Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Opinion: Tito dhe Albini

    Tito dhe Albini

    Nė kohėt jo shumė tė hershme kur Titoja shkonte tė vizitonte njė vend, milicija e atėhershme rėndom i arrestonte dhe i izolonte pa shumė zhurmė personat qė i konsideronte kundėrshtarė apo tė papėrshtatshėm pėr tė qenė nė liri, pėrderisa tė kryhet vizita e Titos.

    – Policia e Kosovės sot, duke shfrytėzuar edhe pėrvojėn e ditėve tė Titos i rrahė protestuesit e lėvizjes “Vetvendosja” qė protestojnė paqėsisht.

    - Lideri i lėvizjes Albin Kurti ka tė drejtė nė shprehjen e pikėpamjeve politike qė mbrojnė edhe interesat e familjatrėve tė policėve tė dhunshėm kosovarė: me decentralizimin qė e ofron pala kosovare nėn administrimin e serbėve lokal me lidhje tė veēanta me Beogradin mbetet mė shumė se 25 pėr qind e territorit tė Kosovės, ndėrsa nė Rrafshin e Kosovės shqiptarėt mbesin pakicė, sepse Beogradi do tė administrojė mė shumė se 55 pėr qind tė territorit,.

    Janė shumė tė dhimbėshme dhe tė pakapshme pėr gjeneratat e reja qė nuk e pėrjetuan regjimin e egėr shovinist serb pamja e skenave tė dhunės qė pjestarėt e SHPK-s i ushtronin ndaj tė rinjėve tė Kosovės pjestarė tė lėvizjes “Vetvendosja”. Ėshtė e pakonceptueshme edhe dhuna e ushtruar ndaj aktivistėve tė arrestuar nė zyrat e ndėrtesės sė policisė. Nė vendet demokratike kjo do tė gjykohej nė mėnyrė shembullore, do tė pėrcaktoheshin konsekuencat pėr pėrgjegjėsit dhe do tė kishte reagime dhe vendime morale, pėr ate qė ndodhi edhe publikisht kur tė rinjtė bijtė dhe bijat e kėtij populli ligjshėm dhe nė mėnyrė demokratike nė rrugė i shprehnin pikėpamjet e veta, por gjykimi do tė ishte sidomos pėr ushtrimin e dhunės e shfryerjen e urrejtjes, apo tė epsheve ndaj tė rinjėve tė pambrojtur nė zyrat e stacionit tė policisė…

    Duke marrė mėsim nga e kaluara ėshtė vėshtirė tė imagjinohet reagimi apo vlerėsimi edhe pėrpara historisė nėse do tė ndodhte ndonjė rast tragjik pėr protestuesin apo pėr policin…

    Pasi nuk ėshtė largė koha e Titos dhe pasi disa policė pėrvojat i fituan nė at kohė, bėnė tė pėrmendet faktin se sa herė Titoja vizitonte Kosovėn (kjo nuk donė tė thotė gjė nė krahasimet pėr vizitat e Koshtunicės apo tė Ahtisarit nė Kosovė), milicia e athershme i izolonte nė vendet e caktuara (nėpėr burgjet anėkėnd Kosovės) tė gjithė ata persona qė i konsideronte kundėrshtar tė kėsaj vizite apo qė I shihte si eksponent tė ēfardo kundėrshtie apo revolte tė mundėhme. Ėshtė e njohur izolimi I intelektualve kosovarė edhe nė periudhėn e pas Titos qė u bė me bekimin e udhėheqjes sė atėhershme kosovare. (Ka pushtetarė tė tashėm qė e shijuan at pėrvojė). Do tė ishte mirė qė tė shfrytėzohet ajo pėrvojė e pasur, pasi qė mundet qė tė qėllojė qė tė njejtit njerėz nė uniformė ta kryejnė kėtė aksion. Kėshtu do tė evitonim pėrqeshjen e botės por edhe reagimet e pushtetarėve tė Serbisė se “ėshtė e patolerueshme qė tu lejohet shqiptarėve bllokada e institucioneve para dhe gjatė vizitave tė personalitetetve tė larta ndėrkombėtare”. Pėrvojat e mira dhe efikase duhet tė shfrytėzohen, ( ky nuk ėshtė cinizėm e as sarkazėm) sepse kjo ėshtė nė tė mirė tė Kosovės dhe tė pavarsisė sė saj dhe tė udhėheqjes legale dhe legjitime tė saj, e cila e bėnė decentralizimin si parakusht tė pavarsisė sė Kosovės, i cili decemntralizim mund tė rishikohet pas tri vjetėve dhe komunat tė zvoglohen nė numėr dhe tė bėhet njė kanton serb brenda Kosovės. Kjo si korpus i tė drejtave tė garatuara pėr serbėt nė Kosovė, qė janė rreth pesė pėrqind tė popullsisė sė gjithėmbarėshme tė Kosovės, por qė do tė qeverisin rreth tridhkjetė pėr qind tė territorit tė Kosovės. Kriteret e tilla ėshtė fat i madh (pa cinizėm ) qė nuk vlejnė edhe pėr etnitė e tjera tė Kosovės, boshnjakėt, turqit, hashkalinjtė, romėt… sepse ata janė lojal dhe dėshirojnė tė jetojnė tė barabartė nė Kosovėn e pavarur, pėr dallim prej serbėve qė dėshirojnė lidhje speciale me Beogradin. E gjithė kjo ėshtė nė harmoni me dėshirėn e Beogradit qė thotė se Serbia nuk ka asnjė dėshirė pėr ti qeverisur shqiptarėt, por nuk dėshiron qė serbėt tė mbesin jashtė jurisdikcionit tė Serbisė. Kjo politikė e ka bazėn te Millosheviqi qė deklaronte se Krocia (dhe Bosnja) mund tė pavarsohet por pa territoret e banuara me serbė.. Ekipi i Unitetit tė Kosovės e ka dhėnė pėlqimin pėr kėtė me projektin “pesė plus njė komunė” me shumicė serbe qė do tė kenė lidhje tė veqanta me Serbinė, nė arsim, nė ekonomi, pėrmes financimeve tė caktura, nė shėndetėsi nė postė telekom, nė sistemin pensional etj.

    Albin Kurti dhe lėvizja “Vetvendosje” edhe ashtu kohėn e shumtė po e kalojnė nė burg tė paraprirė me kacafytje pėrpara kamerave televizive me policėt e Kosovės, qė paguhen nga buxheti i Kosovės dhe taksapaguesit kosovarė, pra edhe nga vet Albini, por qė marrin urdhėra nga UNMIK-u. E UNMIK-u nuk dėshiron tė largohet nga Kosova pėrpara se tė sigurojė autonominė politiko territoriale serbe nė Kosovė, pėrpara se tė sigurojė ,mbrojtjen e monumenteve kulturoro hitorike serbe nė Kosovė dhe pėrpara se tė sigurojmė mbrojtjen e pakicave veēanėrisht tė asaj serbe nė Kosovė. E gjithė kjo e sanksionuar nė Ligjet dhe nė Kushtetutėn e Kosovės, por edhe me garancitė e pėrjetshme ndėrkokombėtare nė formėn e Marrveshjes nga bisedimet e Vjenės.

    Albini e Vetevendosja te purgosen si prevendite. Te mbesin te izoluar derisa te perfundoje procesi i statusit te Kosoves. Pėr kėtė lehtė mund tė mirret pėlqimi institucional i udhėheqjes legale e legjitime tė Kosovės. (kėtu nuk ironizohet, sepse udhėheqja asnjėherė nuk shprehu as keqardhje pėr djemt e vajzat e “Vetvendosjes”)

    Albini, ashtu si edhe mė herėt edhe tash ka tė drejtė. Kosova po ndahet. Serbėt po e marrin njė tė tretėn e territorit tė Kosovės, nėn pretekstin e decentralizimit dhe tė mbrojtjes sė monumenteve kulturoro historike serbe nė Kosovė. Aq mė keq, pajtimi e miratimi kosovar i Grupit tė Unitetit, me dokumentet e pėrgaditura dhe tė pėrkthyera nga Koordinatori dhe Grupi Politik Strategjik i jep serbėve mė shumė se 55 pėr qind tė territorit tė Rrafshit tė Kosovės, nėpėrmjet komunave tė Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveēanit, Novo Bėrdos, Graēanicės, Parteshit, Ranillugut dhe Shtėprcės. Serbėt e sidomos Beogradi zyrtar nuk janė tė interesuar pėr numėr mė tė madh apo mė tė vogėl komunash por pėr kontrroll efikas tė territorit.

    Kėshtu Serbia edhe pas luftės sė pėrgjakshme dhe gjenocidit qė bėri ndaj shqi[ptarėve, tash nė paqe pėrmes bisedimeve dhe nėpėrmjet pajtimit tė udhėheqjes legale dhe legjitime tė Kosovės, ia mbėrrijti qėllimit qė tė marrė aq territor tė Kosovės sa nuk kanė mundur ta sigurojnė as kralat serbė Aleksandri e Petri, nėpėrmjet Reformės Agrare e Kolonizimit e as Rankoviqi e Millosheviqi nė kohėn e periudhės socialiste. Kėtė sukses nuk e patėn as kur Esad Pashė Toptani ua dorėzoi Shkodrėn Malazezėve…

    Nė ndėrkohė Albini dhe tė rinjtė e tė rejat shqiptare tė Kosovės do tė mbeten burgjeve, vetėm pėr faktin se nuk dėshirojnė ta shesin me asnjė ēmim Kosovėn. Vetėm pse dėshirojnė qė Kosova tė jetė shtet Sovran dhe i Pavarur, me tė gjitha tė drejtat dhe liritė pėr komunitetet e saja si qytetarė tė barabartė nė kuadėr tė Bashkimit Europian.

    Nėse pavarsia e Kosovės kushtėzohet me dhėnien e tridhjet pėrqind tė territorit tė Kosovės nė administrim tė serbėve, atėherė unė jam qė mos ta kemi at pavarsi. Mė mirė tė mbetemi kėshtu si jemi dhe tė presim kohė tė tjera. Qė rrespektojnė vullnetin e shprehur lirshėm tė popullit tė Kosovės.

    Ramush Tahiri
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2

    Populli eshte i percare, konfuz dhe i pavendosur

    Munde te them lirisht se asnjehere Kosova nuk ka qene ne pozicion me te keq se tani!

    Herave tjera kemi pasur disa perparesi, sepse i kemi pasur pushtuesit te huaj dhe populli ka dale me i bashkuar ndaj tyre, sepse dukej qarte qe ishin serbe. Psh te gjitha rrahjet, burgosjet, vrasjet e kohes se Millosheviqit te pakten e kishin nje kundervenje morale.

    Cfare po ndodh tani: Si duket tani pikerisht eshte gjetur menyra me efikase si te veprohet kunder shqiptareve. si TITO, sepse ai ka qene strategu qe ka ditur si te mirret me Kosovaret. Domethene duke instaluar disa institucione dhe pastaj me to te kontrolloje popullin.

    Si i behet problemit qe po ndodh tani. Populli ka zgjedhur disa persona, dhe tani pret qe ata ti mbrojne interesat e tyre, por ne fakt ata jane shitur dhe si??? Secilit duke iu dhene disa funksione e disa poste, sepse shqiptaret e kane te mete deshiren per poste, ska pastaj rendesi edhe nese punojne kunder popullit te vet.

    Kjo qe po ndodh tani duhet ndalur dhe askush perveq popullit kete nuk munde ta ndaloj, por fatkeqesisht ende shumica e popullit jane duke degjuar lideret qe kane votuar te cilet u thone se keshtu do te arrihet pavaresia.

    Pas cdo rrahje ne mes te Prishtines populli po del me i perqare. Dhe meqe keshtu eshte programuar te ndodhe atehere ndarja e Kosoves eshte e pa shmangshme dhe kjo do te qoje ne luftra te reja shume me te veshtira se me pare. Mos te harrojme se ne kete rast na kane ndersyer edhe bashkesine nderkombetare kunder.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Aaa...
    Mos u brengosni!
    Shqiptaret kane votuar per LDK-ne dhe ishin kunder luftes,jo qe s`luftuan por edhe e sabotuan.Populli thot: dardha e ka bishtin prapa
    Ky bishti i Demokracise eshte tani ai qe po u grahe gjerave kunder vullnetit te Popullit,te popullit te djeshem sabotues por i cili tani me ne fund eshte vetedijesuar dhe po sheh qarte se keta shkijet e huaj te ANMIK-ut me te keqinj se te perparshmit,por vone,vone shume.
    "Kur ta nxjerre i Huaji gomarin nga balta,ai e ngarkon pastaj si te doje vet,edhe duke i hipur ne shpine" dhe i zoti i gomarit mbetet te ecen pas me kembe neper balte...
    Nje te mire kemi ne shqiptaret nga e cila s`ndahemi kurre:
    Dhuna na bashkon!
    Per momentin ende s`e kemi kohen te bashkohemi kunder se keqes qe po na pregaditet ne menyre paqesore dhe demokratike...Do bashkohemi tek pasi te vendosen kufinjte e rinj serb perbrenda kosoves!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    12
    Eshte nje bindje e thelle e imja , qe edhe heroi Adem Jashari dhe te gjithe heronjte e tjere te kombit , po te ishin gjalle ne diten e sotme, do te rraheshin e do te burgoseshin njejte siē behet sot me Albin Kurtin dhe djemte e Vetevendosjes. E pse atehere ,kritikohen sot nga ky pushtet i tanishem i yni, rrahjet dhe torturat qe iu bene djemeve te pranveres "81. Eshte sot e njejta dhune , vetem se me metoda me te sofistikuara apo me "demokratike" po ushtrohet nga pushteti i yne ndaj djemeve te Vetevendosjes.
    Ne "81-ten u kerkua Republike e sot nga aktivistet e "vetevendosjes" kerkohet Vetevendosje. "Republike" dhe "Vetevendosje" jane sinonime ne kuptimin e kerkeses qe eshte bere me heret dhe kerkeses se sotme.Qellimi ka qene dhe eshte qe te jemi te PAVARUR nga Serbia dhe ta sundojme veteveten .
    Njehere e pyeta nje polic,pse po i rrahin protestuesit/ Me tha :"e kemi urdher dhe urdherin duhet zbatuar sepse fluturoj nga puna.Kush do te me mbaje mua dhe familjen time".Po ta pyetesh komandantin e tij do te thote te njejten gje.Por ku ne te vertete perfundon zingjiri i urdherave?!Te te huajt. Dhe ne jemi servil symbyllur ndaj tyre.
    Edhe ne "81-shen zingjiri i komandes se dhunes ndaj studenteve arrinte deri te te huajt.Dhe strukturat me te uleta komanduese( kryesisht shqiptare) ishin servile symbyllur.
    Pra kush ka te drejte nga keta policet e politikuajt e sotem, te kritikoje policet dhe politikuajt e atehereshem.Askush.D.m.th.vetem forma e pushtetit ka ndryshuar, kurse permbajtja eshte e njejte: sevile, e shitur, e poshter, e qelbur.
    Ne baze te kesa rrjedhe perfundimi logjik se sikur ne "89-ten qe u fal kushtetuta dhe ajo pak liri qe ishte nen kercenim te armeve te Serbise, edhe sot nen kercenimin e fuqive te medha do te behen koncesione te tmerreshme per ne , ne favor te Serbise.Kjo po shihet me planet e decentralizimit A, B, C, 3+1, 5+1 e do te mund te ndalen ne p... te s'emes se vet.
    ALBINI ESHTE HERO I GJALLE I KOSOVES.

Tema tė Ngjashme

  1. Maratona elektorale ne emisionin Opinion
    Nga flor1 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 08:11
  2. Kryeministri Berisha nė emisionn Opinion
    Nga DeuS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 00:36
  3. Opinion - Sali Berisha & Hashim Thaci
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 00:23
  4. Protesta e "Vetvendosjes" kthehet e dhunshme nė Prishtinė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 11:05
  5. Albin Kurti: "Tė gjithėve na mungojnė"
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •