Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 301
  1. #101
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Anceloti dhe Galiani: Po na persekutojne!

    6 Nentor Trajneri dhe drejtuesi kuqezi kane akuzuar per gabime ne arbitrim: “Na kane penalizuar ne javet e para dhe vazhdojne ta bejne kete. Jemi te inatosur sepse nuk eshte hera e pare qe po ndodh”

    Per trajnerin Karlo Anceloti dhe administratorin e deleguar kuqezi, Adriano Galiani, “nuk mban me uje pilafi”. Edhe njehere, serish ne kampionat, Milani ka mbetur “viktime” e gabimeve te perseritura te gjyqtareve, te cilet kane shenuar edhe kete jave me drejtimin e tyre teper te njeanshem. Ne fund te takimit, Anceloti eshte “shfryre”, duke akuzuar per nje “rrjet” te tere kunder Milanit: “Ka shume gabime te gjyqtareve, qe po na penalizojne”. Trajneri kuqezi nuk e ka pranuar arbitrimin e dobet te Pierit, ne humbjen ne Bergamo, ndaj Atalantes: “Eshte perseritur ajo qe eshte pare shume here ne kete fillim sezoni. Fakti qe gabimet perseriten dhe cdo jave ndodh e njejta gje eshte nje realitet. Kjo me nervozon edhe me shume. Nuk na njihet ne fushe ajo qe meritojme vertete. Jam i inatosur sepse nuk eshte hera e pare, kjo gje eshte bere rruge. Skuadra peson kete goditje ne fushen e lojes, ndersa drejtuesit jashte. Nuk e di nese e kane kapur me ne, por eshte e qarte qe ajo qe ndodh ne fushe nuk eshte normale. Episodet e Bergamos jane te pabesueshme. Penalltia qe nuk i eshte dhene Boneres dhe episodi i Gurkufit ne pjesen e dyt _igurisht, nuk mund te ishte penallti, por nese Pieri do te kishte vershellyer, atehere do te ishte gol. Me duket disi e paqarte qe te jete anesori ai qe sinjalizon nje simulim te Gurkufit”.

    Trajneri kuqezi ka bere edhe nje perjashtim: “Problemet ne fushe i kemi dhe ne do te mundohemi t’i zgjidhim, por nuk e di se si do te permiresohen te tjeret, te pakten ne gjykim. Perpara ndeshjes flisja per gabime te rastesishme, por tani them se ka patur shume gabime te gjyqtareve”, pohoi Anceloti, duke vazhduar deri ne akuza: “Mjafton te shohim ate qe ndodhi jashte fushes. Jemi e vetmja skuader qe nuk morri reduktike nga Arbitrazhi. Eshte e vertete dhe qe jemi te vetmit ne Champions, por jemi sepse vitin e shkuar arritem 88 pike ne fushe. Nuk mund te na kishin hequr 31, sepse ne kete menyre do te shkonin ne B te tjeret. Na hoqen 30 dhe ne mbetem ne Champions”, perfundoi Anceloti, duke i lene me pas radhen Galianit, qe eshte dukur teper i zymte, pas humbjes se Milanit ne Bergamo. “Nuk dua te flas, sespe keshtu vetem do t’i jap avantazhe armiqve”, u shpreh Galiani, duke evidentuar faktin se ekzistojne nje “aleance” anti Milan. “Nuk them asgje, ndaj do te qendroj i heshtur. Opinioni per kete ndeshje do te shprehet nga Karlo Anceloti ne konferencen per shtyp. Per kete kampionat ma kane hequr te drejten per te folur, ndaj nuk dua te shtoj me asgje”, perfundoi Galiani.

  2. #102
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Milani dokumenton padrejtesite

    6 Nentor Ne adresen zyrtare, klubi kuqezi ka publikuar shtate episodet e dyshimta ne dhjete javet e para te kampionatit te Serise A, ne shenje proteste


    Ka nisur qe nga java e pare dhe nuk eshte ndalur edhe deri ne te 10 ten. “Tani mjaft!”, kjo eshte sigla qe del menjehere ne faqen zyrtare te Milanit, ne internet: kuqezinjte jane “viktime” e gabimeve te gjyqtareve, qe cdo te diele ose te shtune, rastesisht ose te prirur, gabojne ne dem te skuadres se Ancelotit. “Ne dhjete jave kampionati, ne ndeshjet e Milanit ka patur ne shume raste vendime te gabuara apo kunder te gjyqtareve, duke nisur nga Milan Lacio, per te perfunduar te ndeshja Atalanta Milan”, shkruan adresa kuqezi ne internet, pas humbjes 2 0 te pesuar dje ne Bergamo, nga Atalanta. Gjithashtu, eshte shfaqur edhe nje liste e gabimeve ne dem te skuadres se Milanit, aktualisht ne zonen e renies nga kategoria: Milan Lacio: gol i rregullt i Inzagit, i anulluar nga gjyqtari, ne rezultatin 0 0. Livorno Milan: nderhyrje ne zone karshi Ambrozinit, penallti e padhene, ne rezultatin 0 0. Milan Siena: ne pjesen e pare Rinaudo e devijon topin me dore, penallti e padhene. Ne pjesen e dyte, gol i anulluar i Pirlos. Sampdoria Milan: nderhyrje ne zone nga ana e Kastelacit, penallti e padhene ne dem te Inzagit, ne rezultatin 0 0. Kievo Milan: faull karshi Xhilardinos, ne zonen e rreptesise, penallti e paakorduar, ne rezultatin 0 0. Atalanta Milan: Bonera i penguar ne zone, penallti e paakorduar per Milanin. Gurkuf rrezohet ne zone, pas nje perplasje me Tisonen, penallti e padhene. Gurkuf rrezohet serish pas nje kontakti me Donatin: Pieri ne fillim akordon penallti, me pas vendos per nje faull ne favor te Atalantes dhe i nxjerr karton te verdhe milanistit, me topin ne rrjete.

  3. #103
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    ooo zott o zottt sa me dhimbsen keta tifozet e lodhur te milanit ..
    Gjynaf sinqerisht ))

    Forca INTER
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Elbasan_city
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Ne kerthize te Shqiperis
    Postime
    38
    Citim Postuar mė parė nga HoteL-MadriD
    Nejse kete here humbem kunder Atalanta por ska gje

    Milanez kemi qen dhe do te mbesim. Jemi te fort si gjithmone.
    Hotelo por nuk eshte se ju ka raf vetem Atalanta por edhe ca ekipe te tjera...Ene shume barazime keni me lal kte vit cfare behet kshu..Shume ka rane ky Milan mer lal..Mire qe keni Kakane se pa ate vallai ku i dihet se cfare vendi do te ishit se edhe ne Ligen e Kampioneve vetem ai po jua jep fitoret..
    Kshu juve tifozet e Milanit shpresoni qe te zini nje vend per ne Ligen e Kampioneve per vitin tjeter ose me mire ne te Uefa
    A Sa Shumė u mundova....;)

  5. #105
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    Sa i kap gjerat Gallian tullaci ....

    Kur filloi kampionati tha :
    << Edhe me penalizimin -8 , do e kapim Interin ne renditje para krishtlindjeve ....>>

    Pak nga pak po na arrijne ... tani jane vetem 17 pike larg ....
    Ndoshta vitin e ardhshem, me siguri qe po...
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  6. #106
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Pa bere analiza te hollesishme , per te gjetur 1 nga shkaqet e krizes se milanit mjafton ky fakt :

    Para 2 vjetesh ne finalen e champions milan kishte keta sulmues : SHEVCENKO , CRESPO , TOMASON dhe INZAGHI .

    Shevcenko nder me te fortet ne bote , Crespo te fuste golin kur te doje , Tomason lojtar stoli qe sa here lozte fuste tollumin ....

    Sot ka keta sulmues :
    GILARDINO , INZAGHI , OLIVEIRA dhe BORRIELO .

    Gilardino shenoi gol pas 6 muajsh thatesire ...Oliveira 21 milion te hedhura per njerin qe vjen pas 1 viti demtim ....Borrielo as rrogozhina se vendos titullar ...edhe Inzaghi eshte fut ne krizen e golave ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #107
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    ky milan i ketij viti ka per te shku ne B shume shpejt hahahahah

    forca INTER
    vari leshte

  8. #108
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Cfare jane keto "tifoza" qe vine e postojne ne kete teme ?

    Nese nuk e keni lexuar apo nuk e dini kjo eshte teme vetem per MILANISTAT kshuqe boll llomotitet ne kete teme e shkoni tek ajo tema e Seria A.


    Ps: Shikoni ato skuadrat e juaja duke filluar nga Interi e perfunduar tek Bayern.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #109
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Duhet te na thuash faleminderit se po te mbajme temen me postime ...

    Kishte humb kjo tema fare ,se pas 3 masakrave ne kampionat nuk shef kembe milanisti ne xhiro ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #110
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    nje kaka i vetem nuk mund te mbuloje gjithe hapesirat qe ka lene ikja e sheves dhe mosvendesimi i tij me nje sulmues te denje. Aktivizimi i Inzaghit si qendersulmues i vetem ne derbi psh, me shume ka sjelle coroditje ne vijen e pare sepse as mesfushoret nuk ishin ne gjendje ta mbeshtesnin ate ne sulm. Kete e tregon pjesa e pare dhe zevendesimi i tij me Xhilen ishte nje prove e dy gabimeve nga ana e ancelotit 1) nisja e ndeshjes me nje sulmues te vetem (dikur e bonte me sheven, po ky ishte tjeter mall, first class) dhe 2) zevendesimi pas 45 min te para i Inzaghit.
    Me shume sesa dalja jashte nga lufta e titullit kampion, paraqitja e dobet e Milanit ne keto takime verteton me se miri politiken e gabuar te drejtuesve kuqezi ne merkato (referuar komenteve nga mediat e huaja).
    Milani duhet te perqendrohet vetem ne Champios meqe aty do te kete nje fluks me te vogel ndeshjes pasi formacioni i pare e ka terguar se nuk mund te perballoje me shume se dy ndeshje me te njejtin intesitet loje.
    Kaka i vetem nuk mund shpetoje nderin e Milanit dhe nuk ua ka per borxh drejtuesve kuqezinj qe ti nxjerre nga balta duke u shtrydhur ne cdo takim per shkak te politikave te gabuara te ndjekura nga ata. Faktet jane kokeforta, mjafton te shikosh renditje (duke shtuar edhe piket e denimit) dhe e kupton sa larg jane Interi nga Milani.
    Ato perrallat e pasndeshjes qe desh barazuam interin etj, jane vetem fryt i deshperimit dhe mbi te gjitha i relaksimit pas shmangjes se rezultatit katastrofe 4-1.
    proud 2 be me, the eagle's son

Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •