Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 68
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kadarja.. disa her ka hedhur nje si ide a hipotez..

    ku eshte thesari ppsh-se.. ka then. ai..

    ai kot nuk flet.. dicka di nga kohet kur i kish ca miq te forte ne te perbrendshmet e ppsh-se..
    Korason..un jam armik i korrupsionit..por ne se.. toleroj ndonjehere .. kjo do ndodh vetem ne se me thone se..ka bo korrupsion Korasoni.. aty zihem mat..
    lol

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd
    --

    Pronarėt e kompanisė ajrore, tė angazhuar pėr llogari tė Sollakut nė pėrgatitjen dhe montimin e serialeve me ēimka

    Komision hetimor pėr origjinėn e pasurisė sė "Albatros"

    Zėdhėnėsi i Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi dje se do t'i propozojė Grupit parlamentar tė mazhorancės ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr qartėsimin e origjinės sė parave dhe transaksioneve pėr themelimin e kompanisė ajrore "Albatros", favorizimin politik tė kompanisė nė tregun e aviacionit, si dhe dėmin qė i ėshtė shkaktuar buxhetit tė shtetit nė favor tė kėsaj kompanie. Ndėrsa duke iu referuar tė ashtuquajturit pėrgjim tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Aviacionit Civil, Nishani tha se komisioni hetimor parlamentar do tė hetojė lidhur me qėllimin e manipulimit tė serialit tė ēimkave. "Opinioni publik ėshtė i njohur tashmė me dokumenta autentike, tė cilat tregojnė se kompania "Albatros" ka pėrfituar 40 pėr qind tė shpenzimeve operative tė Presidencės dhe 80 pėr qind tė shpenzimeve tė udhėtimeve tė Presidentit", deklaroi Nishani, duke nėnvizuar se nė kėtė rast shqiptarėt kanė tė drejtė tė shtrojnė pyetjen se pėrse taksat e tyre shkuan nga Presidenca tek xhepat e familjarėve tė Presidentit. Lidhur me debatin televiziv tė dy ditėve mė parė, Nishani tha se u faktua njė mashtrim skandaloz i pronarėve tė kompanisė, tė cilėt po pėrpiqen ta politizojnė ēėshtjen, me qėllim pagimin e borxhit kolosal qė i detyrohen shtetit. Duke u ndalur nė deklaratat e rreme tė pronarėve tė "Albatros"-it se kjo kompani ėshtė pronė e familjes Ferra, e cila e pėrgėnjeshtroi njė deklaratė tė tillė duke u distancuar nga kjo ēėshtje, Nishani hodhi dyshime tė forta mbi burimin e parave tė pėrdorura pėr themelimin e kėsaj kompanie. "Familjarėt e Presidentit deklaruan se pronari i "Albatros"-it ėshtė familja Ferra, e cila e pėrgėnjeshtroi menjėherė nė media kėtė deklaratė, duke konfirmuar se nuk ka asnjė lidhje me kėtė kompani, ēka do tė thotė se origjina e parave tė themelimit tė kėsaj kompanie ėshtė tepėr e dyshimtė", nėnvizoi mė tej zėdhėnėsi i Grupit parlamentar tė mazhorancės. Sipas tij, pronarėt e kėsaj kompanie kanė zgjedhur qė pėr llogari tė Sollakut, tė angazhohen pėr javė tė tėra nė pėrgatitjen dhe montimin e serialeve me ēimka, gjė qė siē u shpreh zėdhėnėsi i Grupit parlamentar mė tė madh nė Kuvend, u pranua nga vetė familjarėt e Presidentit. "Pėr tė gjithė ata qė ndjekin serialin gialo (xhalo) tė "Albatros"-it, del se pronarėt e tij nė vend qė tė kryejnė pagesėn e borxhit dhe tė vazhdojnė fluturimet, kanė preferuar qė pėr llogari tė Sollakut, tė pėrgatisin dhe tė montojnė njė serial me ēimka pėr njė kohė disa javore, siē e kanė deklaruar vetė ata", shtoi Nishani. Pėr tė gjitha kėto, vijoi mė tej ai, "do t'i propozoj Grupit parlamentar tė mazhorancės ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar, qė tė qartėsojė origjinėn e parave dhe transaksioneve pėr themelimin e "Albatros", favorizimin politik tė saj, dėmin e shkaktuar buxhetit tė shtetit nė favor tė kompanisė dhe qėllimet e manipulimit tė serialit tė ēcimkave". Dy ditė mė parė, ministri i Transporteve, Lulzim Basha, solli argumenta qė kompromentonin rėndė institucionin e Presidentit pėr favorizim financiar tė kompanisė sė familjarėve tė tij. Sipas ministrit Basha, vetėm brenda njė viti, Presidenca ka adresuar mbi 130 milion lekė nė drejtim tė kompanisė sė familjarėve tė Presidentit dhe vetėm 44 milion nė drejtim tė kompanive tė tjera, duke pėrdorur nė mėnyrė tė hapur paratė e taksapaguesve shqiptarė pėr fuqizimin e kompanisė sė tė afėrmve. Por, pėrveē kėsaj, Presidenti i Republikės ka pėrdorur pushtetin politik pėr tė ushtruar presion mbi institucionet e qeverisė, pėrkatėsisht Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil, pėr favorizim tė paligjshėm tė kompanisė sė familjarėve tė tij. Nėpėrmjet njė letre drejtuar kėtij institucioni, Presidenti urdhėron drejtorin e Pėrgjithshėm tė Aviacionit Civil qė tė mos licensojė njė kompani tjetėr fluturimesh, e cila plotėsonte tė gjitha kushtet, pasi ajo do tė konkuronte kompaninė e familjarėve tė tij.

    Ylber Drazhi

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    "Albatros", takimet qė pollėn skandalin

    Metamorfoza brenda njė muaji: Nga pėrzemėrsia, nė ftohtėsi


    Fillimisht ishin takime tė pėrzemėrta. Nė tė shumtėn e rasteve, tė kėrkuara nga vetė kreu i Aviacionit Civil Shqiptar, Gazmend Dibra, i cili nuk vonoi ta shfaqte qėllimin e tij. Bashkėbiseduesit e tij ishin vėllezėrit Aleksandėr dhe Valer Hoxha, nipėr tė Presidentit Alfred Moisiu (djemtė e sė motrės). Aleksandri, vėllai mė i madh, ėshtė presidenti i kompanisė ajrore "Albatros", fluturimet e sė cilės do tė pezulloheshin mė 1 shtator tė kėtij viti, vetėm pėrmes njė telefonate tė Dibrės nga Polonia. Asgjė tjetėr mė shumė. As edhe njė shkresė zyrtare, e cila mungon ende sot e kėsaj dite nė zyrat e kompanisė ajrore. Dhe i gjithė skandali duket se lidhet me kėrkesėn e mazhorancės parlamentare pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku.

    "Sollaku", drejt Presidencės

    Kėrkesa pėr shkarkimin e Sollakut iu drejtua Presidentit Alfred Moisiu, vetėm njė ditė pas votimit nė Kuvend. Mė 1 gusht, kėrkesa u nis drejt Presidencės, nga e cila erdhi njė tjetėr kėrkesė: Pėr tė marrė njė vendim sa mė tė drejtė, Kreu i Shtetit dėshiron dosjen e plotė qė posedon komisioni hetimor parlamentar. Ishte shenja e parė e rezistencės sė Moisiu. Pikėrisht, nė kėtė fillimgushti erdhi edhe ftesa e kreut tė Aviacionit Civil, njėkohėsisht edhe Sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Transporteve, Gazmend Dibra, pėr t‘u takuar me vėllezėrit Hoxha. Herė me njėrin dhe herė me tjetrin, shpesh nė zyrėn e tij nė ndėrtesėn e aviacionit, ai i ka pritur me pėrzemėrsi, pa harruar t‘u premtojė ndėrhyrje pėr tė zgjidhur situatėn e debitit, qė "Albatros", ashtu si shumė kompani tė tjera ajrore, i ka Aeroportit "Nėnė Tereza", njė shoqėri nė likuidim e sipėr. Edhe pse Dibrės nuk i takonte tė ndėrhynte nė njė marrėdhėnie dypalėshe kontraktuale.
    Ftesat pėr takim

    Takimet dhe bisedat mes drejtorit tė pėrgjithshėm tė Aviacionit Civil dhe vėllezėrve Hoxha ishin tepėr intensive nė dy javėt e para tė muajit gusht. Nė tė shumtėn e rasteve janė zhvilluar nė zyrėn e Dibrės dhe vetėm nė njė rast, nė barin qė ndodhet nė katin e tretė tė Kullave Binjake. Nė takimin e dytė, veē temės sė pėrhershme tė diskutimit, pasi i "ka rėnė nga Kina", Dibra e ka thėnė me fjalė tė pėrgjithshme qėllimin e tij. Pėr ta qartėsuar nė takimet e mėvonshme: Duhet firmosur Sollaku! Nė tė kundėrt, kompania "Albatros" do tė kishte probleme. Takimi i radhės u zhvendos nga zyra nė katin e tretė tė Kullave Binjake, nė njė bar, ku Dibra ėshtė pėrpjekur tė krijojė njė atmosferė sa mė shoqėrore, pėr ta thėnė sa mė troē: Duhet firmosur, sepse "pėrmasat janė tė tilla qė te ajo bythė (Sollaku) kanė mbetur. Tė tjerat kanė ecur gjėrat nė rregull". Madje, duke u treguar nipėrve tė Moisiut edhe itinerarin e dajės sė tyre (gjatė muajit gusht, Presidenti ka alternuar pushimet e tij me takime me drejtuesit lokalė tė disa qyteteve), nga Saranda nė Pogradec, u ka kėrkuar qė ata t‘i shkonin atje dhe t‘i luteshin pėr firmosjen e shkarkimit.

    Ftohja pas refuzimit

    Pėrzemėrsia e madhe e drejtorit Dibra, nė mė pak se njė muaj u kthye nė ftohtėsi totale. Nė javėn e fundit tė gushtit, ai u takua ndaras me Aleksandėr dhe Valer Hoxhėn, te tė cilėt vuri re qartė refuzimin e tyre "pėr tė ndėrhyrė te daja". Jo mė si zakonisht, qė shtrohej duke kuvenduar, herėn e fundit e ka pritur Valer Hoxhėn nė zyrė, duke i rezervuar vetėm pak minuta bisedė nė kėmbė. I ka bėrė tė ditur se do tė largohej pėr "ca ditė" jashtė Shqipėrisė, nė Poloni, nga telefonoi pėr pezullimin e fluturimeve. Pas kthimit nė atdhe, nė njė takim tė fundit, nuk u ka dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė shumta tė vėllezėrve Hoxha. "Nuk do tė fluturoni", u ka thėnė disa herė atyre, duke u lėnė tė kuptojnė se "nuk e kishin kryer porosinė".


    SHKRESA


    Basha, porosi tė veēanta pėr "Belle Air"

    Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka dhėnė "porosi tė veēantė pėr licencimin e kompanisė ajrore ‘Belle Air‘". Nė shkresėn me numėr protokolli 926, tė Drejtorisė sė Transportit Ajror, nė dikasterin e drejtuar prej tij, pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil, thuhet shprehimisht: "Mbėshtetur nė kėrkesat e Udhėzimit 860, datė 22.09.2004 ‘Pėr lėshimin e autorizimit pėr Operim Ajror dhe lėshimin e Certifikatės pėr Operim Ajror (COA)‘ dhe nė pėrputhje me porositė e veēanta tė Ministrit pėr kėtė licencim, Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil tė ushtrojė me kompetencė dhe pa vonesa tė gjitha kontrollet e nevojshme dokumentare dhe faktike..."


    URDHRI


    Berisha: Tė verifikohen ankesat e "Albatros"

    Mė nė fund ka reaguar edhe Kryeministri Sali Berisha pėr ēėshtjen "Albatros". Dje, ai ka urdhėruar Departamentin e Kontrollit tė Brendshėm pranė Kėshillit tė Ministrave pėr tė verifikuar tė gjitha ankesat dhe pretendimet e kompanisė ajrore tė pezulluar qė prej 1 shtatorit. Zėdhėnėsi i Kryeministrit tha se "Berisha ka marrė nė datėn 11 shtator njė ankesė nga kompania ‘Albatros‘, nė lidhje me pretendime pėr shkelje tė rregullave administrative nga ana e institucioneve publike tė aviacionit civil". Sipas zėdhėnėsit, "Kryeministri ka urdhėruar Departamentin e Kontrollit tė Brendshėm tė Kėshillit tė Ministrave pėr tė verifikuar tė gjitha kėto pretendime. Konkluzionet e kėtij verifikimi do t‘i bėhen tė njohura publikut".

    KRONOLOGJIA


    1 qershor 2006: Mblidhet komisioni hetimor parlamentar "Sollaku", kryetar i tė cilit ishte deputeti i Partisė Demokratike, Astrit Patozi. Mazhoranca miratoi planin e hetimit, ndėrsa minoranca pretendoi se nuk ishte njohur me kėtė plan.


    Qershor-korrik 2006: Gjatė mė shumė se dy muajve punė, vetė kryeprokurori Sollaku ishte i pranishėm disa herė nė mbledhjet e komisionit, ndėrsa bashkėshortja e tij, gjyqtarja Zeqine Sollaku, dha shpjegime mbi ēėshtjen e biznesmenit grek, Vurvakis, i cili, gjithashtu, ka qenė i pranishėm nė njė nga mbledhjet e komisionit hetimor, ashtu sikurse disa prokurorė.


    27 qershor 2006: Kryetarėt e grupeve parlamentare tė opozitės u takuan me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, tė cilės i kėrkuan tė ndėrhyjė pranė komisionit hetimor pėr tė respektuar procedurat e pėrcaktuara nė rregullore dhe pėr mėnyrėn e votimit.


    4 korrik 2006: Mbyllet komisioni hetimor. Nė mbledhjen e parafundit tė tij, nė tė cilėn opozita nuk ishte e pranishme, sėrish u vendos mbyllja e shqyrtimit, mbledhja dhe paraqitja e provave nga komisionerėt.


    12 korrik 2006: Leximi i raportit pėrfundimtar tė komisionit hetimor parlamentar "Sollaku" zgjat pėr mbi 4 orė. Kryetari Patozi u ndėrpre disa herė gjatė leximit tė raportit nga deputetėt e opozitės, tė cilėt kėrkuan tė lexojnė raportin e pėrgatitur prej tyre.


    17 korrik 2006: Deputetėt debatojnė mbi raportin e komisionit hetimor parlamentar. Opozita vazhdoi kėmbėnguljen pėr leximin pa kushte edhe tė raportit tė saj "pėr zhvillimet nė kėtė komision". Debatet zgjasin pėr mė shumė se njė javė.


    31 korrik 2006: Mazhoranca voton pėr shkarkimin e kryeprokurorit tė vendit dhe kėrkesėn ia dėrgon Presidentit Alfred Moisiu, i cili, sipas Kushtetutės, mund ta firmosė ose jo kėtė kėrkesė.


    3 gusht 2006: Pas kėrkesės sė Kreut tė Shtetit, Kuvendi i dėrgon Moisiut dosjen e plotė tė komisionit hetimor parlamentar pėr Sollakun.


    Gusht 2006: Nė intervale tė ndryshme kohore, drejtori i pėrgjithshėm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, takon herė Presidentin e "Albatros Airways", Aleksandėr Hoxha, dhe herė vėllain e tij, Valerin, tė cilėve, nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar, u kėrkon tė ndėrhyjnė te Presidenti Moisiu (daja i vėllezėrve Hoxha) tė shkarkojnė Sollakun.


    1 shtator 2006: Gazeta "Shqip" ishte e vetmja qė botoi lajmin mbi pezullimin e fluturimeve pėr kompaninė "Albatros". Drejtori i pėrgjithshėm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, pėrmes njė telefonate nga jashtė shtetit, i bėri tė ditur njėrit prej bashkėpronarėve tė kompanisė, Aleksandėr Hoxhės, urdhrin pėr pezullimin e fluturimeve.


    5 shtator 2006: Nga Drejtoria e Aviacionit Civil del shkresa e parė zyrtare pėr shkakun e pezullimit tė fluturimeve pėr "Albatros". Sipas saj, shkaku nuk ishte borxhi qė kjo kompani i ka Aeroportit "Nėnė Tereza", ashtu siē ishte deklaruar mė parė nga vetė kjo drejtori.


    6 shtator 2006: Gazeta "Shqip" botoi njė pjesė tė transkriptuar tė bisedės sė parė midis drejtorit Dibra dhe bashkėpronarit Hoxha, i cili ėshtė nipi i Presidentit Alfred Moisiu. Gjatė bisedės, duket qartė presioni qė po ushtrohet ndaj Kreut tė Shtetit pėr tė shkarkuar Prokurorin e Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, nė shkėmbim tė lejimit tė fluturimeve pėr "Albatros".


    7 shtator 2006: "Shqip" boton njė pjesė tjetėr tė bisedės midis Dibrės dhe Hoxhės.


    8 shtator 2006: Presidenti Moisiu flet pėr "Albatros". "Ajo ėshtė njė kompani private, pavarėsisht se kush ėshtė atje pronar apo bashkėpronar. Njė kompani qė ėshtė ngritur mbi rregullat e kėtij shteti do tė vazhdojė punėn dhe tė kėrkojė tė drejtat e saj, siē janė ligjet e kėtij vendi", tha ai nė njė konferencė shtypi, gjatė sė cilės, ēėshtjen "Sollaku" e konsideroi "juridike".


    11 shtator 2006: Nė emisionin e parė tė kėtij fillimsezoni tė "Fiks Fare", u dha e plotė biseda midis drejtorit tė Aviacionit Civil dhe bashkėpronarit tė "Albatros", Hoxha. Biseda mes tyre, e regjistruar nė kasetė audio, u ndoq edhe nga deputetėt e Kuvendit, tė cilėt i kishin kėrkuar mė parė Kryetares Jozefina Topalli ndjekjen e emisionit tė "Fiks Fare" pėr tė dėgjuar bisedėn e regjistruar. Deri atėherė ishte vėnė nė dyshim ekzistenca e kėsaj kasete.


    12 shtator 2006: Prokuroria e Tiranės nis hetimet pėr kėtė skandal, ndėrsa politika ka reaguar nė mėnyra tė ndryshme. Partia Socialiste kėrkoi dorėheqjen e Kryeministrit Sali Berisha, ndėrsa Partia Demokratike e cilėsoi "skandal" njė letėr tė kabinetit tė Presidentit Moisiu dėrguar Drejtorisė sė Aviacionit Civil pėr "konkurrencė tė pandershme nga ana e kompanisė ‘Belle Air‘".


    12 shtator 2006: Berisha shprehet pėr herė tė parė mbi pėrgjimin e bisedės, duke e konsideruar atė si "njė histori ēimkash"


    14 shtator 2006: Opozita kėrkon interpelancė me Kryeministrin Berisha pėr ēėshtjen "Albatros"


    14 shtator 2006: "Albtransport" publikon listėn e kompanive ajrore, qė janė debitore ndaj saj. "Albatros" nuk ėshtė borxhliu i vetėm ndaj kėsaj shoqėrie


    15 shtator 2006: Gazeta "Shqip" boton tė plotė bisedėn e dytė, kėsaj radhe midis Valer Hoxhės dhe Gazmend Dibrės, ku ky i fundit, kėrkesėn pėr shkarkimin e Sollakut, nė kėmbim tė fluturimeve tė "Albatros", e bėn nė emėr tė Kryeministrit dhe ministrit tė tij.

    Kete e gjeta sot ne gazeten Shqip.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55
    Data: 16/09/2006, ora

    Tre aksionerė tė “Albatrosit”, tė barabartė me njė Dullė Baxhė



    Nuk dihet se nga kush u gėnjyen apo ēfarė garancish i entuziazmuan, kjo me saktėsi do tė zbulohet me siguri gjatė komisionit hetimor parlamentar qė mazhoranca ka paralajmėruar tė ngrejė pėr ēėshtjen nė fjalė, por drejtuesit dhe aksionerėt e kompanisė ajrore “Albatros”, i kanė bėrė hesapet pa hanxhinė, teksa tė ndėrgjegjshėm se ishin deri nė grykė me borxhe, tė diskredituar nga ēdo aeroport i botės pėr dhjetėra anomali teknike, vendosėn qė tė futen nė hullitė e politikės sė ditės, duke shėrbyer as mė shumė e as mė pak si njė salvaxhente pėr Presidentin e Republikės, qė i mbytur nga lidhje tė shumėfishta me rrjetet mafioze, nuk mundet tė firmosė dekretin e shkarkimit pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, pėr mė tepėr, si njė kafshatė pėr gojėt e uritura tė lidershipit socialist, tė cilėt, tė mbyllur si nė Kullėn e Fildishtė, tuten pas njeri-tjetri nga frika e ndėshkimit prej drejtėsisė, si rrjedhojė e mėkateve 8-vjeēare nė pushtet. Sashės, nipit tė Moisiut, Valerit dhe Albens Vokopolės, nuk i mbeti gje tjetėr, veēse tė bėheshin qesharakė, duke deponuar publikisht emra tė rremė aksionerėsh, nė njė kohė qė fatkeqėt me mbiemrin Ferra, nuk mund ta kuptonin shakanė e hidhur tė kėtyre “biznesmenėve”, tė kthyer qė tė tre nė Dullė Baxhai, nė sigurimsa tė rėndomtė, qė do tė ishin tė gatshėm tė sakrifikonin gjithēka, veē qė tė dilnin tė larė nga kjo mesele. U pretendua pėr “presione mafioze” ndaj kreut tė shtetit, presione qė sipas eksponentėve tė opozitės e kishin origjinėn tek kreu i mazhorancės, megjithatė, faktet ishin kokėforta: 900 mijė euro borxhe tė pashlyera dhe 2 pezullime tė njėpasnjėshme, si nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil, ashtu edhe Enti Kombėtar i Aviacionit Civil nė Itali. Do tė ishte qesharake, me kėtė rast, po tė pretendohej se ēėshtja e Sollakut ka shkaktuar njė konspiracion ndėrkombėtar, duke arritur deri tek deklarata se administrata shqiptare ka manipuluar atė italiane. Madje, pavarėsisht akuzave dhe hipotezave pa doganė, tė dala nga selia rozė, sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, e tha prerė dje se “ne nuk na intereson nėse kjo kompani ka apo jo borxhe, porse a ka gisht Berisha nė kėtė punė?!”, ēka do tė thotė se standardi moral i tė gjykuarit dhe vepruarit tė kėsaj opozite ėshtė inekzistent. E nė kėtė mes, Dullė Baxhajve tė “Albatrosit” nuk u mbetet gjė tjetėr, veēse tė fabrikojnė alibi tė re pėr ta larguar, sa tė jetė e mundur, pėrgjegjėsinė prej vetes, nė pritje tė ndonjė “akti heroik” tė Dajės sė Madh, Alfredit qė, pėr hir tė sė vėrtetės, e ka dashur aq shumė lavdinė, sa shpiku edhe sindromėn e “Partizanit tė Vogėl Velo”.

    Re. Po.
    Data: 16/09/2006, ora

    Hetime pėr tė kuptuar si u ngrit kompania “Albatros” me ndihmėn e fondeve tė presidencės



    Opinioni publik ėshtė njohur tashmė me dokumente autentike, tė cilat tregojnė se kompania "Albatros" ka pėrfituar 40% tė shpenzimeve operative tė Presidencės dhe 80% tė shpenzimeve tė udhėtimeve tė Presidentit. Nė kėtė rast, shqiptarėt kanė tė drejtėn tė dinė pėrse taksat e tyre shkuan, nga Presidenca, tek familjarėt e Presidentit



    Zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi dje, gjatė njė konference pėr shtyp, se "do tė propozojė ngritjen e njė komisioni hetimor pėr ēėshtjen “Albatros"”. Zoti Nishani u shpreh, se "komisioni hetimor do tė hetojė mbi origjinėn e parave dhe transaksioneve pėr themelimin e "Albatrosit", favorizimin politik tė kompanisė nė tregun e aviacionit, dėmin e shkaktuar buxhetit tė shtetit nė favor tė kėsaj kompanie, si dhe qėllimet e manipulimit tė serialit tė “ēimkave'". "Opinioni publik ėshtė njohur tashmė me dokumente autentike, tė cilat tregojnė se kompania "Albatros" ka pėrfituar 40% tė shpenzimeve operative tė Presidencės dhe 80% tė shpenzimeve tė udhėtimeve tė Presidentit", tha zoti Nishani, duke shtuar, se "nė kėtė rast, shqiptarėt kanė tė drejtėn tė dinė, pėrse taksat e tyre shkuan, nga Presidenca, tek familjarėt e Presidentit". Gjithashtu, zoti Nishani, duke komentuar debatet televizive nė lidhje me kėtė ēėshtje, tha se "familjarėt e Presidentit deklaruan se pronar i "Albatrosit" ėshtė familja Ferra, e cila e pėrgėnjeshtroi menjėherė nė media kėtė deklaratė, duke konfirmuar se nuk ka asnjė lidhje me kėtė kompani, ē'ka do tė thotė se origjina e parave tė themelimit tė saj ėshtė tepėr e dyshimtė". "Pėr gjithė ata qė ndjekin serialin “giallo” tė "Albatrosit", del se pronarėt e tij, nė vend tė kryejnė pagesėn e borxhit dhe tė vazhdojnė fluturimet, kanė preferuar qė pėr llogari tė Sollakut tė pėrgatisin dhe montojnė njė serial me ēimka, pėr njė kohė disajavore, siē e deklaruan vetė ata", deklaroi zoti Nishani.

    Re. Po.

    -----------

    Korrieri shkruan:

    --




    Sollaku, darke me Meidanin


    E Marte, 12 Shtator 2006

    Duket se ceshtje e shkarkimit te kryeprokurorit Sollaku, si dhe kerkesat e ethshme e mazhorances nepermjet presionit ndaj njerezve te Presidentit per ta firmosur, nuk ka kaluar pa aktivizuar dhe vete Prokurorin e Pergjithshem, i cili mbreme ne nje nga lokalet VIP te Tiranes, ka qene ne nje darke me ish-Presidentin Rexhep Meidani. Me te cilin mesohet se ka shkembyer mendime per situaten me te fundit. Duke qene nje njohje e vjeter, keshilltar juridik i tij, i mbartur nga Berisha, nuk mendohet se ka kaluar pa kerkuar mbeshtetjen e ish-kreut te shtetit.

    Presioni ndaj Moisiut, ja biseda skandaloze

    Eshte zbardhur biseda mes drejtorit te aviacionit civil, Gazmend Dibra, dhe aksionerit te kompanise ajrore “Albatros”, Aleksander Hoxha, nipi i Presidentit. “Fiks Fare” ben publik skandalin, ku njeriu i Berishes kerkon nga nipi i Moisiut, qe te ndikoje per firmosjen e shkarkimit te Sollakut, ne kembim te vazhdimit te aktivitetit

    Skandali i pergjimit te bisedes mes drejtorit te Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, dhe aksionerit te kompanise ajrore “Albatros”, ne takimin e pare te gushtit eshte zbardhur mberme ne emisionin “Fiks Fare”. Ne kete bisede te shkurter te transkriptuar, shihet qarte se i emeruari i kryeministrit i kerkon pazar Hoxhes, qe te nderhyje tek daja i tij, Presidenti Moisiu, per te shkarkuar Prokurorin e Pergjithshem Sollaku. Nje skandal i permasave te medha, qe tregon se cfare luhet ne kulisat e politikes, se si trajtohen institucionet e pavarura dhe per me teper, sa garanci kane keto presione teksa i behet shantazh edhe vete Presidentit te Republikes. Per te mos lene vend per shume komente, flet vete dialogu i pergjuar, po e botojme te plote.

    Takimi i pare, mesi i muajit gusht:

    Sasha – Nejse, Gazo, rrofsh! Tani kalojme tek tema e dites. Tani ne shkuam atje, sepse ne u mblodhem dhe folem, pasi ti e di qe eshte problemi i Benes.

    Valeri – Bena eshte goca e Alfredit

    Sasha – Tani edhe Benen e kane therritur, se do te bashkojne maternitetet ...

    Gazi – S’e di ...

    Sasha – E kane thirrur. E kane lene dhe ceshtjen e saj varur, keshtu lart e poshte. Bena gjeti menyren e komunikimit, mesazhit, se komunikim nuk quhet.

    Sasha – Jo, po mire, se mos na ben ndonje gje tjeter neser ai ...

    Valeri – D.m.th kush eshte, si me thene garancia, garanci s’mund te thuash, po kush eshte predispozicioni?

    Sasha – Se na del neser me emeruar ndonje polic, kot po flas...

    Gazi – Behem une garanci... se edhe une me te marrme e kam, se dhe mua ma japin ...

    Sasha – Se neser do me emeruar ndonje polic, po flas kot, ... dhe dalin prape keto pune e keto muhabete. Se ne te z. Alfred shkojme me ndjenjen e dashamiresit.

    Gazi – Sigurisht, kjo duhet te ishte zgjidhur qe me perpara, rehat, pa ardhur keto zullume. Ata jane gjelat. Fjala eshte, ajo qe s’eshte bere perpara, te behet tani, kjo eshte.

    Gazi – Kjo eshte, pra, kjo, qe po te them une, ate qe s’e kam bere perpara, te mundohet ta beje tani. Duhet kuptuar kjo dhe duhet kuptuar tamam. Pse s’e kane bere perpara, pse s’e kane gjetur gjuhen si duhet dhe s’ishte nevoja me u mor ne me ate.

    Sasha – Nejse, ai ne fakt e ka kerkuar per t’u takuar, po Sala mban gjithmone qendrimin e asaj, qe eshte bere pishman, qe ...

    Gazi – Keshtu qe, ajo qe me pyet ti mua, eshte e sigurt qe ...

    Sasha – Po bejme muhabet shokesh

    Gazi – Po, po ben muhabet me mua. Po ta thosha une personalisht, do te thosha: deri ketu jam.

    Sasha – Jo, se do shkojme...

    Gazi – Jo normale, normale!

    Sasha – Do shkoj t’i them atij dhe ai, kete pyetje do beje. Mire, Sasha e mbyllet kete problem. Neser ... ju bejne prape bllokime?

    Gazi – E kam bere une perpara kete pune, e kam bere une perpara kete pune ... une kam nje faqe, d.m.th e lidh me veten une. Se tani ky behet problemi im, e kupton.

    Sasha – Jo, ne ne emer tend kemi folur, te jem i sinqerte...

    Gazi - Tani kete gje s'ta ka kerkuar Gazi, une do te thosha...

    Sasha - Qarte, sepse dhe une duhet te ...

    Gazi - Kaq. Kuptohet nuk mund ta kerkoj une kete.

    Sasha - ... Per mua nuk ka rendesi fare, Sollakun une nuk e njoh dhe nuk dua t'ia di fare, une kam nje biznes dhe une jam dakord qe cdo gje, vella i dashur, te shkoje sic eshte me mire per shtetin, shqip muhabeti. Une do punoj sot, do punoj neser, do punoj pasneser. Jemi vetem me sikletet qe ti i di fare mire. Keshtu qe per ne, do bejme maksimumin tone, d.m.th, e them pa diskutim fare...

    Gazi - Po ta kisha ditur qe perpara , do ta kisha thene tulle...

    Sasha – Per nje ***** Sollaku...

    Gazi – Degjo, u bashkuan ne te tilla permasa, permasat jane te tilla qe per kete ***** ka ngec, d.m.th, te tjerat kane ecur te gjithe ne rregull, kjo eshte e dukshme, problemi eshte ...

    Sasha – problemi eshte qe, nese i kalojme keto, po-jo, e keshtu me radhe, kuptohet, ndoshta edhe ai eshte ... ndoshta eshte edhe ajo qe te thashe ate, d.m.th, pse duhemi ne?

    Gazi – Ai duhet ta mbylle sa me shpejt, une them nje gje, qe keto jane nivele jashtezakonisht mirekuptimi, kjo eshte e gjitha, asnje gje tjeter, kete e kuptoj une qarte fare.

    Sasha – Te pakten ne do na leni te punojme normalisht?

    Gazi – Une s’mund te genjej sot ... por megjithese, ju punoni vete o burre

    Sasha – Jo, jo per ty kemi nevoje. Per ty kemi nevoje

    Gazi – Ta mbarojme kete pune. Une do t’ju them nje gje o te uruar, ju jeni marre me langaraqa, me ... s’ke nevoje fare, a e kupton. Ti ke hyre ne biznes. Une jam detyruar te pakten, sigurine, se ajo eshte gjithe problemi qe e kemi, ti , pa leje, pa mua ... kjo na duhet ne, mos them biznesin tend ti do ndihmohesh, do bohesh, ti i ke te gjithe, ti nuk ke nevoje te paguash njeri fare, ketu ore dua kete gje – hajde merre, ore per kete gje kam kete problem, me duhet nje jave kohe. Po ore, nje jave ta bejme, s’ke nevoje ore, kam tjeter mentalitet une, nuk kam mentalitet keshtu

    Sasha – Qarte

    --

    --------------------------



    hmmm.. darke me mejdanin sallaku..
    interesant..
    si athere kur u vra genc Sina.. me mejdanin ishte sallaku..
    Arapi priste diku sinjalin nga skar..
    ????????


    misterioz ky mejdani.. i qeshur.. i urte.. por.. do jet djalli vete..
    ndoshta ky i ka celsat e ca gjerave..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-09-2006 mė 09:07

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    55
    Data: 16/09/2006, ora


    Zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi dje, gjatė njė konference pėr shtyp, se "do tė propozojė ngritjen e njė komisioni hetimor pėr ēėshtjen “Albatros"”. Zoti Nishani u shpreh, se "komisioni hetimor do tė hetojė mbi origjinėn e parave dhe transaksioneve pėr themelimin e "Albatrosit", favorizimin politik tė kompanisė nė tregun e aviacionit, dėmin e shkaktuar buxhetit tė shtetit nė favor tė kėsaj kompanie, si dhe qėllimet e manipulimit tė serialit tė “ēimkave'".

    -----------

    Korrieri shkruan:

    Sollaku, darke me Meidanin


    hmmm.. darke me mejdanin sallaku..
    interesant..
    si athere kur u vra genc Sina.. me mejdanin ishte sallaku..
    Arapi priste diku sinjalin nga skar..
    ????????


    misterioz ky mejdani.. i qeshur.. i urte.. por.. do jet djalli vete..
    ndoshta ky i ka celsat e ca gjerave..
    O zot sa shtet i mbrapasht!

    Fton te investojne me 1- Euro...dhe pastaj si ajo konga... dhashe 1 me hy ne valle po jap 500 e sdel fare.

    Ky Patozi eshte fashist ne vend te kerkoj te falur si shtet kompanise ajrore qe e kane blokuar tani thote qe do hetojme origjinen e parave kur eshte krijuar kompania. Ne as shtet nuk jemi as kurr sdo jemi. Pse ti o zoteri nuk ja hetove parate ketij zoterise para se ti jepje license fluturimi?

    Brari ti jeto ne evrope nese nuk jam gabim. Ke pare ti ndonje kompani private te blokohet se ka borxhe? Ne vend qe shteti ku kjo kompani paguan taksa ta mbroj shteti jone bene te kunderten e blokon dmth shqip puro falimento. Mire ti si shtet nuk i ofro ndihme apo asistence me specilaistat e tua ksaj kompanise qe te dale nga borxhi pse bene te kunderten. Si mendon ky shteti jone qe duke pezulluar aktivitetin kompanise do ta detyroj te paguaj borxhet?

    Mire doli kaseta se ktij muhabeti i doli tymi. Mileti beso ne qeveri. Kur thot qeveria kshtu ene ne besojme. Por kur qeveria thote kshu...ene kaseta ashtu o turp per qeverine te genjej popullin qe i dha voten me 3 korrik. Kshtu qe shgaravinat e 55es dhe temes dhe logjet e Bashes sikur borxhi ishe shkaku i mbylljes ishte genjeshter dhe Basha me rrena dhe furca smund te bohet kurr kryetar bashkie ne tiran.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    vagabondo_nyc Brari ti jeto ne evrope nese nuk jam gabim. Ke pare ti ndonje kompani private te blokohet se ka borxhe? Ne vend qe shteti ku kjo kompani paguan taksa ta mbroj shteti jone bene te kunderten e blokon dmth shqip puro falimento. Mire ti si shtet nuk i ofro ndihme apo asistence me specilaistat e tua ksaj kompanise qe te dale nga borxhi pse bene te kunderten. Si mendon ky shteti jone qe duke pezulluar aktivitetin kompanise do ta detyroj te paguaj borxhet?
    Ne evrope shteti e ka te ndaluar me ligj te subvencionoje firmat private me fondet e shtetit , dhe kur zbulohet behet nomi dhe japin dorheqjen shume koka .
    larguar forever

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Ne evrope shteti e ka te ndaluar me ligj te subvencionoje firmat private me fondet e shtetit , dhe kur zbulohet behet nomi dhe japin dorheqjen shume koka .

    Ku e gjete fjalen "subvenciono"j?

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga vagabondo_nyc
    Ku e gjete fjalen "subvenciono"j?
    me fal nga shpejtesia e thash ne italisht

    ne shqip mund te jete financoj apo ndihmoj
    larguar forever

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Ne evrope shteti e ka te ndaluar me ligj te subvencionoje firmat private me fondet e shtetit , dhe kur zbulohet behet nomi dhe japin dorheqjen shume koka .

    Kete e dija po si duket edhe ne Itali e kemi situaten alla-shqiptarēe.
    Fiat,Alitalia,Parmalat vetem per te bere disa emra midis vorbulles te ndihmave shteterore.

    Sa per Albatros-in.
    Nuk duhej bllokuar por duhej gjetur menyra per te lare borxhet.900.000 € eshte shume qesharake per ata qe perdite luajne me qindra e mijera euro.Kush ka njohje ne shtresat qe per popullin jane te padukshme e din shume mire qe keto shifra jane qesharake.

    Ne Shqiperi edhe pulat e dijne kush eshte bosi i BelleAir,kush financion kete shoqeri.Siē dihet edhe kush jane ministrat qe perdite marrin ryfshet.
    Ju jetoni sapodak realitetin shqiptar apo shkoni vetem per turizem andej?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga leci : 16-09-2006 mė 14:33
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    I di o Leci edhe ato te Fiatit Alitalias e ma radhe por nuk mund te krahasohen me albatrosin tone Fiati mban ne pune gjysmen e Italis dhe ndihmat nuk ishin direkte por indirekte si rotamacion etj duke bere edhe xhirimin e lekut dhe levizjen e ekonomise kurse albatrosi jon i fut te gjitha paret ne xhep te vet, ndersa Parmalat ishte shteti me ( Banka di Roma) ai qe ja futi per te shpetuar cirion dhe ndonje tjeter ajo ishte mafje shteterore dhe jo financim .

    Ne Shqiperi une vertet shkoj si turist por sapo futem paguaj taksat e makines po ashtu edhe te miat kur dal dhe nuk me lene te kaloj pa i paguar pse dikush tjeter nuk duhet ti paguaj dhe te ndihmohet nga shteti per me teper qe merret me tregeti dhe fiton.

    Por ne Shqiperi te gjith e duan fitimin puro 100% pa taksa kur cdo njeri prej nesh shkon me avion ne bilete jane edhe taksat qe paguhen nga ne dhe pervetesohen nga kompania nuk me duket e drejt.

    megjithate mua nuk me bohet vone fare per cka bohet anej se nuk ndryshoj dot gje kot me prish nervat...
    larguar forever

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Ministria e brendshme pėrgatit reformėn nė policinė shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  4. Projekti Tiranė-Durrės mbeshtet nga Ministria e Transporteve
    Nga WaRrIoR nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 18:09
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •