Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 68
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Dakord me ty dardajan per Fiat e Parmalat,se skane shume rendesi per ne.
    Por ajo qe dua te them eshte qe ne ketu po merremi me PD e PS,me shantazhe etj,kur dihet shume mire si eshte e verteta.
    Kush nderton ne Golem,cilet jane ata qe ngrejne pallate apo vila.
    Eshte X,me mbrapa politikan Y.
    Kush zoteron kompanine BelleAir eshte X,me mbrapa politikan Y.
    Kjo eshte e gjitha.
    Deri kur ne te jemi si ato delet qe ne baze te politikes e bindjeve tona,gjykojme ate qe ndodh ne vendin tone,asnjehere sdo te hecim perpara.

    Kurse une i prish nervat,me behet vone sepse eshte vendi im.Ndoshta nuk do ndryshoj asgje,biles e sigurte kjo,por une perpiqem qe te pakten te kuptoj.
    Sidoqofte si thote populli pranvera nuk vjen me nje lule,dhe ne rrezikojme te kalojme jeten ne dimer te perhershem.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Po mer Leci po, e di qe duhet bere dicka , por per kete duhen shum para , dhe per cudi parate shkojne gjithmone tek ata , qe nuk duan te bejne dicka, ose me mire bejne gjithmon dicka por gjithmon per vete.
    larguar forever

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ish-drejtuesi i kompanisė shtetėrore, Albtransport ishte nė tė njėtėn kohė edhe President i kompanisė ajrore


    "Sasha" zhyste nė borxhe Albtransportin nė ndihmė tė Albatrosit


    Prej disa ditėsh, ēėshtja e pezullimit tė fluturimeve tė kompanisė Albatros ėshtė kthyer nga drejtuesit e kompanisė sė fluturimeve nė njė burim spekullimesh, pasi synojnė tė largojnė vėmendjen nga esenca e kėsaj ēėshtje, madje edhe duke ushtruar presion ndaj organeve shtetėrore, pėr tė ruajtur njė trajtim tė privilegjuar tė kėsaj kompanie. Ndėrkohė, duke iu referuar origjinės sė formimit tė borxhit, konstatohet qė nga fillimi i vitit 2004, kjo kompani ka patur dhe vazhdon tė ketė detyrime tė pashlyera ndaj konēensionarit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės, Tirana Airport Partners, si dhe ndaj shoqėrisė shtetėrore nė likuidim, Aeroporti "Nėnė Tereza" SH.A ose Albtransporti.

    Shuma qė kompania e fluturimeve ajrore prej 443,833 Euro ka ndaj Albtransportit, e ka origjinėn qė nga viti 2004, duke pėrkuar me tė njėjtėn kohė ku shoqėria shtetėrore nė likuidim Albtransport drejtohej nga Aleksandėr Hoxha. Ish-drejtuesi i kompanisė shtetėrore, Albtransport, ka pėrdorur kompaninė e fluturimeve Albatros tė faturuar me borxhe prej tij, pėr pėrfitime tė jashtėligjshme nė kurriz tė shtetit. Mė pas, njė VKM i ish-qeverisė socialiste ka ndihmuar mė tej, qė ish-drejtuesit e administratės shtetėrore t'i trajtonin aksionet shtetėrore si ēifligjet e tyre. Vendimi i ish-qeverisė socialiste mundėsonte qė drejtues tė kompanisė shtetėrore, Albtransport tė mund tė kishin aksione nė kompanitė private tė fluturimeve, tė cilat operonin nė tregun ajror shqiptar. Pa iu tharė mirė boja vendimit tė ish-qeverisė socialiste, Aleksandėr Hoxha, nga fundi i vitit 2004 largohet nga posti i drejtuesit tė kompanisė shtetėrore, Albtransport, dhe zgjedh tė jetė aksioneri i kompanisė sė fluturimeve Albatros, kompani kjo, e cila i kishte borxh kompanisė shtetėrore qė drejtohej prej tij. Albatros ėshtė njė kompani aksionere qė shtrin veprimtarinė e saj nė fushėn e transportit ajror tė pasagjerėve.






    Borxhet lindėn kur Presidenti Hoxha drejtonte Albtransport-in


    Aksioneri dhe njėherėsh Presidenti i Albatrosit, Aleksandėr Hoxha, pavarėsisht pėr njohjen dhe kontestimit tė kėtij borxhi nga ana e kompanisė, nuk ka marrė asnjė masė pėr tė paguar borxhin, por ka vazhduar tė operojė nė tregun ajror nė kundėrshtim me ligjin. Albtransport qė prej vitit 2004, ka komunikuar nė rrugė zyrtare me kompaninė private tė fluturimeve Albatros, pėr vėnien nė djeni tė borxhit qė ajo i detyrohet shtetit. Shkresa tė tilla zyrtare, i janė dėrguar Albatros edhe nga ish-drejtuesi i Albtransport-it, Hoxha. Ish - drejtuesi i Albtransportit, njohės i praktikave ligjore, mbi tė cilat fuksionon kjo kompani aksionere shtetėrore, zgjodhi jobesueshmėrinė financiare tė shoqėrisė ajrore Albatros pėr tė garantuar, pėrfitime nė rrugė jo ligjore. E njėjta situatė ėshtė evidentuar edhe nė vitin 2005, ku kompania ka rezultuar sėrish me borxhe, ashtu si edhe nė vitin 2006, kur DPAC vendosi, qė me njė akt pezullimi tė ndalojė fluturimin e mėtejshėm tė avionėve tė Albatros, pasi kjo kompani i detyrohet TAP dhe Albtransport njė shumė prej 890,845 euro nga tė cilat 447,012 euro ndaj koncesionarit TAP dhe 443,833 euro ndaj Albtransportit.






    Pse ju validua Albatros ēertifikata e operimit ajror?


    Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, gjatė njė seance plenare tė mbajtuar disa ditė mė parė nė Kuvend, ka paraqitur detajet e abuzimeve tė kryera nga kompania e fluturimeve Albatros dhe rrugėt ligjore qė janė ndėrmarrė pėr bllokimin e saj. "Qė prej dhjetorit tė vitit 2005, Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil (DPAC), ka kėrkuar nė mėnyrė tė pėrsėritur, si me shkrim, ashtu dhe gjatė takimeve dypalėshe, shlyerjen e detyrimeve financiare tė kompanisė Albatros ndaj shtetit, si edhe ndaj koncensionarit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės TAP", tha Basha.

    Qė nė maj 2005, referuar dokumentave zyrtare, kompania Albatros kėrkoi ripėrtėritjen e autorizimit tė operimit ajror. Pėrpara kėtij akti, DPAC dhe pėrfaqėsuesit e Albatros diskutuan gjatė mbi besueshmėrinė financiare tė kompanisė, duke patur parasysh mosshlyerjen e detyrimeve financiare qė kjo kompani kishte ndaj Albtransportit nė shumėn prej 443,833 eurosh si dhe detyrimin financiar nė afro 500 mijė euro ndaj TAP. Nė bazė tė Udhėzimit nr. 860 i datės 27 shtator 2004, pėr lėshimin e autorizimit tė operimit ajror dhe ēertifikatės sė operimit ajror, mungesa e besueshmėrisė financiare ēon nė mosnxjerrjen e autorizimit tė operimit ajror. Nė kėtė moment, kompania u angazhua qė tė pėrmirėsonte marrėdhėniet financiare me tė tretėt dhe tė shlyente detyrimet ndaj tyre. Nė bazė tė kėtij angazhimi, u gjykua tė lejohej vazhdimi i aktivitetit tė kompanisė dhe mė 10 Maj 2006, ministri i PPTT dhe DPAC validuan ēertifikatėn e operimit ajror tė kompanisė Albatros. Gjatė periudhės tre mujore mbas dhėnies sė kėsaj tė drejte nga ana e kompanisė Albatros, nuk pati asnjė reflektim, por vetėm premtime tė vazhdueshme pėr njohje tė detyrimeve. Nė muajt qershor, korrik dhe gusht 2006, DPAC i ėshtė drejtuar disa herė me shkrim kompanisė Albatros, duke kėrkuar shlyerjen e detyrimeve financiare dhe duke vendosur afate, tė cilat u shkelėn pa pėrjashtim.






    Shlyerja e detyrimeve, rrugėdalja nga pezullimi


    Gjendja u rėndua edhe mė tej, kur konēensionari TAP kėrcėnoi ndėrprerjen e fluturimeve tė kompanive debitore ndaj tij, si dhe kėrcėnoi se do tė ndėrpriste derdhjen e detyrimeve financiare ndaj shtetit. Mė 27 korrik dhe sė fundi mė 30 gusht, TAP i kėrkoi DPAC, tė mbėshteste procesin e likuidimit tė detyrimeve tė pashlyera ndaj TAP, si pjesė e marrėveshjes konēensionare midis qeverisė shqiptare dhe TAP. Sipas ministrit Basha, nė kėto kushte, pas dėshtimit tė pėrsėritur tė kompanisė Albatros pėr tė shlyer detyrimet e saj kundrejt tė tretėve, DPAC bazuar nė Ligjin e Aviacionit Civil mori vendimin pėr pezullimin e pėrkohshėm tė fluturimeve tė kėsaj kompanie, deri nė shlyerjen e detyrimeve tė pranuara ndaj tė tretėve. DPAC, gjithashtu informoi kompaninė Albatros se mosshlyerja e pėrsėritur dhe e vazhdueshme e detyrimeve ndaj tė tretėve vė nė diskutim besueshmėrinė financiare tė kompanisė dhe si e tillė mund tė ēojė deri nė anullimin e autorizimit dhe ēertifikatės sė operimit ajror.

    Dorina Azo


    RD

  4. #44
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Presidenca: Asnjė favorizim kompanisė ajrore “Albatros”

    “Deklarata pėr favorizim tė kompanisė “Albatros” nga institucioni i Presidentit, janė tė pavėrteta, tė njėanshme e tė interpretuara pėr qėllime spekulative” Kishte vendosur tė mos reagonte mė pėr kompaninė “Albatros”, por deklarata e zėdhėnėsit demokrat, Bujar Nishani, se kompania nė fjalė ka pėrfituar 40% tė shpenzimeve operative tė Presidencės, ka bėrė qė kreu i shtetit tė sqarojė sėrish pozicionin e tij.

    Pikėrisht dje, nė ditėn kur presidenti, Alfred Moisiu u nis pėr njė vizitė zyrtare nė SHBA, Zyra e Financės pranė kreut te shtetit, ka reaguar pėrmes njė njoftimi zyrtar lidhur me qėndrimin e dy ditėve mė parė tė zėdhėnėsit tė grupit parlamentar pėr favorizim tė kompanisė “Albatros, nga Presidenti Alfred Moisiu.

    “Ditėt e fundit, nga disa politikanė janė bėrė deklarata publike nė media, sipas tė cilave, Institucioni i Presidentit tė Republikės, ka favorizuar dhe ka kaluar njė pjesė tė shpenzimeve operative nė kompaninė “Albatros”.

    Lidhur me kėtė, Zyra e Financės sqaron opinionin publik, se: administrata e Presidencės, duke iu pėrmbajtur kuadrit ligjor, ėshtė treguar e kujdesshme nė ēdo shpenzim.

    Edhe nė rastin e udhėtimeve jashtė vendit, nė bazė tė procedurave ligjore, zyrat pėrkatėse nė institucionin e presidentit, duke pasur parasysh pėrdorimin me efektivitet tė fondeve buxhetore, kanė paraqitur kėrkesėn e tyre pėr ofertė, pranė disa kompanive ajrore, tė cilat ushtrojnė aktivitetin e tyre nė vendin tonė dhe kanė pėrzgjedhur ofertėn mė ekonomike, me njė diferencė tė dallueshme nga tė tjerat.

    Nė sektorin e financės tė institucionit tė Presidentit, ndodhet dokumentacioni pėrkatės, qė vėrteton sa mė sipėr vijon”,- thuhet ne njoftimin pėr shtyp tė Presidencės.

    Pėr kėtė arsye, Zyra e Financės sė kreut te shtetit citon se, “deklarata dhe pohime pėr favorizim tė kompanisė “Albatros” nga institucioni i Presidentit, janė tė pavėrteta, tė mbėshtetura nė tė dhėna tė njėanshme e tė interpretuara pėr qėllime spekulative, duke synuar qė tė krijojnė njė perceptim tė rremė publik”.

    Reagimi i Presidencės vjen menjėherė pas kėrkesės sė dy ditėve me parė tė zėdhėnėsit tė PD-sė, Bujar Nishani, i cili kėrkoi ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr ēėshtjen “Albatros".

    Marre tek: http://www.a1tv.com.al
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 18/09/2006, ora

    Fokus/ Me dhe pa “Albatros”, Moisiu shkoi nė OKB



    Edhe pse ka disa javė qė kompania “Albatros” ėshtė e pezulluar, Presidenti i vendit e ka gjetur mundėsinė tė shkojė nė SHBA, nė sesionin e radhės sė OKB dhe nuk e ka penguar fakti qė kompania e nipit tė tij ėshtė nė vėshtirėsi fluturimesh. Udhėtimi i Moisiut nė SHBA, duket se ka qenė pėrtej interesave tė ngushta familjare dhe kjo e bėn ēėshtjen e “Albatrosit” pėr Moisiun, fare tė parėndėsishme, sikur ai tė mos kishte vendosur t’ia shtonte dozėn politike. Nėse Presidenti nuk do tė thoshte njė shportė tė tėrė me broēkulla pėr ngacmime politike e ndėrhyrje apo presione tė cilat kėrkoheshin me lupė nga opozita pėr tė ndėrtuar strategjinė e saj pėr tė pėrfituar e pėr tė tėrhequr vėmendjen nga problemet e mprehta qė ka me vetveten dhe me marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt, pra, nėse i heqim shqetėsimin e shtirur Moisiut, asgjė nuk mbetet pėr t’u parė. Moisiu ka ikur nė SHBA, me njė linjė tjetėr avioni. Edhe shqiptarėt qė u sollėn si shembull pėr vuajtjet nga falimentimi i kompanisė, kanė zgjedhur firma mė tė mira apo thjesht tė tjera, pa hyrė nė detaje. Aeroporti “Nėnė Tereza” funksionon ende, edhe pas pezullimit tė “Albatrosit”, ndėrsa partnerėt italianė janė nė kėrkim tė njė shqiptari tjetėr qė tė mund tė bashkėpunojnė nė mėnyrė korrekte. Me pak fjalė, “Albatrosi” nuk ishte kėrthiza e Shqipėrisė dhe as e rajonit, ai madje nuk nxiti asnjė reagim tė partnerėve ekonomikė apo strategjikė dhe askush nuk u ndje, pse pėr pak ditė nuk u ngritėn nė fluturim “zogjtė e sėmurė me H5N1”, qė nuk iu dhimbsėn askujt e kjo ishte e vėrteta e asaj qė duhet me kohė tė ishte bėrė. Tani qė tollumbacja e fryrė artificialisht plasi, askush nuk po e ndjen mungesėn e saj. Ėshtė si tė mos ketė ekzistuar kurrė. Kėshtu duhet tė ishte qė nė fillim. Tani, Moisiu e di kėtė, edhe pse iu desh tė fluturonte nė OKB, qė tė kthjellohej pėr pak.

    Re. Po.





    55

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe gazeta shqip qe te mbush mendjen . qef o qef ben dervishi..


    -------

    "Albatros", ofertat mė tė mira pėr fluturimet "ēarter"

    Publikohen kėrkesat dhe ofertat pėr udhėtimet e porositura tė Presidentit Moisiu gjatė vitit tė kaluar. Kursehen 75 mijė euro


    Kompania "Albatros" ka paraqitur ofertat mė tė mira pėr udhėtimet me "ēarter" tė Presidentit Alfred Moisiu. Nė 4 raste qė i pėrkasin vitit tė kaluar, shoqėria ajrore, fluturimet e sė cilės janė pezulluar prej tri javėsh, ka ofruar njė ēmim prej disa mijė euro mė pak se simotrat e saj. Nė njė rast, fituese ka qenė "Albanian Airlines". Fillimisht, kjo kompani ka ofruar 18 mijė euro pėr itinerarin Tiranė-Romė dhe kthim, mė 8 prill tė vitit tė kaluar. Por, mė pas, drejtuesit e saj kanė paraqitur ofertėn prej 13 mijė euro, 1000 euro mė pak se oferta e "Albatros".

    Atėherė, pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit tė Papa Gjon Palit II, Moisiu udhėtoi drejt Romės me avionin e tipit "Bae-146", tė kompanisė "Albanian Airlines". Mė parė, mė 15 mars, Kreu i Shtetit kishte udhėtuar drejt Tel Avivit. Dy kompanitė, "Albatros" dhe "Albanian Airlines", kishin dėrguar nė Presidencė ofertat e tyre pėr kėtė fluturim. Sipas dokumentacionit pėrkatės qė ndodhet nė zyrėn e financės nė Presidencė, oferta e paraqitur nga "Albanian Airlines" pėr tri lloje avionėsh ishte pėrkatėsisht 4, 7 dhe 10 mijė euro mė e lartė se oferta e paraqitur nga "Albatros".

    Kjo e fundit ka dėrguar nė Presidencė oferta mė tė ulėta edhe pėr tri raste tė tjera. Nė pėrgjigje tė kėrkesės sė kabinetit tė Presidentit pėr tė paraqitur ofertat e tyre pėr tri udhėtime tė Moisiut, nė Moskė (Rusi), Bukuresht (Rumani) dhe Varna tė Bullgarisė, "Albanian Airlines" paraqiti ofertėn e pėrgjithshme prej 107 mijė eurosh, ndėrsa "Albatros" i ofroi kėto udhėtime pėrkundrejt njė pagese prej 64 mijė eurosh, ose 43 mijė euro mė pak se kompania tjetėr. Pėr udhėtimet e Presidentit Moisiu drejt Austrisė dhe Kroacisė, nė tetor tė vitit tė kaluar, pėrsėri "Albatros" dha ofertat mė tė ulėta.

    "Albanian Airlines" kėrkoi 62000 euro gjithsej pėr dy fluturime (36000 pėr nė Vjenė dhe 26 mijė pėr nė Zagreb), ndėrsa "Albatros" kėrkoi 36500 euro gjithsej (18500 pėr nė Vjenė dhe 18 mijė pėr nė Zagreb). Zyrtarė tė Presidencės thonė se, "nėse nuk do tė ishte zbatuar ligji dhe nuk do tė kėrkoheshin oferta nga operatorėt e tregut pėr tė siguruar ofertėn mė tė mirė, do tė ishin shpenzuar 75 mijė euro mė shumė gjatė vitit tė shkuar pėr udhėtimet me ‘ēarter‘ tė Kreut tė Shtetit".

    Sqarimet e Presidencės vijnė disa ditė, pas deklaratės sė zėdhėnėsit tė grupit parlamentar tė PD-sė, Bujar Nishani, i cili propozoi ngritjen e njė komisioni hetimor pėr ēėshtjen "Albatros". Sipas tij, kjo kompani ka pėrfituar 40 pėr qind tė shpenzimeve operative tė Presidencės dhe 80 pėr qind tė shpenzimeve pėr udhėtimet e Presidentit.


    OFERTAT


    1. Pėr udhėtimin Tiranė-Romė-Tiranė


    "Albatros" paraqiti ofertėn prej 14 mijė euro

    "Albanian Airlines" paraqiti ofertėn prej 13 mijė euro


    2. Pėr udhėtimin Tiranė-Moskė-Bukuresht-Tiranė

    "Albatros" paraqiti ofertėn prej 64 mijė euro
    "Albanian Airlines" paraqiti ofertėn prej 145 mijė euro


    3. Pėr udhėtimet Tiranė-Vjenė-Tiranė

    "Albatros" paraqiti ofertėn prej 18500 euro
    "Albanian Airlines" paraqiti ofertėn prej 36 mijė euro


    4. Pėr udhėtimin Tiranė-Tel Aviv-Tiranė

    "Albatros" paraqiti ofertėn prej 26 mijė euro
    "Albanian Airlines" paraqiti ofertėn 36 mijė euro (pėr kėtė rast u paraqitėn oferta pėr tri lloje avionėsh)


    5. Pėr udhėtimin Tiranė-Zagreb-Tiranė

    "Albatros" paraqiti ofertėn prej 18000 euro
    "Albanian Airlines" paraqiti ofertėn prej 26 mijė euro


    gazeta shqip

    ----------

    i mjeri popull paguan qejfet e nje plaku dallkauk..

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tek gazeta e malltez bollinos lexojme, GSH:''

    "Kur ke dajėn President edhe mund tė falimentosh...





    -------------

    Pas deklaratės sė presidentit Alfred Moisiu se ai nuk i nėnshtrohej asnjė lloj presioni tė gjithė e kanė kuptuar se nė realitet atij, presidentit i ėshtė bėrė presion pėr vendimmarrjen, qė i takon si President nė lidhje me Theodhori Sollakun, e dihet se kush ėshtė burimi i kėtij presioni. Mė duket se vlen pėr t’ju shqetėsuar faktit qė Qeveria ushtron presion ekonomik ndaj biznesit shqiptar pėr tė arritur fitore politike, dhe kjo ėshtė kryekėput sė prapthi. Tregon se pėrparėsitė e Qeverisė janė shkel e shko, dhe ashtu siē u shpėrfytyrua dhe militantizua administrata publike, apo siē u shkatėrrua njė vepėr publike tek mbikalimi i famshėm, njėsoj po sabotohet edhe biznesi privat. Dhe ē’ndodh ironia mė e madhe, qė mund tė jetė nė Shqipėri ėshtė se “po tė kesh dajėn President ka shumė mundėsi, qė tė mbetesh edhe pa punė fare ose sė paku tė falimentosh. Besoj e dėgjuat pėrgjimin e telefonatės midis drejtorit tė Aeroportit civil dhe njėrit prej nipēeve tė Moisiut. Besoj se komentet e tepėrta nuk kanė vend.

    Marrė nga www.forumishqiptar.com

    Postuar nga “Dito”

    --------



    Dito ..ta kan postuar origjinal shkrimin ty apo ta ujdisur pak GSH e edvinit?

  8. #48
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha: Nuk i kam bere presion Moisiut per ‘Albatros’

    Kryeministri Berisha nuk ka pranuar te kete bere presion ndaj presidentit Moisiu.

    Akuzat e opozites per kete ēeshtje ai i ka quajtur trillium nderkohe qe ka akuzuar deputetet e opozites se eshte interesi i tyre dhe i te afermve te tyre ai qe ne te vertete i shqeteson e jo Kryeprokurori Sollaku apo presidenti Moisiu.

    Ai theksoi se po hetohet per akuzat e Albatrosit nderkohe qe quajti Sollakun avokatin e krimit te cilin e prźt fati I klienteve te tij.


    Marre tek: http://www.a1tv.com.al
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #49
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha sot ne interpelance per ēeshtjen ’Albatros'


    Kryeministri Sali Berisha ėshtė thirrur sot nė interpelancė ne Kuvend nga deputetėt socialistė nė lidhje me ēėshtjen "Albatros".

    Nė seancėn e fundit parlamentare, kete te hene, deputetėt e pozitės dhe opozitės u pėrfshinė nga debatet nė lidhje me zhvillimin e interpelancės, por ishte opozita ajo qė u tėrhoq, pasi kryeministri Berisha shprehu gatishmėrinė pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve te tyre qe ne ate seance.

    Ēėshtja ”Albatros” ka ashpėrsuar polemikat mes dy forcave politike.

    Socialistėt akuzojnė qeverinė se ”presionet” ndaj kompanisė ajrore nė tė vėrtetė janė presione ndaj presidentit pėr tė shkarkuar prokurorin e pėrgjithshėm.

    Kurse drejtues tė aviacionit civil shprehen se aktiviteti i kesaj shoqeri fluturimesh eshte nderprere per shkak te borxheve te medha te prapapembetuyra qe ajo ka ndaj shtetit.

    Pritet qė seanca e sotme tė shoqėrohet me debate tė ashpra ku opozita tė perserise kerkesen per shkarkimin nga detyra tė drejtorit te aviacionit civil Gazmend Dibra dhe ministrit tė transporteve Lulėzim Basha.

    Marre tek: http://www.a1tv.com.al
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o clay!
    shih mos na e sjell dot nje shkrim te mero bazes tek Tema.."kutia e zeze e albatrosit"..?

    thx..

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Ministria e brendshme pėrgatit reformėn nė policinė shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  4. Projekti Tiranė-Durrės mbeshtet nga Ministria e Transporteve
    Nga WaRrIoR nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 18:09
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •