Une mendoj se ndergjegja dhe vetedija jane dy nivele te unit dhe te dijes se njeriut. Permes vetedijes ne mbledhim informata nga jashte, qe prej momentin kur lindim (ndoshta edhe para lindjes) dhe keto informata palosen ne ndergjegje. Pra, ndergjegja eshte nje "depo" e informatave ku si te palosura formojne karakterin e njeriut. Keshtu qe njeri i mire apo me pak i mire, formohet ne baze te informatave qe ka mbledhur dhe se si i ka sistemuar ne ndergjegjen e vet. Prandaj, kur ndeshet me nje rrethane te caktuar, nje sistem i caktuar informatash te cilat kane pergjegje per ate rrethane, aktivizohet dhe i jep pergjigjen si nje "ze i ndergjegjes" apo "ze i arsyes". Andaj nese kjo pergjegje eshte ne kundershtim me veprimet e njeriut, atehere themi se ate "e ka brejtur ndergjegja". Do te ishte mire, shume mire, nese "brejtja e ndergjegjes" do te vepronte para se veprimi i kundershtuar te nderrmerret. Keshtu, nje njeri i cili ka pak informata apo ka informata kontrastante, eshte gjithmone i medyshur ne mes te mires dhe se keqes, apo nuk eshte fare i medyshur atehere kur ka pak respektivisht shume informata.
Krijoni Kontakt