jo jo sbesoi qe Celtiku mund te shkoi me tutje......Postuar mė parė nga thekthi
Milan osht klub i madh dhe me tradit ne Champions.......
●Ac MiLaN ---> wε aяэ мояэ тнaп a cLuв ●
jo jo sbesoi qe Celtiku mund te shkoi me tutje......Postuar mė parė nga thekthi
Milan osht klub i madh dhe me tradit ne Champions.......
●Ac MiLaN ---> wε aяэ мояэ тнaп a cLuв ●
I will always remember the girl next door .........!
He mer milanista ju erdhi ronaldinho :P
Postuar mė parė nga bessycool
Pse smundet Milani te skualifikohet??
Pse Celticu skuader e dobet eshte sipas teje?
me thuaj cila skuader e ka mposht Celticun ne vend te vet pervec Barcelones?
Milani se ka aspak te leht me Celticun
#VamosArgentina
"Djalli", nostalgji per "Zonjen"
5 Janar Kuqezinjte ne kor: "Pa Juven, Seria A nuk eshte e njejta. Eshte e kote ta mohojme, na mungojne shume bardhezinjte dhe perballjet me ta, duke pare se qarkullon gjithmone nje atmosfere e bukur"
Duke pritur Juventusin, shpesh kritika dhe "thumbimet" i drejtohen Interit. Sigurisht, ne kuptim figurativ dhe ne nje menyre indirekte. Por, nga fjalet e trajnerit, kapitenit dhe lojtarit me perfaqesues, Milani le per te kuptuar se ndjen mall karshi Juventusit, qe luan ne Serine B. Po ashtu, ka edhe fjale percmimi per punen qe po ben Interi. Natyrisht, ndonjehere perpiqen qe te vleresojne ate qe zikalterit po bejne. Por, mund te behet fjale edhe per fabulen e vjeter "dhelpra dhe rrushi": nese nuk e kap dot, atehere thua qe nuk eshte i bere. Me mendje te ftohte dhe pa qene i kushtezuar nga tifozeria te ciles i perket, ne fund te fundit, Karlo Anceloti dhe Paolo Maldini thone fjale me vend. "Na mungon Juventusi!". Kjo nuk do te thote se Moxhi nuk ka bere asgje, se "Calciopoli" ka qene nje bllof, se Juventusi nuk e meritonte Serine B apo se Interi nuk eshte i forte. "Na mungon Juventusi" eshte nje fraze qe ka nje kuptim tjeter: Seria A pa bardhezinjte eshte e paplote, dicka e ndare me dysh. Dhe nese Sedorfi e fton Interin qe te perfitoje nga ky moment, sepse ne te ardhmen do te jete e veshtire per zikalterit qe te fitojne, ne fund te fundit, thote serish dicka te vertete, edhe pse te vogel. Eshte kapiten Maldini ai qe hap siparin per vitin 2007. Te shtunen do te luhet ne "San Siro" sfida e madhe e trofeut "Berluskoni", mes Milanit dhe Juventusit, ne nje sezon disi te vecante dhe ne nje stine tjeter. Pak dite me pare ka qene Masimo Morati ai qe tha se, atij, ne Serine A, Juventusi nuk i mungon aspak. Pra, ajo qe del nga fjalet e kapitenit, eshte nje kundershtim i fjaleve te presidentit te Interit. Maldini thote: "Une, personalisht, kam nje opinion ndryshe nga ai i Moratit. Juventusi me mungon shume. Nuk eshte dicka e bukur qe te luash ne nje kampionat pa bardhezinjte. Por, nuk kemi se cfare te bejme, duke pare se ata jane ne Serine B dhe se kete vit do te dalin ne Serine A. Sezonin e ardhshem, do te shohim nje tjeter kampionat". Koncepti eshte plotesisht i njejte edhe per Ancelotin, qe vazhdon me nje analize me te thelluar: "Historia e futbollit thoshte, deri kete vere, se Juventusi ishte gjithmone nje ekip i pranishem ne Serine A. Dhe, gati gjithmone, bardhezinjte ishin protagoniste. Pra, mendoj se kjo mungese dallohet dhe shume madje, edhe duke konsideruar faktin se Juventusi po ben nje superkampionat ne Serine B. Per nga kendveshtrimi im, ndeshjet me Juventusin kan qene gjithmone stimuluese, pervec se te bukura dhe shpesh vendimtare. Ja pse i quaj rivalet me te forte".
Ne fund, Klarens Sedorf flet per nje kampionat anormal. "Jam i lumtur per Interin, pasi ajo qe po bejne ne fushe eshte reale dhe askush nuk te fal pike. Por, duhet pranuar dhe se ky kampionat eshte ndryshe nga te tjeret. Dhe atehere, interisteve i them se duhet te shijojne kete moment, sepse gjerat nuk do te jene kaq te lehta ne te ardhmen".
"Djalli", nė gjurmėt e Serxhio Ramosit
Milani ndjek edhe Serxhio Ramosin. Interesimin e klubit kuqezi pėr mbrojtėsin e Real Madridit e ka bėrė tė ditur gazeta spanjolle "Marca". E pėrditshmja sportive ka marrė shkas nga njė lajm i "Radio Cadena Ser", e cila ka shpjeguar se pėrfaqėsues tė Milanit kanė biseduar me vėllain dhe agjentin e futbollistit, Rene Ramos, tė cilit i kanė propozuar njė kontratė pesėvjeēare. Por Ramosit i ėshtė premtuar njė ngritje page nga Reali dhe ai synon tė qėndrojė nė Madrid.
vallai nuk e di se cfare ka per tenodh por jam milanist![]()
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Odo: Lacio, Milani po me pret!
5 Janar "Eshte e kote qe te fshihemi, pasi e verteta eshte se nga klubi milanez kam marre nje oferte te rendesishme dhe e ardhmja e ime bardhekalter eshte ne dyshim"
Kishte qendruar deri tani ne heshtje, por sot Masimo Odo nuk mund te fshihet me. Milani ka nje kohe te gjate qe e ndjek kemba kembes dhe, deri tani, vetem presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, kishte ndalur kete "joshje". Ne fakt, padroni bardhekalter shpesh i ka mbyllur deren mbrojtesit te kombetares, duke i thene "jo" Milanit. Tani, mbrojtesi i kerkuar me ze te larte nga Anceloti dhe Milani, ndoshta i bezdisur nga zerat e shumte, ka rrefyer te verteten: "Eshte e kote qe te fshihemi, pasi e verteta eshte se nga klubi milanez kam marre nje oferte te rendesishme dhe e ardhmja e ime bardhekalter eshte ne dyshim".
Nje konfirmim i zerave qe donin kuqezinjte ne presing mbi Lotiton. Nje tjeter oferte ka te beje me kartonin e Paskuale Foxhias plus 6 milion euro. E njejte me ate te disa javeve me pare, karshi nje kerkese prej me shume se 7,5 milion euro plus Marzoratin, qe pelqehet shume nga trajneri Delio Rosi. Dy klubet jane duke bere nje "mundje dore" perfundimtare dhe Odo kerkon qe te merret nje vendim perfundimtar ne kohe te shkurter, per te mbyllur nje telenovele qe po bezdis aktorin kryesor: "Zgjidhja duhet gjetur me cdo kusht dhe duhet te me kenaqe jo vetem mua, por edhe klubin e Lacios", pohoi kapiteni bardhekalter. "Sigurisht, nuk jam nje djale 25 vjec, por nje lojtar ne moshen 31 vjec qe do te firmos kontraten e fundit te karrieres, me te rendesishmen. Ky eshte nje nga faktoret qe duhet te merren ne konsiderate. Duhet te vleresojme se kush eshte vendimi me i mire per te gjithe. Mendoj se, sidoqofte, ne keto dite tratativa do te mbyllet, ne nje fare menyre". Milani qendron ne "dritare" dhe pret Odon, i cili ka bere gati valixhet.
#VamosArgentina
Kaka enderron te behet pastor
6 Janar “Pasi te braktis futbollin mendoj qe do te kem mundesine ta bej edhe te ngushte marredhenien time me fene”
Kaka eshte nje yll qe beson tek Zoti. Ndersa disa nga shoket e tij braziliane, si Adriano apo Ronaldo jane te njohur per aftesite e tyre futbollistike apo per dashurine e madhe qe kane per jeten e nates, lojtari i Milanit e fiton famen e tij ne nje tjeter menyre: duke besuar pafundesisht tek Zoti dhe duke qene nje bashkeshort i perkryer. Ne nje interviste te dhene per nje televizion brazilian, Kaka shpjegon se lidhja e tij e ngushte me Zotin eshte epiqendra e jetes se tij dhe sekreti i suksesit: “Zoti me sjell fat gjate rruges time dhe kjo gje me jep shume qetesi dhe nje besim te madh per te bere punen time”, tha braziliani.
Kaka eshte anetar i kishes “Renascer” (Rilindja), lexon cdo dite Biblen, realizon qe nga Italia kurse per besimin drejt Zotit, degjon nepermjet internetit programacionin radiofonik te kishes se tij dhe flet shpeshhere me njerez te fese dhe me besimtare te Perendise. Ne raftin e tij ne Milanelo dhe ne “San Siro” jane te shkeputura pjese nga Bibla dhe fraza te shkruara si pershembull “Zoti eshte Besimi”. “Ne te gjitha stadiumet qe shkojme, te gjithe e dine qe duhet lene nje vend bosh, ku Kaka te shkruaje frazen e tij “Zoti eshte Besimi”. Vete Kaka, pohoi se gjate grumbullimeve te ndryshme neper hotele, ka mbajtur me vete mjete te ndryshme qe tregojne besimin e madh qe ka braziliani tek Zoti. Lidhja e tij me Zotin eshte shume e thelle dhe braziliani i dedikohet Zotit me gjithe qenien e tij. Ai mendon se kur te terhiqet nga futbolli, do te kete nje lidhje edhe me te ngushte me fene qe praktikon. “Nje nga endrrat e mia gjithmone ka qene besimi tek Zoti dhe tek fjala e tij. Do te me pelqente qe te beja nje kurs teologjie dhe te behem pastor i Kishes, pasi te terhiqem nga futbolli”, tha Kaka.
#VamosArgentina
Milan dhe Juve mprehin shpatat per nje ndeshje te paharrueshme
6 Janar Per here te pare qe ne lindjen e te magjishmit Trofeu Berluskoni, sfida midis kuqezinjve dhe bardhezinjve do te luhet ne stinen e dimrit, nen temperaturat e ftohta dhe klimen e ashper te muajit janar, por te ngrohur nga emocionet ndeshjes. Pra, sot, ne San Siro te Milanos, do te zhvillohet edicioni i 16 te i Trofeut Luixhi Berluskoni dhe ne fushe do te zbresin dy armiq, por edhe miq te vjeter si Milani dhe Juventusi. Por, do te kete nje tjeter shije, duke pare se gjithmone, qe ne fillimet e tij, ky manifestim eshte luajtur ne vere: per shkak te turit paraeliminator te Milanit ne Champions League dhe proceseve te Calciopoli t, dy klubet kane rene dakort qe takimi te luhet ne janar. Por, pavaresisht nga kjo, sfida mban te ruajtur madheshtine e saj. Po ashtu, rriten motivet e kuriozitetit. Ne fakt, pyetja qe lind eshte se si do te reagojne kuqezinjte, te cilet jane duke zhvilluar nje faze minipergatitore ne Malte, nen diellin e ngrohte. Djemte e Ancelotit do te zbresin ne terrenin e ashper dhe te ngrire te Meazza s dhe jo te shlodhur ashtu sic duhet. Ndersa, pyetja tjeter qe lind eshte se si do te sillet Juventusi? Kush mund te jete potenciali i Zonjes, ne nje ndeshje qe vlen sa per nje supersfide elite, edhe pse kuqezinjte luajne ne A dhe bardhezinjte ne B. Do te mungojne disa lojtare te rendesishem per te dy palet, por rivaliteti, qe ndan dy klubet, duhet te jete nje motiv i mjaftueshem per te garantuar nje spektakel. Ne frontin kuqezi nuk do te jene ne kete takim Dida, Favali, Kaladze dhe Kaka, qe kane qendruar ne Malte, ashtu si Borrielo dhe Kostakurta. Anceloti do te hedhe ne fushe formacionin me te mire te mundshem, duke riprovuar ne sulm dyshen Inzagi Xhilardino, qe jo gjithmone kane bindur kete sezon. Mes bardhezinjve, Deshamp (ne rast fitoreje francezi do te behej i pari qe ka fituar kete trofe si lojtar (1995 dhe 1998) dhe trajner, nuk do te kete ne dispozicion Kamoranezin, Xhanikeden dhe Markionin. Dy formacionet do te kene ne dispozicion gjashte zevendesues per koke, plus edhe portierin. Bilanci i trofeut, qe eshte zhvilluar gjithmone mes Milanit dhe Juventusit, pervec trekendorit nga 1992 ne 1994 (tre fitore te kuqezinjve ndaj Interit, Real Madridit dhe Bajern Mynihut), sheh bardhezinjte ne avantazh me 8 fitore, kundrejt 7 te Milanit. Qe ky eshte nje avantazh, kjo mbetet per tu pare, duke pare se gjate viteve, ai klub qe ka fituar kete trofe, shume rralle ka triumfuar me pas ne kompeticionet e tjera. Por, pervec ketij konstatimi, e rendesishme eshte qe te jete nje feste per sportin. Ne fakt, kete vit eshte nje feste disi e pazakonte, duke pare se skandali i shperthyer ne vere e ka tronditur disi boten e ftbollit italian dhe nuk do te jete e lehte per keto skuadra qe te harrojne masakren e drejtesise sportive. Por, Milani eshte Milan dhe Juventusi eshte Juventus, ndaj rendesi ka qe populli kuqezi dhe bardhezi te harrojne per nje mbremje ato qe kaluan ne 1006 en. Natyrisht, mundesite jane te shumta dhe atehere, le te ngrihet sipari dhe te nisin vallezimet pas vershellimes se gjyqtarit Roki.
#VamosArgentina
Kaladze: Nje nate perrallore!
6 Janar Uroj qe te jete nje takim i bukur dhe spektakolar, sepse publiku do te zbavitet, pas atyre qe kaluam te palet
Gjeorgjiani i Milanit, Kakhaber Kaladze po punon ne grumbullimin ne Malte, per tu rikupeuruar, duke pare se kohet e fundit ka pesuar demtime te lidhura me thembren e Akilit dhe sidomos ne pulpe. Ne fakt, po ashtu, Kala kerkon te harroje demtimin e pesuar ne tendinen e majte. Objektivi eshte mese i qarte. Te rikuperoje sa me shpejt te jete e mundur, edhe pse nuk do te jete ne Trofeun Berluskoni. Mbrojtesi kuqezi, nga Malta, ka dhene nje interviste te shkurter per shtyp per Milan Channel, duke u ndalur te Milani, forma e tij dhe sidomos te sfida ndaj Juventusit. Me vjen keq qe nuk do te jem ne kete takim, duke pare se e kam shume perzemer kete sfide. Takimet ndaj Juventusit kane gjithmone nje shije ndryshe dhe per kete jam i vetedijshem. Kete vit situata eshte disi e pazakonte, duke pare se takimi do te zhvillohet ne janar dhe jo ne vere, ashtu si e kerkon tradita. I uroj fat si Milanit, ashtu edhe Juventusit dhe shpresoj qe te fitoje me i miri. E rendesishme eshte qe te zhvillohet nje takim i bukur dhe teper spektakolar, sepse publiku kerkon te zbavitet, perfundoi Kaladze.
#VamosArgentina
Krijoni Kontakt