Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10

    Procesi i dëmshëm i decentralizimit dhe negociatave për Kosovën

    Në fillim na thonin “ne nuk do te bisedojm me Beogradin për statusin e Kosovës”, “Ne nuk do ta pyesim Serbin si të jetojm në Kosove”. Mandej vazhdonin: “Nuk do te flasin për decentralizimin para statusit” e shume fjalime tjera te ngjajshme.

    Jo vetëm që po bisedojn për statusin e Kosovës por edhe tema e parë dhe më e rëndësishme ka qenë decentralizimi dhe ate vetëm për serbet. Mandej kan vazhduar bisedimet për monumentet kulturore serbe dhe eksteritorialitetin (edhe pse nuk duan ta pranojn se po flasin per eksteritorialitet).

    Ata thirren ne ate se keto jane te drejta qe iu garantohen pakicave ne baze të të drejtave ndërkombëtare apo epvropiane. Cilat qenkan ato te drejta dhe në cilin shtet evropian aplikohen të cilat iu mundësojn atyre që të kenë policinë, arsimin, shëndetësin madje edhe sistemin gjyqësor të ndarë nga ai qendror. Përpos kësaj te kenë lidhje horizontale (jo vetem politike por edhe teritoriale në shumë raste) me njëra tjetrën si dhe lidhje vertikale dhe finansin te pamvarur nga Beogradi duke e mbajt në këtë mënyrë influencën apo me një fjale pushtetin në të gjitha ato teritore.

    Cilat janë ato të drejta ndërkombëtare me anë të të cilave i mirren qytetarëve tokat e tyre për të bër njëfar eksteritorialiteti të monumenteve kulturore (në disa raste me dhjetra km2 për një monument). Ndërsa në asnjë moment nuk përmenden ruajtja e kishave katolike apo xhamive e monumenteve tjera fetare e kultutrore.
    Decentralizimi dhe eksteritorialiteti së bashku do t’iu mundëson serbëve që të kenë nën kontrollë rreth 30% të teritorit të Kosovës (ndoshta edhe më shumë)

    Përpos kësaj Serbia shumë herët ka filluar të investoj intensivisht në armatim, duke modernizuar me qindra tankse ne Rusi, duke porositur me mijëra kalashnikov modern dhe pajisje antiplumb, duke ndërtuar 30 baza rreth kufirit me Kosovën, duke shpallur gjendje te jashtëzakonshme në veri, e shumë gjëra të tjera të cilat ne edhe nuk i dimë. Kësaj i thojn pregaditje për luft vëllezër të dashur. Ne ende nuk e kemi kry punën me Serbin. Deshëm apo nuk deshëm, ne prap do të detyrohemi te konfrontohemi me te.

    Ne duhet që sa më herët të zgjohemi dhe t’i shohim këto procese të dëmshme që po i bëhen vendit tonë dhe t’i kundërshtojm ato. Më mirë herët se vonë

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tash është shumë vonë.Armatimi u shkri në furra, UÇK-ja u ba TMK, Komandantat janë ba kryetarë partish.Sikur gjithëmonë edhe kësaj here Kosova do t'i hapë kambët.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2005
    Postime
    18
    Temë shumë e qëlluar. Edhe unë mendoj se negociatat për Kosovën janë shumë të demshme dhe nuk do te duhej te kishin filluar fare.

    Liderët tanë te shitur na kanë genjyer dhe ende po na gënjejn lidhur me bisedimet dhe janë duke negociur me një shtet i cili para 7 viteve ka kryer masakra mbi këtë popull dhe kurr nuk ka qenë i gatshëm që t'i pranoj ato tragjedi që i ka skatuar dhe të kërkoj falje.

    Po negociohet me një shtet i cili në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 15.000 njerëz, afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur, të pambrojtur kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur, pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

    Kosova eshte toke e jona, nuk na e ka fale kerkush por per kete toke kemi luftu me mija vite dhe prap duhet nese eshte nevoja.

  4. #4
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Hylli
    vonë

    17 Marsi dhe u ngriten Shqipet me motor-sharra e tjera si ne gjah "Shtrigash" për të rrënuar Kisha e djegur shtëpi; prandaj, eksterriorialiteti i monumenteve kulturore e fetare Serbe imponohet si garance për mos-perseritje.

    Harruan Shqipet se ishin pikërisht Shqipet që neper Histori ruajten paprekshmerinë e Kishes, harruan Shqiptaret e vjeter që kishin Kishat nën mbrotjen e tyre, nën besen e tyre, dhe i rrafshuan.

    Tani; nuk kemi pse të ankohemi për Kisha.

    Djeg shtepi në Fushë-Kosovë pastaj merri paratë nga buxheti edhe ashtu i varfer i Kosoves dhe ri-ndertoj shtëpitë e Serbve të cilet tani pranojnë vetem material ndertimor të klasit A. Vrahen mbi 10 Shqiptar "patriot" të cilet sot askush nuk i kujton pervec familjarve të tyre të cilet nuk janë edhe aq krenar dhe kryelartë.

    Deri para 2-3 viteve njerezit e Kosoves ishin të terbuar, opsesionuar me 'ndershmerinë' e pakontestueshme të idolve të tyre politik dhe shkonin aq larg sa neper kafene e oda e tubime me ngul dhe me grushta mbronin integritetin e këtyrë politikanve. Sot, populli i Kosoves i vetedijsuar i quan të gjithë të njejtë, të gjithë kanë prioritet ndertimin e ardhmërisë se tyre personale, kalojnë lehtë mbi genjeshtrat e tyre pa një fije turpi. Për cdo vit, zvoglohet numri i votuesve.

    Kusht për njohjen\pranimin e Serbise si shtet ka qene respektimi i të drejtave të pakicave që jetonin në Serbi. E dr. Nderkombtare garanton dhe punon në mbrotjen e pakicave. Na kanë mbrojtur neve nga Serbet duke e bombarduar për dy muaj rresht Serbine, tash mbron Serbet nga Shqipet. UNESCO ka rregjistruar disa monumente Serbe në Kosovë nën mbrotjen e tyre.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    Eshte e vertet kiniku se trazirat e marsit nuk do te duhej te ndodhnin ashtu, mirepo duhet ta dijme se ketu punojne shume sherbime te serbise te cilet me individet e tyre (pse jo edhe shqiptar) kan manipulu me disa te ri me i djeg kishat e shpite e civileve.

    Kjo nuk do te thot se ne nuk duhet te mbartim pergjegjese per ate qfar ka ndodhe, mirepo pergjegjesin me te madhe e bartin lideret tane qe e kane pru ne kete gjendje popullin tone te shumevuajtur duke vjedhur se bashku me nderkombetaret jo vetem qindra miliona euro ndihma te huaja por edhe buken e gojes se popullit tone te varfer permes drekave e darkave, udhetimeve jasht shtetit, automobilave ekstraluksoze, telefonave (duke thirre daja, halla etj.) te cilat kushtojn miliona e miliona euro, e do te mund te kushton shume shume me pak.

    Ndoshta eshte pak vone, mirepo prap nuk duhet me i humb shpresat dhe duhet qe se bashku me u mundu me i permiresu gabimet qe i kemi ba, por jo ne dem te interesit tone kombetar.
    Sa me shume qe i durojme keto padrejtesi aq me vone do te behet dhe aq me veshtire do te jete per ne

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    te fillojne bisedimet ne nivel te shteteve dhe si shtete per ju qenka dem?!!!

    hajt shqiptare hajt >>> ???
    urtësia

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Pavarsimi i Kosoves apo Dardanise eshte diçka qe nuk ndalet dot, edhe pse keta Europianet deshirojne qe te mos na japin pavarsi.

    Ketu duhet te kemi frike se çfar pavarsie do te na japin, me çfar kushte apo pengesa per zhvillim te pergjithshem popullor Kosovar apo Dardan.

    Ndryshimet e fundit qe u bene ne administrim te UNMIKut dhe KFORit jan per tu frikuar shume, pasiqe ne krye te organizatave te lartpermendura jan vene Gjerman, e Gjermanet para, gjat dhe mbas luftes se fundit ne Kosove jan treguar shume shume anti Shqiptar dhe pro Serb, shembulli me i ri qe Gjermanet jan anti Shqiptar eshte angazhimi i tyre kunder nje ushtrie te Kosoves.

    Shpresojme qe Europianet nuk do te guxojne te luajn bishtin nga Amerikanet.

    Tung

  8. #8
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Hylli
    Sa me shume qe i durojme keto padrejtesi aq me vone do te behet dhe aq me veshtire do te jete per ne

    Cfare ke bere ti kunder ketyre padrejtsirave?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Bisedat me Beogradin per decentralizimin dhe statusin e Kosoves nuk jane duke u bere me deshiren tone por te detyruar nga bashkesia nderkombetare, ashtu sic serbet ishin te detyruar nga bashkesia nderkombetare qe te terhiqnin ushtrine e policine e tyre kriminele nga Kosova me 1999.

    Decentralizimi duhet te behet mbi bazat e demokracise dhe funksionalitetin dhe jo mbi baza etnike. Kjo duhet mbrojtur fort nga EN kosovar. Poashtu, te drejtat qe do kene pakicat ne Kosove, duhet ti kene edhe shqiptaret ne Luginen e Presheves.

    Per statusin, negociata dtth. kompromis, pra si ne ashtu edhe serbet duhet te bejme kompromis dhe te leshojme pe nga kerkesat maksimale, ne te kundert bashkesia nderkombetare do na imponoj zgjidhjen e statusit si neve ashtu edhe serbeve. Kerkesat tona jane per pavaresi te plote, kerkesat e serbeve jane per autonomine me te fuqishme ne bote (sic e tha Tadiq ne Washington dje), kompromisi i bie te jete pavaresia e kushtezuar. Pra, ne sipas te gjitha gjasave do kemi nje pavaresi te kushtezuar, do kemi shtetin tone pa te drejte ushtrie per 10 vitet e ardhshme dhe me ushtri nderkombetare ne Kosove, bashkesia nderkombetare e pranishme ne Kosove per te garantuar mbrojtjen e te drejtave te pakicave etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 08-09-2006 më 10:24
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Bisedat me Beogradin per decentralizimin dhe statusin e Kosoves nuk jane duke u bere me deshiren tone por te detyruar nga bashkesia nderkombetare, ashtu sic serbet ishin te detyruar nga bashkesia nderkombetare qe te terhiqnin ushtrine e policine e tyre kriminele nga Kosova me 1999.

    Decentralizimi duhet te behet mbi bazat e demokracise dhe funksionalitetin dhe jo mbi baza etnike. Kjo duhet mbrojtur fort nga EN kosovar. Poashtu, te drejtat qe do kene pakicat ne Kosove, duhet ti kene edhe shqiptaret ne Luginen e Presheves.

    Per statusin, negociata dtth. kompromis, pra si ne ashtu edhe serbet duhet te bejme kompromis dhe te leshojme pe nga kerkesat maksimale, ne te kundert bashkesia nderkombetare do na imponoj zgjidhjen e statusit si neve ashtu edhe serbeve. Kerkesat tona jane per pavaresi te plote, kerkesat e serbeve jane per autonomine me te fuqishme ne bote (sic e tha Tadiq ne Washington dje), kompromisi i bie te jete pavaresia e kushtezuar. Pra, ne sipas te gjitha gjasave do kemi nje pavaresi te kushtezuar, do kemi shtetin tone pa te drejte ushtrie per 10 vitet e ardhshme dhe me ushtri nderkombetare ne Kosove, bashkesia nderkombetare e pranishme ne Kosove per te garantuar mbrojtjen e te drejtave te pakicave etj.
    është e vërrtetë se procesi i decentralizimit ka marrë tashmë konatacion të pastër etnik dhe droja e krijuar në opinion është më se e arsyeshme, por shikuar më racionalisht në konstelacionin e perceptimeve të krijuara se decentralizmi do të rezultojë përfundimisht me copëtimin e Kosovës, në anën e kundërt pikërisht kundruall kësaj zënë vend edhe argumentime tjera të forta që determinojnë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë...

    e para : Kriteri i përcaktuar nga Grupi i Kontaktit që para filimit të negociatave se : NUK DO TE KETE NDARJE TE KOSOVES...

    dhe e dyta : Mendimi i dezorientuar politik serb që manifestohet me dy rryma kryesore : 1. Primordializëm versus 2. Pragmatizëm.

    Derisa Primordialistët serb janë kategorikisht kundër idesë së ndarjes së Kosovë (!) ( madje e konsiderojnë si tradhti kombëtare ! ) , pragmatistët serb që tashmë e kanë parë 'sa është sahati' zgjidhjen e vetme e kanë parë ni idenë e Qosiqit për një 30 % të Kosovës...

    Pra serbët janë në vorbullën e abstraktivizmave rreth asaj se kah duhet t'i orientojnë energjitë e tyre dhe pikërisht në krejt këtë segregasion dhe paqartësi të orientimit politik serb, shqiptarët e Kosovës janë në atë pozicionin e 'Budallait nafakali' !

    Fundja edhe një gjë që e vërrteton këtë çka po e them ! Serbët edhe po i kërkojnë 12 - 15 komuna edhe nuk e pranojnë Kosovën e pavarur ! E tëra kjo mban vetëm një emër : HIPOKRIZI
    Ndryshuar për herë të fundit nga fatlumi18 : 08-09-2006 më 11:04

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •