve.
    Dera eshte gjysme e hapur dhe nga brenda vjen drite. Heq afer vetes nje fron druri, -kur te jete momenti kam per ta perdorur,-mendoj, e i avitem portes. Qendroj ne vend per te rregulluar frymemarrjen. Jam akoma me nje pallto lodhjeje qe me rendon mbi gjymture, i afrohem dhomes, zgjas koken e leshoj nje piskame habije.
    -Dreqin…
    I ulur ne nje tryeze te shtruar me lloj lloj pijesh, eshte babai tim, qe i ngul syte drejt meje, rrotullon koken cuditshem e pa me thene nje fjale, kthen kurrizin e vazhdon te pije.
    -Bą!-i peshperis, kontrolloj edhe nje here veten ne jam ne rregull apo jo, i buzeqesh, ngre doren per t’ia bere me shenje pastaj hesht. I ngjitur pas dere, me kembe si nje gdhč, magjepsem kur e shoh te pije.
    Tani po ngre nje shishe vere gjysme te mbushur dhe fillon ta rrakelleje i etur. Me nje qetesi te admirueshme, derisa e zbraz dhe e kthen kokeposhte, si per te shpjeguar qe s’ka mbetur gje brenda.
    Ne fillim mendova qe s’e kishte marre akoma veten nga tronditja qe i kishte shkaktuar kthimi im.
    E ne fakt, me te me pare drejt e ne sy, hapi me nxitim nje shishe tjeter vere, kete here mbushi nje gote te madhe uji, e piu me fund, e rimbushi dhe u ul duke mbeshtetur duart, si per te pritur nje pergjigje prej meje.
    Me shihte e arrinte te depertonte pertej. U tremba, hoqa kembet zvarre, si i hipnotizuar, dola jashte dhomes e duke u mbeshtetur ne murin ndares, pyeta veten cpo ndodhte. U desh te tronditesha nga nje ze i turbullt, qe vinte nga brenda dhomes.
    -Kurren e kurres s’ka per t’u bere kjo gje! Mori fund! Kurren e kurres!
    Im ate vinte rrotull ne dhomen e vogel, i rreshkiste duart mbi njera tjetren, ferkonte fytyren me inat, psheretinte dhe me nje terbim te kobshem, shante e peshtynte pertoke.
    -Ej, mik!-fola por doli prej meje nje zhurme e vogel, e demshme po aq sa shakaja qe kerkova te beja.
    Im ate kthehet, ec drejt meje sikur te mos jem, leshon nje grusht te fuqishem ne murin ku une jam mbeshtetur e ulerein:
    -Nuk behen dot keshtu gjerat!
    Ne komodinen e siperme gjen nje shishe konjaku, te cilit i heq tapen dhe pi si i babezitur. Qetesohet disi, ulet ne nje stol afer tavolines dhe i ngre syte ne qiell.
    -C’dreqin do ketu?-me perqesh, e mua me mjafton te zhdukem nga ajo dhome sikur te kisha marre nje semundje te keqe vetmie.
    Me behet ta harroj menjehere ate film, mbyllem ne shtratin tim e duke pritur te vije mengjesi, fle.

    II.
    Nje zgjim i lodhshem pas ores dy te drekes. Cohem si ne enderr, e marr vesh qe jam ne dhomen time, pergjoj heshtjen qe me rrethon e nis te mendoj si kane per te shkuar gjerat. Sapo me kalon kjo ide ne koke, kercej me kembe i shqetesuar, shkund shpirtin qe te mos kem kohe per brerje ndergjegjiesh dhe dal nga dhoma gjithe vrull.
    Ata i kap kur levizin nga njera dhome tek tjetra ne maje te gishtave.
    -Sheesht!
    Kishin frike te me zgjonin duke e njohur lodhen time. Nena me buzeqesh kur me sheh, me vjen afer dhe duke me puthur iu ulerin te tjereve:
    -U zgjua!
    Sikur te isha nje feste pashkesh, babai dhe motra me vijne afer nga dy dhomat e tjera, me perqafojne, me pyesin si jam sot e pa me lene te bej kundershtim, me marrin me vete ne tryezen e drekes.
    Gjithe kohes qe drekojme, perpiqem te flas pak, i degjoj me vemendje c’kane per te thene, jane aq entuziaste sa duan vetem te me kenaqin me ushqime, nderkohe une hetoj. I hedh syte mbi fytyren e tim eti qe s’ka asnje gjurme te nates se mbremshme. Nisim te flasim bashke natyrshem. Jemi vetem, une perpiqem te them gjera te gezuara. Mendohem mos ka qene nje enderr e shkaktuar nga lodhja e udhetimit e djeshmja.
    Tund koken, trokas shishen e birres me te e kur e mbarojme, i them te hapim nje tjeter.
    -Une e mbylla me kaq!- thote natyrshem duke hapur vetem nje shishe per mua.
    Qendrojme edhe pak ne tryeze, pastaj une ngrihem e behem gati te ik.
    Duke dale kthej edhe njehere koken drejt tyre, per te pare si jane gjerat.
    Shetitja ne qytet eshte e shkurter. Nuk ka ndryshuar asgje qe te me beje pershtypje. Perse u ktheva?
    Vertet perse?!
    Tre vjet jete e asnje gje ndryshe ne keto rrugica province. Tund koken qortueshem, e me ze nje frike e cuditshme mos perballem me fytyra te njohurish.
    -Nuk eshte sot momenti i takimit,-mendoj e marr prapakthehehu.
    Ca me vone jam ne shtepi, mbyllem ne dhomen time duke hapur valixhen e sistemoj dhuratat e ndryshme qe kam blere. Ky eshte gezimi im, i therras te tjeret dhe me nje ceremoni te thjeshe, ua dorezoj, iu them te me japin pershtypjet e si ndjehem i kenaqur kur lexoj pohim ne deshirat e tyre, i percjell jashte dhomes. Pres darken dhe gjumin tim. Fle me heret se zakonisht.
    Edhe kete nate zgjohem nga zhurma te cuditshme. Nje ze me i larte kesaj here, qe bertet:
    - Ai qen ka per t’i paguar te gjitha! Ai qen…Ai qen!
    I degjoj te sharat qe futen ne dhomen time e s’e bej te gjate te cohem e te gjej rrugen e mbremshme. I ulur ne tryeze, me nje shishe te madhe te hapur vere afer vetes, im ate po pi nga nje gote e madhe. Ne keto caste fyti i tij po lejon te kaloje poshte nje sasi e pacaktuar alkoli, une shtang i trembur kur e ndiej sa kohe e gjate kalon pa marre fryme ky njeri.
    -C’etje qe paska!- mendoj.
    I dal perpara, ia bej me dore te me shohe dhe ai e kthen koken. Pastaj sikur te jem dicka me te cilen s’ia vlen te merresh, me kthen shpatullat, tund kryet e ia ben:
    -Ai qen duhet te paguaje.
    Ulem afer tavolines se tij duke terhequr pas vetes nje karrige. Me shkon instiktivisht dora drejt shishes, ia mbush goten e kur e ndjen kete gje, ai rrotullohet bute, me sheh drejt ne sy e duke e ngritur me fund veren, pi pa ma ndare veshtrimin.
    Ia mbush prape goten, deri ne piken e fundit te shishes.
    Syte e tij jane mirenjohes.
    -Kam nje vajze,-me thote sikur te jete hera e pare qe flasim. –Telashet e botes me kane rrene persiper. E mori me qafe te gjoren! Ai qen do paguaje.
    Mendja me shkon tek Klaudia, c’ti kete ndodhur motres, mendoj nje cast, pasta shkeputem nga bota, vazhdoj t’i sherbej tim eti i magjepsur nga ajo etje e papermbajtshme.
    Ne fund shkoj gjej shishen e djeshme te konjakut, te mbyllur ne raftin e siperm. I sherbej e sikur te kem bere tere jeten ate pune, s’i them gje dhe ik drejt dhomes sime te fle.
    Ca ore me vone jam ngritur me kembe. Eshte akoma mengjes, ne shtepi nuk ka njeri, kane dale te gjithe. Pres me padurim te vije dikush. Leviz gjithe nxitim nga njera dhome tek tjetra. Futem ne dhomen e motres, e si te me kishin dhene nje urdher, nis leviz gjera te vogla. Po bej nje kontroll te pakeq, ne kerkim te dickaje.
    Kerkoj, bej nje rremuje te paimagjinueshme, pastaj me fuqi te shterrura, si te mos kem gjetur gje, them i dorezuar:
    -Edhe une merrem me te dehurit!
    Tentoj te ve rregullin e meparshem ne dhome, dal dhe pres.
    Gjate drekes si jane kthyer te gjithe, me friken mos Klaudia dallonte rremujen ne dhomen e saj, mundohem te jem i qeshur, bej shakara, nis te rrefej pak nga gjerat qe me kane ndodhur jashte shtetit.
    Ajo s’ma ve veshin, mbi fytyre sot per here te pare i lexoj ca shenja lodhjeje e nje trishtim te kobshem. Nuk eshte me ajo e para, qe mbaja a mend une. Ngjan e mbyllur ne nje bote te zymte, kete here nuk ka fare deshire te flase e te drekoje, merr leje te largohet nga tavolina e duke hedhur pa deshire hapat e largimit, futet ne dhomen e saj duke hequr deren nga pas. Nena i bie nga mbrapa.
    -Gezuar!- ma ben babai me shishen e birres.
    I heshtur, perpiqem te lidh fjalet e mbremshme me keto qe po ndodhin ketu pastaj e shkund koken nga mendimet. Trokas shishen me te e i dergoj ne djall dyshimet e mia.
    Ne mbremje kerkoj te mos ve gjume ne sy. Pres qe ai te zgjohet, t’i dal perpara dhe ta pyes cpo ben. Kalon mesnata. Edhe nje ore tjeter. Mundohem nga gjumi e pa e marre vesh fle. Kur arrij te permendem, kam nje ndjesi te cuditshme, nje zjarr i frikshem me ndez mendimet, ndjej rrahjet e zemres qe shpejtojne te trembura te me paralajmerojne. I cel syte e brenda dhomes sime eshte nje hije.
    Perpiqem te flas por nuk arrij te shqiptoj as edhe nje fjale.
    -Po te pres!-me flet hija e me kthen kurrizin.
    Eshte im ate. Nje klithme e mbytur me cjerr friken qe pesova.
    -C’djallin do, i cmendur!-ulerij, cohem me te shpejte t’i bie pas e t’i them te mos vazhdoje me keshtu, po vrulli im nis e ulet sa me teper i afrohem qilarit tone.
    Ketu me kap serish nje frike e perzier me habi.
    Eshte i ulur si dy mbremjet e meparshme. E ndjen mberritjen time sepse me kthen kurrizin, nis te pije shishen e veres me fund. Me duket se s’ka qejf ta marre vesh pranine time me mendjen e fresket. Si i turperuar nga vetja e tij, perpara meje pi pa pushim.
    Une e kuptoj perse me ka thirrur. I shkoj afer. Ia heq shishen nga duart e i sherbej duke i mbushur goten. Duhet te jete gje shume e vecante per te, pasi syte i shprehin nje kenaqesi te papare.
    -Atje, atje!-me drejton ne nje raft tjeter. E hap e gjej ca shishe te pahapura uzoje. Mbush nje gote te madhe, te holluar me pak uje e ia leshoj ne dore.
    -Do ta pije gjithe kete ?-pyes veten si perballe nje basti, nderkohe qe ai e ka zbrazur e kerkon me ngulm nje tjeter.
    Ndersa une ia rimbush goten, babai ka futur mendimet mes kraheve te mbeshtetura ne tavoline. Ngjan i dehur, e mermerit :
    -Eh dreqi ta haje. Dreqi ta haje ! Dreqi...
    -Merre goten !
    eshte hera e pare qe i flas. Ai e zgjat doren, si i trembur nga zeri im.
    -Kam nje djale,-me thote e une ngrij i gjithi. –Kam nje djale te moshes tende.
    Une ia shkund supat qe te mbledhe mendjen.
    -Ka ca vjet qe ka ikur jashte shtetit. Kur te kthehet do i dale zot kesaj shtepie. Ta shohesh pastaj! E me nje nenqeshje triumfi me sheh drejt.
    -E njeh? Ti e njeh?-me flet si kalojne sekondat e heshtjes. Vret mendjen si per te me gjetur emrin, kurse une ndjej nje tmerr te turpshem ne zemer. Vetja me duket si orakull fatkeqesish ne kete familje. Keta me ngjakan te huaj, kam turp e frike.
    -Turp dhe frike,-peshperis, cohem e ik gjithe nxitim ne dhomen time.
    Naten tjeter bej te pamundur mos ngrihem nga shtrati. Por njelloj sikur te kem prishur dicka magjike, s’i ndiej me zhurmat. Fle i lodhur e zgjohem ne mesdite.
    Gjate dites ne familje mundohem mos i bie ne sy asnjerit. Vendos te dal e te shetis qytetin. Me duket se me kane harruar, nuk me takon e as me therret emrin njeri. Kjo me ben te jem i qete dhe i lumutr.
    Kthehem ne mbremje, flasim pak. Nuk me pyesin, s’kane guxim ta bejne, te me hetojne jeten qe kam kam bere keto tre vjet. Nuk i dine triumfet e fatkeqesite e mia. Presin. Une iu them « naten e mire », puth Klaudian ne balle e mbyllem ne dhomen time te fle.
    Ndryshe nga nje nate me pare, kete here s’me kap vendi. Cohem dhe ze pozicion ne qilarin e shtepise. Pres te vije, e nuk zhgenjehem.
    Ne oret e erreta te mbremja, ai vjen drejt meje si lugat, ze vendin e tij, gjen goten e mbushur e nis te pije.
    -Pesedhjete e pese vjet!-thote. –E nis dot jeten nga e para? Jam i lodhur e me vjen keq per veten time. Kjo shtepi dreqi! Keto mure qe me degjojne e s’flasin! Pesedhjete e pese vjec e asnjerit s’i vjen keq per mua.
    Ia mbush goten, e ndiej mall ta perqafoj kete burre qe peshperit deshperimet e tij te nates. Por duke respektuar detyren, i qendroj “gati-tu”, i sherbej te pije dhe e degjoj.
    -Ti as e ke idene si jane rruget…I njeh ti rruget e ketij qyteti? I dine te gjitha fatkeqesite e mia. Me shohin e me perqeshin kur flas.
    -Te perqeshin?-me shpeton nje habi e papare, por kete gabim e korrigjoj duke i mbushur nje gote dyfish te madhe. Im ate me sheh me qortim, ngre kemishen e tij e me tregon dicka qe s’e kisha vene re kurre.
    Nje shenje te madhe, te erret, ne mes te gjoksit, mishi me nje ngjyre qe s’e kisha pare ndonjehere, i enjtur dhe i frikshem, kurse lekura e trupit e mbushur gjithe pucrra te vogla te kuqe.
    -E dine per kete! E dine si jam dhe me tregojne me gisht kur ec neper rruget e qytetit.
    I thote me nje fryme keto fjale qe i mbyt pastaj me nje dallge vere nga pas.
    -E kush te sheh poshte kemishes, mundohem ta qetesoj, por eshte e kote. Im ate behet nervoz. Tani vret mendjen qe u dorezua aq shpejt para meje e me tregoi plagen e trupit. Me duket se mori turp prej meje. E eshte nje gje aq e vogel, e fshehte e padukshme, sa une mendoj si e si ta qetesoj. Prej meje s’ka pse te druhet. Si per t’i treguar qe me mua sekreti eshte i vdekur, mbush nje gote te madhe per vete, ia bej gezuar dhe pi.
    Syte e tij qetesohen ne cast, gjallerohet, me rreh shpatullat, e me duket sikur ate cast jemi bere miq.
    Me ngjan i lodhur miku im.
    Pijme ne heshtje. Vetem ai flet here pas here. Me tregon te fshehtat e shtepise. Me rrefen ekonomine qe kemi e une trishtohem. Ne zerin e tij lindin e shuhen deshira per te bere me shume. Nuk e di ne e ka marre vesh apo jo cili jam une, me ngjan mire te mendoj sikur s’me njeh, sikur jemi dy te panjohur qe i shtrengojne duart pas nje kohe te gjate, e i flasin njeri tjetrit duke rrefyer, pa bere pyetje te besdishme.
    -Gruaja ime eshte e jashtezakonshme!
    Nuk me drejtohet „nena jote“! s’me njihka, mendoj, e degjoj te flase per ate, me rrefen lodhjen e saj, gjithe deshperimin e tridhjete e gjashte muajve qe ajo grua ka kaluar pa takaur djalin e vet.
    Mua s’me ze ne goje fare. Nuk tregon gje per djalin e tij, vetem kur me permend turbull, ne tym, ngre koken e ka dicka te enderrt ne ate veshtrim qe rreh ajrin me shprese.
    Rrefen gjithefare gjerash. Une i mbush goten, e detyroj te pije, e bashke me te nis te trullosem, te pergjumem. Eshte sikur te vij per here te pare ne familjen time, te pyes per here te pare, t’i njoh per te paren here si jane gjerat.
    Shtrengon duart, sikur te rrefeje padurim per te marre vesh si do rrokullisen me vone gjerat. I perserit gjithe manovrat e mundshme, tenton te me mbushe mendjen , eshte i bindur qe duhet te mesoj si mund te mbahet me kembe nje familje. Perserit here pas here lodhjen e tij, une i ferkoj me embelsi shpatullat. Pijme si dy miq te vjeter, i trokasim gotat e kur ndjehemi te kapitur nga lodhja e te dehur nga gjumi, cohemi dhe ikim seicili ne dhomen e vet.

    III.
    Nuk po vjen. Ka ca dite qe s’po hyn me ne kantinen e shtepise. I vij rrotull ne mengjes, por edhe gjate dites, duket i lodhur, sikur te mos e kete fare mendjen ku jam une. Del heret nga shtepia e kthehet vone ne mbrem. Nenes nuk dsua t’i them gje. Ajo i di te gjitha, por me mire kur heshtim e i leme te zgjidhen vetvetiu gjerat ne familje.
    Edhe kete nate, nuk duroj e po cohem.
    S’e gjej prape ne qilar. Por ne vend qe te deshperohem, psheretij e ferkoj duart t’i futem punes. Kam nje nevoje te papare te pi dicka.
    Dua te dehem !
    Keshtu hap nje vere te bardhe Riestling, mbush nje gote te madhe, e pi me fund, e me nje shpejtesi te tremburi, mbush nje gote tjeter. Edhe kete e gllaberoj pa e care shume koken.
    Goten e trete nis te ndiej mjegullat e para qe vijne mbi mendjen time.
    I nxjerr fundin shishes, ul koken mbi duart e lidhura pas tryezes, e qaj ne heshtje. Me syte e shtrenguar, kalon aq kohe sa duhet. Kur e ndjej momentin, dal ne maje te gishtave me goten e zbrazet ne dore. I avitem raftit te siperm, gjej shishen e konjakut, e mbush goten dhe e gi me gllenjka te medha me kembe. Mbush nje gote tjeter vazhdoj te pi.
    Sa qejf eshte kur pi...
    Nis t’i ngaterroj te gjitha. Me behet sikur jeta ime merr papritmas trajtat e nje cirku te madh shetites, me drure te medhenj levize pylli, qe i con kur te duash, per te dhene shfaqjet e tua.
    Nis te flas me ze te larte, pastaj e mbyt veten me duart e mia, leshoj nje piskame te lehte dhe ia bej:
    -Shshshsht!
    Vazhdoj te pi. Vjen mengjesi, ne maje te gishtave hyj ne dhomen time, duke marre me vete nje gote te mbushur plot. E pi ngadale, i shijoj gllenjkat e vogla, fshij buzet duke dnjere nje kenaqesi te papare. Mezi pres te zgjohem te gjithe.
    Brenda meje, ndjej entuziasmin e atij qe ka pire gjithe naten, pa u thyer dot ne mes. Qesh me vete me kete shprehje te re te shpirtit tim. Kete jave do merrem gjithe kohes me nenen time. Keshtu mendoj. Kam per t’ia dhene te nemije peseqind e det e tete menyrat, sa shume e dua. Oh si mbushet shpirti im me kete ide.
    -Javen tjeter?
    Flas me ze te larte.
    -Ai bir qeni ka per te paguar!
    E ky s’eshte vetem nje premtim qe bej me ze te larte ne nje dhome te zbrazet. Eshte dicka qe futet brenda meje si nje ere pranvere, me frymezon shpirtin e me ben te shtrengoj grushtat.
    Si nje rrufe kalon ne mendje forma e gjoksit te tim eti. Me kujtohet si ne enderr pamja e trishte e tij, pastaj frika, mos e tradhetoja, kur me tregoi plagen e enjtur e te nxire.
    -Dreqi ta haje, je babai im! Une do te dua sido qe te jesh!
    Klith i entuziasmuar nga kjo gje. Euforia shperthen nga cdo por i trupit itm.
    Vapoj nga nje cep i dhomes tek tjetra. Kur s’me del ky ambient, dal dhe trokas ne dhomen e gjumit te prinderve. Futem sikur te mos caj koken per c’behet rrotull meje, perqafoj nenen time, qe i hap syte e pergjumur.
    -Tremije e peseqind e dyzet e tete menyrat per t dashur nenen tende! Nje liber qe do ta aplikoj gjithe javes!-i them dhe e perqafoj sic beja i vogel. Ajo qesh, me puth dhe me thote dicka qe s’e marr dot vesh.
    -Ku eshte babi?-e pyes kur shoh anen e shtratit te zbrazet. Mendoj mos ka levizur drejt qilarit ku pime cdo mbremje bashke.
    -Ti s’ishe ketu kur ai vdiq!-me thote butesisht, sikur te kerkoje te me jape nje gote te mbushur helmi, qe keshillohet te pihet ngadale e pa bere ze. Kerkon ta mbaje veten, buzeqesh, por kaq ishte mjaftueshem qe pas pak ta leshonte veten dhe te shperthente ne ca klithma te thella, qe futen brenda dhomes Klaudian me pikellimin e mengjesit ne fytyre. Nena me shihte sikur te kishte pritur kete pyetje nga mua qe diten kur erdha i vetem nga aeroporti. Klithmat dhe hidherimi i saj, dilnin te pervojtura, nga ai shpirt, qe donte te zgjonte boten e te bente te dridheshin nen toke eshtrat e tim eti. Kurse une i dehur, pa e vrare mendjen per vizonin e gjoksit te enjtur e te fryre te tij, dola qetesisht nga dhoma, drejt qilarit ku duhej ta gjeja te pinte. Kisha tre vjet, e marrte e mira e marrte, pa u takuar akoma me te!
    ERIS RUSI

  2. #2
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Tronditese...
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    sa me pelqejne pergjigjet njefjaleshe
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Hitleri me njė tekstikul ? Misteri u zgjidh.
    Nga Soccerboy nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 20:13
  2. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Cfarė ėshtė MISTERI?
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 20:52
  4. Misteri i Priftėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15
  5. Misteri, tonelata peshk i ngordhur nė Velipojė
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2003, 03:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •