Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Institucioni i meritės

    Institucioni i Meritės

    Nga Ylli XHAFERRI


    Historia jonė kombėtare ka hipezbritur nėpėr relieve tė thepisura. Luftrat me armiqtė e shumtė qė lakmonin pozicionin gjeografik tė volitshėm dhe resurset natyrore tė pafundme, krijuan njė institucion pėr meritėn, vlerėn e individit dhe fisit nė tėrėsi. Pėr tė qenė sa mė tė saktė, kjo meritė hera-herės nuk ishte vetėm nė dorė tė njeriut, por dhe kushteve objektive apo subjektive qofshin. Them objektive ku llogariten, toka, pėrroi, kullota, pylli. Po nuk mund tė lėmė pa pėrmendur fuqinė numerike tė meshkujve tė fisit dhe familjeve, ēka varej nga kodi gjenetik i trashėgimisė, por qė ishte i ndryshėm nė fise tė ndryshme. Patriarku i shqiptarizmės, At Gjergj Fishta, shprehej: "N'daē me ditė sa ka jeta/sa ke forca ke tė drejta". Pra hierarkia e meritės kushtėzohej fuqishėm nga faktorė tė jashtėm, universalė, qė nuk ishin nė dorė tė individit. Por individi, me aftėsitė, vlerat, menēurinė, veprimet apo mosveprimet e tij, i zgjeronte pėrmasat e meritės sė trashėguar ose i zvogėlonte frikshėm ato. Institucioni i meritės ishte i gjallė, lindėte, rritej, lulėzonte, fishkej, thahej, vdiste. Kjo jetė-vdekje e meritės kishte dhe ka tre kėndvėshtrime, atė qė i veshnin tė tjerėt individėve a fiseve tė veēantė, atė qė ato i jepnin vetes dhe atė qė kishin nė tė vėrtetė. Fitonte ai qė matej me tė vėrtetėn.


    Pėrgjegjėsia e familjes ndaj fėmijės

    Ato qė japin kėshilla, mendime dhe merita pa i shoqėruar me shembullin e vet, u ngjajnė gurėve kilometrikė, qė tregojnė rrugėn, por vetė nuk ecin kurrė nėpėr tė. Nuk bėhen pjesė e rrugės, i ngatėrrohen nėpėr kėmbė e meritės, nuk e gėzojnė atė. Nuk e meritojnė. Mbesin mbrapa. Institucioni i meritės kishte dy vende, qė lartėsoheshin si pode a foltore nė traditėn shqiptare: Odėn e burrave dhe logun e kuvendit. Aty individi shpaloste e shpėrfaqte veten, familjen dhe fisin. Burri menar e detyron odėn ta kthejė kokėn nga dera, e ka ndarė filani, e ka prerė X, dallonte populli figura qė spikasnin pėr drejtėsi dhe merita nė gjirin e tij. Por dhe tė kundėrtėn "sa tė mendohet i menēuri, mbaroi punė budallai". Ajo qė ishte sanksionuar nė lashtėsi nga shqiptarėt, pėrgjegjėsia e familjes dhe fisit pėr individin nuk njihte moshė, po futet sot si novacion dhe domosdoshmėri nė tė gjithė legjistacionet e vendeve perėndimore tė kohėe moderne. Pėrgjegjėsinė direkte dhe indirekte tė familjes, fisit dhe katundit pėr individėt e tij tė veēantė, legjislacioni popullor kombėtar shqiptar e kishte detajuar nė detaje dhe imtėsi, gjobash, dėbimesh katundisht, pse jo shpalljen beterr dhe tė padhėshiruem, deri nė eleminimin fizik. Pėrgjegjėsia e familjes ndaj fėmijės, pra ndaj individit ėshtė rritrur nė 18, 21 deri 23 vjeē nė qytetėrimin elitar botėror euro-atlantik, si gjermani, suedi dhe amerikė. Kėtė risi tė botės sė sotme tė shkolluar dhe arsimuar shqiptari historik pa universitete e akademi i ka legjitimuar nė Kanunin e Lekė Dukagjinit dhe Kanunin e Skėnderbeut falė intuitės dhe largpamėsisė prej shekujsh, qė nė fillimet e qytetėrimit. Pėrgjegjėsia e familjes ndaj pinjollėve tė saj ishte e plotė. Pra merita, nuk mund tė nėpėqrkėmbej, kurrėsesi. Dorėzanė pėr tė ishte familja, fisi, krahina, ēka komunizmi e shpėrdoroi, duke ia lėnė partisė, anonimatit, hiēit. Pikėrisht kėtu filloi bjerrja morale e meritės.


    Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia e madhe

    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia e madhe. T'i imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. T'i imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe. Pikėrisht realiteti shqiptar ndodhet nė vorbullėn e kthjellimit dhe rivlerėsimit tė kontributeve dhe meritave. Nė kohė dhe realitete tė ndryshme merita ka peshė dhe hapėsirė tė ndryshme. Pėr mė tepėr nė realitetin shqiptar, ku ndryshimi i rendeve ekonomiko-shoqėror ka qenė i vrullshėm dhe i dhunshėm. Merita nuk ka karakter klasor, politik, ekonomik. Ajo ėshtė vlerė, superstrukturė, konstituicion shpirtėror dhe moral, individėsh, brezash, kombesh. Merita ėshtė institucion politik. Meritat politike nuk mund tė ngatėrrohen dhe barazohen kurrėsesi me ato intelektuale, shoqėrore, administrative dhe profesionale. Pėrvoja shqiptare ėshtė e hidhur nė kėtė traditė.

    Sockomunizmi la pas njė anti-institucion tė meritės. Ishte partia ajo qė bėnte gjithēka, byroistė, drejtorė, korrespondentė vullnetarė tė shtypit, mėsues, artistė, diplomatė nga gjiri i shoqėrisė kooperativiste, gjyqtarė dhe prokurorė popullorė, humoristė, kontrolle vullnetarė tė policisė rrugore, heronj tė luftės dhe tė punės... Kjo shpjegon dhe urrejtjen bizantine tė nomenklaturės sė kuqe ndaj tė shkolluarve nė perėndim, tė cilėt vdiqėn burgjeve, kanaleve nė tharje kėnetash, internimeve, u varėn dhe pushkatuan pa gjyq si nė kohė kryqzatash. U krijua shtresa sociale e Zylove dhe Demkave nė tė gjitha nivelet deri nė kupolėn e kuqe, byronė politike, ku ish-brigadierja e foragjereve drejtonte politikat diplomatike, kulturore dhe akademike tė vendit. Ku njeriu pa shkollė diktonte rrjedhėn historike, deheroizonte mitet dhe heroiozonte lumpenin sipas kritereve klasore dhe terrorit tė kuq. Meritat filluan tė kanalizoheshin, merita vetiake, lufte, pune. Medalje qė akordoheshin pėr hir tė vlerės partiake. Hero i Punės Socialiste. Hero i Popullit. Mėsues i Merituar, Artist i Popullit, Mjeshtėr i Merituar i Sporteve, deri nė dėnimin absurd sipas Nenit famėkeq 55 pėr agjitacion e propagandė e nxirje tė realitetit socialist, "Nė emėr tė popullit"! Populli vuante dėnimin nė emėr tė tij, hante vetveten. Tkurrej e mpakej. Humbiste gjak e djersė, merita dhe kontribute. Fytafyt me individin, familjen dhe shoqėrinė.

    Tranzicioni i gjatė dhe pushteti socialist nuk munguan tė rikthejnė vlerėn e dyshimtė nė rendin e ditės. Shpėrbleheshin militantėt, bijtė e nomenklaturės kishin tė drejtėn tė pėrdhunonin ligjin, shtetin, dikasterin e atit dhe makinat qė gėzonte nga funksioni. Pasaportat e shėrbimit frynin xhepat e familjarėve dhe kriminelėve, por nuk mund tė ndihmonin biznesmenėt, artistėt dhe intelektualėt nė ballafaqimet me botėn. Njėsitė diplomatike u mbushėn sipas formulės nepotike, doganat rridhnin fitime nė xhepat e sekserėve dhe funksionarėve tė emėruar pėr merita partiake, jo sipas normave dhe ligjeve tė ekonomisė sė tregut.


    Pushteti i PD-sė u ngrit mbi institucionin e meritės

    3 Korriku i 2005 i tha njė herė e mirė "JO!" praktikave tė djeshme. Pushteti i PD-sė u ngrit mbi institucionin e meritės, si i tillė nuk mund tė bashkėjetonte me praktikat socialiste, qė verdikti i sovranit i nxori nė minorancė...

    Programi i Qeverisė "Berisha" u ngrit mbi meritėn dhe vlerėn reale, tė individėve, familjeve dhe fiseve. Askush nuk mund tė krenohet me tė kaluarėn historike, tė largėt dhe tė afėrt, cilido tė ngrihet mbi themelet e vetes, vlerės dhe kontributeve reale qė jep. Qeveria "Berisha" nuk e ka nė moralin dhe filozofinė e saj drejtuese "gjuetinė e shtrigave". Opozita duhet tė ngrihet mbi tė shkuarėn e saj, tė afėrt dhe tė largėt, mos tė pėrqafojė linjėn e dezinformimit, por tė konstruktivitetit qė i nevojitet aq shumė vendit pėr t'u pranuar nė familjen e madhe evropiane. Nga Gjermania e madhe na vjen njė pėrvojė pėr t'u marrė shembull, ish-deputetja punon si pastruese. I falet punės, ku gjen pėrveē kėnaqėsinė e tė mirat materiele, edhe misionin publik e politik, meriton meritėn pėr t'u shpėrblyer nė legjislaturėn e ardhshme. Kėtė e bėn jo pėr hobi, por pėr t'u ndodhur pranė njerėzve, halleve dhe shqetėsimeve tė tyre, pėr tė qenė interprete e zėrit tė elektoratit nė altarin e fjalės dhe tė drejtės. Cili nga ish-deputetėt e opozitės ėshtė kthyer nė profesionin e tij!? Cili prej tyre ėshtė kthyer nė qytetin a fshatin qė e ngriti nė majėn e politikės!? Asnjė, tė gjithė vėrtiten si fluger, korridoreve dhe mjediseve tė PS, pėr tė qenė krah kryetarit. Harrojnė bazėn, rrugėt e pėrbaltura, ujin e ndotur, dritat e fikura. Tenderat janė tretur nė xhepat e tyre, nė formė apartamentesh dhe dyqanesh tė padeklaruara.

    Bota e qytetėruar dhe e emancipuar po e vlerėson kthimin e institucionit tė meritės nė qeverisjen e vendit. Afrimi pranė Kabinetit Berisha, i figurave tė spikatura tė Shtėpisė sė Bardhė, ish-Guvernatori i Pensilvanisė dhe kėshilltari i Bushit, vjen tė punojė si kėshilltar i Kryeministrit tė Shqipėrisė. Kėto shėnojnė rekorde dhe evenimente qė dėshmojnė respekt ndaj vlerės. Nė kėtė linjė ishte afrimi i KOP-it pranė PD dhge ftesa qė Qeveria u bėn tė diplomuarve nė Perėndim pėr t'iu bashkangjitur administratės civile. Asnjė kartė partiake nuk hyn nė punė nė kėtė klimė vlerash intelektuale.

    Afrimi i botės intelektuale nė televizionin publik, i personaliteteve tė pavarura nė qeverisjen e vendit, administrimin e zgjedhjeve apo institucioneve tė ndryshme ka ndeshur nė politikėn acaruese tė opozitės. Ajo mendon dhe ngulmon nė vlerat dhe meritat partiake, njė kthim nė origjinėn totalitare. Kudo dhe kurdo ajo afron, beson dhe promovon figura tė dala nga gjiri i partisė, nė sofrėn e shoqėrisė civile, ajo nuk beson dhe pėrzgjedh. Shqipėria nuk i pėrket politikave, por shqiptarėve, intelektualėve, patriotėve. Pikėrisht kėtė filozofi drejtimi realizon qeverisja e mazhorancės. Opozita duhet tė heqė dorė nga urdhėrat partiakė antikushtetues ndaj tė zgjedhurve vendorė. Ėshtė koha tė harrohet kėnga: "Kur flet... dhe vendos Partia, ngrihet pėrnjiheri, o, e gjithė, Shqipėria! Shqipėria e lashtė dhe e re i falet vetėm institucionit tė meritės. Atė, vetėm altarin e saj duhet tė ngremė.

    RD

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    Merita nuk esht mall qe te shitet o te blehet nga ...

    ....ndokush qofte dhe pushteti apo shteti apo ēfardo i vdekshem i fuqishem.
    Merita individuale s'ka ndoj vlerė jasht nje SHoqerie Elitare, qėnia e sė ciles nuk percaktohet nga ēfardo lloj vote parrulle apo turme por nga Formimi dhe Orjentimi i saj.
    Ky binom, F dhe O, formulohet dhe aplikohet vetem nga, ose B.S.P. ose nga Klubi i te Mėnēurve (kujto Martin Iden tė Xh.London) po qe se keta tė fundit tė vendosin t'a bejnė njė gjė tė tillė.
    Ne se do existonte ndonje vullnet politik per kaq gjė, ky mund tė krijonte disa rrethana nxitse lehtesuese dhe pastaj pėrveē punve tjera t'i lutej nga pak Zot-it.
    duke mos shpresuar qe nga pema e mbjelle prej tij, tė hante ndonjė kokėrr.
    Artikulli qė shkaktoi ktė reagim ėshtė me tė vėrtetė akademik

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Hajde stil hajde....lol Ky Ylli Xhaferi me kujton ato gazetaret komuniste klani i Nexhmije Hoxhes.E fillova ta lexoj dhe e lashe..
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    wHAT THE QUESTION

    Nuk esht ēeshtja ke artikulli, nuk ka si te jete i persosur, politika sidomos ktu, ka shtremberu disi gjithēka, por te problemiqe ngre ky esht nje qellim qe duhet
    deshiruar...

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveria: Televizionet t'i ēlirojnė ambientet e Piramidės Teatrit Kombėtar
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 19:01
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 14:16
  3. Kur'ani, luftėnxitės apo fe e paqes!?
    Nga Jesushaus nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 330
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •