Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ministria e Transporteve bllokon fluturimet e "Albatros"

    “Albatros”: Bllokimi i fluturimeve i padrejte

    E Shtune, 02 Shtator 2006

    Bllokimi i fluturimeve te kompanise “Albatros” eshte bere per shkak te lidhjeve personale te ministrit te Transporteve, Lulzim Bashes, me kompani te tjera ajrore. Kjo ka qene deklarata e nendrejtorit te kompanise “Albatros”, Ilir Zeka, lidhur me vendimin e Drejtorise se Pergjithshme te Aviacionit Civil per pezullimin e fluturimeve te kesaj kompanie. “Pezullimi i fluturimeve te kompanise “Albatros” eshte i jashteligjshem, pasi ne nuk jemi njoftuar zyrtarisht per kete vendim, megjithese urdhri nga DPAC-ja eshte zbatuar qe dje ne oren 13:00”, deklaroi Zeka. Sipas nendrejtorit te “Albatrosit”, kjo shoqeri i detyrohet “Albtransportit” rreth 400 mije dollare, qe jane ne faze shlyerje dhe kete ai e faktonte me korrespodencen qe kishte me kete kompani. “Mua me ben te mendoj se ketu, shkaku i bllokimit tone nuk eshte borxhi, pasi jane 12 kompani ajrore qe i kane borxh “Albtransportit” dhe shoqeria jone ndodhet ne vendin e 6-te per sa i perket shumes qe i detyrohet, por eshte konflikti i interesave qe ka ministri i Transporteve, Lulzim Basha. E gjithe kjo loje behet per te ruajtur kompani te caktuara dhe me konkretisht kompanine “Belle Air”, dhe eshte pikerisht ministri Basha, ai qe i mbron interesat e kesaj kompanie, pasi dy femijet e drejtorit te Drejtorise se Sigurimit Ajror, Luan Jaupi, punojne ne kete kompani fluturimesh”, deklaroi Zeka.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Belle Air”: “Albatros”, kompani debitore ne “Albtransport”

    E Shtune, 02 Shtator 2006

    Pezullimi i fluturimeve te kompanise “Albatros” eshte i drejte, pasi ajo rezulton debitore ndaj kompanise “Albtransport”. Ky ka qene reagimi i drejtorit te pergjithshem te kompanise “Belle Air”, Arbi Xhelo, menjehere pas deklarates se nendrejtorit te kompanise “Albatros”, Ilir Zeka, i cili theksoi se shkak i bllokimit te kesaj kompanie eshte mbeshtetja qe i jepet “Belle Air”. “Une dua te theksoj se, kompania “Belle Air” nuk ka asnje mbeshtetje nga qeveria, perkundrazi ne operojme vetem ne perputhje me tregun”, deklaroi Xhelo. Kjo eshte hera e trete sipas Xhelos, qe bllokohet kompania “Albatros”, pasi edhe gjate vitit 2004 dhe gjate vitit 2005 jane marre dy vendime te njejta me kete qe eshte dhene nga Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil. Drejtori i “Belle Air” ka lidhur funksionimin e kompanise “Albatros” me Presidentin Alfred Moisiu, pasi administratori i kesaj kompani eshte nip i Presidentit. “Dua te theksoj se kjo kompani i detyrohet “Albtransportit” nje shume prej 430 mije eurosh dhe kjo shume eshte mbartur qe nga koha qe ka qene drejtor i kesaj kompanie Aleksander Hoxha, i cili eshte burri i mbeses se Presidentit Moisiu, Entela Uci, njekohesisht edhe aksionere e kompanise “Albatros””, theksoi Xhelo. Sipas tij, kjo lidhje ka detyruar marrjen e ketij vendimi, per bllokimin e fluturimeve te kesaj kompanie.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bllokimi yne per interesa te politikes

    E Diele, 03 Shtator 2006

    Kompania Ajrore “Albatros” akuzon politiken shqiptare, per denim te qellimshem te kesaj kompanie. Pas urdhrit te Drejtorise se Pergjithshme te Aviacionit Civil per bllokimin e fluturimeve te kesaj kompanie, si pasoje e nje borxhi prej 400 mije dollaresh, dje ketyre te fundit u eshte komunikuar edhe nje shkak i ri per urdhrin e bllokimit. Sipas drejtuesve te “Albatrosit”, “dje ne mesdite, duke cenuar te gjithe rregullat normale te komunikimit ligjor dhe te biznesit, Drejtoria e Aviacionit Civil e gjendur ne veshtiresi para mungeses se argumenteve qe cuan ne bllokimin e aktivitetit te “Albatros Airways”, leshuan akuza te reja te pambeshtetura ne adrese te kesaj kompanie. Nga nje urdher telefonik i drejtuesit te DPAC-it qe bente fjale per mospagim borxhi, u kalua ne akuza te reja mbi te ashtuquajturat mangesi teknike”. Tashme, pas reagimit te para dy diteve, nendrejtori i kesaj kompanie deklaroi se, “ne denoncojme publikisht, nje perzierje te rrezikshme te interesave te biznesit me ato te politikes se dites. Ne kemi te dokumentuar ne te gjitha format; me letra, me audio, internet, e-mal etj., dhe do i bejme publike keto prova”.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk kam interesa ne kompanine “Belle Air”

    E Diele, 03 Shtator 2006

    Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, pergenjeshtron deklaraten e kompanise ajrore “Abatros”, se ai ka interesa te drejtperdrejta ne kompanise ajrore “Belle Air”. Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i Bashes theksoi se “Ministri Lulzim Basha deshiron te hedhe poshte trillimin e turpshem te njerit prej perfaqesuesve te shoqerise “Albatros”, te shprehur ne disa media, sipas te cilit, te aferm te ministrit Basha jane te punesuar prane nje shoqerie ajrore shqiptare". Sipas kesaj deklarate, informohet opinioni publik, “qe asnje i aferm i ministrit Basha apo pjesetar i rrethit te tij familjar, nuk eshte dhe nuk ka qene asnjehere i punesuar prane ndonje shoqerie ajrore”. Nderkohe, Drejtoria e Aviacionit Civil Shqiptar shpjegoi dje arsyet e pezullimit te fluturimeve te kompanise ajrore “Alabatros”. Sipas njoftimit te DPAC-it, kjo kompani ka mungesa ne dokumentacionin teknik dhe financiar, qe per momentin bejne te pamundur realizimin e fluturimeve nga Shqiperia ne destinacione te tjera. Reagimi i ministrit Basha dhe i DPAC-it erdhi pas akuzave te bera nga nendrejtori i kompanise “Albatros”, i cili akuzoi se bllokimi i kesaj kompanie po behet per interes te kompanise ajrore “Belle Air”.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bllokimi i “Albatros”, ministria e paqarte

    E Marte, 05 Shtator 2006

    Aeroporti “Nene Tereza” kerkon zhvillimin e bisedimeve me shoqerine ajrore “Albatros”, ndersa Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil ka vendosur pezullimin e fluturimeve. Edhe pala italiane kerkon sqarime per vendimin e ministrise se drejtuar nga Lulzim Basha, por ende DPAC nuk ka nje justifikim zyrtar

    Aeroporti “Nene Tereza” kerkoi dje zhvillimin e bisedimeve me shoqerine ajrore “Albatros”, lidhur me rakordimin e vlerave te faturave dhe borxhin e pretenduar mes paleve. Kerkesa e aeroportit per nje takim me kompanine me date 6 shtator, behet teksa Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil ka vendosur pezullimin e fluturimeve. Pezullim qe nuk perfshin arsyet e marrjes se vendimit. Per kete qellim, edhe pala italiane, nepermjet Entit Kombetar te Aviacionit Civil, ka kerkuar sqarime prej Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, te drejtuar nga Lulzim Basha.

    “Do te kerkonim te organizonim nje takim me perfaqesuesit e shoqerise suaj, per te bere rakordimin e vlerave te faturave per sherbimet e kryera, si dhe likuidimin e bere nga ana juaj, duke qartesuar keshtu situaten tuaj debitore”, thuhet ne nje leter te firmosur nga likuidatori i aeroportit “Nene Tereza”, Rudina Fortuzi.

    Pikerisht sqarimi i borxhit te pretenduar eshte kerkuar me 31 gusht 2006 nga kompania “Albatros Airways”, duke kundershtuar vendimin e Drejtorise se Pergjithshme te Aviacionit Civil (DPAC). “Me administraten e “Albtransportit”, ne aktualisht jemi ne nje procedure negocimesh, per te saktesuar detyrimet reciproke, me qellim per t’i permbushur ato”, shkruan presidenti i “Albatros”, Aleksander Hoxha, ne nje leter per drejtorin e pergjithshem te DPAC-se, Gazmend Dibra, me 31 gusht. “Por, gjithsesi, - shkruan Hoxha, - kjo eshte nje ceshtje midis nesh dhe “Albtransport sh.a” (shoqeri ne likuidim), qe edhe ne qofte se nuk do te zgjidhej me mirekuptim, ajo do te zgjidhet me rruge gjyqesore”. Sipas drejtuesit te shoqerise ajrore, “nuk ka asnje arsye apo baze ligjore, qe organi i DPAC te vihet ne levizje per te zgjidhur nje problem rutine, plotesisht te zgjidhshem nga palet e interesuara dhe qe eshte jashte kompetences se saj”.

    Referimi ligjor

    Pikerisht sqarimin ligjor dhe bazueshmerine e vendimit te marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil, ka kerkuar edhe Enti Kombetar i Aviacionit Civil te Italise. Ne nje leter per “Albatros” dhe Drejtorine shqiptare te Aviacionit, ENAC kerkon te mesoje nese ndalimi i fluturimeve te shoqerise shqiptare eshte bere per “arsye financiare, administrative apo teknike”. Por ky shpjegim duket se mungon dhe ende Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nuk ka formuluar ne nje shkrese zyrtare, arsyen e bllokimit te fluturimeve te “Albatros”. Ne nje leter per DPAC me 31 gusht, presidenti i “Albatrosit” thekson se “eshte shkelje flagrante proceduralo-ligjore, fakti qe komunikimi juaj gojor vjen pas miratimit te kerkeses se shoqerise “Belle Air”, me objekt fluturime shtese per te mbrojtur pasagjeret e destinacioneve te fluturimeve tona”.

    Nderkohe, ne nje leter drejtuar ministrit Basha, presidenti i shoqerise ajrore, Aleksander Hoxha, thekson se eshte njoftuar me telefon nga Polonia per pezullimin e operimeve te kompanise. “Akoma nuk kemi marre nje njoftim zyrtar me shkrim mbi kete veprim te Drejtorise se Pergjithshme te Aviacionit Civil Shqiptar”. “Ky veprim arbitrar eshte ne kundershtim me udhezimin nr. 860, date 27 shtator 2004, te ministrit te Transportit, neni 6.1.18, pika a, nenpika 1 dhe per me teper, pa dhene njoftim 30-ditor sic e kerkojne rregullat ne fuqi, duke bere edhe shkelje flagrante te nenit 65 te ligjit “Per aviacionin civil shqiptar””, thekson Aleksander Hoxha.

    Absurdi

    Sipas presidentit te “Albatros”, kompania konkurrente “Belle Air”, ne rakordim me DPAC, ka marre lejet perkatese per fluturime shtese, perpara se vete “Albatros” te njoftohej per pezullimin e saj. “Kompania konkurrente “Belle Air”, ne rakordim te plote me Drejtorine e Pergjithshme te Aviacionit Civil, perpara se te merrnim njoftimin per pezullimin e operimeve ka marre lejet perkatese per marrjen e te drejtave te fluturimeve te kompanise sone, duke lene te kuptohet qarte nje afere korruptive, ne dem te interesave te “Albatros Airways””, thuhet ne letren per ministrin Lulzim Basha. Gjithashtu, “Albatros” ka deklaruar se ka te dokumentuar me letra, audio, internet, emal etj., ato qe i cileson si “forma te presionit kriminal qe i jane bere kompanise”.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Basha dhe drejtori i Aviacionit Civil te shkarkohen”

    E Premte, 08 Shtator 2006

    Perpjekja per falimentimin e kompanise se fluturimeve “Albatros” kane pergjegjesit e saj, dhe keto jane njerez shume prane kryeministrit Berisha. Kryetari i PS-se, Rama, ka deklaruar se personat qe jane te implikuar direkt ne kete ceshtje jane ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dhe drejtori i Sherbimit te Aviacionit Civil. Rama ka kerkuar qe keto dy punonjes te shtetit te japin llogari dhe me pas te largohen urgjentisht nga vendi i punes. “Ne cdo vend demokratik, kryeministri do te duhet te dilte urgjent dhe jo vetem te jepte shpjegime te plota per kete skandal, por njekohesisht te shkarkonte ministrin e Transporteve, i cili eshte dirigjenti i kesaj perpjekjeje skandaloze dhe i ketij falimentimi te qellimshem te nje kompanie, e cila nuk u pergjigjet dot qindra e qindra qytetareve qe kane bere abonime per te fluturuar me kete kompani, dhe drejtorin e Sherbimit te Aviacionit Civil, i cili duhet urgjentisht t’u dorezohet organeve te drejtesise”, ka deklaruar kryesocialisti Rama.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha, presion mafioz mbi Moisiun per Sollakun”

    E Premte, 08 Shtator 2006

    Rama akuzoi dje kryeministrin Berisha, per instalim te sistemit mafioz, me te cilin po sulmon Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, me qellim qe ai ne firmose shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem. Numri nje i PS-se ka dale dje ne nje konference per shtyp, ku ka sulmuar kreun e qeverise, duke theksuar se perpjekjet shteterore per falimentimin e kompanise se fluturimeve “Albatros”, ku jane te punesuar familjare te kreut te shtetit, kane per qellim dobesimin e pozicioneve te Presidentit. “Nje shtet mafioz, me nje presion mafioz, kerkon te nenshtroje jo nje kompani, por te nenshtroje vete shtetin, te nenshtroje gardianin e Kushtetutes, ta ktheje Presidentin e Republikes ne objekt te nje shantazhi mafioz. Kjo eshte e padegjuar, kjo ndodh vetem ne regjime te cilat njihen si regjime despotike, ne regjime te republikave te babaneve, ku demokracia eshte tamam nje lekure bananeje”, ka deklaruar Rama. Sipas Rames, sot faktohet ne menyre me rreqethese qe kjo lufte, e cila ne raport me opinionin publik zhvillohet me nje intensitet propagandistik dhe teresisht mbi akuza, perbaltje, shpifje, fyerje, qe synojne te kultivojne bindjen se Shqiperia drejtohet nga nje njeri i ndershem, nderkohe qe ne raport me qellimin e vertete, kjo per te eshte nje lufte mafioze, e materializuar tanime ne perpjekjen per te ushtruar trysni te drejtperdrejte mbi Presidentin e Republikes dhe per te larguar Prokurorin e Pergjithshem. Kreu i PS-se ka argumentuar se keto presione qe po ushtrohen ndaj kreut te shtetit, perbejne nje fakt trondites. Ai nenvizoi se tashme, mafia eshte shteti dhe Berisha po kthen shtetin ne organizaten e tij mafioze. Sipas tij, lufta kunder korrupsionit po shtrihet ne nivele shume banale, duke kapur vetem peshq te vegjel, nderkohe qe nga ana tjeter akumulon pushtet, per te bere te mundur kapjen e ekonomise se vendit. Te gjitha keto ne optiken e Rames, duke deformuar tregun permes interesash nepotike, krahinore, partiake dhe financiare. Kryesocialisti Rama theksoi se tashme, me ngjitjen e Berishes ne pushtet, klientela e vjeter eshte zevendesuar me nje klientele te re, kapesit e dikurshem te shtetit jane zevendesuar me kapesit e rinj.

    E. GJENCAJ

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Mbrojtja e “Albatros” tregon perfshirjen e Rames”

    E Premte, 08 Shtator 2006

    Reagon mazhoranca pas deklarates se kreut te opozites ne lidhje me kompanine “Albtros”. Zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Bujar Nishani, ne nje prononcim per mediat eshte shprehur se, deklaratat e Rames ne gjendje te rende, duhet te jene reagim ose si nje nga aksioneret e kesaj kompanie, ose si zedhenes i krimit ekonomik. Sipas tij, marrja ne mbrojtje prej kreut te socialisteve te te gjithe atyre grupimeve qe jane goditur nga rivendosja e shtetit ligjor, eshte reagimi i njeriut i cili ka qene ne vazhdimesi grabitesi i trojeve dhe pronave te qytetareve te Tiranes.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Albatros” bėn ēdo gjė, veē zbatimit tė ligjit


    Prej disa ditėsh ēėshtja e pezullimit tė fluturimeve tė kompanisė “Albatros” ėshtė kthyer nė njė burim spekulimesh, tė cilat synojnė tė largojnė vėmendjen nga esenca e kėsaj ēėshtjeje madje edhe duke ushtruar presion ndaj organeve shtetėrore pėr trajtim tė privilegjuar tė kėsaj kompanie.

    “Albatros” ėshtė njė kompani aksionare qė shtrin veprimtarinė e saj nė fushėn e transportit ajror tė pasagjereve.

    Prej njė kohė tė gjatė kjo kompani ka patur dhe vazhdon tė kėtė detyrime tė pashlyera ndaj koncesionarit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės, “Tirana Airport Partners”: TAP, si dhe ndaj shoqėrisė shtetėrore nė likuidim Aeroporti “Nėnė Tereza” SH.A ose “Albtransport”-i.

    Shuma qė kjo kompani i detyrohet TAP-it dhe “Albtransport”-it ėshtė 890,845 euro, nga tė cilat 447,012 euro ndaj koncesionarit TAP dhe 443,833 euro ndaj “Albtransport”-it.

    Qė prej dhjetorit tė vitit 2005-sė Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil (DPAC), ka kėrkuar nė mėnyrė tė pėrsėritur si me shkrim ashtu dhe gjatė takimeve dypalėshe shlyerjen e detyrimeve financiare tė kompanisė “Albatros” ndaj shtetit, si edhe ndaj koncesionarit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės, TAP.

    Pavarėsisht prej njohjes dhe moskontestimit tė kėtij borxhi nga ana e kompanisė “Albatros” nuk ėshtė marrė asnjė masė pėr tė paguar borxhin.

    Nė maj 2006-tė kompania “Albatros” kėrkoi ripėrtėritjen e Autorizimit tė Operimit Ajror. Pėrpara kėtij akti DPAC dhe pėrfaqėsuesit e “Albatros”-it diskutuan gjatė mbi besueshmėrinė financiare tė kompanisė duke patur parasysh mosshlyerjen e detyrimeve financiare qė kjo kompani kishte ndaj “Albtransport”-it prej 443,833 eurosh si dhe detyrimin financiar nė afro 500 mijė euro ndaj TAP.

    Nė bazė tė Udhėzimit nr. 860 i datės 27 shtator 2004 Pėr Lėshimin e Autorizimit tė Operimit Ajror dhe Certifikatės sė Operimit Ajror mungesa e besueshmėrisė financiare ēon nė mosnxjerrjen e Autorizimit tė Operimit Ajror.

    Nė kėtė moment kompania u angazhua qė tė pėrmirėsonte marrėdhėniet financiare me tė tretėt dhe tė shlyente detyrimet ndaj tyre. Nė bazė tė kėtij angazhimi u gjykua tė lejohej vazhdimi i aktivitetit tė kompanisė dhe mė 10 Maj 2006-tė Ministri i PPTT dhe DPAC validuan Certifikatėn e Operimit Ajror tė kompanisė “Albatros” .

    Gjatė periudhės tremujore pas dhėnies sė kėsaj tė drejte nga ana e kompanisė “Albatros” nuk pati asnjė reflektim, por vetėm premtime tė vazhdueshme pėr njohje tė detyrimeve. Nė muajt qershor, korrik dhe gusht 2006-tė, DPAC i ėshtė drejtuar disa herė me shkrim kompanisė “Albatros” duke kėrkuar shlyerjen e detyrimeve financiare dhe duke vendosur afate, tė cilat u shkelen pa pėrjashtim.

    Gjendja u rėndua edhe mė tej, kur koncesionari TAP kėrcėnoi ndėrprerjen e fluturimeve tė kompanive debitore ndaj tij si dhe kėrcėnoi se do tė ndėrpriste derdhjen e detyrimeve financiare ndaj shtetit. Mė 27 korrik dhe sė fundi mė 30 gusht TAP i kėrkoi DPAC tė mbėshtetste procesin e likuidimit tė detyrimeve tė pashlyera ndaj TAP si pjesė e marrėveshjes koncesionare midis Qeverisė Shqiptare dhe TAP.

    Nė kėto kushte, pas dėshtimit tė pėrsėritur tė kompanisė “Albatros” pėr tė shlyer detyrimet e saj kundrejt tė treteve, DPAC bazuar nė Ligjin e Aviacionit Civil mori vendimin pėr pezullimin e pėrkohshėm tė fluturimeve tė kėsaj kompanie deri nė shlyerjen e detyrimeve tė pranuara ndaj tė treteve.

    DPAC gjithashtu informoi kompaninė “Albatros” se mosshlyerja e pėrsėritur dhe e vazhdueshme e detyrimeve ndaj tė tretėve vė nė diskutim besueshmėrinė financiare tė kompanisė dhe si e tillė mund tė ēojė deri nė anulimin e Autorizimit dhe Certifikates sė Operimit Ajror.

    Qėndrimi i DPAC ėshtė i qartė, transparent dhe fare i thjeshtė. Fluturimet e kompanisė “Albatros” janė pezulluar pėrkohėsisht pėr shkak tė mungesės sė besueshmėrisė financiare. Nė bazė tė Ligjit pėr Aviacionin Civil dhe Udhėzimit pėrkatės ky ėshtė kriter vendimtar nė operimin e shoqėrive ajrore nė Shqipėri si dhe njė standard kryesor nė praktikėn botėrore tė aviacionit civil.

    Besueshmėria financiare e njė shoqėrie ajrore ka tė bėjė me aftėsinė pėr tė garantuar shėrbimet ndaj pasagjerėve dhe pėr tė evituar situata, tė cilat e vendosin pasagjerin nė njė pozicion tė pafavorshėm si dhe shmangien e situatave tė pakėndshme me lidhje me realizimin e transportit dhe sigurinė e tij.

    Prej momentit tė pezullimit tė fluturimeve e deri mė sot kompania “Albatros” ka bėrė ēdo gjė pėrveē marrjes sė masave pėr shlyerjen e detyrimeve finaciare qė ēuan nė pezullimin e fluturimeve. Nė vend qė tė zgjidhte kėtė problem duke paguar detyrimet, pėrfaqėsuesit e “Albatros”-it janė munduar ta anshkalojnė kėtė ēėshtje duke pėrdorur insinuata dhe presione tė ndryshme, madje edhe politike, gjė qė s’do guxonte ta bėnte asnjė biznes tjetėr nė Shqipėri.

    Praktika e presioneve dhe pėrpjekjeve pėr tė favorizuar kompaninė “Albatros” ėshtė e gjatė dhe e dokumentuar mirė.

    Kėshtu DPAC ka qenė vazhdimisht nėn presion tė hapur dhe tė fshehur nga ortakė apo mbėshtetės tė kėsaj kompanie pėr ta favorizuar atė.

    Pjesėtarėve tė stafit tė DPAC i janė bėrė presione tė vazhdueshme. Rasti i fundit, i cili ėshtė nėn hetim, ėshtė ai i dhunimit tė zyrave, ku u morėn 2 kompjuterat e Drejtorit tė Pėrgjithshėm, ēka konsiderohet nė vazhdė shantazhi.

    Nga konstatimet tona ka tė dhėna se persona tė punėsuar nė DPAC kanė qenė tė paguar nga kompania pėr shėrbime tė ndryshme tė paligjshme.

    Edhe pas aktit tė ligjshėm tė pezullimit tė fluturimeve reagimi i kompanisė “Albatros” ka qenė joetik dhe joprofesional, madje abuziv dhe agresiv.

    Pa reflektuar aspak mbi problemet e tyre qė sollėn kėtė pėrballje me ligjin, drejtuesit e kompanisė u ngutėn qė pezullimin e fluturimeve ta shisnin publikisht si akt korrupsioni tė Kryeministrit dhe Ministrit te Transporteve nė favor tė njė kompanie konkurrente. Nė shėrbim tė kėsaj teze ata sajuan dhe hodhėn nė publik shpifje tė ulėta pėr lidhje fisnore tė Kryeministrit dhe Ministrit tė Transporteve me njė kompani konkurrente. Kur kjo tezė u dogj, sepse lidhje tė tilla ishin inekzistente dhe tė trilluara, ata dolėn nė publik me tezėn e bllokimit politik. Nė funksion tė kėsaj teze janė fabrikuar nė njė stil mafioz regjistrime, tė cilat pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie kanė refuzuar t’i dorėzojnė pranė organeve kompetente, duke vėrtetuar edhe njėherė vendosmėrinė e tyre pėr tė vazhduar me shantazhe nė vend tė pėrmbushjes sė detyrimeve tė tyre ligjore. E vetmja gjė qė kjo kompani ka refuzuar tė bėjė deri tani ėshtė tė shlyerja e detyrimeve financiare qė sollėn masėn e pezullimit tė pėrkohshėm tė saj. Kjo sjellje e pėrfaqėsuesve tė kompanisė “Albatros” ėshtė njė dėshmi e mendėsisė sė tyre tė mbrapshtė, sa i pėrket marrėdhėnieve tė tyre me shtetin dhe ligjin dhe shprehje e arrrogancės, me tė cilėn kjo kompani ėshtė mėsuar tė komunikojė me organet shtetėrore. Qeveria ėshtė e vendosur tė zbatojė ligjin me pėrpikmėri, pavarėsisht prej lidhjeve tė ndryshme qė mund tė kenė bizneset apo ekonomitė shqiptare apo tė huaja me politikėn dhe pushtetin.

    Kompania “Albatros” duhet tė shlyejė detyrimet e saj ndaj shtetit dhe tė tretėve. Asnjė veprim tjetėr nuk do tė ēojė nė heqjen e masės sė pezullimit. Ēdo pėrpjekje pėr t’i bėrė presion organeve shtetėrore do tė haset nė murin e hekurt tė vendosmėrisė sonė pėr tė zbatuar ligjin me pėrpikmėri.


    Lulzim Basha
    Ministėr i Transporteve dhe Punėve Publike

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Skandali Moisiu

    Hetoni BELLE AIR, po pengon Albatrosin

    Presidenti Moisiu i ka kėrkuar Drejtorisė sė Aviacionit Civil qė tė hetojė nė lidhje me kompaninė Belle Air, e cila, sipas tij, po i pengon punėn kompanisė Albatros Airėays. Shkresa mban vulėn e presidencės dhe ėshtė firmosur nga sekretari i Pėrgjithshėm, Filip Rrumbullaku. Gazeta boton tė plotė kėtė shkresė, qė nxjerr dhe njėherė nė pah skandalin, kur Moisiu, tenton qė bėjė presion pėr tė favorizuar kompaninė e themeluar dhe drejtuar nga familjarėt e tij.

    Si bėnte shantazh kompania “Albatros”

    Pjesėtarėve tė stafit tė drejtorisė sė Aviacionit i janė bėrė presione tė vazhdueshme. Rasti i fundit, i cili ėshtė nėn hetim, ėshtė ai i dhunimit tė zyrave, ku u morėn 2 kompjuterat e Drejtorit tė Pėrgjithshėm, ē’ka konsiderohet veprim nė vazhdėn e shantazhit. Nga konstatimet tona ka tė dhėna se persona tė punėsuar nė DPAC kanė qenė tė paguar nga kompania pėr shėrbime tė ndryshme tė paligjshme

    Ministri i Transporteve, Lulėzim Basha, regoi dje ndaj sulmeve tė opozitės pėr pezullimin e fluturimeve tė kompanisė ajrore “Albatros”, duke theksuar se ėshtė kjo kompani qė po i bėn presion ndaj organeve shtetėrore dhe jo e kundėrta. Lulėzim Basha deklaroi pėrpara deputetėve se kompania “Albatros” kėrkon trajtim tė privilegjuar nga ana e strukturave shtetėrore dhe nė momentin qė kjo nuk ndodh, bėn presion duke e cilėsuar pezullimin e fluturimeve si njė sulm politik ndaj presidentit Moisiu dhe familjarėve tė tij. Ministri Basha theksoi se sulmet e kėsaj kompanie i janė drejtuar Drejtorisė sė Avicionit, duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat qė kjo kompani fluturimesh tė vazhdojė tė favorizohet.

    Pjesėtarėve tė stafit tė drejtorisė sė Aviacionit i janė bėrė presione tė vazhdueshme. Rasti i fundit, i cili ėshtė nėn hetim, ėshtė ai i dhunimit tė zyrave, ku u morėn 2 kompjuterat e Drejtorit tė Pėrgjithshėm, ē’ka konsiderohet veprim nė vazhdėn e shantazhit. Nga konstatimet tona ka tė dhėna se persona tė punėsuar nė DPAC kanė qenė tė paguar nga kompania pėr shėrbime tė ndryshme tė paligjshme.

    Edhe pas aktit tė ligjshėm tė pezullimit tė fluturimeve, reagimi i kompanisė “Albatros” ka qenė joetik dhe joprofesional, madje, abuziv dhe agresiv”, - theksoi dje ministri i Transporteve. Sipas Bashės, vendimi pėr pezullimin e fluturimeve ka ardhur si pasojė e mosbesueshmėrisė financiare qė ka kjo kompani dhe se ky pezullim ėshtė i pėrkohshėm deri nė momenin qė kjo kompani fluturimesh tė shlyejė detyrimet e saj financiare. Lulėzim Basha deklaroi se “Albatros” ka momentalisht 890,845 euro borxh ndaj koncesionarit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės, “Tirana Airport Partners”, si dhe ndaj shoqėrisė shtetėrore “Albtransport”.

    “Prej njė kohe tė gjatė kjo kompani ka patur dhe vazhdon tė ketė detyrime tė pashlyera ndaj koncesionarit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės, “Tirana Airport Partners”, si dhe ndaj shoqėrisė shtetėrore nė likuidim, aeroporti “Nėnė Tereza” SH.A ose “Albtransport”. Shuma qė kjo kompani i detyrohet TAP dhe “Albtransport”-it ėshtė 890,845 euro, nga tė cilat 447,012 euro ndaj koncesionarit TAP dhe 443,833 euro ndaj “Albtransport”-it, - tha dje nė Kuvend ministri i Transporteve. Ministri Basha bėri njė historik tė paralajmėrimeve qė strukturat shtetėrore i kishin bėrė kompanisė pėr shlyerjen e borxheve, duke theksuar se kjo kompani vetėm pėrpjekje pėr tė shlyer detyrimet e saj ndaj shtetit nuk ka bėrė.

    Fatjona Mejdini
    Tema

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Ministria e brendshme pėrgatit reformėn nė policinė shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  4. Projekti Tiranė-Durrės mbeshtet nga Ministria e Transporteve
    Nga WaRrIoR nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 18:09
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •