Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri italian Prodi viziton Shqipërinë

    Kryeministri Prodi: Italia është e angazhuar për ndërtimin e Korridorit 8-të

    Kryeministri Prodi ka siguruar, gjatë vizitës në Tiranë, edhe për mbështetjen dhe angazhimin e qeverisë italiane për ndërtimin e Korridorit 8-të.

    “Unë dua t’ju garantoj për impenjimin italian për Korridorin 8-të. Ky projekt është i jetësishëm për Shqipërinë, sepse ajo duhet të bëhet porta e Ballkanit. Por është e jetësishme edhe për ne, sepse Korridori i veriut është korridor italian,” është shprehur Kryeministri Prodi.



    Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Prodi kanë rënë dakord edhe për zgjidhjen e çështjes së autorizimeve të transportit të mallrave për transportin rrugor.

    Kryeministri Prodi: Do të mbështes kalimin e gazsjellësit në Shqipëri

    Gjatë vizitës në Tiranë, Kryeministri italian Romano Prodi ka dhënë mbështetjen e tij për kalimin e gazsjellësit nga Deti i Zi në Shqipëri. Kryeministri Prodi tha se politikat energjetike përfshijnë edhe linjat e transportit të energjisë.

    “Unë flas për politika energjetike dhe këtu kam parasysh si energjinë elektrike, ashtu edhe gazin dhe produktet e tjera të rafinerisë së naftës. Dhe jo thjesht vetëm për impiante prodhimi, por edhe të transmetimit të energjisë nga Shqipëria drejt Italisë, pra, gazsjellës dhe linja të interkonjeksionit të energjisë elektrike,” u shpreh Kryeministri Prodi.

    Kryeministri Prodi: Investimet mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë

    Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, Kryeministri Prodi u shpreh se investimet mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë.

    “Në një ditë jo shumë të largët, - u shpreh Kryeministri Prodi - Shqipëria do të mund të shndërrohet në një vend prodhues dhe eksportues i energjisë. Për këtë, ne do të impenjohemi në mënyrë që nga projektet në këtë fushë të përfitojë si tregu shqiptar, ashtu edhe ai italian. Ne kemi interes të diversifikojmë edhe tregun tonë energjetik dhe i shohim me shumë përparësi investimet në fushën energjetike në Shqipëri.”

    Kryeministri Prodi nënvizoi se Italia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta në fushën energjetike. Dy kryeministrat vlerësuan se Memorandumi i Mirëkuptimit midis ENEL-it dhe Ministrisë së Ekonomisë për ndërtimin e një TEC-i prej 700 deri në 1600 megavat është një nga hapat drejt realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën energjetike.

    Gjatë takimit u diskutua edhe rreth investimeve të mëdha italiane në fushën e hidroenergjisë, në të cilën kompania TGK ka projekte konkrete me vlerë prej 600-700 milion euro, ndërkohë që kompania “Begetti Group” etj. po studiojnë projekte të tjera në këtë fushë.

    Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë çdo masë për të lehtësuar investimet italiane në vend. Ai theksoi se qëndrimi i qeverisë shqiptare është diversifikimi dhe balancimi i prodhimit të energjisë në Shqipëri.

    03/12/2007
    Kryeministria
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-12-2007 më 16:22

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Prodi: Uroj ta shohim Shqiperine ne BE e NATO

    "Italia mbeshtet aspiratat tuaja per ne NATO, ku prania shqiptare do te favorizoje me tej paqen ne rajon. Ky do te jete nje ndryshim historik"

    Ora 16: 48 Prodi: Uroj ta shohim Shqiperine sa me pare ne BE dhe NATO
    Kam ardhur ne Tirane per te nisur kete udhetim te perbashket te Shqiperise drejt Natos dhe BE.Ka qene ky mesazhi i dhene nga kryeministri italian Romando Prodi ne ceremonine e festimeve per 95-vjetorin e krijimit te forcave te armatosura te zhvilluara ne Pallatin e Kongreseve. Ai ka shprehur nje kenaqesi te vecante qe ndodhej I pranishem per perurimin e 95-vjetorit te Forcave te Ushtrise, si dhe kenaqesine per faktin se ndodhej ne nje vend qe e ka dashur dhe e do shume. “Kam qene ketu me ju ne ditet e dhimbjes se madhe kur ne Adriatik humben jeten shume shtetas shqiptare. Ndodhem mes jush dhe me urimin qe te gjendeni sa me shpejt ne NATO. Italia mbeshtet aspiratat tuaja per ne NATO, ku prania shqiptare do te favorizoje dhe perkrahe me tej paqen ne rajon. Ky do te jete nje ndryshim historik dhe gjithashtu eshte nje progres qe e presim me mjaft kenaqesi. Kemi pasur mundesine te njohim seriozitetin dhe besnikerine e forcave te armatosura. Bashkepunimi yne nuk eshte vetem me karakter politik por eshte edhe bashkim popujsh. Dhe eshte pikerisht ky fakti qe me gezon sepse besimi serioziteti dhe besnikeria eshte ajo qe na bashkon. Ju uroj ta shohim se shpejti Shqiperine ne Bashkimin Europian”, tha kryeministri italian Romano Prodi. Tani, - u shpreh Prodi - do te bashkohemi nga nje objektiv dhe synim i perbashket, paqja.
    "Faleminderit per ate qe do te beni ne te ardhmen per te mbrojtur identitetin tone te perbashket. Popujt tane po behen me te afert. Dhe synimi yne eshte ta bejme Adriatikun me te ngushte dhe te afrojme brigjet e tij”, perfundoi Prodi

    Ora 16:28 Ne ceremonine e hapjes se pervjetorit te 95-te te Ushtrise Shqiptare, ministri I mbrojtjes fatmir Mediu ka shprehur mirenjohjen e peruljen per te gjithe ata qe kane kontribuuar ne keto 95 vjet ushtri. Mediu ne respekt te Kryeministrit italian, e ka falenderuar ate ne gjuhen italiane per mbeshtetjen e vazhdueshme qe shteti italian ka dhene per Shqiperine dhe ushtrine shqiptare, ne trasformimin e vendit tone dhe rrugen drejt integrimeve

    Ora 16:06 Sapo kane mberritur ne Pallatin e Kongreseve, Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai italian Romano Prodi, per te marre pjese ne ceremonine e posacme me rastin e 95-vjetorit te krijimit te Ushtrise Shqiptare. Bashke me dy kryeministrat ka mberritur edhe ministri Fatmir Mediu

    Ora 15:50 Nje vend te rendesishem gjate kesja vizite kryeministri Italian i ka kushtuar edhe takimit me presidentin e Republikes Bamir Topi. Ne kete takim kryeministri Italian i ka kushtuar rendesi nje bashkerendimi te objektivave midis maxhorances dhe opozites ne vend, per te arritur qellimin final, antersimin ne NATO dhe BE. Presindenti Topi nga ana e tij ka vleresuar viziten e kryeministrit italian si mjaft te rendesishme per momentin kur ajo kryhet

    Ora 15:30 Kryeministri italian Romano Prodi ka takuar ne Tirane edhe liderin e opozites Edi Rama ne cilesine e Kryetarit te Bashkise. Pas takimit, Rama tha se ishte perqendruar ne tema te tilla si zhvillimi i bujqesise dhe tregtise. Rama e vleresoi Prodin si mbeshtetes te ndryshimeve ne vend dhe vecanerisht te ndryshimeve qe ka pesuar Tirana

    Ora 13: 50 Vendet e Ballkanit duhet te vazhdojne kryerjen e reformave. Keshtu ka thene kryeministri italian Prodi ne fjalen e mbajtur ne Kuvend. Ai tha se Italia do te nxise integrimin e vendeve te Ballkanit ne strukturat euroatlantike, proces qe sipas tij ehste prioritet per vendet ne fjale. Prodi u shpreh me tej ne fjalen e tij se nuk duhet lejuar qe Europa te mbetet peng e politikave afatshkurtra, ndersa shtoi se Evropa dhe rajoni I Ballkanit duhet te ecin me te njejtin hap.

    Ora 13:35 Bashkepunimi ekonomik mes Shqiperise dhe Italise ka qene tema kryesore e konferences se perbashket te kryeministrit shqiptar Berisha dhe atij italian Prodi. Ne fjalen e tij kreu I kabinetit qeveritar shqiptar u shpreh se Shqiperia ka potenciale te medha per t’u ofruar investitoreve mundesi te medha. “Kemi punuar per t’i krijuar nje klime te favorshme investitoreve italiane. Kam besim se marreveshja qe firmosem sebashku me Prodin do te na sherbeje per te cuar me tej bashkepunimin dypalesh” tha Berisha. Ai shtoi se qeveria shqiptare eshte e gatshme te ndermarre cdo vendim e reforme per realizimin e synimeve te saj per integrimin ne NATO dhe BE.
    Nga ana tjeter kryeministri italian vuri theksin ne bashkepunimin dypalesh ne sektorin e energjitikes. “Ka disa sektore kryesor qe dominojne mbi te tjeret dhe nje i tille eshte ai i energjise. Shqiperia nuk mund te kete nje rritje ekonomike nese nuk mund te kete permiresim te prodhimit te energjise. Nga ana tjeter Italia ka interesat e veta te kete burimet e veta te energjise elektrike ” tha Prodi duke shtuar se kur flet per politiken energjitike nenkupton shume lloje te energjise sic eshte ajo elektrike, gazi dhe burimet e tjera te hidrokarbureve, gazsjellesat, etj.
    Kryeministri italian tha se ne biseden me Berishen u diskutua edhe per ceshtje te tilla si transporti rrugor, dhe hapja e zonave te medha industriale si ajo ne Koplik te Shkodres.

    Ora 13:15 Italia mbeshtet procesin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ne vazhdim te ketij qendrimi ajo do te kerkoje ne samitin e Bukureshtit 2008 qe Shqiperise, Maqedonise dhe Kroacise ti behet ftesa per anetaresim ne strukturat e Aleances se Atlantikut te Veriut. Sipas tij ftesa qe do t'i behet Shqiperise nuk do te jete e ndare nga vendet e tjera te Kartes se Adriatikut, por do te punohet qe te tre keto vende te jene te pranishem ne samitin a ardhshem te NATO-s ne Bukuresht.

    Ora 13:00 Procesi i percaktimit te statusit te Kosoves do te shkaterrohej ne menyre te pandreqshme nese merren vendime te nxituara ne 10 dhjetor. Ka qene kjo deklarata e kryeministrit italian Romano Prodi ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Kreu I qeverise italiane ritheksoi se procesi I percaktimit te statusit te Kosoves kerkon akoma me teper kohe per tu realizuar, ndersa shtoi se askush me mire se drejtuesit politike te Shqiperise nuk mund ta kuptoje rendesine, seriozitetin dhe kompleksitetin e ceshtjes. Duke folur per te ardhmen e Kosoves Prodi riperseriti qendrimin e qeverise se tij se pikemberritja do te jete pavaresia e Kosoves ashtu sikurse eshte parashikuar ne planin Ahtisari, por shtoi se gjithcka duhet te behet ne bashkepunim te ngushte me Bashkimin Europian.
    Duke folur per afate, kryeministri shqiptar tha se data 10 dhjetor eshte “me teper e mediatizuar dhe jo nje vendim per kufi kohor i Ekipit te Unitetit”. Sipas Berishes kjo date percakton perfundimin e mandatit te trojkes dhe jo date per ndermarrjen e veprimeve te njeanshme. Kreu I ekzekutivit italian foli dhe per ceshtjen e sigurise ne Kosove duke thene se Bashkimi Europian do te dergoje rreth 17 mije trupa ushtarake. I pyetur per qendrimin e perbashket te vendeve te BE ne lidhje me statusin perfundimtar te Kosoves, Prodi u shpreh se ekzistojne premisa per arritjen e nje qendrimi unik ne lidhje me ceshtjen.

    Ora 12:20 Takimi Berisha- Prodi, nenshkruhet marreveshja e ekstradimeve
    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai italian, Romano Prodi kane firmosur marrëveshjen për ekstradimet. Puna për hartimin e kesaj marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, nisi pak muaj më parë. Ministritë e Drejtësisë së dy vendeve paraqitën fillimisht draftet dhe më pas, ekspertë të përbashkët hartuan dhe dokumentin e ekstradimit. Marrëveshja e ekstradimit do te hyje në fuqi në momentin që ratifikohet nga dy parlamentet.
    Gjithashtu jane neshkruar edhe dy marreveshje te tjera, ajo per bashkëpunim në fushën shkencore dhe teknologjike firmosur nga ministri i Arsimit Genc Pollo dhe ambasadori italian ne Shqiperi Saba D'Elia dhe memorandumi per bashkepunim ekonomik firmosur nga administratori i kompanisë ENEL, Fulvio Conti dhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

    Ora 10: 25 Ka mberritur ne godinen e kryeministrise , kreu i ekzekutivit italian Romano Prodi. Ai eshte pritur nga kryeministri shqiptar, nderkohe qe ishte organizuar nje ceremoni pritjeje e cila nisi me degjimin e himneve te dy vendeve. Me pas Berisha dhe Prodi nisen takimin koke me koke mes tyre.

    Ora 9:45 Ka mberritur ne Tirane kryeministri Italian Romano Prodi. Ai zbriti pak caste me pare ne aeroportin e Rinasit. Ai do te zhvilloje takimin e pare me kryeministrin Berisha, per te vijuar me pas takimet me kryetaren e Kuvendin Jozefina Topalli, kreun e PS dhe njekohesisht kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama dhe me pas me presidentin Bamir Topi. Prodi do të shoqërohet në këtë vizitë nga Silvio Sircana, deputet dhe zëdhënës i qeverisë italiane dhe nga një grup biznesmenësh të fuqishëm italianë, si dhe gazetarë të gazetave më prestigjioze të Italisë.
    Ceshtja e Kosova pritet të jetë një ndër çështjet kryesore të takimeve në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi. Dy kryeministrat pritet të firmosin dhe tre marëveshje ndër të cilat, më e rëndësishmja është ajo për ekstradimet. Ndërkohë që edhe energjia do të jetë një tjetër çështje, duke qenë se dy ndërmarrje të mëdha italiane Terna dhe Enel parashikojnë të realizojnë investime të rëndësishme në Shqipëri.


    Programi i vizitës së Kryeministrit Prodi

    Ora 10:30
    • Mbërritja e Kryeministrit Romano Prodi në selinë e Këshillit të Ministrave. Ceremonia e mirëseardhjes. Foto të rastit.

    Ora 11:00
    • (Këshilli i Ministrave kati i I-rë). Bisedime zyrtare midis Kryeministrit Prodi dhe Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
    Ora 12:00-12:20
    • Firmosja nga kryeministrat Prodi e Berisha të marrëveshjes midis Republikës së Italisë dhe asaj të Shqipërisë, për një bashkëpunim evropian në fushën e ekstradimit të të dënuarve, si dhe për asistencë juridike në fushën penale.
    • Firmosja nga ambasadori italian dhe përfaqësuesit e qeverisë shqiptare të programit ekzekutiv për periudhën 2008-2010, për një bashkëpunim në fushën shkencore dhe teknologjike.
    • Firmosja e memorandumit nga administratori i kompanisë ENEL, Fulvio Conti dhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.
    • Më pas ndiqet nga një konferencë shtypi.

    Ora 12:25
    • Mbërritja e Kryeministrit Prodi në sallën e seancave të Parlamentit shqiptar

    • Takim i shkurtër me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli

    Ora 12:35
    • Fjala e Kryeministrit Prodi në Parlament me temë: “Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe roli i Shqipërisë”.

    Ora 13:05
    • Pjesëmarrja në drekën e ofruar nga Kryeministri Sali Berisha për nder të Kryeministrit Romano Prodi, Pallati i Brigadave.

    Ora 14:35
    • Takimi i Kryeministrit Prodi me kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, një shëtitje e shkurtër në “Parkun Rinia” dhe në qendër të qytetit.

    Ora 15:05
    Takimi i Kryeministrit Prodi me Presidentin e Republikës, Bamir Topi

    Ora 15:50
    • Pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së përvjetorit të 95-të të Forcave të Armatosura Shqiptare, (Pallati i Kongreseve)

    Ora16:25-16.50
    • Mbërritja në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri

    (news24/balkanweb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Prodi: Te mos merren vendime te nxituara per Kosoven

    Procesi I percaktimit te statusit te Kosoves do te shkaterrohej ne menyre te pandreqshme nese merren vendime te nxituara ne 10 dhjetor. Ka qene kjo deklarata e kryeministrit italian Prodi ne konferencen per shtyp me homologun Berisha

    Kreu I qeverise italiane ritheksoi se procesi I percaktimit te statusit te Kosoves kerkon akoma me teper kohe per tu realizuar, ndersa shtoi se askush me mire se drejtuesit politike te Shqiperise nuk mund ta kuptoje rendesine, seriozitetin dhe kompleksitetin e ceshtjes. Duke folur per te ardhmen e Kosoves Prodi riperseriti qendrimin e qeverise se tij se pikemberritja do te jete pavaresia e Kosoves ashtu sikurse eshte parashikuar ne planin Ahtisari, por shtoi se gjithcka duhet te behet ne bashkepunim te ngushte me Bashkimin Europian.
    Duke folur per afate, kryeministri shqiptar tha se data 10 dhjetor eshte “me teper e mediatizuar dhe jo nje vendim per kufi kohor i Ekipit te Unitetit”. Sipas Berishes kjo date percakton perfundimin e mandatit te trojkes dhe jo date per ndermarrjen e veprimeve te njeanshme. Kreu I ekzekutivit italian foli dhe per ceshtjen e sigurise ne Kosove duke thene se Bashkimi Europian do te dergoje rreth 17 mije trupa ushtarake. I pyetur per qendrimin e perbashket te vendeve te BE ne lidhje me statusin perfundimtar te Kosoves, Prodi u shpreh se ekzistojne premisa per arritjen e nje qendrimi unik ne lidhje me ceshtjen

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Prodi, Topallit: Brenda javës Senati italian do të ratifikojë MSA-në Shqipëri-BE.

    Kryeministri italian, Prodi takon Kryetaren e Kuvendit dhe i adresohet Kuvendit të Shqipërisë.

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Italisë, zotin Romano Prodi i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Pasi i uroi mirëseardhjen zotit Prodi, zonja Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia dhe zoti Prodi personalisht ka dhënë dhe jep për vendin tonë. Ajo e falënderoi zotin Prodi për ardhjen e tij në Kuvend për t'ju adresuar shqiptarëve në këtë seancë plenare.

    Nga ana e tij zoti Prodi tha se është një nder i veçantë për të, të flasë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shpreh se pas katër vitesh nga vizita e tij e fundit gjen ndryshime të mëdha në Shqipëri.

    Kryetarja e Kuvendit e njohu shkurtimisht zotin Prodi me reformat thelbësore të ndërmarra dhe me rezultatet konkrete të cilat kanë krijuar një klimë shumë favorizuese për vendin dhe për investitorët e huaj.

    “Kemi miratuar në këto dy vite në parlament, tha zonja Topalli, ligje që janë bazë e reformave të guximshme në proçeset tona integruese, proçese që mbeten prioritetet tona kombëtare. Ne kemi gjetur gjithnjë tek Italia një avokat të perspektivës sonë europiane. Unë ju shpreh falënderimet për ratifikimin që Parlamenti italian i bëri MSA-së Shqipëri-BE, duke shpresuar që së shpejti edhe senati italian do ta ratifikojë atë.”

    Nga ana e tij zoti Prodi tha se shpreson që antarësimi i Shqipërisë në BE të bëhet brenda një kohe sa më të shkurtër.

    Zoti Prodi i premtoi Kryetares së Kuvendit, se brenda kësaj jave edhe senati italian do të ratifikojë MSA-në Shqipëri BE, premtim të cilin ai ia përsëriti sërisht zonjës Topalli edhe pak para largimit të tij nga salla e senacave plenare.

    Një pikë tjetër e rëndësishme e takimit ishte edhe çështja e statusit të Kosovës. Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se kjo çështje duhet të zgjidhet në bashkëpunim me Bashkimin Europian me maturi në të mirë të paqes së qendrueshme në rajon e më gjerë.

    Më tej, Kryetarja e Kuvendit ftoi zotin Pridi të mbajë fjalën e tij përpara deputetëve të Shqipërisë.

    Duke falënderuar në emër të Kuvendit, Kryeministrin italian për prezencën e tij në sallën e seancave plenare, zonja Topalli ndër të tjera tha:

    "Prania juaj në këtë Parlament, zoti President është një mesazh i rëndësishëm dhe miqësor jo vetëm për shqiptarët por dhe për mbarë rajonin.
    Ju, flisni në këtë Parlament pas pesë vitesh dhe gjeni sot një vend, i cili, pas një lufte me zero tolerance ndaj krimit të organizuar është bërë ndër vendet më të sigurta të rajonit e më gjerë. Shqipëria po zbaton me sukses Marrëveshjen e Stabilizim-Asotcimit me BE-në. Ajo ka ndërrmarrë një betejë të suksesshme kundër korrupsionit, ka garantuar një rritje ekonomike ndër më të lartat në rajon, është një faktor paqeje dhe stabiliteti që eksporton siguri edhe në vednet e tjera përreth, një vend që shkëmbimet kryesore tregëtare i ka me vendin tuaj.

    Në të gjitha këto arritje Italia, ky vend mik, e ju personalisht keni kontribut për të cilin shqiptarët u janë mirënjohës.
    Vendi juaj ka luajtur nje rol shumë të rëndësishëm për paqen në rajon. Shqiptarët, kudo që ndodhen janë mirënjohës për qëndrimet tuaja.

    Sot flisni në këtë Parlament si avokat kryesor i projekteve të mëdha të integrimit europian të Kombit Shqiptar, e të popujve të tjerë të rajonit.

    Z. President!

    Vizita juaj shihet nga të gjithë shqiptarët si një ngjarje e rëndësishme dhe vlerësohet se, si e tillë do t’i japë impulse të reja marrëdhënieve tona. Në emër të tyre shpreh mirënjohjen për kujdesin e treguar nga shteti italian dhe për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep emigrantëve shqiptar në përpjekjet e tyre për integrim në vendin tonë fqinj, ku ata punojnë dhe jetojnë.

    Disa vite më pare, ju zoti President thatë që: Europa është jo e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor, kjo ishte dhe është tërësisht e vërtetë.
    Bashkimi Europian sot ka vendime të rëndësishme për të marrë për Kosovën e kjo e fundit ka të drejtë që nesër të luajë një rol të rëndësishëm në Europë.
    Dhe se fundi, më lejoni zoti President që t’Ju falënderoj përzemërsisht për ratifikimin e MSA-së Shqipëri-BE që parlamenti juaj bëri të mundur në muajin tetor, duke besuar se edhe Senati do ta votojë së shpejti."


    Ndërsa në fjalën e tij zoti Prodi u shpreh:

    "Jam mjaft i lumtur t'i drejtohem këtij Kuvendi të nderuar. Ju falenderoj për këtë mundësi që më dhatë. Kthehem sot me emocion në Shqipëri, një vend që si qytetar italian dhe evropian e kam ndjerë gjithmonë shumë afër.

    Italia ka një lidhje të veçantë me gjithë rajonin ballkanik. Një afri shpirtërore dhe sentimentale që gjeografia vetëm nuk është në gjendje ta shpjegojë. Por me Shqipërinë ka diçka akoma më të veçantë, një lidhje unike dhe të fortë, që mendoj se ka të bëjë me natyrën tonë mesdhetare.
    Shqipëria nuk është vetëm ballkanike. Është gjithashtu një Vend mesdhetar. Skënderbeu kishte zgjedhur t'i ndërtonte kalatë pranë detit dhe jo në male, siç bënin të tjerë zotërinj ballkanikë të asaj kohe. Dhe kush më mirë se kjo tregon natyrën e shpirtit shqiptar. Rrezëllues, kozmopolitan, plot nderim ndaj tjetrit dhe i kujdesshëm ndaj të ndryshmes.

    Kur në raste takimi të ngjashme me këtë flitet për lidhje historike dhe kulturore është e lehtë të shfaqen klishe dhe banalizime. Por sot e di që nuk do ndesh në një rrezik të tillë. Pasi e tërë ekzistenca e dy Vendeve tona përbëhet nga histori të jetuara së bashku, nga kultura që gjithmonë janë takuar dhe kanë depërtuar tek njëra-tjetra. Që prej lashtësisë. Shumë shekuj më parë se stema e shqiponjës dykrerëshe mbi sfondin e kuq të bëhej flamuri kombëtar shqiptar. Mrekullitë arkeologjike të Butrintit, muret veneciane të Shkodrës, fshatrat arbëreshë të Jugut tonë dhe fizionomia urbane e këtij kryeqyteti janë shenja të një afërsie që shkon përtej kohës dhe politikës. Sepse midis Italisë dhe Shqipërisë ka mbi të gjitha një miqësi popujsh.

    Temën e sotme - integrimin evropian të Ballkanit perëndimor - Italia e ka shumë për zemër dhe përbën një konstante në veprimtarinë e saj në Evropë. Dhe natyrshëm është kështu. Sepse e dimë mirë se rrjedhën e historisë nuk mund ta ndryshojmë dhe sepse ne italianët kuptojmë më mirë se të tjerë se sa është thelbësor për gjithë rajonin një ankorim përfundimtar me Evropën.
    E di që kërkesa për Evropë është shumë e fortë nga këto anë. Mjafton të shohësh rreth e rrotull për ta kuptuar. Mjafton të vëzhgosh qytetet, të flasësh me të rinjtë. Është pra tejet e rëndësishme që kjo dëshirë për Evropën të mos zhgënjehet. Të mos mbetet peng i politikave jetëshkurtra, të paafta për të vendosur marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në perspektivën e duhur historike dhe kulturore.

    Sfida e sotme është kjo: të përkthehen në akte dhe veprime konkrete angazhimet që të gjithë ne kemi marrë në Selanik katër vjet më parë. Të mos zhgënjehen shpresat e atyre që, në rezultatet e atij Samiti, panë me të drejtë fillimin e një marrëdhënieje kontraktuale më të thellë mes Brukselit dhe vendeve ballkanike, që nuk linte më dyshime mbi përfundimin e saj.
    Brukseli duhet ta bëjë të prekshme. menjëherë. perspektivën evropiane, si dhe të vendosë bazat për kurorëzimin e saj në kohë sa më të shkurtër. Në mënyrë që njerëzit e thjeshtë të mund të marrin menjëherë përfitimet, që lidhen me stabilitetin, begatinë, lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin.

    Vendet ballkanike, nga ana e tyre. duhet të vazhdojnë modernizimin dhe reformat. Ta mbajnë edhe ato fjalën e dhënë dhe angazhimet e marra. Kohëzgjatja e këtij procesi do të varet në shkallë të gjerë edhe nga ritmi i këtyre ndryshimeve.
    Disa analistë politikë kanë vënë me mprehtësi në dukje rreziqet e një marrëdhënieje midis Evropës dhe Ballkanit perëndimor bazuar në një keqkuptim të dyfishtë: atë të një Evrope që premton integrim pa e dhënë; dhe të një rajoni që premton reforma pa i bërë ato. Është detyra jonë te punojmë me përgjegjshmëri për të larguar çdo keqkuptim në këtë fushë.

    Si mund ta ndihmojë Italia këtë proces, ta bëjë të pakthyeshëm dhe ta përshpejtojë?
    Përgjigjja është e thjeshtë: duke vazhduar të bëjë atë që ka bërë në këto vite. Të bëhet mbrojtëse e "kauzës ballkanike" pranë kancelarive evropiane dhe institucioneve komunitare. Është e kotë të shtojmë se për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të frytshme na nevojiten elemente konkretë që të mund t'i përdorim për të mbrojtur arsyet tona.
    Ne e dimë mirë se paqësimi përfundimtar i rajonit dhe arritja e plotë e standardeve të duhur të mirëqenies varen nga perspektiva evropiane. Dhe dimë gjithashtu se në qoftë se Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm, më i begatë dhe me i sigurt, do të jetë më i qëndrueshëm, i begatë dhe i sigurt i gjithë kontinenti.

    Është ky mesazhi thelbësor për opinionin publik evropian, në një çast kur. është mirë të kujtohet, ekziston prirja nga ana e disa vendeve të Bashkimit Evropian për t'u mbyllur në vetvete dhe për të mohuar sukseset - e pamohueshme - të politikave të
    zgjerimit.
    Dhe në një pikë do të doja të isha i qartë për këtë çështje: zgjerimi ndaj Ballkanit perëndimor është plotësimi i natyrshëm i vendeve të Evropës qendrore-lindore të periudhës 2004-2007. Nuk është një zgjerim i ri dhe për këtë arsye është përparësore në krahasim me angazhimet e tjera të Bashkimit Evropian.

    Kam thënë pikërisht në këtë Parlament, pesë vite më parë, si Kryetar i Komisionit Evropian, se integrimi evropian nuk do të jetë i plotësuar deri kur vendet e Ballkanit perëndimor të jenë anëtarë të Bashkimit. E ritheksoj me bindje akoma më të madhe sot si Kryeministër i Italisë.

    Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, edhe në planin bilateral. për të përshpejtuar këtë proces. Me nisma që të ndihmojnë modernizimin dhe reformat paraprirës të realizimit të perspektivës evropiane.
    Punojmë prej vitesh në dobi të rajonit, me një përqasje të integruar dhe globale, që përqafon çdo fushë veprimi. Kontributi i ofruar nga kontingjentet tona ushtarake dhe policore në teatrot e krizës ka qenë gjithnjë i shoqëruar me veprime në mbështetje të institucioneve, të ekonomive dhe popullsive. Një përpjekje e vërtetë kolektive e vendit tonë që i rrit vlerën shoqërive civile dhe administratave në çdo nivel. përfshirë dhe entet lokale, duke nisur që nga rajonet.

    Le të shohim se çfarë mund të bëjë rajoni i Ballkanit për të vazhduar rrugën drejt Brukselit.
    Nëse është e vërtetë se perspektiva evropiane shpjegohet me binomin Evropë/Reforma, përgjigjja e kësaj pyetjeje është mjaft e thjeshtë: reforma, reforma dhe përsëri reforma...
    Në dhjetëvjeçarin e fundit janë është bërë shumë dhe padyshim sot Ballkani është më mirë se dje: më i qëndrueshëm. më modern dhe me i zhvilluar. Por ende mbetet shume për të bërë.

    Për sa i përket Shqipërisë, prioritetet janë të njohura: reforma e sistemit te drejtësisë, lufta ndaj fenomeneve kriminale. nje sistem zgjedhor modern. Mbi të gjitha do të duhet t'u tregohet atyre qe akoma kanë dyshime, se vendi di t'i bëjë ballë zotimeve si dhe të marrë përgjegjësitë e tij.
    Do të doja të theksoja këtu meritat e këtij Kuvendi për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian të qershorit 2006.

    Duhet punuar pra shumë, t"u përgjigjemi mosbesuesve me fakte. Mbi të gjitha, është e nevojshme të mos lejojmë kriza të reja në rajon. Ne kemi punuar shumë që rajoni të mbërrije në pikën ku ndodhet. Më shumë se te tjerët do të hidhëroheshim nëse do të kishte hapa prapa.

    Mendimi shkon në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ne Bosnjë. Evropa, është e kote të thuhet. ka përgjegjësinë e madhe që të bëjë te mundur që këto plagë te viteve Nëntëdhjetë të mund të mbyllen përfundimisht. Por një përgjegjësi edhe më të madhe kanë qeveritë dhe popujt e interesuar.
    Atyre do të doja t'u thoja se ylli polar duhet të mbetet ai i vlerave më të larta evropiane: paqe. demokraci, respekt për të tjerët dhe për minoritetet. Atyre do të doja t'u thoja se kufijtë e brendshëm do të zhduken brenda hapësirës së madhe evropiane. Madje shpresoj që kjo të ndodhe shpejt, në kohën më të shkurtër të mundshme.

    Së fundmi një fjalë për Kosovën. Do të jetë një provë vendimtare, për Evropen dhe për gjithë Ballkanin. Fjala e duhur është kohezioni: në kuptimin që asnjëherë më parë si tani është e domosdoshme që Evropa dhe rajoni të ecin me të njëjtin hap.
    Ne po punojmë shume që Bashkimi Evropian të jetë gati në javët e ardhshme, kur dc të duhet të vendosim. të bashkuar, mbi atë që duhet te bëjmë.

    Le te punojmë së bashku për ketë perspektivë. Le të tregojmë që Shqipëria dhe Ballkani bëjnë pjesë me të drejtë te plotë në familjen e madhe evropiane.

    Nuk e di nëse Shqipëria është një vend i krijuar për të pritur krijesa titanike, siç tregon Ismail Kadare. Me siguri është një vend ku ndihesh mirë, ku për një çast, në mënyrë të mistershme, mund të kesh iluzionin se je diçka më shumë se një njeri i zakonshëm.
    Evropa sot ka nevojë edhe për këtë. Ka nevojë të ushqehet me ngazëllimin dhe me dëshirën e të gjithë popujve të saj për të jetuar. Të gjejë përmes tyre diçka nga dimensioni i saj mitologjik, epik dhe fantastik.

    Kuvendi i Shqiperisë

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, Kryeministri Prodi u shpreh se investimet mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë.

    “Në një ditë jo shumë të largët, - u shpreh Kryeministri Prodi - Shqipëria do të mund të shndërrohet në një vend prodhues dhe eksportues i energjisë. Për këtë, ne do të impenjohemi në mënyrë që nga projektet në këtë fushë të përfitojë si tregu shqiptar, ashtu edhe ai italian. Ne kemi interes të diversifikojmë edhe tregun tonë energjetik dhe i shohim me shumë përparësi investimet në fushën energjetike në Shqipëri.”

    Kryeministri Prodi nënvizoi se Italia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta në fushën energjetike. Dy kryeministrat vlerësuan se Memorandumi i Mirëkuptimit midis ENEL-it dhe Ministrisë së Ekonomisë për ndërtimin e një TEC-i prej 700 deri në 1600 megavat është një nga hapat drejt realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën energjetike.

    Gjatë takimit u diskutua edhe rreth investimeve të mëdha italiane në fushën e hidroenergjisë, në të cilën kompania TGK ka projekte konkrete me vlerë prej 600-700 milion euro, ndërkohë që kompania “Begetti Group” etj. po studiojnë projekte të tjera në këtë fushë.

    Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë çdo masë për të lehtësuar investimet italiane në vend. Ai theksoi se qëndrimi i qeverisë shqiptare është diversifikimi dhe balancimi i prodhimit të energjisë në Shqipëri.
    Po, eksportues personal per Italine, dmth bahce e saj, vetem qe s'do mbjellin lule per te zbukuruar avllite italiane, por helme.

    Studentët Prodit: Ndaloni ngritjen e TEC-eve në Vlorë

    Përfaqësuesit e lëvizjes studentore kanë shfrytëzuar vizitën e kryeministrit italian dhe kanë kërkuar ndihmën e tij


    VLORË- Studentët, përfaqësues të lëvizjes studentore në kuadër të aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, i janë drejtuar dje me një letër të hapur kryeministrit italian Romano Prodi, duke i kërkuar ndihmë për problemin e ngritjes së TEC-it. Ata kanë shfrytëzuar rastin e vizitës së tij në vendin tonë dhe kanë bërë listën e tyre të kërkesave. Në një konferencë për shtyp të mbajtur dje, studentët i kërkojnë Prodit të rishikojë marrëveshjen që ai kërkon të shkruajë me qeverinë shqiptare, duke e ftuar të distancohet nga planet e bëra në lidhje me këtë marrëveshje e projekte që kërkohen të nënshkruhen me të. Në të kundërt studentët kujtojnë që të mos vihen në rrezik marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pasi Shqipëria, kanë kujtuar studentët nëpërmjet letrës, nuk është koloni mjedisore. Ata i kanë pohuar kryeministrit italian se ndërtimi i veprave të tilla me bazë nafte në gjirin e Vlorës do të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet e dy vendeve tona.

    I nderuari zoti Prodi,

    Është kënaqësi e veçantë për ne, si përfaqësues të komunitetit të Vlorës por edhe më gjerë, që t'ju kemi të ftuar në vendin tonë. Kontributi juaj në ndërtimin e shtëpisë europiane, e veçanërisht ndihma që i keni dhënë vendit tonë në orë të vështira, është e njohur për të gjithë.

    Por ne dëshirojmë të përfitojmë nga prania juaj në Shqipëri për t'ju tërhequr vëmendjen lidhur me disa shqetësime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve tona në përgjithësi dhe me përfaqësime firmash italiane në Shqipëri në veçanti, në vepra që për arsye se shkojnë kundër interesave të vendit tonë, kanë hasur kundërshtimin e komuniteteve qytetare, sidomos në Gjirin e Vlorës.

    Pa marrë miratimin e qytetarëve vendas, që kanë kërkuar referendum për këtë çështje, pa marrë miratimin e këshillit bashkiak të Vlorës, në shkelje flagrante të Konventes së Aarhusit që kërkon informimin dhe tërheqjen e pjesëmarrjes së publikut në vepra të mëdha me ndikim mbi mjedisin, kompania "La Petrolifera" ka filluar punimet në zonën e Pyllit të Sodës, për të ngritur depozita gjigante nafte. Ne studentët e universitetit të Vlorës jemi mbledhur pikërisht për të kundërshtuar ndërtimin e veprave me bazë nafte në këtë Gji, që ka e do të ketë destinacion kryesor ekonomik turizmin, e ka shprehur protestën e popullit të Vlorës në dhjetëra aksione masive, por edhe me ankimime në instanca ndërkombëtare duke gjetur aty miratim të plotë.

    Ne e dimë se trysnia mbi qeverinë shqiptare për të pranuar projektin Petrolifera në Gjirin e Vlorës mund të ketë pasur autorë paraardhësit tuaj politikë por ne ju theksojmë këtu së kundërshtimi publik i këtij projekti, që tashmë ka filluar, do të marrë përmasa edhe më të mëdha, çka do të rëndonte vetë marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, në qoftë se kjo kompani nuk ndërpret menjëherë punimet dhe nuk tërhiqet nga Gjiri i Vlorës.

    Pak qindra metra larg këtij objekti, kanë filluar gjithashtu punimet për ndërtimin e një termoncentrali me bazë nafte, i marrë përsipër nga firma tjeter italiane "Meyer Engeneering". Edhe ky projekt, që kërkon të zbatohet në zonën e një pylli e plazhi të virgjër ranor, nuk ka marrë miratimin e komunitetit vlonjat, është bërë pa informuar publikun e gjerë e për këtë arsye qeveria shqiptare është kritikuar ashpër nga Komisioni i Gjenevës. Edhe punimet për TEC-in apo TEC-et e Gjirit të Vlorës duhet të ndërpriten menjëherë, pa u zhvilluar për to referendumi vendor i kërkuar nga komuniteti vlonjat sipas të gjitha rregullave kushtetuese.

    I nderuar zoti Prodi, nga mediat shqiptare mësojmë se ju do të nënshkruani me qeverinë shqiptare një marrëveshje per energjinë. Ne këtë informacionin e kemi të paktë, sepse qeveria shqiptare në përgjithësi kujdeset që populll shqiptar të mos i marrë njoftimet e duhura për veprimet e saj. Dimë vetëm se janë projektuar TEC-e gjigante të cilat do të ndërtohen në Vlorë, në Seman e në Elbasan, nje hidrocentral i madh në Skiavicë dhe tani së voni edhe centrale bërthamore!

    Ndërkohë Shqipëria nuk është në gjendje të rregullojë rrjetet e veta shpërndarëse të energjisë, shteti ynë është i paaftë të vërë në rrugë shfrytëzimin e energjive të brendshme hidrike dhe populli vuan përditë mungesën e energjisë. Eshte e qartë që këto projekte, të cilat nuk kanë marrë miratimin e komuniteteve përkatëse, ndërtohen për arsye se qeveria shqiptare e fal tokën tonë me një euro, se këtu nuk zbatohen ligjet mjedisore, se në Shqipëri është e lehtë të lësh mbeturina fosile dhe të ndotësh ajrin.

    Zoti kryeminister i Italisë. Shqipëria nuk mund të kthehet në një koloni mjedisore dhe në një abort të kontinentit. Ne e ndjejmë veten prej kohësh pjesëtarë të familjes europiane me të drejta të barabarta me gjithë popujt e tjerë të kësaj familjeje, edhe pse nominalisht nuk jemi anëtarë të Bashkimit Europian. Ajo që s'mund të ndërtohet në Itali, nuk duhet të ndërtohet as në Shqipëri. Aq me pak në Shqipëri, kur dihet që ne ende nuk e kemi teknologjinë dhe vetëdijen mjedisore. Ashtu siç e kanë ngritur mirëqënien e tyre kryesisht mbi turizmin vendet fqinje Greqia, Mali i Zi, kërkojmë këtë perspektivë edhe në për Shqipërinë. Kujtojmë me mirënjohje letrën që kemi marrë nga zyra juaj në Bruksel në qershor 2004, e cila mbështeste protestën tonë kundër një projekti të ngjashëm të asaj kohe: planit për të transportuar e djegur plehra të Italisë në sasi të mëdha në dyert e kryeqytetit tonë dhe qyteteve të tjera shqiptare. Po kështu dëshirojmë që ju të distancoheni sot ndaj gjithë atyre planeve që përbëjnë rreziqe për mjedisin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë dhe që u bien ndesh dëshirave të tyre dhe perspektivave të zhvillimit të vendit tonë.

    Me respekt studentët e Universitetit të Vlorës

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PS: Kur erdhi Prodi ne 1997 ne Shqiperi, kerkoi te kishte Zan Caushin si shoqerues personal. Eshte ndonje ne dijeni nqs ka bere ndonje kerkese te ngjashme kesaj rradhe, meqe Zani eshte pak i zene ne burg ... ?!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Po, eksportues personal per Italine, dmth bahce e saj, vetem qe s'do mbjellin lule per te zbukuruar avllite italiane, por helme.
    Ashtu si ato eurot italiane qe do te mbushin buxhetin e shtetit shqiptar per vit do te mund te adresojne disa prej nevojave jetike qe ka vendi. Ashtu si keto investime italiane ne energjitiken shqiptare do te zgjidhin njehere e pergjithmone problemin e energjise elektrike ne vend. Ashtu si fakti qe Shqiperia mund te kthehet ne nje vend eksportues i energjise ne rajon mund te jete faktori me i madh i stabilitetit jo vetem per shtetin shqiptar por per mbare faktorin shqiptar ne Ballkan.

    Dhe qe ta vendosesh pak ne perspektiven e duhur historike: vetem 2-3 vjet me pare ish-kryeministri italian Berlusconi si projekte madhore ne Shqiperi solli "impiantin e perpunimit te plehrave italiane ne Durres" dhe "transportin e ujit te Syrit te Kalter ne Puglia, Itali".

    Investimet energjitike ne Shqiperi, nese realizohen dhe materializohen, do te jene arritja me e madhe e shtetit shqiptar ne mbare historine e tij dhe investimi me i madh qe behet per nje te ardhme ne paqe e te begate për shqiptaret.

    PS: Kur erdhi Prodi ne 1997 ne Shqiperi, kerkoi te kishte Zan Caushin si shoqerues personal. Eshte ndonje ne dijeni nqs ka bere ndonje kerkese te ngjashme kesaj rradhe, meqe Zani eshte pak i zene ne burg ... ?!
    Ai shtet qe investon 2.5 miliard dollare ne energjitiken shqiptare ka nje interes direkt ne stabilitetin politik dhe ekonomik te Shqiperise, dhe kjo shihet si nje garanci nga shteti shqiptar qe nje vend si Italia nuk do te minoje me demokracine shqiptare sic e minoi ne 1997.

    Prodi e kuptoi me ne fund qe kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana e jo Vlora dhe kryeministri i Shqiperise nuk eshte kryetari i Komitetit te Shpetimit Vlore, Zani Caushi, por kryeministri i zgjedhur me shumicen e votave te shqiptareve.

    Albo

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    O Albo, qe c'te te them, me flet per ujin qe po eksportohet ne Itali, kur shtepite shqiptare nuk kane uje. (Rrjeti i shperndarjes perseri.) Ashtu dhe me dritat ... "dhe Shqiperine eksportuese!" Investimet italiane ne Shqiperi nuk zgjidhin problemin tone (se problemi yne zgjidhet fare mire me hidrocentrale dhe burime te tjera) por zgjedh problemin e Italise si importuesja me e madhe e energjitikes ne Europe. Nderkohe, sic jane shprehur studentat me lart, Shqiperia kthehet ne koloni mjedisore dhe abort i kontinentit.

    Nejse, ti i lakon marredheniet shqiptaro-italiane si te jete vakti. Nje here ashtu, nje here keshtu.

    Prodi e kuptoi me ne fund qe kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana e jo Vlora dhe kryeministri i Shqiperise nuk eshte kryetari i Komitetit te Shpetimit Vlore, Zani Caushi, por kryeministri i zgjedhur me shumicen e votave te shqiptareve.
    Kjo eshte thagme fare. Pse mo, s'e dinte atehere?!! S'e dinte Prodi kur e dinte gjithe bota se banda kriminele kishin marre peng ate qytet? S'e dinte qe Tirana ishte kryeqytet?! Me ne fund e "kaptoi"?
    Dhe ate (qe vdes ta permendesh ku mundesh) "kryeministri i zgjedhur me shumicen e votave shqiptare" nuk eshte e shkruar ne gur. Ka prape zgjedhje. Mbase do lodhet ky popull me Nano e Berisha ... mgjth ne nje fare menyre s'ke faj as ti as une. C'do popull meriton qeverine qe ka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 03-12-2007 më 17:34

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    O Albo, qe c'te te them, me flet per ujin qe po eksportohet ne Itali, kur shtepite shqiptare nuk kane uje. (Rrjeti i shperndarjes perseri.) Ashtu dhe me dritat ... "dhe Shqiperine eksportuese!" Investimet italiane ne Shqiperi nuk zgjidhin problemin tone (se problemi yne zgjidhet fare mire me hidrocentrale dhe burime te tjera) por zgjedh problemin e Italise si importuesja me e madhe e energjitikes ne Europe. Nderkohe, sic jane shprehur studentat me lart, Shqiperia kthehet ne koloni mjedisore dhe abort i kontinentit.
    Lioness, nuk i ke ndjekur nga aq afer sa duhet zhvillimet italo-shqiptare ne keto 3-4 vjetet e fundit dhe nuk arrite te kuptosh as ate qe te thashe me siper. Desha te te beja te kuptosh qe projektet e Prodit per energjitiken shqiptare sot, krahasuar me projektet e paraardhesit te tij 3-4 vjet me pare jane 100 here me me interes per shtetin dhe shoqerine shqiptare. Dhe vizita e Prodit ne Shqiperi nuk ishte e planifikuar, ishte vizite e kerkuar nga biznesi i madh italian per te kurorezuar disa prej projekteve madhore ne energjitiken shqiptare qe jane me interes te perbashket si per Shqiperine edhe per Italine.

    Sa per komente te tipit: "koloni mjedisore dhe abort i kontinentit", investimet me te medha per ambientin ne vendet e industrializuara nuk e bejne qeverite e atyre vendeve, e bejne korporatat e medha te energjitikes qe paguajne taksa ose sponsorizojne projekte konkrete ne mbrojtje te ambientit. Dhe hyrja e ketyre kompanive te medha italiane te energjitikes ne Shqiperi ka per te bere qe edhe ambienti shqiptar te marri ate vemendje qe i ka munguar per plot 2 dekada. Shteti shqiptar nuk e ka patur lluksin deri me sot qe te marri parasysh edhe ambientin ne buxhetin e vete dhe taksimi i ketyre kompanive dhe te ardhurat nga eskporti do te ndihmojne e nuk do te "abortojne" ambientin shqiptar.

    Dhe meqenese lexoj shpesh komente te tilla emocionale: eshte njera gje te jesh e shqetesuar per impaktin qe keto vepra do te kene mbi ambientin, dhe te protestosh qe keto shqetesime te merren parasysh ne planet e qeverise dhe kompanive perkatese. Eshte tjeter gje te dalesh kunder projekteve te tilla kur Shqiperia nuk ka as uje, as drita dhe eshte vendi me i ndotur i kontinentin evropian. Qendrimi i pare eshte qendrim fisnik dhe i pranueshem, qendrimi i dyte eshte qendrim anarkist dhe idiotesk qe i jep perkufizim te ri proverbit popullor: "Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-12-2007 më 18:09

  10. #10
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    PS: Kur erdhi Prodi ne 1997 ne Shqiperi, kerkoi te kishte Zan Caushin si shoqerues personal. Eshte ndonje ne dijeni nqs ka bere ndonje kerkese te ngjashme kesaj rradhe, meqe Zani eshte pak i zene ne burg ... ?!
    Nuk e kuptoje se perse zini zanin ne goje per ty lioness kam shume respeket por mesa kuptoje duhet te jeshe pak e vogel ne moshe dhe jo shume e informuar per Zanin dhe per gjerat qe ai ka bere.

    Njeriu flet atere kur syri ti shef .

    Dhe meqenese prodi e kerkoje eka kerkuar sepse Zan caushi nuk eshe nje kriminel, por nje njeri qe di te ndaje shapin nga sheqeri.


    P.s Albo kryetari shpetimit te vlores ska qene kurr zan caushi ka qene Albert shyti.

    Ju flm dhe ishalla mbyllen keto muhabete me zanin sepse sme pelqene te flasim per te.

    Visi
    Ndryshuar për herë të fundit nga DiGiTeX : 03-12-2007 më 20:35
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Presidenti Bush viziton Shqipërinë
    Nga KastroZiso99 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 532
    Postimi i Fundit: 16-07-2007, 11:00
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •