Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 157
  1. #11
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    LAJM I KEQ PER ATA QE "KANE ZGJEDHUR" APO "DESHIROJNE TE ZGJEDHIN" FERRIN SI BANESEN E TYRE TE ARDHSHME!


    Kjo eshte nje hipoteze tek e cila arrita me ane te nje arsyetimi fare te thjeshte, duke kujtuar nje copez ne bibel (dhjata e re). Nese duhet ti besojme fjaleve te J.K, na lejohet te hedhim idene se ai eshte nje banor (V.I.P) i ferrit. Duket absurde? Ju ftoj ne nje udhetim ekzotik (falas kuptohet) ne Lindjen e mesme:


    Thirrja e Mateut (Ungjilli sipas Mateut)
    Jezusi shkoi me tutje dhe pa nje njeri te ulur ne dogane. Quhej Mate. Jezusi i tha: "Eja pas meje!" Mateu u ngrit ne kembe dhe i shkoi pas. Me vone Jezusi ishte i ftuar tek ai. Per te ngrene se bashku me Jezusin dhe nxenesit e tij, erdhen shume tagrambledhes dhe njerez te tjere me nam te keq. Disa farisenj e pane
    kete dhe i pyeten nxenesit e Jezusit:"Si ndodh qe mesuesi juaj te ulet ne te njejten tryeze me tagrambledhes dhe lumin e tille te shoqerise?" Jezusi e degjoi kete dhe iu pergjigj:"Mjeku nuk u duhet te shendosheve, por te semureve. C'nenkuptoni kur zoti thote: Une kerkoj nga ju (para se gjithash) jo qe te sillni flijime kafshesh, por qe te jeni te meshirshem. Une nuk erdha t'i ftoj (ne mbreterine e zotit) ata qe mbahen per te drejte, por ata qe pranojne se jane mekatare"

    Ja pra, ktu na shfaqet J.K, qe me fuqite e tij hipnotike "okulte" terheq Mateun pas vetes. Nejse, per mua rendesi ka pergjigja e J.K. Sipas fjales se tij, nxjerrim se
    ai do te ishte krejt i padobishem ne "mbreterine e zotit"...sepse aty nuk ka te "semure"! Atehere, vendi i pershtatshem qe ai te ushtroje "zanatin e mjekut" (ekzorcizmin, sherimin me prekje, ringjalljen etj) i bie te jete VETEM FERRI!!!

    A mos profetet shkojne ne Ferr???
    A mos kishin te drejte farisenjte kur thonin se fuqia e J.K per te debuar djajte vinte nga djalli/satanai???
    A mos ishte J.K thjesht engjelli i rrezuar???
    Shkurt - a mos ishte J.K djalli/satanai dora vete???


    P.S darwin, ky post sikur s'ka lidhje me temen dhe ndoshta duhet fshire.

  2. #12
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Sot gjeta nje teme te vjeter.. tema hapet nga nje tifoz i Amorphis (hic-besimtar me sa kuptohet), me nje pyetje e cila meqenese u behet besimtareve islame mbi fatin e pjestareve te vellazerise se krishtere ne boten tjeter, dhe anasjelltas u pyetet dhe te krishtereve mbi fatin e anetareve te ymetit (po per "andej"), merr padashje nje karakter te theksuar provokativ.

    Sic mund te merret me mend, fillon skermitja e zakonshme midis adhuruesve te diellit dhe atyre te henes, derisa nje nga keta te fundit pyet nje nga ata te diellit:

    "...

    dua te bej nje pyetje

    pse Zoti e krijoi njeriun

    ose me mire
    cili eshte qellimi qe Zoti te ka krijuar ty

    ..."

    (nje pyetje e tille emerton dhe nje teme te hapur nga DeuS kohe me pare, teme gjate se ciles besimtaret u perpoqen t'i jepnin pergjigje, por nuk ishte dhe aq e thjeshte pergjigja sa e mendonin - shenim i darwin)

    Pergjigja e diellorit permban nje ndershmeri qe haset rralle nder besimtaret e zotit monoteist arabo-judaik:

    "...


    Zoti krijoi njeriun per ta deshmuar Veten me fakte! Pa njeriun ekzistenca e Tij nuk do te perligjej OSE nuk do te kishte kush ta besoje.

    Mua dhe ty nuk na krijuar Zoti, por prinderit. Te besojme se neve dyve Zoti personalisht na ka krijuar , atehere genjejme veten dhe synojme aleance te rrejshme. Zoti ka dhene te gjitha komponentet per krijimin dhe vazhdimin e jetes, pra ka dhene fillin, te tjerat i bejme ne! Me thjesht: Zoti ka mundesuar qe dy molekula hidrogjen dhe nje oksigjen te bejne ujin, kudo qe takohen keto rezultati eshte i njejte.: Uji. Kudo qe takohen komponentet tjera krijohen dicka tjeter qe si produkt eshte i parapare ose nuk eshte i parapare dhe nuk behet gje!

    ..."



    Lexojeni si teme, por mos humbni shkrimin e fundit fare.. per fat te keq, mbyllja nuk eshte dhe aq per te qeshur.



    - - - - - - - - - - - - - -


    origjinali
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 12-09-2006 mė 05:24

  3. #13
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Vetem dy fjali te llojit bibliko-kuranor rreth natyres se mosbesimtareve (tonen), sepse paraqesin te verteten e pathyeshme mbi jetet tona, dhe gjithashtu i shkojne temes.


    Recitohet fillimisht nje varg nga Kurani, pastaj e merr fjalen shoqja e vet, Bibla:


    (sure Al-Bekare)
    2:7 "Allahu ua ka vulosur zemrat e tyre dhe veshet e tyre, e ne syte e tyre ka perde, sa denim te dhembshem do te perjetojne" (tyre --> mosbesimtareve)

    (Psallmet)
    14:1 "I pamendi ka thene ne zemer te tij: 'Nuk ka Perendi'. Jane te korruptuar, bejne gjera te neveritshme; nuk ka asnje qe te beje te mirėn. (te korruptuar --> mosbesimtaret)


    Pra, nese vargu kuranor na shpall te verteten se perse kemi kete fat, nga nje vullnet i cili eshte shume me autoritar ne veprim sesa shembulli i lojes se dames --> me detyrim dhe percaktim, vargu biblik ben dhe autopsine e vertete shpirterore te jetes sone mediokre, te futur ne mocal dhe te mbushur me ligesi.

    Fatkeqsisht, pas ketyre vargjeve s'na mbetet gje tjeter..

    ..




    - - - - - - - - - -

    (mund t'i perdoren dhe si firma ato dy vargjet.. keshtu, dhe nuk harrohen)
    Prektora

  4. #14
    1123581321 Maska e DjJ
    Anėtarėsuar
    06-06-2006
    Postime
    58

    Verejtje

    Me vjen keq qe ndoshta po ta hedhi poshte idene e hapjs se temes.
    Por ne radhe te pare tont e humorit ta shpifin (nuk eshte nje konstatim emocional por nje fakt)
    Pastajketo gjerat me te cilat ju po mundoheni te talleni kane edhe te miren e vet. pasi njerezit e zgjuar qe i lexojne keto mesazhe ne to ka mjaft argumenta bindes rreth besimit. Pastaj besuat apo nuk besuat ju, jo se nuk ka rendesi, por rendesi ka qe ju na ndihmoni ne transmetimin e mesazheve hyjnore tek te tjeret ju ju duken per te qeshur por atij e ka mend i duken te sakta dhe bindet.
    Normalisht pjesa e sakte e atyre mesaheve.
    Me falni per vrejtjen por keshtu me duket mua.
    P.s. Punen e asaj kenges se led zepelin.
    Tash qeveria na ka dhan drita 24 ore.
    Bane prove e lene nje bime ne nje dhome ku te vendosni kete kengen 24 ore ne 24 dhe shihne rezultatin. Tek e fundit nje eksperimet i pafajshem eshte. po u tha lulja falin xhenazen.

  5. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Duke i shprehur falenderimet autorit te shkrimit te mesiperm per korrektesine dhe ndihmen qe permban vete shkrimi i tij ne zhvillimin e temes, dhe duke e siguruar qe kjo teoria e luleve qe vyshken nga muzika e Led Zeppelin, sidomos kur kendojne kengen e tyre te famshme "Jimmija Henditxa" (e ka njeri ta ngarkoje?), eshte teresisht e pakundershtueshme, po vazhdoj me shetitjen time ne boten e cudirave te fese me 2 dukuri te reja. (e di, e di qe ma hodhi poshte idene, ky i shkrimit me lart.. por une po vazhdoj njehere)


    1) Shkrimi i meposhtem ben fjale per ndikimin e magjise ( ) dhe se si mund te ruajme vigjilencen (ose fundja dhe vaksinohemi njehere e mire) nga nje rrezik i tille.

    Lexoni me pak kujdes kete pjese:


    "...


    Si e therret (afron magjistari) xhindin?

    Marreveshja mes magjistarit e shejtanit .Ne shumicen e rastevemarreveshja mes magjistarit e shejtanit kerkon qe magjistari te veproje disa vepra,shirku e kufri te shfaqura e te fshehta qe pastaj shejtani te cohet ne sherbimin e tij ose I sjell dike qe ti sherbeje.

    Ne shumicen e rasteve marreveshja behet midis magjistarit dhe prijesit te fisit te xhindeve dhe ky prijes urdheron ndonje pauses mendjelehte nga fisi I tij qe ti sherbej ketij magjistari e ti bindet atij ne zbatimin e urdhervae te tij psh ndonje lajm per dicka qe ka ndodhur,ndarje midis dy personave, apo bashkimin ne dashuri te tyre apo ta beje burrin qe mos ti afrohet gruas se tij etj qe do ti sqarojm em vone.Magjistari me venien ne sherbim te xhindit ben ato pune te keqija qe do dhe nese ai xhindi e kundershton ate , magjistari I ben adhurim prijesit te xhindeve apo ben vepra qe I pelqejne atij.Dhe ky priejes ose e ndeshkon ate xhind ose e urdheron ,ose ve nje xhind tjeter ne sherbim te tij.


    ...Me kujtohet kur isha duke kenduar nje grua te semure qe e kish kapur magjia e kur I lexova kuran foli xhindi ne gjuhen e saj e tha.

    -Une nuk mund te dal prej saj.
    Thashe -Pse?
    Tha-Sepse trembem se mos me vret magjistari.
    Thashe –Largohu nga ky vend ne nje vend tjeter qe nuk e di magjistari.
    Tha –Do te dergoje pas meje xhind tjeter qe te me sjelle tek ai.
    I thashe po e pranove islamin ose e shfaq pendimin tend me sinqeritet mundet me ndihmen e Allahut te mesoj disa ajete kurani qe te shpetojne nga keto xhinde mosbesimtare et mbroje prej tyre.
    Tha –Jo nuk e pranoj islamin do te qendroj keshtu kristian.
    I thashe nuk ka dhune ne fe por e rendesihme eshte te dalesh nga kjo grua.
    Tha nuk dal.
    Thashe –Atehere mne ndihmen e Allahut do te lexoj kuran derisa te digjesh e pastaj e qellova fort e filloi te qaje.
    Tha do te dal do te dal dhe doli .E falenderimi I takon Allahut e miresia eshte prej Tij.Dhe dihet sa me shum emohim e gjera te ndyra te beje magjistari aq me I bindur dhe I shpejte ne zbatimin e urdhervae eshte xhindi dhe e kunderta.


    ..."



    Ky ilustrimi i idese me ekzorcizem ishte mahnites.. dmth (vereni!), paska dhe raste kur kryqi u merrka te keqen shpitrave/xhindeve, sepse nevojitet nje dore me e forte per ta zgjidhur problemin me rrenje.. allah - allah (cfare nuk meson njeriu.. sa mire )


    E gjithe tema

    (me besoni qe ia vlen te lexohet ndonjehere, se ka shume gjera ...te pahasura me pare.. ne jete)



    2) Tani ia vlen qe te merremi me nje nga dukurite me terheqese dhe mistike natyrore qe eshte zjarri.

    Ah, sigurisht qe nuk do e shtjellojme ne kontekst rebelimi mitologjik sepse nuk do merremi absolutisht me genjeshtrat pagane te mitit te Prometeut, por nen kendveshtrimin e te vertetes hyjnore qe vjen direkt nga.. Jeruzalemi (e si mund te ishte ndryshe). Edhe vete Flaka (meqe ra fjala, edhe tema e ka ne titull) hyjnore, pasi eshte permendur fillimisht si nje dialogues (ose me mire, urdherues) i Moisiut legjendar (me plote kuptimin e fjales - ; qe vjen nga legjendat) ka shekuj e shekuj me rradhe qe i bjen ne mend te zbrese vetem ne nje cope kishe ne Jeruzalem ne nje moment te caktuar te vitit.. vete flaka nuk shprehet me fjale, por sikur ta zoteronte nje aftesi te tille me siguri thjeshte do te pohonte te verteten absolute qe patriarket e Jeruzalemit deshmojne prej shekujsh: qe ajo (fenomeni i flakes, pra) u zbret vetem ortodokseve.


    "...

    Si ndodh mrekullia

    "Hyj nė Varr edhe gjunjėzohem pėrballė vendit ku Krishti qėndroi i shtrirė pas vdekjes edhe ku u ngjall sėrish prej sė vdekurish...(tregon Patriku orthodhoks Diodor-i) Ēaj rrugėn pėrmes errėsirės pėr nė brendėsinė e dhomės, ku edhe bie nė gjunjė. Aty them disa lutje qė na janė kaluar prej shekujve edhe pasi i kam thėnė, pres. Ndonjėherė pres disa minuta, por zakonisht mrekullia ndodh menjėherė pasi kam mbaruar lutjet. Prej ēdo cope guri, mbi te cilat qėndronte shtrirė Krishti, derdhet njė dritė e papėrshkrueshme. Zakonisht ka njė nuance blu, por ngjyra i ndryshon nė nuanca tė ndryshme. S'mund tė pėrshkruhet me terma njerėzorė. Drita del prej gurit, edhe duket pothuajse sikur njė re mjegulle, por ėshtė dritė. Ēdo vit drita ėshtė e ndryshme. Ndonjėherė mbulon vetėm njė gur, ndėrsa herė tė tjera ndriēon tėrė varrin, kėshtu qė ata qė rrinė pranė varrit edhe shohin brenda, e shohin tė mbushur me dritė. Ajo dritė nuk djeg - kurrė nuk mė ėshtė djegur mjekrra prej saj nė kėto 16-vite qė kam qenė Patriku i Jeruuzalemit, edhe qė kam marrė Zjarrin e Shenjtė. Drita e saj ėshtė e njė vazhdimėsie tjetėr nga ajo e dritės sė zjarrit nėpėr llamba vaji...Nė njė pikė tė caktuar, drita ngrihet nė formė tė njė kolone, ku zjarri ėshtė i njė natyre tė ndryshme, kėshtu qė jam nė gjendje tė ndez qirinjtė e mi prej saj. Kur e marr nė qirinjtė e mi, dal jashtė edhe ia jap fillimisht Patrikut Armen edhe mė pas atij kopt. Pas kėsaj ia jap tė gjithė tė pranishmėve nė Kishė."

    Ndėrsa Patriku qėndron brenda nė Varr i gjunjėzuar pėrpara gurit, jashtė ėshtė errėsirė edhe njė qetėsi tepėr e madhe. Mund tė dėgjohet vetėm ndonjė pėshperimė, ndėrsa atmosfera ėshtė tepėr e ngarkuar. Kur Patriku del jashtė me dy qirinjtė e ndezur qė ndriēojnė fuqimisht errėsirėn, njė klithmė festimi jehon tėrė Kishėn.


    ..."


    Aveee !

    Ajo klithma e festimit, eshte me pak mbreselenese sepse nje mendim i thjeshte te thote se nuk duhet te kete motiv tjeter per te cilin ajo njesi turme eshte mbledhur aty. Thjesht mund te sugjerohet qe pasi ceremonia e flakes/ngjalljes mbaron, te organizohet ndonje GoaTrance massive party, sepse duke patur parasysh gjendjen psiko-fizike te mases, suksesi eshte i garantuar.


    nejse, po flisnim rreth flakes..

    Fatmiresisht per fabrikat e cakmak-beresve, flakes i eshte mbushur mendja te dale vetem ne ate kishe.. dhe per me teper nuk pranon asnje lloj prezence pervec asaj te patriarkut - e si mund te ekzistonte besimi ndryshe? - sepse eshte shume e ndrojtur. Nuk dihet a ka te njejten origjine qe ka dhe flaka vrasese ne djegiet masive qe kryente Jehovahu i dhjates se vjeter (padashje, sigurisht), por kjo pak rendesi ka.. rendesi ka qe mrekullia ndodh.. dhe vetem aty, ne ate kishe.. dhe vetem ortodokseve (sepse te kisha kane pjese dhe katoliket, dhe armenet - marreveshje e noteruar qe perpara se i perfoluri Krisht, sipas 'tregimeve' te kalonte nga kjo bote ne ate tjetren).


    Aleluja.. krishti u ngjall! (dmth, jo tani.. kur te vije dita e flakes)


    E gjithe tema
    (eshte kryeveper per tu lexuar.. trajton dhe dukuri te apostazise islamike.. me deshmi reale!)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 20-09-2006 mė 12:50

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga DjJ
    Pastajketo gjerat me te cilat ju po mundoheni te talleni kane edhe te miren e vet.
    Per ate edhe jane hapur per te miren e shoqerise, per te rritur jetegjatesine tone, qe i marrim si defrim por gjithashtu edhe per te miren tuaj sepse ju po i merrni si fakte dhe besoj qe kjo do ju ndihmon te ndjeheni mire.
    Barca

  7. #17
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Lajmet e fundit shkencore, postuar nga Fisniku-student.

    Vander hoven psikologu I njohurė Holandez shpalli zbullimin e tij me te ri lidhur me efektin e te lexuarit te Kuranit dhe perseritjen e fjalės Allah si tek njerezit e semurė ashtu edhe tek ata normalė, profesori holandez konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kerkime te aplikuara ne shumė pacientė ,te njė periudhe kohore ,mbi tre vjeqare.
    Disa prej pacientėve nuk ishin musliman dhe nuk e dinin gjuhen arabe por u mesuan dhe ia dolen ta theksonin dhe shqiptonin kjartė fjalen Allah: rezultati ishte fantastic sidomos tek ata pacientė qe vuanin nga mėrzitja dhe tensioni.
    Eperditshmja arabe “El Uatan” shkruan se profesori ka deklaruar : “Muslimanet qe mund ta lexojnė arabisht rregullisht Kuranin ,mbrojne veten e tyre nga semundjet psikologjike”.
    Psikologu zbuloi se shqiptimi I qdo shkronje te fjales Allah ka efekte te veqanta dhe te papėrseritsheme ne organizmin e njeriut”
    Shqiptimi I shkronjes “A” e benė kontrollin e sistemit te frymėmarrjes .Shqiptimi I shkronjės se dytė “L” te dyfishuar (LL) ne arabisht ,qe prekė gjuha pjesen e sipėrme te nofullės,krijon keshtu nje pauzė te shkurter dhe pastaj duke e persėritur te njejten pauzė ne menyrė konstante,lehteson procesin e frymėmarrjes .
    Shqiptimi I shkronjes se fundit “H” benė nje lidhje midis mushkrive dhe zemres dhe si rrjedhoje ky kontakt benė kontrollimin e rrafjeve te zemrės.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #18
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Shikoni arsyetimin e ktij tipit, quhet muslim 965
    Tema: PRIFTERINJTE PYETIN,HOXHALLARET PERGJIGJEN

    pyetja eshte ne lidhje me lirine,si e trajton islami lirine dhe komparacioni i lirise:
    Ja sesi pergjigjet :

    Citim Postuar mė parė nga muslim_965
    Asnji njeri nuk DETYROHET te futet ne islam me DHUNE.Kushdo qe don te behet pjestar i kesaj feje mundet(duhet te informohet) qe,perpara se ai te ngarkohet me disa detyra dhe pergjegjesi,duhet ti behet e ditur se nese i then ato ligje,detyra dhe pergjegjesi,DO TE NDESHKOHET ,MADJE RENDE DERI NE DENIM KAPITAL,p.sh. me vdekje

    Nje nga ceshtjet per te cilat e jep besen ai qe deshiron te hyje ne islam eshte edhe fakti se,nese ai trathton islamin,eshte i disponuar te denohet me vdekje.


    Sipas ligjeve te islamit,masat ndeshkimore,sic jane denimi me vdekje apo prerja e dores ose gurezimi,kryhet vetem nga shteti
    Prandaj kujdes cuna, mblidhni mendjen se ja u cavi kafken ky tipi po bete numra...
    Doni te hyni ju ne islam pastaj doni te dilni prape juve... pse ku ka kshu o... me juve do meremi ne, hyr dil.. ndajeni mendjen nje here e pergjithmone o vlla..
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Ka edhe ne Shqiperi shenjtore, bile bjonde!!

    E kane helmuar dhe me pas eshte ngjallur, lajmeroni boten! Dhe me e keqja eshte se nuk e procedojne penalisht per kallezim te rreme ne baze te nenit: Neni 305

    Kallzimi i rremė

    Kallzimi pėr kryerjen e njė krimi qė dihet se nuk ėshtė kryer ose pėr kryerjen e njė krimi nga njė person qė dihet se nuk e ka kryer atė, si edhe, krijimi i provave tė rreme me qėllim qė tė bėhen ndjekje penale, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė pesė vjet.



    Denoncimi i Eleonorės: Mė helmuan


    Hegert Koroveshi
    25-05-2007





    Udhėheqėsja e njė sekti fetar, Eleonora Bregu, ka denoncuar vagullt helmimin nga dy persona tė maskuar

    Policia: Dėshmia, e paqartė. Nuk ka prova dhe shenja dhune nė trupin e Eleonorės

    TIRANĖ- Rikthehet zonja Eleonorė. E lėnė nė harresė prej vitesh, nė vakėfin e saj nė Selitė tė kryeqytetit, Eleonora Bregu ėshtė kthyer nė qendėr tė opinionit publik me njė denoncim tė vagullt. “Dy persona mė helmuan. Ishin tė maskuar, mė detyruan tė pi helm dhe mė kėrcėnuan se do tė mė zhduknin si familje”,-ka thėnė mė sė pari pėr ithtarėt e mė pas pėr policinė, udhėheqėsja e njė sekti fetar qė ngjet me bektashizmin, por qė nuk ėshtė pranuar asnjėherė si i tillė nga drejtuesit e kėtij komuniteti fetar. Nga ajo ēka mėsohet nė vakėfin e saj, ka qenė e bija qė e ka gjetur atė tė pafuqishme pėr tė reaguar. Madje, pranė sė ėmės ajo ka gjetur njė pusullė, ku pėrshkruhej gjithēka kishte ndodhur nė atė dhomė aty rreth orės 01.00 tė mėngjesit. Vajza ka lajmėruar pjesėtarėt e tjerė tė shtėpisė, tė cilėt lajmėruan policinė dhe njė ambulancė.

    Dhjetėra njerėz qė sot e kėsaj dite besojnė nė fuqitė ēudibėrėse tė Eleonorės kanė rendur drejt vakėfit pėr tė marrė vesh ē’kishte ndodhur, e mes tyre, paraditen e djeshme mbėrritėn edhe punonjės tė komisariatit numėr 2 tė policisė, qė ishin njoftuar pėr ngjarjen. Pjesė e grupit tė hetimit ishin edhe ekspertė mjeko-ligjorė, tė drejtuar nga njė prokuror i gatshėm. Sipas dėshmisė sė vetė Eleonorės, dy agresorėt kanė hyrė nga pjesa e pasme e banesės, tė maskuar dhe me doreza nė duar. Nė pohimet qė u bėri oficerėve tė policisė, ajo shtoi se tė dy personat me anė tė njė sfungjeri i kishin mbajtur gojėn hapur dhe nga njė shishe e pėrafėrt me ato tė serumeve e kishin detyruar tė pinte njė lėng tė bardhė. Gjatė hetimeve, policia bėri tė ditur se pohimet e 52-vjeēares ishin tepėr kontradiktore dhe nė shumicėn e rasteve ajo binte nė kundėrshtim me fjalėt e saj. E megjithatė, denoncimi i saj ėshtė shėnuar nga punonjėsit e komisariatit numėr 2.

    Policia e kryeqytetit, deri nė orėt e vona tė pasdites sė djeshme, ėshtė treguar tepėr e rezervuar nė publikimin e tė dhėnave mbi ngjarjen. Por burime policore pohuan mbrėmė pėr “Shekullin” “se nga hetimet e para nuk ka asnjė provė qė tė vėrtetojė helmimin, pėrveē fjalėve tė Eleonora Bregut. Tė njėjtin reagim dhanė dhe drejtuesit e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore tė cilėt u shprehėn se: “ dėrguam nė vendngjarje njė grup mjekėsh ligjorė tė cilėt konstatuan se nė trupin e Eleonorės nuk kishte asnjė shenjė dhune. Gjithashtu i kemi marrė dhe njė kampion gjaku, i cili po iu nėnshtrohet analizave laboratorike pėr tė parė nėse nė pėrmbajtje tė tij ka substanca toksike”.

    Policia pas marrjes nė pyetje tė pjesėtarėve tė sektit po heton mbi disa pista tė cilat mund tė kenė lidhje me helmimin e 52-vjeēares. Njė nga kėto ėshtė dhe konflikti disa vjeēar mbi pronėsinė e truallit ku ėshtė ngritur edhe vakėfi, i cili zė njė sipėrfaqe tė konsiderueshme toke ku pėrfshihen tempulli, njė tyrbe, banesa dykatėshe e familjes si dhe disa ambiente qė shėbejnė si zyra pėr administratėn. Pjesėtarė tė sektit i bėnė tė ditur policisė se ndėr vite janė kėrcėnuar dhe rrahur nga njerėz tė ndryshėm vetėm pėr faktin se kanė qėnė besimtarė tė Misionit Shėnjtėror Eleonorė. Ata u shprehėn se ky nuk ėshtė kėrcėnimi i parė qė iu bėhet, e megjithatė, ashtu si fjalėt e udhėheqėses shpirtėrore, edhe thėniet e tyre janė marrė me rezervė.

    ELEONORA

    “Dy persona tė maskuar hynė nga dera e mbrapme e shtėpisė. Mė hapėn gojėn me sfungjer dhe me njė shishe tė ngjashme nga ato tė serumeve mė detyruan tė pija nė lėng tė bardhė. Pas asaj unė humba ndjenjat”

    POLICIA

    Pas marrjes sė denoncimit, burime nga policia e Tiranės pohuan se pėrveē fjalėve tė Eleonora Bregut, nuk ka asnjė provė qė tė vėrtetojė helmimin. Ekspertėt mjeko-ligjorė pohuan se nė trupin e saj nuk ka shenja dhune”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga joss : 31-05-2007 mė 09:10

  10. #20
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Kureshtja

    Citim Postuar mė parė nga LOGIC
    Selam alejkum te dashur vėllezėr...
    Desha te ju pyes se a pėrmendet trekėndėshi i bermudeve ne KURAN?
    Ēka mund te thotė feja myslimane pėr ketė fenomen (nese mund ta qujme, ku e dijme fuqin e te madhit ZOT)?


    Iluminimi

    Citim Postuar mė parė nga ILyrium
    Me sa kam informata un, nuk permendet trekendeshi i bermudeve ne Kur'an, por ajo qe un kam hasur ka qen kur kam lexuar librin "Bised me xhinin musliman" verzioni 2, aty sqaron punen e trekendeshit te bermudeve, dhe sipas te gjitha gjasave at fuqi magnetike qe gjendet aty e ka krijuar Dexhalli, bile edhe ato pjatat fluturuse besohet te jen te tij.
    Gjith kete arritje te dijenis e ka arrit qysh prej kur ka lindur dhe dijenia eshte ruajtur qe e ka mbledhur neper popujt e zhvilluar, dhe per kete eshte hapa perpara teknologjis njerzore.
    Per njerzit trekendeshi i bermudeve eshte ende nje mister i pazgjidhur, dhe kush eshte futur ne at zon, me kurr nuk eshte kthyer, qe ka rezultuar me zhdukjen e shum anijeve dhe avioneve.

    Mirenjohja

    Citim Postuar mė parė nga LOGIC
    Flm ILyrium per spejgimet, pres mendime te tjera...

    ....per gjithcka tjeter, ekziston MasterCard!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •