Nxitje: është përmbledhje e shtytësve që na shtyjnë ta bëjmë ndonjë punë. Të mirët nxiten të bëjnë atë punë që mendojnë se më shumë është e ndërlidhur me interesin e fesë së tyre, kurse kjo i udhëheqë drejt arritjeve të mëdha dhe veprave madhështore humanitare. Nëse shikojmë procesin e nxitjes nga aspekti administrativ, është me rëndësi të kuptojmë këtë të vërtetë: ti nuk mundesh ti nxitish të tjerët, mirëpo mundesh të ndikosh në atë që i nxitë ata.
Komponente të rëndësishme në nxitjen e aktivistit (punëtorit)
Përgjegjësit, në veçanti, duhet tu japin rëndësi këtyre tre komponenteve:
1- Bashkëpunimit me institucionin: punëtorët (aktivistët) nxiten ma shumë në punë kur të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion, me të cilin janë duke punuar.
2- Bindja: kur të kuptojnë punëtorët se punën që janë duke e bërë është shtesë cilësore aktivitetit të institucionit, kjo i nxitë që të vazhdojnë me të njejtin seriozitet dhe aktivitet.
3- Zgjedhja: punëtorët ndihen më të nxitur të veprojnë dhe me seriozitet më të madh kur tu jepni të drejtë për të marur vendime gjatë punës. Mirëpo, ti duhet të kërkosh edhe metoda tjera të përshtatshme për t'i nxitur: duke u dhënë pagesa shtesë, duke u mundësuar zyre të re, duke i dhënë një ose disa ditë pushim, etj. Mirëpo në çdo rast duhet përqëndruar në komponentet që ndikojnë në nxehje të punëtorëve në këtë punë, sidomos ato komponente që gjinden në brendësinë e secilit prej tyre.
Shkaqet që pengojnë nxitjen
Mendo mbi shkaqet që shkaktojnë që disa punëtor të mos jenë të nxehur të punojnë te ti. A mendon se ndonjëri prej këtyre shkaqeve gjindet në vendin e punës tënde?
- 1- Frikë ose trishtim nga ky institucion.
- 2- Kalimi i shumë formaliteteve, prej të cilave nuk ka ndonjë dobi, të cilat mund të shkurtohen ose të kalohen.
- 3- Ndenja e brengës te punëtorët për shkak të afatit të caktuar për të kryer punën.
- 4- Kundërshtimi dhe ndërhyrja e urdhërave që burojnë nga burime të ndryshme.
- 5- Stërvitja e pakët.
- 6- Keqkuptimi i madh mes përgjegjësve dhe administratës.
- 7- Ndërhyrja mes qëllimeve afatgjate dhe afatshkurte të institucionit.
- 8- Udhëzimi i pakët.
- 9- Qëllimet e paqarta.
- 10- Koha dhe burimet e vogla, të cilat nevojiten për ta kryer një punë.
- 11- Mosdhënja rëndësi nga ana e administratës mbi vlerësimin e punëtorëve të mirë dhe kontributet e dalluara të tyre.
Mjete të dobishme për të fituar bashkëpunimin e punëtorëve
- · Puno që të ngrisish ndenjat e nderimit dhe vlerësimit të punëtorëve duke i lavdëruar dhe duke lavdëruar të arriturat e mira të tija.
- · Mundohu të posedosh durim dhe bëja me dije punëtorëve se je i interesuar për ta.
- · Mundësoju punëtorëve që të marin pjesë në bartjen e përgjegjësisë për të përmirësuar punën dhe vepro që ti stërvitish në këtë.
- · Mundohu, që punëtorët e qetë, ose ata zhurmëmëdhenj, ose ata që janë të kënaqur me punën, ti bëshë që të ndihen se je i kënaqur me të gjith në mënyrë të barabartë.
- · Mundësoi punëtorëve të marin pjesë së bsahku me ty në botëkuptimet tuaja dhe kërko prej tyre sa ma shumë mendime.
- · Puno që ti mësosh të tjerët se si të realizojnë me sukses punë vetvetiu dhe nxiti në këtë.
- · Ndërlidhi, pagesat shtesë me të arriturat e mira në punë, e jo sipas kritereve vendeve të punës ose pleqërisë në këtë punë.
- · Lejo, bile trimëro hapat anësore.
- · Trimëroi punëtorët që ti zgjedhin problemet vet.
- · Vlerësoi të arrituart e punëtorëve dhe sqaroi vlerat të cilat ia kanë shtuar këto të arritura institucionit tonë.
- · Përkujtoi mbi vlerën e punës që janë duke bërë.
- · Përkujtoi mbi sakrificat e tjerëve që i kanë bërë për këtë punë.
- · Nxjere frikën prej zemrës dhe gjoksit të tyre nga gjurmët e kësaj pune që reflektohen mbi ta, nëse kjo punë ka gjurme negative.
- · Bëju imunitet nga dezinformatat dhe shpifjet.
- · Përsëritva përherë dhe çdo herë domosdoshmërinë e shoqërimit të sinqeritetit në këtë punë.
- · Tento grupet e punës ti bësh të përshtatshme në shpërndarje dhe detyra.
- · Tento të keshë lidhje dhe bashkëveprim me punëtorët.
- · Tento tu ofrosh punëtorëve gjëra që i nxisin aspiratat e tyre për shumë gjëra.
Tre metoda më të përhapura për të ndikuar në nxitjen e punëtorëve
1- Nxitja nëpërmjet frikës.
Kur të jetë institucioni i rezikuar, atëhere shumica e punëtorëve japin mund të jashtëzakonshëm për të shtuar prodhimin, siç është ardhja herët në punë, ose mbetja pas mbylljes së orarit të punës, ose dhënja mund ma shumë se sa kërkon natyra e punës.
Kjo metodë, në realitet, është metodë e përkohshme, edhe pse shumë kontribon në shtimin e prodhimit, mirëpo nuk është jetëgjatë, shpejt përfundon ndikimi me kalimin e rezikut. Nëse përgjegjësit në ndërmarrje dëshirojnë të vazhdojnë nxitjen me metodën e frikës, kjo do të lind dyshim në vazhdueshmërinë e punës dhe ikja nga ajo në të ardhmen.
2- Nxitja duke përdorur metodën e nxitjes.
Disa direktorë publikojnë shpërblime dhe dhurata dhe i paraqesin para punëtorëve që ti nxisin ambicjet e tyre, mirëpo parashtrohet pyetja: çka ndodh pas marjes së këtyre shpërblimeve dhe dhuratave? Ku të dërgon kjo? Për këtë reziku që fshehet në këtë metodë është se punëtorët vazhdimisht do ti presin këto shpërblime, kur do të arrijnë ndonjë sukses në punë. Kështu që detyra e direktorëve do të jetë mendimi rreth shpikjes së shpërblimeve të reja për ti nxitur punëtorët në arritjen e suksesit në punët qu ua ndajnë, përndryshe punëtorët nuk do të arrijnë përveç sukseseve minimale në punë.
3- Shansat e zhvillimit individual.
Nëse dëshiron të pasosh këtë metodë në nxitjen e punëtorëve, fillimisht, duhet që te punëtorët të krijosh mundësi për të kuptuar qëllimin e vërtetë nga zgjedhja e tyre që të punojnë në këtë ndërmarrje, e kjo është ngritja e ardhmërisë së institucionit dhe atyreve, kështu që përparimi dhe xhvillimi i institucionit, domthënë rezultate të mëdha për institucionin dhe për ta. Me këtë ata do të shumfishojnë mundin e tyre për këtë qëllim.
vazhdon...
Krijoni Kontakt