-
..
Milani i tregon vendin “Zonjes”
7 Janar Milani arrin te fitoje me rezultatin 3 2 sfiden prestigjoze ndaj Juventusit, duke triumfuar keshtu ne edicionin e 16 te te “Trofeut Berluskoni”. Ne “San Siro” spektakli dhe zbavitja kane pushtuar te gjithe, perfshire ketu edhe publikun, qe ka qene i madh ne numer dhe e ka ndjekur me nje pasion kete perballje lluksi, kete sezon me shume se kurre. Diferenca midis Serise A dhe B nuk eshte dalluar, duke pare se “Djalli” dhe “Zonja” jane dy nder skuadrat me ne ze ne Itali. Pjesa e pare eshte luajtur nen nje ritem te larte. Merita i shkon sidomos sulmit dhe mbrojtjes, dy repartet me te forta si per trupen e Deshampit, ashtu edhe per ate te Ancelotit. Ne fakt, ne ndryshim nga takimet e hershme ne kampionat, Milani dhe Juventusi kane harruar takticizmat dhe kane luajtur hapur, duke dhuruar emocione, gola e rastel. Ne pjesen e pare te dy skuadrat kane raste te shumta per te kaluar perpara. Kuqezinjte kalojne te paret ne avantazh me ane te Inzagit, i cili rigjen golin, ndersa Nedved barazpeshon gjithcka, duke ndjere nje lloj kenaqesie te vecante, ne nje sfide qe i mungon kete sezon. Milani krijon me shume, Juventusi duket me konkret dhe kjo ngjan me dy magnete qe shtyhen, por qe ne fund te fundit, nuk rrine larg njeri tjetrit. SuperPipo ka rastet me te mira ne kembe, por nuk arrin t’i shfrytezoje. Po ashtu edhe Del Piero e Trezege, qe duket sikur nuk jane ambjentuar ende me tapetin e “San Siro” s. Ne pjesen e dyte nje minirrotacion per te dy palet. Milani ndryshon edhe modul, duke iu kthyer atij me nje pyke, 4 3 2 1, me Inzagin ne krye. Por, “Zonja” kalon ne avantazh me nje gol te shenuar nga Del Piero me koke. Barazimi kuqezi vonon vetem nje minute, kur Sedorf perserit kapitenin Aleks, duke shenuar. Ritmi i takimit bie dhe vetem Zalajeta i jep vrull sulmeve te Juventusit, duke iu afruar edhe golit. Por, ne fund, eshte Milani ai qe gezon, sepse i riu Obamejang, vetem 17 vjec, godet ne shenje, duke i dhuruar fitoren 3 2 “Djallit”.
-
-
i/e regjistruar
Trofeu "Berluskoni", Milani godet nė shenjė
Milan - Juventus 3 2
Shėnues: Inzagi 29', Sedorf 68', Aubamejang 86'/ Nedved 40', Del Piero 68'
Milan: Kalac (Fiori 46'), Kafu (Simiē 46'), Bonera, Maldini (Darmian 68'), Jankulovski, Gatuzo, Pirlo, Broki, Sedorf, Inzagi, Xhilardino (Gurkuf 46'). Tr: Anēeloti.
Juventus: Bufon (Mirante 81'), Birindeli, Bumsong (Zebina 43'), Kielini (Kovaē 16'), Balxareti, Paladino (Bojinov 67'), Zaneti (De Ēelje 69'), Paro, Nedved, Del Piero, Trezege (Zalajeta 46'). Tr: Deshhamp.
Gjyqtar: Stefanini.
Karton i verdhė: Kovaē
-
-
i/e regjistruar
Njė gol i tė riut Aubumejang, ka vendosur ndeshjen miqėsore mes kuqezinjve dhe Juventusit 07-01-2007
Trofeu "Berluskoni", Milani godet nė shenjė
Njė sfidė qė nuk harrohet, as kur kundėrshtarėt luajnė, njėri nė Serinė A dhe tjetri nė Serinė B. Milani dhe Juventusi kanė pėrplasur "brirėrt" nė ndeshjen e parė tė kėtij sezoni, por thjesht pėr njė miqėsore, atė tė trofeut "Berluskoni", i cili u luajt dje pasdite nė "San Siro". Fitoi Milani 3 2, nė njė ndeshje spektakolare, me emocione dhe gola. Ndeshjen e ka vendosur njė gol me kokė i Aubumejangut pak minuta nga fundi. Mė parė kishin shėnuar Inzagi e Nedved nė pjesėn e parė dhe Del Piero e Sedorfi nė tė dytėn.
Milani ka fituar trofeun e 16 tė sezonal "Berluskoni". Ka qenė njė ndeshje e bukur, spektakolare nė pjesėn e parė. Merita ka qenė edhe e sulmeve dhe mbrojtjeve respektive, gjithnjė nė gatishmėri. Skuadrat i lanė mėnjanė taktikat e kampionatit dhe luajtėn hapur. Milani mė mirė nė pjesėn e parė dhe Juvja, qė nė tė dytėn u bė e "gjallė". Kuqezinjtė, patėn si protagonistė Inzagin, shėnuesin e golit tė parė dhe Jankulovskin, qė i kishte marrė mirė masat pėr tė mbrojtur tė riun Paladino. Tė rejat e takimit janė tri tė dėmtuarit juventinė: Kielini (probleme muskulare), Bumsongu (bllokim nė pulpė), dhe Paladinoja (ndrydhje nė kaviljen e majtė).Pjesa e parė ka qenė shumė zbavitėse. Ishin tė shumta rastet nga tė dyja palėt. Milani bėri ndeshjen, por Juventusi u kundėrpėrgjigj shumė mirė. Golat nė pjesėn e parė u shėnuan nga dy "dragonj": Inzagi pėr kuqezinjtė, i cili shfrytėzoi rastin si titullar duke i treguar Anēelotit qė i ka harruar ndeshjet e fundit tė kampionatit dhe Nedvedi, ai qė ndeshjen mė tė rėndėsishme me Milanin, finalen e Championsit, mungoi pėr pezullim. Kanė qenė emblematike festimet e tė dyve. Inzagi ka shėnuar pas njė krosimi tė Brokit nga e majta, ndėrsa Nedvedi ka barazuar pas njė finalizimi tė Trezegesė, i ngecur nga Del Pieroja dhe i devijuar nga Kalaci.Nė pjesėn e dytė, skuadra e Anēelotit i kthehet skemės sė "Pemės sė Krishtlindjeve", 4 3 2 1, me Inzagin si sulmues i vetėm dhe Gurkufi nė linjė me Sedorfin. Ndėrsa Deshampi provon Nedvedin nė mesfushė pėr njė modul mė sulmues. Emocionin e parė e dhuron Sedorfi me njė goditje dėnimi, por ishte e bukur edhe pritja e Bufonit. Mė tej vjen edhe epėrsia juventine me njė goditje me kokė nga Del Pieroja, por Milani ka barazuar pas njė minute me Sedorfin, edhe ky me kokė nga njė krosim i Brokit. Pėr tė dy golat e pėsuar, fajin e kanė mbrojtjet. Ritmi bie, Zalajeta kėrcėnon portėn e Fiorit, por nuk gjen golin e ndeshjes, i cili vjen pėr Milanin nė fund. Krosimi i zakonshėm i Pirlos, Aubamejangu me kokė godet para Balxaretit dhe gjunjėzon Miranten. Fiton Milani, qė "rrėmben" trofeun "Berluskoni" pėr tė tetėn herė si Juvja.
-
-
i/e regjistruar
Pirlo: Championsi, objektivi kryesor
Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, ishte i kėnaqur pas fitores 3-2 ndaj Juves nė trofeun "Berluskoni: "Jemi duke punuar mirė nė kėto ditė nė stėrvitje, po mbajmė ngarkesa tė rėnda fizike, por duhen pėr tė rifilluar nė mėnyrėn mė tė mirė." Nėse Anēeloti duket se ka dyshim pėr mundėsinė e daljes nė zonėn e Championsit, duke e cilėsuar arritjen nė veprimtarinė europiane pėr klube si njė ėndėrr, mesfushori e sheh ndryshe: "Jo, bėhet fjalė pėr njė objektiv qė e ndjekim ēdo vit. Nė kėtė sezon edhe mė shumė, duke parė qė jemi ende prapa nė kampionat. Dhe pushimi dimėror do tė na ndihmojė shumė."
-
-
i/e regjistruar
Del Piero nuk ankohet: U zbavita shumė
Shėnoi golin e 2-1 pėr bardhezinjtė, ai qė u duk se do tė mbyllte ndeshjen, por pastaj erdhėn dy golat kuqezinj dhe triumfi milanist. Por Alesandro Del Piero nuk ankohet: "Tė ktheheh nė "San Siro" ėshtė e bukur. Ėshtė njė stadium fantastik. Ishte njė mbrėmje e bukur dhe jemi shumė tė kėnaqur. Unė u zbavita." Pėr tė ardhmen e tij dhe tė Juves, Del Piero vazhdon: "Drejtuesit duhet tė mė bindin edhe mua tė qėndroj. Por tė gjithė ne kemi dėshirė tė ngjitemi lart dhe tė bėjmė pjesė nė njė skuadėr tė madhe qė ėshtė Juventusi. Klubi do tė bėjė gjithēka pėr ne. Juvja ka nevojė tė pėrmirėsohet, por ne futbollistėt duhet tė mendojmė kėtė vit tė bėjmė detyrėn tonė."
-
-
..
Kaka dhe sekretet e tij ne ditar
8 Janar Edhe pse “Djalli” ka marre fryme lirisht kur ka shmangur Barcelonen ne shortin e Champions, braziliani ne librin e tij personal nenvizon Selltikun si nje kundershtar per t’u patur frike
Rikardo Kaka eshte nje lojtar me te vertete i vecante dhe kete tregon jo vetem ne fushe, por edhe jashte saj. Ne fakt, si shume te rinj te moshes se tij, shpesh ai flet per veten, jeten, planet e te ardhmjes, por te gjitha keto i mban shenim ne nje ditar personal. Natyrisht, fantazisti brazilian nuk ka frike se mos ia lexojne, pasi ai di te shprehe frikat apo mendimet e tij edhe ne faqet zyrtare te UEFA s. Kete vit, Milani nuk po ecen mire ne kampionat dhe kjo per shkak te shume motiveve. Se pari, kuqezinjte u demtuan pjeserisht nga skandali i futbollit italian, “Calciopoli”, duke marre nje “grusht” penalizimi prej 8 pikesh dhe duke u futur, ndoshta me pak fat, ne turin paraeliminator te Champions League. Por, kjo i kushtoi, sepse djemte e Ancelotit nuk arriten qe te zhvillonin nje faze pergatitore, si pasoje e kalendarit te ndeshjeve (ndaj Crvena Zvezdes). Me pas, gabimet e gjyqtareve ndikuan ne fatin e shume takimeve, nders fati i ktheu shpinen, duke i dhene vetem shtylla (13 per kuqezinjte ne kete sezon). Me vone, ishin demtimet ato qe influencuan ne gjendjen e skuadres, duke pare se ne infermieri u “parkuan” 11 titullare, duke i lene Ancelotit shume pak zgjidhje taktike ne formacionin e tij. Por, pavaresisht nga kjo, Milani arriti te dilte nga ky “tunel i erret” dhe nje pjese e meritave i shkon pikerisht Rikit. Kaka eshte kthyer ne nje idhull per tifozerine kuqezi dhe golat e tij i japin nje shkelqim me shume “Djallit”. Kaka ka bere qe Shevcenko te harrohet disi, edhe pse hidherimi per largimin e tij del sidomos ne momentet me te veshtira.
-
-
..
Ronaldo, “parkim” ne Milano?!
8 Janar Reali nuk ka c’te beje me me Ronin dhe Kasanon, por edhe per italianin pergjigja e kuqezinjve ishte negative
Reali i Madridit kerkon te “heqe qafe” Ronaldon duke kerkuar t’ia shese Milanit te Silvio Berluskonit. Sulmuesi brazilian i eshte ofruar skuadres italiane qe ta marre qe ne merkaton e janarit, edhe pse duket si dicka e pabesueshme. Braziliani nuk kerkon te largohet, por as nuk deshiron te vazhdoje ne kete situate te skuadra madrilene. “Martesa” midis Ronaldos dhe Realit te Madridit, duket se eshte drejt fundit. Kete e tregon qarte edhe veprimi i Fabio Kapelos, i cili e ka ulur ne stol sulmuesin brazilian. Sipas te perditshmes “AS”, perpara 15 te ditesh, drejtuesit madrilen, kane kontaktuar me drejtuesit e Milanit dhe konkretisht me zevendespresidentin dhe administartorin e deleguar te klubit italian, Adriano Galianin, per te realizuar nje kalim te Ronaldos ne skuadren kuqezi. Ne kete bisede telefonike, klubi madrilen i ofroi klubit italian mundesine qe te bleje sulmuesin brazilian dhe ne kete marreveshje mund te hyje edhe Antonio Kasano, qe ne periudhen e fundit eshte kthyer ne problemin me te madh te trajnerit italian dhe te Realit te Madridit.
Lajmi i dyte i kesaj ceshtje, eshte se klubi madrilen kerkon te largoje brazilianin, jo ne fund te sezonit, por ne merkaton e dimrit, e cila perfundon ne 31 janar. Reali i Madridit e sheh qarte qe skuadra e Milanit ka probleme te shumta ne fazen sulmuese, qe kur Andrij Shevcenko u largua ne Angli per te skuadra e Celsit. As Xhilardino (6 gola), as Inzagi (1 gol) dhe as Olivera apo Borielo nuk kane arritur ta shpetojne Milanin nga fundi i tabeles se klasifikimit dhe “fantazma e golit” vazhdon te mbijetoje ne skuadren e Karlo Ancelotit. Padyshim qe pergjigja e Milanit ishte e menjehershme: “Milani nuk deshiron te kete sherbimet e Ronaldos dhe as te Kasanos”. Te dy sulmuesit nuk mund te luajne me skuadren e Milanit ne Champions League, sepse jane aktivizuar me pare me Realin e Madridit dhe per arsye se marredheniet midis dy klubeve nuk jane shume te mira, sidomos pas ceshtjes per blerjen e Kakase.
Gjithashtu Reali i Madridit, ne gushtin e kaluar, i ka refuzuar nje oferte skuadres se Milanit, prej 22 milion eurosh per te blere Ronaldon. Tani Reali i Madridit gjendet ne veshtiresi dhe kerkon nje zgjidhje per te larguar nga skuadra te dy sulmuesit.
Ne takimet e fundit qe kane pasur Franko Baldini, Predrag Mijatovic dhe Fabio Kapelo, trajneri italian e ka bere te qarte se nuk beson aspak tek Ronaldo, edhe pse sulmuesi brazilian ka permbushur te gjitha kerkesat e tij ne fillim te sezonit: ka rene nga pesha, ka punuar ne menyre konstante dhe ka qene plotesisht i perqebdruar ne seancat stervitore. Van Nistelroi duket se eshte i besuari i Fabio Kapelos ne vijen e pare te sulmit dhe ne qofte se sulmuesi holandez nuk demtohet, atehere ai do te luaj ne cdo ndeshje deri sa italiani te vazhdoj te jete trajneri i Realit te Madridit.
Blerja e Higuain e ka gezuar pa mase teknikun italian, i cili shprehet se tani nuk ka me nevoje as per Ronaldon dhe as per Kasanon. E perditshmja spanjolle “AS”, ka edhe shume mbledhjee te tjera qe jane zhvilluar midis Bladinit, Mijatovicit dhe Ronaldos.
Predrag Mijatovic, i ka bere te qarte brazilianit qe ne qofte se nuk ndihet i lumtur, atehere dyert i ka te hapura. Por pergjigja e Ronaldos ishte se deshironte te qendronte tek Reali i Madridit per te fituar tituj te tjere me kete skuader dhe se i pelqente sshume projekti i Kapelos. Ronaldo kerkon te qendroj tek Reali i Madridit, por e di fare mire qe klubi i tij kerkon ta shese. Milani eshte e para ne radhe, te tjerat vijne pas. Ndoshta fjala e fundit i mbetet tifozerise se “Santiago Bernabeut”.
-
-
..
Berluskoni: Dua Champions League!
8 Janar "Milani eshte nje klub i madh dhe me nje histori te lavdishme, ndaj mendoj se do te jemi protagoniste kudo dhe sidoqofte. Shpresojme qe problemet te kene perfunduar"
Dukej sikur perpara ndeshjes, padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, kishte deshire te ulej ne pankine se bashku me trajnerin Karlo Anceloti dhe kjo do te ishte me te vertete nje surprize. Padroni kuqezi ka zbritur poshte, ne fushe, sepse kerkonte te pershendeste lojtaret e tij dhe per t'i bere te ditur atyre se ishte i pranishem ne "Trofeun Berluskoni", edhe pse kishte patur nje takim te rendesishem pune. "Ia kisha premtuar djemve se do te isha i pranishem dhe kete bera", tha Berluskoni. Presidenti i Milanit ka perqafuar Maldinin dhe i ka uruar qe viti 2007 te jete me i mbare se viti qe sapo kaloi. "I fola lojtareve per t'i bere te ditur se do te isha prane tyre ne takimin ndaj Juventusit. Jam shume i kenaqur me skuadren dhe kam shume besim se do t'ia dalim mbane. Jam i kenaqur gjithashtu me trofeun e fituar. Ishte nje ndeshje e bukur, pashe pesa gola te bukur dhe pashe qe Milani ishte shume superior edhe ne qarkullimin e topit. Dua te them qe tifozet nuk bene gabim qe erdhen ne stadium, sepse ia vlente", pohoi Berluskoni. Berluskoni flet per Milanin ne pergjithesi dhe shprehet: "Kam admiruar shume te rinj, por per nje skuader te madhe eshte shume e veshtire t'i aktivizosh. Ata duhet te gjejne hapesira ne skuadra te tjera, edhe pse ne tek Milani investojme shume per ta. Por nje kampion e kemi tashme. Eshte Gurkuf, i cili po tregon cilesi shume te mira. Ne qofte se UEFA vendos qe te aktivizojme te rinjte ne formacion, atehere jemi dakord dhe e pranojme nje rregull te tille. Kur une u bera president i Milanit, kam gjetur lojtare te rinj shume te mire si Kostakurta, Maldini dhe Filipo Gali qe na kane dhene gezime shume te medha". Tani nje epoke ka perfunduar dhe duhet nisur nje tjeter menjehere. "E rendesishme eshte qe Milani ka shume deshire te mbetet Milan dhe po punojme per kete. Fati i Ancelotit? Karleto eshte i yni, di ta drejtoje shume mire skuadren dhe di shume mire te krijoje marredhenie te mira midis lojtareve. Tek Milani nuk ka asnje krize. E kemi filluar kampionatin me nje penalizm pikesh te padrejte, gjthashtu vendimet e gabuara te gjyqtareve na kane kushtuar shtrenjte, ashtu si edhe demtimet e pjeses me te madhe te titullareve. Por, edhe fati nuk ka qene ne krahun tone. Jo gjithmone mund te fitohet. Ne kete sezon deshiroj qe skuadra te triumfoj ne Champions League", tha Berluskoni.
Ne fund, presidenti i Milanit, pergezoi skuadren e Interit dhe gjithashtu portierin e Juventusit, Xhanluixhi Bufonin. "Eshte simpatik dhe fantastik dhe cili eshte ai trajner qe nuk do te deshironte ta kishte ne skuadren e tij?". Per Interin tha: "Jam shume i kenaqur qe pas shume vitesh dhe pas shume investimesh te bera nga Masimo Morati, Interi arriti te dale i pari ne klasifikim. E them sinqerisht kete gje sepse me Moratin ka patur lidhje familjare. Te gjithe e dine qe mamaja ime ka qene sekretarja e Anxhelo Moratit. Por, mendoj se me mire ta fitoje Interi kampionatin sesa ndonje skuader tjeter", perfundoi Berluskoni.
-
-
i/e regjistruar
“Syte kater” ne kompeticionin me prestigjoz te Europes
8 Janar Heren e fundit qe zbuloi mendimet e tij, Kaka kishte thene se do te kishte qene i lumtur sikur Milani te mos kishte “peshkuar” Barcelonen ne Champions League, por kjo nuk do te thote se kuqezinjte duhet ta quajne veten me fat. “Ne kete faze te kompeticionit nuk ka ndeshje te lehta, sepse dihet se asnje skuader nuk ka mberritur rastesisht deri ne fazen e 1/8 ave. Natyrisht, ka nje dallim mes kundershtareve, duke pare se Selltiku nuk mund te krahasohet kurrsesi me Barcen, por eshte pikerisht kjo ndjenje nenvleresimi ajo qe mund te rezultoje fatale. Pra, ndeshje qe mund te duken nje “shetitje”, ndonjehere zbulohen si te veshtira dhe te nderlikuara. Ndonjehere eshte me mire qe te perballesh me skuadra prestigjoze, pasi ne kete menyre te gjithe jane te vendosur dhe nuk e njohin fjalen tolerim. Perqendrimi nuk duhet humbur asnjehere, sidomos ne te tilla takime. Kushdoqofe kundershtari, duhet respektur, pavaresisht nga forca e tij.
-
-
i/e regjistruar
Sedorf: Inter, na prit pas nje viti!
9 Janar Mesfushori i Milanit, Klarens Sedorf i leshon sfiden Interit: “Do te jemi kompetitive vitin e ardhshem”. Ditet e fundit eshte krijuar nje polemike ndermjet dy klubeve milaneze. Sedorf kishte deklaruar qe kusherinjte zikalter duhet te perfitonin nga momenti i veshtire i kuqezinjve per te fituar titullin, deklarate te ciles Dejan Stankovic iu pergjigj menjehere duke e konsideruar holandezin si ziliqar. Sedorf ka ridimensionuar gjithcka ne mengjesin e se henes, gjate nje konerence per shtyp. “Me vjen keq qe Stankovic ra ne kete kurth, te cilin une pa dyshim nuk e kam deshiruar. Por, une nuk mund te them qe Interi do te dominoje per pese vitet e ardhshme, edhe sepse nese do te beja kete do t’i mungoja respekt punes qe shoket e mi bejne cdo dite”. Megjithate, sfida mbetet e hapur: “Sivjet eshte e pamundur qe te konkurrojme me Interin persa i perket titullit, por vitin e ardhshem jam i sigurt qe do ta kemi kete mundesi”.
Ps: Sedorf e ka ne terezi,nuk e shef moshen qe ka por mbase e ka thone qe ta shofi nga tribuna Milanin
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt