Close
Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 301
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vili, rastėsisht njė milanist!

    "Faleminderit baba qė humbe avionin." Pier Aubameiang, ish-futbollist profesionist i Ligės franceze dhe Triestinės, nuk do ta kishte imagjinuar asnjėherė qė vonesa e njė udhėtimi me avion mund tė thurte pėrrallėn e djalit tė tij Vili, nė qendėr tė vėmendjes pas golit tė shėnuar ndaj Juves tė shtunėn nė mbrėmje. Sezoni 1996-97: Pieri, mbrojtės i Triestinės, humbet avionin pėr Paris. Mė pas zhvendoset nė aeroportin "Ronchi dei Legionari", ai i Venecias, pėr tė kapur njė tjetėr avion. Drejtori i pėrgjithshėm kuqezi, Ariedo Braida, kujton: "Ishte njė takim i rastėsishėm. E shoqėrova deri diku me makinė sė bashku me njė mikun tim. Gjatė udhėtimit biseduam, e kuptova qė ishte njė njeri i shkėlqyer dhe i lashė numrin tim tė telefonit." Kėshtu pra lindi lidhja mes Milanit dhe familjes Aubameiang qė zgjat ende. Pieri, 41 vjeē, vėzhgues i merkatos franceze dhe afrikane pėr klubin kuqezi. Tė tre fėmijėt e tij janė futbollistė dhe kanė lidhje me Milanin: Vili, i federuar prej njė viti, ka njė kontratė deri mė 2010-ėn, ndėrsa Pieri prej katėr ditėsh ėshtė nė zotėrim tė njė kontrate me kuqezinjtė.
    "Do ta shihni qė edhe ai herėt a vonė do ta gjejė mundėsinė tė dalė nė skenė", - siguron babai i tij qė mė pas vė bast: "Nė aspektin teknik ėshtė sigurisht mė i forti nga tė tre". Pėrralla e Vilit, qė aktualisht ėshtė golashėnuesi mė i mirė i formacionit tė skuadrės sė tė rinjve, me 10 gola mes kampionatit dhe kupave, mund tė shfletojė shpejt kapituj tė rinj. Duke pasur njė pasaportė tė dyfishtė, mund tė thirret si me kombėtaren e tė rinjve francezė, ashtu edhe me atė tė Gabonit. Deri tani asnjė s'ėshtė shqetėsuar pėr tė, por babai Aubame nuk ka dyshime: "Do tė vijė njė telefonatė."
    Mund tė vijė nė qershor
    Barzalji, Milani parakalon Juven
    Palermo thėrret, Milani pėrgjigjet. Tė dielėn nė mbrėmje, presidenti siēilian ka hapur mundėsinė pėr tė shitur Barzaljin ("Nėse ėshtė ndonjė klub i madh qė e kėrkon, ne do tė presim tė dėgjojmė ndonjė ofertė tė mundshme. Pa dyshim, paratė duhet tė jenė shumė") dhe klubi kuqezi lėvizi menjėherė duke parakaluar Juventusin nė luftėn pėr qendėrmbrojtėsin. Presidenti Silvio Berluskoni kėrkon ta ringrejė Milanin shumė shpejt nė nivelet ndėrkombėtare, pas njė sezoni (kėtij tė tanishmit) ku gjėrat nuk po shkojnė nė mėnyrėn mė tė mirė dhe ėshtė gati tė bėjė investime tė rėndėsishme nė merkaton e qershorit, siē ka pranuar edhe Adriano Galiani qė vetėm Masimo Odo do tė jetė objektiv i janarit. Ai qė analizon kėtė bisedė, ėshtė padroni bardhekaltėr Klaudio Lotito: "Ne nuk nxjerrim nė shitje asnjė, por pėr momentin nuk ka oferta qė mund ta ndryshojnė situatėn." Gjendja ka mbetur nė vendnumėro, por mund tė zhbllokohet nga njėri moment nė tjetrin.
    #VamosArgentina

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Holandezi qetėson Stankoviēin: Ka rėnė nė kurth, por unė s'mund tė them se ata do tė mbizotėrojnė pėr shumė vite 09-01-2007

    Sedorfi mbyll polemikat me Interin.


    Nga stėrvitja malteze e Milanit, dje nė mėngjes ka folur Klarens Sedorf. Holandezi ka dashur tė mbyllė polemikat e krijuara njė javė mė parė, kur deklaroi se "ėshtė mė mirė qė interistėt tė shijojnė kėtė moment, sepse nuk do tė zgjasė shumė." Fjalėt e tij shkaktuan reagim, nė mėnyrė tė veēantė nga interisti Stankoviē, qė e akuzoi Sedorfin se ėshtė vetėm xheloz: "Mė vjen keq qė Stankoviēi ka rėnė nė kėtė kurth, sigurisht jo tė dashur nga unė, - shpjegoi mesfushori kuqezi. - Unė nuk mund tė them sigurisht qė Interi do tė mbizotėrojė edhe nė pesė vitet e fundit, sepse do tė dukej sikur nėnvlerėsohet puna qė unė dhe shokėt e mi bėjmė ēdo ditė pėr t'u kthyer tė mėdhenj." Sedorfi ėshtė i sigurt: "Kėtė vit nuk mund tė pretendojmė nė aspektin e renditjes, por vitin qė vjen do ta kemi kėtė mundėsi." Duke folur nga stėrvitja malteze, holandezi vazhdoi: "Pėrgatitja kėtu ėshtė njė gjė shumė e veēantė dhe e bukur nė shumė aspekte. Nė njėfarė mėnyre ėshtė edhe pak stresuese, sepse punojmė shumė dhe kemi pak kohė pėr veten tonė, por ėshtė e drejtė kėshtu, sepse ka shumė tifozė qė na ndjekin. Po punojmė vėrtet shumė mirė, ēdo ditė pėr t'u pėrgatitur mirė. Kemi nevojė tė marrim veten dhe lojtarėt e lodhur gjatė verės tė marrin ngarkesat e duhura fizike. Klubi mendoi menjėherė qė ne tė vinim nė Maltė gjatė pushimeve dhe bėri shumė mirė. Te Milani ekziston fryma e optimizmit dhe entuziazmit pėr tė ardhmen."
    Sedorfi foli edhe pėr tė rinjtė e Milanit: "Janė tė gjithė shumė interesantė dhe stėrviten mirė me skuadrėn e parė. Materiali teknik ekziston, pastaj duhen parė motivet dhe vendosmėria e tyre. Kur unė isha nė hapat e parė, zbrisja nė fushė dhe doja tė "haja barin", jepja gjithēka qė kisha. Kjo ėshtė e rėndėsishme, nėse talenti ka dėshirė tė punojė dhe besoj se Milani mund tė punojė shumė mirė me kėta tė rinj."
    #VamosArgentina

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    I riu francez qė vendosi nė trofeun "Berluskoni", shihet si njė talent premtues. Galiani: Vili, e ardhmja jonė 09-01-2007

    Milan: Aubameiangu, sulmuesi i katėrt.


    Idhulli i tij ėshtė Ronaldinjo dhe deri kėtu nuk ka gjė tė ēuditshme. Por pėr tė kuptuar mirė personalitetin dhe botėn e Vili Aubameiangut, duhet tė dish se cili ėshtė modeli i tij i futbollistit: babai i tij Pier. Babai ėshtė pika e referimit, jo vetėm sepse ka luajtur nė nivele tė mira, por edhe sepse ka gjeneruar njė dinasti prej futbollistėsh. Lojtar i kombėtares sė Gabonit, i lindur mė 1965-n, Pieri, "Jaga" Aubameiang, ka luajtur me Nisėn, Tuluzėn, Le Havren dhe Triestinėn. Tani jeton nė Galarate me tre fėmijėt e tij: Katilina (23 vjeē, qė ka luajtur me tė rinjtė e Milanit, debutoi nė skuadrėn e parė dhe pastaj ndryshoi disa klube deri sa shkoi te Kiasoja), Vili (qė ka lindur nė Paris 1987) dhe mė i vogli Pier (qė ėshtė 18 vjeē dhe luan me tė rinjtė e Milanit). Tė shtunėn nė mbrėmje, pas golit ndaj Juves qė vendosi trofeun "Berluskoni", Vili ishte thuajse i prekur: "Jam i lumtur pėr urimet e shokėve qė mė kanė pėrkėdhelur qė ditėn e parė qė u stėrvita me ta. Tė qėndrosh nė krah tė kampionėve tė tillė, ėshtė emocionuese dhe unė dua tė punoj mirė. Shqetėsimi im nė kėto momente ėshtė tė mos zhgėnjej asnjė."LĖVIZJE - Fraza tė ekuilibruara e tė sinqerta, siē ėshtė nė karakterin e kėtij djaloshi disi tė ēuditshėm dhe shumė tė edukuar. Pasioni i tij janė video-lojėrat dhe miqtė e tij mė tė mirė nė grup janė djemtė e skuadrės sė tė rinjve qė ndajnė me tė ambiciet e ėndrrat. Skuadra e tė rinjve kuqezinj ėshtė plot me tė rinj interesantė, tė drejtuar me inteligjencė nga Filipo Gali. Tė shtunėn nė mbrėmje, mė i kėnaquri ishte ndoshta ai: "Atė lėvizje qė e ēoi Vilin te goli kundėr Juves, e provojmė shpesh nė stėrvitje. Ai ka lindur njė lojtar anėsor nė mesfushė, ndėrsa tani ėshtė njė sulmues i dytė lėvizės qė parapėlqen tė niset nga krahėt. Unė luaj me skemėn 4-2-3-1 dhe Vilin e vendos zakonisht si anėsor tė djathtė nga tre qė janė gjithsej prapa sulmuesit. Vili ka sprint, nuhatjen e golit dhe nė muajt e fundit ėshtė disiplinuar nė stėrvitje. Edhe vėllai i tij Pier ėshtė njė sulmues lėvizės, por mė shumė njė sulmues i parė."
    GALIANI E MBĖSHTET - "Iakuinta? Kasano? Ronaldo? Jo, faleminderit, kemi Vili Aubameiangun." Njė qėndrim i vendosur ai qė vjen nga drejtuesit kuqezinj, qė sipas Adriano Galianit ka pėrjashtuar ēdo ardhje tė mundshme nė janar nė repartin e pėrparuar. Sepse Milani, siē dėshnoi fitorja ndaj Juves nė trofeun "Berluskoni", njė sulmues me vlerė e ka nė shtėpi dhe duke e pėrshtatur nė skuadrėn e parė, mund t'u japė kohė tė piqet dhe tė rritet me "big"-ėt.Nė pritje tė hetimit pėr doping tė komisionit disiplinor, qė duhet tė vendosė mbi pezullimin, thuajse tė sigurt ndaj Marko Borielos, kuqezinjtė s'kanė ndėr mend tė bėjnė investime tė mėdha nė sulm, duke i pėrqendruar tė gjitha forcat te mbrojtja dhe te njė objektiv nė veēanti, siē pranon administratori i deleguar: "Kemi marrė Grimin, po pėrpiqemi tė marrim Odon dhe do tė ndalemi kėtu. Nė sulm nuk do tė vijė asnjė, nėse do tė jetė nevoja, do ta marrim Aubameiangun nė skuadrėn e parė." Francezi mund tė mbulojė rolin e sulmuesit tė katėrt pas shpinės sė Xhilardinos, Inzagit e Oliveirės. Pavarėsisht nga zėrat e vazhdueshėm tė merkatos, blerja e njė sulmuesi nuk do tė ishte kaq e nevojshme.
    #VamosArgentina

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559
    yes yes yesssssssss Trofeu Berluskoni Milan - Juventus 1-0 1-1 1-2 2-2
    Aubumayang 3-2 hahhahahahahaaaaaaaaaaaaaa
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Anceloti: Spanja, nje oaz per mua!

    10 Janar "Ne Primera Division luhet nje futboll shume me i hapur se ai ne Itali. Nese do te largohesha nga Milani, do te zgjidhja ose Real Madridin, ose Valencian"

    Merkato ka hapur "dyert" e tij, por ende nuk jane bere blerje te bujshme apo levizje "gjigantesh", edhe pse nuk parashikohen shume te tilla, ne nje muaj te ftohte si janari. Ne fakt, transferimet me te medha parashikohen ne qershor, kur sezoni futbollistik te kete perfunduar. Por, vec lojtareve, edhe trajneret nuk e kane vendin te sigurte ne stolin e tyre. Pervec Murinjos dhe Kapelos, edhe Karlo Anceloti nuk e ka vendin te sigurte ne pankinen e Milanit, duke pare se kete vit kuqezinjte nuk jane ne nje situate te mire ne klasifikim dhe nese nuk do te arrinin gje edhe ne Champions League, atehere gjithcka do te behej e veshtire per Karleton. Por, trajneri i "Djallit" ka nje lidhje me vecante me Milanin dhe sidomos me presidentin kuqezi, Silvio Berluskonin, i cili i ka rinovuar besimin. Por, Karlo Anceloti, i pyetur ne lidhje me te ardhmen e tij, nga Malta, ku Milani po zhvillon fazen minipergatitore, e ka zbuluar disi horizontin e tij, vec Milanos. Trajneri kuqezi nuk ka shume dyshime: e sheh veten duke bere trajner ne Spanje, ne stolin e Real Madridit apo ne ate te Valencias. Ne fakt, edhe "hyjnoret" e kane futur emrin e Ancelotit mes atyre qe mund te zevendesojne Fabio Kapelon, por eshte formacioni i Valencias ai qe mund te beje cudine me te madhe, duke pare se kerkojne nje trajner, per te zevendesuar Floresin, ne qershor. Nga ana tjeter, ne nje deklarate per shtyp te dhene pikerisht ne Malte, Karleto i thur elozhe Spanjes. "Ne Primera Division luhet nje futboll shume me i hapur se ai ne Itali. Nese do te largohesha nga Milani, do te zgjidhja ose Real Madridin, ose Valencian".

    Por, trajneri i Milanit nuk eshte e thene qe te lirohet nga Milani ne fund te sezonit: ne rast se do te arrinte vendin e katert ne klasifikim ne kampionati, nje objektiv i kerkuar edhe nga Adriano Galiani, administratori i deleguar kuqezi, dhe do te shkonte deri ne gjysmefinalen e Champions, askush nuk do ta vinte ne diskutim. Por, ne rast se Anceloti nuk do te arrinte keto objektiva, atehere i ka idete e qarta se ku do te mund te shkonte.
    #VamosArgentina

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Italy - Coppa Italia

    FT AC Milan [2 - 0] Arezzo

    34' [1 - 0] A. Gilardino

    50' [2 - 0] F. Inzaghi
    #VamosArgentina

  7. #277
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Ajt Urime fitorja na qofte.

    Milan 3 - Reggina 1
    [1-0] 3' Pirlo
    [2-0] 35' Seedorf
    [2-1] 66' Bianchi
    [3-1] 77' Gilardino
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ja tani do ta shihni milanin
    preja e rradhes rexhina .


    FORCA MILAN , MILAN CHAMPION !!!

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FT AC Milan [3 - 1] Reggina

    6' [1 - 0] A. Pirlo

    35' [2 - 0] C. Seedorf

    66' [2 - 1] R. Bianchi

    77' [3 - 1] A. Gilardino
    #VamosArgentina

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    urime fitorja e djeshme e milanit......
    Arsenal champion

Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •