Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla me cpo duken bathet.. e po ti shohim ca ngjarje me kujdes.. sikurse vjedhja e zyrave te aviacionit para ca kohesh.. tartabiqet e tanishme.. te albatrosit.. kopetenca e selise roze mbi te dhenat teknike te helikopterit ku mbaroj i ngrati pashko.. zelli dhe ethet per te ber fajtor berishen per aksidentin.. dhe tani sefundi mjaftin me albatros.. per te mbrojtur sallak arapin.. etjetj qe nuk i dime akoma..
    duket se ka pasur nje sabotash te sofistikuar ne ngjarjen Pashko..
    eshte nje zinxhir faktesh qe po ti lidhesh aty te cojne..
    cfar nuk eshte e afte te bej selia roze..
    te gjitha i ben..
    e te mendosh se cilet ka aleate.. ububuja..
    me ose padashje tahir nano velite e edvin brace rucit do i tregojne vete te gjitha..

    alnatrosi i paska zyrat perball qeverrise..
    hmm..

    aty sic duket jan marresit sekret te thithjes se muhabeteve qe behen ne qeverri nga tartabiqet e instaluar me urgjenc gjat "certifikimit" nanoist kur nano u sigurua se e humbi..

    disa ore para aksidentit te pashkos udhetonte berisha me ate helikopter..

    ???

    te frikshem jan mafozet roze..

  2. #62
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra jep doreheqjen

    Drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra jep doreheqjen e perkoheshme nga posti i tij, pas skandalit me Albatros.

    Po sot Dibra eshte thirrur ne cilesine e te pandehurit ne prokurori.

    Dibra u pyet nga prokuroret ne lidhje me biseden e pergjuar qe lidhej me kompanine Albatros”.
    Pas rreth 2 ore pyetje, Dibres i eshte komunikuar vendimi i marrjes se pandehur per ceshtjen ne hetim.
    Pas kesaj Dibra paraqitit doreheqjen ne menyre qe t'i hapet rruge hetimit, mbi ceshtjen ku ai akuzohet se eshte implikuar.

    Marre tek: A1TV
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-09-2006 mė 00:40
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka vepruar si burrat..
    bile para 1 jave duhej ta kish dhene dorheqjen..

    te behet mesim per te gjithe..
    kujdes nga Mafia e Kerbacit dhe e tartabiqave..

    Dhe me kte rast te sqarohet historia e tartabiqoizmit ne Shqiperi..

    sigurisht eshte e vjeter.. kjo histori por ato fillimet moderne duhet ti ket nga vitet 1970-80.. flas per tartabiqet digitale..

    kam degjuar se Enver ramizi bleu jashte shteti mijra tartabiq te sofistikuar.. me degjue cka po thot mileti..

    nejse..

    uroj te dale faqebardhe dibra perball mafiozit sallak vishinski..

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dosja “Albatros”, Gazmend Dibra dy orė nė Prokurori sė bashku me avokatin


    Kreu i Aviacionit Civil, merret zyrtarisht i pandehur

    Akuzat, shpėrdorim detyre dhe korrupsion pasiv


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazmend Janku
    g.janku@gazetashqiptare.com

    Drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria. Ndaj tij tashmė rėndojnė akuzat e shpėrdorimit tė detyrės dhe korrupsionit pasiv. Dibra ėshtė njohur me akuzat paraditen e djeshme pas njė seance pyetjesh nė organin e akuzės, e cila ka zgjatur dy orė, ku ka qenė i pranishėm sė bashku me avokatin e tij mbrojtės, Genc Gjokutajn. Ngritja zyrtare e akuzave ndaj Dibrės ka ardhur rreth dy javė pasi Prokuroria nisi kryesisht hetimet, pas publikimit tė bisedės sė pėrgjuar mes tij dhe drejtuesve tė shoqėrisė ajrore “Albatros”. Gjatė bisedės ka momente ku ngrihen dyshime tė forta, sipas tė cilave, Dibra nė cilėsinė e drejtorit tė Aviacionit Civil ka pezulluar aktivitetin e shoqėrisė “Albatros”, nė mėnyrė qė pronarėt e saj, qė janė edhe nipat e Presidentit Alfred Mosiut, tė ndikonin nė mėnyrė te kreu u shtetit qė tė firmoste sa mė parė shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Gjatė verifikimeve dhe hetimeve dy javore duket se Prokuroria ėshtė bindur qė ta marrė zyrtarisht tė pandehur Gazmend Dibrėn. Ky i fundit mėsohet tė ketė mohuar akuzat e ngritura, duke deklaruar se nuk ka kryer asnjė veprim nė kundėrshtim me ligjin, ndėrkohė qė sėrish nuk ka folur pėr bisedėn e pėrgjuar.
    Akuzat
    Burime pranė Prokurorisė janė shprehur pėr Gazetėn se akuza e shpėrdorimit tė detyrės, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ka tė bėjė me veprimet e Gazmend Dibrės nė pezullimin e aktivitetit tė shoqėrisė ajrore “Albatros”. Verifikimet e kryera nga organi i akuzės kanė konstatuar se Drejtoria e Aviacionit Civil nuk mund tė pezullojė aktivitetin e njė shoqėrie ajrore, pėr shkak tė borxheve qė ajo i ka subjekteve me tė cilat ka lidhur kontratė. Ligji qė rregullon funksionimin e Drejtorisė sė Aviacionit Civil, parashikon qė kjo e fundit mund tė vendosė pezullimin e aktivitetit tė njė shoqėrie ajrore vetėm nė rastet kur vėrehen mangėsi tė sigurisė teknike dhe nė rastet kur shoqėria ėshtė e pabesueshme financiarisht. Asnjė nga kėto rastet nuk ėshtė prezent nė rastin e pezullimit tė aktivitetit tė “Albatros”. Ndėrsa akuza e dytė, ajo e korrupsionit pasiv parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ka tė bėjė me bisedėn e pėrgjuar mes Dibrės dhe pronarėve tė “Albatros”. Nė kėtė bisedė ka disa momente ku kuptohet qė pezullimi i shoqėrisė ėshtė njė shenjė presioni, nė mėnyrė qė pronarėt e saj, qė janė edhe nipat e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiut, tė ndėrhynin tek ky i fundit qė tė firmosė shkarkimin e propozuar nga Parlamenti tė kryeprokurorit Theodhori sollaku.
    Dėshmia
    Gazmend Dibra gjatė seancės dy-orėshe tė pyetjeve paraditen e djeshme nė Prokurori, ka mohuar akuzat e ngritura. Burime tė Gazetės janė shprehur se ai ka deklaruar para hetuesve tė ēėshtjes se veprimet e tija pėr pezullimin e shoqėrisė “Albatros” janė nė pėrputhje me ligjin. Nė kėtė pikė Dibra dhe grupi i hetimit kanė paraqitur interpretime tė kundėrta mbi tė njėjtin ligj qė rregullon funksionimin e Drejtorisė sė Aviacionit Civil. Ndėrsa pėr sa i pėrket bisedės sė pėrgjuar, Gazmend Dibra ashtu sikurse edhe gjatė seancės sė parė tė pyetjeve nuk ka pranuar tė japė shpjegime. Pėrpara gazetarėve Dibra ėshtė shprehur qė ėshtė i hapur nė hetimin e nisur ndaj tij dhe se do tė paraqesė fakte dhe argumente legale pėr zbardhjen e ēėshtjes.


    gsh

    ---








    zagari i altin mejdan ramiz edvin arapit.. sallak matrapazi.. .. hidhet ne sulm..
    i lumte..
    tani dhe berishes do i fusi hekurat ndonje dite ky spiun i vjetr i sigurimit.. ..
    3 korriku i milona njerzve te mrekullushem.. vate ne birucat e rucit..
    dhjetori i azemit ne prangat e kexhibise enveriste..

    bravo mafi.. e fort paske qene..

    bamir shurranjosi ose topi.. ka marre porosi.. nga kupola ta mbaje PD-ne me valiume.. derisa Mafia ti kryeje te gjitha punet..
    ndoka hapur dje e shiti berishen per ruc bracen..
    Tak ngjela u be tartabiq aktiv i kupoles qe e perdhunoi 30 vjet burgjeve me gjith te atin.. Lesi vate ne origjine..
    Broz kopliku numron paret e Ruc Bollin malltezes..

    pun mafm.uti..

    xhuvel labi po del burr i vertete..

  5. #65
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Shqipėri: Jep dorėheqjen drejtori i Aviacionit Civil

    Armand Mero

    27-09-2006



    Nė Shqipėri, Drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra dha sot dorėheqjen e tij pas skandalit me kompaninė ajrore Albatros. Vendimi i tij erdhi pasi u njoftua nga prokurori qė po drejton hetimet rreth kėsaj ēėshtjeje se ndaj tij ėshtė rregjistruar njė procedim penal.

    Zoti Dibra saktėsoi se i ka kėrkuar Ministrit tė Transporteve qė gjatė gjithė periudhės sė procesit hetimor tė zėvendėsohet nė detyrė nga njė person i komanduar nė mėnyrė qė sic u shpreh ai funksionet qė ai mbulonte tė mos dėmtoheshin pėr shkak tė procedimit.

    Zoti Dibra u vu nė shenjestėr tė njė pjese tė madhe tė medias dhe tė opozitės pėr shkak tė pėrmbajtjes sė bisedės sė rregjistruar mes tij dhe pronarėve tė kompanisė Albatros, familjarė tė presidentit Alfred Moisiu ku ushtrohej trysni pėr shkarkimin nga ana e kreut tė shtetit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė kėmbim tė heqjes sė vendimit pėr pezullimin e fluturimeve tė kompanisė.

    Zoti Dibra i hodhi poshtė akuzat duke deklaruar se sipas tij bėhej fjalė pėr njė proces fals tė montuar pėr tė cilin fajėsoi presidentin, familjaret e tij si dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm.

    Radio : "Zėri Amerikės"

  6. #66
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Pėrgjimi, provė pėr shantazhin ndaj nipit tė presidentit Moisiu


    Redinalda Ēaushaj

    TIRANĖ - Avokati mbrojtės i ish-drejtorit tė Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, i ka cilėsuar si tė pavlefshme provat e prokurorisė ndaj tė pandehurit. Gazmend Dibra akuzohet pėr veprėn penale tė “korrupsion pasiv”dhe “shpėrdorim detyre”. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, e vetmja provė qė akuza ka nė dorė ndaj klientit tė tij ėshtė njė kasetė me pėrgjime. Megjithatė, kjo kasetė, sipas Gjokutajt, nuk pėrbėn provė, pasi ai pėrgjim ka qenė i stimuluar. Kėshtu, mbrojtja ka pretenduar se Dibra nuk ėshtė i pėrfshirė nė ngjarje tė tilla. Ndėrkohė, organi i akuzės i qėndron mendimit se kjo ėshtė njė nga provat bazė qė komprometojnė tė pandehurin. Kėshtu, pas dėgjimit tė fjalės sė fundit tė mbrojtjes, gjykata nė seancėn e ardhshme do tė shpallė vendimin. Mbi Dibrėn ėshtė hapur njė procedim penal pas publikimit tė bisedės sė pėrgjuar ndėrmjet tij dhe nipit tė presidentit Alfred Moisiu, Aleksandėr Hoxha. Nė dosjen e sjellė nga prokuroria ndodhet e zbardhur gjithēka ēfarė ka nė kasetėn e sekuestruar si provė nga organi i akuzės, nė tė cilėn dallohej qartė qė tre persona po diskutojnė nė lidhje me ēėshtjen e “Albatross Airėays”. Nė njė rast, njėri prej tyre kėrkon qė dy tė tjerėt tė ndėrhyjnė te presidenti Moisiu pėr shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku nga detyra. Nga sa ėshtė dėgjuar nė kasetė, prokurorėt kanė dyshuar se gjithēka ka tė bėjė me njė rast presioni. Kėshtu, pas kėsaj ngjarjeje Prokuroria Tiranė ka marrė nė pyetje nė cilėsinė e tė pandehurit Gazmend Dibrėn. Ky i fundit dha dorėheqjen menjėherė pas thirrjes pėr t’u marrė nė pyetje ka shkuar nė prokurori. Aty ai ka dhėnė shpjegime nė lidhje me bllokimin e kompanisė ajrore “Albatros”. Gjatė dėshmisė sė tij, Dibra nuk ka pranuar aspak t’u ketė bėrė presion aksionerėve tė kompanisė Albatros para prokurorėve. Megjithėse ka pranuar bisedat telefonike, apo edhe takimet me nipat e presidentit, Aleksandėr dhe Valeri Hoxha, Dibra i ka cilėsuar kėto si veprime normale nė natyrėn e punės.

  7. #67
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Po ata qė ‘pėrgjuan’ Gaz Dibrėn?...

    Nga Ilir DHIMA

    Ditėt e fundit pothuajse tė gjitha mediat anonēuan lajmin mbi pafajsinė qė Gjykata e Shkallės sė Parė nė Tiranė dha pėr njė ish Drejtor tė Drejtorisė sė Aviacionit Civil, i quajtur Gazmend Dibra. Ky infl ancion informativ mund tė justifi kohet eri - diku, jo me faktin se ky njeri
    ka qenė dhe mbetet nė vetvete ndonjė personalitet i spikatur, por mendoj se mė shumė pėr bujėn qė krijoi me veprimet e veta vitin e
    shkuar, duke u kėrkuar.... pronarėve tė shoqėrisė ajrore ‘Albatros’ – nipa tė Presidentit tė atėhershėm tė Republikės, qė ky i fundit tė firmoste shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė kėmbim tė lejimit tė fluturimeve tė avionėve tė kėsaj shoqėrie.
    Atėherė, publikimi i pėrgjimit tė bisedės sė lirė mes tyre nxiti edhe njė debat, gjithashtu tė lirė, me karakter juridiko – penal, qė nga disa, mė tepėr se tė pandehurit Dibra synonte t’i vinte nė ndihmė Kryeministrit tė vendit dhe njė Anėtari tė Kabinetit tė tij, tė pėrzjerė mjaft qartė nė kėtė skandal, njė nga mė tė rėndėt dhe mė tė bujshmit tė tė gjithė periudhės sė pluralizmit demokratik nė vendin tonė. Sepse, qe vetė Kreu i maxhorancės qeverisėse, i cili qysh nė fillim tė kėtij debati u shpreh publikisht qė ‘ēimka’ (siē e quajti ai teknikėn e pėrgjimit tė asaj bisede) nuk pėrbėn provė dhe, pėrkundėr kėsaj, pak kohė mė vonė, kur ndaj nėpunėsit tė protektuar prej atij vetė Prokuroria filloi ndjekjen penale nė gjendje tė lirė, Ai deklaroi gjatė njė interpelance nė Kuvendin e Shqipėrisė, se do tė priste vendimin e gjykatės pėr tė ndėrmarrė ose jo ndonjė vendim administrativ. Madje, pa mbėrritur ende dosja nė dyert e saj, pas zyrtarizimit tė rezultateve tė zgjedhjeve tė fundit pėr pushtetin vendor, emri i tė pandehurit Dibra figuroi nė listėn e kėshilltarėve tė Partisė Demokratike pėr Bashkinė e Tiranės.
    Por le t’i kthehemi edhe tani atij debati, pėr ta oreientuar disi lexuesin nėpėr labirinthin e dispozitave procedurialo – penale, pėr tė dalė te argumenti (pavarėsisht vendimit jo pėrfundimtar tė formės sė prerė pėr pafajsinė ende tė supozuar tė Gazmend Dibrės), se audiokaseta e transmetuar dhe e transkriptuar vitin e kaluar pėrbėnte dhe pėrbėn, pas konfirmimit tė ekspertizės sonike, njė dokument tė pakundėrshtushėm dhe njė premisė tė ligjshme tė organit tė akuzės pėr fillimin e procedimit penal ndaj personit nė fjalė. Meqenėse edhe atėhere, edhe tani, pėr tė kundėrshtuar cilėsinė e provės qė merrte pėrmbajtja e audiokasetės pėrmendet neni 121 i Kodit Penal, le tė citojmė fillimisht atė: “Vendosja e aparaturave qė shėrbejnė pėr dėgjim apo regjistrim tė fjalėve apo figurave, dėgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalėve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja pėr publikim apo publikimi i kėtyre tė dhėnave qė qė ekspozojnė njė aspekt tė jetės private tė personit pa pėlqimin e tij, pėrbėn kundravajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet”. Gjykuar sipas kėsaj dispozite ligjore, pisk do ta kishin paparacėt, ose edhe kureshtarėt me zell tė tepruar, qė do t’u ‘ngjiteshin’, a do t’u ngjisnin tė tjerėve nga ato aparatura mikroskopike qė Kryeministri ynė i ka pagėzuar me emrin ‘ēimka’, nėse preh - tė e tyre do tė bėnim kallėzime penale.
    Mirėpo, siē kemi shkruar edhe mė parė pėr kėtė problem, nė zgjerim tė nocionit tradicional tė dokumentit, qė dikur pėrmblidhte vetėm shkresat private tė thjeshta ose tė legalizuara dhe aktet zyrtare, sipas nenit 191/1 tė Kodit tė Procedurės Penale u lejokėrka edhe marrja e dokumenteve qė pėrfaqėsojnė fakte, persona, ose sende, nėpėrmjet fotografimit, filmimit, fonografimit, ose ēdo mjeti tjetėr. Ndėrkaq, nė vėshtrim tė neneve 221 e vijues tė Kodit tė Procedurės Penale, nuk mund tė konsiderohet pėrgjim regjistrimi i fshehtė i bisedės, ose i komunikimeve, nga njėri prej pjesėmarrėsve, i kryer me mjete tė papėrshtatshme, por pa dijeninė e autoritetit shtetėror. Prandaj, nė titullin e kėtyre rradhėve jo pa qėllim pėrdorėm thonjėza, sepse siē ėshtė bėrė e qartė sot e atėhere regjistrimi i bisedės vėrtet qė nuk qe bėrė me dijeninė e organit tė akuzės dhe aq mė pak tė gjykatės. Por, ky fakt, nė rastin qė po shqyrtojmė, nuk mund tė pėrbėjė pėr institucionet e procedimit penal njė alibi pėr mungesė tė elementeve tė provės. Sepse, me atė bisedė u regjistrua dhe pasqyrohet diēka nga jeta publike dhe jo private e njė individi, si Gazmend Dibra. Gjithkaq, tė tėra momentet e asaj bisede tė bėra tė njohura prej audiokasetės dhe transmetimit tė saj kanė qenė shprehur prej atij vet me vullnet tė lirė, krah bashkėbiseduesve qė e regjistruan, pa qenė i kėrcėnuar prej ndonjė arme ose shantazhi. Pėrkundrazi, shantazhi bulēiste drejt regjistruesve.
    Pra, regjistrimet e tė tilla bisedave, organet e procedimit penal kanė jo vetėm tė drejtė, por edhe detyrė qė t’i administrojnė, pėr t’i pėrdorur nė tė gjitha fazat e hetimit deri nė ngritjen e akuzės nė gjyq. Por, meqė pėr mėnyrėn e ‘shtirjes nė dorė’ tė kėtij lloj dokumenti ndjehet njė farė boshllėku ligjor, nė ndihmė vjen pėrmbajtja e nenit 151/3 tė Kodit tė Procedurės Penale, sipas tė cilit gjykata mund ta marrė, nėqoftėse vlen pėr tė vėrtetuar faktet dhe nuk cėnon lirinė e vullnetit tė personit. “Gjykata vendos pėr marrjen e provės, pasi dėgjon palėt pėr mėnyrėn e marrjes sė saj” – thuhet shprehimisht nė kėtė dispozitė. Gjatė kėtij procesi, vet Gazmend Dibra edhe publikisht nėpėr ekrane ka dalė e ka mohuar qė nė atė bisedė tė jetė shprehur pėr tjetėr gjė, pėrveēse rreth borxhit qė detyrohej ‘Albatros’ – i, pra qė askush nga bashkėbiseduesit s’i kishte bėrė presion. Prandaj, edhe gjykatės i lindte e drejta qė ta administronte audiokasetėn dhe gjatė procesit tė vėrtetonte ose jo, sipas bindjes sė brendshme, vlerėn provuese tė saj. Por iu largua asaj si djalli nga temjani dhe lau duart si Ponc Pillati, duke vendosur brenda 2 minutash pafajėsinė e tė pandehurit, me argumentin se audiokaseta ishte regjistruar pa dijeninė e kėtij organi. Dhe kur pa? Pikėrisht tani, nė kohėn qė nė luftėn ndaj korrupsionit, veprimtaria ndėsahkuese penale e shtetit kėrkohet domosdoshmėrisht tė reagojė mė me ashpėrsi, pa lėnė mėnjanė kurrėsesi goditjen pa kompromis tė formės mė tė lartė tė kėtij fenomeni gėrryes pėr shoqėrinė shqiptare - korrupsionin politik.
    Mirė, po me pėrfaqėsuesit e kompanisė ‘Albatros’, qė morėn guximin ta regjistrojnė atė bisedė tė bujėshme ēfarė do tė ngjasė, nėse vendimi i Gjykatės sė Shkallės sė Parė do tė marrė formė tė prerė pas shqyrtimit tė ēėshtjes nė Apel? Si do tė reagohet, nėse Gazmend Dibrės i teket, nė rrethanat e reja tė favorshme pėr tė, qė tė bėjė ndaj tyre kallzim, nė bazė tė nenit 121 tė sipėrcituar tė Kodit Penal, apo ndonjė dispozite tjetėr? Sigurisht, asnjė kallzim ose padi e kėsaj natyre nuk mund tė legjitimohet, dhe kėtė mė mirė se autori i kėtyre rradhėve e di gjykatėsi qė dha vendimin me kaq jehonė. Pėr tė, me sa kuptohet, ka rėndėsi qė shpuri nė vend fjalėn e Kryeministrit, i cili tha njėherė se ‘ēimka’ nuk pėrbėn provė, tė atij qė tashmė ka shtėnė nėn sqetull, pėrpos disa organeve kushtetutshmėrisht tė pavarura, edhe Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Dhe ky vendim nuk ėshtė njė rast i shkėputur, ose i veēuar, i pėruljes ndaj ndikimeve tė poltikave tė ditės. Tė mos harrojmė qė po bėhen mė shumė se dy vjet, qysh kur frekuencat e pushtetit ekzekutiv dhe nė pėrgjithėsi tė maxhorancės parlamentare mbi sistemin e drejtėsisė kanė qenė mjaft tė larta. Prandaj, edhe personalitete tė njohura dhe organizma ndėrkombėtarė – krahas atyre vendase – kanė bėrė thirrje mėse njė herė qė gjyqtarėt tanė tė mos bien preh e ambicieve politike. Mirėpo, ja qė te ne ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė mjerisht qė, jo vetėm politika tė endet gjykatave, por edhe gjyqtarėt tė vėrtiten rreth politikės, duke vėnė ndonjėherė nė pikpyetje vet natyrėn e procesit gjyqėsor. Disa ēėshtje tė kohėve tė fundit po tregojnė, ndonėse ende me tė belbėzitur, se ndrojtja (apo frika?) pėr zbatimin e ligjit mund tė shtyjė shumė shpejt orėt e vėrteta tė mbarimit tė tij, nėse do tė vazhdohet tė lėvizet me pengesa nė kėtė fushė.
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjykatėsja Shegani vendim fashistofil kundėr gazetės SOT, nė emėr tė boshtit Bollino-

    Gjykatėsja Shegani vendim fashistofil kundėr gazetės SOT, nė emėr tė boshtit Bollino-Rama

    Friday, 07 December 2007
    Nga Kastriot Myftaraj
    «Kjo bishė u zhduk,
    por kurrsesi nuk duhet harruar,
    se barku qė atė e polli,
    ende nuk ėshtė shterpėzuar».

    Me vendim gjyqėsor nr. 8191, dt. 19 nėntor 2007, gjyqtarja e gjykatės sė Tiranės, Mariana Shegani (Dedi), ka vendosur pranimin e padisė sė Shoqėrisė «Edisud» sh.a. , nė cilėsinė e pronarit tė «Gazeta Shqiptare», dhe tė Carlo Bollino, nė cilėsinė e administratorit tė kėsaj gazete, tė ngritur ndaj shoqėrisė «SOT» sh.p.k., nė cilėsinė e pronarit tė gazetės «SOT», duke u detyruar shoqėria «SOT+» sh.p.k. tė dėmshpėrblejė dėmin jopasuror ndaj Shoqėrisė «Edisud» sh.a. dhe Carlo Bollino, nė masėn 200 mijė lekė tė reja, si dhe tė pėrgėnjeshtrojė gazeta «SOT» disa komente tė bėra tnė re artikuj, qė janė konsideruar nga gjykata sikur cenojnė nderin dhe personalitetin e paditėsit. Vendimi gjyqėsor nė fjalė, para sė gjithash, pėr nga mėnyra se si ėshtė arsyetuar, ėshtė njė provė e qartė se si njė pushtet qė duhet tė jetė i pavarur, siē ėshtė pushteti gjyqėsor, mund tė shndėrrohet nė njė instrument tė despotizmit, jo tė qeverisė, por tė opozitės, madje tė njė personi, Edi Ramės, se ēdokush qė ble njė numėr tė «Gazeta Shqiptare» e kupton se kjo gazetė ėshtė njė mjet propagande i Edi Ramės, kryetarit tė PS. Vendimi veē tė tjerash ėshtė antikushtetues, se nuk pėrmbush detyrimin kushtetues se vendimet gjyqėsore duhet tė jenė tė arsyetuara. Mė poshtė do tė tregoj se pėrse vendimi ėshtė irracional, por irracionaliteti fillon qė tek emri i gjyqtares, e cila qė nė kokėn e vendimit e shkruan emrin e vet Mariana Shegani (Dedi). Qė «Shegani» ėshtė mbiemri i gjyqtares, kjo merret vesh, por se ē’ ėshtė kjo fjala nė kllapa, «Dedi», kėtė nuk e marr vesh. Njė grua e martuar mund tė mbajė ligjėrisht njėrin nga dy mbiemrat e vet, madje mund t’ i mbajė edhe tė dy nė tekste private, por nė njė vendim gjyqėsor duhet t’ ua kursejė njerėzve dilemat e saj intime. Palėve nuk u duhet tė dinė qė Mariana Shegani quhej Dedi para se tė martohej, por u duhet qė ajo tė japė drejtėsi. Nė atė qė supozohet tė jetė arsyetimi i vendimit, gjykatėsja Mariana Shegani (Dedi) thotė: «Gjykata pasi shqyrtoi nė tėrėsi rrethanat e faktit dhe vlerėsoi provat e ndodhura nė dosje, shtroi pėr zgjidhje ēėshtjet e mėposhtme: 1) Nė rastin konkret, a mund tė pėrcaktojmė nėse personalitetit dhe pėrmendja e administratorit tė shoqėrisė sjell pasojė tė drejtpėrdrejtė edhe pėr shoqėrinė qė ėshtė botuesja e Gazetės Shqiptare?» Me kėtė gjykatėsja Mariana Shegani (Dedi) tregon se ėshtė e paaftė qė tė artikulojė mendimin e saj, dhe ndėrton fjali qė janė nonsens semantik dhe logjik. Ēfarė kuptimi ka fjalia «a mund tė pėrcaktojmė nėse personalitetit dhe pėrmendja e administratorit tė shoqėrisė sjell pasojė tė drejtpėrdrejtė edhe pėr shoqėrinė qė ėshtė botuesja e Gazetės Shqiptare?» Ēfarė ėshtė kjo, fragment nga njė tekst i teatrit absurd, apo fragment nga njė tekst juridik, pėrkatėsisht vendim gjyqėsor. Mė tepėr ngjan si fragment nga i pari. Si mund tė mbajė detyrėn e gjyqtares kjo Mariana Shegani (Dedi), qė nuk di tė ndėrtojė as edhe njė fjali tė saktė, ēka supozohet ta bėjė dhe njė nxėnės i shkollės sė mesme? Mė tutje, duke iu pėrgjigjur pyetjes qė bėn vetė, gjyqtarja shkruan: «Gjykata e sheh tė nevojshme tė japė njė pėrkufizim tė nderit dhe tė personalitetit. Duke qenė se njė pėrkufizim i tillė nuk ekziston nė Kodin Civil dhe pėr sa kohė qė njė pretendim i tillė ka elementė tė pėrbashkėta me veprėn penale tė fyerjes, atėherė njė pėrcaktim tė tillė ne do ta marrim tė gatshėm nga jurisprudenca e sė drejtės penale». Nėse Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė do tė donte tė pastronte seriozisht gjykatat shqiptarė nga gjyqtarėt e paaftė dhe abuzues, do t’ i kishte mjaftuar vetėm ky paragraf qė ta shkarkonte kėtė Mariana Sheganin (Dedi). Gjyqtarja Shegani (Dedi) pranon se ajo nuk ėshtė nė gjendje qė ta interpretojė dispozitat e Kodit Civil pėr cėnimin e nderit dhe tė personalitetit, tė cilave iu ėshtė referuar paditėsi. Gjykatėsja pranon se, duke mos mundur tė kuptojė se ēfarė ka dashur tė thotė ligjvėnėsi nė kuptim tė kėtij ligji, me fjalėt «nder» dhe «personalitet», ajo, kėtė pėrcaktim do ta marrė tė gatshėm nga e drejta penale. Por, nė rast se gjyqtarja Shegani (Dedi) mendon se dispozitat pėrkatėse tė Kodit Civil nuk janė tė qarta, dhe tė interpretueshme, pėr tė qė ka tagrin qė ta bėjė kėtė gjė, atėherė, ajo ka tė drejtėn dhe detyrimin, qė tė kėrkojė interpretim autentik nga instanca ligjvėnėse, pra nga Kuvendi, mbi atė se ēfarė ka patur parasysh ligjvėnėsi, nė kuptim tė kėtij ligji, me fjalėt «nder» dhe «personalitet». Kuvendi i Shqipėrisė atje ėshtė, dhe gjyqtarja nuk ka pse aventuron nė shtigjet e sė drejtės penale. Referimi ndaj njė dispozite penale nė njė ēėshtje civile, aq mė tepėr kur ėshtė nė pyetje liria e fjalės, ėshtė prova mė e mirė se gjyqtarja Shegani (Dedi) ka pasur njė tendencė dashakeqe ndaj gazetės «Sot». Gjyqtarja jep kėtė pėrkufizim tė nderit dhe tė personalitetit, pa treguar se nga cili tekst i jurisprudencės penale e ka marrė atė: «Nderi i personalitetit tė personit ėshtė vlerėsimi qė ka opinioni shoqėror apo ai i biznesit pėr njė person juridik tė caktuar. E thėnė mė gjerė (nuk e imagjinoj se si mund tė thuhet mė gjerė se ē’ u tha mė lart-K. Myftaraj), nderi i personalitetit tė personit ka tė bėjė me mėnyrėn, parimet dhe ekuilibrat jetėsorė qė zbatohen prej njė personi nė jetėn e tij shoqėrore apo profesionale dhe qė vlerėsohen nga ambienti ku ai jeton apo zhvillon aktivitetin e tij(atje ku gjyqtarja thotė se do ta zgjerojė pėrkufizimin nė fakt e ngushton- K. Myftaraj)». Ky pėrkufizim ėshtė, sė pari, njė nonsens logjik. Ndėrsa nė pjesėn e parė tė pėrkufizimit thuhet se nderi i personalitetit tė personit ėshtė vlerėsimi i opinionit pėr njė person, nė pjesėn e dytė, ku pretendohet tė zgjerohet pėrkufizimi, thuhet se ndėri i personalitetit ėshtė sistemi i vlerave qė personi vendos pėr tė ndjekur, dhe qė vlerėsohen sipas standardeve tė mjedisit ku jeton. Kėshtu, mendimi i gjyqtares kthehet nė tautologji, ēka do tė thotė se artikulohet i njėjti mendim me fjalė tė tjera. Nėse gjyqtarja Shegani (Dedi) do tė kishte marrė mundimin qė tė hapte Fjalorin e Shqipes sė Sotme, botim i Akademisė sė Shkencave (2002), do tė shikonte se togfjalėshi «nder i personalitetit» ėshtė njė nonsens qė nuk pėrdoret nė gjuhėn shqipe. Sipas kėtij fjalori, fjala «nder» ka kėtė kuptim: «Tėrėsia e vetive a e tipareve morale tė njeriut qė burojnė nga parime tė caktuara, qė ēmohen nga shoqėria dhe qė shfaqen nė sjelljet dhe nė veprimet e tij nė rrugė tė drejtė». (f. 829) Ndėrsa pėr fjalėn «personalitet» ky fjalor jep kėtė pėrkufizim: «Tėrėsia e veēorive psikike, tė karakterit, tė sjelljes, tė veprimtarisė sė njeriut, tė cilat e dallojnė atė nga tė tjerėt; njeriu me kėto veēori qė e dallojnė atė dhe e bėjnė anėtar tė vetėdijshėm tė shoqėrisė». (f. 955) Tash provoni t’ i pėrzieni kėto dy nocione pėr tė krijuar hibridin «nder i personalitetit». Nderi ėshtė kategori morale, ndėrsa personaliteti ėshtė kategori psikike, psikologjike(si shkencė), sociologjike, ose juridike. Termi «personalitet», veē kėtyre kuptimeve, e shumta pėrdoret si trivialitet, kur bėhet fjalė pėr njė individ me profil tė lartė publik, si dhe pėrdoret konotacion moral, pėr tė shenjuar profilin qė ka njė individ nė shoqėri. Nėse gjyqtarja do tė kishte hapur fjalorin e gjuhės shqipe, nuk do tė ishte ngatėrruar kot nė pėrkufizime tė dyshimta. Ironia e madhe nė pėrkufizimin qė jep gjyqtarja Shegani (Dedi) ėshtė se, nėse ajo do t’ i shikonte shkrimet-objekt gjykimi tė gazetės «SOT» nga pikėpamja e tij, atėherė duhet ta rrėzonte padinė, se nėse nderi i personalitetit tė «Edisud» sh.a. dhe tė Carlo Bollino, ėshtė vlerėsimi qė ka opinioni shoqėror pėr ta, pėr mėnyrėn se si ata kanė zgjedhur tė sillen, atėherė artikujt e gazetės «Sot» pėr ta duhen quajtur pjesė tė kėtij opinioni, i cili duhet pritur qė mos tė ketė vetėm vlerėsime tė mira, por edhe tė kėqija, tė cilat duhet tė jenė sigurisht tė provuara. Vendimi i gjykatės ėshtė i paarsyetuar se atij i mungon analiza e provave, ēka pėrbėn kusht sine qua non, pėr tė qenė i vlefshėm njė vendim gjyqėsor. Kėshtu, nė vendim, gjyqtarja citon disa fraza nga artikujt e gazetės «SOT», objekt gjykimi, tė sjella si provė nga paditėsit, por NUK TREGON SE KU KONSISTON NĖ KĖTO FRAZA CĖNIMI I NDERIT DHE PERSONALITETIT TĖ PADITĖSVE, ēka i bėn frazat e sjella si prova tė pavlefshme juridikisht, si arsyetim pėr pranimin e padisė. Nė pjesėn arsyetuese tė vendimit gjyqėsor, pasi rreshtohen frazat e shkėputura nga artikujt, thuhet thjesht (po u referohem fjalive me rradhė): «Duke ju referuar pėrmbajtjes sė artikujve tė mėsipėrm del qartė se i padituri, botues i gazetės 'SOT' nuk ka patur pėr qėllim realizimin e misionit tė tij primar si gazetar, atė tė informimit publik». Me kėtė gjyqtarja tregon se ėshtė krejt injorante (nė kuptimin literal tė fjalės, e padijshme) nė ēėshtjet e fushės sė medias qė ka marrė pėrsipėr tė gjykojė. Kėtė e them pėr faktin se ajo i referohet botuesit tė gazetės «SOT» si gazetar, kur botuesi nuk ėshtė gazetar, por sipėrmarrės. Nėse kjo gjyqtare do tė kishte minimumin e intelektit tė kėrkuar pėr tė shqyrtuar kėtė ēėshtje, ajo do tė shprehej se botuesi nuk ka qenė nė gjendje t’ i bėjė gazetarėt tė realizojnė misionin qė ajo supozon se ata duhet tė kenė. Ėshtė shumė alarmuese qė njė njeriu, i cili nuk di tė artikulojė mendimet e veta, t’ i jepet tagri pėr tė bėrė gjykime juridike. Mė tutje, gjyqtarja thotė nė arsyetimin e vendimit tė saj: «Gjykata konstaton se artikujt nė fjalė prekin rėndė nderin dhe personalitetin e njė personi normal, i cili ėshtė i angazhuar nė sipėrmarrje tė njė gazete tė tillė kryesore nė Shqipėri, dhe aq mė tepėr pėrmbajtja e tyre prek dhe cėnon nderin dhe personalitetin e vetė Shoqėrisė 'Edisud' sh.a., pėr llogari tė sė cilės punon administratori i saj Carlo Bollino». Gjykata kėtu tregon hapur anėsinė e saj, duke e quajtur «Gazetėn Shqiptare», si gazetė kryesore nė Shqipėri, gjė tė cilėn nuk e pretendon as vetė paditėsi nė padi?! Pasi ka dhėnė kėto konkluzione, gjyqtarja, e cila e ka bėrė ēorap procedurėn sipas sė cilės shkruhet njė vendim gjyqėsor, kalon tangent nė analizėn e provave, kur duhej qė analiza e provave t’ u paraprinte konkluzioneve tė mėsipėrme. Gjyqtarja shkruan nė vendim: «Shprehje tė tilla si 'ēiban i huaj qė qelb politikėn shqiptare' etj., konsiderohen tė qėllimshme, pėrsa kohė qė shprehje tė tilla nuk transmetojnė informacion, por prekin virtute tė caktuara, duke pretenduar se prekin njė karakteristikė tė personit nė fjalė, ndėrkohė qė vetė njė opinion i tillė ėshtė personal dhe nuk pėrmban fakte tė vėrteta». Qė shprehja nė fjalė ėshtė e qėllimshme, kėtė gjyqtarja nuk ka nevojė ta paraqesė si zbulim tė vetin, se gazeta «SOT» e ka shkruar qėllimisht, jo mė kot. Por, GJYQTARJA ABUZON DUKE PRANUAR METODĖN E PADITĖSIT TĖ SHKĖPUTJES SĖ FRAZAVE NGA KONTEKSTI, GJĖ QĖ KA QENĖ METODĖ E JURISPRUDENCĖS PENALE TĖ KOHĖS SĖ DIKTATURĖS KOMUNISTE NĖ GJYQET FAMĖKEQE TĖ AGJITACION-PROPAGANDĖS. Qendrimi i gazetės «SOT» ndaj Bollinos dhe ndaj «Gazeta Shqiptare» ėshtė pėrcaktuar nga antifashizmi. Derisa Bollino ėshtė vetėparaqitur si inkarnacion i fashistit qė hapi dikur gazetėn fashiste «Gazeta Shqiptare», vazhduese e sė cilės ėshtė kjo e sotmja, atėhere gazeta «Sot» e gjen jo vetėm tė drejtė, por edhe detyrė qė t’ i trajtojė Bollinon dhe «Gazeta Shqiptare» nė sensin e tė famshmeve vargje-paralajmėrim tė Bertold Brecht pėr fashizmin: «Kjo bishė u zhduk, por kurrsesi nuk duhet harruar, se barku qė atė e polli, ende nuk ėshtė shterpėzuar». Prandaj gazeta «SOT» nuk e gjen tė nevojshme tė tregohet diskrete nė terma me trashėgimtarėt e propagandės fashiste dhe fraza e mėsipėrme duhet parė nė kėtė kontekst, pjesė e tė cilit ajo ėshtė. Gjyqtarja pėrsėri tregon se nuk e njeh gjuhėn shqipe dhe ka komplekse tė jurisprudencės komuniste, kur shkruan nė vendim se shprehje tė tilla «konsiderohen tė qėllimshme, pėrsa kohė qė shprehje tė tilla nuk transmetojnė informacion». Sipas logjikės (antilogjikės) tė kėsaj gjyqtareje, njė shprehje qenka e paqėllimshme kur pėrmban informacion. A thua se kumtimi i informacioni nuk ėshtė njė qėllim! Duket qartė se gjyqtarja e pėrdor fjalėn «qėllim» nė konotacion tė kohės sė diktaturės komuniste, kur fjalėt «qėllim» dhe «koncept» pėrdoreshin nė kuptim pezhorativ, subversiv, nga aparatēikėt e regjimit. Atėherė kur thuhej «ke qėllime», ose «ke koncepte», nėnkuptohej se ke dalė nga vija zyrtare e regjimit dhe ke premisa prej disidenti, pra se regjimi tė shikon si armik potencial, qė duhet mbajtur nė shėnjestėr. Njė njeri me kėtė mentalitet nuk mund tė jetė mbajtės i pushtetit gjyqėsor nė Shqipėrinė e vitit 2007. Gjyqtarja nė vendim sharton konceptin e diktaturės komuniste pėr median, me atė tė kohės sė sotme, duke thėnėse shprehje si ajo e cituar mė lart «konsiderohen tė qėllimshme, pėrsa kohė qė shprehje tė tilla nuk transmetojnė informacion, por prekin virtute tė caktuara, duke pretenduar se prekin njė karakteristikė tė personit nė fjalė, ndėrkohė qė vetė njė opinion i tillė ėshtė personal dhe nuk pėrmban fakte tė vėrteta». Vini re, mėnyrėn se si shprehet gjyqtarja! Ajo thotė se shprehje tė tilla janė tė qėllimshme, ndėrkohė qė shprehin njė opinion personal. Pra, gjyqtarja, e cila vetė thotė se i ėshtė referuar dhe sė drejtės penale, E KONSIDERON KRIM SHPREHJEN E OPINIONIT PERSONAL. Por media e lirė pėrbėhet nga opinione personale tė dhėna nga editorialitėt dhe opinionistėt e gazetave dhe televizioneve. Nė mos kėtė, atėherė cilin opinion duhet tė shprehė media, atė zyrtar. Se nuk ekziston njė instancė qė jep atė qė gjyqtarja e quan «opinion shoqėror», dhe ky ėshtė praktikisht tėrėsia e opinioneve personale, pro dhe kundra. Gjyqtarja shprehet se «vetė njė opinion i tillė ėshtė personal dhe nuk pėrmban fakte tė vėrteta». Por cili ėshtė kuptimi i gjyqtares pėr «faktet e vėrteta», qė pėrbėjnė provė nė kėtė ēėshtje? Kjo kuptohet nga ky paragraf i vendimit ku gjykatėsja shkruan: «Ėshtė i pabazuar edhe pretendimi tjetėr i tė paditurit se Gazeta Shqiptare sot ėshtė vazhdim i Gazetės Shqiptare qė ėshtė botuar nė Shqipėri nė vitin 1929 e nė vazhdim, dhe e cila ka promovuar dhe mbėshtetur pėrhapjen e fashizmit. Asnjė provė e mjaftueshme, nė kuptim tė neneve 213 e vijues tė K. Pr. Civile nuk u soll nė kėtė gjykim me qėllim vėrtetimin e kalimit tė tė drejtave dhe detyrimeve nga Gazeta e parė Shqiptare tek Gazeta e sotshme shqiptare apo nuk u paraqit asnjė akt i shkruar qė tė vėrtetoi sa mė sipėr. Prandaj cilėsimi i Gazetės Shqiptare si 'fashiste' ėshtė i pavėrtetė dhe pėrbėn cėnim». Nė pamje tė parė ky paragraf duket sikur pėrmban njė koncept tė rėndomtė juridik, por nė fakt ai ėshtė njė minė qė hedh nė erė lirinė e fjalės nė Shqipėri, nė rast se zbatohet edhe nė ēėshtje tė tjera tė kėsaj natyre. Gazeta «Sot» e vėrteton pretendimin e vet, me pohimet e vetė paditėsit Carlo Bollino. Nė 1998, nė revistėn “Klan” Henri Ēili ka botuar njė artikull qė ėshtė njė profil-intervistė i Carlo Bollinos, me titull «Dorėzohet Gazeta Shqiptare: Tani me njė fytyrė tė re dhe pėrmbajtje tė re» (Revista «Klan», nr. 80, 25 tetor 1998, f. 22-25) Nga ky profil-intervistė i Bollinos i shkruar sipas fjalėve tė tij mėsojmė pėr Bollinon: «Por nė kokėn e tij lind njė ide. Kishte dėgjuar qė para luftės sė dytė botėrore La Gazzeta del Mezzogiorno kishte patur nė Shqipėri njė botim tė saj. Ia propozon idenė e rihapjes sė saj pas 60 vjetėsh, pronarit tė gazetės Giuseppe Gorjoux, qė ishte fatmirėsisht djali i Raffaele Gorjoux, pronarit tė atėhershėm tė Mezzogiornos, qė nė vitin 1927 kishte realizuar botimin nė Shqipėri. Drejtori u tregua entuziast. Bollino pasi kthehet nga njė mision nė Somali, nė shkurt 1993, ndėrron ēantėn e rrobave dhe vjen nė Shqipėri me mision: Hapjen e njė gazete». (Henri Ēili: «Dorėzohet Gazeta Shqiptare: Tani me njė fytyrė tė re dhe pėrmbajtje tė re», Revista «Klan», nr. 80, 25 tetor 1998, f. 25) Pra, kėtu vetė Bollino e pranon se gazeta e rihapur nė Shqipėri nė vitet nėntėdhjetė, ėshtė vazhdim i asaj tė paraluftės. Por cila ishte kjo «Gazeta Shqiptare» e dikurshme? Sipas disa numrave tė saj, tė viteve tridhjetė, qė i padituri ia vuri nė dispozicion gjykatės dhe ku nė ballinėn e gazetės ėshtė shėnimi se ajo botohet njėkohėsisht nė Itali dhe Shqipėri, del qartė se kjo gazetė bėnte propagandė fashiste tė hapur. Kėshtu, titulli i madh, me shkronja kapitale, nė krye tė faqes sė parė tė gazetės, nė numrin e 2 tetorit 1937, ėshtė: «BOSHTI ROMĖ-BERLIN DRITĖ NDĖR ERRSINA». Kėtu fjala ėshtė pėr aleancėn Musolin-Hitler. Nė numrin e datės 29 tetor 1937, gazeta hapet me titullin e madh, pjesėrisht me shkronja kapitale: FJALA E Z. MUSSOLINI Nė Vjetuerin e Marshimit Mbi Romė! Nė editorialin qė pason kėtė titull thuhet: «Nji stuhi e pambarueshme duertrokitjesh, thirrjesh e brohorinash qi shpėrthente nga krahnoret e qinda mija vetėsh, nga nji turmė e pamatur qė pėrfaqsonte zemrėn e gjithė Italisė, tė tė gjithė popullit italjan, pėrshėndeti, pėr shumė minuta, pa pushim, me fuqi gjithnji ma tė pėrtrime, pėrfundimin e fjalimit tė Duēes, kah i cili drejtoheshin brohorinat ma tė thekshmet, thirrjet ma tė nxehtat, fjalėt ma tė flaktat qi pėrmbajshin gjithė devosjonin e pamatun, gjithė ndėgjesėn e pakufizueme, gjithė bindjen bindjen e shpirtit tė gjithė Kombit, pėr madhni e pėr fitore, nėn prisinė e atij qi, Italinė, e ka ngritė nė shkallėn e madhnisė sė vjetėr perandorake». («Gazeta Shqiptare», 29 tetuer 1937, f. 1) Nė 31 tetor 1937, kjo gazetė hapet me titullin e madh nė faqen e parė, me shkronja kapitale: FASHIZMI DHE NAZIZMI MPRUESA T’ EUROPĖS: Besoj se kaq mjafton pėr tė treguar se ēfarė gazete ka qenė kjo gazeta pėr tė cilėn Bollino pranoi se e rihapi nė vitet nėntėdhjetė. Por pėr gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi) tė gjitha kėto qė u cituan mė lart nuk pėrbėjnė prova. Gjėja mė bizarre nė vendim ėshtė kur gjyqtarja shprehet se: «Asnjė provė e mjaftueshme, nė kuptim tė neneve 213 e vijues tė K. Pr. Civile nuk u soll nė kėtė gjykim me qėllim vėrtetimin e kalimit tė tė drejtave dhe detyrimeve nga Gazeta e parė Shqiptare tek Gazeta e sotshme shqiptare apo nuk u paraqit asnjė akt i shkruar qė tė vėrtetoi sa mė sipėr». Pra, gjyqtarja priste qė pala e paditur tė paraqiste si provė tė pretendimit tė saj pėr vazhdimėsinė e dy gazetave, njė akt noterial pėr kalimin e tė drejtave dhe detyrimeve, qė ta vėrtetonte kėtė gjė. Por kjo do tė duhej nė rast se do tė bėhej fjalė p.sh. pėr njė pretendim tė dikujt ndaj “Gazetės Shqiptare” sė tashme, se ajo duhej tė shlyente detyrime qė “Gazeta Shqiptare” e paraluftės ia kishte dikujt, dhe qė ai ia kėrkonte asaj sė tashmes, mbi bazėn e vazhdimėsisė. Por nė ēėshtjen civile nė fjala nuk kemi tė bėjmė me njė rast tė tillė, por me njė kontest nė kuadėr tė debatit publik. Gjykata, duhet tė kishte mbajtur parasysh se kur bėhet fjalė pėr njė kontest nė debatin publik, koncepti i provės ka njė specifikė tė ndryshme nga ajo kur bėhet fjalė pėr konteste pėr ēėshtje pronėsore, apo pėr marrėdhėnie financiare kreditor-debitor. Nė rastin e njė kontesti, si aspekt i debatit publik, ēfarė ėshtė rasti nė fjalė, si provė e mjaftueshme duhen quajtur pohimet e bėra publikisht tė paditėsit, nė tė cilat ai pranon vazhdimėsinė e gazetės nė kohė tė ndryshme. Nė rast se do tė bėhej rregull nė jurisprudencėn shqiptare qė pėr ēėshtjet civile tė parashikuara nė nenet 608 dhe 625 tė Kodit Civil, tė silleshin prova, tė parashikuara sipas nenit 213 tė KPC, atėherė duhet tė mbylleshin gazetat dhe televizionet, se kushdo qė do tė shkruante njė fakt pėr njė politikan, zyrtar, biznesmen, deri edhe lajmet e kronikės sė zezė etj., duhej tė gjente mė parė dokumente juridike, pėr t’ i sjellė si prova, ndryshe do tė penalizohej nga gjykata. Kėshtu, ēdo gazetė, televizion, radio, duhej tė mbante studio juridike tė specializuara pėr fusha tė ndryshme, dhe megjithatė nuk do tė arrinte tė bėnte gjė, se ėshtė e pamundur qė pėr ēdo ēėshtje qė bėhet ēdo ditė objekt i debatit nė media, tė gjendeshin ongoing dokumente tė tilla. Gjyqtarja shkruan nė vendimin e saj: «Asnjė lloj prove nuk u paraqit nė gjykim, qė tė vėrtetojė pėrmbajtjen e artikujve apo qė tė vėrtetojė shkallėn e lartė tė krahasueshmėrisė sė figurave tė pėrmendura nė shkrimet me pasojėn e ardhur nė fakt. Kjo sepse njė gjė e tillė ėshtė e pavėrtetė dhe jo informacion, tė cilin publiku ka tė drejtė qė ta marrė». Nė gjykim u paraqitėn prova tė plota, qė vėrtetonin, ēėshtjen kryesore, atė tė vazhdimėsisė sė dy gazetave, qė ėshtė baza e tė gjithė komenteve tė gazetės “Sot”, por gjyqtarja, nė mėnyrė tė kundraligjshme, i hodhi poshtė. Ėshtė simptomė e mentalitetit tė kohės sė diktaturės, qė ka kjo gjyqtare, kur kėrkon qė gazeta «Sot» tė kufizohet vetėm nė informacione, kur informacioni ėshtė vetėm njė aspekt i gazetarisė, madje jo kryesori, se pėrbėn vetėm premisė pėr analizat dhe komentet, qė janė produkti kryesor i gazetarisė, ndėrsa informacioni ėshtė vetėm lėnda e parė. Gjyqtarja gjithashtu shkruan pėr gazetėn “Sot” se: “Nuk realizohet misioni i tė qenit ‘rojtar publik’ duke marrė pėrsipėr publikimin e artikujve me pėrmbajtje cėnuese pėr nderin dhe dinjitetin e personit (qoftė juridik apo fizik), pėr sa kohė qė tė tilla fakte dhe pohime mbeten tė lidhura me mendime dhe ēmime personale tė gazetarit dhe gazetės ku janė shkruar”. Gjyqtarja nuk e thotė se ku e ka gjetur ajo kėtė koncept tė rojtarit publik, tė cilin na e atribuon si mision. Gazeta duhet tė ketė mision edhe sulmin publik ndaj sė keqes. Ėshtė simptomatike se gjyqtarja, nė paragrafin e cituar mė lart, pėrsėri shpreh mospranimin e saj ndaj faktit qė gazetaria ėshtė edhe shprehje e opinionit personal tė gazetarit dhe gazetės. Ajo me sa duket nuk arrin ta kuptojė dot se nė njė shoqėri tė lirė, opinioni publik pėrbėhet nga tėrėsia e opinioneve individuale, duke pėrfshirė dhe mediat si njėsi tė opinionit publik. Me kėtė gjyqtarja tregon se nuk arrin tė absorbojė kategoritė mendore tė kohės sė sotme. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė vendimin gjyqėsor ėshtė se gjyqtarja ka pranuar si provė qė vėrteton pretendimet e paditėsit, edhe artikullin «Na humbi edhe analisti Andrea nė gjirizet e Bollinos», tė cilit nuk i citon asgjė veē titullit. Gjyqtarja nuk tregon se kush ėshtė cėnuar nė nder dhe personalitet kėtu, ky Andrea, apo Bollino, qė ėshtė paditės. Bollino nuk ka pse tė jetė cėnuar, se fjala “gjiriz”, siē del edhe nga citimi i gjyqtares, nuk ėshtė vėnė nė thonjėza, ēka do tė nėnkuptonte se “gjiriz” quhet “Gazeta Shqiptare”, por ėshtė nė kuptimin literal, pra nė atė tė kanaleve tė ujrave tė zeza. Derisa nė vendimin gjyqėsor Bollino del si administrues i “Gazeta Shqiptare”, e cila siē thuhet nė vendimin gjyqėsor i ka zyrat nė ish-Kombinatin e Autotraktorėve, dhe nė mjediset e saj ka dhe banjo, qė janė tė lidhura me gjirize, atėherė kjo do tė thotė se Bollino, praktikisht administron dhe gjirizet e famshme tė ish-Kombinatit tė Autotraktorėve, tė ndėrtuara nė kohėn kur kėtė kombinat e drejtonte politbyroisti anekdotik, Pilo Peristeri. Nė kėto gjirize, qė janė po aq misterioze sa ato tė pėrshkruara nga Hygoi nė romanin “Tė mjerėt”, janė zhdukur deri edhe njerėz tė padėshiruar pėr regjimin komunist. A ėshtė zhdukur ky Andrea, ose jo nė kėto gjirize, pėr kėtė nuk ka pse tė deklarohet gjyqėsisht Mariana Shegani (Dedi), duke e quajtur fakt tė pavėrtetė, se ky Andrea, tė cilin unė nuk e di se kush ėshtė, mund tė bėjė vetė padi. Por derisa Bollino nuk e vė tė bėjė padi, atėherė unė them se ky Andrea, mund tė ketė humbur vėrtet nė gjirizet qė sot janė nė administrim tė Bollinos, dhe nuk ka dalė ende. Se sa ėshtė pėrgjegjės Bollino pėr kėtė gjė, kjo mbetet pėr t’ u parė. Ėshtė shumė sinjifikuese qė gjyqtarja kapėrcen nė termat e pėrdorur kundėr Gazetės “Sot” edhe vetė paditėsin kur shkruan nė vendim: «fyerjet dhe shpifjet qė pėrmbahen nė brendinė e artikujve nė fjalė janė monstruoze». Fjalėn “monstruoze” nuk e pėrdorin as paditėsit, tė cilėt nuk duket tė jenė aq tė indinjuar sa gjyqtarja, pėr ato qė u ka thėnė gazeta “Sot”. Sa pėr pėrgėnjeshtrimin qė gjyqtarja Mariana Shegani kėrkon qė tė bėjė gazeta “Sot”, kjo do tė ndodhė tė nesėrmen e ditės qė do tė jepet “informacioni” se janė rritur shegė nė Antarktidė. Jo vetėm qė gazeta “Sot” nuk ka ndėrmend tė bėjė pėrgėnjeshtrim, por ne kemi ndėrmend qė t’ i drejtohemi Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė qė tė marrė masa ndaj kėsaj gjyqtareje, deri nė shkarkimin e saj, si dhe ta kallėzojė nė Prokurori sipas nenit 315 tė Kodit Penal.

    Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ėshtė para alternativės: Ose tė marrė masa kundėr kėsaj gjyqtareje pėr kėtė vendim haptazi tė padrejtė, para sė gjithash pėr mėnyrėn se si ėshtė arsyetuar, ose nė Tiranė do tė shpėrthejė njė “top” prej “muti” dosjesh sigurimse i madh sa Mali i Dajtit, qė do tė pėrlyejė deri tek brezi i tretė tė gjithė ata qė kanė detyrim ligjor tė ndėshkojnė gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi) pėr kėtė vendim tė sajin tė kundraligjshėm, dhe nuk e bėjnė kėtė.



    Po e them qartė qė nė fillim, qė tė vihen nė lėvizje dhe mos tė fillojnė pastaj telefonatat nga ky apo ai nė adresė tė gazetės, qė ta lemė me kaq kėtė punė. Nė rast se ata qė kanė atributet ligjore pėr t’ i mbikqyrur gjyqtarėt qė tė japin vendime tė padrejta “Nė emėr tė Republikės”, siē thotė ligji, nuk e bėjnė kėtė gjė, por tolerojnė qė tė jepen vendime nė emėr tė Edi Ramės, atėherė duhet tė presin pasojat. Me kėtė vendim gjyqėsor duhet tė merret deri edhe Gjykata Kushtetuse, se ai ėshtė nė kundėrshtim me nenin 142 tė Kushtetutės.

    SOT
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Ministria e brendshme pėrgatit reformėn nė policinė shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  4. Projekti Tiranė-Durrės mbeshtet nga Ministria e Transporteve
    Nga WaRrIoR nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 18:09
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •