Ndėrgjegjja (1) Problemi i ndėrgjegjes
Ēfarė ėshtė ndėrgjegjja? Nga lind ndėrgjegjja?
Si ta pėrkufizojmė ndėrgjegjjen? Si pasqyrimin e realitetit tė fakteve nėpėrmjet impulseve qė shkojnė nė sistemin tonė nervor qėndror. Apo si dijeni pėr atė ēka jemi e ēka na rrethon? Apo si diēka mė tė hollė, si pėr shembull, tė kuptuarit e rolit tė vet nė njė rrjet mė tė lartė, si shoqėria? Mbase pėrkufizimi mė i saktė do tė lindte nga segmente tė tė gjitha kėtyre tė mėsipėrmeve?! (Apo duhet tė fusim nė lojė metafiziken dhe hyjnoren? )
Ndėrgjegjja mund edhe tė pėrkufizohet, nė mėnyrėn mė tė thjeshtė tė mundshme (mbase!) si gjithēka zhduket kur biemė e flemė gjumė. Pra, si gjithēka pėr tė cilėn kemi eksperiencė, dhe qė humbet pėrkohėsisht kur po bėjmė njė gjumė pa ėndrra. Po po, gjumė pa ėndrra, sepse ndėrgjegjja ėshtė aty edhe kur jemi duke ėndėrruar, sadoqė duket pak e ēuditshme.
Ajo qė zhduket kur ne jemi nė gjumė, nuk ėshtė hapsira, koha, personat, materia, gjėrat, format, tingujt, mendimet apo emocionet. Jo! Ajo qė zhduket ėshtė perceptimi qė ne kemi pėr to. Sepse ato janė po aty, kur ne zgjohemi, tė nesėrmen, pas njė gjumi qetėsues.
Faktikisht, ēka zhduket ėshtė perceptimi ynė mbi to.Vetdija, ndėrgjegjja jonė mbi to. Informacioni qė na vjen; informacioni qė truri ynė merr dhe mėpastaj pėrpunon mbi to. Pra nė njėfarė mėnyre ndėrgjegjja ėshtė infromacion.
Po ashtu, pėrsa i pėrket ėndėrrimit, tė gjithė kemi eksperienca se ndonjėherė universi pra sendet, materia, koha, emocionet, kafshėt mund tė na shfaqet pak i ēuditshėm, pak i tepruar, nė disa aspekte tė vetat, gjatė gjumit, kur jemi tė ndėrgjegjshėm edhe pa marrė senjale nga bota e jashtme.
Tė gjitha kėto tregojnė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr se ndėrgjegjja mbi botėn e jashtme dhe mbi veten, qoftė reale qoftė imagjinare, lind nga aktiviteti i trurit.
Konfirmimi vjen edhe nga fakti se, trauma, infarkte dhe hemorragji trunore mund tė shkaktojnė pavetdije dhe koma. Po ashtu produkte kimike dhe farmakologjike qė veprojnė mbi tru mund tė prodhojnė ndryshime (trashanike) tė ndėrgjegjjes, vetdijes.
Mund tė themi, se ndėrgjegjja prodhohet nga disa pjesė tė trurit dhe jo nga tė tjera. Strukturat qė padyshim janė tė nevojshme pėr ekzistencėn apo prodhimin e ndėrgjegjjes gjenden nė sistemin talamus-kore trunore. Zona tė ndryshme tė sistemit talamus-kore trunore kontribuojnė nė pėrmasa tė ndryshme nė eksperiencėn e ndėrgjegjshme, por asnjė nga kėto zona nuk ėshtė nė vetvete e mjaftueshme pėr tė gjeneruar ndėrgjegjjen (vetdijen). Struktura tė tjera tė sistemit nervor qėndror si truthi (truri i vogėl) nuk janė aspak thelbėsore pėr ndėrgjegjjen. Kjo, edhe pse truthi pėrmban, krahasuar me sistemin talamus-kore cerebrale, po aq neurone, sinapse apo neurotransmetues.
Shkarkesa nervore e fibrave prurėse (aferente, hyrėse) nė sistemin talamus-kore cerebrale, pėrcakton atė ēka perceptojmė nė njė moment tė caktuar.
Zakonisht themi se, njė njeri ėshtė i ndėrgjegjshėm, kur u pėrgjigjet stimujve qė ne i dėrgojmė apo qė merr nga ambienti rrethues, me modifikimin e sjelljes sė vet. Kėshtu pėr tė patur kėtė ndryshim janė tė nevojshėm disa efektorė, qė tė mund ta realizojnė. Efektorėt janė sistemet dalėse (eferente, zbritėse) motore. Gjithsesi aktiviteti i kėtyre sistemeve nuk kontribuon aspak nė prodhimin e ndėrgjegjjes, sado qė shpesh shėrbejnė si indikatorė tė ekzistencės sė vetdijes (ndėrgjegjjes), apo aktivitetit trunor.
Dikush mbase ka dėgjuar pėr pacientėt e prekur nga dėmtime tė pjesės barkore (tė pėrparme, referuar barkut dhe kurrizit tė strukturs nė fjalė) tė trurit tė mesėm (sindroma locked-in), tė cilėt janė komplet tė paralizuar me pėrjashtim tė lėvizjeve okulare vertikale. Por kėta individė janė plotėsisht tė ndėrgjegjshėm
vetėm se nuk mund tė jashtė-paraqesin vetdijen e tyre me anė tė sistemeve efektore motore (tė cilėt janė tė dėmtuar).
Nė mėnyre analoge, kur ėndėrrojmė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe nė tė njėjtėn kohė tė paralizuar, pėr shkak tė inhibimit tė sistemeve nervore motore tė palcės kurrizore nga ana e disa strukturave tė trungut encefalik. Po ashtu, dihet se, edhe dėmtime tė zonave motore tė kores sė trurit nuk shkaktojnė mungesė apo humbje tė ndėrgjegjjes.
Nė struktura voluminoze tė nėnkores (bėrthamat e bazės, bazale) ndodhin procese tė rėndėsishme nervore pėr prodhimin e gjuhės, tė mendimit dhe tė njėpasnjėshmėrive motore. Gjithsesi, proceset nervore qė ndodhin kėtu nuk duket se kalojnė nė sferėn e ndėrgjegjshme. Njė fakt interesant, nė lidhje me funksionimin e kėtyre strukturave, ėshtė ai qė, ekzekutimi i njė sekuence motore kėrkon vėmendje dhe vetdije mbi mėnyrėn e kryerjes kur ajo ėshtė duke u mėsuar, por qė kthehet nė njė veprim tė pandėrgjegjshėm njėherė qė e kemi mėsuar. Si njėfarė automatizimi i veprimit.
Gjatė gjumit me valė tė ngadalta, neuronet e kores (sė trurit) shfaqin frekuenca shkarkimi mesatar jo mė tė vogla se ajo e regjistrueshme gjatė qėndrimit zgjuar. Por gjithsesi, gjatė gjumit me valė tė ngadalta ndėrgjegjja ėshtė fortėsisht e reduktuar.
Tė gjitha kėto sa shkrova mė sipėr janė prova anatomike, fiziologjike, psikologjike dhe klinike mjaft tė rėndėsishme qė pėrbėjnė njė bazė tė mirė dhe tė vyer nga ku mund tė fillohet sė kuptuari baza biologjike e ndėrgjegjjes (vetėdijes).
Ēelėsi pėr tė dhėnė njė shpjegim shkencor tė ndėrgjegjjes qėndron nė gjetjen e ligjit apo ligjeve qė fshihen pas kėtyre vėzhgimeve. Vetėm duke zotėruar njė shpjegim shkencor mund tė shpresohet nė gjetjen e pėrgjigjeve, qoftė edhe vetėm teorike, pėr pyetje si:
A ėshtė i ndėrgjegjshėm njė pacient i prekur nga memecėri (heshtje) akinetike, qė qėndron i heshtur dhe i palėvizur, nuk i pėrgjigjet asnjė stimuli, por i mban sytė hapur sikur tė fiksonte diēka? Tė porsalindurit janė tė ndėrgjegjshėm apo jo, dhe nė ēfarė mase? Po kafshėt? Nėse janė, disa kafshė janė mė shumė se tė tjera? Mund tė ndjejnė dhimbje? Apo mė tej akoma, a ėshtė e mundur qė njė kompjuter i pajisur me sisteme ndijore dhe motore, tė zotėrojė eksperiencė subjektive, pra a mund tė lind ndėrgjegjia (vetdija) nga pėrbėrės jo biologjikė? Pyetje nga mė tė ndryshmet, nga mė kuriozet, qė sjellin edhe dilema etike e morale. (
© Rinstinkt Blog http://rinstinkt.wordpress.com/)
Ndėrgjegjja (2) Ndėrgjegjja si aftėsi pėr tė integruar informacion (
© Rinstinkt Blog http://rinstinkt.wordpress.com/)
Ndėrgjegjja (3) Pėrmbledhje (
© Rinstinkt Blog http://rinstinkt.wordpress.com/)
Krijoni Kontakt