Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 68
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Une them o burra te permbysim qeverine qe te shpetojme albatrosin.....Ngrehuni ju te gjithe o popull. Poshte qeveria Rrofte albatrosi............Si nuk e shikojme sa qesharake behemi

  2. #52
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une them qe le te vihet dhendri i Sales shef tek albatrosi qe te rregullohet puna, he si thoni?

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Qeveria do tė mbajė tė gjitha qėndrimet ligjore lidhur me kompaninė ajrore tė shumėpėrfolur


    Berisha: Pėr kompaninė "Albatros" do tė zbatohet ligji


    Kryeministri Berisha u shpreh dje gjatė interpelancės nė Kuvend, tė kėrkuar nga deputetėt e opozitės, se qeveria do tė mbajė tė gjitha qėndrimet ligjore lidhur me kompaninė ajrore "Albatros". Duke u ndalur mė konkretisht nė pretendimet e opozitės, Berisha tha se "kompania "Albatros" ka nisur nė drejtim tė Kryeministrisė, nė datėn 11 shtator, njė letėr me dy faqe, tė firmosur nga zoti Aleksandėr Hoxha, nė tė cilėn kjo kompani parashtron njė seri akuzash pėr njė kompani tjetėr private dhe pėr ministrin e Transporteve, Telekomunikacioneve dhe Punėve Publike, Lulzim Basha".

    Pėr ēėshtjen e ngritur, kryeministri u shpreh se qeveria ka garantuar transparencė maksimale nė verifikimin e tyre. "Nė Kryeministri ėshtė njė Departament i Kontrollit tė Brendshėm dhe ai ka marrė porosi tė verifikojė njė nga njė akuzat e ngritura nga kompania "Albatros". Mund t'ju informoj se tė njėjtėn gjė, kjo kompani i ka drejtuar njė letėr nė muajin dhjetor Ministrisė sė Financave, por nga akti i kontrollit tė kėsaj ministrie nuk ka rezultuar qė pretendimet e ngritura nga kompania "Albatros" tė qėndrojnė", tha Berisha.

    Duke u ndalur nė njė bisedė tė inēizuar pėr ēėshtjen "Albatros" dhe tė transmetuar nė disa media, kryeministri tha se mediat kanė transmetuar njė shirit tė regjistruar dhe se Departamenti i Kontrollit tė Brendshėm ka njė akt nėnligjor, i cili e detyron atė tė administrojė prova filmike dhe zanore. Sipas kryeministrit, "ka raste qė prova zanore dhe pamore janė depozituar dhe janė trajtuar sipas procedurave rigoroze nga ky departament, por nė rastin konkret, aksionerėt dhe pronarėt e "Albatros" kėtė inēizim ia dorėzuan pikėrisht zotit Sollaku, dhe kjo ėshtė zgjedhja e tyre. Njė gjė ju siguroj qė, pavarėsisht se Sollaku heton Sollakun, unė do tė mbaj tė gjitha qėndrimet e duhura mbi personat qė do tė kenė pėrgjegjėsi pėr njė aferė". Kryeministri, duke iu drejtuar deputetėve tė opozitės, tha se "duhet tė kini durim, pasi inēizimi ėshtė nė dorėn e atyre institucioneve qė kanė tė drejtėn e administrimit, ekspertizės, vlerėsimit. Ju duhet tė kini durim tė jepet verdikti nga Gjykata dhe unė, zotėrinj, do tė mbaj tė gjitha qėndrimet ligjore". "Do tė bėj hetimin e plotė tė kėrkesės sė bėrė nga zoti Aleksandėr Hoxha dhe do tė zbatoj vendimet e gjykatave", tha kreu i qeverisė.

    H.RAMA






    Sollaku, monument i kleptokracisė


    Gjatė interpelancės parlamentare pėr ēėshtjen e kompanisė ajrore "Albatros", kryeministri Berisha u shpreh se Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, ėshtė dėshmi e zezė e kleptokracisė nė krye tė institucionit tė Prokurorisė. "Unė nuk mund t'i bėja presion Presidentit pėr prokurorin Sollaku, i cili mbetet monument, mbetet dėshmi e zezė e kleptokracisė nė krye tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme". Kreu i mazhorancės u shpreh se ndonėse kryeprokurori bllokon dhe fsheh me dhjetra dosje tė krimit dhe korrupsionit tė ish-qeveritarėve socialistė, koha e tij ka pėrfunduar. "Ju garantoj se Sollaku i ka kohėt e numėruara, ju garantoj se nėse ai bllokon me qindra dosje tuajat dhe tė bashkėpunėtorėve tuaj, sė bashku me ato dosje do tė marrė fundin qė historia u pėrket balozėve tė krimit, korrupsionit dhe tė kleptokracisė". Kryeministri tha nė parlament se ai nuk bėn presione pėr shkarkimin e Sollakut. "Nuk bėj unė presione pėr tė. Unė vazhdoj luftėn me njė vendosmėri tė hekurt ndaj krimit dhe korrupsionit", tha Berisha. Kryeministri garantoi sėrish dje shqiptarėt nga salla e legjislativit, se "ky vend do tė ndahet pėrfundimisht nga krimi dhe korrupsioni".

    Socialistėve qė vazhdojnė tė mbrojnė aferat korruptive dhe kriminale tė Sollakut, kryeministri Berisha u kujtoi dje nė Kuvend se ata kanė hallin e aferave tė tyre. "Ju keni hallin e aferave tuaja, tė lidhjeve tuaja tė tmerrshme me Aldo Baret, Lul Berishėn, Nehat Kullėn, me vrasės, supervrasės, me serial killer, etj. Ky ėshtė problemi juaj me Kuqot, me stėrkuqot, e tė tjerė. Tė gjithė ata janė para ligjit, ky proces ėshtė nė vazhdim. Po, po ju them njė gjė, zero tolerancė, zero tolerancė", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se edhe prokurori qė bėn avokatin e krimit, do tė pėsojė fatin e klientėve tė tij.

    H.R






    Trillime insinuatat pėr presione ndaj Presidentit


    Kryeministri Sali Berisha tha dje gjatė seancės parlamentare, se asnjėherė dhe nė asnjė rrethanė nuk i ka lejuar vetes dhe nuk i lejon vetes qė tė bėjė presione ndaj Presidentit Alfred Moisiu. Gjatė njė interpelancė pėr ēėshtjen e kompanisė "Albatros", kėrkuar nga deputetėt e opozitės, Berisha tha se nė ēdo rast ka respektuar kompetencat kushtetuese tė Presidentit. "Unė mund tė kem mendime tė ndryshme me Presidentin, por ligji dhe kodi mė bėjnė tė respektoj kompetencat e tij kushtetuese. Kam sensin dhe moralin pėr ta bėrė kėtė", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se i konsideron trillime insinuatat pėr presione ndaj Presidentit tė Republikės. "Ēdo insinuatė qė bėhet se unė kam bėrė presion mbi Presidentin Moisiu pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ėshtė trillim, trillim dhe vetėm trillim", tha kryeministri.

    H.R






    Oketa: "Albatros", kompani e falimentuar


    Deputeti i Partisė Demokratike, Gazment Oketa, mendon se "ēėshtja "Albatros" ka marrė ngjyrime politike dhe mediatike". Gjatė seancės sė djeshme plenare nė Kuvend, deputeti Oketa u shpreh se "i lindur dhe i zhvilluar si pasojė e influencave politike, ky biznes torturues vendosi tė bėhet pjesė e politikės dhe t'i shėrbejė hapur opozitės dhe kryeprokurorit. Pėr dy gjėra duhet pėrshėndetur kjo kompani: E para se nuk u ktheu krahėt suporteve politike dhe nuk u kthye thjesht nė njė kompani biznesi, por mbeti njė kompani politiko-biznesi, ndėrsa e dyta, nuk njohu borxhin e saj prej 450 mijė euro qė i ka shtetit shqiptar". Duke komentuar bllokimin e kompanisė ajrore "Albatros", zoti Oketa tha se "si njė kompani politike dhe mė pas ekonomike, ajo vėshtirė se do tė kuptonte argumentin financiar, pasi falimentimi ėshtė njė dukuri e njohur pėr njė ekonomi tregu, qė funksionon me rregulla. Por, duke qenė e mėsuar tė punojė pa rregulla dhe duke qenė e privilegjuar, kjo kompani nuk e kupton qė nė kapitalizėm po nuk zbatove rregullat, falimenton apo po u bėre barrė e atij tjetrit, siē kėrkoi tė bėhej daja President me anė tė shkresės sė dalė nga Presidenca, njė kompanie rivale, bie vetė brenda". Duke folur pėr kėtė kompani, deputeti i mazhorancės, Gazmend Oketa, tha se "ju nuk mund tė fluturoni vetė, pasi i vetmi aset me vlerė qė keni ėshtė Presidenti, i cili fatkeqėsisht po zhvlerėsohet nė sytė e shqiptarėve", u shpreh zoti Oketa, duke iu drejtuar pronarėve tė kompanisė "Albatros". "Nėse do tė ishit tė ndershėm dhe korrektė, duhet tė dilnit vetė para Kryeministrisė dhe tė demonstronit, dhe tė mos lejonit qė me biznesin tuaj opozita tė luajė politikisht. Nėse do tė ishit tė tillė, nuk do tė lejonit qė pėrgjuesit tuaj apo tė zotit Sollaku do t'i dėrgonit fillimisht nė Prokurori, por ju zgjodhet betejėn politike, betejėn mediatike", tha zoti Oketa. Duke iu drejtuar pronarėve tė kompanisė "Albatros", zoti Oketa tha se "biznesi juaj nuk mund tė shpėtohet me pėrgjime bisedash, ai ka vetėm njė rrugė shpėtimi, qė ėshtė ajo ligjore. Paguani borxhin qė i keni shtetit dhe pastaj mund tė fluturoni me Presidentin apo Sollakun, si pasagjerė tė pėrhershėm". Oketa, duke iu drejtuar kompanisė ajrore "Albatros" tha se "nėse nuk i keni paratė, suportet tuaj politike mund t'ju ndihmojnė, se aq para ata i kanė nxjerrė edhe duke firmosur brenda ditės disa leje ndėrtimi brenda Tiranės, prandaj paguani dhe provoni tė fluturoni vetė, megjithėse do ta keni tė vėshtirė nė fillim, sa tė mėsoni rregullat e biznesit", u shpreh deputeti Oketa. "Paguani, qė tė fluturoni vetė jo me ndihmėn e tė tjerėve! Nėse s'ngrihet dot vetė njė zog, s'quhet dot "Albatros", theksoi Oketa.





    Deputetė tė PD deklarojnė se tė afėrm tė Presidentit janė bashkėpronarė tė "Albatros"


    "Albatros" thellon krizėn e PS


    "Albatros" ka thelluar krizėn e brendshme nė PS, duke shkaktuar mjaft debate brenda radhėve tė PS mbi mėnyrat e tė bėrit opozitė nga kryetari i saj. Seanca e djeshme nė Kuvend, ndonėse ishte paralajmėruar prej kohėsh, ka qenė njė dėshtim pėr PS, e cila nuk ka arritur qė tė sigurojė asnjė lloj kapitali politik nga interpelanca me kryeministrin Berisha. Rama ka evituar kryetarin e Grupit parlamentar, Majko, pėr tė disatėn herė, duke zgjedhur si referues tė ēėshtjes "Albatros" nėnkryetarin e Grupit parlamentar, Petro Koēi.

    Brenda PS janė shtuar kritikat ndaj tė bėrit opozitė nga ana e Ramės. Ndėrsa mė parė Rama shpenzoi muaj tė tėrė pėr njė ēėshtje si ajo e "Zogut tė Zi", njė ēėshtje tėrėsisht me karakter administrativ, tani ai po shpenzon javė tė tėra me njė ēėshtje biznesi, qė synon tė sigurojė mbijetesė pėrmes suportit politik.


    "Albatros", e pezulluar edhe nė Itali


    Shoqėria "Albatros" ėshtė pezulluar edhe nga autoritetet e aviacionit italian pėr shkelje tė rregullave tė aviacionit civil, pasi ka marrė nė bord mė shumė pasagjerė se sa lejon kapaciteti i avionit. Enti Kombėtar i Aviacionit Civil nė Itali, me anė tė njė shkrese dėrguar rreth njė viti mė parė aeroporteve tė Barit, Veronės, Venecias, Genovas, Riminit, Pizzas, Malpensas, Bergamos dhe Brescia, njofton se nė avionėt e kompanisė "Albatros" janė gjetur pasagjerė mė shumė sesa kapaciteti qė lejojnė normat e fluturimit pėr llojin e avionėve qė pėrdor kjo kompani. Nė shkresėn nė fjalė thuhet se gjatė njė inspektimi tė bėrė nė avionin e linjės Tirana-Pisa, Kompania "Albatros" kishte deklaruar se nė avion ndodheshin 101 pasagjerė tė rritur dhe 15 foshnja nėn 2 vjeē, tė cilėt gėzojnė tė drejtėn tė udhėtojnė pa biletė. Sipas shkresės sė mėsipėrme, nga kontrolli ėshtė evidentuar se avioni operonte me 106 persona tė rritur, tė padeklaruar, dhe 10 foshnja.

    Gjatė interpelancės sė djeshme parlamentare pėr kompaninė ajrore "Albatros", u provua sėrish se rreth 92% e aksioneve tė kėsaj kompanie ėshtė pėrqėndruar nė duart e tė afėrmve tė Presidentit. Deputetė tė mazhorancės argumentuan se ndėrhyrja e drejtpėrdrejtė e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, pėr favorizimin e kompanisė ajrore "Albatros", nuk rezulton tė ketė vetėm shkaqe farefisnore, por edhe familjare. Kjo pėr faktin se si aksionerė tė kėsaj kompanie, nė bazė tė vėrtetimit tė Zyrės sė Regjistrit Tregtar tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, nuk rezultojnė vetėm nipat e Presidentit Moisiu, Valter dhe Aleksandėr Hoxha, por edhe vetė vajza e kreut tė shtetit, Rubena Moisiu, aksionet e sė cilės janė regjistruar nė emėr tė bashkėshortit tė saj, Fatmir Prifti. Shoqėria ajrore "Albatros Airways" ėshtė regjistruar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, Tiranė, nė maj tė vitit 2004, si person juridik me ortakė themelues Valter Hoxha, me 30.20% tė kapitalit, Aleksandėr Hoxha, me 17.74% tė kapitalit, Fatmir Prifti, me 3.59%, Albens Vokopola, me 30.28%, Lumnie Vokopola, 10% tė kapitalit, Violeta Ylli, me 0.02% dhe Tritan Animali, me 3.59% tė kapitalit. Albens dhe Lumnie Vokopola rezultojnė tė jenė pėrkatėsisht kunati dhe vjehrra e njėrit prej nipave tė Moisiut, konkretisht Valter Hoxhės. Nė nėntor tė vitit 2004, kompania ka depozituar nė gjykatė vendimin pėr largimin e njėrės prej aksionerėve, pėrkatėsisht Entela Uci, e cila shet 15% tė aksioneve nė favor tė ortakut tjetėr tė shoqėrisė, Valter Hoxha. Ndėrsa pothuajse njė vit pas krijimit, asambleja e ortakėve tė "Albatros" ka vendosur rritjen e kapitalit tė shoqėrisė, nga 200 mijė lekė nė 52 milion e 900 mijė lekė dhe rikonfigurimin e pėrqindjes sė aksioneve. Ndėrsa nė muajin qershor tė vitit 2006, ortakėt e kompanisė "Albatros" kanė vendosur zmadhimin e kapitalit tė shoqėrisė nga 52 milion e 900 mijė lekė, nė 138 milion e 460 mijė lekė, gjė qė ka ēuar nė ndarjen aksioneve nė shifrat e lartpėrmendura. Pėrqėndrimi i 91.79% tė aksioneve nė duart e tė afėrmve tė Presidentit, duket se ka qenė shkaku kryesor qė e ka detyruar kreun e shtetit qė tė shfrytėzojė postin e tij pėr tė ushtruar presion politik ndaj Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil, qė tė favorizojė nė mėnyrė tė paligjshme kompaninė nė fjalė. Njė ndėrhyrje e tillė shėnon njė rast tė paprecedent tė konfliktit tė interesave, nė tė cilin ėshtė pėrfshirė vetė Presidenti i Republikės.

    Letra skandaloze


    Presidenti i Republikės, pėrmes sekretarit tė Pėrgjithshėm tė kėtij institucioni, ka ushtruar presion tė hapur ndaj Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil, pėr tė pėrkrahur hapur kompaninė qė drejtohet nga njė prej pjesėtarėve tė familjes sė tij. Pėr mė tepėr, Presidenti i Republikės i ka kėrkuar institucionit tė varur nga ministria e Bashės qė tė marrė masa ndaj kompanisė tjetėr "Belle Air", e cila, sipas vetė kabinetit tė Presidencės, kuptohet se ėshtė rivale e kompanisė "Albatros". Letra skandal e kabinetit tė Presidentit, qė ėshtė nėnshkruar nga sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės, Filip Rrumbullaku, mban datėn 7 dhjetor tė vitit tė kaluar, kohė kur kompania ajrore "Belle Air" u shfaq nė tregun e udhėtimeve ajrore.

    "Kohėt e fundit, njė kompani shqiptare e palicensuar nga institucioni qė ju drejtoni, e quajtur "Belle Air", nė mėnyrė tė qėllimshme e me metoda spekullative po pėrpiqet hapur tė ndėrtojė marrėdhėnie me kompani tė huaja nė dėm tė kompanisė "Albatros Airėays" e tė operatorėve aktualė qė veprojnė nė treg", thuhet nė fillim tė letrės sė Presidencės, e protokolluar me numėr 2250.

    Kabineti i kreut tė shtetit ka kėrkuar verifikimin e tė ardhurave tė kėsaj kompanie, duke ndėrhyrė tėrėsisht nė punėt e institucioneve, qė janė tė pavarura nga zyra e kreut tė shtetit. Pėr mė tepėr, ajo qė ėshtė edhe mė skandalozja nė kėtė letėr, ėshtė fakti se Presidenti i Republikės i jep atributet vetes sė tij qė tė urdhėrojė ekzekutivin shqiptar tė pezullojė procedurat e licensimit tė kompanisė "Belle Air", e cila ėshtė kompania rivale e "Albatros Airways", qė drejtohet nga nipat e kreut tė shtetit.

    "Institucionet e specializuara tė shtetit janė njoftuar pėr tė bėrė verifikimet pėrkatėse lidhur me burimet e tė ardhurave tė "Belle Air", tė personalitetit tė personave qė e drejtojnė atė "de facto", pėr tė ndikuar nė zbardhjen e manipulimeve qė po bėn kjo kompani nė shkeljen e rregullave tė shtetit e tė kuadrit pėrkatės ligjor nė procedurat e licensimit. Pėr kėtė arsye, deri nė sqarimin e plotė tė rrethanave, (ndaj "Belle Air" ėshtė bėrė edhe njė kallėzim penal nė Prokurori), sugjeroj qė ju t'i kushtoni vėmendjen e duhur dhe rigoroze plotėsimit tė standardeve ligjore, teknike e profesionale nga kjo kompani, deri nė pezullimin e procedurave tė licensimit tė saj", pėrfundon letra qė kabineti i Moisiut i dėrgon Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil.





    "Albatros Airways" mori 40% tė shpenzimeve operative tė Presidencės


    Gjatė njė debati televiziv, ministri i Transporteve dhe Punėve Publike, Lulzim Basha, deklaroi se "Albatros" ka zhvatur 40% tė buxhetit pėr shpenzime operative tė Presidencės. Ai bėri tė ditur se shuma e shpenzuar nga Presidenca pėr fluturime kap shifra marramendėse dhe shumica e tyre janė arkėtuar nė kasėn e "Albatros Airways". Sipas ministrit Basha, shpenzimet e udhėtimeve me avion kapin vlerėn e 50 pėr qind tė tė gjitha shpenzimeve operative tė tė gjithė Presidencės (telefon, energji, shėrbime, dieta, etj). Nė kėtė shumė, llokma mė e madhe shkon pėr "Albatros Airėays", pėr tė cilėn janė paguar rreth 80 pėr qind tė parave tė buxhetit pėr shpenzime operative.

    "Nė total, brenda njė viti, Presidenca ka adresuar mbi 130 milion lekė nė drejtim tė kompanisė "Albatros" dhe vetėm 44 milion nė drejtim tė kompanive tė tjera", tha Basha.

    Ministri i Transporteve dhe Punėve Publike ka rrėzuar gjithashtu me argumenta bindėse pretendimet absurde tė pėrfaqėsuesve tė kėsaj kompanie nė kėtė debat (me tė afėrm tė Presidentit Moisiu) lidhur me konkurrencėn e pandershme nė tregun e fluturimeve ajrore. Basha u ka kėrkuar atyre qė mė pėrpara se tė shfrytėzojnė autoritetin e kreut tė shtetit pėr tė mbuluar aktivitetin e tyre abuziv financiar, tė shlyejnė 433 mijė Euro qė "Albatros Airways" i ka borxh shtetit, shumė kjo e mjaftueshme pėr tė paguar rrogat e 500 mėsuesve pėr njė vit.

    Gjithashtu, duke u ndalur nė elementė tė besueshmėrisė, ministri i Transporteve ėshtė shprehur se "Albatros Airways" duhet tė paguajė borxhet pėrpara se tė pretendojė pėr pezullimin e fluturimeve tė paligjshme.

    "Ėshtė turp pėr ju qė, edhe sot e kėsaj dite, tė pretendoni tė mbuloni veprimtarinė spekullative nėpėrmjet politikės. Paguani borxhet dhe nisni fluturimet! Bėni pagesėn dhe mos u merrni me politikė!", tha Basha nė pėrgjigje tė sulmeve tė paprincipta tė nipit tė Presidentit Moisiu. Po nė kėtė kontekst, ministri i Transporteve u ka kėrkuar pėrfaqėsuesve tė kompanisė "Albatros Airways" tė sjellin besueshmėrinė, sepse nuk u hapen rrotat e avionėve kur ato ulen nė tokė. "Sillni besueshmėrinė financiare qė ju hapen rrotat kur uleni nė tokė dhe pastaj mund tė fluturoni", u shpreh Basha nė debatin televiziv tė sė enjtes.





    Kryetari i Grupit parlamentar tė PD-sė i bėri thirrje opozitės tė zbatojė marrėveshjen


    Topi: "PS tė heqė dorė nga bllokimi dhe bojkotet"


    "Ka shumė momente qė duhet tė realizohen tek marrėveshja e arritur, sepse vetėm kėshtu mund tė bėjmė hapa drejt vendosjes sė institucionit tė zgjedhjeve, prej tė cilit janė tė varura shumė procese tė tjera", deklaroi dje gjatė njė prononcimi pėr mediat kryetari i Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bamir Topi. Duke iu referuar bllokimit nga socialistėt tė procesit tė zgjedhjes sė anėtarit tė shtatė tė KZQV-ve, zoti Topi u shpreh se "nė rastin konkret, ky bllokim ėshtė pėr shkak tė bojkotit dhe kur nuk janė fizikisht njerėzit nė KQZ, kuptohet se nuk mund tė vazhdojė procedura". "Kjo situatė absurde e bllokimeve duhet tė pėrfundojė dhe pala socialiste duhet tė jetė mė koshiente dhe tė mos mendojė thjesht pėr momentin, por tė mendojė pėr vendosjen e stabilitetit dhe tė normalitetit nė institucionet shqiptare. Pra, tė mendojė pėr rritjen e kredibilitetit tė forcės sė tyre, jo tė uljes sė saj", tha zoti Topi. Duke pėrcjellė njė mesazh pėr opozitėn, zoti Topi u shpreh se "duhet tė ulen tensionet dhe tonet mes palėve politike". Nė kėtė drejtim, ai theksoi se "tavolina ėshtė e hapur, dialogu ėshtė i instaluar, por ndodhemi nė njė situatė qė presin gjėra konkrete". Kryetari i Grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, theksoi se "ka pasur takime mė shumė tė karakterit informal, madje edhe sot nė parlament, por duhet tė shkohet drejt zbatimit tė atyre pikave tė marrėveshjes, sepse disa gjėra janė lehtėsisht tė realizueshme". Duke vijuar, Topi tha se "nė takimet informale mund tė shprehet dėshira reciproke pėr tė vazhduar dialogun, i cili ka sens tė vazhdohet kur zbatohen ato pika pėr tė cilat ėshtė rėnė dakord".






    Ministri i Drejtėsisė pėrshėndeti ligjin qė lehtėson njė shėrbim ndaj qytetarėve


    Bumēi: Tani, ēertifikata gjyqėsore mė pranė qytetarėve


    Ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, ka pėrshėndetur miratimin nė Kuvend tė projektligjit "pėr ēertifikatat elektronike tė gjendjes gjyqėsore". Bumēi e vlerėsoi nismėn e ndėrmarrė si shumė tė rėndėsishme dhe njė nismė pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve, tė cilėt bėnin shumė orė udhėtim pėr njė dokument gjyqėsor tė tillė, nga qyteti i tyre drejt Tiranės. "Ky projektligj ėshtė njė nismė e qeverisė nė vazhdėn e thjeshtimit tė shėrbimeve pėr qytetarėt. Shumė qytetarė kanė ardhur nga tė katėr anėt e vendit, duke udhėtuar disa orė drejt Tiranės pėr njė ēertifikatė tė tillė gjyqėsore", tha ministri Bumēi. Sipas tij, kjo vėshtirėsi e tyre tashmė ėshtė zgjidhur me kėtė ligj, i cili ligjėron veprimin e administratės kudo nė vend, me njė sistem on-line. "Qytetarėt tė bėjnė vetėdeklarimin dhe institucionet verifikojnė tė dhėnat e sigurisė sė personave", tha Bumēi. Duke e pėrshėndetur kėtė projektligj, Bumēi tha se ky ėshtė njė model edhe pėr thjeshtimin e shėrbimeve tė tjera nė vend. Kuvendi miratoi gjatė seancės sė djeshme plenare disa projektligje tė rėndėsishme tė parashikuara nė rendin e ditės tė punimeve parlamentare. Kėshtu, me shumicė votash, deputetėt miratuan projektligjin "Pėr ratifikimin e Marrėveshjes ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Italisė, pėr realizimin e Programit "Pėr ristrukturimin dhe fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar pėr integrim nė sistemin e Ballkanit. Fuqizimi i aftėsive tė transmetimit dhe pėrmirėsimit tė kontrollit". Gjithashtu, parlamenti miratoi edhe p/ligjin "Pėr aderimin e Republikės sė Shqipėrisė nė Konventėn e UNESCO-S, "Pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisė sė shprehjeve kulturore", si dhe p/ligji "Pėr ēertifikatat elektronike tė gjendjes gjyqėsore".






    Xhaferri: Opozita tė protestojė ndaj Presidentit pėr sistemin e drejtėsisė


    "Opozita, para se tė protestojė nė mbrojtje tė kompanisė ajrore "Albatros", tė protestojė para Presidencės pėr sistemin e korruptuar tė drejtėsisė". Kėshtu ka deklaruar deputeti i mazhorancės, Ferdinand Xhaferri, gjatė seancės plenare nė Kuvend. Deputeti Xhaferri, duke dėnuar protestėn e njė dite mė parė tė deputetėve tė PS-sė para selisė sė Kryeministrisė, tė cilėt kundėrshtonin pezullimin e kėsaj kompanie, kėrkoi nga socialistėt se nėse "do tė donin qė protesta e tyre tė ishte mė masive, ta organizonin atė para selisė sė Presidencės, nė shenjė pakėnaqėsie ndaj sistemit tė drejtėsisė". Xhaferri, duke sjellė nė vėmendjen e opozitės detyrat e Presidentit, tha se "nėse do tė donit tė kishit mė shumė qytetarė, ta kishit shtyrė protestėn pak metra mė tutje, para selisė sė Presidencės, dhe tė protestonit pėr gjendjen ku ndodhet sot sistemi gjyqėsor, pėr tė cilin Presidenti ėshtė me Kushtetutė pėrgjegjės dhe i ngarkuar pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsitė, dhe pėr tė shkarkuar gjyqtarėt". Duke iu drejtuar deputetėve tė majtė, Xhaferri tha se "tė jeni tė sigurt se do tė kishit mė shumė qytetarė, sepse sot, sistemi gjyqėsor nė vend qė tė dėnojė kriminelė, jep pafajėsi dhe nė vend qė tė dėnojė trafikantė, i liron ata".


    Xhumelina Dervishi

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    hey bela gjithe gazeten e PD-se o brar ktu e ke sjell .... a thua nuk e lexo njeri ne websajtin e vet?

    Qeveria do tė mbajė tė gjitha qėndrimet ligjore lidhur me kompaninė ajrore tė shumėpėrfolur
    Le ti mbaj qendrimet ligjore jo vetem kunder kompanis por ene atij llupcit te drejtoris aviacionit me gjithe ministin e tij.


    Oketa: "Albatros", kompani e falimentuar
    Po pisi Oketa ca eshte? prokuror nga e di ky qe ka falimentuar pse je fut kot ky pisi se ka falimentuar.

    "Albatros Airways" mori 40% tė shpenzimeve operative tė Presidencės
    me 40 % fondeve ene te ikesh per lesh? huh mire ja preu sala presidences fondet.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    “Kutia e zezė” e “Albatros”-it



    Mero Baze



    Opozita po kėmbėngul tė pėrdorė dėshtimin e njė historie biznesi tė injektuar politikisht pėr tė mbajtur gjallė krizėn mes presidentit tė Republikės dhe mazhorancės. Sot, do tė kemi pėrsėri shansin tė dėgjojmė “Kutinė e Zezė” tė “Albatros”-it, nė bulevardin kryesor tė Tiranės. Do tė kemi rast, po ashtu, tė shikojmė pėrdorimim e pamėshirshėm tė dėshtimit tė njė biznesi politik. Debati real mes institucionit tė Presidentit dhe shumicės ėshtė debat politik, dhe ka tė bėjė me pozicionin e qartė tė njėanshėm tė Presidentit kundėr reformave nė drejtėsi, pėrpjekjes sė hapur tė tij pėr tė mbrojtur elementė tė inkriminuar nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Presionin e tij pėr tė emėruar gjyqtarė me probleme tė forta tė lidhjes me krimin nė Gjykatėn e Lartė dhe natyrisht, mbrojtjen e pamotivuar tė tij pėr njė kryeprokuror qė nė njė farė mėnyre ėshtė mbartės i bilancit mė tė keq tė luftės sė shtetit ndaj krimit nė historinė e kėtij vendi. Njė ndėr akuzat kryesore qė shumica i ka bėrė presidentit ėshtė se, ai vazhdon tė jetė i penguar tė veprojė si burrė shteti, pasi administrata e kaluar e ka korruptuar atė dhe rrethin e tij familjar. Historia e “Albatros”-it ėshtė njė histori tipike. 40 pėr qind e gjithė buxhetit tė Presidencės, ose 70 pėr qind e shpenzimeve operative tė Presidencės, kanė shkuar nė xhepin e kompanisė, ku ėshtė aksionere vajza dhe nipi i presidentit. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės, kėrkon nga Ministria e Transporteve tė mbyllet njė kompani rivale me kompaninė e familjes sė presidentit. Nė ēdo vend tė botės njė implikim i tillė i presidentit nė ēėshtje kaq tė hollėsishme pėr interes direkt tė familjes sė tij do tė kishte shkaktuar njė tėrmet. Nuk jam aq naiv sa tė besoj se, presidenti skuqet, por ai qė rrumbullakos fitimet e tij dhe qė firmos shkresa pėr interes tė familjes sė tij, sė paku nė kėto kushte duhet tė kishte dhėnė dorėheqje. Natyrisht, as kjo s’ndodhi. Dhe pikėrisht kėtu, Prokurori i Pėrgjithshėm futet nė lojė, duke ndihmuar familjen e presidentit tė provokojė njė bisedė me njė zyrtar tė lartė tė administratės. Biseda, e cila nė tėrėsinė e saj ėshtė redaktuar, ka anėn e saj etike dhe ligjore. Nga pikėpamja etike, biseda shpreh krizėn reale qė ekziston mes interesave tė presidentit dhe interesave politike tė shumicės. Ka shumė vetė qė e konsiderojnė skandal faktin qė Moisiut i bėhet presion pėrmes kompanisė “Albatros”. Nė fakt, skandal ėshtė qė historia e “Albatros”-it dhe lidhjet e saj me presidentin nuk janė bėrė publike nė njė rrugė serioze ligjore, por u bėnė publike nė mėnyrėn mė karagjoze tė mundshme. Tashmė qė u gjend njė zyrtar me emrin Gazmend Dibra, njė “tirons babaxhan” qė fjalinė e fundit nxiton ta thotė tė parėn, duket se ka plasur skandali. Nė tė vėrtetė, rrėfimi i Gazmend Dibrės ėshtė njė fakt qė ka ndodhur, se po tė mos ndodhte ai, ne nuk do tė kishim mundėsi tė kuptonim njė nga tentakulat finanicare, me tė cilėn opozita e sotme mban peng presidentin. Rrėfimi i Gazmend Dibrės ėshtė me tė vėrtetė “Kutia e Zezė” e “Albatros”-it, pasi ai rrėfim jo vetėm qė shkatėrroi pėrfundimisht njė kompani spekulative, por na dėshmoi tė gjithėve sesi funksionon presidenti ynė. Ky president, i cili ka heshtur pėr gjėra shumė tė rėnda nė kėtė vend, doli rrėmbimthi nė konferencė shtypi pėr pronat e familjes sė tij. Askush nuk ka thėnė mė shumė se kaq pėr presidentin. Askush nuk ka thėnė mė shumė sesa fakti qė presidenti nuk ėshtė i lirė tė sillet si president, pasi ėshtė nė duar tė drejtėsisė me ato qė ka bėrė. Tani qė zbulohet letra e tij drejtuar ministrisė pėr kompaninė e familjes sė tij, tani qė vėrtetohet se ai ėshtė i lidhur me segmentet e inkriminuara tė drejtėsisė, pėr tė mbrojtur bizneset qė ushqejnė familjen e tij, ne s`kemi si tė mos falėnderojmė njė histori banale tė prodhuar nga njė zyrtar i lartė i administratės. Unė nuk e di se ē’mund tė bėhet me Gazmend Dibrėn nga nesėr. Ikja e tij nga detyra e Drejtorit tė Aviacionit Civil me vullnetin e tij do tė ishte gjesti mė i mirė pėr ta ndriēuar dhe mė shumė kėtė histori. Shumėkush nga opozita e shikon atė si njė fat qė iu dha mundėsi tė ndezin sherrin mes Alfred Moisiut dhe Sali Berishės. Tė tjerė nga pushteti e shikojnė si njė telash tė panevojshėm pėr njė korrupsion politik qė pėrpiqet tė mbijetojė. Nė tė vėrtetė “kutia e zezė” qė Gazmend Dibra na dėshmoi ne pėr “Albatros”-in vlen mė shumė sesa puna serioze qė ka bėrė Gazmend Dibra nė aviacion. Vlen mė shumė, pasi nuk besoj se ai ka qenė njė zyrtar aq serioz, derisa ka lejuar qė “Albatros”-i, tė cilit nuk i qenkan hapur as rrotat, kur ka tentuar tė ulet, ėshtė lejuar tė vazhdojė tė fluturojė. Gjesti i tij mė serioz, ėshtė karagjozllėku i tij, pėr tė folur sinqerisht me nipat e presidentit dėrguar me mikrofon nė xhep nga Theodhori Sollaku. Pėr kėtė arsye, i vetmi personazh qė mund tė largohet nga skena duke qeshur nė gjithė kėtė histori ėshtė Gazmend Dibra. Tė tjerėt duhet tė largohen me tė qarė, bilé shumica me pranga nė duar, duke filluar nga Filip Rrumbullaku, zyrtari qė me urdhėr tė presidentit kėrkon tė diktojė rregullat e lojės nė biznesin e fluturimeve. Kjo ėshtė njė betejė mes shumicės qė kėrkon rregulla tė reja loje dhe pushtetit tė presidentit tė kapur peng nė mėshirė tė kasetave tė nipit vajzės dhe pse jo, ndonjė pjesėtari tjetėr tė familjes, pėr tė cilėn heshtet pėr etikė. Kjo ėshtė njė histori e betejės mes njė pushteti qė kėrkon tė veprojė ndaj sė djeshmes sė korruptuar tė kėtij vendi, dhe personazheve kryesore qė i prijnė rezistencės. “Kutia e zezė” e “Albatros”-it na bėn tė gjithėve tė kuptojmė se nga ē`pjesė e stomakut tė dhjamur zėnė fill realisht idealet e presidentit tonė. Ajo ėshtė “Kuti e Zezė” dhe pėr presidentin qė kemi humbur.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Drin per Kutine e Zeze..!
    Mero vazhdon te jete interesant.. dhe guximtar.. i madh..

    vagu..
    posto dhe ti cte duash..
    e postova te gjate sepse ishte krejt interesant vargu shkrimeve.. e le te jen aty ne "arkiv" te forumit..qe ti lexojm kur jemi ngeshem..

    si arriti mafia tja shtroj udhen per amerike.. me hithra e lula.. moisiut e ti marre bushit nje bravo.. se po mbake drejtesi ne ate te mjeren shqiperi..

    qe do te thote bravo moisi aty rri..
    bravo sallak.. aty mbaje ne sapllak.. mafien ruaje se me gjak.. e peson kush ben zigzak..
    bravo o altin arap.. vrit e prit ti pa merak.. se kem miq na ne cdo hap..
    ti luiz mo caj b fare.. se dhe ca dit del ti zagare.. ti vampire staliniste.. paske miq jo vec ne ullishte.. por dhe larg ne amerik.. mu nshpi te bardh.. paske ti mik.. e ha m ti 3 korrik.. se me vot tende bejm vapik..
    kem na mbrojtsa ne vazhdimsi.. si n'koh te hoxhes e tani..

    ori ris ambasadorja.. mos po t'shkrihet akullorja.. me vazhdu ti pun't e linos.. e te behet deti kos.. te marr zemer zan caushi.. edvin rama e gjinushi.. e te bejne perseri.. 97 -tat o mori ris..






    kulmi..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-09-2006 mė 00:10

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Drin..

    qe mos tja humb interesin lexusit me pallavrat e mija po e ripostoj Meron qe i di punet me mire..

    ---


    gazeta Tema

    “Kutia e zezė” e “Albatros”-it



    Mero Baze



    Opozita po kėmbėngul tė pėrdorė dėshtimin e njė historie biznesi tė injektuar politikisht pėr tė mbajtur gjallė krizėn mes presidentit tė Republikės dhe mazhorancės. Sot, do tė kemi pėrsėri shansin tė dėgjojmė “Kutinė e Zezė” tė “Albatros”-it, nė bulevardin kryesor tė Tiranės. Do tė kemi rast, po ashtu, tė shikojmė pėrdorimim e pamėshirshėm tė dėshtimit tė njė biznesi politik. Debati real mes institucionit tė Presidentit dhe shumicės ėshtė debat politik, dhe ka tė bėjė me pozicionin e qartė tė njėanshėm tė Presidentit kundėr reformave nė drejtėsi, pėrpjekjes sė hapur tė tij pėr tė mbrojtur elementė tė inkriminuar nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Presionin e tij pėr tė emėruar gjyqtarė me probleme tė forta tė lidhjes me krimin nė Gjykatėn e Lartė dhe natyrisht, mbrojtjen e pamotivuar tė tij pėr njė kryeprokuror qė nė njė farė mėnyre ėshtė mbartės i bilancit mė tė keq tė luftės sė shtetit ndaj krimit nė historinė e kėtij vendi. Njė ndėr akuzat kryesore qė shumica i ka bėrė presidentit ėshtė se, ai vazhdon tė jetė i penguar tė veprojė si burrė shteti, pasi administrata e kaluar e ka korruptuar atė dhe rrethin e tij familjar. Historia e “Albatros”-it ėshtė njė histori tipike. 40 pėr qind e gjithė buxhetit tė Presidencės, ose 70 pėr qind e shpenzimeve operative tė Presidencės, kanė shkuar nė xhepin e kompanisė, ku ėshtė aksionere vajza dhe nipi i presidentit. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės, kėrkon nga Ministria e Transporteve tė mbyllet njė kompani rivale me kompaninė e familjes sė presidentit. Nė ēdo vend tė botės njė implikim i tillė i presidentit nė ēėshtje kaq tė hollėsishme pėr interes direkt tė familjes sė tij do tė kishte shkaktuar njė tėrmet. Nuk jam aq naiv sa tė besoj se, presidenti skuqet, por ai qė rrumbullakos fitimet e tij dhe qė firmos shkresa pėr interes tė familjes sė tij, sė paku nė kėto kushte duhet tė kishte dhėnė dorėheqje. Natyrisht, as kjo s’ndodhi. Dhe pikėrisht kėtu, Prokurori i Pėrgjithshėm futet nė lojė, duke ndihmuar familjen e presidentit tė provokojė njė bisedė me njė zyrtar tė lartė tė administratės. Biseda, e cila nė tėrėsinė e saj ėshtė redaktuar, ka anėn e saj etike dhe ligjore. Nga pikėpamja etike, biseda shpreh krizėn reale qė ekziston mes interesave tė presidentit dhe interesave politike tė shumicės. Ka shumė vetė qė e konsiderojnė skandal faktin qė Moisiut i bėhet presion pėrmes kompanisė “Albatros”. Nė fakt, skandal ėshtė qė historia e “Albatros”-it dhe lidhjet e saj me presidentin nuk janė bėrė publike nė njė rrugė serioze ligjore, por u bėnė publike nė mėnyrėn mė karagjoze tė mundshme. Tashmė qė u gjend njė zyrtar me emrin Gazmend Dibra, njė “tirons babaxhan” qė fjalinė e fundit nxiton ta thotė tė parėn, duket se ka plasur skandali. Nė tė vėrtetė, rrėfimi i Gazmend Dibrės ėshtė njė fakt qė ka ndodhur, se po tė mos ndodhte ai, ne nuk do tė kishim mundėsi tė kuptonim njė nga tentakulat finanicare, me tė cilėn opozita e sotme mban peng presidentin. Rrėfimi i Gazmend Dibrės ėshtė me tė vėrtetė “Kutia e Zezė” e “Albatros”-it, pasi ai rrėfim jo vetėm qė shkatėrroi pėrfundimisht njė kompani spekulative, por na dėshmoi tė gjithėve sesi funksionon presidenti ynė. Ky president, i cili ka heshtur pėr gjėra shumė tė rėnda nė kėtė vend, doli rrėmbimthi nė konferencė shtypi pėr pronat e familjes sė tij. Askush nuk ka thėnė mė shumė se kaq pėr presidentin. Askush nuk ka thėnė mė shumė sesa fakti qė presidenti nuk ėshtė i lirė tė sillet si president, pasi ėshtė nė duar tė drejtėsisė me ato qė ka bėrė. Tani qė zbulohet letra e tij drejtuar ministrisė pėr kompaninė e familjes sė tij, tani qė vėrtetohet se ai ėshtė i lidhur me segmentet e inkriminuara tė drejtėsisė, pėr tė mbrojtur bizneset qė ushqejnė familjen e tij, ne s`kemi si tė mos falėnderojmė njė histori banale tė prodhuar nga njė zyrtar i lartė i administratės. Unė nuk e di se ē’mund tė bėhet me Gazmend Dibrėn nga nesėr. Ikja e tij nga detyra e Drejtorit tė Aviacionit Civil me vullnetin e tij do tė ishte gjesti mė i mirė pėr ta ndriēuar dhe mė shumė kėtė histori. Shumėkush nga opozita e shikon atė si njė fat qė iu dha mundėsi tė ndezin sherrin mes Alfred Moisiut dhe Sali Berishės. Tė tjerė nga pushteti e shikojnė si njė telash tė panevojshėm pėr njė korrupsion politik qė pėrpiqet tė mbijetojė. Nė tė vėrtetė “kutia e zezė” qė Gazmend Dibra na dėshmoi ne pėr “Albatros”-in vlen mė shumė sesa puna serioze qė ka bėrė Gazmend Dibra nė aviacion. Vlen mė shumė, pasi nuk besoj se ai ka qenė njė zyrtar aq serioz, derisa ka lejuar qė “Albatros”-i, tė cilit nuk i qenkan hapur as rrotat, kur ka tentuar tė ulet, ėshtė lejuar tė vazhdojė tė fluturojė. Gjesti i tij mė serioz, ėshtė karagjozllėku i tij, pėr tė folur sinqerisht me nipat e presidentit dėrguar me mikrofon nė xhep nga Theodhori Sollaku. Pėr kėtė arsye, i vetmi personazh qė mund tė largohet nga skena duke qeshur nė gjithė kėtė histori ėshtė Gazmend Dibra. Tė tjerėt duhet tė largohen me tė qarė, bilé shumica me pranga nė duar, duke filluar nga Filip Rrumbullaku, zyrtari qė me urdhėr tė presidentit kėrkon tė diktojė rregullat e lojės nė biznesin e fluturimeve. Kjo ėshtė njė betejė mes shumicės qė kėrkon rregulla tė reja loje dhe pushtetit tė presidentit tė kapur peng nė mėshirė tė kasetave tė nipit vajzės dhe pse jo, ndonjė pjesėtari tjetėr tė familjes, pėr tė cilėn heshtet pėr etikė. Kjo ėshtė njė histori e betejės mes njė pushteti qė kėrkon tė veprojė ndaj sė djeshmes sė korruptuar tė kėtij vendi, dhe personazheve kryesore qė i prijnė rezistencės. “Kutia e zezė” e “Albatros”-it na bėn tė gjithėve tė kuptojmė se nga ē`pjesė e stomakut tė dhjamur zėnė fill realisht idealet e presidentit tonė. Ajo ėshtė “Kuti e Zezė” dhe pėr presidentin qė kemi humbur.

  8. #58
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    o braro ti kujto se bushi e ka njoft se kush o babush moisiu

    jo mer daj ai i dha doren si qindra tjer ene aq

    bushit po i zje kaptina me care tha chaves me iranin me afganistonin ka menje bushi se care bo moisiu ene sallaku
    no glove no love

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 25/09/2006, ora

    Sasha solli nė tepsi kokėn e Sollakut pėr shlyerjen e borxhit



    Kryeministri Berisha mohoi edhe njeherė se nuk ka ekzistuar kurrėfarė presioni ndaj Moisiut me anė tė biznesit tė familjes sė tij, kompanisė ajrore e debitore “Albatros”, duke theksuar se ka qebė pikėrisht Sasha, nipi i kreu tė shtetit ai qė pėr tė shlyer borxhet vendosi nė tepsi kokėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, duke u shndėrruar njė sekser e garant se Moisiu do tė linēonte Sollaktun vetėm pas kėsaj afere.



    Kryeministrit Berisha ka kryer djepara gazetarėve dhe analistėve njė analizė komplekse e shumėdimensionale nė lidhje me arritjet e qeverisė ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, shkrutimeve tė shpenzimeve admisnitrative, shkurtimesh e premtuara tė taksave, krijimin e njė klime pozitive pėr biznesin e vogėl etj. Fillimisht kreu i ekzekutivit vuri nė dukje rėndėsinė e rringjalljes sė optimizmit tek qytetarėt shqiptarė tek Koha pėr Ndyrshim. Sipas kryeministrit reformat kanė qenė “Leva e Arkimedit” pėr krejt kabinetin qė ai drejton. Koalicioni qeverisės qė ai drejton mbajti premtimin pėr njė qeveri tė vogėl. Vetėm si rrjedhojė e shkurtimit tė 4 dikastereve ministrore nė buxhetin e shtetit janė kryeyer 48 milionė euro. Po ashtu Berisha permendi gjate analizės sė tij se tė ardhurat nė dogana dhe tatime ishin rritur ndjeshem ēka mundesoi edhe krijimin pėr herė tė parė tė njė buxheti suplemantar 6-mujor. Kryeministri pėrgėnjehsrtoi akuzat e ardhura nga opozita se po cėnohet autonomia e pushtetit local. Ai bėri tė ditur se vėtėm kėtė vit ka njė rritje tė ndjeshme tė grantit pėr bashkiėt dhe komunat dhe obektivi final sipas tij ėshtė katėrfishi i kėtyre buxhetev brenda kėti mandati qeverisės. Ai vlerėsoi mė pas arritjet e qeverisė nė luftėn ndaj trafikut illegal si njė premisė s ėmirė pėr pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė qė sė bashku me nismėn “Shqipėria, njė euro” apo thjeshtėzimin e procedurave tė rregjistrimit tė sipėrmarrjeve me anė tė krijimit tė njė agjensie tė vetme “one stop shop” , do tė thithin investimet e huaja duke e shndėrruar Shqipėrinė ne vendim mė tėrheqės nė rajon. Mė tej duke u ndalur tek procesi i legalizimeve Berisha, garantoi tė gjithė ish-pronarėr se do tė dėshmpėrblehen sipas ligjit. Mė tej shefi i ekzekutivit iu pėrgjigj interesit tė gazetarėve tė pranishėm. I pyetur mbi rrikthimin e Fatos Nanos dhe zėrat qė e cilėsojnė atė si Presidentin e ardhshėm tė Shqipėrisė, Berisha tha se mbajti premtimin para shqiptarėve, pėr tė nxjėrrė atė nė pension. “Por nėse unė e nxora nga dera Edvini po e kthen nga dritarja. Tė gjithė diellin s’mund ta pushtojė kush. Vetėm kėtė koment mund tė bėj, unė e bėra detyrėn time”- tha Berisha Ndėrsa nė lidhje me “Albatros” pėr tė cilėn drejtues tė saj ndėrmjet tė cilėve edhe nipi i Presidentit Moisiu pretedojne pėr shantazh, ai tha se personalisht kam marrė njė ankesė nga kompania ajore dhe se aty kishte ankime shumė serioze pėr njė rival tjetėr ajror, “por nuk ekzistonte asnjė fjalė pėr regjistrimin”. “Unė e kuptoj qė juve pėrshtypje mė tė madhe ju bėjnė ēimkat. Por kėtu ka dy variante. Varianti i parė: Qė ky zyrtar donte tė ndikonte te Presidenti pėr shkarkimin e Sollakut. Por varianti dytė ėshtė qė kėta zotėrinj sollėn nė tepsi kokėn e Sollakut pėr borxhin. Mua s’mė intereson asnjėri variant. Ėshtė nė duart e drejtėsiė. Ju garantoj se nė rast se gjykata vendos unė do tė marrė ēdo vendim mbi bazėn e vendimit tė gjykatės. Pa asnjė hezitim. Tė kėrkosh nė njė vend, ku ėshtė aq i pėrhapur falsifikimi, qė tė mbash qėndrime nė distancė, ėshtė e padobishme. Unė nuk e disponoj shiritin. Nėse pėrveē medias dhe opozitės do ti jepej dhe qeverisė dhe nė njė rast tė tillė unė tė bėja tė paditurin, atėherė do kishit shumė tė drejtė. Por po tė nisemi nė kėtė rrugė ēdo javė do tė prisnim njė kokė turku. Janė larg meje ato probleme. Sjam marrė me borxhe. Mė kanė raportuar se edhe kompani tė tjera kanė borxh, por ato e kanė negociuar borxhin” – tha Berisha. Ndėrkaq nė lidhje me fatin e dekretit tė shkarkimit pėr Theodhori Sollakun, kryeministrit tha se ishte i pėrcaktuar tė respektojė plotėsisht kompentencat kushtetuese tė Presidentit tė Republikės, porse vete komisioni hetimor u faktoi te gjithė shqiptarėve se Sollaku ėshtė shtyllė e krimit dhe “ėshtė vėlla me Lul Berishės dhe tė tjerė”. “Ai flinte mbi dosjet e 100 mijė faqeve pėr ta. Kėto janė tė vėrteta”- deklaroi Berisha.


    Re. Po.

    55

  10. #60
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ore o e falimenton Albatrosin Sala o ska. Ka koke te forte malsori, e ka thene dikur vet Namik Hoti.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Ministria e brendshme pėrgatit reformėn nė policinė shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  4. Projekti Tiranė-Durrės mbeshtet nga Ministria e Transporteve
    Nga WaRrIoR nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 18:09
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •