Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    U Privatizua Vargu.

    U privatizua vargu!

    Hej milet!
    Dallkaukė, letrarė, bejtexhinj dhe poet
    Mblidhuni tek Sheshi i Poezisė!
    Erdhi momenti i shumėpritur
    Privatizohen vargjet, vjerrshat, poezitė
    poemat, balladat e vlerat e Letėrsisė,
    merrini Antologjitė Letrare ku janė e ku nuk janė
    fillojmė nga ato tė shkruarat nė pergamenė
    nga autorė me emra tė lashtė Taukrik, Taulant
    Vraufrik, Hespant, Iprisht, Ibrisht
    Ecni ndėr shekuj tek poetėt me mbiemra
    justinianė dhe bizantinė
    Zarisht, Bogdan, Ylenec, Jeronim,
    ndaluni tek arbėreshėt e Moresė
    Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem
    Blini Fishtėn, shisni Koliqin, njė Mjéd ndrrohet me dy Migjen!
    Mblidhuni tė gjithė me lajmėrimin tem!
    Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja
    Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!)
    Mblidhuni pra mos humbisni rastin!
    Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal!
    Tek Sheshi i Poezisė
    Shisni Ismail Kadarenė dhe blini poetin Fekal!
    Ka dalė nga gjiri i popullit!
    Gjyshi i tij ka qenė Kėshilltar nė Hekal!
    Bile dhe kryetar fronti...kryeēoban i dhisė!
    Rapsod i orėve tė para, qė me porosi tė partisė..
    diskretitoj puēistat nė gjirin e ushtrisė..
    Nxitoni se vargjet po mbarohen!
    Poemat shiten, blihen, privatizohen!
    Kurvat e Poezisė krihen, zbukurohen
    gėzohen, pasurohen!
    Nė bordellet e vargut tė thyer...
    Mos humbisni rastin!
    Poezinė kombėtare pėr ta kėmbyer.
    Nesėr do privatizojmė Historinė!
    Do kėmbejmė Korēėn e Gjirokastrėn
    tė bėjmė Vorio Epirinė!
    Mos humbisni rastin!
    Sot privatizojmė Poezinė!
    Nesėr Historinė, Gjeografinė, emrat e mbiemrat!..etj.etj.
    Nesėr!...
    Nesėr ama!..pastaj?..
    Pastaj na mbetet tė privatizojmė Atdheun!
    Dreqi le ta haj!
    Jepen falas Eposi i Kreshnikėve
    Legjenda e Murimit!
    Ėshtė rinovuar koncepti pėr Atdheun!
    Tani kemi Bashkimin Europian
    Atje mund tė futemi pa Skėnderbeun(!)
    Gjin Bue Shpatėn, Kont Uranin
    Adem Jasharin, Zahirin, se vallah na lodhėn.
    Privatizojmė fushat dhe malet e mandej
    privatizojmė Kosovėn!!!
    (Oj medet!)
    Si dikur Plavė e Guci..
    Shkodrėn e bėjmė Zonė tė Lirė
    (pa dalje nė det..)
    ndoshta e lemė tė shkoj me Mal tė Zi.
    Hej milet!
    Mblidhuni tek Sheshi i Poezisė!
    Privatizohet vargu atdhetarė!
    Shitet me shumicė !
    Mblidhini kursimet tuaja shqiptarė!
    Ejani dhe bleni vargjet me rimė, pa rimė.
    Se Antologia do muroset si Rozafa dhe jashtė do ti lėmė vetėm njė sisė...
    Ka ardhur Koha e Mbrapshtė
    Tė pijmė qumėsht tė konservuar nga punishtet e Greqisė
    Mblidhuni tė gjithė
    nė Sheshin e Poezisė!


    Agim Doēi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum e bukur..

  3. #3
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anėtarėsuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Bravo shum bukur dhe e goditur
    Me pelqen te lexoj dhe pse jam cuditur
    Sa mir qe ke folur sikur je nga Vlora
    Nga malsia e madhe apo je nga shkodra
    Te jesh ti nga Dursi apo Elbasani
    Na i mbushe kembet plot me goxhd nallbani
    Korca smbetet larg po dhe pogradeci
    Sikur ke orgjne ti na Rroskoveci
    Si nga Kosova dhe Maqedonia
    Po na mbledh sofra Nene shqiperia
    Kuksi Mirdita me qender Tirana
    Per perndi be tohem Do jesh nga Saranda
    Mos ma vur shum re shkruaj duke nxitur
    Leter te bardh plot per te zhgaravitur
    Desha te to thom se zera kandal
    Se ne per forum te gjith vjedhen fjal
    jan ber poet gjithashtu dhe une
    I bej gati penat cdo dit te shtun

  4. #4
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anėtarėsuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Me pelqeu shum Faleminderit urime

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Rrofsh KOBRA!!!!
    "Pickofsh" keshtu bukur, me gjuhen poetike te vendit dhe te rapsodise. Me pelqyen tejet vargjet e tua sepse jane te sinqerta.
    Urime dhe shkruaj prap ne kete forum te letersise.
    Respekt

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Postime
    23
    kur ka lindur ismail kadare

Tema tė Ngjashme

  1. Dua Tė Bėhem Ankthi I Yt!.....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-03-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •