Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460

    Thumbs down "Transparency International": Shëndetësia, sektori më i korruptuar

    Raporti për Korrupsionin/ Shqipëria në vend të tretë, pas Kamboxhias dhe Kamerunit


    Shqipëria mban vendin e tretë si vendi më i korruptuar në botë. Sipas raportit vjetor të "Transparency International", sektorët që nxijnë faqen e Shqipërisë në të gjithë botën për dhënien e ryshfeteve dhe nivelin e lartë të korrupsionit janë shëndetësia, drejtësia dhe policia. Bluzat e bardha kryesojnë klasifikimin, të pasuara nga sektori i drejtësisë, që renditet në vendin e dytë dhe në vendin e tretë nga policia. Shqiptarët kanë dhënë më shumë ryshfet këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e 3-të pas Kamboxhias dhe Kamerunit. Në vitin 2007, 71% e shqiptarëve pohojnë se kanë dhënë ryshfet të paktën një herë gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa në 2006-ën vetëm 66% e shqiptarëve ishin shprehur në këtë mënyrë. Duhet theksuar se mbas Shqipërisë, për nivel të lartë të ryshfetit renditet edhe Kosova në vendin e 4-ët me 67% dhe më pas përsëri një vend fqinj si ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë me 44%. Përballë këtyre rezultateve duket qartë se shteti shqiptar ndodhet i dobët për të luftuar këtë fenomen, i cili rendit frikshëm Shqipërinë në vendin e tretë mes 60 shteteve të së gjithë botës.

    Institucionet më të korruptuara

    Shëndetësia renditet e para si sektori më i korruptuar në Shqipëri, e vlerësuar me notën 4.2. Drejtësia mban vendin e dytë për nivelin e lartë të korrupsionit me notën 3.8, ndërsa policia renditet e treta, e vlerësuar me notën 3.7. Edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, raporti vjetor i TIA-s rendit ndër tre sektorët më të korruptuar shëndetësinë, drejtësinë dhe policinë.

    Korrupsioni në shëndetësi dhe shërbimet për qytetarët janë cilësuar në raport si një mohim i shërbimeve jetike, cenim i mirëqenies dhe standardeve minimale të jetesës. Ndërsa korrupsioni në drejtësi dhe polici ka të bëjë me të drejta të mohuara, cenim i sigurisë dhe mbrojtjes që garanton ligji. Niveli i lartë i korrupsionit në këta sektorë minon legjitimitetin e qeverisë. Shërbimet e gjendjes civile, shërbimet e telefonisë, energjisë elektrike dhe Tatim Taksat janë cilësuar në raport, me nivel të lartë korrupsioni. Edhe partitë politike janë përfshirë në "listën e zezë" të "Transparency International" për korrupsionin në Shqipëri. Niveli i korrupsionit për partitë politike është vlerësuar me notën 3.3. Çudia e vënë re në raportin e këtij viti për dhënien e ryshfeteve është përfshirja e organizatave fetare. "Transparency International" vlerëson organizatat fetare me notën 2.2 në tabelën e korrupsionit të ndarë sipas sektorëve.

    Niveli i ryshfetit
    Drejtoresha Ekzekutive e "Transparency International" në Shqipëri, Mirjana Papa, është shpreh
    ur se qeveria ka dështuar në ndalimin e korrupsionit masiv, veçanërisht në shërbimet publike. "Kjo tregohet me rritjen e mitëdhënies nga ana e qytetarëve.
    Pamundësia për të ushqyer zyrtarët apo personat me pushtet u kthehet qytetarëve në të drejta dhe shërbime publike të mohuara", tha Papa. Ndër vendet me nivelin më të lartë të dhënies së ryshfetit përmendet Shqipëria së bashku me 2 vendet fqinje, Kosova dhe Maqedonia, së bashku me disa vende të Afrikës si Kamboxhia dhe Kameruni.

    Kostoja e Korrupsionit

    Ndonëse shëndetësia është cilësuar në raport si sektori më i

    korruptuar, ai që rëndon më shumë xhepat e qytetarëve është pikërisht gjyqësori. Raporti evidenton se bluzat e bardha marrin ryshfete në masë, por ata që marrin ryshfete të majme janë punonjësit e gjyqësorit. Kostoja e korrupsionit në sistemin e drejtësisë është disa fish më e lartë se në shëndetësi, polici, taksa tatime apo sektorë të tjerë. Sistemi gjyqësor është gjithashtu në krye të renditjes për nxitjen e korrupsionit. Nga drejtësia vjen kërkesa më e lartë për të dhënë ryshfet. Sipas raportit, 4 nga 10 qytetarëve u kërkohet të japin ryshfet në gjykatë për të zgjidhur një çështje apo fituar një të drejtë. Ndërkohë që në sektorë si shëndetësia, ndonëse kërkesa për ryshfet është e ulët, niveli i dhënies së ryshfetit është disa fish më e lartë. Rreth 2/3 e qytetarëve japin ryshfet në institucionet e shërbimit shëndetësor. Ndonëse nuk është specifikuar shumë në raport, në tabelën ku përllogaritet kostoja e korrupsionit sektori i arsimit dhe edukimit spikat në nivele të larta. Ndërsa në vendin e parë për koston e korrupsionit qëndronte gjyqësori dhe sistemi ligjor, sektori i edukimit mban vendin e tretë për marrjen e ryshfeteve të majmë që rëndon xhepat e qytetarëve.

    Nga sondazhi i TIA-s rezulton se vetëm 55% e shqiptarëve mendojnë prerë se gjatë viteve të ardhshme, dhënia e ryshfeteve në Shqipëri, do të jetë në të njëjtat nivele. 10 për qind mendojnë se korrupsioni do të pësojë rritje, vetëm 20% mendojnë të kundërtën dhe 15% japin një përgjigje neutrale për nivelin e ndryshimit të dhënieve të ryshfeteve në Shqipëri.


    Turp.... turp.....dhe vetem turp.. Berisha get the hell out
    Ndryshuar për herë të fundit nga SKUTHI : 07-12-2007 më 08:58
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Feja

    Ndonese ekziston ne norma me te uleta se ne sektoret e tjere, ne Shqiperi ekziston korrupsion edhe ryshfet edhe ne institucionet fetare. Ne 12 sektoret qe jane marre ne shqyrtim per nivelin e korrupsionit nga perfaqesuesit e "Transparency Internacional", institucionet fetare kane nivelin me te ulet te korrupsionit, por edhe aty ai ekziston me nje koeficient prej 2,2%.

    Tatimet

    Norme e larte korrupsioni "Transparency Internacional" evidenton edhe ne sistemin e tatim-taksave. Keshtu ky sektor renditet nder me te korruptuarit ne vend, duke pasur nje koeficient korrupsioni prej 3,6%. Prej kohesh, ne Shqiperi tatim-taksat kane qene nje nga sektoret me problematike per sa u perket ryshfeteve dhe korrupsionit te bere nga drejtuesit e tyre.

    Rajoni

    Vendet si Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia evidentohen ne raport si vende me nje nivel te larte te dhenies se ryshfetit. Duhet theksuar se mbas Shqiperise, e cila ka nje nivel prej 71% te ryshfetit, per nivel te lart te ryshfetit renditet edhe Kosova ne vendin e 4-te me 67% dhe me pas perseri nje vend fqinj si Maqedonia, me 44%. Shqiperia renditet e treta, pas Kamboxhias dhe Kamerunit.



    Vendet me te prekura nga ryshfeti

    Vendet me ryshfet mbi 33%:

    Shqiperia, Kamboxhia, Kamerun, Maqedonia, Kosova, Nigeria, Pakistan, Filipine, Rumania, Senegal

    Vendet me ryshfet mes 21-33%:

    Bolivia, Republika Dominikane, Greqia, India, Indonezia, Lituania, Moldavia, Peru, Serbia, Ukraina

    Vendet me ryshfet mes 6-21%:

    Bulgaria, Kroacia, Republika Ceke, Luksemburg, Malajzia, Panamaja, Rusia, Turqia, Venezuela, Vietnami

    Vendet me ryshfet mes 4-6%:

    Argjentina, Bosnja-Hercegovina, Finlanda, Hong Kongu, Irlanda, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Britania e Madhe, SHBA

    Vendet me me pak ryshfet se 4%:

    Austria, Kanada, Danimarka, Franca, Islanda, Japoni, Koreja e Jugut, Holanda, Suedia, Zvicra.

    Burimi: Transparency International Global Corruption Barometer 2007.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    QEVERIA BERISHA E KORRUPTUAR

    Rama: Qeveria, dështim
    me anti-korrupsionin
    Kryetari i PS-së, Edi Rama e
    vlerësoi si dështim të qeverisë
    së drejtuar nga Sali Berisha, rezultatin
    e sondazhit të publikuar nga
    Transparency International. “Dështim
    spektakolar i qeverisë në luftën
    kundër korrupsionit. 78 % e shqiptarëve
    e konfirmojnë.
    Jam thellësisht i keqardhur për faktin se dështimi spektakolar
    i qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit,
    tanimë nuk është vetëm një këndvështrim i Partisë
    Socialiste dhe opozitës, po i 78% të shqiptarëve”, -
    deklaroi në një reagim të menjëhershëm pas raportit
    Rama. ‘Ky është lajmi më ngjethës që mund të merrnin
    shqiptarët në vitin 2007. Ky është pa asnjë dyshim rezultati
    i një politike të vjetër, e cila prej 17 vitesh s’mund të
    luftojë dot korrupsionin, dhe i qeverisjes së sotme që
    luftën kundër korrupsionit e ka vetëm propagandë politike
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    PD: Sondazhi i TI i pabesueshëm, qeveria ka punuar mirë

    PD: Sondazhi i TI i pabesueshëm, qeveria ka punuar mirë

    Partia Demokratike nuk e sheh te qeveria fajin për rezultatet e raportit të ‘Transparency International’, por te profesionalizmi i ulët që sipas saj ka dominuar në mbledhjen e të dhënave te qytetarët. Megjithëse është i njëjti organizëm që kryente sondazhet dhe në kohën e qeverive socialiste, të përshëndetura atëherë nga PD në opozitë, kësaj here duket se TI ka gabuar në dhënien e rezultateve. Me anë të zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani, PD deklaron se ka zbuluar një lapsus në pyetjet dhe përgjigjet e sondazhit dhe i kërkon komunitetit ndërkombëtar të bëjë kujdes në zgjedhjen e partnerëve që kryejnë sondazhe, duke dashur të lërë të kuptojë se panorama në Shqipëri është krejt ndryshe. Sipas Bogdanit, ky lapsus kompromenton ndjeshëm rezultatet e sondazhit që e nxjerrin Shqipërinë në vend të tretë për sa i përket masës së korrupsionit pas Kamboxhias dhe Kamerunit. “Brenda sondazhit të fundit ka një ‘lapsus’ që kompromenton ndjeshëm besueshmërinë e tij, i cili ka të bëjë me pohimin se 5% e qytetarëve shqiptarë paguajnë ryshfete për të siguruar furnizimin me gaz, kur dihet që shteti shqiptar nuk e ka ofruar dhe nuk e ofron një shërbim të tillë. Mendojmë se ky fakt do t'i shërbejë institucioneve ndërkombëtare për të bërë më tepër kujdes në zgjedhjen e partnerëve lokalë. Do ishte në nderin e vetë këtyre partnerëve lokalë të bëjnë publike kufizimet profesionale dhe të kapaciteteve të tyre për të kryer një sondazh të besueshëm”, - tha Bogdani. PD vazhdon të këmbëngulë se situata kundër korrupsionit është përmirësuar ndjeshëm, megjithëse qytetarët shqiptarë nuk mendojnë kështu. PD shprehet se rezultatet e sondazhit janë të përafërta apo të njëjta me ato që servir kryetari i PS. “Krahasuar me vitin 2006, mosbesimi i qytetarëve ndaj masave të qeverisë për të luftuar korrupsionin është përgjysmuar (53%, në 2006 - 26%, në 2007), gjë që tregon se sot, ata që besojnë si Edi Rama, janë vetëm 26% e qytetarëve, çka përkon plotësisht me elektoratin e Partisë Socialiste”, - thuhet në deklaratën e PD.


    Heshtja e qeverisë


    Nga ana e qeverisë, ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë qëndrim në lidhje me këtë raport, duke e lënë që rezultatet e këtij raporti të kalojnë në heshtje, metodë kjo e ndjekur më së shumti nga qeveritë socialiste. Me përjashtim të ndonjë reagimi tek-tuk të ndonjë institucioni që lëvdohej, Këshilli i Ministrave u mjaftua me nxjerrjen në publik të zëdhënëses Juela Meçani, e cila foli për Akademinë e Shkencave dhe asnjë fjalë për ‘Transparency International’, i cili është një nga institucionet më të besueshme në sondazhet e këtij lloji.

    gazetatema
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120

    Exclamation Gazetat Shqiptare, mashtrimi i radhes mbi Korrupsionin.

    Une po ju jap link-et perkates qe te shkoni vete sa larg arrin mashtrimi i gazetave.

    http://www.transparency.org/news_roo...cpi_2007_table

    Siç mund ta shikoni edhe vete Shqiperia eshte ne vend te 105 midis 179 vendeve te botes!!!!


    A mund te quhet vendi i trete ne bote???
    Absolutisht JO.
    Le te shkojme tek tabelat e tjera te cilat flasin me me hollesi dhe do te gjejme te dhena qe na vertetojne akoma me shume mashtrimin.

    Per shembull, per sa i perket te Barazise se te Drejtave te Njeriut SHqiperia eshte me lart se Amerika, madje eshte ne vend te pare ne bote persa i perket Luftes kundra Korrupsiont, kjo gjithnje bazuar ne intervistat.


    Kuptohet qe ne fusha si mjeksia e drejtesia perceptimi i korrupsionit eshte i larte, por jemi gjithnje ne nivelet e Kroacise e Maqedonise, Kosova sipas Raportit ka ne shkalle korrupsioni me te larte.
    Por qe te thuash jemi te tretet ne bote kjo eshte Mashtrim i vertete sepse nuk eshte shkruar asgjekundi.

    Vazhdojme me dizinformacionin ne Shqiperi.


    Tituj Gazetash:

    SHEKULLI
    Shqipëria e treta në botë për korrupsion

    qe siç e shpjegova me larte dhe siç mund ta shikoni edhe vete nga Raporti Origjinal, nuk eshte e veretet, madje Shqiperia sipas Raportit ka bere permiresime(une nuk besoj) duke kaluar nga vendi i 111 ne 105.

    Gazeta Shqiptare

    QEVERIA BERISHA E KORRUPTUAR


    Une nuk dua te mbroj kete Qeveri te paafte, por edhe te mashtrosh ne menyre te tille me duket nje veprim shume i ulet.

    PS proteston dhe thote:
    Rama: Berisha dështoi

    Une i bazuar gjithnje ne fakte ju vertetoj te kunderten.

    Shikoni Renditjen:

    Ne vitin 2002 ishim ne vendin e 81
    Ne vitin 2003 zbresim ne vendin 92
    Ne vitin 2004 zbresim ne vendin 108
    Ne vitin 2005 zbresim ne vendin 126
    Pra sa ka qene PS ne fuqi kemi nje rritje te theksuar te Korrupsionit.

    Me ardhjen e PD
    Ne vitin 2006 ngjitemi ne vendin 111
    Ne vitin 2007 ngjitemi ne vendin 105

    pra shifrat nuk kane vend per koment, qe kur ka ardhur Sala Shqiperia po rifiton vendet e humbura gjate qeverisjes se PS.


    Me kete nuk dua te mbroj Salen per te cilin nuk ushqej asnje simpati, por dua te nxjerr ne dukje fytyren e ndyre te Gazetave Shqiptare.




    Nje gje eshte e sigurte qe ne Shqiperi Mediat dhe Gazetaret jane te Korruptuar dhe kete e kane thene edhe Raportet e shoqatave presitgjoze si Reporteret pa Kufij.


    Autor: Aurel Muçaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2007 më 13:47
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shqipëria e treta në botë për korrupsion
    Kjo eshte bere vecse ne 60 vende te zgjedhura te botes dhe nga kjo del se Shqiperia me Kosoven, Maqedonine, Bosnjen dhe disa shtetev tjera te Ballkanit, Afrikes dhe Azise, jane me te korruptuarat.

    Kjo është radhitja e shteteve sipas "Transparency International" me nivelin më të lartë të korrupsionit nga të gjitha shtetet e botës.

    1. Kameruni -79%, 2. Kamboxhia–72%,3. Shqipëria-71%, 4. Kosova–67%, 5. Maqedonia – 44%,6. Pakistani-44%, 7. Nigeria- 40%, 8. Senegali – 38%,
    9. Rumania – 33%, 10. Moldavia – 30%,

    Këto janë disa nga shtetet e pakta në botë, niveli i korrupsionit te të cilat është vetëm një ose dy për qind.
    1. Kanadaja –1%, 2. Zvicra –1%, 3. Suedia-1%, 4. Islanda –1%,
    5. Franca-1%, 6. Austria-1%,7. Koreja e Jugut-1%, 8. Japonia – 1%,
    9. Danimarka – 2%, 10. Irlanda – 2%,

    Kështu duket radhitja e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, e hartuar në bazë të nivelit të korrupsionit.
    1. Shqipëria – 71%, 2. Kosova - 67%, 3. Maqedonia – 44% 4. Serbia – 21%, 5. Kroacia- 8% 6. Turqia – 6%, 7. Bosnja dhe Hercegovina – 5%

    http://www.transparency.org/publicat...d_gcr#download
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 08-12-2007 më 13:23
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk kuptoj nje gje. Na shqeteson vendi qe zeme ne nje parade korupsioni, apo vete korupsioni? Nje gazete i fryn te keqes me shume se c'eshte e keqja dhe dikush revoltohet per masen e kesaj fryrjeje, kurse nje tjeter i fryn te mires me shume se c'eshte e mira dhe dikush perseri revoltohet per masen e kesaj fryrjeje. Vihen shifra, renditje, analizohen prape shifra dhe renditje, ne nje kohe kur edhe vete qeveria e di se korupsioni ben baderdine ne Shqiperi. U ul pak perqind dhe thurren lavde, apo u ngrit pak perqind dhe leshohen sharrje, ne nje kohe kur etaloni mates eshte per faqe te zeze. Po vazhduam t'i matim rezultatet me kete lloj etaloni, me qafe pacim veten.
    ----------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Shiko klasifikim e pergjithshem sepse ato shifra i referohen vetem intervistave, pra perceptimit te Korrupsionit dhe jo vleres efektive.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #9

    I nderuar "JACK FOLLA" mendoj se akuzat tuaja kundrejt Medias nuk qendrojne, per faktin se ato pasqyruan me vertetesi raportin e "Transparency International", si sondazh i bazuar ne perceptimin e publikut Shqiptar per shkallen e korrupsionit ne vendin tone, pavarsisht nga titujte "bombastike" qe kane me shume vlere kormeciale.

    Po te citoj gazeten "Shekulli"

    Titulli: Shqipëria e treta në botë për korrupsion
    "...Sondazhi
    Barometri Global i Korrupsionit është vëzhgim i opinionit publik i cili zhvillohet nga "Transparency Internacional" çdo vit, që nga 2003.Barometri eksploron se si korrupsioni ndikon në jetën e qytetarëve të thjeshtë, qëndrimet e publikut në lidhje me korrupsionin, opinionin e tyre në lidhje me shkallën e përhapjes së korrupsionit në institucione, grupe apo sektorë të ndryshëm, si dhe përvojat e tyre të dhënies së ryshfetit në institucionet me të cilat ata kanë rënë në kontakt, si dhe si e parashikojnë ata të ardhmen e luftën antikorrupsion, si dhe përpjekjet e qeverisë për të reduktuar korrupsionin. Në Shqipëri janë intervistuar rreth 2100 qytetarë. Është bërë një përzgjedhje kampionimi i cili përfshin si zonat urbane dhe ato rurale, si burrat ashtu edhe gratë, të gjitha grupmoshat që janë në gjendje të bëjnë një vlerësim për këtë fenomen, të gjitha përkatësitë fetare, edhe arsimin, si edhe grupet me mirëqenie të ndryshme...
    "

    Pavarsisht se ne ç'kushte eshte kryer sondazhi, e ne ç'vend renditet Shqiperia, per mua e rendesishme eshte qe shkalla e korrupsionit ne Shqiperi eshte shume e larte dhe mendoj qe rezultati i sondazhit te "Transparency International", per shkallen e preceptimit nga publiku eshte afer realitetit.

    Kur thoni:"Shiko klasifikim e pergjithshem sepse ato shifra i referohen vetem intervistave, pra perceptimit te Korrupsionit dhe jo vleres efektive.", ju nuk jepni argumenta qe te vertetojne se media ka mashturar, sepse sic shihet nga ajo qe kam cituar me siper media ka qene korrekte.
    Ku konsiston mashtrimi?


  10. #10
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Shiko klasifikim e pergjithshem sepse ato shifra i referohen vetem intervistave, pra perceptimit te Korrupsionit dhe jo vleres efektive.
    Problemi qendron se jemi vendi me i korruptuar ne Europe, dhe jo se ne c'vend jemi. Ku ke pare ne ndonje vend tjeter qe nje minister Trasporti (Basha) te vjedhe 200 milion $$$$$$$$ ne mes te dites dhe te mos ti thoje njeri plac me goje, vllai i ministrit te drejtesise (Rusmaili) tenton te korruptoj haptazi Kryetarin e Komisionit te Tenderit per Spitalin e Burgut te Durresit dhe ti Z Vlora.it na tregon vleren efektive. Nqs do te shkoni me pushime ne Shqip tani per festa do ta shihni drejt-perdrejt vleren efektive te korrupsionit ne Shqip , sot ne Dhjetor 2007....................
    Liberté, égalité, fraternité

Tema të Ngjashme

  1. Qeveria Thaçi e korruptuar, sikur qeveritë e mëhershme
    Nga Sabriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 05:08
  2. Sektori i ndertimit ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 17:15
  3. Presidenti i korruptuar !
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 04:33
  4. Qeveria: Dosjet e ish-ministrave të korruptuar të hetohen
    Nga PORTI_05 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 19:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •