IPKO NET- operator i dytė i telefonisė fikse

Sot nė Prishtinė u bė nėnshkrimi i licencimit tė telefonisė fikse ne mes tė ART-sė dhe IPKO NET-it. Kjo Kompani deri mė tani ka pasur tė drejtėn e operimit nė fushėn e internetit, ndėrkaq prej sot edhe nė atė tė telefonisė fikse. Sipas kryetarit tė ART-sė, Anton Berisha, projekti i IPKO-NET-it, do tė jetė nė tė mirė tė ekonomisė kosovare, sektorit dhe tė shfrytėzuesve, po njėkohėsisht edhe pėr kompaninė e PTK-sė pasi qė konkurrenca u ndihmon edhe operatorėve dominant.


Deri mė tani nė Kosovė ka qenė vetėm njė operatorė i telefonisė fikse, PTK-ja. Prej sot me nėnshkrimin e kėtij licencimi do tė jetė edhe operatori i dytė, IPKO NET, projektin e tė cilit e ka analizuar komisioni pėr Autorizim, licenca dhe monitorim i ART-sė, dhe sipas kryetarit tė ART-sė Anton Berishės e ka marrė tė drejtėn tė implementohet sepse: “Ai ėshtė nė tė mirė tė ekonomisė kosovare, tė sektorit dhe shfrytėzuesve, besoj qė kjo do tė jetė mirė edhe pėr kompaninė e PTK-se, sepse konkurrenca ka treguar se ju ndihmon edhe operatoreve dominant”. Berisha ka shtuar se nė ndėrkohė do tė zgjidhet ēėshtja e kodit tė pėrkohshėm pėr ta implementuar projektin. Drejtori ekzekutiv i IPKO-NET-it, Akan Ismaili, ka bėrė tė ditur se tani atyre u mbetet tė vazhdojnė me fazat tjera tė punės ku do tė jenė edhe bisedat e marrėveshjet me operatorin ekzistues.“E synim i yni ėshtė qė bashkėrisht ta rrisim tregun e komunikimeve dhe tė telefonisė fikse nė Kosovė”, ka thėnė Ismaili. IPKO-net-it i duhet tė pres pėr ta filluar punėn deri sa tė zgjidhet ēėshtja e numeracionit pėr periudhėn e pėrkohshme dhe marrėveshjen e inter-konekcionit me operatorėt ekzistues legal nė Kosovė. Kjo licencė e nėnshkruar sot i ka kushtuar IPKO-NET-it, afėr 90 mijė euro.


RTK 08/09/2006 15:10:07