Close
Faqja 25 prej 31 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 301
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Moduli i pemes, celsi i suksesit

    25 Dhjetor Rreshtimi taktik me nje pyke te vetme, te perdorur nga Anceloti, ka rezultuar nje gjetje e vertete, ne rikthimin e lojes se bukur dhe te rrejdhshme

    Ka nje sekret ne rikthimin e sukseseve te Milanit, skema e “Pemes se Krishtlindjeve”. Nje modul ky qe nuk i ka pelqyer kurrsesi presidentit kuqezi, por qe po e rikthen formacionin e Karlo Ancelotit ne zonen qe kane vlere ne renditjen e klasifikimit, 6 pike larg zones se Champions League. Eshte aktivizuar pak sa per nevoje, duke pare momentet e veshtira te dysheve te sulmit dhe pak sa per t’i dhene nje “shkendije” me shume ekipit, qe po “lundronte” ne zonat e ftohta te klasifikimit. Efekti ishte ai i shpresuari dhe kuqezinjte kane arritur 7 pike ne tre takimet e fundit, duke arritur nje barazim te rendesishem ne Firence dhe dy fitore te lehta 3 0 ndaj Katanias dhe Udinezes, dy konkurrente direkte ne luften per vendin e katert. Rikthimi ne kete skeme, qe ishte teper thelbesore per fitimin e titullit te fundit kuqezi perkoi edhe me rikthimin e Alberto Xhilardinos dhe Kakase. Ish sulmuesi i Parmes shenoi 4 gola ne tre ndeshje, ndersa braziliani ka realizuar 3 ne dy takimet e fundit, per nje total prej shtate golash. Ne 15 javet e fundit, Milani kishte shenuar vetem 14 gola.
    #VamosArgentina

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kaka, misherimi i engjellit ne toke

    26 Dhjetor “Fatin duhet ta kerkosh dhe te perpiqesh te japesh maksimumin, pa u terhequr pas, ndryshe deshirat e tua do te mbeten vetem iluzione, ose me keq akoma, nje utopi qe do te te shkaterroje”

    Kombesia: Braziliane

    Data e lindjes: 22 prill 1982, ne Brazilia

    Roli: Mesfushor

    Numri i fanelles: 22

    Skudra: Milani

    Gjatesia: 186 cm

    Pesha: 73 kg

    Fitoret...

    ... me “Seleeaon”

    1 Kupe Bote ne vitin 2002

    1 Kupe Konfederatash ne vitin 2005

    Riki eshte sot nje lojtar i konfirmuar, vetem 24 vjec, dhe luan ne rolin e nje mesfushori te avancuar, me tipare sulmuesi, te Milani, ku ka kaluar ne veren e vitit 2003. Premtimi i tij, para transferimit ne nje bote te re, futbollin europian, perkonte me kete fraze “dua te kombinoj fantazine braziliane me disiplinen e futbollit europian”. I urte, teper punetor dhe i pajisur me nje fantazi te madhe, eshte i shkathet ne pasime dhe ne repertorin e tij veeon gjuajtjet e rrufeshme, sidomos nga jashte zone dhe te kalibruara mire. Kaka ka lindur ne Brazilia ne 22 prill te vitit 1982, por qe i vogel eshte transferuar ne San Paolo, ne lagjen rezidenciale te Morumbit. Historia e Kakase nuk eshte perralla e zakonshme e nje djaloshi qe ushqehet me oriz dhe fasule, duke kaluar drama te ndryshme familjare. Historia e Rikit eshte ndryshe. Familja e tij i perket borgjezise se mesme. Babai i Kakase eshte nje inxhinier civil, zoti Bosko Isekson Pereira Leite, ndersa e ema, Simone Kristina dos Santos Leite eshte nje pedagoge. Nuk kane patur probleme per te shtruar tavolinen dhe per te vene bashke dreken me darken, perkundrazi, i vogel, Kaka mund t’i lejonte vetes edhe ndonje fanelle origjinale apo lodra te shtrenjta, te teknologjise se fundit. Dhe, duke pare se ne skuadren e te rinjve, ne San Paolo, me te luanin edhe shume djem te varfer, shpesh pas stervitjes te gjithe lojtaret e ekipit shkonin ne shtepine Leite per te ngrene dieka, tipi zemres: 1400 metra ne kembe per te pertypur dieka te mire te pergatitur nga mamaja e tij Kristina Simone. Ndoshta pikerisht per kete origjine fisnike, ne Brazil nuk kane patur asnjehere siguri mbi te ardhmen e tij. I nje familjeje te mire dhe teper te bashkuar, beson te tradita dhe feja. Kaka eshte i sigurte se eshte bekuar dhe shpetuar nga Zoti kur ne tetor te vitit 2000 pati nje incident qe mund ta kishte lene pergjithmone te paralizuar. Kaka, ne fakt, u perplas me koke ne fundin e pishines (ne nje park), pasi kishte rreshqitur, duke thyer vertebren e qafes. Dhe qe nga ai moment, sa here qe shenon, ndersa te tjeret festojne dhe hidhen, ai kujton ate moment, duke ngritur syte nga qielli, ne sheje falenderimi.

    Zbulimi i talentit

    Ne janar te vitit 2001, skuadra e te rinjve te San Paolos, ishte protagoniste e Kupes se San Paolos, ne futbollin e moshave (nje turne i barabarte me Viarexhon). Por, Kaka ishte ne pankine, nuk luante kurre. Ne 7 mars te te njejtit vit, skuadra e pare e San Paolos luante ndaj Botafogos finalen e Kupes Rio San Paolo, nje turne qe nuk do te fitonte kurre. Ne te 14' te pjeses se dyte, trajneri Osvaldo Alvarez e hodhi ne fushe ne vend te Fabianos, duke shkaktuar reagimin skandalizues te komentatoreve radioteleviziv: “E pabesueshme! Alvarez eshte emendur, ka hedhur ne fushe nje rezerve te skuadres se te rinjve”. Por, ate dite, Kaka shenoi dy gola ne me shume se dy minuta, duke i dhuruar trofeun skuadres se San Paolos. Trajneri Osvaldo e mban mend ate dite: “Njerezit nuk e dinin se Kaka vinte nga nje konvaleshence e gjate. Ne vitin 200 kishte thyer vertebren e qafes, por une e dija se ishte i forte”.

    Ato dy gola nuk mjaftuan per te bindur te gjithe, duke pare se ne takimet e medha nuk kishte treguar aftesite e verteta dhe ne takimin ndaj Atletiko Paraneinses, ne kampionatin e vitit 2001, doli nga fusha ne fund te pjeses se pare duke qare. Kritika vershoi mbi te: “Kaka eshte i bukur per t’u pare, por nuk mund te luaje ne takime te medha”. Ato lot te deshperuara e bene edhe me shume simpatik dhe vajzat e reja emendish per te, duke themeluar ate vit nje klub dedikuar lojtarit. “Shume e bukur per te qene e vertete”, thoshin. I vetmi qe besoi gjithmone te ai ishte Karlo Alberto Parreira. U perball me te heren e pare dhe e pergezoi. Heren e dyte qe e pa te luante tha: “Ai Kaka do te behet nje fenomen...”. Dhe ne fakt keshtu ndodhi, sepse me pas Riki u kthyer ne nje idhull dhe zerat qarkulluan edhe ne Europe, ku CSKA ja e Moskes dhe Milani u perpoqen qe te interesoheshin per lojtarin. Kuqezinjte arriten me kembengulje qe te merrnin talentin brazilian.
    #VamosArgentina

  3. #243
    Besimtar Orthodhoks Maska e vampiri-femrave
    Anėtarėsuar
    29-07-2005
    Postime
    63
    Duro sa te vin Oddo Kassano apo edhe ndonje tjeter... edhe do shifni Milani ne finale me Barcelonen
    Only Justice and God can Judge me

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Riki: Zoti, fuqia ime e vertete!

    26 Dhjetor “Per te qene te lumtur, gjithmone duhet te impenjohemi ne dieka dhe te marrim pergjegjesi, ndryshe mund te futemi ne aventura te pakenaqshme”

    Riki, po ju bejme nje pyetje te drejteperdrejte dhe duam nje pergjigje te sakte: si ka qene takimi juaj me Jezusin?

    Kam lindur ne nje familje kristiane dhe prinderit e mi ishin te konvertuar, te kishes batista, ndersa tani kemi 8 vjet qe frekuentojme kishen “Rilindja”.

    Cili ishte momenti kryesor i kthimit tend ne nje katolik teper besimtar dhe si arriti Zoti qe te te bindte?

    Momenti kryesor ishte pagezimi im, kur isha ne moshen 12 vjee, ne kishen “Rilindja”. Ne ate kohe pata nje elirim. Ne tetorin e vtit 2000 shkova te takoja gjysherit e mi dhe me pas shkova ne nje park ku ishte nje pishine. Hipa ne nje rreshqitese te instaluar per te marre shpejtesi dhe per t’u zhytyr me thelle, por nuk kishte shume uje dhe une e perplasa koken ne fundin e pishines. Dola nga uji me kembet e mia, por ndieva nje dhimbje te madhe prapa kokes. Vellai im me tha se po me dilte gjak nga koka. Gjeja e pare qe prinderit e mi bene ishte nje lutje. Nena ime thoshte se ne ate moment po ndodhte nje beteje shpirterore. Me pas shkuam ne nje spital dhe nga lastra rezultonte se `do gje ishte ne rregull. Dy dite me pas, ndersa luaja futboll, ndieva nje dhimbje te padurueshme dhe shkova serish ne spital. Doli edhe nje laster tjeter dhe kete here mjeket me thane se behej fjale per nje farkture te rende ne vertebren e qafes. Mjeket me thane: “Ke qene me fat! Mund te qendroje ne nje karrige me rrota deri ne fund te karrieres, i paralizuar!”. Pikerisht ne kete moment besova se kjo ishte dora e nje pushteti hyjnor dhe pashe rrugen e Zotit.

    A mund te me flisni per nofkat qe keni.

    Atehere, le ta fillojme keshtu. Shume nga shoket e skuadres me therrasin Riki. Ronaldo me therret Kakito per te nenvizuar faktin se ne Boterorin e vitit 2002 keshtu quhej maskoti i skuadres. Per revistat braziliane jam “O queridinho da galera”, qe do te thote

    “Me i dashuri nga shoqeria”. Vajazat me kane ngjitur shume nofka mes te cileve “anjinho”, pra engjell, qe me pelqen edhe me shume. Por, ai i Milanit eshte me i bukuri, “Djali i Arte”.

    Efare shenjash dalluese keni, qe ju bejne te ndiheni plotesisht nje besimtar?

    Kam nje byzylyk metali me nje te shkruar “Jezus” dhe nje shirit stofe me letrat “OQJF” (“O que Jesus faria?, pra “Efare do te bente Jezusi ne vendin tim?”). Kepucet e futbollit, te firmes Adidas, i kam me frazen e shkruajtu “Zoti eshte besnik”. Ne deren e dhomes sime shkruhet: “Nje femije i lumtur ka Jezusin ne zemer”. Ne fund, sekretaria ime telefonike thote: “Jam Kaka. Per momentin nuk mund te pergjigjem. Faleminderit. Zoti te bekofte. Mirupafshim”.

    Dieka per preferancat tuaja...

    Luaj me lente, per shkak te nje miopie te lehte dhe naten perdor aparatin e dhembeve. Perdor nje shampo me kamonil per te mbajtur te buta floket. Nuk i frenkuentoj shume diskotekat dhe nuk jam nje maniak i Karnavaleve, ne ndryshim nga bashkekombesit e mi. Pastaj, kam edhe dieka tjeter, behem i kuq dhe me turp kur dikush me jep nje dhurate.

    A luteshit perpara ndeshjeve te futbollit, ne Boteror, t’i dhe shoket e tu?

    Mblidheshim une, Lusio dhe Edmilson, duke ftuar edhe te tjeret, edhe pas ndeshjeve. Denilson, ndonjehere, eshte bashkuar me ne, por edhe Xhunjor dhe Roberto Karlos. Ambjenti ishte shume i bukur dhe lexonim edhe Biblen.

    Ate fanelle me te shkruajtur “I perkas Jezusit”, qe tregove ne finael e Kupes se Botes, a mos e kisha marre me vete nga Brazili? A ishe i sigurte per fitoren?

    Mbaj gjithmone me vete tre fanella, njera ishte ajo qe keni pare, tjetra me te shkruar “Zoti eshte besnik” dhe e fundit “Zoti te do te miren”. FIFA kishte ndaluar keto fanella dhe une fshehurazi e vesha ne finale, ashtu si Lusio dhe Edmilson.

    Efare mesazhi i jep te rinjve te perfshire me drogen dhe alkolin? Qe te largohen nga ajo rruge! Kjo eshte nje mungese pergjegjesie, si karshi Zotit, ashtu edhe karshi edo gjeje tjeter. Per shembull, asnje nuk deshiron me te martohet dhe i futen rrugeve me te veshtira. Per te qene te lumtur, gjithmone duhet te impenjohemi ne dieka dhe te marrim pergjegjesi, ndryshe mund te futemi ne aventura te pakenaqshme.
    #VamosArgentina

  5. #245
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Milani, merkato nė frenim!

    Tė gjitha marrėveshjet e kuqezinjve duken tė komprometuara

    Nga yjet nė tokė! Njė rėnie brutale ajo e Milanit, qė nga njė skuadėr pretendente pėrpara skandalit nė futbollin italian, tashmė po vuan nė tė gjitha drejtimet. Nė Serinė A pozitat nuk janė nga mė tė mirat dhe objektivi i pohuar nga tė gjithė pranė skuadrės ėshtė evaziv: "Tė arrijmė ēfarė tė arrijmė". Akoma edhe mė keq duket situata nė merkato. Tė gjithė menduan se gjatė muajit janar, Milani do tė ishte skuadra mė aktive nė afrimin e kualiteteve, qė do tė riparonin defektet nė tė gjitha repartet. Megjithatė, frenimi nė blerjen e emrave tė mėdhenj ka filluar qė prej verės dhe duket e destinuar tė vazhdojė edhe mė tej. Pėrpara fillimit tė "Calciopolit", kuqezinjtė tė krijonin idenė e "padronėve" tė merkatos. Gjithēka duke u nisur nga titujt e gazetave: "Zambrota e Ibrahimoviē pranė Milanit", "Bufon, siguria e portės kuqezi" dhe "Ronaldinjo, ėndrra nė sirtar e Berluskonit". Por, deficiti i krijuar nė arkat e klubit pas skandalit, si dhe penalizmi me 8 pikė kanė shkaktuar dėme tė pariparueshme. Zambrota e Ibrahimoviē vendosėn tė linin Juventusin tė hedhur nė ferrin e Serisė B, pėr tė shkuar respektivisht te Barcelona dhe Interi, ndėrsa Ronaldinjo betoi besnikėri pėr klubin katalanas. Sikur tė mos mjaftonte kjo, largimi i Shevēenkos nuk ka sjellė asnjė emėr tė madh, por vetėm Bonerėn dhe Oliveirėn.

    Merkato - Edhe tani, nė harkun e disa muajve, tabloja ka mbetur e njėjtė: dy afrimet mė tė lakuara nė skuadėr, Kasano dhe Odo, kanė ngecur dhe duket e vėshtirė qė marrėveshjet tė arrihen. Reali i Madridit nuk ka pranuar qė ta largojė sulmuesin nė formė huazimi 6-mujor, por preferon mė shumė ta shesė pėrfundimisht. "Galaktikėt" po e pėrdorin Kasanon edhe si karrem pėr tė arritur te Kaka, e pėr kėtė arsye milanezėt kanė ndėrmend tė tėrhiqen nga bisedimet. Nė marrėveshjen pėr blerjen e Odos ka ardhur frenimi i radhės i presidentit tė Lacios, Lotito. Bardhekaltėrit synojnė qė nė marrėveshje tė pėrfshihet edhe kalimi i Simone Inzagit me kuqezinjtė, ku do tė gjente vėllain e madh Filipo, por Galiani duket se nuk ka ndėrmend tė marrė "barrė shtesė" pėr sulmin.

    Sikur tė mos mjaftonin kėto, probleme ka edhe me mbrojtėsin e majtė tė argjentinasve tė Rasing, Grimi. Ndryshe nga sa ishte deklaruar mė parė, talenti amerikano-latin nuk disponon asnjė pasaportė evropiane dhe aktivizimi i tij do tė bėhej si ekstrakomunitar. Pėr kėtė arsye duket se blerja e Grimit do tė shtyhet pėr nė korrik tė vitit 2007.

    Mbrojtja - Spekulimet e shtypit pėr merkaton e Milanit vazhdojnė. Zėrat vijnė kryesisht nga Spanja, ku pretendohet se klubi italian ėshtė nė kėrkim tė njė mbrojtėsi qė tė sjellė siguri nė ekip. Sipas tė pėrditshmeve iberike, zgjedhja e parė ėshtė 20-vjeēari i Realit tė Madridit, Serxho Ramos. Ato kanė bėrė tė ditur se drejtuesit kuqezi kanė takuar nė Sevilja vėllain dhe njėkohėsisht menaxherin e lojtarit, ku i kanė ofruar njė kontratė 5-vjeēare. Megjithatė, vetė Ramos, i cili ka qenė edhe blerja e shtatė mė e shtrenjtė nė historinė e madrilenėve, nuk ka ndėrmend tė lėvizė nga Spanja. Nė listėn e shpenzimeve tė klubit tė rrugės "Turati" ėshtė vėnė edhe mbrojtėsi i Barcelonės, Huliano Huas Beleti. Braziliani shihet si njė alternativė e vlefshme pėr Odon dhe pėr tė shtyrė mė shumė hamendėsitė pėr transferimin nė Itali ka shėrbyer aktivizimi i pakėt nga trajneri Frenk Rajkard. Menaxheri i 30-vjeēarit ka bėrė tė ditur se Barēa mbetet zgjidhje e parė, por ka lėnė tė kuptohet se po studiohen edhe ofertat e mbėrritura nė adresė tė Beletit. "Dėshira jonė ėshtė tė qėndrojmė nė Barcelonė. Megjithatė, jemi duke vlerėsuar edhe disa oferta qė kanė ardhur ditėt e fundit, ndėr tė tjera edhe ajo e Milanit", ka deklaruar menaxheri i lojtarit.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #246
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga Arber gerguri
    jam shpetimi milani eshte milan eshte klubi ma i madh ne bot per veq qe e ka pas nje kriz ajo do te kthehet nuk ka me pas skuader qe mund ta mposht milan ka nje tradit te fort per trofe dhe besoj se do te jemi kampion
    what are you talking about.,Who are you????
    Shpetimi or ARBER GERGURI-->(TIFOZ i ARSENALIT DERI SA TE VDES)
    qysh tash po thue milanin ska kush qe e ndal,nasta weq ai ARSENALI yt qe e mposht,,heheh harroe shoki jem,
    po spo te kuptoi pa kqyr nje her qet shkrimin ton koh me par qe e ke than te tema ARSENAL
    "por shiko bessycool ne maj te vitit 2007 ishalla jemi gjall flasim une e ti ateher se kush do te jet ne finale te champion leauge kuptohet qe arsenali ,,,,,,por sivjet nuk do te deshtoj ne finale tung shihemi ska kush qe e ndal arsenalin"
    I will always remember the girl next door .........!

  7. #247
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    BaRēA....(Y) e fort eshte ...
    sdi a ka mujt kush mo me mposht ne Camp Nou prej 2003(ne CH.L. po menoy)prej kur klubi me i madh ne Itali JUVENTUSI e pat mposht me rez. 2:1,prej ateher sdi a men e ka mposht mo ndonje skuader evropiane.....

    ~~RONALDINHO~~ nese kalon ky ne Milan ather e kqyrem,jav bon ma ZI se ne finalen e Athines....

    ●Ac MiLaN ---> wε aяэ мояэ тнaп a cLuв .!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bessycool : 01-01-2007 mė 09:32
    I will always remember the girl next door .........!

  8. #248
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Cka u be me transfertat e Milanit? Te gjitha ne stop jane?
    Edhe plus, digjove dikund per njefare Leandro Grimi dhe transfer te tij ne Milan.
    Di dikush me teper per kete pune?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Milan duhet te tregoje veten tani se cfare eshte ne gjendje te beje .
    shorti ne champions league na qelloi i lehte kunder celtic

    MILANIST 4EVER

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga SKORPIONSKING
    shorti ne champions league na qelloi i lehte kunder celtic

    MILANIST 4EVER
    Ketu gabon lal Celticu nuk eshte kundershtar
    i leht , Ne Vend te vet vetem BarceLona qe e ka mundur
    Celticun! Eshte problem ta fitosh celticun atje edhe per ti mar te pakten 1 pik.
    Milani e ka shum veshtir me celticun , Per mendimin tim Milani do jet ne nje pozit shum te veshtir me Celticun qe ka shum mundesi edhe te skualifikohet.
    #VamosArgentina

Faqja 25 prej 31 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •