Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 232
  1. #21
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nje albanolog mjaft i shquar Gustav Meyer :sheh te Labëri një metatezë të /Albëri /qe duket bindëse për një formë primare me /alb/


    Kete qe gjeta tek gazeta Shekulli, fatkeqesisht autori i shkrimit nuk e ka vazhduar mendimin e Meyerit reth /Laberi/ por ky me duket nje shteg i qarte per te aritur tek e verteta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 05-02-2008 më 01:31
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #22
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Citim Postuar më parë nga Tepelenas_nr_1 Lexo Postimin
    Pershendetje do desha informacione mbi leberit ...prejardhjen e tyre etc...flm
    Ka patur shume hamendësime që emri Lab mund të ketë lidhje edhe me Lap-et e vjetër. Dikush këtu përmëndi edhe Labeatët dhe Larbëri, mirë janë edhe këto. Mirëpo ka edhe një fakt tjetër që mendoj duhet të shihet pak më shumë, që rastësisht e gjeta kur po lexoja në faqen e Robert Elsie(http://www.albanianhistory.net/texts/AH1154.html) një fakt e vitit 1154 e.s. të sjellë nga nje gjeograf arab Muhammad al-Idrisi në librin ''The Book of Roger'', ja çfarë shkruan ai : ''There, the mountain range is called al-Tamûra (Tomor). Three rivers which flow towards Lablûna (Vlora) and Durrës take their sources there.'' (Atje, vargmalet quhen al-Tamura (Tomor). Tre lumenj të cilët rrjedhin në drejtim të Labluna (Vlora) dhe të Durrësit e kanë burim atje.

    Tek fjala Labluna dhe Tamura, gërmat U janë kthyer në shqipen e sotme O, pra Lablona dhe Tamor.
    Po të shihet fjala Lablona dhe viti për të cilin flitet, fare mire gjeografi arab i ka dhënë formën latine që mund të shkruhej L'ablona. Pra La Ablona, ku ''b'' është forma Bizantine e të shkruarit të ''v'' pra La Avlona. Kështu që edhe emri Labëri ka shumë mundësi të rrjedhë nga miksi i formës Latine me ''La'' dhe formës Bizantine ''B'' për ''V''. Kalimin e ''n'' në ''r'' shqipja e ka bile edhe nga ana dialektore, Vlona - Vlora. L'ablona - L'ablora - Labëri.

  3. #23
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Labeatet jane te paret e malesoreve te sotem qe jetojne ne Malesine shqiptare dhe nuk kane asgje te perbashket me leberit qe jetojne tradicionalisht ne jug te vendit. Te paret e leberve jane epirotet.

    Nuk kam mundur tu jap informacione "shkencore" mbi origjinen e leberve, por di tu them ate qe kam mesuar nga goja e nje plaku gjirokastrit qe po i afrohet te 90 dhjetave:

    Laberi - quhet krahina ne te cilen jetojne ata qe "Lane-Besen" dhe ata qe jetojne ne Laberi, ata qe e lane besen, quhen leber, ose lab = la besen. Kjo eshte menyra se si pjesa derrmuese orthodhokse ne jug te vendit u drejtohej atyre qe zgjodhen te konvertonin besimin e tyre ne besimin e pushtuesit turk.

    Leberit, ashtu si camet, i perkasin pjeserisht besimit te krishtere orthodhoks, dhe pjeserisht besimit mysliman. Pra ka nje fare vertetesie ne nje pretendim te tille qe na vjen nepermjet gojedhenash e jo ne rruge shkencore.

    Albo
    Ti o djalë po na habit shumë e më shumë çdo ditë!

    Lanë Besën ? Lëvizjet e popullsisë në krahinat e Labërisë janë aq të shumta dhe të verifikueshme (Ferit Duka - Himara në shekuj) sa nuk mund të flitet për njerës që lanë besën dhe u Islamizuan, por për njerës që sollën besën. Shumica e Kanunit të Labërisë është parë si një reflrktim shumë i përafërt i Kanunit të veriut, sepse edhe popullsia që mbushi vakumin e krijuar në Labëri mbas ikjes së Labëve si rrjedhojë e humbjeve të kryengitjeve kundra Turqëve, ishin nga veriu.
    Ai plaku 90-vjeçar mund edhe të ketë rrjedhur nga trutë, e ka parashikuar edhe Kanuni i Labërisë që pas njëfarë moshe të rrjedhin trutë.
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  4. #24
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E ku do ja mbante pakices ortodokse qe shquhet per butesi, ti vinte nje emertim pezhorativ nje populli luftarak e te ashper, qe aq me teper gjendeshin ne Fene e sunduesit te kohes?
    Aq me teper te mendosh se si do te mund nje emertim i tille te behej norme, aq sa edhe vete leberit ta perdornin per vetveten.
    Pastaj, po te flitej per lenie bese, dmth te fese, leberit nuk jane te paret nuk jug qe kane bere keshtu. Madje, leberit as qe nuk shquhen per ndonje ndjenje te thelle fetare, as kristiane e as myslimane. Perkundrazi, leberit mund te jene nga grupimet e fundit te myslimanizuar. Cdo krahine jugore, ku ka ortodokse, ka perkrah edhe bashkevendas myslimane (Permeti, Korca, Berati etj). Pra, myslimanizimi nuk eshte nje dukuri e vecuar vetem nder labe, te rrethuar nga ndonje det superior ortodoks.


    Jam i sigurte se ai plaku gjirokastrit, vecanerine e opinionit te tij e ka jo tek mosha e tij, apo tek te qenit thjesht nga zona ne fjale, por tek te qenit e tij ortodoks! Ai ka paragjykimin e tij te grupit social-kulturor ortodoks me nota greke kunder myslimaneve shqiptare labe.

  5. #25
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Labeatet jane te paret e malesoreve te sotem qe jetojne ne Malesine shqiptare dhe nuk kane asgje te perbashket me leberit qe jetojne tradicionalisht ne jug te vendit. Te paret e leberve jane epirotet.

    Nuk kam mundur tu jap informacione "shkencore" mbi origjinen e leberve, por di tu them ate qe kam mesuar nga goja e nje plaku gjirokastrit qe po i afrohet te 90 dhjetave:

    Laberi - quhet krahina ne te cilen jetojne ata qe "Lane-Besen" dhe ata qe jetojne ne Laberi, ata qe e lane besen, quhen leber, ose lab = la besen. Kjo eshte menyra se si pjesa derrmuese orthodhokse ne jug te vendit u drejtohej atyre qe zgjodhen te konvertonin besimin e tyre ne besimin e pushtuesit turk.

    Leberit, ashtu si camet, i perkasin pjeserisht besimit te krishtere orthodhoks, dhe pjeserisht besimit mysliman. Pra ka nje fare vertetesie ne nje pretendim te tille qe na vjen nepermjet gojedhenash e jo ne rruge shkencore.

    Albo
    Dmth ne menyre indirekte une na qenkam i pabese se te paret e mi paskan lene fene ortodokse sipas atij plakut gjirokastrit... Pa pyete njehere ate plakun per fshatrat e Gjirokastres qe flasin greqisht , se mos ndoshta ata ka per ti mburrur e per ti quajtur besnike.
    Nuk kam degjuar ndonjehere qe leberit te kene qene besimtare te devotshem te njeres fe apo te tjetres. Jane shquar per trimeri dhe jo per pabesi. Te leshe besen eshte te lesh vendin tend , traditat e tua , familjen dhe SIDOMOS GJUHEN TENDE dhe ti nderrosh me te nje vendi tjeter. Leberit vazhdojne ti ruajne traditat dhe gjuhen si rralle kush. Nese nuk e di , polifonia labe eshte e vetmja e llojit te saj ne gjithe boten ( 7-15 zera se bashku pa instrumente muzikore ) dhe kjo eshte nje tjeter deshmi e trashegimit te traditave te tyre te vjetra.
    Si mund te quhen te pabese Ismail Qemali e Selam Salaria? Po sdo mend... per ty c'do gje vertitet rreth fese.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2008
    Postime
    39

    Mos ia vini re

    Mos ia vini re Albos se nuk i ka kaluar akoma inati i TEC-it qe s`po e pranojne vlonjatet!
    Te pakten e perktheu lane besen e jo lane b...then

  7. #27
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Togfjaleshi " La besen" nuk mundte jape kurre nocionin "Laberi" . Rotacioni i /s/ me /r/ eshte i pa mundur ne keto kushte.Te tille shpjegim mund te jape vetem "gjuhetari" Panajot Barka & Co. Mos i kushtoni rendesi lodrave te fjaleve. Pak me larte ju solla nje hipoteze Gustav Meyer qe eshte nje Albanolog mjaft i degjuar, dhe hipotezat e tij rreth Gjuhes Shqipe jane pranuar nga nje rreth mjaft i gjere gjuhetaresh duke u marre per baze per studime me te hollesishme.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #28
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    Ore labet albua mund ti shaje sa te doj edhe grekofilet mund ta bejne sa te duan,por fakti eshte qe labet njihen per ate qe njihen e jo per ato qe thote albo se i degjon nga legjendat e pensionistave te Dropullit qe i sjell greku verdalle si te doje!
    Albua perpara se te na tregoje perralla te tipit "mos dil jasht se do te haj shqiptari" ben mire te lexoje se c'thote Sami Frasheri,Eqerem Cabej,G.Mayer,Aristidh Kolia etj per sidhe shkenca e gjuhesise Laberine dhe prejardhjen e emrit dhe banoreve te saj.
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  9. #29
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    L'ABERIA=Toka,Vendi i ARBRIT(ABRIT)
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  10. #30
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    labet-preardhja nga fisi i KAONEVE
    PARTIZONI@MILAN FOREVER

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  2. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •