Close
Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 232
  1. #31
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Labeatet jane te paret e malesoreve te sotem qe jetojne ne Malesine shqiptare dhe nuk kane asgje te perbashket me leberit qe jetojne tradicionalisht ne jug te vendit. Te paret e leberve jane epirotet.

    Nuk kam mundur tu jap informacione "shkencore" mbi origjinen e leberve, por di tu them ate qe kam mesuar nga goja e nje plaku gjirokastrit qe po i afrohet te 90 dhjetave:

    Laberi - quhet krahina ne te cilen jetojne ata qe "Lane-Besen" dhe ata qe jetojne ne Laberi, ata qe e lane besen, quhen leber, ose lab = la besen. Kjo eshte menyra se si pjesa derrmuese orthodhokse ne jug te vendit u drejtohej atyre qe zgjodhen te konvertonin besimin e tyre ne besimin e pushtuesit turk.

    Leberit, ashtu si camet, i perkasin pjeserisht besimit te krishtere orthodhoks, dhe pjeserisht besimit mysliman. Pra ka nje fare vertetesie ne nje pretendim te tille qe na vjen nepermjet gojedhenash e jo ne rruge shkencore.

    Albo
    a mund te na tregosh me gojdhena ndonji lab te pabes ti zoti albo??
    se un di shum gojedhena per cam dhe grek te pabes por jo per lab
    PARTIZONI@MILAN FOREVER

  2. #32
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Cool

    Citim Postuar më parë nga JARANI Lexo Postimin
    a mund te na tregosh me gojdhena ndonji lab te pabes ti zoti albo??
    se un di shum gojedhena per cam dhe grek te pabes por jo per lab
    Ore as labet e as camet nuk jane te pabese por keto jane te gjitha politika dhe shantazhe te grekut qe pasi mbaroi pune me camet dhe i denigroi duke u vene edhe nofken te pabese qe nuk e di per cfare jane treguar camet te pabese,tani ka filluar me labet por qe normalisht vetem t.opet do na rr.uajn!!!!!!!!!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  3. #33
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po ckeni ore analfabeterer qe e beni Labin shumes ne Leber c'eshte kjo jevgjeri gjuhesore keshtu?

    nj. Lab/i
    sh. Labë/t

    kurse ata qe e kane futur si alternative ne gjuhen e unisuar edhe formen "leber", jane idioterer.

    Kjo ishte per te shfryre mllefin ndaj atyre qe mbrojne gjendjen e mjerueshme gjoja te njesuar te gjuhes se sotme shqipe.

    Perndryshe: emri LAB do te thote ALB.

    Nyja e perparme e emrit shiqptar (qe eshte nje simbol i vetem: B) ne emerformimin dialektor te tyre eshte e pa invertuar dhe nuk ka asnje ndryshim tjeter. Ata nuk e invertuan nyjen e perparme LA ne AL si pjesa dermuese e viseve shqiptare dhe si rrjedhoje ngeli emri LAB-an ose shkurt Lab:, per dallim na ALB-an apo Alb:.
    [pjesa an eshte poashtu inverzoin e pjeses vetore na (ne) qe ne emra sinjalizon perkatesine e adresantit, zakonisht ne shumes - rregull fillestare qe nuk rrespektohet plotesisht ne te gjitha format e apelacionit sepse jo rralle perdoret qellimisht/gabimisht edhe per njejesin]

    Ne kohet ilire kjo prapashtese shpesh merrte edhe nje tregues tjeter shquars perpara ta duke te dhene prapashtesen -TAN qe e gjejme te disa fise ilire.

    LAB/ALB - Eshte i njejti kuptim; te njejtat glosa te se njejtes gjuhe, por muzika tjeter! Labet duhet te kene nje ritem unik muzikor tradicional te ndryshem nga Arberit tjere qe i rrethojne. Andaj kontrakcioni i rrokjeve dhe i zanoreve duhet t'u nenshtrohet rregullave tjera ritmike, qe si rezultat, japin p.sh.: "Dhim Palne" ne vend te "Dhim Palen" qe eshte poashtu nje shembull i fresket per mos invertimin e [-na] ne [-an] te cilat sot shuhen ne [-në] respektivisht [-ën].

    Pra thjeshte LAB-it i duket mbrapshte te shqiptoje te fjale si ALB. Njesoj si (ta zeme) rugovasve te vjeter qe u duket ritmikisht mbrapshte te shqiptojne "revole" andaj e shqiptojne "levore" -keto jane ligje shqiptimesh ritmike. Njerezit e flasin gjuhen me refleks (!mbi 90% te popullates boterore eshte e tille pa dallim kombi) prandaj, nje pjese te madhe te shiqptareve e ke veshtire t'ua mesosh se fjala "perspektive" nuk thuhet "prespektive" sepse per kete duhet mesuar gjuhen vetdijshmerisht e jo refleksivisht.

    Andaj une them:
    -Te na rrojne Labet dhe ate kryelarte bile!

    b.b. troy iii p.a.e.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    E ku do ja mbante pakices ortodokse qe shquhet per butesi, ti vinte nje emertim pezhorativ nje populli luftarak e te ashper, qe aq me teper gjendeshin ne Fene e sunduesit te kohes?
    Popull luftarak e i ashpër u bënë në ato 500 vjetët e pushtimit turk kur lebërit u kthyen në kontigjentin më të mirë të mercenarëve të sulltanit. Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij e prek këtë fenomen të trashëguar, duke përshkruar profesionin e bërjes së "plackës së luftës", që e kishin përvetësuar jo vetëm burrat por edhe gratë e Labërisë. Dhe këtë traditë të re në mes të lebërve e hasim edhe në kohën e Enver Hoxhës, edhe në kohën e sotme: pjesa dërrmuese e policëve dhe oficerëve shqiptarë kanë dalë nga Labëria. Edhe sot e kësaj dite, nëse shkon në një shkollë ushtarake/policie në Shqipëri, ke për të parë që kontigjenti më i madh i studentëve janë nga Labëria.

    Dhe emërtimi "lab" përmban në vetvete një kantonacion negativ dallues nga pjesa tjetër e popullsisë. Dhe nuk ka lidhje fare me një emërtim gjeografik, pasi në mbarë Labërinë do të gjesh fshatra të krishtera e myslimane. Fakti që vetë lebërit mundohen ta kthejnë këtë kontacion negativ në dicka pozitive, si burim krenarie, nuk është dicka e re për mentalitetin shqiptar post-otoman.

    Pastaj, po te flitej per lenie bese, dmth te fese, leberit nuk jane te paret nuk jug qe kane bere keshtu. Madje, leberit as qe nuk shquhen per ndonje ndjenje te thelle fetare, as kristiane e as myslimane. Perkundrazi, leberit mund te jene nga grupimet e fundit te myslimanizuar. Cdo krahine jugore, ku ka ortodokse, ka perkrah edhe bashkevendas myslimane (Permeti, Korca, Berati etj). Pra, myslimanizimi nuk eshte nje dukuri e vecuar vetem nder labe, te rrethuar nga ndonje det superior ortodoks.
    E shikon për së prapi problemin. Lebërit nuk po akuzohen si të pabesë thjeshtë se u konvertuan me hir apo pa hir në islam, ata po akuzohen me të madhe pasi krahina e Labërisë është një nga krahinat djep të Krishtërimit në Shqipëri me plot kisha, manastire të shenjta shekullore. Dhe fakti që edhe sot e kësaj dite lebërit janë laramanë, disa me traditë myslimane e disa me traditë të krishterë, vetëm sa dëshmon gjurmët e thella të traditës së krishterë që nuk arritën ti fshijnë plotësisht as 500 vjetët e pushtimit turk.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-03-2008 më 04:54

  5. #35
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    krahina e Labërisë është një nga krahinat djep të Krishtërimit në Shqipëri me plot kisha, manastire të shenjta shekullore.
    Kjo llogjika jote osht fisk si ajo e vehabistave në Shqipëri... ata vinë ngrenë xhami aty ku ska kokër myslymoni se e dinë që pas 50 vjetësht apo 500 do ketë njerëz si puna jote që do thonë "prania e xhamive trego që ishin myslymanë".

    Prandaj ato kisha në Labëri nuk tregojnë përkatësinë fetare të popullsisë. Kët punën e ngritjes së kisha/manastireve aty ku ska fare popullsi besimtare, të krishterët ia mësun edhe myslymonëve dhe tani falë "traditës" tate të krishterë kena edhe "traditën myslymone".

    Dhe mos të qenit të krishterë të Labërisë vetëm sa tregon se sa të forta ishin rrënjët e kulteve pagane në vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dragut : 10-03-2008 më 04:42

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Si mund te quhen te pabese Ismail Qemali e Selam Salaria? Po sdo mend... per ty c'do gje vertitet rreth fese.
    Ismail Qemal e njihnin turqit. Ismail Bej Vlora, e njihnin lebërit e Vlorës dhe mbarë Shqipëria. Dhe po të kishe lexuar e mësuar dicka më shumë mbi jetën dhe veprën e Ismail Bej Vlorës, vetë ai flamuri i ngritur në Vlorë në 28 nëntor 1912 përmbante mesazhin e kthimit në identitetin e të parëvë, në identitetin pri-otoman. Ashtu si Gjergj Kastrioti flaku tej ofiqet e Sulltanit dhe u kthye në atdhe për të ngritur flamurin e të atit, ashtu edhe Ismail Bej Vlora braktisi parlamentin turk për tu kthyer në Atdhe për të ngritur flamurin e Kastriotëve.

    Ismail Bej Vlora, për hir të identitetit të të parëve, u bë jo vetëm rezil i Sulltanit, Vjenës e Romës, por u bë rezil edhe i familjes së tij të Vlorajve, të cilët nga një Shqipëri e pavarur nga Turqia, do të humbisnin pushtetin, pasurinë, nderet dhe ofiqet. Prandaj Eqrem Bej Vlora, djali i Syrja Bej Vlorës, kushëriri i parë i Ismail Bej Vlorës, i zgjedh fjalët mirë për të përshkruar plakun me flokë të bardha në kujtimet e tij.

    Në 28 nëntor 1912 Ismail Bej Vlora i dëshmoi shqiptarëve, botës dhe historisë se ai nuk ishte një besëlënës, por një besëmbajtës.

    Albo

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga labi i maleve Lexo Postimin
    I pershendes gjith labet me disa varge:

    C'jane ata shkemenj te bardhe,
    Zenl Gjoleka me palle,
    Celo Picari i rralle,
    Tafil Buzi me Dhim Palne,
    Kurvelesh c'djem qe rrite,
    lapidar maleve ngrite.
    Faleminderit

  8. #38
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    Gryke e Kucit,gryke e keqe.
    U trete Gjoleke,u trete.
    Po ti s'luftove per vehte,
    po per gjithe vilajete.==>keto vargje qe populli i laberise me mjeshteri ja ka thurur njerit prej heronjve te tij jane per ti treguar Albos se labet jo vetem qe nuk luftonin per arsye personale e ofiqe por ata shkonin shume larg,luftonin per gjithe vilajetet shqipetare te kudo ndodhura.
    Dhe kete e kane bere disa prej tyre,qe nga Zenel Gjoleka,Celo Picari,Tafil Buzi,Sali Vranishti,Hodo e Sali Nivica,Cerciz Topulli i cili sa per informacion te Albos nese nuk e di uvra ne Shkoder ne perpjekje me Malazezet.
    Ja edhe disa vargje te tjera per Albon:

    Dil Pasha se jam per udhe,dil Pasha!
    Hamit ti e Hamit une,dil Pasha!
    Ti me det e une me lume,dil Pasha!
    Nje nga ne do rroje me shume,dil Pasha!
    Them se do te ve ne gjume,dil Pasha!

    Po ti verresh me vemendie vargjet e fundit do tenxjerrewsh shume konkluzione interesante dhe njeri prej tyre do te ishte fakti qe labet i urrenin turqit edhe pse ishin konvertuar ne shumice muslimane dhe i luftonin ata per vdekje a liri dhe jo ashtu si na e thote Albo!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  9. #39
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    respekte labi i maleve
    labi=trim burr dhe jo tradhtar si disa me siper
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  10. #40
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    U trete Gjoleke u trete,
    po ti s'luftove per vehte,
    po per gjithe vilajete.

    Dil Pasha se jame per udhe,dil Pasha!
    Hamit ti e Hamit une,dil Pasha!
    Ti me det e une me lume,dil Pasha!
    Nje nga ne do rroje me shume,dil Pasha!
    Them se do te ve ne gjume,dil Pasha!


    Them qe Albo perpara se ti akuzoje labet per ofiqare dhe njerez te perandorise duhet ti hedhe nje sy folklorit dhe historise se c'thote per ta e pastaj te konkludoje ne perfundime absurde!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  2. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •